Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Main stream

2025, një vit i vështirë për gazetarët dhe lirinë e medias

29 December 2025 at 15:00

Viti 2025 shënoi tensione të vazhdueshme për median në Shqipëri, ku ndërhyrjet politike, pasiguria në punë dhe kërcënimet ndaj gazetarëve mbeten probleme sistemike.

Raportimet e Citizens.al ndërtuan një panoramë domethënëse të një sektori që operon me nevojën për më shumë liri dhe pavarësi përballë realitetit të presioneve të shumta.

Ndërhyrja shtetërore ndaj News24, precedent shqetësues

Mësymja e policisë dhe ushtrisë në mjediset News 24 gjatë verës, ishte një nga episodet më të rënda të vitit sa i përket lirisë së medias.

Aksioni nisi mëngjesin e 9 gushtit, ku policia rrethoi godinën, personeli u nxor jashtë. Më pas u ndërpre energjia elektrike e për rrjedhojë edhe transmetimi.

Ditë më vonë ushtria zbrazi mjediset e brendshme duke sekuestruar pajisjet dhe sendet e punonjësve të News24.

Kjo ngriti shqetësime serioze për ndërhyrje ndaj punës së gazetarëve dhe medias.

Objekti, administrohej prej vitit 2003 me një kontratë qiraje nga grupi mediatik i familjes Hysenbelliu, që përfshin News 24, BalkanWeb, Panorama, Panoram Sport etj. Por prej marsit 2025 godina i ishte transferuar kompanisë shtetërore të prodhimit të armëve KAYO.

Megjithatë procesi i kalimit të pronësisë nuk ishte transparent dhe mes familjes Hysenbelliu dhe qeverisë kishte kontestime, për të cilat çështja i kishte kaluar dhe gjykatave.

Bastisja dhe injorimi i vendimeve gjyqësore që e shpalli të paligjshëm sekuestrimin e sendeve të gazetarëve u lexuan si sulm frontal ndaj lirisë së medias.

Ndërkohë, solidariteti i gazetarëve dhe denoncimi i paligjshmërive në aksionin e policisë dhe ushtrisë tregoi se komuniteti i medias mbetet vigjilent, por edhe i ekspozuar ndaj presioneve.

RTSH në krizë të zgjatur

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) u bë simbol i keqmenaxhimit dhe ndërhyrjeve politike.
Pas disa muajsh me drejtor të komanduar pas dorëheqjes së Alfred Pezës, procesi për zgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm u zhvillua me mungesë transparence dhe shkelje të statutit.

Pati akuza për shkelje dhe abuzime. Por pezullimi i konkurrimit, dorëheqjet dhe më pas shkarkimi i Këshillit Drejtues paralizuan mirë-funksionimin e RTSH-së në një vit zgjedhor.

Zgjedhja e Këshillit të ri e më pas dhe drejtueses së re të RTSH-së, Eni Vasilit, nuk i qetësoi shqetësimet. Organizatat e medias paralajmëruan rrezikun e kapjes politike, ndërsa zhvillimet e mëvonshme treguan se problemet nuk ishin vetëm në aspektin drejtues apo procedurial.

Kriza financiare që kishte kapluar RTSH-në, rëndoi mbi gazetarët dhe punonjësit ku pati: vonesa pagash, ndërprerje bashkëpunimesh dhe pasiguri në punë.

Radio-televizioni publik u shndërrua kështu në shembull keqadministrimi.

Zgjedhjet: Pabarazi, presion dhe propagandë

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit testuan integritetin e gazetarisë në Shqipëri. Organizatat e medias dhe shoqërisë civile kërkuan respektim të parimeve themelore të lirisë, transparencës dhe debatit publik, por shkeljet ishin të dukshme gjatë fushatës dhe po ashtu gjatë ditës së votimit.

Qasja e gazetarëve në takimet dhe aktivitetet politike ishte e kufizuar. Partitë shmangën debatet e kandidatëve ballë-për-ballë dhe nuk ndanë agjenda të qarta.

Transparenca në komunikimet e fushatës, si etiketimi i qartë i përmbajtjeve të paguara dhe ndarja e burimeve shtetërore nga aktiviteti partiak, ishin parime që u shkelën.

Disa televizione madje shitën haptazi “paketa mbulimi” dhe intervista të porositura pa i etiketuar si reklama politike. Nga ana tjetër, kanalet zyrtare online të qeverisë u kthyen në hapësira propagande partiake.

Rritja e përmbajtjeve anonime, të amplifikuara edhe përmes inteligjencës artificiale, e turbulluan më shumë burimin e mesazheve zgjedhore.

