Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shoqata e Gjyqtarëve, rezolutë për dosjet e mbetura stok dhe sigurinë

22 December 2025 at 18:24

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë i drejtoi Këshillit të Lartë Gjyqësor të hënën një rezolutë me shqetësime dhe propozime lidhur me ngarkesën e stoqeve të dosjeve të prapambetura në gjykatat e Juridiksionit të Përgjithshëm, sidomos ato të kryeqytetit. Në rezolutë kritikohen dhe akte nënligjore të KLGJ-së që përcaktojnë afatet procedurale, të cilat […]

The post Shoqata e Gjyqtarëve, rezolutë për dosjet e mbetura stok dhe sigurinë appeared first on Reporter.al.

Projekti TID në Durrës, shteti u prish shtëpitë banorëve pa kompensim të drejtë

By: Elva
21 December 2025 at 11:25

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i hapur rrugë projektit TID Durrës, Isuf Idrizi ka udhëtuar pesë herë drejt qytetit të tij të lindjes nga Padova në Itali, ku jeton prej vitesh. Por përveç pasigurisë dhe faturave që rriten, Idrizi po përballet së fundmi edhe me shpenzime […]

The post Projekti TID në Durrës, shteti u prish shtëpitë banorëve pa kompensim të drejtë appeared first on BoldNews.al.

Dosja me 11 të akuzuar/ Gjykata ndan çështjen e Florenc Çapjas dhe të tjerëve, Ervis Martinaj e Talo Çela do gjykohen si…

By: V K
20 December 2025 at 13:11

Gjykata e Posaçme, vendosi të veçojë çështjen ndaj Alket Xhixhës, Florenc Çapjas dhe Elvin Mërlikës, të cilët janë pjesë e dosjes me 11 të akuzuar.

Bëhet me dije se vendimi u dha në seancë paraprake, ndërsa të tjerët qe janë ende në kërkim dhe nuk dihet asgjë për ta, konkretisht për Talo Çelën, Ervis Martinaj dhe Marjus apo Suel Çela, çështja për ta do të shqyrtohet e veçuar.

Gjykata ka kërkuar që ministria e drejtësisë, t’i drejtohen me letërporosi autoriteteve belge për të kërkuar ekstradimin e Elio Bitrit.

Në këtë çështje, SPAK ka ngritur akuza si vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave dhe grup i strukturuar kriminal.

The post Dosja me 11 të akuzuar/ Gjykata ndan çështjen e Florenc Çapjas dhe të tjerëve, Ervis Martinaj e Talo Çela do gjykohen si… appeared first on Albeu.com.

“Ping-pongu” gjyqësor për HEC-et e Kaçinarit përfundon në Gjykatë të Lartë

16 December 2025 at 16:43

Pas gjashtë vitesh sorollatje institucionale, çështja e banorëve të Kaçinarit në Mirditë, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e katër hidrocentraleve nga kompania “Shpërdhaza Energji”, do t’i kalojë Gjykatës së Lartë.

Vendimi pritet të përcaktojë nëse rasti i tyre do të gjykohet nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) apo nga Gjykata e Lezhës.

Vendimi i GJKKO-së dhe përplasja e kompetencave

GJKKO vendosi të martën t’ia delegojë çështjen Gjykatës së Lartë, e cila do të përcaktojë gjykatën kompetente për shqyrtimin e kallëzimit të bërë nga 13 banorë të Kaçinarit, një kallëzim që mban datën 25 nëntor 2019.

Kallëzimi i tyre përfshin pretendime për shkelje në dhënien e koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve.

Sipas avokatit të banorëve, Marash Logu, ai përfshin edhe ish-kryetarin e bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj. Për këtë arsye, rasti duhej të hetohej nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe të gjykohet nga gjykatat e posaçme.

“Akuzat penale ndaj ish-kryetarit të bashkisë nuk mund të hetohen nga Prokuroria e Lezhës dhe për rrjedhojë të gjykohen nga Gjykata e Lezhës,” theksoi avokati Logu duke cituar Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale.

Endje prej vitit 2019

Avokati Logu shpjegoi për Citizens.al se kallëzimi i banorëve u depozitua fillimisht në atë që asaj kohe njihej si Prokuroria e Krimeve të Rënda. Por ajo shpalli moskompetencë dhe e dërgoi çështjen në prokurorinë e Lezhës.

Në vitin 2020, prokuroria e Lezhës ia përcolli sërish çështjen SPAK-ut, një prokurori e re e posaçme, e cila sapo ishte formuar. SPAK-u e ktheu dosjen mbrapsht, duke vijuar ping-pongun institucional.

Në vitin 2021, Prokuroria e Lezhës kërkoi pushimin e çështjes, duke pretenduar se “nuk ka shkelje”. Por Logu tregoi se Gjykata e Lezhës dhe ajo e Apelit Shkodër vendosën kundër.

“Prokuroria duhej të kryente hetime të tjera për shkak se ekzistonin dyshime se mund të kishte shkelje nga disa persona të përfshirë në procedurat e koncesionit,” tha avokati Logu.

Gjykata e Lezhës i dha prokurorisë 90 ditë kohë për hetimet shtesë. Por sipas avokatit Logu, këto hetime zgjatën katër vite, në kundërshtim me vendimet gjyqësore.

