Oferta e tanishme e sistemit tonë arsimor me programe të arsimit të mesëm dhe të lartë profesional është e pamjaftueshme në raport me kërkesat e sipërmarrjes, si për punëtorë të kualifikuar dhe teknikë të mesëm, ashtu edhe për specialistë të nivelit Bachelor dhe Master profesional. Burimet njerëzore të kualifikuara po bëhen faktor gjithnjë dhe më […]
Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në një shkollë në vend. Rasti në fjalë është regjistruar në ambientet e një shkolle private 9-vjeçare në Sarandë, rreth orës 10:00. Mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një nxënës 13 vjeçar ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet […]
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur lirimin me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë Klevin Thepi, 24 vjeç, dhe Doronesto Kulla, 19 vjeç, të dyshuar si organizatorët kryesorë të rrahjes masive mes adoleshentësh, e ndodhur disa ditë më parë pranë shkollës së mesme “Shejnaze Juka”. Ngjarja përfshiu rreth 15 […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Polis të Elbasanit, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ra nga lartësia gjatë punimeve për rikonstruksionin e një shkolle. 57 vjeçari po punonte në objektin në momentin e aksidentit. Ndërkohë policia e Elbasanit ka arrestuar administratorin dhe drejtuesin teknik të punimeve për rikonstruksionin e shkolles […]
Këtë të premte, një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta, është regjistruar në afërsi të shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër.
Sipas raportimeve, disa nxënës janë konfliktuar mes tyre për arsye ende të paqarta, ndërsa si pasojë e sherrit kanë mbetur të plagosur me thikë dy prej tyre.
Këta të fundit janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin mjekim.
Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e sherrit, policia ndodhet në vendngjarje.
TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ – Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, vizitoi shkollën “Osman Myderizi” në Tiranë, ku i shprehu mirënjohjen mësuese Mimoza Tolës, e cila pas 4 dekadash përfundon rrugëtimin në arsim për të hyrë në pension.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga vizita, duke theksuar se pas rritjes së merituar të pagave dhe skemës së re të pensioneve, mësuesit që hyjnë në këtë cikël do të përfitojnë pensione më dinjitoze, ndërsa rritja progresive do të vazhdojë edhe në vitin 2026.
Gjatë vizitës, ministrja Kumbaro u shpreh: “Tola do të mbetet mësuesja e dashur e letërsisë, autorja e tregimeve dhe teksteve të këngëve për fëmijë. Ju falënderoj për kontributin që keni dhënë gjatë 39 viteve në arsim. Profesioni i mësuesit është një nga ato ku njeriu nuk harrohet dhe lë gjurmë të qëndrueshme.”
Mimoza Tola nisi karrierën e saj në vitin 1986 si mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Maqellarë të Dibrës, për të vijuar më pas në shkollën “Nazmi Rushiti” në Peshkopi dhe “Demir Gashi”. Që nga viti 1995 ka dhënë mësim në shkollën 9-vjeçare “Osman Myderizi”, duke edukuar breza nxënësish. Ajo ka një krijimtari letrare të pasur, me poezi dhe prozë për fëmijë dhe të rritur, duke nisur që nga periudha studentore.
Sebi Alla- Me bindje, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, u tha banorëve të zonës së Astirit se do të ndërtoheshin pesë shkolla, në tre troje të përcaktuara në lagjen Astir.
“Ne do të bëjmë 5 shkolla në Astir që do t’i ketë zili e gjithë dynjaja”, deklaroi Veliaj, në fushatën e zgjedhjeve vendore më 14 maj 2023.
Një premtim i ricikluar disa herë, ku vetë Veliaj në të trija mandatet në bashki e kishte deklaruar se do zgjidhej ky problem.
Ekskavatorë që gërryejnë
Në zonën ndarëse mes dy lagjeve, Yzberisht dhe Astir në rrugën “3 Dëshmorët”, puna ka nisur për ndërtimin e dy shkollave brenda një trualli; shkollë 9-vjeçare dhe shkollë të mesme. Investitori është Bashkia Tiranë dhe vlera e ndërtimit të këtyre dy objekteve kap shifrën 431.540.207 lekë pa TVSH, ndërsa kompania fituese për ndërtimin e kësaj vepre publike është “NG STRUCTURES ‘SH.P.K &EPG Company SHPK”.