Gjatë ditës së zgjedhjeve u shënuan sulme verbale dhe fizike ndaj gazetarëve. Rastet e Ambrozia Metës dhe Elsa Xhindoles ishin treguesit kryesor të trysnisë që u has nga gazetarët në terren.

Paralelisht, u shënuan kufizime arbitrare për filmime dhe qasje në qendra votimi. Rasti i gazetarit Enriko Gaba, të cilit iu kërkua të mos filmonte “më shumë se 15 minuta” në një qendër votimi ishte rasti më konkret.

Pati edhe presione të drejtpërdrejta ndaj reporterëve. Armando Rabi u kërcënua nga një 26-vjeçar me pretendimin se “po e filmonte pa leje”.  

Monitorimet treguan për vijim të praktikës së kasetave: ku partitë u dërgojnë mediave pamje dhe kronika të gatshme, teksa ekranet u dominuan nga aktorët e mëdhenj politikë teksa u lanë hapësira minimale për zëra alternativë.

Raporti i OSBE-ODIHR evidentoi censurë dhe trajtim të pabarabartë të partive politike në media.

Një vit që testoi kufijtë e lirisë mediatike

Në maj, Shqipëria u rendit në vendin e 80-të në Indeksin e Lirisë së Shtypit të “Reporterëve pa Kufij” (RSF), duke shënuar përmirësim krahasuar me vitin paraardhës.

Megjithatë, raporti theksoi probleme të thella: ndikim politik mbi median, kuadri ligjor i dobët, rregullatorë të politizuar dhe konflikte interesi mes biznesit dhe pushtetit.

Shumica e mediave private mbeten të përqendruara në pak duar me lidhje politike, sidomos në sektorë si ndërtimi. Ndërsa shumë platforma online operojnë pa modele të qëndrueshme financimi dhe transparence.

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut u pa si kufizim disproporcional i shprehjes dhe përfundoi në Gjykatën Kushtetuese, duke hapur debatin për kontrollin e hapësirës digjitale.

Ndërkohë, një sinjal pozitiv erdhi nga Kushtetuesja, e cila në rastin e gazetarit Elton Qyno kundër SPAK-ut, mbrojti të drejtën e tij për ruajtjen e burimeve, duke krijuar precedent të rëndësishëm për gazetarinë hulumtuese.

Ndërkohë, në terren, presionet vazhduan. Gazetarë u përballën me sulme verbale, denigrim dhe kërcënime.

Pseudonimi i përdorur në kallëzimin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj – Nesti Angoni – kthyer në disa profile Facebook-u, sulmoi gazetaren Glidona Daci, me një gjuhë denigruese dhe shantazhuese.

Refuzimi agresiv i për t’u shprehur në një lidhje të drejtpërdrejtë nga figura të Partisë Demokratike në një protestë nxitën qasje kërcënuese të turmës ndaj gazetares Sara Demushi.

Në fund të vitit, mesazhe kërcënuese iu drejtuan gazetarit Osman Stafa, i cili ka raportuar vazhdimisht për kushtet në Spitalin Onkologjik. Një profil anonim në Instagram i bënte thirrje që mos të shfaqej më në spital, përndryshe do të kishte pasoja për jetën.

Rastet në fjalë treguan se rreziku për gazetarët mbetet real dhe i pranishëm, pavarësisht përmirësimeve në klasifikimet ndërkombëtare si ato të RSF-së.

The post 2025, një vit i vështirë për gazetarët dhe lirinë e medias appeared first on Citizens.al.

Before yesterdayMain stream

Epirus Hotel kërkon Shef kuzhine, Recepsionist/e, Kamarier/e dhe Sanitare

By: Uesli
27 December 2025 at 16:55

Epirus Hotel në Sarandë kërkon të punësojë staf për pozicionet:    – Shef kuzhine  – Recepsionist/e  – Kamarier/e  – Sanitare   Preferohen kandidatë seriozë, korrektë dhe me dëshirë për punë. 🔹 Ofrohen kushte të mira pune.   Për më shumë informacion dhe për aplikime të interesuarit mund të kontaktojnë 069 696 3978 ose 069 911 […]

The post Epirus Hotel kërkon Shef kuzhine, Recepsionist/e, Kamarier/e dhe Sanitare appeared first on Saranda Web.

Kur puna nuk ndalet kurrë: Rregulli kinez 996 po miratohet në SHBA

By: gaze tare
27 December 2025 at 09:44

996 javë pune, një model me origjinë nga Kina që përfshin punën gati 12 orë në ditë, gjashtë ditë në javë duket se po përhapet në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në sektorin e teknologjisë. Në Kinë, praktika është ndaluar tashmë nga gjykatat për shkak të orëve të tepërta të punës dhe ndikimeve në shëndet, por në Amerikë situata është ndryshe.

