Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Adresa ku lindi e ardhmja

22 December 2025 at 00:28
Kur ministrja virtuale Diella hyri në muajin e nëntë të shtatzënisë së saj me 83 fëmijë digjitalë, shteti u përball me një problem që s’e kishte parashikuar as në strategjinë e shtetit digjital, as në kontratat e drejtpërdrejta me miqtë arabë: ku do të lindte? Serverët e Smart City-t u ndezën njëherësh. Kamerat u kthyen …

Paratë e emigrantëve, si fatkeqsi për shoqërinë shqiptare!

22 December 2025 at 00:25
Hasa në një postim të tillë sot në rrjet. Kjo është e vërteta më e madhe në Shqipëri dhe në shoqërinë tonë. Remitancat, paratë e emigrantëve, aq sa shërbyen si shpëtim për popullin, i cili në vitet 1990- 1995 ishte në kushtet e urisë; sa shërbyen për të ndërtuar shtëpitë e reja anë e kënd …

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

22 December 2025 at 00:13
Kjo shprehje i takon lituanes me origjinë hebreje Emma Goldman, e cila ndikoi shumë në lëvizjen politike të fund shekullit XIX dhe gjysmës së parë të shekullit XX. Si pjesë e konceptimeve anarkiste, shprehja e saj: “Nëse votimi do të ndryshonte diçka, do ta bënin të paligjshëm”, i jepte karburant kritikave dhe opinioneve të saj, …

Kriza që nuk erdhi dhe opozita që u përplas me veten

22 December 2025 at 00:09
Opozita është përpjekur që për rreth dy muaj, ta mbajë opinionin nën presion për disa procese paralele që lidhen me drejtësinë, qeverisjen dhe Kuvendin. Debati për kryetarin e ri të SPAK, zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe përplasjet politike rreth çështjes së zv.kryeministres Balluku ishin pikat ku PD e Sali Berishës u përpoq ta kanalizonte …

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

22 December 2025 at 00:07
Dje ish-presidenti Ilir Meta është ofruar të japë informacione në lidhje me ngjarjen e 21 janarit, të cilat sipas avokatit të tij, përfshijnë të dhëna që ai ka marrë në prag të protestës së opozitës nga burime të huaja. Meta pretendon se shërbime të huaja i paskan thënë se protesta do të jetë e dhunshme …

Paralajmërimet e Ahmetajt dhe si u zhduk koleksioni i Agasit nga kantina e verës

22 December 2025 at 00:02
Boshatisja e një kantine vere të bllokuar gjatë operacionit për kapjen e Ergys Agasit, hapi një dritare tjetër të vogël, nga ku dallohet jeta e luksit të qeveritarëve tanë. Ajo tregon se pas fasadës së reformave, pas fjalimeve për shtet dhe ligj, fshihet një univers tjetër, ai i privilegjit, i shijeve të shtrenjta dhe i …
Yesterday — 21 December 2025Main stream

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

By: Mero Baze
21 December 2025 at 19:53

Nga Mero Baze

Protesta e së hënës është paralajmëruar si protestë e dhunshme dhe afatgjatë. Nuk di pse PD e Berishës e ka marrë përsipër paraprakisht këtë zotim, por kam frikë se kjo është një nga ato gjëra që i bën mirë qeverisë në një nga orët e saj më të zeza, kur nuk e ka aq të lehtë ta kalojë me batuta përballjen e zyrtarëve më të lartë të shtetit me drejtësinë.

Në politikë disa parime janë të pandryshueshme kurrë. Kur i ke punët në vijë si opozitar dhe kur e ke vënë në vijë përballjen me qeverinë, nuk ke nevojë të tregosh as muskuj dhe as agresivitet.

Kush ngre tonet e larta të zërit thjesht s’ka fuqi. Kur fillon të jesh i sigurt për të marrë pushtetin s’ka nevojë të ulërasësh. (Nuk e kam për Lapajn.) Mjafton të shfaqesh ndryshe nga qeveria.

Këtë e ka bërë Berisha më 2005, ku pas protestave të marsit 2004 deri ditën që fitoi nuk bëri më asnjë protestë, madje e deklaroi këtë gjë. Ishte e qartë se kishte një plan për pushtet.

Të njëjtën gjë bëri Edi Rama pas 21 Janarit. Derisa erdhi në pushtet pas dy vite e gjysmë, nuk bëri më asnjë protestë, pasi e kishte shtruar rrugën për pushtet.

Në rastin konkret, kur qeveria është në ditët e saj të këqija me drejtësinë, por jo me elektoratin e saj, përpjekja për të marrë përsipër diçka që kam frikë se nuk ke fuqi ta bësh, është e vetmja aspirinë për qeverinë.

Nuk di sa të vërteta janë ato financimet për protestat kundër Veliajt nga opozita, por ky është rasti që këta të qeverisë, nëse s’kanë ndonjë lek, duhet t’ia çojnë Berishës, por pa përdorur SMS.