Në vitin 2025, prokuroria e Lezhës paraqiti sërish kërkesë për pushimin e çështjes dhe në këtë pieriudhë gjykata vendosi t’ia përcillte dosjen GJKKO-së për kompetencë.

Kjo e fundit, me vendimin e sotëm, ia kalon për qartësi vendimmarrjeje Gjykatës së Lartë, e cila sipas avokatit Logu, pritet të marrë të paktën tre muaj për t’u shprehur.

“Çështja më pas ose do t’i kthehet GJKKO-së, ose Gjykatës së Lezhës”, u shpreh avokati Logu, ndërsa shtoi se cilado gjykatë ta shqyrtojë çështjen, do të marrë edhe ajo kohën e saj duke nënkuptuar këtu kohë shtesë për drejtësinë.

Beteja e banorëve të Kaçinarit për ujin

Banorët e Kaçinarit e kanë kundërshtuar projektin koncesionar të katër hidrocentraleve të kompanisë “Shpërdhaza Energji” që në vitin 2019. Ata pretendojnë shkelje të rënda ligjore, përfshirë mungesën e konsultimit publik dhe falsifikimin e firmave.

Prej asaj kohe, ata kanë zhvilluar protesta dhe beteja ligjore për ndalimin e projektit.

Në muajt mars, prill, maj dhe korrik 2025, protestat u zhvendosën në bjeshkë, më pas para ministrisë së Infrastrukturës dhe më tej para gjykatës së Lezhës ku u kërkua ndalimi i punimeve.

Shqetësimi kryesor lidhet me dëmet mjedisore dhe devijimin e burimeve ujore, që sipas banorëve mund të jenë të parikuperueshme nëse punimet nuk ndalen në kohë.

Sipas avokatit Logu kompania ka vijuar punimet, pavarësisht se lejet e ndërtimit, mjedisit dhe shfrytëzimit të ujërave kanë tejkaluar afatet ligjore.

Lexo gjithashtu:

The post “Ping-pongu” gjyqësor për HEC-et e Kaçinarit përfundon në Gjykatë të Lartë appeared first on Citizens.al.

Gjykata trondit PSG-në, i jep Mbapes të drejtë për shumën e jashtëzakonshme

By: V K
16 December 2025 at 15:00

Një gjykatë pune në Paris, ka vendosur sot që PSG i detyrohet Kilië Mbapes 60 milionë euro. Kjo shumë duhet paguar për pagat e prillit, majit dhe qershorit të vitit 2024. Ky gjyq ishte zgjatur prej kohësh pa zgjidhje.

Gjykata pranoi se PSG kishte dështuar, që t’i jepte Mbapes çfarë i takonte nga pagat dhe po ashtu bonusin etik dhe atë të nënshkrimit.

Vetë sulmuesi francez nuk kishte hequr dorë nga ato, ndërsa PSG pretendonte se duhet t’i humbiste.

Mbape kërkoi edhe më tepër nga PSG, megjithatë këto janë çfarë u njoh. Përfaqësuesit e francezit u shfaqën të kënaqur pas vendimet.

26-vjeçari u largua në vitin 2024 si lojtar i lirë, ndërsa zgjodhi të vazhdonte Real Madrid. Klubi madrilen nuk pagoi te francezët, ndërsa prej kohësh nuk ia dilte të blinte kartonin e Mbapes.

The post Gjykata trondit PSG-në, i jep Mbapes të drejtë për shumën e jashtëzakonshme appeared first on Albeu.com.

Ping-Pong gjykatash me dosjen e Aeroportit të Vlorës

By: Brisi
15 December 2025 at 20:33

Për më shumë se tre vjet, gjykatat shqiptare me në krye Gjykatën e Lartë mbajnë peng procesin e hetimit gjyqësor në lidhje me ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Përveçse një projekt i ndërtuar në zonën e mbrojtur Vjosë–Nartë, duke ngritur shqetësime serioze të mëdha për mjedisin, janë edhe gjykatat ato të cilat po luajnë “ping-pong […]

The post Ping-Pong gjykatash me dosjen e Aeroportit të Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin/ Gjykata e Korçës zbut masën e sigurisë, lirohen nga burgu vëllai i deputetit Bledjon Nallbati dhe dy të tjerë

By: M C
14 December 2025 at 16:35

Alti Nallbati vëllai i deputetit demokrat Bledjon Nallbati, dhe dy personat e tjerë Marsel Buçi e Trajan Çeliku kanë lënë ambientet e burgut të Drenovës pasi gjykata ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpie”. Mësohet se në seancën gjyqësore pas 40 ditësh që u lanë në masë sigurie “arrest në burg”, për arsye të mbledhjes së provave dhe veprimeve hetimore shtesë të prokurorisë, tre të arrestuarit që morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin Ilir Topçiu, janë lënë në arrest shtëpie.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur më tepër se 1 muaj më parë në qytetin e Bilishtit ku Alti Nallbati, Marsel Buçi e Trajan Çeliku kanë marrë me forcë 32-vjeçarin Ilir Topçiu duke e çuar në magazinën në pronësi të njërit prej të arrestuarve, ku e kanë dhunuar dhe mbajtur për disa orë peng. Alti Nallbati dhe Trajan Çeliku u akuzuan për veprat penale të “heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “kanosje”, të dyja veprat të kryera në bashkëpunim.

