Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 2 February 2026Main stream

Nis nënshkrimi i marrëveshjeve trepalëshe me studentët përfitues të mbështetjes financiare

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Përmes Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë ka nisur procesi i nënshkrimit të marrëveshjeve trepalëshe me studentët përfitues të mbështetjes financiare për vitin akademik 2025–2026 duke formalizuar përfitimin e bursës dhe përjashtimin nga tarifa vjetore e shkollimit.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro informoi sot se 131 studentë të shkëlqyer dhe 53 studentë të programeve prioritare përfitues të kësaj marrëveshjeje, do të kontaktohen nga AKFAL për vijimin e procedurave dhe nënshkrimin e marrëveshjes.

“Ministria e Arsimit mbështet studentët dhe programet prioritare të studimit investuar në ekselencën akademike, mundësitë e barabarta dhe cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri”, u shpreh Kumbaro.

Procesi i aplikimit nga studentët u realizua përmes portalit unik qeveritar e-Albania, në shërbimin elektronik “Aplikim për Mbështetje Financiare”, si dhe nëpërmjet dorëzimit fizik të dokumentacionit nga studentët, për periudhën 22 tetor-20 dhjetor 2025.

Pas përfundimit të verifikimeve përkatëse, studentët përfitues janë miratuar në përputhje me kriteret ligjore.

Kategoritë e studentëve përfitues janë studentë të shkëlqyer, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare 10.00; janë vlerësuar në secilin prej provimeve kombëtare të detyruara të maturës shtetërore me notë të shkallëzuar jo më pak se 9.5 deri në 10.00.

Gjithashtu janë përfitues studentë fitues të olimpiadave ndërkombëtare, të renditur në një nga tri çmimet e para në olimpiada me më shumë se 15 vende pjesëmarrëse, të pranuar në programe studimi të lidhura me fushën/disiplinën përkatëse si dhe studentë që ndjekin programe studimi prioritare, të përcaktuara si prioritete kombëtare sipas VKM-së nr. 386/2022, të ndryshuar.

Mbështetja Financiare për studentët përfitues përfshin: bursën në masën e një page minimale mujore; përjashtimin nga pagesa e tarifës vjetore të shkollimit, sipas përcaktimeve të VKM-së në fuqi.

Studentët përfitues do të njoftohen nga Drejtoria e Granteve e AKFAL për vijimin e procedurave dhe nënshkrimin e marrëveshjes trepalëshe.

Institucionet publike të arsimit të lartë do të vijojnë bashkëpunimin për realizimin e hapave përkatës.

1 nga 4

/k.s/j.p/

The post Nis nënshkrimi i marrëveshjeve trepalëshe me studentët përfitues të mbështetjes financiare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Tokë publike dhe miliona euro të devijuara për Kolegjin e Evropës

By: Ela
27 January 2026 at 17:28

Në kryeqytet, në zonën e njohur si “Qytet Studenti”, ku ndër vite strehohet numri më i madh i studentëve, po punohet çdo ditë për ngritjen e kampusit të Kolegjit Europian, një kolegj elitar i cili shtrihet në vetëm 3 qytete në botë: në Bruges të Brukselit, Natolin të Polonisë dhe që nga viti 2024, aktiviteti […]

The post Tokë publike dhe miliona euro të devijuara për Kolegjin e Evropës appeared first on BoldNews.al.

Protestë në Kamëz kundër rritjes së biletës së urbanit

26 January 2026 at 19:44

Qytetarë të Kamzës u mblodhën pasditen e së hënës në një protestë të thirrur para bashkisë nga Lëvizja Bashkë kundër rritjes së çmimit të biletës së transportit urban.

Prej disa muajsh, Këshilli Bashkiak i Kamzës ka vendosur rritjen e biletës për linjat Kamëz-Tiranë dhe Kamëz-Paskuqan. Çmimi u rrit me 10 lekë (25%) duke shkuar në 50 lekë për çdo udhëtim.

“Anëtarët e këshillit nuk janë zgjedhur për t’iu shërbyer privatëve, por qytetarëve,” u shpreh Emiljando Kita nga Lëvizja Bashkë teksa theksoi përmes megafonit para bashkisë se pensionistët dhe studentët do të duhet ta kishin transportin falas dhe jo më të shtrenjtë.

Në protestë morën pjesë edhe pensionistë, të cilët ndanë për Citizens.al shqetësimet për të ardhurat e ulëta, të cilat nuk u mjaftojnë për shpenzimet minimale. Sipas tyre, rritja e biletës është një barrë shtesë për përditshmërinë.