I vetmi lehtësim për pushtetin në këto kohë është ta bësh situatën sa më politike dhe t’i diferencosh njerëzit nëse janë me Ramën apo Berishën, duke eliminuar me forcë aktorët e tjerë.

E vetmja mënyrë që qeveria të ndihet e sigurt është t’i vësh ata në qoshe e t’u thuash: tani do t’ua marrim pushtetin me dhunë. Përveçse nuk e bën dot, mobilizon çdo energji të pushtetit për t’u bërë gardh ndaj një fenomeni që vetë socialistët nuk kanë dhe aq dëshirë të bëhen badigardë të historive korruptive.

Zhdukja e ngjyrave brenda pushtetit dhe brenda opozitës është e vetmja mënyrë që beteja të bëhet bardh e zi mes Berishës, që turfullon si kau plak i tredhur, dhe Ramës, që mezi e pret ta shikojë atë si aktor të vetëm para godinës së tij.

Është nga ato raste kur opozita e Berishës, më shumë sesa të rrëzojë Ramën, përpiqet ta shfrytëzojë këtë situatë për të eliminuar aktorët e tjerë opozitarë brenda PD-së e jashtë saj.

Në një farë mënyre mund t’ia arrijë, por jo duke rrëzuar Ramën. Thjesht çdo i mërzitur me Ramën dhe qeverisjen e tij do ta bëjë përsëri me Ramën, dhe çdo i mërzitur me Berishën do të largohet edhe më shumë nga Berisha, duke prodhuar më shumë dëshpërim sesa shpresë.

The post Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi first appeared on JavaNews.al.

Pse mazhoranca pret vendimin e Kushtetueses?

By: Ylli Pata
21 December 2025 at 19:18

Nga Ylli Pata

Në fakt nuk është vetëm mazhoranca që pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese, siç tha Edi Rama, për tu mrrë më pas me kërkesën shtesë të SPAK për masë sigurie ekstreme për Zv.kryeministren Belinda Balluku.

Njësoj si mazhoranca, është edhe SPAK e GJKKO, të cilët presin atë vendim, i cili siç i takon do të jetë një legjislacion në vete, në intepretimin më të thelluar të sjelljes së prokurorisë speciale e gjykatës ndaj personave të zgjedhur.

Kërkesa për masë sigurim ekstreme(arrest me burg apo në shtëpi) që u kërkua nga SPAK në Kuvend, përbën një lëvizje taktike, edhe pse në dukje emergjente.

Më shumë se një lëvizje “inati” është një manovër për të kushtezuar gjyqtarët e Kushtetueses në zemrën e argumentimit të intepretimit. Konkretisht, synohet nga SPAK të kompleksojë para publikut gjyqtarët e institucionit që intepreton ligjin themeltar të shtetit, që kur bëhet fjalë për një qeveritar të akuzuar kemi të bëjmë me një mëkat të madh nëse flitet për të drejta apo hapësirë.

Logjika apo “tradita” e krijuar deri tani, e nisur që me Saimir Tahirin është se kur një qeveritar akuzohet, ai duhet të largohet. Një puritanizëm që në thelb ka një mbështetje të madhe në publik, për arsye se Shqipëria ka vuajtur nga pandëshkueshmëria e peshkaqenët.

Mirëpo, nëse ky standard do të ishte për të gjithë “peshkaqenët” njëlloj, atëherë po. Pasi ne sot kemi një puritanizëm, pra kërkesa për të abondonuar politikën aktive, vetëm për “peshkaqenët pa dhëmbë”, ndërsa për “peshkaqenët tigra”, që rregullat e lojës i kafshojnë dhe i thyejnë, duke përdorur procedurat e turpshme gjyqësore që nga parashkrimi dhe zvarritjet pa fund, puritanizmi nuk vlen.

Pra edhe pse ne na ka ardhur SPAK në breg, apo “kalorësit e drejtësisë”, të goditurit janë vetëm ata që z’bzajnë. Shtrohet pyetja: e jo vetëm në këtë rast, si duhet të sillet një qeveritar, pra një zyrtar i zgjedhur nga populli në rast të një akuze ndaj tij, ao si duhet të sillet SPAK e GJKKO ndaj një personazhi të zgjedhur?

Edi Rama, sot foli për në raport të rëndësishëm të Këshillitt ë Europës për standardin e krijuar me paraburgimit, siç dihet kemi disa vendime të Gjykatës së Strasburgut për këtë çështje. Që nga vettingu, apo edhe raste zyrtarësh të ndryshëm.

Të cilët me gjasë Jo thjeshtë do të konsultohen në dispozitivin e Kushtetueses, pore dhe mund të referohen në vendim.

Logjika e SPAK me kërksën e masës ekstreme, duke shtuar me shpejtësi volumin e akuzës, synon të nxisë edhe një shprehje të Kushtetueses në rast se kemi të bëjmë me kërkesë të çuar në Kuvend.