Siç raporton gazetari holandez Karlijn van Houwelingen, në një intervistë pune të kohëve të fundit në Nju Jork, balanca punë-jetë ishte gjëja e parë që u vu në diskutim. Përgjigja e kandidatëve, e cila theksonte rëndësinë e jetës së tyre personale, u kushtoi atyre vendin e punës. “Ata nuk e morën punën”, shpjegon van Houwelingen, duke kapur logjikën e pamëshirshme të një tregu pune që kërkon përkushtim në stilin 996.

Trendi po arrin edhe në SHBA

Fenomeni konfirmohet edhe nga njoftimet për punë. Një kompani inteligjence artificiale në Nju Jork u kërkoi kandidatëve të ishin të përgatitur të punonin rreth 70 orë në javë përkrah “njerëzve më ambiciozë”. Nëse puna nuk i entuziazmonte vërtet, aplikimi refuzohej.

“Kemi disa klientë për të cilët parakushti për përzgjedhjen paraprake të kandidatëve është që ata të pranojnë modelin 996”, thotë Adrian Kinnersley, pronar i një firme rekrutimi, në një intervistë me Wired.

Ky trend tregon se, pavarësisht përvojës së kundërt të Kinës dhe kufizimeve të gjykatave atje, presioni për orë pune ekstreme mund të gjejë vend në një treg konkurrues si SHBA-ja, ku produktiviteti dhe përkushtimi konsiderohen vlera parësore.

Debati mbi ekuilibrin midis punës dhe jetës personale

Kalimi në sistemin 996 ngre pyetje në lidhje me ekuilibrin midis punës dhe jetës personale, shëndetin mendor dhe mirëqenien e punonjësve. Ndërsa tregu amerikan i punës duket se po hap derën për këto praktika, debati rreth kufijve të punës dhe implikimeve të saj pritet të intensifikohet.

The post Kur puna nuk ndalet kurrë: Rregulli kinez 996 po miratohet në SHBA appeared first on iconstyle.al.

“Edhe të PD-së do duan ryshfet”/ Studenti që denoncoi se i kërkuan 5-10 mijë € për vend pune s’ka emra zyrtarësh

By: Brisi
25 December 2025 at 22:22

Në datë 15 dhjetor 2025, gjatë një proteste të Partisë Demokratike përballë kryeministrisë, një student doli në foltore dhe deklaroi se zyrtarët e shtetit i kishin kërkuar 5 deri në 10 mijë euro ryshfet për ta futur në punë. Një akuzë e rëndë, por në atë fjalim, studenti Eljon Kaja, nuk e shoqëroi se në […]

The post “Edhe të PD-së do duan ryshfet”/ Studenti që denoncoi se i kërkuan 5-10 mijë € për vend pune s’ka emra zyrtarësh appeared first on BoldNews.al.

Studimi: Personat mbi 40-vjeç kanë nevojë për 4 ditë pushim në javë për të qenë më produktiv në punë!

By: gaze tare
25 December 2025 at 19:23

Sipas një studimi të fundit të publikuar nga Melbourne Institute, punonjësit mbi 40 vjeç mund të kenë nevojë për një pushim më të gjatë se fundjava standarde dy-ditore për të qenë më të efektshëm në punë. Hulumtimi tregon se dy ditë pushim nuk janë të mjaftueshme për të rikuperuar energjinë, për të menaxhuar stresin dhe për të mbajtur fokusin në nivelet optimale.

Studimi sugjeron se një pushim katër-ditor mund të ndihmojë trupin dhe trurin të rigjenerohen më mirë, duke përmirësuar performancën dhe përqendrimin në vendin e punës. Punonjësit mbi 40 vjeç që kanë pasur mundësinë e një jave të shkurtuar me më shumë ditë pushimi kanë treguar një rritje të dukshme të produktivitetit, ndërsa niveli i stresit ka rënë ndjeshëm. Kjo tregon se trupit i nevojitet më shumë kohë për të rikuperuar dhe për të përballuar kërkesat e punës, veçanërisht me moshën.

Ekspertët theksojnë se kjo nuk do të thotë që të gjithë punonjësit duhet të punojnë më pak, por që politikat e punës duhet të jenë më fleksibile dhe të marrin parasysh nevojat e ndryshme sipas moshës. Në një epokë ku stresi dhe lodhja po iu shtohet çdo ditë, rishikimi i ditëve të pushimit mund të jetë çelësi për një shëndet më të mirë dhe performancë më të lartë në punë.