“Unë e kam shtëpinë te karburanti Nokia, për të hipur deri në Institut duhet të paguaj 50 lekë, ose 14 mijë lekë (abonoja). Unë sa u bë 14 mijë nuk e kam marrë më”, u shpreh një pensioniste e pranishme në protestë.

Protestues të tjerë vunë theksin te rritja e kostos së jetesës duke kujtuar se çmimet janë rritur ndjeshëm edhe te produktet e shportës dhe tanimë, me këtë prirje, edhe transporti publik po bëhet më i papërballueshëm, sidomos për ata të cilëve u duhet të lëvizin me dy-tre autobusë çdo ditë.

Sipas qytetarëve, vendimi është marrë pa konsultim publik dhe pa një analizë të mirëfilltë. Ata e cilësuan rritjen si kosto të drejtpërdrejtë për familjet.

“Si kryefamiljare me dy fëmijë, […] kjo na kushton deri në 50 mijë lekë të reja në vit,” theksoi një qytetare e Kamzës e pranishme në protestë.

Vendimi i rritjes së çmimit të biletës u miratua me shumicë të cilësuar të Këshillit Bashkiak: 39 votuan “pro” nga 41 gjithsej. Votat erdhën nga të dyja krahët politikë.

“39 këshilltarët që ju keni votuar ju kanë tradhtuar!” theksoi gjatë protestës Klodi Leka nga Lëvizja Bashkë.

Sipas drejtuesit të Lëvizjes, Arlind Qori, nuk ka asnjë studim ekonomik që justifikon rritjen e dy prej linjave kryesore të Kamzës. Ai tha se mungojnë të dhënat mbi kostot dhe përfitimet e kompanisë duke nënkuptuar se vendimi favorizon kompaninë private që operon linjat.

“Nuk pati as pesë minuta diskutim publik,” tha Qori. “Vendimi u mor me mospërfillje ndaj qytetarëve.”

“Me neglizhencën më të madhe […] kanë vendosur sikur përpara tyre të mos kishin njerëz, të mos kishin qytetarë, por të kishin dele që ulin kokën përpara të zotit”, theksoi Qori.

Kjo ishte protesta e dytë para Bashkisë Kamëz. Ajo pason një peticion me mbi 2 mijë firma të çuar përpara nga Lëvizja Bashkë kundër rritjes së biletës.

Pas një kërkese të Lëvizjes, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) ka konstatuar konflikt interesi mes këshilltarëve bashkiak që morën pjesë në votim.

Sipas ILDKPKI-së, pjesëmarrja e Bardhok Osmanit në votim ishte në kundërshtim me ligjin pasi ai është anëtar i Këshillit Bashkiak dhe njëkohësisht administrator i kompanisë “Shpresa-al” që operon të dyja linjat.

Lexoni gjithashtu:

The post Protestë në Kamëz kundër rritjes së biletës së urbanit appeared first on Citizens.al.

Ekzekutohet pagesa prej 100 eurosh për studentët

26 January 2026 at 11:45


Ministria e Financave ka bërë të ditur se pagesat në vlerë prej 100 euro për studentët janë realizuar plotësisht, duke u ekzekutuar në disa grupe, për të gjithë ata që kanë përmbushur kriteret dhe janë përfitues të këtij mbështetje financiare.

Gjithashtu, janë kryer edhe pagesat e para për bursën e mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe plotësojnë kriteret për këtë bursë.

Studentët që nuk kanë përmbushur kriteret e përcaktuara dhe nuk janë përfitues, janë njoftuar zyrtarisht përmes email-it të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova.

Ministria apelon që për çdo paqartësi apo ankesa të kontaktohet në adresat elektronike përkatëse:


“Të lehtësojmë studentët nga barra e qirasë”/ Rama: Kampus universitar në Durrës edhe për studentë të Tiranës

By: Rovena
15 January 2026 at 14:55

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë të hapur me rreth 40 rektorë të universiteteve publike dhe private, e fokusuar në cilësinë e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në vend. Gjatë takimit u diskutuan sfidat dhe reformat e nevojshme për përmirësimin e institucioneve universitare, roli i tyre në procesin e integrimit europian, investimet e Bashkimit Europian, si dhe nevoja për rritjen e kapaciteteve institucionale dhe përshpejtimin e proceseve të akreditimit.

Kryeministri theksoi gjithashtu rëndësinë e investimeve në infrastrukturë dhe zhvillimin e kampuseve universitare në Tiranë dhe Durrës, si pjesë e përpjekjeve për ta bërë arsimin e lartë më efikas dhe më të aksesueshëm për studentët.