Pra, Kushtetuesja ka edhe më shumë punë për të ardhur te vendimi, por ai mund të jetë deçiziv, së paku deri në një kërkesë tjetër ku i kërkohet një intepretim preciz.

Ndërkaq, Kushtetuesen kërkon ta kondicionojë edhe Sali Berisha, me thirrjet se opozita kërkon “kokat e korrupsionit”? Po kush janë realisht kokat e korrupsionit? Natyrisht që njerëzit i dinë më mirë se kush janë ndaj kanë votuar, por presin që ta bëjë drejtësia, për të cilën deri tani ka patur në besim të pakushtëzuar.

Gjithsesi, vendimi i Kushtetueses, edhe nëse nuk i zgjidh të gjitha problemeve do të sjellë një kornizë ligjore, së paku për ta bërë të qartë se SPAK nuk është në organ politik, por organ akuze…

The post Pse mazhoranca pret vendimin e Kushtetueses? first appeared on JavaNews.al.

Partia e Salianjit

21 December 2025 at 13:10

Nga Ardi Stefa

Unë besoj se Salianji dëshiron të krijojë një parti.

Është një supozim logjik. Nuk bën foltore e as takon demokratët që pastaj të zihet, shahet, ofendohet e intimidohet nga oborri i SHQUP-it. Sidomos kur e di shumë mirë se fjalimi për “demokratizim” dhe “reformim” të Partisë Demokratike është një monolog i dënuar me dështim.

Sepse Salianji e di mirë, edhe pse po flet si anëtar i Partisë Demokratike dhe kërkon demokratizimin apo reformimin e saj, që asnjë gjë e tillë nuk do të ndodhë. Partia Demokratike as do të demokratizohet, as do të reformohet. As Berisha që e ka parti personale nuk do të tërhiqet që partia të bëhet më e hapur, më e fortë, më e bashkuar apo fituese.

Berisha nuk ka parti për të reformuar; ka pronë për të administruar. Dhe pronari nuk tërhiqet për ta bërë pronën më të hapur, më të fortë apo më fituese. Pronari tërhiqet vetëm kur i merret çelësi.

Meqenëse përjashtoj mundësinë që Salianji të jetë duke u përgatitur për të hyrë në botën e modelingut, patinazhit artistik apo atë të spektaklit mendoj se partia e re është e vetmja mundësi e tij, si mjet presioni, si levë,si shantazh politik i butë me shpresën naïve që t’i imponohet deri- diku Berishës e Berisha për të shmangur përçarjen mund t’i japë Salianjit ndonjë post të lartë në PD, p.sh: Sekretar i Përgjithshëm në vend të Flamurit.

Prandaj them se Salianji ndoshta kërkon të krijijë një parti. Se në këto 35 vite të gjithë ata që tentuan t’ia marrin partinë Berishës dështuan. Përfunduan jashtë saj. Disa politikisht. Disa moralisht. Disa historikisht. Disa fizikisht.

Por po qe se do të qepësh një kostum të ri, nuk shkon te kasapi, por te rrobaqepësi.

Politika është një proces i thjeshtë që zakonisht kërkon një subjekt dhe një audiencë. Dhe Salianji po përpiqet të shfaqet si dikush tjetër por edhe si vazhdim i vetvetes së tij. Dhe Salianji sot po përpiqet të jetë njëkohësisht tjetër dhe i njëjti. Opozitar ndaj PD-së, por produkt i saj. Rebel ndaj Berishës, por i rritur në oborrin dhe enturazhin e tij. Nuk e di nëse do t’ia dalë mbanë, por nuk është një detyrë e lehtë.

Sigurisht, ka një distancë shumë të gjatë midis: “Dua të krijoj një parti” dhe “Partisë që krijova.”. Shanset janë që edhe po krijoi një parti të re Salianji të dështojë. Shumë histori politike në Shqipëri mbarojnë pa u shkruar kurrë.

Ky mund të jetë fundi i historisë. Se fillimin nuk e dimë ende.
Deri atëherë?

Së pari, disa njerëz duhet të formojnë një koalicion politik me Salianjin. Dhe më pas kanë nevojë për mbështetës dhe votues që të votojnë për të. Nuk është gjë e vogël.
Deri tani e dimë që e gjithë përpjekja është e drejtuar kundër PD-së së vjetër. Jo PD-së së vitit 1992, e cila ishte edhe më e madhe, as PD-së së vitit 2021, e cila realisht ishte fituese, por PD-së së viteve 2023 dhe 2025, e cila është rrudhur e tkurrur aq shumë. Salianji i drejtohet një hapësire politike, e cila i ngjan një vendi të bombarduar e të pashpresë.
Sidoqoftë, hapësirës opozitare i mungojnë personalitetet kryesore që mund ta bashkojnë atë dhe ta bëjnë konkurruese. Megjithatë, nuk është aspak e sigurt nëse Salianji dhe Alimehmeti mund ta mbushin këtë boshllëk.