Aktualisht puna është në fazën e parë të saj me sistemim dhe rilevim të truallit dhe më pas pritet hapja e themeleve, ndërsa koha e zbatimit të projektit është parashikuar 24 muaj nga nisja e punimeve.
Karabina
Një tjetër shkollë në Astir ka ecur më shumë, ku për herë të parë banorët e zonës po shohin sesi po merr formë godina që kanë kërkuar, u është premtuar dhe nuk është realizuar.
Në fundin e prillit të vitit të kaluar, pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit në atë kohë, Ogerta Manastirliu dhe kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, premtuan ngritjen e shkollave që për këtë zonë ishte nevojë e menjëhershme dhe një nga problemet kryesore që ngrinin.
“Ajo shkollë, që ne shohim sot është sipas moduleve që ne kemi për shkollat e reja, ku e maksimizojmë hapësirën për të pasur sa më shumë klasa dhe kapacitet, planifikohet për 900 nxënës për ciklin 9-vjeçar dhe nga ana tjetër e rrugës do të jetë kopshti dhe çerdhja për më shumë se 250 fëmijë, duke pasur 2 klasa çerdhesh dhe 4 klasa kopshti, ” shpjegoi për kryeministrin, kryetarja e komanduar, Anuela Ristani, në prill të vitit të kaluar.
Përfundimi
Ndërtimi i tre shkollave në lagjet Yzberisht dhe Astir në Tiranë, nisur edhe nga verifikimi në terren, konsiderohet premtim gjysmë i mbajtur dhe i ricikluar disa herë të paktën për dhjetë vite.
Një nga shkollat që do të shërbejë për ciklin 9-vjeçar është në fazën e ndërtimit të strukturës (karabina), ndonëse afati i përfundimit të të gjithë punimeve është parashikuar prilli i vitit të ardhshëm.
TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vizitoi shkollën 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi” në Korçë, e cila iu nënshtrua rishtazi rikonstruksionit të plotë me klasa të reja, laboratorë, bibliotekë e terrene sportive që garantojnë kushte më të mira mësimi dhe veprimtarish pas shkollore për 703 nxënësit dhe stafin e mësuesve të kësaj shkolle.
Gjatë inspektimit të mjediseve të shkollës, e shoqëruar nga prefekti i Korçës, Nertil Jole dhe kryetari i bashkisë Sotiraq Filo, ministrja Kumbaro theksoi se buxheti i vitit 2026 për arsimin, përveç investimeve në infrastrukturën e shkollave dhe mbulimin me mësues ndihmës, oficerë sigurie dhe shërbim psiko-social, parashikon edhe një rritje pagash për mësuesit prej 36 mijë lekësh në vit si pjesë e një mekanizmi që synon të nxisë motivimin dhe të lehtësojë mbarëvajtjen e procesit mësimor.
“Më vjen shumë mirë që shkolla “Sevasti Qiriazi” përveçse është e pajisur me një infrastrukturë moderne të laboratorëve dhe mjediseve, veç fëmijëve edhe mësuesit mund të punojnë në kushte më të mira. Do të vazhdojmë të punojmë jo vetëm për fëmijët, por edhe mësuesit, sepse duhet të jenë edhe ata mjaftueshëm të motivuar. Me buxhetin e vitit 2026 do të ketë edhe një rritje rrogash për të gjithë mësuesit prej 3 mijë lekësh në muaj, në vijim të një periudhe të gjatë të rritjeve të pagave”, theksoi Kumbaro.
Kjo shkollë është edhe qendër komunitare dhe ka të përfshirë edhe programin Art dhe Zeje.
“Një investim kaq i madh me të tilla kushte si kjo shkollë mund të jetë pjesë e komunitetit, duke u siguruar fëmijëve edhe aktivitete pas mësimit. Çdo aktivitet pas mësimit ka qëllim t’u ofrojë atyre disiplinë në edukim, por edhe zbavitje. Rritja e pagave për vitin 2026 është pjesë e një mekanizmi motivimi që ndodh nga viti në vit sepse nuk mund të kemi mësim të mirë me mësues të pakënaqur. Prandaj qoftë investimet në shkolla, rritja e rrogës, mbulimi me mësues ndihmës, oficerë sigurie, shërbim psikosocial, janë të gjithë pjesë e një mekanizmi për të lehtësuar procesin mësimor”, u shpreh ministrja e Arsimit.