Ndërsa Marsel Buçi krahas dy veprave penale të mësipërme, u akuzua edhe për “plagosje të lehtë me dashje”. Hetimet vijojnë për këtë çështje që prej momentit kur Ilir Topçiu denoncoi ngjarjen pranë uniformave blu. Ngjarja tronditi opinionin publik dhe një ditë pas ngjarjes u shkarkua drejtori i policisë së qarkut Erion Ahmeti dhe u pezullua zëvendës drejtori për hetimin e krimit në DVP Korçë, Hajri Kushe.

The post Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin/ Gjykata e Korçës zbut masën e sigurisë, lirohen nga burgu vëllai i deputetit Bledjon Nallbati dhe dy të tjerë appeared first on Albeu.com.

Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim ankimin e Ramës për Ballukun

By: V K
12 December 2025 at 15:50

Gjykata Kushtetuese, ka marrë vendimin për ankimimin e kryeministrit Edi Rama, për vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës.

Mësohet se Gjykata Kushtetuese, ka vendosur ta kalojë çështjen Balluku për shqyrtim në seancë.

Bëhet me dije se 5 gjyqtarë te Gjykata Kushtetuese, kanë votuar pro pranimit të kërkesës së Edi Ramës, ndërkohë që 3 të tjerë kanë votuar kundër shqyrtimit të çështjes së pezullimit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.

Pas ketij vendimi, ceshtja do te shqyrtohet ne nje seance te posaçme, ku anëtaret e Gjykates Kushtetuese do te gjykojnë ne themel, vendimin e GJKKO. Gjykata e Posaçme Antikorrupsion caktoi masën e pezullimit per Belinda Ballukun, pas hetimit te SPAK, qe ka ngritur akuza te forta ndaj numrit dy te qeverise per abuzime me tunelin e Llogarasë dhe paracaktimin e tenderit te Unazës se Madhe.

QËNDRIMI I KRYEMINISTRIT

Kryeministri Edi Rama, nuk e shkarkoi nga detyra Ballukun pas pezullimit nga GJKKO, por i hoqi të drejtën e firmës ndërsa iu drejtua Kushtetueses. Qeveria kërkoi që të zgjidhej mosmarrëveshja e kompetencave e krijuar mes saj dhe GJKKO-së dhe shfuqizimin e vendimit për pezullimin nga detyra.

Parashikimi kushtetues, sipas të cilit anëtari i qeverisë gëzon imunitetin e deputetit, është pika kryesore mbi të cilin Kryeministrit Edi Rama ndërtoi ankimin. Sipas ankimit, për sa kohë nuk mund të vendoset gjyqësisht pezullimi nga detyra i deputetit, kjo s’mund të ndodhë as për një ministër.

Në ankimim flitet për ndërhyrje të pastër në kompetencat e një tjetër pushteti, siç është ai ekzekutiv dhe se GJKKO ka marrë atribute që nuk ia njeh Kushtetuta. Qeveria nuk e ka ankimuar në Kushtetuese masën tjetër të sigurisë për ndalimin e daljes jashtë shtetit.

APELI I GJKKKO

Nga ana tjetër, Miliana Muça do të jetë gjyqtarja në Gjykatën e Posaçme të Apelit, që do të shqyrtojë ankimin e masave të sigurisë të kërkuara nga SPAK dhe caktuara nga GJKKO për zëvendëskryeministren Balluku dhe dy vartësit e saj, drejtorin e KESH Erald Elezi, dhe drejtorin e ARRSH, Gentian Gjyli.

Më 20 nëntor, Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit.

Ajo është marrë e pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet, dyshohet se fituesi është paracaktuar. SPAK ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi. Gjithashtu, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi akuzohen për shkelje të barazisë në tendera për ndërtimin e tunelit të Llogorasë. Elezi është i dyshuar edhe për tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe.

The post Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim ankimin e Ramës për Ballukun appeared first on Albeu.com.

Shtyhet gjyqi i Erion Veliajt/ Kryebashkiaku largon avokatin Artan Gjermeni

12 December 2025 at 11:26

TIRANË- Është shtyrë sërish në GJKKO seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë.

Shkak për shtyrjen këtë herë, u bë një tjetër lëvizje e Veliajt, i cili kërkoi përjashtimin e avokatit të tij mbrojtës Artan Gjermeni.

Pas përjashtimit të avokatit, GJKKO i ka caktuar një avokate shteti, Valentina Teodoreskun, e cila tashmë duhet të lexojë plot 60 mijë faqe dosje në ngarkim të kryebashkiakut Veliaj deri me datën 5 janar të vitit të ardhshëm, datë e caktuar nga trupi gjykues për seancën e radhës.

Në nisje të seancës gjyqtarja Etleve Deda rrëzoi kërkesën e lëxuar nga mbrojtja, që Veliaj të dalë nga kafazi i qelqtë në sallën e gjyqit dhe të qëndrojë pranë avokatit të tij.

Kryebashkiaku i Tiranës u arrestua në shkurt të këtij viti. Prokuroria e Posaçme akuzon Veliajn për veprat penale pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli/abcnews.al

Gjykata dënoi me 16 vite burg vrasësin e djalit, flet babai i Martin Canit: Shkolla jo vetëm heshti, por as ndjesë nuk ka kërkuar

By: V K
9 December 2025 at 14:37

Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës, ka dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn, adoleshentin që vrau me thikë të riun Martin Canin një vit më parë.