Së dyti, Salianji duhet të gjejë aleatë. Por edhe aleatët e mundshëm nuk po shtyhen nga dera, që të bëjnë ndonjë marrëveshje me të. Nëse janë njerëz si Lapaj, Shehaj, Qorri & Co nuk i shoh të kenë ndonjë mbështetje të madhe në elektorat dhe janë aq meskinë sa të mos prodhojnë dot politikë e të bashkohen në një front të gjerë opozitar. Nuk prodhojnë frymë. Dhe mbi të gjitha nuk prodhojnë besim reciprok. Janë shumë të vegjël për t’u bashkuar dhe shumë xhelozë për të ndërtuar diçka më të madhe se vetja.

Edhe nëse argumenti yt më bindës dhe realist është se pa ndonjë iniciativë kjo hapësirë po çohet në humnerë. “Bashkohuni që të mund të shpëtojmë” është një thirrje logjike.
Për sa kohë që ata duan të shpëtohen, sigurisht. Dhe për sa kohë që ata mund të bashkohen pa i nxjerrë sytë njëri-tjetrit.

Së treti, nevojitet një argument politik. Pse duhet të votojmë për ju? “Që Rama të ikë!” është një argument i arsyeshëm, por i pamjaftueshëm.
Pse duhet të votojmë për ju? “Që Rama të ikë” është një arsye e kuptueshme, por jo e mjaftueshme. Rama nuk largohet me dëshirë, as me mallkime; largohet me alternativë. Dhe alternativa nuk është thjesht antiRama, por antimodel. Deri tani të gjitha përpjekjet anti model, me gjithë skandalet e qeverisë kanë dështuar.

Së katërti, historia 35 vjeçare e pluralizmit në Shqipëri ka treguar se cilido ka të drejtë të dëgjojë zërin e detyrës dhe të formojë një parti, sindikatë ose grup alpinistësh. Por e drejta për të guxuar nuk është garanci për sukses.

Dhe askush nuk mund të paragjykojë rezultatin e dëshirës së tyre.

Në fund ngelet rezultati. Edhe kësaj here kam shumë frikë se kjo tentativë nuk është bërë pa “bekimin” e Berishës. Dhe nëse është kështu, atëherë nuk kemi të bëjmë me reformë, por me riciklim. Jo me çarje të sistemit, por me ventilim të kontrolluar.

Historia është plot me idealistë që menduan se po e shpëtonin vendin.
Por nëse bëj një paralelizëm me një ngjarje nga Historia, edhe sikur Salianji ta ketë seriozisht me reformimin e partisë, i rikujtoj rastin e Zhan D’Ark, e cila fliste me Zotin e dëgjonte zëra që e thërrisnin për të shpëtuar Francën, por në fund përfundoi në turrën e druve duke u djegur e gjallë.
Siç kanë përfunduar të gjithë ata që donin të “trondisnin” establishmentin shqiptar dhe nuk e kishin seriozisht…

Historia nuk i fal gjysmërebelët, gjasmerebelët.

The post Partia e Salianjit first appeared on JavaNews.al.

Before yesterdayMain stream

Një ironi e vërtetë me 16 000 faqe në USB

20 December 2025 at 18:20

Nga Frrok Çupi

Hapen çantat dhe nxorën një gjë që nuk mund të shihej me sy të lirë. Ishte vetëm një mjet i vogël i quajtur USB, aq i vogël. Me atë mjet kishin ardhur të arrestonin zëvendës kryeministren Balluku.

Ironi e bën fati, por s’ishte ashtu. Tre prokurorë të SPAK kanë zbarkuar dje në Kuvendin e Shqipërisë, të ngarkuar me një  peshë aq të vogël sa e mban bleta në fluturim. Ishte një USB. Ata e demonstruan sendin sa një gisht të vogël misterioz. Gati- gati si një stilolaps pistoletë që ishte përdorur 15 vjet më parë për vrasjet para selisë së qeverisë.

Deputetët që pritën prokurorët nuk u tremben. Ata kanë besim se SPAK nuk vret pa paralajmërim. Por u tmerruan kur prokurori shpalli se brenda në atë send të vogël e misterioz, sa një fishek, ndodheshin 16 mijë faqe të shkruara. Janë akuza, dëshmi, përgjime, thashetheme, fjalë kafenesh, inate grash për burrat e burrash për gra… Të gjitha zënë 16 mijë faqe letër sikur misteri i mbledhur kulaç në usb të printohej diku.

Trembja e parë erdhi për nga volumi i madh i dokumenteve që duheshin lexuar. Aty ka deputetë që në jetën e tyre nuk kanë lexuar as 16 mijë shkronja. Por edhe nuk mund të fajësohet askush. 16 mijë faqe mund të lexohen për njëmijë ditë, që i bie të paktën tre vjet. Vetëm fashikujt me thashetheme dhe sharje mund të lexohen kollaj. Janë dokumente spiunësh, akuzuesish, dallkaukësh, politikanësh, skërmitës…

Këtë lloj letërsie nuk ka djalë nëne që e lexon.