Në mjediset e shkollës “Sevasti Qiriazi” është krijuar dhe një qendër burimore që ofron shërbim dhe mbështetje me mësues ndihmës për 11 fëmijë me aftësi të veçanta në këtë shkollë.
“Ne kemi ulur numrin e fëmijëve për një mësues ndihmës, për t’i dhënë vëmendje këtyre fëmijëve që duhet të jenë pjesë e gjithëpërfshirjes, prandaj përveç mësuesve ndihmës shkollat i pajisim dhe me një infrastrukturë të dedikuar”, përfundoi ministrja Kumbaro.
TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Sotir Gurra”, një nga më të vjetrat në Korçë po rikonstruktohet.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për rikonstruksionin e kësaj shkolle, ku 640 nxënës dhe 47 mësues do të zhvillojnë mësimin në ambiente totalisht të rikonstruktuara dhe kushte bashkëkohore.
“Nga puna për rilindjen e shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë”, shkruan Rama.
Rikonstruksioni i shkollës “Sotir Gurra” përfshin të gjitha ambientet e brendshme dhe të jashtme të shkollës, duke përmirësuar klasat, laboratorët, hapësirat për mësuesit dhe palestrën moderne për aktivitetet sportive.
Investimet në arsim do të vazhdojnë edhe përgjatë vitit 2026, ku parashikohet mbyllja e 42 kantiereve të shkollave të reja apo të rindërtuara në gjithë vendin.
TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi sot se qyteti i Sarandës vijon të përballet me mësimin me dy turne edhe në vitin 2025, ndërsa dy shkollat 9-vjeçare të qytetit detyrojnë nxënësit të ndjekin mësimin e turnit të dytë nga ora 13:00 deri në 18:00.
Sipas saj, ky organizim krijon vështirësi për prindërit dhe ul cilësinë e procesit mësimor.
“Këto shkolla janë të amortizuara, pa laboratorë dhe pa mjetet didaktike të nevojshme, duke mos garantuar standardet e duhura të mësimdhënies”, tha Zhupa.
Ndërkohë, vijoi ajo, një shkollë e re e ndërtuar me 348 milionë lekë nga fondet publike, me emrin “Eco Kampus”, nuk është vënë në funksion për tetë vite.
“Me vendim të pushtetit vendor, kjo godinë është propozuar të jepet për zhvillime private, përfshirë resorte dhe struktura turistike”, tha Zhupa.
Sipas saj, kjo vendimmarrje është e papranueshme dhe në kundërshtim me interesin publik, duke lënë nxënësit e Sarandës pa mundësinë për të mësuar në një shkollë moderne me kushte bashkëkohore.
Ajo i bëri thirrje bashkisë Sarandë të tërhiqet nga kjo vendimmarrje dhe të hapë shkollën e re për nxënësit, duke garantuar mësim me një turn dhe kushte më të mira për fëmijët e qytetit.
TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Punimet për ndërtimin e shkollës “Edith Durham” një ndër shkollat ikonë në Tiranë, po ecin me ritme të shpejta për ta bërë çdo detaj sa më funksional dhe bashkëkohor për nxënësit.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se punimet janë drejt përfundimit.
“Drejt përfundimit puna për rilindjen e shkollës “Edith Durham” në Tiranë”, deklaroi Rama.
Shkolla “Edith Durham” është pjesë e programit të investimeve publike në infrastrukturën arsimore që po zbatohet në Tiranë, me synimin për të ofruar kushte moderne mësimi dhe mjedise të sigurta për nxënësit.
Nga një godinë me dy kate, shkolla e re është me katër kate, njëri prej të cilëve nëntokë dhe do të shërbejë për të mbajtur bazën materiale, pa ngushtuar hapësirat për fëmijët.
Tre katet e tjera të godinës do të jenë të aksesueshme përmes ashensorit, duke lehtësuar edhe lëvizjen për fëmijët me aftësi të veçanta.