Babai i Martin Canit, ka folur për mediat dhe kritikuar heshtjen e shkollës për ngjarjen e rëndë.

DEKLARATË PËR SHTYP – FAMILJA CANI

Sot, pas një viti dhimbjeje që nuk përshkruhet me fjalë, ne — familja e Martin Canit — kemi parë për herë të parë një rreze të fortë drejtësie.

Gjykata vendosi të mos ndjekë rekomandimin e Prokurorisë, e cila e trajtoi ngjarjen si një vepër të vetme penale por e njohu qartë atë që ne e kemi thënë që në ditën e parë: janë DY vepra penale — vrasja e Martinit dhe tentativë vrasje ndaj Luisit.

Ky vendim është një akt kurajoz, profesional dhe i drejtë.

Është një vlerësim real i asaj që ndodhi: dy fëmijë të goditur me thikë, dy akte të veçanta dhune, dy qëllime kriminale të ndara.

I falenderojmë gjyqtarët për integritetin dhe ndershmërinë e tyre, që zgjodhën të shohin të vërtetën dhe jo rrugën më të lehtë procedurale.

Ky vendim nuk na e kthen dot Martinin, por na jep një ndjenjë të thellë se dhimbja jonë nuk u shpërfill dhe se jeta e tij u trajtua me peshën dhe dinjitetin që meriton.

Sot, Martini është më i gjallë se kurrë në ndërgjegjen e shoqërisë.

Ne do të vazhdojmë misionin tone me:

Muzeun “Martin Cani”, një vend i kujtesës dhe edukimit.

Filmin mbi jetën e tij, që do të mbajë gjallë ëndrrën e tij të futbollit dhe të ardhmes që nuk arriti ta jetojë.

Fondacionin Martin Cani, që do të luftojë për sigurinë e fëmijëve në shkolla, që askush të mos përjetojë atë që kaluam ne.

Falenderojmë të gjithë qytetarët që kanë qëndruar pranë nesh.

Sot, drejtësia foli me zë të qartë për Martin Canin.

 

The post Gjykata dënoi me 16 vite burg vrasësin e djalit, flet babai i Martin Canit: Shkolla jo vetëm heshti, por as ndjesë nuk ka kërkuar appeared first on Albeu.com.

Vrau Martin Canin, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

By: V K
9 December 2025 at 14:20

Gjykata e Tiranës, ka dënuar me 16 vite burg Mario Përleshajn. Si autori, ashtu edhe viktima ishin nxënës të shkollës 9-vjeçare Fan. S. Noli në kryeqytet, ndërsa ngjarja tronditi opinionin publik.

Avokati i familjes së Martin Canit, foli për mediatduke e cilësuar vendimin të drejtë, por shtoi se duhen parë aktet.

The post Vrau Martin Canin, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn appeared first on Albeu.com.

Çështja “Balluku” dhe mëdyshjet kushtetuese për një vendim pa precedent

By: Elva
8 December 2025 at 17:25

Nga Sebi Alla Kryeministri Edi Rama në qëndrimet e shpeshta publike për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres, Belinda Balluku nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e trajton çështjen në pjesën juridike, duke e cilësuar “antikushtetues” vendimin dhe njëkohësisht ngre si shqetësim edhe në pjesën funksionale të ministrisë, me pretendimin se […]

The post Çështja “Balluku” dhe mëdyshjet kushtetuese për një vendim pa precedent appeared first on BoldNews.al.

Kuksiani i falsifikon firmën shokut, prokuroria kërkon burg, gjykata jep pafajësi

By: Elva
5 December 2025 at 21:43

Në emisionin investigativ “Piranjat”, 25-vjeçari Ardit Lala ka denoncuar një padrejtësi që i është bërë babait të tij të ndjerë, Hidër Lala, i cili ndërroi jetë në vitin 2020 si pasojë e Covid-19. Ai deklaron se babai i tij kishte miqësi me një zotëri nga Kukësi, Muhamet Sula, i cili në vitin 2018 shfaqet poshtë […]

The post Kuksiani i falsifikon firmën shokut, prokuroria kërkon burg, gjykata jep pafajësi appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

By: 27 ok
5 December 2025 at 20:14

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit të Zyrihut e shpall provën nga SkyECC absolutisht të papërdorshme në proces, sepse masa franceze u zhvillua si ndërhyrje hetimore në territorin zviceran pa asnjë autorizim nga autoritetet e Zvicrës dhe padyshim individual sipas të drejtës zvicerane.

Territorialiteti dhe masa franceze
Gjykata konstaton se Franca ka manipuluar rrjetin në mënyrë që pajisja SkyECC, fizikisht në Zvicër, t’i dërgonte çelësin kriptografik një serveri nën kontroll francez, pa kërkesë paraprake ose pëlqim nga autoritetet zvicerane. Kjo trajtohet si masë e huaj detyruese në territorin zviceran, në kundërshtim me parmin e territorialitetit dhe nenet mbi veprimtarinë e paligjshme të autoriteteve të huaja në Zvicër çka sjell për pasojë përjashtim absolut të provës, pa peshim të interesit për dënimin e veprave të rënda.