Trembja tjetër, po sikur të humbë ndonjë faqe nga 16 mijë?! Në burg e kanë vendin kush e humb. Njëri nga deputetët që e parashikoi humbjen e disa fashikujve gjatë kohës që do të jetë duke i fshehur nga gruaja në shtëpi, gjeti një shpikje. Iu tha kolegëve se ka lexuar një libër nga Lufta e Dytë, ku korrieri partizan që ra në pritë armike, i hëngri letrat e shkruara që i kishin dhënë në Shtab.

“Po i humbët dokumentet, thoni që i keni ngrënë. S’ka ç’u bën SPAK se iu mbron populli për moral të lartë”, tha ai. Frika e tretë që i zuri ishte hamendja ‘sikur të jenë dokumente bosh’, domethënë pa prova dhe SPAK po bën një eksperiment si dikur me alarmet për sulme bërthamore.

Deputetet u vunë në dilema të mëdha. Zëvendës kryeministre e vendit, të cilës i kanë dedikuar një kryevepër me 16 mijë faqe, tani ndodhet më e çliruar se deputetët. As vetë Ana Kareninës nuk i kushtoi kaq shumë fletë romani Tolstoi; madje 30 herë më pak.

Ka pasur burra më të fortë në botë që janë trembur nga mijëra faqe me dokumente. Madje shtete janë tmerruar. Ja ku kemi Britaninë e Madhe…

Britania e Madhe nuk i duroi ‘prokurorët e SPAK’ dhe u thye. Ishulli i famshëm Anglosakson u detyrua të dalë nga radhët e  Bashkimit Europian për arsye edhe të shumësisë së faqeve me ligje dhe akte të tjerë. Ishullorët bënë ‘harakirin’ me emrin Brexit, por nuk pranuan të lexojnë 16 mijë faqe.

Bashkimi Europian ka gjithsej  19 mijë ligje dhe akte të tjera juridike. I bie që të jenë mjaft më pak se 16 mije faqe të SPAK. Por ama, Britania e Madhe nuk duroi t’i lexonte të gjitha. Kjo është ironia e botës.

-I quit!,- tha vetë Britania para marrëzisë me mijëra faqe, mjerisht të shkruara nga prokurorë e hetues.

Berisha i trajton gjithë opozitarët si Salianjin

By: Mero Baze
20 December 2025 at 19:21

Nga Mero Baze

Një nga arsyet madhore përse Berisha shpalli me urgjencë 22 Dhjetorin ditë proteste ishte Ervin Salianji dhe takimet e tij në Durrës, Gjirokastër dhe Elbasan. Pasi e pa që PD po plasaritej dhe interesi për të dëgjuar Salianjin ishte më i madh se interesi për të dëgjuar Berishën, ai shpalli ditën e protestës si i vetmi mekanizëm që ka për të nënshtruar opozitarët brenda partisë. E ka bërë këtë rregullisht në vite me çdo armik të brendshëm. Sa herë shfaqej dikush, thërriste protesta për t’u treguar demokratëve se “ne jemi kundër qeverisë, ai që më kritikon mua është me qeverinë”. Në këtë rast, Salianjin e nxori edhe me Suel Çelën.

Tani të njëjtën gjë që i bëri Salianjit po përpiqet t’ia bëjë Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt.

Nëse shikoni stilin e ftesës së tij për t’iu bashkuar protestës së Berishës, e kupton qartë se nuk po i thërret në protestë, por po i thërret për t’i bërë ushtarë të tij dhe për t’i nxjerrë nga fusha e lojës si opozitarë të ndryshëm nga Berisha.

Pra, ashtu siç përpiqet të unifikojë PD-në me veten e tij, duke i anatemuara kritikët brenda PD-së si armiq të opozitës, ashtu po bën edhe me partitë e reja opozitare, duke i vënë para zgjedhjes: ose në rresht pas meje, ose jeni opozitë e opozitës.

Me këtë stil Berisha përpiqet të ruajë iluzionin si opozita e vetme në këtë vend dhe gjithkush që tenton t’i marrë këtë monopol është më i keq se Edi Rama. Dhe kështu e ka më të sigurt rezultatin e protestës. Nëse del mirë, u thotë “s’kam nevojë për ju”; nëse del keq, u thotë “ma sabotuat ju”.

Ndaj, që t’i ikin këtij kompleksimi prej Berishës, partitë opozitare nuk duhet as t’u përgjigjen deklaratave të tij. Qeveria nuk rrëzohet nga dy mijë njerëz më shumë apo më pak në shesh, por nga idetë e reja alternative dhe sidomos nga figura që nuk të kujtojnë Sali Berishën. Ky është edhe makthi real i tij. Ai do t’u imponojë shqiptarëve ose atë, ose askënd nga opozita, ndaj edhe përpiqet t’i komprometojë kundërshtarët e vet në parti dhe në opozitë, që ose ta pranojnë atë, ose Edi Ramën. Qoftë edhe për kaq, çdo opozitar duhet ta llogarisë si aleat të Edi Ramës.