Një tjetër hapësirë e rëndësishme e shkollës së re, do të jetë edhe palestra, e cila mund të përdoret edhe nga banorët i Njësisë 5. /j.p/
TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vizitoi shkollën e mesme të bashkuar “Mehmet Bajraktari” në Shalës (bashkia Cërrik), e cila është në proces rikonstruksioni të plotë, ndërsa do t’i shtohet një palestër e re dhe terrene sportive.
E shoqëruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla dhe deputeti i PS, Arbjan Mazniku, ministrja Kumbaro vuri theksin te projektet që afrojnë fëmijët me natyrën dhe praktikat që shtojnë hapësirat e gjelbra.
“Me rikonstruksionin e godinës, me sistem ngrohjeje qendrore, në këtë shkollë zgjidhet edhe problemi i turneve dhe klasave të bashkuara. Kjo shkollë duhet të kthehet në një model të programit ‘Art dhe Zeje’. Me këtë sipërfaqe dhe mes këtij gjelbërimi, kjo shkollë është e duhura për të aplikuar projektin ‘Toka në shkollë'”, tha ministrja.
Nga ana tjetër, ministri Salla foli për një shkëmbim praktikash me shkollën profesionale bujqësore të Cërrikut.
“Ne kemi nisur edhe me shkollën bujqësore profesionale në Cërrik për të mbjellë disa bimë mjekësore ose bimë që nuk rriten në zonë, në mënyrë që t’i japim një praktikë të mirë shkollës profesionale, por edhe shkollës së mesme të bashkuar. Përveç shkollës “Mehmet Bajraktari”, do të identifikojmë edhe disa shkolla të tjera ku ka hapësira të krijojmë këtë mundësi për nxënësit, në mënyrë që të krijojmë një cikël të ri.”
Më tej, ministrja Kumbaro vizitoi edhe mjediset e brendshme të shkollës, ku po punohet për vendosjen e sistemit të ngrohjes qendrore:
“Pas rindërtimit të shkollës në bashkëpunim me bashkinë, Ministria e Arsimit do të bëjë mobilimin dhe pajisjen me mjete laboratorike. Tashmë terrenit të shkollës i shtohet palestra dhe fusha e re sportive, prandaj duhet të ndërtohen edhe ekipet sportive në shkollë”, përfundoi ministrja Kumbaro.
TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Në kantierin e shkollës “22 Tetori” në Berat po merr formë godina e re, një projekt i financuar nga qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe bashkëfinancim të bashkisë.
Kryetari komanduar i bashkisë s Beratit, Ervin Ceca inspektoi nga afër punimet që po kryhen në këtë shkollë, një investim që i përgjigjet jo vetëm nevojave të arsimit, por edhe komunitetit të zonës.
“Shkolla do t’u ofrojë rreth 500 nxënësve kushte moderne mësimi, laboratorë bashkëkohorë, palestër dhe klasa me standarde”, tha Ceca.
Ceca theksoi se “në projekt është menduar edhe një klasë e dedikuar për prindërit dhe një hapësirë për artin e zejet, sepse shkolla është më shumë se një institucion arsimor, është vendi ku bashkohen fëmijët, mësuesit dhe familjet në një komunitet”.
Sipas tij, ky investim ka ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e arsimit në qytetin e Beratit.
Shkolla do të ketë salla shumëfunksionale, laboratorë, bibliotekë, dhomën e mjekut, dhomë për nxënësit me aftësi ndryshe, palestër dhe ambientet e saj ndihmëse. Gjithashtu në shkollë do të ketë ambiente të tjera teknike, si dhe tarracë të gjelbëruar, një tjetër ambient rekreativ për shkollën. Kjo shkollë do të ketë një smartlab të ri për të zhvilluar lëndën e TIK-ut sipas kurrikulës së re.
Godina e re ka një strukturë moderne, që shkrin brenda saj dhe elemente të traditës.
TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Nisma për shtrirjen e lëvizjes sportive në shkolla po shoqërohet po ashtu me investime për garantimin e infrastrukturës së nevojshme sportive në institucionet arsimore.