Pra, fundjava standarde dy-ditore mund të mos mjaftojë më për të gjithë, veçanërisht për ata që kanë kaluar 40 vjeç. Pyetja mbetet: A jeni gati për një “mini-javë” me katër ditë?

The post Studimi: Personat mbi 40-vjeç kanë nevojë për 4 ditë pushim në javë për të qenë më produktiv në punë! appeared first on iconstyle.al.

Abdixhiku: Në qeverisjen tonë, shteti do të jetë pranë qytetarit që nga lindja

21 December 2025 at 17:41


Zhvillimi ekonomik është shtylla e vizionit të LDK-së, ka thënë Lumir Abdixhiku gjatë tubimit të tij në Pejë.

Gjatë fjalimit, kandidati për Kryeministër tha se në 4 vitet e ardhshme, parasheh 5 miliardë euro investime kapitale dhe rritje ekonomike prej 5%.

“Zhvillimi ekonomik është shtylla tjetër e vizionit tonë.

Në katër vite, parashohim pesë miliardë euro investime kapitale dhe rritje ekonomike prej pesë për qind.

Këto nuk janë shifra në letër; janë rrugë, ujësjellës, shkolla, spitale, zona industriale dhe vende pune.

Do t’i përfundojmë magjistralet për Pejë, Gjakovë, Mitrovicë e Podujevë dhe do ta lidhim Pejën siç e meriton”, ka deklaruar Abdixhiku. Tutje ai tha se në qeverisjen e LDK-së shteti do të jetë pranë qytetarit që nga lindja.



Sistem i dështuar! Nga klasa te karriera, aleanca që lidh shkollën me tregun e punës

By: Ela
20 December 2025 at 08:18

Oferta e tanishme e sistemit tonë arsimor me programe të arsimit të mesëm dhe të lartë profesional është e pamjaftueshme në raport me kërkesat e sipërmarrjes, si për punëtorë të kualifikuar dhe teknikë të mesëm, ashtu edhe për specialistë të nivelit Bachelor dhe Master profesional. Burimet njerëzore të kualifikuara po bëhen faktor gjithnjë dhe më […]

The post Sistem i dështuar! Nga klasa te karriera, aleanca që lidh shkollën me tregun e punës appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – IA mund të zëvendësojë vende pune, ashtu si gjatë Revolucionit Industrial

20 December 2025 at 07:37

LONDËR, 19 dhjetor /ATSH-AA/ – Përhapja e gjerë e inteligjencës artificiale ka të ngjarë të zhvendosë njerëzit nga vendet e punës në një mënyrë ashtu si gjatë Revolucionit Industrial, paralajmëroi guvernatori i Bankës së Anglisë, ndërsa rriten shqetësimet në lidhje me ndikimin e teknologjisë tek të rinjtë që hyjnë në tregun e punës.

Andrew Bailey tha se Mbretëria e Bashkuar duhet të ketë “trajnimin, arsimimin (dhe) aftësitë e nevojshme” për të ndihmuar punëtorët të kalojnë në punë që përdorin inteligjencën artificiale.

Duke folur për BBC Radio 4, Bailey tha se njerëzit që kërkojnë punë do të gjenin punë “shumë më lehtë” nëse do t’i kishin këto aftësi.

Megjithatë, ai paralajmëroi se inteligjenca artificiale mund ta bëjë më të vështirë për profesionistët më të rinj dhe pa përvojë të sigurojnë role të nivelit fillestar.

“Duhet të mendojmë: çfarë po i bën kjo rrjedhës së njerëzve? A po e ndryshon apo jo?” tha ai duke shtuar se “mendoj se nëse janë njerëz që punojnë me inteligjencën artificiale, nuk jam i sigurt nëse do ta ndryshojë rrjedhën e punës, por mendoj se kemi të drejtë ta kemi parasysh këtë pikë”.

AI po integrohet gjithnjë e më shumë në të gjithë ekonominë, duke i mundësuar kompjuterëve të përpunojnë sasi të mëdha të dhënash, të identifikojnë modele dhe të ndjekin udhëzime komplekse.

Ndërsa shumë e shohin potencialin e saj për të rritur produktivitetin, ka frikë në rritje për efektin e saj në vende pune.

Shifrat zyrtare të publikuara këtë javë treguan se shkalla e papunësisë në Mbretërinë e Bashkuar u rrit në 5,1 për qind në tre muajt deri në tetor, me të rinjtë që u goditën më rëndë.