The post Berisha i trajton gjithë opozitarët si Salianjin first appeared on JavaNews.al.

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

20 December 2025 at 18:52

 

Nga Ben Andoni

Kjo shprehje i takon lituanes me origjinë hebreje Emma Goldman, e cila ndikoi shumë në lëvizjen politike të fund shekullit XIX dhe gjysmës së parë të shekullit XX. Si pjesë e konceptimeve anarkiste, shprehja e saj: “Nëse votimi do të ndryshonte diçka, do ta bënin të paligjshëm”, i jepte karburant kritikave dhe opinioneve të saj, lidhur me referimet që kishte nga vendi i saj i madh BRSS. U duk se kjo sentencë u harrua, pasi në fillim të viteve ’90 dhe dy dekada më pas ka pasur një lloj idealizmi për votën në Evropën socialiste të Lindjes dhe madje kjo shprehje u arkivua, pasi i shkonte më shumë anarkizmit. Erdhi befas koha kur besohej në konceptin amerikan të Linkolnit që Vota është më e fortë se plumbi, derisa tashmë rastet politike sidomos ato evropiane, po tregojnë se votimi është i mbyllur dhe madje me rezultate të njohura qysh pa nisur. Liderët nuk ndërrohen më në Lindjen ish-socialiste.

Kjo është dilema shqiptare tashmë kur maxhorancën e Edi Ramës e kanë makthuar rastet e zbulimit të korrupsionit dhe emrat e saj parakalojnë rregullisht në sfilatat e drejtësisë. Duke nisur nga rastet e zv\kryeministrave Balluku, Ahmetaj dhe duke vazhduar me ministrat, shefat e agjencive kryesore, apo dhe me njerëz të ndryshëm të strukturës së tyre, të gjitha e kanë bërë qeverisjen socialiste të kapë nivelin më të ulët të moralit politik dhe pikën e fundit gati drejt shpërbërjes me votuesin shqiptar.

Në këtë sens ka nisur një ngut tek opozita për ndryshimin, por edhe të reagimit me ndjesinë se e kanë fare afër pushtetin! Por në atë që po shohim në orët e fundit ka një rendje të zërave të ndryshëm, sikur pushteti është tek dera dhe ata po nxitojnë duke e penguar njëri-tjetrin, në vend që të bashkëpunojnë dhe të vendosin kanone të drejta për të ardhmen.

E vështirë për të bërë një ndryshim dhe rasti bullgar po na përcjell një paradoks që mund të na shërbejë si shembull, jo pse vendi është në një krizë të vazhdueshme dhe me zgjedhje të vazhdueshme, por sepse i ngjan Shqipërisë. I vetmi ndryshim me rastin tonë është se: Ndërsa partia GERB e Bojko Borisov është pjesë e Partisë Popullore Evropiane, Partia Socialiste tek ne është pjesë e Internacionales. Nga ana tjetër, ngjashmëritë sesi operojnë janë gati të frikshme: Pushtet i fortë ku kontrolli i administratës është i dukshëm, rrjeti i nepotizmit dhe ndikimi është në çdo qelizë të jetës së vendit. Përgjimet na tregojnë sesi merren tenderat dhe si veprohet me klientelizmin. Korrupsioni që shoqëron tashmë në çdo hap jetën e vendit po bëhet mbytës. Por bash përballë socialistëve të telendisur shqiptar dhe GERB-it të shkalafitur bullgar qëndrojnë alternativa pa asnjë forcë sepse janë të fragmentuara dhe mbi të gjitha të paorganizuara. PD-ja i dëgjon të gjitha ato që thonë aleatët e vegjël (të zvogëluar dhe prej flirteve të saj me socialistët), por në fund, paktet për reformat kryesore të vendit dhe sidomos atë zgjedhore i bën me socialistët. Dhe, përfundimi është ai që e sheh por nuk e dëshiron çdo shqiptar: Socialistët janë të vetmit që mund të bëjnë shtet!! Dhe, çfarë po i mungon këtij realiteti? Disa analiza na e tregojnë hapur mungesën e “qytetarit të vërtetë demokratik” të rrënjosur thellë midis popullsisë më të gjerë në disa pjesë të rajonit, ku një frymë e fortë kolektiviste dhe tradita hierarkike lehtësojnë marrëdhëniet klienteliste dhe ndikimin oligarkik, cilësohet në studime. Apeli është që të zgjohet pikërisht Ai që di të votojë, jo thjesht e vetëm për veten e tij, por edhe për vendin, paçka se rasti shqiptar na ka treguar shpesh se vota jonë shpërdorohet. Më keq akoma, kemi humbur sensin se mbase vota jonë trand pushtete. Emma Goldman kishte të drejtë. (Javanews)

The post “Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!” first appeared on JavaNews.al.