Investimet në infrastrukturën arsimore përfshijnë ndërtimin e palestrave dhe ambienteve të reja sportive në shkolla, ndërkohë që lëvizja sportive në shkolla po përfshin gjithnjë e më shumë nxënës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga transformimi i shkollës së mesme të përgjithshme “Adem Haxhija” në Postribë të Shkodrës, pajisur me fusha të reja sportive.
Shtimi i terreneve sportive u garanton nxënësve mundësinë për t’u ushtruar më tepër në disiplinat sportive.
Programi “Ekipet sportive në shkolla” i ka dhënë jetë lëvizjes sportive kombëtare, duke rikthyer masivisht frymën sportive tek të rinjtë.
Çdo shkollë e re në Shqipëri ofron terrene sportive dhe palestra moderne. Këto investime kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të nxënësve që do të marrin pjesë në program.
Ndërkohë, çdo nxënës që është pjesë e ekipeve të programit “Ekipet sportive” merr falas të gjithë bazën e nevojshme materiale.
Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” ka mbërritur një ankesë nga disa nxënës të gjimnazit “Rifat Manjani” në Durrës, të cilët akuzojnë mësuesin e tyre të anglishtes se paraqitej i dehur në orët e mësimit. Sipas nxënësve, profesori mbante erë alkooli, i bullizonte dhe u bënte presion, duke i kërcënuar se do t’i linte […]
Një 17-vjeçar në Vlorë është vënë nën hetim penal, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në ambientet e shkollës ku studion, iu gjet një mjet prerës (thikë). Kontrolli u krye në praninë e oficeres së sigurisë së institucionit arsimor, ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori, […]
KRUJË- Në fshatin Mukje të Malësisë së Krujës, përpos historisë, banorët e zonës dallojnë edhe për bujarinë e tyre.
Kur tërmeti i vitit 2019 shkatërroi të vetmen shkollë të fshatit, një banor habi dyert e banesës së tij për fëmijët që të arsimoheshin.
Mësuesi i vetëm Agim Muka i kërkoi vëllait Kadriut të vendosë një nga dhomat si klasë për ndjekjen e procesit mësimor për fëmijët e fshatit.
Kadriu u tregua i gatshëm, madje duke e pajisur me tavolina dhe karrige për të vegjlit, dhe kështu për tre vite radhazi shtëpia e Kadriut u shndërrua në ambient shkollor.
Agimi sjell kujtimet e periudhës ku ka dhënë mësim për disa vite.
Ish- mësuesi i fshatit Agimi së bashku më të vëllanë Kadriun të dy të larguar prej vitesh nga ky fshat, vizituan banesën ish shkollë. Disa nga banorët dhe nxënësit janë takuar pikërisht në klasën ku është zhvilluar mësimi.
Kadriu sërish shprehet i gatshëm të rihapë shtëpinë e tij në funksion për nxënësit e fshatit, ndonëse gjithnjë dhe më shumë banorët po largohen nga Mukja.
Pushimi i gjatë në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz duhej të ishte një moment shkëputje nga orët e para mësimore për nxënësit të cilët teksa qëndrojnë brenda oborrit, por në shkelje të rregullave, porta e shkollës që duhet të qëndrojë e mbyllur deri në përfundim të gjithë procesit mësimor, është hapur dhe 5 gjimnazistë të mitur 16-vjeçarë dolën jashtë oborrit. Pasi janë përleshur me grushte…
Kërkesat e përsëritura për blerje materialesh shkollore në kopshtet publike të Tiranës dhe Kamzës kanë ngritur shqetësime tek prindërit e nxënësve të cilët i konsiderojnë të pajustifikuara dhe abuzive. Sipas denoncimeve të bëra në JOQ, në disa kopshte shtetërore po u kërkohet prindërve që të blejnë libra, fletore, materiale mësimore dhe sende të tjera që, […]
Jemi më shumë se 200 kilometra larg nga kryeqyteti, në Cërnicë të Tropojës, aty ku rreth 100 nxënës, të shkollë “Lekë Qokaj”, prej ditësh kanë bojkotuar mësimin, pasi nuk ka kushte higjenike. Shkolla është thuajse e rrënuar dhe mbi të gjitha nuk ka mësues matematike dhe gjuhë-letërsie. Sipas prindërve, të cilët kërkojnë kushte dinjitoze për […]