Mungesa e dyshimit të individualizuar
Gjykata vëren se në kohën e operacionit francez nuk kishte dyshim të bazuar në fakte kundër të pandehurit dhe sipas të drejtës zvicerane nuk do të lejohej asnjë formë vëzhgimi ndaj tij.
Masat ‘Blanket’ që prekin të gjithë përdoruesit e SkyECC shihen si të papajtueshme me kërkesën për dyshim individual dhe në çdo version të mundshëm të urdhrave francezë (kundër operatorëve, të gjithë përdoruesve, SkyECC Global apo personave të panjohur), pragu probator që kërkon e drejta zvicerane nuk do të konsiderohej i plotësuar.

Urdhrat francezë dhe ‘zbulimet rastësore’
Vendimi thekson paqartësitë rreth përmbajtjes dhe objektit të autorizimeve franceze, përfshirë mundësinë që procedimet të ishin formalisht ‘kundër personave të panjohur’, ku të dhënat mbi persona të tretë do të ishin vetëm zbulime rastësore (identical findings) pa bazë të ligjit zviceran. Gjykata thekson se një pjesë e sjelljes së supozuar nuk do të përbënte as vepër të tillë që, nëse do të hetohej në Zvicër, do të lejonte mjete të tilla të fshehta vëzhgimi.

E drejta për akses në ‘Raw data’ (të papërpunuara)
Gjykata trajton edhe kërkesën e mbrojtjes për akses në “raw data”, duke vërejtur se setet e dhëna të vëna në dispozicion nuk mund të konsiderohen ‘të dhëna bruto’ në kuptimin që ka zhvilluar Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, por e lë të hapur përfundimisht nëse ekziston një e drejtë e tillë subjektive në këtë kontekst. Kjo vë në dukje tensionin mes transparencës së procesit të përpunimit të të dhënave dixhitale dhe kufijve praktikë të zbulimit në procedim penal.

Pasojat për të ardhmen dhe roli i mbrojtjes
Vendimi sinjalizon se Zvicra nuk do të pranojë prova dixhitale të gjeneruara nga operacione të gjera të huaja që hyjnë në territor pa autorizim dhe pa dyshim individual, gjë që mund të ndikojë në përdorimin e të dhënave EncroChat/SkyECC edhe në çështjet e tjera.

Pas vendimit ka pasur fushata të forta mediatike nga prokurori publik dhe aktorë të tjerë, që paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare për të ndikuar në gjykatat e ardhshme, çka e bën bashkëpunimin ndërkufitar të avokatëve të mbrojtjes edhe më të rëndësishëm për të ruajtur shtetin e së drejtës.
(Vendimi i 15 gushtit 2025, i zbardhur më 5 dhjetor 2025)

https://www.joint-defense-team.com/post/foreign-skyecc-data-excluded-zurich-high-court

Ka shtëpinë me vendim gjykate, por jo leje riparimi! Qytetari 10 vjet pritje për dokumente

By: Elva
3 December 2025 at 22:32

David Shkurtaj, banor i lagjes “Mark Lula” në Shkodër, jeton prej 25 vitesh në Itali, por shtëpia e tij me certifikatë pronësie të vitit 1994, ende nuk e lejon, të ndërtojë katin e dytë. Sipas tij, shtëpia është e amortizuar dhe uji ka filluar të depërtojë në të gjitha anët, por Bashkia Shkodër refuzon të […]

The post Ka shtëpinë me vendim gjykate, por jo leje riparimi! Qytetari 10 vjet pritje për dokumente appeared first on BoldNews.al.

U kap me 120 kg drogë në makinë, dënohet me burg shqiptari në Francë

By: Elva
2 December 2025 at 20:24

Një shtetas shqiptar është dënuar nga gjykata e Perpignan-it në Francë pas kapjes me 120 kilogramë kanabis në makinën e tij, gjatë një kontrolli më 22 nëntor. Automjeti i tij po transportonte drogën drejt Italisë dhe ishte modifikuar për të fshehur pakot. Gjatë seancës, i riu, rreth 30 vjeç, pretendoi se vepronte i detyruar për […]

The post U kap me 120 kg drogë në makinë, dënohet me burg shqiptari në Francë appeared first on BoldNews.al.

Rama: Sipas Venecias dhe Strasburgut, gjyqësori nuk duhet të pezullojë ministra

30 November 2025 at 10:20

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, në nisje të podkastit “Flasim”, u ndal te zhvillimet kryesore të javës, ku veçoi çështjen e pezullimit nga detyra me vendim gjykate të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kryeministri theksoi se nuk hyn në asnjë debat për një absurditet kaq të rrezikshëm sa ky dhe se do të presë me durim që Gjykata Kushtetuese t’i japë drejtim çështjes së kësaj rruge të pashkelur askund në Europë dhe në botë.

“Një debat i hatashëm ka mbushur boshllëkun e klubeve mediatike e të pasqyrave sociale të javës, pasi një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë, kokë më kokë e pezulluan një anëtar të kabinetit qeveritar”, tha ai.

Rama solli në vëmendje atë që thonë Komisioni i Venecias dhe Gjykata Europiane e Strasburgut për këtë çështje.