A rrëzohet Rama me dhunë?

20 December 2025 at 17:49

Nga Adrian Thano

Reagimet e dhunshme të opozitës, brenda apo jashtë Kuvendit i shërbejnë më shumë korrupsionit të qeverisë sesa luftës kundër tij.

Pse?

Sepse dhuna e zhvendos debatin, nga përgjegjësia, te polarizimi. Polarizimi mobilizon llogoret e pështira partiake. Palët mbyllen në kampe, pushojnë së dëgjuari argumentin dhe logjikën.

Në këtë terren, korrupsioni nuk luftohet. Relativizohet. Mbështetësit e pushtetit e mbrojnë, ata të opozitës e instrumentalizojnë. Kalojnë të gjithë, nga fakti, te emocionet. Rezultati është i njëjtë. E vërteta zhduket në mjegull.

Do ta kuptoja këtë reagim nëse drejtësia do ishte e heshtur, e kapur apo e paaftë.

Por sot drejtësia po vepron. Me të gjitha mangësitë e saj, reforma në drejtësi ka prodhuar hetime, akuza dhe procese që deri dje ishin të paimagjinueshme. Kjo e bën të pakuptueshme dhunën politike.

Atëherë pse nxitje kaosi dhe jo pritje e drejtësisë? Pse flakë e ulërima dhe jo një denoncim i qetë, qytetar, këmbëngulës, i bazuar në faktet që drejtësia i ka nxjerrë sheshit?

Përgjigjja del nga sjellja, jo nga deklaratat: Halli kryesor i flakadanëve dhe i flakahedhësve nuk është korrupsioni, por përfitimi prej tij.

Një opozitë që do ta kishte realisht hall korrupsionin, do ta linte drejtësinë të bënte punën e saj. Kjo do të thotë se do investonte politikisht në gjithçka, por jo në dhunë.

Kjo sjellje i jep pushtetit justifikimin perfekt për t’u mbyllur, për t’u viktimizuar dhe për të mjegulluar llogaridhënien. Në këtë kuptim, opozita që zgjedh dhunën, po luan lojën e pushtetit që pretendon se po lufton.

E bëjnë pa e kuptuar apo e bëjnë me vetëdije, këtë nuk di ta them.

Kujtoni 21 janarin. Njerëzit dolën masivisht për një video korrupsioni. E ngjashme me përgjimet e sotme, ndonëse jo në shifra. Por atëherë drejtësia mungonte. Protesta ishte pikërisht zëvendësim i drejtësisë. Ishte reagim ndaj impunitetit absolut.

Sot situata është thelbësisht ndryshe. Me gjithë problemet, drejtësia po vepron. Ka hetime, masa sigurie, ministra dhe zyrtarë të lartë nën akuzë. Nuk jemi më në kushtet e një shteti ku pushteti është i paprekshëm nga ligji.

Ky proces drejtësie mund të jetë i papërsosur, por është real. Ta turbullosh atë me dhunë, i shërben pikërisht korrupsionit.

Ka edhe diçka që e bën kontradiktën më të fortë. Një pjesë e madhe e opozitës sot përbëhet nga ish-zyrtarë të akuzuar apo implikuar edhe vetë në korrupsion.

Këtyre nuk u pëlqen ta dëgjojnë, por kur bëjnë nëpër ekrane atë ftyrën medemek të revoltuar kundër korrupsionit të Ramës, shoqëria nuk sheh një alternativë. Sheh një konflikt interesash mes dy të njëjtëve.

Ndaj denoncimi i tyre nuk mobilizon kurrë qytetarë të lirë. Maksinumi vendos në rresht, militantë të cekët partiakë.

Është e qartë se një opozitë, e pastër dhe e paimplikuar do kishte interes të fliste qetë, të priste drejtësinë dhe të fitonte ndërkohë besimin publik. Një opozitë me ish-të korruptuar nuk mund të presë drejtësinë. Drejtësia është rrezik edhe për ta.

Por edhe sikur ta rrëzojnë qeverinë me dhunën e tyre qesharake, kjo nuk do jetë fitore ndaj korrupsionit, por zëvendësim i një padrejtësie me një tjetër.

Dhuna realisht nuk e rrëzon Ramën. Përkundrazi, e ringre kur drejtësia po e rrëzon. Ajo bëhet mjet për të turbulluar ujin dhe relativizuar fajin

Mbi të gjitha, dhuna e të korruptuarve kundër korrupsionit nuk e pastron sistemin.

Rikthen të vjetrin.

The post A rrëzohet Rama me dhunë? first appeared on JavaNews.al.