“Të gjithë të ulemi dhe ta shikojmë gjënë në sy. Sfida është dhe hajde që ta rregullojmë të gjithë së bashku. Universiteti është aleati më i rëndësishëm i institucioneve të vendit dhe të vetë vendit në një proces për integrimin për Bashkimin Europian. Investimet nga BE për Universitetit të Tiranës jepet çdo vit. Duhet ta vlerësojmë më shumë këtë kapacitet dhe ta vendosim në kushtet që të jetë më efikas në territor. E treta është çështja e akreditimeve.
Ambicia tani është që ta çojmë në një nivel tjetër dhe të rrisim kapacitetin institucional për të përshpejtuar çështjen e akreditimit. Kemi bërë goxha ndryshim dhe investime në infrastrukturë, që janë goxha domethënëse, por jemi akoma larg për mbushjen e kushteve për të përballuar sfidat dhe nevojat. Kemi dy kampuse të mëdha përpara kemi kampusin e Tiranës dhe kemi përpara kampusin e “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Me trenin që do jetë në funksion shumë shpejt, do të jetë shumë e thjeshtë që studentët në Tiranë të strehohen në kampusin e Durrësit, të ndihmojmë në zgjidhje të studentëve për çmimet e larta. Të gjitha këto programe të përbashkëta kanë sjellë një tjetër rrugëtim dhe dije se ku është Europa dhe universitet sot”, tha Rama.

PORTRET – Rubina, studentja 23-vjeçare, viktima e parë e represionit iranian

13 January 2026 at 07:35

ROMË, 13 janar /ATSH-ANSA/ – Vetëm 23 vjeçe, kurde, Rubina ëndërronte të punonte në fushën e modës dhe të jetonte një jetë normale.

Gjithçka përfundoi në një çast.

Represioni brutal i regjimit iranian i mori jetën, e qëlluar pas shpine.

Rubina Aminian, me origjinë nga Marivan, u vra ndërsa ishte në rrugë me shumë të rinj si ajo, duke demonstruar kundër një qeverie liberticidiste që për më shumë se dy javë ka bërë gjithçka që mundet për të heshtur një brez të lodhur, duke kërkuar të drejta edhe me koston e sigurisë së tyre.

Një brez që dëshiron liri.

E njëjta gjë që dëshironte edhe Rubina, një studente e tekstilit dhe dizajnit të modës në Kolegjin Shariati të Teheranit.

Sipas të Drejtave të Njeriut të Iranit, ajo u vra pasi la universitetin për t’u bashkuar me protestat.

Ajo u qëllua në kokë, nga pas, nga afër.

Sikur të ishte një ekzekutim.

Pasi mësuan për vdekjen e saj, anëtarët e familjes udhëtuan nga Kermanshah, ku jetojnë, në kryeqytetin, Teheran, për ta identifikuar atë.

Sipas burimeve pranë familjes të mbledhura nga OJQ-ja, në të njëjtin vend ku ishte hedhur trupi i Rubinës, në mënyrë cinike dhe tallëse pranë universitetit, ndodheshin trupat e qindra të rinjve të vrarë gjatë protestave.

Shumica ishin midis moshës 18 dhe 22 vjeç, të qëlluar nga afër në kokë dhe qafë nga forcat qeveritare.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të verifikuara nga Agjencia e Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut është aktualisht 466, por disa burime vlerësojnë se numri mund të jetë mbi 2 000.

Midis tyre është Rubina, një kurde dhe pothuajse në të njëjtën moshë me Mahsa “Jina” Aminin, vrasja brutale e së cilës shkaktoi protesta të shumta në vitin 2022, duke i dhënë jetë lëvizjes “Gratë, Jeta, Liria”.

Familjes së një viktime tjetër të ajatollahëve fillimisht iu mohua e drejta për të identifikuar trupin e Rubinës, dhe më pas refuzuan t’i linin ta merrnin atë. Kur më në fund e bënë këtë, pasi u kthyen në Kermanshah, zbuluan se forcat e inteligjencës kishin rrethuar shtëpinë e tyre.

23-vjeçarja u varros përfundimisht përgjatë rrugës midis Kermanshah dhe Kamyaran, por asnjë nga xhamitë që familja e saj iu drejtua nuk pranoi të kryente ritet e varrimit, duke shpjeguar se nuk ishin të autorizuara ta bënin këtë. Sapo u bë e ditur vdekja e saj, emri i Rubinës u bë një hashtag në mediat sociale, një thirrje për t’u bashkuar.

Imazhet e publikuara, pavarësisht ndërprerjes së internetit që zgjati mbi 60 orë, e tregojnë atë të lumtur duke aplikuar grim para kamerës dhe duke veshur disa nga krijimet e saj, duke filluar nga tonet e zbehta deri te modelet e ndritshme.

Pamje që e përjetësojnë atë ndonjëherë pa vello, por ndonjëherë të veshur me hixhab.