Qëndrimi i Venecias, sipas tij, “është në fakt shumë i prerë”. “Gjykatat nuk duhet të pezullojnë anëtarë të qeverisë, sepse duke bërë këtë së pari, cenojnë balancën e pushteteve. Për sa kohë një ministër është figurë politike, pjesë e ekzekutivit, përgjegjës para Parlamentit dhe Kryeministrit, nëse gjykata e pezullon, ajo praktikisht ndërhyn në punën e qeverisë; ndërron përbërjen e ekzekutivit; merr kompetenca që i takojnë Kryeministrit dhe Presidentit”, u shpreh Rama.

Dhe kjo, sipas tij, konsiderohet nga Venecia shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve.

Po ashtu, Rama tha se duke e bërë këtë, gjykatat krijojnë mundësinë e instrumentalizimit të drejtësisë dhe Venecia paralajmëron shpesh kundër “judicial overreach”, ose shqip, shtrirjes së krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me politikën, sepse kjo për pasojë i hap rrugë presioneve politike ndaj qeverisë.

Po ashtu, Rama tha se kjo i hap rrugën destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit përmes proceseve penale.

Kryeministri theksoi se ministrat kanë funksione politike, jo administrative, dhe Venecia e ka thënë shumë herë: “Masat e pezullimit vlejnë për nëpunësit, jo për anëtarët e qeverisë, sepse ministri nuk është ‘zyrtar administrativ’, por autoritet politik”.

Në këtë drejtim, Kreu i Qeverisë nënvizoi se “pezullimi gjyqësor i ministrit është de facto presion për shkarkimin e tij, duke qenë se kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet një individ, por paralizohet krejt vendimmarrja për një apo më shumë sektorë që ministri mund të mbulojë. Dhe kjo është këmbë e krye jokushtetuese”.

“Komisioni i Venecias e ka theksuar shprehimisht: ‘Një prej parimeve të demokracisë parlamentare është që qeveria mund të shkarkohet vetëm nga organet politike, jo nga organet gjyqësore'”, shtoi ai.

Ndërsa Gjykata Europiane e Strasburgut, sipas Kryeministrit, nuk është ndeshur kurrë me këtë absurd dhe prandaj nuk ka dhënë asnjëherë, asnjë vendim specifik ku të përmendet fjala “pezullim i ministrit nga gjykata”.

“Pse? Sepse në asnjë shtet europian nuk ka ndodhur ndonjëherë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen bashkë, kokë më kokë në errësirë e të pezullojnë një ministër”, theksoi ai.

Kryeministri theksoi se “kjo që kanë bërë në Shqipëri një prokuror e një gjykatës, duke pezulluar një anëtar të kabinetit qeveritar, është një tentativë e padëgjuar, një eksperiment i paparë, një ide e pazhvilluar asnjëherë më parë dhe mesa duket, një rrugë e paimagjinuar askund tjetër se mund të shkelet nga gjyqësori, për të marrë kompetencat e Kryeministrit, të Presidentit e të Parlamentit bashkë”.

“Por ama ka disa parime shumë të qarta të Gjykatës Europiane që e ndalojnë parimësisht këtë aventurë antidemokratike: Së pari, Strasburgu thotë se masat e sigurisë nuk mund të përdoren: për qëllime politike; jashtë proporcionalitetit; dhe për të ndikuar ekzekutivin”, ths Rama.

Pezullimi i një ministri nga detyra, për kryeministrin Rama, “është minimalisht joproporcional dhe ndikon drejtpërdrejt ekzekutivin”.

“Për Strasburgun ministrat janë shprehje e vullnetit demokratik: qeveria buron nga shumica parlamentare dhe Strasburgu ka shkruar se: Çdo masë që ndërpret apo cenon funksionimin të institucioneve të zgjedhura duhet të justifikohet me standardin më të lartë demokratik”, tha ai.

Ndaj Rama tha se sipas Venecias dhe sipas Strasburgut, gjyqësori nuk duhet të pezullojë ministra.

“Në standardet europiane, ku nuk besoj se ka mbetur ndonjë standard për ta shpikur Shqipëria, kjo është: joproporcionale në thelb; antidemokratike në frymë; antikushtetuese në përmbajtje; nënshtrim i ekzekutivit; kërcënim i paprekshmërisë së vullnetit demokratik; kundër ndarjes së pushteteve; kundër standardeve të Venecias; kundër jurisprudencës së Gjykatës Europiane të Strasburgut”, theksoi Kryeministri.

Pezullimi i një ministri, sipas Ramës, “është në vetvete absurd si koncept, sepse të pezullosh një ministër nuk do të thotë të pezullosh thjesht një individ -një funksionar publik të cilitdo nivel – por do të thotë të pezullosh një autoritet me fuqi ekskluzive vendimmarrëse në një a më shumë sektorë dhe kësisoj t’i pamundësosh ministrisë përkatëse të përfaqësohet në Këshillin e Ministrave e t’i propozojë qeverisë vendimet e përjavshme për ecurinë e sektorit. Kjo është një nonsens absolut”.

Prandaj, Rama tha se “ministri ose rri në detyrë, ose largohet nga detyra me dorëheqje; nga Kryeministri; apo in extremis me dënim të formës së prerë sipas ligjit”.