Zyra për Statistikat Kombëtare raportoi se numri i të papunëve të moshës 18-24 vjeç u rrit me 85 000 gjatë kësaj periudhe, rritja më e madhe që nga nëntori i vitit 2022.

Disa kritikë kanë fajësuar rritjet e pagës minimale dhe taksat më të larta për shkak se i kanë bërë firmat më të ngurruara për të punësuar staf të ri.

Të tjerë pohojnë se inteligjenca artificiale po e zvogëlon tashmë nevojën për punëtorë të nivelit fillestar, veçanërisht në profesione të tilla si drejtësia, kontabiliteti dhe administrata./  /os/

The post FOKUS – IA mund të zëvendësojë vende pune, ashtu si gjatë Revolucionit Industrial appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Njoftimet për punësim në administratën publike do të shpallen edhe në AKPA

19 December 2025 at 18:58

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Vendet e lira të punës në administratën publike do të publikohen edhe në portalin online të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA).

Vendimi i marrë sot nga qeveria i hap rrugë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive për publikimin në faqen zyrtare online të vendeve të lira të punës jo vetëm në sektorin privat, por edhe në atë publik, çka më herët realizohej përmes faqeve të institucioneve përkatëse ose Departamentit të Administratës Publike (DPA).

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua mënyra e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Në mbështetje të ligjit “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi që AKPA të jetë agjencia që mbledh dhe administron informacionin mbi vendet e lira të punës të shpallura nga punëdhënësit e sektorit publik dhe privat.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Më herët, lidhur me këtë vendim, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi se nga 1 janari Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive do të funksionojë si portali i vetëm unik ku do të shpallen të gjitha vendet e lira të punës në administratën publike.

Ky sistem nuk do të shërbejë vetëm për shërbimin civil, por do të përfshijë të gjitha strukturat dhe institucionet shtetërore.

“Ky hap do të rrisë transparencën dhe aksesin e barabartë në administratën publike, duke e bërë më të thjeshtë për të rinjtë dhe për të gjithë qytetarët të aplikojnë për vendet e punës që u takojnë”, u shpreh Ibrahimaj, gjatë një takimi me të rinjtë e punësuar nga programet e nxitjes së punësimit.

/e.i/a.f/r.e/

The post Njoftimet për punësim në administratën publike do të shpallen edhe në AKPA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Punë të paqena, roje robotike dhe intervistues të IA-së: Epoka e zymtë e kërkimit të punës

18 December 2025 at 13:19


Nga: Eleanor Margolis / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Teksa aplikoj për një tjetër punë, shoh faqen e internetit të kompanisë për përmbajtje. Katër ose pesë herë e lexova seksionin e tyre “çfarë bëjmë”, dhe kam një problem - nuk arrij të kuptoj çfarë bëjnë. Këtu janë dy mundësi. E para: vetë ata nuk e dinë çfarë bëjnë. E dyta: ajo që bëjnë është aq e pavlerë dhe për turp saqë nuk guxojnë ta thonë qartë në gjuhë të zakonshme. “Ndërtojmë sisteme të avancuara marketingu të hapësirës së mirëqenies në internet” mund të përkthehet si: “Përdorim ChatGPT-në për të shitur suplemente të dyshimta”.

Por, është problem më i vogël të dish se çfarë bëjnë në të vërtetë shumë biznese. Aktualisht, jam mes pesë përqind të britanikëve që janë të papunë. Pas gjashtë muajsh kërkimesh për punë, mungesa totale e suksesit më ka bërë të vë në dyshim ekzistencën time. Kur aplikon vazhdimisht për punë në të njëjtën fushë, njëjtë si në rastet kur përsërit një fjalë pa pushim derisa të humbasë kuptimin, semantika e gjithë situatës fillon të shpërbëhet si një facoletë e lagtë. Rreth një në pesë aplikime që bëj sjell një postë elektronike refuzimi, zakonisht me ankesën për “numrin e madh të aplikantëve cilësorë” për pozicion. Por, në shumicën e rasteve - asgjë. Është thuajse puna të mos ketë ekzistuar kurrë, dhe ka gjasa që vërtet të mos ketë ekzistuar.

Në vitin 2024, 40 përqind e kompanive postuan njoftime për “punë fantazmë”, pozicione që nuk ekzistojnë, të shpallura për të krijuar iluzionin se kompania po ecën aq mirë - aq mirë saqë ka nevojë për punëtorë të tjerë. Dhe, kjo duket si një mënyrë shumë e lehtë për të gënjyer për suksesin tënd. Rregullimi i reklamave për punë është kryesisht në kompetencë të Autoritetit për Standardet e Reklamimit, i cili - me gjithë fuqinë e vet - mund të bëjë vetëm ... heqjen e një reklame të gabuar. Pra, duke mos pasur ndonjë pasojë të rëndë për punëdhënësit, pse të mos bëjnë një fushatë të rreme punësimi? Etika në tregun e punës duket se ka dalë jashtë dritares, dhe ideja për të humbur kohën e mijëra kërkuesve të pafajshëm të punës nuk ka më rëndësi.