Sepse edhe kjo do të thotë liri./  a.jor.

The post PORTRET – Rubina, studentja 23-vjeçare, viktima e parë e represionit iranian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Sa shpulla ka jeta, kjo është një…”, pas tre vitesh shkollë të lartë studentët hidhen në rrugë!

By: armand
25 December 2025 at 21:18

Në vitin 2022, dhjetëra studentë të regjistruar në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, u futën në degën Arsim Fillor me ëndrrën për t’u bërë mësues. Ata përfunduan “Bachelorin” dhe u regjistruan edhe në Masterin profesional për mësuesi. Por pas disa javësh u njoftuan papritur se nuk mund të vazhdonin studimet, sepse mesatarja e tyre e gjimnazit […]

The post “Sa shpulla ka jeta, kjo është një…”, pas tre vitesh shkollë të lartë studentët hidhen në rrugë! appeared first on BoldNews.al.

Rikthehen protestat në Serbi/ Mijëra njerëz kundër presionit qeveritar mbi universitetet

By: armand
21 December 2025 at 22:50

Mijëra studentë dhe aktivistë serbë protestuan të dielën në Novi Pazar kundër asaj që ata e quajnë si presion qeveritar mbi universitetet shtetërore. Demonstrata, pjesë e një lëvizjeje më të gjerë kundër ndërhyrjes politike në arsimin e lartë, ishte e para e këtij lloji në Novi Pazar, dhe një ndër shumë të organizuara pas shembjes […]

The post Rikthehen protestat në Serbi/ Mijëra njerëz kundër presionit qeveritar mbi universitetet appeared first on BoldNews.al.

Sistem i dështuar! Nga klasa te karriera, aleanca që lidh shkollën me tregun e punës

By: Ela
20 December 2025 at 08:18

Oferta e tanishme e sistemit tonë arsimor me programe të arsimit të mesëm dhe të lartë profesional është e pamjaftueshme në raport me kërkesat e sipërmarrjes, si për punëtorë të kualifikuar dhe teknikë të mesëm, ashtu edhe për specialistë të nivelit Bachelor dhe Master profesional. Burimet njerëzore të kualifikuara po bëhen faktor gjithnjë dhe më […]

The post Sistem i dështuar! Nga klasa te karriera, aleanca që lidh shkollën me tregun e punës appeared first on BoldNews.al.

Britania vendos taksë të re për studentët e huaj, ndryshime edhe për kreditë studentore

By: Elva
27 November 2025 at 17:20

Qeveria britanike ka njoftuar një paketë të re tatimore që preket drejtpërdrejt edhe studentët ndërkombëtarë, përfshirë shqiptarët që studiojnë në universitetet britanike. Masa, pjesë e buxhetit të prezantuar nga Kancelarja e Thesarit Rachel Reeves, parashikon vendosjen e një tarife fikse vjetore prej 925 paund për çdo student ndërkombëtar, duke hyrë në fuqi nga 1 gushti […]

The post Britania vendos taksë të re për studentët e huaj, ndryshime edhe për kreditë studentore appeared first on BoldNews.al.

Kumbaro: Digjitalizimi dhe Inteligjenca Artificiale realitet i ri i arsimit

25 November 2025 at 18:16

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro gjatë vizitës në Universitetin Teknologjik të Compiègne (Francë) u takua profesor Dritan Naçe dhe me studentët shqiptarë që vijnë nga Universiteti Politeknik i Tiranës që studiojnë në UTC për Inteligjencë Artificiale dhe sektorë të tjerë brenda IA në master apo doktoraturë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Kumbaro theksoi se “falë një projekti të përbashkët që prej disa vitesh UPT bën me Universitetin Teknologjik të Compiègne, tashmë me një kampus të përbashkët në Tiranë ku po shtohen studentët nga një vit në tjetrin dhe ku do të përfitojnë dy diploma: qoftë atë të Universitetit Politeknik në Tiranë, qoftë atë të Universitetit të Compiègne për t’u aftësuar më shumë, për të lidhur më shumë marrëdhënie dhe për të qenë gati për atë që e kemi quajtur të gjithë bashkë “tregu europian””.

“Më vjen shumë mirë që pjesa më e madhe e tyre më pyesin se cilat janë mundësitë e integrimit në Shqipëri dhe në Tiranë. Inteligjenca Artificiale tani në Shqipëri ka edhe një Ministre të dedikuar, Diella, kështu që nuk ka më dyshim për frymën dhe filozofinë dhe prioritetin që ne i japim këtij sektori”, theksoi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “digjitalizimi dhe Inteligjenca Artificiale nuk janë më e ardhmja, por realiteti i ri i arsimit, administratës dhe sipërmarrjes”.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro gjatë vizitës në kampusin e Universitetit Teknologjik të Compiègne (Francë) u prit edhe nga presidentja e institucionit, Claire Rossi.