“Tjetër nuk ka. Prokuroritë e Gjykatat nuk hyjnë fare në këtë mes dhe nuk e bëjnë kurrësesi këtë. Asnjëherë. Askund në Europë. E nëse Shqipëria do të hynte në analet e historisë së drejtësisë europiane me një shpikje të tillë, kjo do të ishte, largqoftë, një shfaqje ulëritëse papjekurie demokratike dhe institucionale. Uroj që Gjykata Kushtetuese t’ia kursejë këtë shfaqje Shqipërisë”, u shpreh ai.

/m.m/

The post Rama: Sipas Venecias dhe Strasburgut, gjyqësori nuk duhet të pezullojë ministra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla-Berishës: Të dëgjosh leksione nga “bufi SB” mbi vendimet e gjykatave, si të dëgjosh shejtanin të shpjegojë Biblën apo Kuranin

By: xhir jeta
27 November 2025 at 15:27

“Të dëgjosh leksione nga bufi SB mbi vendimet e gjykatave, është njëlloj sikur të dëgjosh shejtanin të të shpjegojë psalmet e Biblës apo suret e Kuranit,” është ky reagimi i kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla pas deklaratës së kryedemokratit Sali Berisha, i cili publikoi një listë ministrash të vendeve të BE-së që, sipas tij janë pezulluar gjatë hetimeve penale.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të PS e akuzoi Berishën për mashtrim publik duke i renditur disa kundër-argumente. Sipas Ballës rastet e përmendura janë dorëheqje politike, jo pezullime nga gjykatat.

“Asnjë nga këto raste nuk ka lidhje me rastin që duhet t’i japë zgjidhje Gjykata Kushtetuese në Shqipëri. Ato janë dorëheqje të natyrave dhe konteksteve të caktuara politike, por që nuk lidhen me një vendim pezullimi të ushtrimit të detyrës. Madje, rasti i dorëheqjes së Willy Claes nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s është fiks rasti se si çdo procedurë duhet të kalojë përmes Parlamentit. Willy Claes dha dorëheqjen vetëm pasi Parlamenti belg kishte dhënë autorizimin për hetimin gjatë kohës që kishte qenë Ministër në qeverinë belge.”

Në fund, Balla iu kundërpërgjigj në veçanti akuzave të Berishës për ish-kryeministrin rumun Victor Ponta, duke e lidhur sulmin e Berishës me çështjen e njohjes së Kosovës:

“Sa për mikun tim Viktor Ponta… sulmi yt i përhershëm ndaj tij lidhet me faktin që ishte Kryeministri më i hapur rumun për njohjen e Kosovës, diçka që ty s’të pëlqen, si dhëndër i Serbisë që je.”

Postimi i plotë:

Të dëgjosh leksione nga bufi SB mbi vendimet e gjykatave, është njëlloj sikur të dëgjosh shejtanin të të shpjegojë psalmet e Biblës apo suret e Kuranit. Duke i’u referuar qëndrimit të Kryeministrit Rama, se nuk ka asnjë rast në Europë, madje as në botë, ku një ministër të jetë pezulluar nga detyra (nuk flasim për vendim dënimi penal të formës së prerë), bufi i kënetës paska dalë sot me një listë emrash ministrash apo zyrtarësh në disa vende.

Asnjë nga këto raste nuk ka lidhje me rastin që duhet t’i japë zgjidhje Gjykata Kushtetuese në Shqipëri. Ato janë dorëheqje të natyrave dhe konteksteve të caktuara politike, por që nuk lidhen me një vendim pezullimi të ushtrimit të detyrës.

Madje, rasti i dorëheqjes së Willy Claes nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s është fiks rasti se si çdo procedurë duhet të kalojë përmes Parlamentit. Willy Claes dha dorëheqjen vetëm pasi Parlamenti belg kishte dhënë autorizimin për hetimin gjatë kohës që kishte qenë Ministër në qeverinë belge.

Sa për mikun tim Viktor Ponta, ta kam thënë dhe po ta përsëris: sulmi yt i përhershëm ndaj tij lidhet me faktin që ishte Kryeministri më i hapur rumun për njohjen e Kosovës, diçka që ty s’të pëlqen, dihet, si dhëndër i Serbisë që je.

Njëri prej tyre nga Kosova, një gjykatë zvicerane dënon dy burra për ‘mbështetje të ISIS’

24 November 2025 at 16:30


Gjykata Federale Penale e Zvicrës ka dënuar dy burra me 30 dhe 53 muaj burg për siç është thënë “mbështetje të organizatës terroriste Shteti Islamik”.

Siç raportojnë mediat vendase, përcjell Telegrafi, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm kishte kërkuar dënime më të larta.

Sipas raportimit, Dhoma Penale i liroi dy burrat nga akuza e pjesëmarrjes në një organizatë terroriste për aktivitetet e tyre brenda kuadrit të grupit të dyshuar terrorist kosovar "Vëllezërit e Vitisë" dhe degës së tij zvicerane në Gjenevë.

Kështu, theksojnë mediat zvicerane, një kosovar duhet të vuajë 15 muaj nga dënimi prej 30 muajsh. Veç kësaj, gjykata urdhëroi që ai të deportohet për pesë vjet.

Gjithashtu ajo e shpalli atë fajtor për akuza të shumta mashtrimi, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe marrje të paligjshme të ndihmave familjare.