Edhe nëse puna për të cilën po aplikon ekziston, pengesa e radhës është boti i burimeve njerëzore [HR] me inteligjencë artificiale [IA]. Edhe pse është e vështirë të gjesh të dhëna të sakta për numrin e punëdhënësve që përdorin IA-në për të filtruar aplikimet (nganjëherë duke favorizuar burrat ndaj grave, nëse marrim për shembull një algoritëm të përdorur dikur nga Amazon-i që tashmë është hequr), gjithandej ka artikuj dhe tema në Reddit se si të manipulosh botat dhe të futësh “fjalët kyçe”. Sipas një artikulli të revistës The Atlantic, më herët këtë vit: “Të rinjtë po e përdorin ChatGPT-në për të shkruar aplikimet; HR-ja po përdor IA-në për t’i lexuar; askush nuk po punësohet”. Dhe, le të themi se CV-ja dhe letra e motivimit ia dalin të kalojnë robotët rojtarë, ka gjasa që edhe intervista të zhvillohet me një bot tjetër. Edhe pse nuk kam pasur “kënaqësinë” të kem asnjë intervistë, qoftë nga IA-ja apo diçka tjetër - qëkur nisa këtë kërkim e fundit për punë - mundësia për të mos pasur kontakt me asnjë njeri gjatë gjithë procesit, për t’u bërë menaxher i marketingut i rrjeteve sociale për suplemente të dyshimta, më duket e madhe dhe e tmerrshme.

Edhe pse kjo tollovi për punë zakonisht paraqitet si problem për të porsadiplomuarit, mund të konfirmoj - si dikush që u diplomua para 15 vjetësh, drejt e në recesion - jo vetëm që ky është tregu më i keq i punës që kam parë ndonjëherë, por po ndikon edhe te njerëzit si unë me shumë vite përvojë. Gjatë periudhës sime të fundit të kërkimit të punës, rreth tre vjet më parë, të paktën shkoja në intervista. Dhe, për më tepër, me njerëz të vërtetë. Duke parë gjithë ata profesionistë që njoh dhe që nuk po arrijnë të sigurojnë intervista as për pozicione fillestare, jam e sigurt që nuk paraqes ndonjë përjashtim. Jam gjithashtu e bindur se po përballemi me një krizë në të cilën punët për shtresën e mesme janë degjeneruar në bisha të rralla dhe shqetësuese.

Kur - sipas një shpalljeje për punë - një kompani e pavarur për ushqim për kafshë shtëpiake, me një emër si Flopsies, kërkon një “yll roku” dhe një “njëbrirësh” për të revolucionarizuar praninë në rrjete sociale, e kupton që tregu i punës është dehur me pordhat e veta. Frankenpunët e paqarta, që kërkojnë gjithçka, nga SEO [Search Engine Optimization] e deri te aftësitë për montazh videosh (për një pagë prej 27 mijë paundësh dhe me çokolata falas me proteinë që kanë shijen e kashtës), kërkojnë përkushtim sektar. Së pari, duhet të bindësh njerëzit e mirë të Flopsies-it se ka qenë ëndrra jote, që nga lindja, të shesësh ushqim për kafshë. Do t’i prisje duart e tua për këtë privilegj dhe do të mësoje të shkruash për ta duke përplasur fytyrën mbi tastierë. Këtë do ta shprehësh në një letër motivimi prej 400 fjalësh, të shkruar me gjakun tënd. Dhe, kjo letër do të ridrejtohet në hiç nga një filtër i IA-së, sepse nuk e ke përdorur në të frazën “optimizimi i rëndësisë algoritmike”. Nuk do të dëgjosh më kurrë asgjë nga Flopsies-i. Do ta nisësh këtë proces nga e para dhe do ta përsërisësh derisa të konsiderohesh i/e denjë për një intervistë në të cilën ke disa minuta për ta bindur një bot se je i/e aftë për punë dhe si qenie njerëzore.