/k.s/r.e/

The post Kumbaro: Digjitalizimi dhe Inteligjenca Artificiale realitet i ri i arsimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mogherini: 41 studentë e 32 profesorë të kombësive të ndryshme në Kolegjin e Evropës në Tiranë

21 November 2025 at 15:50

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Federica Mogherini, rektore e Kolegjit të Evropës, u shpreh sot se për vitin akademik 2025-2026, në këtë kolegj janë përzgjedhur 41 studentë nga 196 aplikues.

Në çeljen e Vitit Akademik të Kolegjit të Europës ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, Mogherini tha se nga studentët e përzgjedhur 52% janë femra dhe 48% meshkuj.

“Kjo ka të bëjë edhe me gjithçka që po ndodh në Shqipëri për balancën gjinore. Janë 24 kombësi dhe kjo është pjesë e kësaj historie. Sa herë themi që kolegji ka hapur një kampus në Tiranë, jo kampus i Evropës, janë 24 kombësi përtej Ballkanit Perëndimor. 2/3 e studentëve vijnë nga shtete anëtare, por është kombësia franceze më shumë e përfaqësuar”, tha Mogherini.

“90%  janë me bursa, ose me një asistencë financiare dhe ky është një element i rëndësishëm sepse ne duam që studentët të vijnë nga fushat e ndryshme. Kjo është një ftesë për partnerët që të vazhdojnë të përkrahin studentët tanë që të ruajmë këtë larmi”, vijoi ajo.

Rektorja e Kolegjit Evropian u shpreh se janë 32 profesorë që jetojnë e punojnë në Shqipëri, të gjithë nga kombësi dhe histori të ndryshme në karrierë.

“Kjo lloj larmie që ne kemi na flet për shumë gjëra. Së pari, është fakti që këtu shijojmë motin, koha është e keqe sot, po dje ishte borë në Bruksel. Arsyeja tjetër është që ne jemi këtu që ta bëjmë integrimin evropian sukses dhe kjo do të ndodhë nëse do të plotësohen tre kushte. Së pari, vullneti politik i vendeve kandidate, kjo ekziston. E dyta vullneti politik edhe brenda shteteve anëtare dhe së treti kapacitetet e shoqërisë që të kryejnë këto reforma madhore, por edhe kapacitetet teknike”, theksoi Mogherini.

Mogherini tha se qëllimi i Kolegjit ë Evropës është që të bëjë bashkë studentë dhe profesorë, që jo vetëm studiojnë zgjerimin e BE-së dhe Evropën, por edhe jetojnë proceset e transformimit të këtyre vendeve.

“Të gjithë thonë, kjo është vala e zgjerimit, për shkak të sigurisë, gjeopolitikës etj. Është shumë e rëndësishme të plotësojnë integrimin e plotë të BE-së në mënyrë që të kontribuohet në sigurinë, por edhe në paqen e rajonit dhe Evropës”, vijoi ajo.

Në fund të fjalës, Mogherini nënvizoi se fuqia më e madhe është tek dija dhe njohuritë. Ajo u bëri ftesë studentëve të këtij kolegji që ta përdorin këtë mundësi, jo vetëm për të mësuar dhe për t’u argëtuar, por edhe për të kuptuar se sa fuqi ata kanë në dorë për ndikimin shndërrues që do të sjellë puna dhe dija e tyre.

/e.i/j.p/

The post Mogherini: 41 studentë e 32 profesorë të kombësive të ndryshme në Kolegjin e Evropës në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Strasburgu shqyrton ankesën e studentëve të mjekësisë për punësimin e detyruar

21 November 2025 at 14:16

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka regjistruar ankimimin e 36 studentëve të mjekësisë kundër ligjit që i detyron të punojnë tre vite në Shqipëri, përndryshe duhet të shlyejnë tarifën e plotë të studimeve, që është përllogaritur të jetë rreth 15,000 euro.

Shqyrtimi në Strasburg kthen sërish në qendër të debatit një çështje që ka prodhuar protesta, bojkot dhe shqetësime të vazhdueshme për lirinë e zgjedhjes së profesionistëve të rinj.

Ligji u miratua fillimisht në korrik 2023 me pesë vite punësim të detyruar, por u ndryshua në shtator 2024 duke e ulur periudhën në tre vite. Rregullat e reja hynë në fuqi për vitin akademik 2025-2026 dhe ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën e pajisjes me diplomë dhe licencë të mjekëve të rinj.