Ndërsa siç raportohet më tej, i pandehuri tjetër u dënua gjithashtu për mashtrim tregtar, pastrim parash, falsifikim të shumëfishtë dokumentesh, përshkrime dhune, marrje të paligjshme të përfitimeve të sigurimeve sociale dhe vepra të tjera penale. /Telegrafi/

Me siguri, Rama do t’i kthejë faqen tjetër Drejtësisë

21 November 2025 at 14:54

Frrok Çupi

As që pritet tjetër gjë. E sigurt se Edi Rama nuk do të sillet si Drejtësia. Edhe kësaj here do t’i manifestojë parimësi, pavarësisht goditjes që i dhanë. Të vjen ndërmend sjellja e disa të urtëve përballë dëmeve që u kanë bërë në familje, tek thonë: ‘Ia lë në dorë Zotit!’’ .

Lordi i Edi Ramës, përballë absurdit, formulën kryesore ka ‘kthe faqen tjetër!’.  Dhe shiko përpara.

Gjithnjë kryeministri ka deklaruar se ‘Drejtësia ka punën e vet, ne tonën. Nuk ndërhyjmë, pranojmë vendimet e Drejtësisë’.

Por kësaj here, më shumë se kurrë, kryeministri i Shqipërisë ‘nga faqja tjetër’ ka një objektiv shumë të lartë. Ka bërë gati gjithçka që Shqipërinë ta ankorojë në Bashkimin Europian, që është ëndrra më e vjetër dhe më e lartë për kombin. Sot BE ka samitin e vet në Tiranë. Para qëllimit të madh kombëtar, Edi Rama me siguri që do të bëjë sikur nuk ndodhi gjë në ‘familjen e tij’. Ndryshe do të kacafytej me prokurorë e gjykatës që sot janë e nesër nuk janë, duke lënë në anë të rrugës qëllimin për në Bashkimin Europian, i cili është fat i përjetshëm.

Me sa duket nuk ka ndërmend, as kësaj here, që t’u japë shkas skeptikëve apo edhe nihilistë nëpër botë që duan të mbajnë si flamur të shkuarën e errët politike e juridike të vendit. Sikur një fjalë, sado të vërtetë, të thotë Edi Rama për padrejtësitë e Drejtësisë, ata andej dhe disa këtu do t’i suleshin: ‘Ja që ndërhyn në Drejtësi’.

Po të ishte në qeverinë belge apo holandeze, sigurisht që kryeministri  do të thoshte të vërtetat hapur për ndërhyrjet e Prokurorit dhe Gjykatësit në qeverisjen e vendit dhe në besimin e sovranit popull. Por jemi këtu, ku sapo tentohet të ngrihet një drejtësi normale. Kryetari i qeverisë është ‘i detyruar’ që të zbusë ose të durojë përbindëshin që rriti vetë’.

Nuk ke ç’i bën, ai tjetri përballë që është agresiv sepse është i dobët, ai do të cingërojë duke thënë ‘Ja, qeveria më preku!’.

Edhe këtë herë do të ndodhë që Edi Rama të kalojë nëpër ngushticat që i kanë krijuar vendimet e padrejta të Drejtësisë, për të çuar mesazhin në Bruksel.

Drejtësia e Re, kësaj here e goditi në krahun e djathtë të tij, në kokën e zëvendës kryeministres. ‘Balluku, pezullohet nga detyra1…’. Ky ishte urdhri. Më parë e kishte goditur te personalitete të tjerë politik të qeverisjes , duke mbërritur deri te kryetari i Bashkisë së kryeqytetit… Drejtësia ka vendosur të bëjë punët e kryeministrit, duke shkarkuar zëvendëskryeministren. Precedenti hap rrugë që të hënën të shkarkojë ministrat. Nga mesi i javës, sipas ‘të drejtës së precedentit’ gjykatësi dhe prokurori do të shkarkojnë presidentin e Republikës. Ndërsa një javë më vonë do të bëjnë sikur Shqipëria nuk ka as popull. ‘E shkarkuam’.

Disa vëzhgues po e quajnë një grusht shteti nga Drejtësia. Të tjerë kanë frikë se po nxiten atavizmat e një Shqipërie të prapambetur kur nuk e kishte mendjen nga Evropa por nga Lindja e Mesme. Të tjerë po flasin për defektet në ndërtimin e ‘Drejtësisë së Re’ si një kullë e vjetër me tunele të nëndheshme që marrin e japin me paratë e vjedhura nga zyrtarët e lartë gjatë këtyre 30 vjetëve.

Ligjvënësi nuk ia preu kanalet e pista ligj zbatuesit.

Sado të skajshme që duken, të gjitha paradigmat kanë baza reale. Përderisa Prokurori shkarkon nga detyra të zgjedhurit dhe të votuarit nga populli. Belinda Balluku, zëvendëskryeministre, është e votuar dy herë: E para nga vetë sovrani për në altarin e mbajtësit të sovranitetit. E dyta, votuar për nënkryetare e qeverisë nga Parlamenti- si mbajtës i sovranitetit.

Megjithatë, Edi Rama, sigurisht do të kalojë nëpër ngushticë pa i lënë ‘të drejtë’ prokurorit që të hedhë edhe baltë, pas gurëve.

❌
❌