Procesi i rekrutimit është bërë kaq i mekanizuar, si në kuptimin figurativ ashtu edhe në atë fjalëpërfjalshëm, saqë është e vështirë të besohet se njerëzit që përzgjidhen për punë nuk janë thjesht ata që janë më të zotët për të manipuluar sistemin. Dhe, sinqerisht, të kenë gjithë fatin e botës! S’është ndonjë humbje për mua nëse punët me suplemente të dyshimta apo ushqim për kafshë i fiton dikush që është mjeshtër në krijimin e iluzionit se jeton dhe merr frymë vetëm për to. Por, në këtë proces të rrjedhave, çfarë ndodh me ata prej nesh që nuk dinë apo nuk duan ta luajnë këtë lojë? Nga të gjitha aplikimet që kam dërguar së fundmi, pyes veten sa prej tyre janë parë nga sytë e njerëzve. Ka një kufi sa mund të bërtasësh në boshllëk për aftësitë e tua me një CMS [Content Management System], përpara se të fillosh të kërkosh në Google për frazat si: “A mund ta shes një veshkë në Vinted [ueb-faqe për shitje]”? /Telegrafi/

“Skllevërit” e Spaçit/ Tete Albania fsheh aksidentet e minatorëve! Miliona për të huajt, çikërrima për shqiptarët

By: Elva
17 December 2025 at 21:34

Ky vend, është i bekuar nga zoti, por i zhvatur dhe i grabitur, duke lënë njerëzit në mjerim. E fshehur mes maleve të Mirditës, miniera e Spaçit ku u nxorën tonelata bakër, pirit, ar, argjend e një sërë elementesh të tjerë është një dëshmi e fortë e të shkuarës dhe të tashmes. Në kujtesën tonë […]

The post “Skllevërit” e Spaçit/ Tete Albania fsheh aksidentet e minatorëve! Miliona për të huajt, çikërrima për shqiptarët appeared first on BoldNews.al.

Greqi – Shqiptari bie nga kati i 3-të në boshtin e zbrazët të ashensorit në pallatin në ndërtim

By: Ela
11 December 2025 at 11:31

Një 51-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndodhet në spital në gjendje kritike pas një aksidenti në punë ditën e djeshme në një kantier ndërtimi në rrugën Ellinos Stratiotou në Patra. Sipas informacioneve, shqiptari dyshohet se ka rënë nga kati i tretë në një bosht të zbrazët ashensori, duke marrë lëndime […]

The post Greqi – Shqiptari bie nga kati i 3-të në boshtin e zbrazët të ashensorit në pallatin në ndërtim appeared first on BoldNews.al.

Shpopullimi/ Në BE dominojnë menaxherët, te ne puna e krahut

By: Brisi
11 December 2025 at 09:07

Ekonomia e vendit tonë gjeneron punë krahu të lirë, ndërsa në Bashkimin Europian “Menaxherët e shitjeve, marketingut dhe zhvillimit” regjistruan shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës (8.4%), përpara “Punëtorëve të prodhimit” dhe “Punëtorëve të tjerë mbështetës të zyrës” (të dy 7.3%), sipas të dhënave të Eurostat. Sipas të dhënave të kombëtare […]

The post Shpopullimi/ Në BE dominojnë menaxherët, te ne puna e krahut appeared first on BoldNews.al.

Arrestohen kapiteni dhe inxhinieri i anijes pas vdekjes së marinarit në Portin e Durrësit

10 December 2025 at 13:18

Një 24-vjeçar nga Azerbajxhani humbi jetën të dielën e 7 dhjetorit, në një anije me flamur panamez të ankoruar në Portin e Durrësit, pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës si marinar. I riu u transportua menjëherë drejt spitalit të Durrësit, por ndërroi jetë rrugës për në urgjencë. Pas  hetimeve për […]

The post Arrestohen kapiteni dhe inxhinieri i anijes pas vdekjes së marinarit në Portin e Durrësit appeared first on Reporter.al.

Hotel Ari në Sarandë kërkon punonjëse për mirëmbajtje dhe pastrim

By: Uesli
10 December 2025 at 09:50

Hotel Ari në Sarandë kërkon punonjëse për mirëmbajtje dhe pastrim   Ofrohet punësim vjetor Ambient i sigurt dhe kushte të mira pune   Kontakt për info & aplikim 069 271 9975   Adresa: Hotel Ari, Shëtitorja e Sarandës      Ky është një publikim informues nga Saranda Web. Përgjegjës për përmbajtjen është punëdhënësi.   Website Saranda […]

The post Hotel Ari në Sarandë kërkon punonjëse për mirëmbajtje dhe pastrim appeared first on Saranda Web.