Për shqyrtimin e çështjes, GJEDNJ i ka dërguar qeverisë një listë pyetjesh që lidhen me procesin e regjistrimit në Universitetin e Mjekësisë, mënyrën e pagesës së tarifave, kufizimet e lirisë profesionale, të drejtës për një proces gjyqësor të drejtë dhe proporcionalitetin e detyrimit për punësim.

Studentët e mjekësisë përballen me dy alternativa: të nënshkruajnë kontratë me shtetin ose të refuzojnë dhe të paguajnë tarifën e plotë për gjashtë vitet e studimit.

Me një vendim të tetorit 2023, bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë vlerësoi se kostoja e një viti akademik për studentët e këtij universiteti ishte 248,975 lekë (rreth 2,500 euro) për një total rreth 15,000 euro.

Ata që pranojnë kontratën e marrin diplomën vetëm pasi të kenë përfunduar tre vitet e detyruara të punës në sistemin shëndetësor shqiptar.

Pyetjet e Strasburgut për çështjen e studentëve të mjekësisë.

Ligji parashikon që brenda tre muajsh pas licencimit, Ministria e Shëndetësisë të punësojë mjekët sipas notës mesatare duke i përjashtuar nga konkurrimi.

Në mungesë të një vendi në sistemin publik, mjeku i ri mund të punësohet në sektorin privat, me detyrim njoftimin e ministrisë. Nëse nuk punësohen brenda nëntë muajsh, ata përfitojnë një pagesë prej 80% të pagës mesatare për këtë periudhë.

Studentët që janë ankuar çështjen pretendojnë shkelje të së drejtës për arsim, punë të detyruar dhe diskriminim.

Çështja ngre dilema të rëndësishme për mënyrën se si shteti menaxhon mungesën e mjekëve në sistemin shëndetësor, duke e mbështetur zgjidhjen te një model i detyrimit administrativ, në vend të reformave që mund të mbajnë profesionistët në vend në mënyrë vullnetare.

Ndërkohë, vetë pranimi i çështjes në Strasburg hap një proces që mund të kthehet në precedent për të drejtat profesionale të studentëve dhe standardet e shtetit në raport me politikat e punësimit.

Si u miratua ligji për studentët e mjekësisë

  • Qershor 2023: Ministrja e Arsimit Evis Kushi prezantoi idenë e tre viteve punë të detyruar. Studentët kundërshtuan me protesta.
  • Korrik 2023 – Kryeministri Rama e zgjeroi propozimin në pesë vite detyrim. Protestat vazhduan.
  • Korrik 2023 – Shumica socialiste miratoi ligjin. Studentët paralajmëruan bojkot.
  • Tetor 2023 – Viti akademik nisi me bojkot. Ligji u dërgua për pezullim në Gjykatën Kushtetuese teksa universiteti pranoi të mos aplikojë kontrata deri sa të kishte një vendim.
  • Nëntor 2023 – Gjykata e pezulloi ligjin dhe kërkoi ndryshime.
  • Shtator 2024 – Kuvendi uli detyrimin nga pesë në tre vite.
  • Qershor 2024 – Studentët iu drejtuan GJEDNJ-së.
  • Nëntor 2025 – GJEDNJ regjistroi ankimimin dhe nisi pyetjet për palët.

Lexo gjithashtu:

The post Strasburgu shqyrton ankesën e studentëve të mjekësisë për punësimin e detyruar appeared first on Citizens.al.

Bie me 17% regjistrimi i studentëve të huaj në universitetet amerikane

By: armand
17 November 2025 at 21:00

Shkalla e regjistrimit të studentëve të huaj në universitetet amerikane ka rënë me 17% këtë vjeshtë krahasuar me vitet e mëparshme, sipas një studimi të publikuar të hënën. BBC shkruan se, rënia vjen ndërsa administrata Trump e ka bërë më të vështirë marrjen e vizave studentore, me studimin që sugjeron se problemet me aplikimet për viza, si […]

The post Bie me 17% regjistrimi i studentëve të huaj në universitetet amerikane appeared first on BoldNews.al.

Përfundon edicioni i 10-të i Shkollës së Integrimit Evropian

14 November 2025 at 20:11

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian, Fondacionin “Friedrich Ebert Stiftung” dhe Fondacionin “Shoqëria e Hapur për Ballkanin Perëndimor” organizoi edicionin e dhjetë të Shkollës së Integrimit Europian, nga data 10 deri më 14 nëntor 2025.

Për këtë vit, u përzgjodhën 50 studentë nga 430 aplikantë, përfaqësues nga institucionet qendrore dhe vendore, institucione të pavarura, media, biznes, shoqëri civile, minoritete dhe bota akademike.

Gjatë pesë ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi procesin e integrimit në BE dhe të angazhohen në diskutime me ekspertë të nivelit të lartë vendas dhe ndërkombëtar, përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile.

Shkolla e Integrimit Europian 2025, ofroi një kuadër të plotë teorik dhe praktik mbi zhvillimet më të fundit në procesin e integrimit në BE; sfidat aktuale në procesin e zgjerimit të BE; strategjitë dhe sfidat e procesit të negociatave për anëtarësimin në BE, roli i shoqërisë civile dhe medias në këtë proces; diplomacia parlamentare dhe roli i parlamentit në procesin e integrimit; Diplomacia ekonomike dhe roli i biznesit në procesin e integrimit; Mundësitë e financimit dhe përfitimet nga fondet e BE, etj.

Shkolla e Integrimit Europian 2025, ofroi një kuadër të plotë teorik dhe praktik mbi zhvillimet më të fundit në procesin e integrimit në BE; sfidat aktuale në procesin e zgjerimit të BE; strategjitë dhe sfidat e procesit të negociatave për anëtarësimin në BE, roli i shoqërisë civile dhe medias në këtë proces; diplomacia parlamentare dhe roli i parlamentit në procesin e integrimit; Diplomacia ekonomike dhe roli i biznesit në procesin e integrimit; Mundësitë e financimit dhe përfitimet nga fondet e BE, etj.

Në ceremoninë përmbyllëse, që shënoi jubileun e 10-të të Shkollës, ishin të ftuar dhe morën pjesë studentët e viteve të mëparshme. Fjalën e hapjes e mbajti Genci Gjonçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit, i cili pasi falënderoi partnerët për realizimin e të gjitha edicioneve të shkollës, theksoi se Kuvendi ka pasur si synim kryesor përfshirjen e të gjithë aktorëve të realizimit të reformave dhe detyrimeve për anëtarësimin në BE, por edhe grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.

Më pas Andre Rizzo, përfaqësues i Delegacionit të BE në Shqipëri, përgëzoi pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes, duke e vlerësuar procesin e integrimit si një projekt mbarëkombëtar.

Klodjan Seferaj, përfaqësues i Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Ballkanin Perëndimor”, vlerësoi përpjekjet e Kuvendit dhe partnerëve për realizimin e këtij projekti dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore për të çuar përpara procesin.

Elona Hoxha, zëvendësministre e Drejtësisë dhe ish-studente e Shkollës, nënvizoi se Shkolla e Integrimit ka kontribuar në formimin dhe rritjen e kapaciteteve institucionale dhe administratës publike për integrimin e vendit në BE.

/e.i/j.p/

The post Përfundon edicioni i 10-të i Shkollës së Integrimit Evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali me të rinj të studimeve evropiane në Hagë: Shqipëria, transformim mbresëlënës

4 November 2025 at 11:55

TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës së saj në Hagë të Mbretërisë së Holandës, ka mbajtur një leksion të hapur në Universitetin e Shkencave të Aplikuara.

Në bashkëbisedimin e saj me studentët e Programit të Studimeve Europiane, Spiropali foli për historinë e Shqipërisë si një prej transformimeve më mbresëlënëse në tokën europiane.

“Me të rinjtë e studimeve europiane ndamë pikërisht historinë e Shqipërisë si një prej transformimeve më mbresëlënëse në tokën europiane, nga vendi më i izoluar i kontinentit, në partnerin që prodhon garanci për anëtarësim të shpejtë si i barabartë mes kombeve europiane”, u shpreh Spiropali.

Spiropali theksoi se sot Shqipëria është kthyer në destinacionin kryesor turistik të Europës, ndërsa shtoi se në vitete 2024-2025 vendi u vizitua nga mbi gjysmë milioni turistë holandezë.

“Për rastësi, në të njëjtin vit të themelimit të këtij universiteti në 1987, fotografi holandez Piet den Blanken fiksoi me objektivin e tij, imazhin e një fëmije të varfër pesëvjeçar, që mundohej të blinte një bukë në Shqipërinë e kohës. Sot me dhjetëra e qindra fotografë holandezë vizitojnë vendin tonë për të dëshmuar një tjetër Shqipëri, destinacionin kryesor turistik të Europës, me mbi gjysmë milioni turistë holandezë në vitet 2024-25”, u shpreh Spiropali.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali nisi dje vizitën zyrtare në Hagë të Mbretërisë së Holandës. Ajo u prit nga ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, me të cilin firmosën një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e partneritetit në kontekstin e mbështetjes për integrimin evropian të vendit.

Më pas, ministrja vizitoi  ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në institucionin e Paraburgimit të Gjykatës Speciale.