90% e emigrantëve shqiptarë në Gjermani, në punë me aftësi të ulëta

By: Ela
9 December 2025 at 08:18

Emigrantët nga Ballkani janë bërë një pjesë e rëndësishme e tregut të punës në Gjermani. Sipas të dhënave nga Bruegel, një organizatë kërkimore, shqiptarët në Gjermani dominojnë në punët me aftësi të ulëta dhe të mesme dhe ndër më të ulëtit në rajonin e Ballkanit për punë të kualifikuar. Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen […]

The post 90% e emigrantëve shqiptarë në Gjermani, në punë me aftësi të ulëta appeared first on BoldNews.al.

Kërkohet punonjës/e për pastrim dhe mirëmbajtje shtëpie 4 orë në ditë

By: Uesli
4 December 2025 at 17:23

Kërkohet një person për  pastrim dhe mirëmbajtjeje shtëpie në zonën e Rrugës Butrinti, Sarandë.   Pozicioni: Pastrim/Mirëmbajtje shtëpie Orari: 4 orë në ditë, nga e hëna në të premte Vendndodhja: Rr. Butrinti, Sarandë   📞 Për informacion: +355 69 92 68 900 🔹 Announcement – Part-Time Home Cleaning Opportunity   A person is needed for […]

The post Kërkohet punonjës/e për pastrim dhe mirëmbajtje shtëpie 4 orë në ditë appeared first on Saranda Web.

Alba Beton kërkon Shofer & Impjantist në Sarandë

By: Uesli
3 December 2025 at 18:33

Alba Beton kërkon Shofer & Impjantist në Sarandë Kompania Alba Beton po zgjeron stafin dhe kërkon të punësojë: 1. Shofer për automjete të rënda (betoniere) 2. Impjantist për prodhimin e betonit Kërkesat: Leje drejtimi (për shoferin e betonieres) Eksperiencë pune në prodhimin e betonit Seriozitet dhe përgjegjëshmëri në punë Kontakt: 0694026993 & 0694605961 📍 Vendndodhja: […]

The post Alba Beton kërkon Shofer & Impjantist në Sarandë appeared first on Saranda Web.

GJERMANI – Një në gjashtë persona i shqetësuar për humbjen e vendit të punës për shkak të IA

1 December 2025 at 15:36

HAMBURG, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ – Sipas një sondazhi të publikuar sot  rreth një në gjashtë punonjës ndihet i rrezikuar nga humbja e vendit të punës për shkak të inteligjencës artificiale (IA).

Raporti i tregut të punës 2025, i hartuar nga platforma e karrierës “Xing”, tregon se ky shqetësim është në rritje,  një vit më parë përqindja ishte 14%, ndërsa tani ka arritur në 16%.

Nga 2 000 punonjësit e anketuar, rreth 29% besojnë se IA do të zëvendësojë shumë punonjës në të ardhmen. Megjithatë, qëndrimet ndryshojnë sipas moshës, vetëm 25% e të rinjve 25–34 vjeç mendojnë se shumë vende pune janë të rrezikuara, ndërsa përqindja rritet në 32% tek grupmosha 18–25 vjeç dhe tek punonjësit 55–65 vjeç.

Sipas një studimi të publikuar në nëntor nga I”nstituti Gjerman për Kërkime të Punësimit” (IAB), IA do të sjellë ndryshime të mëdha strukturore në tregun e punës, por numri total i vendeve të punës pritet të mbetet i qëndrueshëm.

Rreth 1,6 milionë vende pune do të preken nga këto ndryshime, disa do të zhduken, ndërsa të tjera do të krijohen.

Sektori i teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve IT parashikohet të përfitojë më së shumti, me rreth 110 000 vende pune të reja që mund të krijohen.

Ndërkohë, rreth 120 000 vende pune mund të humbasin në sektorë si shërbimet korporative. /Ad.Ab./

The post GJERMANI – Një në gjashtë persona i shqetësuar për humbjen e vendit të punës për shkak të IA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NOI PREMIUM Cellar në qendër të Sarandës kërkon të punësojë 2 Shitës/e

By: Uesli
30 November 2025 at 18:36

Njoftim Pune – NOI PREMIUM Cellar në qendër të Sarandës kërkon të punësojë 2 Shitës/e. Kërkohet korrektësi, aftësi komunikimi dhe dëshirë për të punuar në një ambient të rregullt dhe profesional.   Adresa: 15-Katshi, Sarandë Për info & aplikime kontaktoni 0699825852      Ky është një publikim informues nga Saranda Web. Përgjegjës për përmbajtjen është […]

The post NOI PREMIUM Cellar në qendër të Sarandës kërkon të punësojë 2 Shitës/e appeared first on Saranda Web.

❌
❌