/m.m/j.p/

The post Spiropali me të rinj të studimeve evropiane në Hagë: Shqipëria, transformim mbresëlënës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Serbi – Studentët mbyllin protestat pas një viti zaptimi të universiteteve

3 November 2025 at 15:32

BEOGRAD, 3 nëntor /ATSH-DPA/ – Studentët në Serbi i kanë dhënë fund pothuajse zaptimit njëvjeçar të universiteteve, që ishin pjesë e një proteste për demokraci dhe sundimin e ligjit, raportoi sot agjencia shtetërore e lajmeve “Tanjug”, duke cituar Ministrinë e Arsimit.

Mësimi rifilloi sot në Beograd, Novi Sad, Nish dhe Novi Pazar, ndërsa institucione të tjera e kishin bërë këtë më herët, njoftoi “Tanjug”.

“Viti i rregullt akademik me mësim të plotë në auditor do të nisë nga 3 nëntori”, tha dekani i Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd për agjencinë e pavarur “Fonet”.

Mësimet, provimet dhe testet do të zhvillohen normalisht.

Gjatë protestave, mësimi në auditor ishte pezulluar, megjithatë stafi akademik dhe studentët përpiqeshin ta kompensonin përmes mësimit në distancë dhe online.

Protesta nisi pas shembjes së stacionit hekurudhor

Studentët filluan të zaptojnë universitetet në mesin e nëntorit të vitit të kaluar, pas shembjes së çatisë së sapo rinovuar të stacionit hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Katastrofa shkaktoi lëvizjen më të madhe dhe më jetëgjatë të protestave në historinë e afërt të vendit.

Përveç okupimeve, studentët organizuan edhe bllokada rrugësh dhe demonstrata masive. Lëvizja, e cila tashmë mbështetet nga shtresa të gjera të popullsisë, kërkon zgjedhje të parakohshme.

Të shtunën, rreth 110000 persona përkujtuan përvjetorin e tragjedisë, sipas grupit të pavarur Arkivi për Tubime Publike. Turma qëndroi në heshtje për 16 minuta në nderim të viktimave. /Ad.Ab./

 

The post Serbi – Studentët mbyllin protestat pas një viti zaptimi të universiteteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

30 October 2025 at 21:54

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit në Universitetin e Sporteve të Tiranës denoncojnë në emisionin “Stop” se megjithëse kanë përfunduar studimet në degën “Fizioterapi Sportive”, nuk mund të licencohen për të ushtruar profesionin e fizioterapistit pranë Urdhrit të Infermierit. Ata, prej më shumë se një viti, sorollaten mes universitetit, Ministrisë dhe Urdhrit pa asnjë […]

The post Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë appeared first on BoldNews.al.

Xhelaj: Rreth 22 mijë studentë u regjistruan këtë vit akademik, interes edhe për programet 2-vjeçare

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Rreth 22 mijë është numri i studentëve të regjistruar në universitetet e vendit në përfundim edhe të fazës së tretë të regjistrimeve.

Drejtori i Përgjithshëm i RASH – Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj tha sot për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se në përfundim të fazës së tretë që u mbyll më 24 tetor numri i studentëve të regjistruar në të gjitha universitetet e vendit ka arritur shifrën 22 mijë.

Sa i përket preferencave, Xhelaj theksoi se maturantët e këtij viti zgjodhën degët e Mjekësisë apo Teknologjisë së Informacionit.

“Më të kërkuara ngelen degët Inxhinierike/Teknologji dhe IT me 25,5%, degët e Mjekësisë dhe Infermieri me 23,3%  së bashku në vend të tretë ato ekonomi-biznes me rreth 14%”, theksoi Xhelaj.

Këtë vit akademik, një interes të shtuar studentët kanë treguar edhe për programet 2-vjeçare.

“Në raundin e dytë kishim mbi 18% të aplikimeve vetëm për programet dyvjeçare, pasi maturantët në bazë të rezultateve që kanë e shikojnë ku janë mundësitë më të mira të punësimit”, tha Xhelaj.

Viti i ri akademik 2025-2026 nisi më 6 tetor në të gjithë universitetet e vendit. Regjistrimet e studentëve që u ulën për herë të parë auditore u kryen në 3 raunde, ku raundi i fundit nisi nga data 13 tetor dhe përfundoi më 24 tetor 2025.

Në universitetet e vendit falë procesit të ndërkombëtarizimit sot ka një ofertë edhe më të pasur akademike me më shumë programe të përbashkëta, dygjuhëshe.

/k.s/j.p/

The post Xhelaj: Rreth 22 mijë studentë u regjistruan këtë vit akademik, interes edhe për programet 2-vjeçare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