Një ironi e vërtetë me 16 000 faqe në USB

20 December 2025 at 13:09

Nga Frrok Çupi

Hapen çantat dhe nxorën një gjë që nuk mund të shihej me sy të lirë. Ishte vetëm një mjet i vogël i quajtur USB, aq i vogël. Me atë mjet kishin ardhur të arrestonin zëvendës kryeministren Balluku.

Ironi e bën fati, por s’ishte ashtu. Tre prokurorë të SPAK kanë zbarkuar dje në Kuvendin e Shqipërisë, të ngarkuar me një  peshë aq të vogël sa e mban bleta në fluturim. Ishte një USB. Ata e demonstruan sendin sa një gisht të vogël misterioz. Gati- gati si një stilolaps pistoletë që ishte përdorur 15 vjet më parë për vrasjet para selisë së qeverisë.

Deputetët që pritën prokurorët nuk u tremben. Ata kanë besim se SPAK nuk vret pa paralajmërim. Por u tmerruan kur prokurori shpalli se brenda në atë send të vogël e misterioz, sa një fishek, ndodheshin 16 mijë faqe të shkruara. Janë akuza, dëshmi, përgjime, thashetheme, fjalë kafenesh, inate grash për burrat e burrash për gra… Të gjitha zënë 16 mijë faqe letër sikur misteri i mbledhur kulaç në usb të printohej diku.

Trembja e parë erdhi për nga volumi i madh i dokumenteve që duheshin lexuar. Aty ka deputetë që në jetën e tyre nuk kanë lexuar as 16 mijë shkronja. Por edhe nuk mund të fajësohet askush. 16 mijë faqe mund të lexohen për njëmijë ditë, që i bie të paktën tre vjet. Vetëm fashikujt me thashetheme dhe sharje mund të lexohen kollaj. Janë dokumente spiunësh, akuzuesish, dallkaukësh, politikanësh, skërmitës…

Këtë lloj letërsie nuk ka djalë nëne që e lexon.

Trembja tjetër, po sikur të humbë ndonjë faqe nga 16 mijë?! Në burg e kanë vendin kush e humb. Njëri nga deputetët që e parashikoi humbjen e disa fashikujve gjatë kohës që do të jetë duke i fshehur nga gruaja në shtëpi, gjeti një shpikje. Iu tha kolegëve se ka lexuar një libër nga Lufta e Dytë, ku korrieri partizan që ra në pritë armike, i hëngri letrat e shkruara që i kishin dhënë në Shtab.

“Po i humbët dokumentet, thoni që i keni ngrënë. S’ka ç’u bën SPAK se iu mbron populli për moral të lartë”, tha ai. Frika e tretë që i zuri ishte hamendja ‘sikur të jenë dokumente bosh’, domethënë pa prova dhe SPAK po bën një eksperiment si dikur me alarmet për sulme bërthamore.

Deputetet u vunë në dilema të mëdha. Zëvendës kryeministre e vendit, të cilës i kanë dedikuar një kryevepër me 16 mijë faqe, tani ndodhet më e çliruar se deputetët. As vetë Ana Kareninës nuk i kushtoi kaq shumë fletë romani Tolstoi; madje 30 herë më pak.

Ka pasur burra më të fortë në botë që janë trembur nga mijëra faqe me dokumente. Madje shtete janë tmerruar. Ja ku kemi Britaninë e Madhe…

Britania e Madhe nuk i duroi ‘prokurorët e SPAK’ dhe u thye. Ishulli i famshëm Anglosakson u detyrua të dalë nga radhët e  Bashkimit Europian për arsye edhe të shumësisë së faqeve me ligje dhe akte të tjerë. Ishullorët bënë ‘harakirin’ me emrin Brexit, por nuk pranuan të lexojnë 16 mijë faqe.

Bashkimi Europian ka gjithsej  19 mijë ligje dhe akte të tjera juridike. I bie që të jenë mjaft më pak se 16 mije faqe të SPAK. Por ama, Britania e Madhe nuk duroi t’i lexonte të gjitha. Kjo është ironia e botës.

-I quit!,- tha vetë Britania para marrëzisë me mijëra faqe, mjerisht të shkruara nga prokurorë e hetues.

 

The post Një ironi e vërtetë me 16 000 faqe në USB first appeared on JavaNews.al.

“Fle, por nuk çlodhem”- Problemet e gjumit në moshat e mëdha 

20 December 2025 at 09:54

Nga Rudina Koromani

Psikologe Klinike

Me rritjen e moshës, gjumi nuk prishet domosdoshmërisht, por ndryshon në strukturë. Shumë persona të moshuar ankohen se “flenë, por nuk çlodhen”, ose se zgjohen shpesh gjatë natës. Ky shqetësim ka një shpjegim biologjik dhe psikologjik.

Ndryshime biologjike të trurit: Me moshën, prodhohet më pak melatoninë (hormoni i gjumit), ritmi cirkadian (ora biologjike) bëhet më i dobët dhe truri zgjohet më lehtë nga zhurmat ose drita. Këto faktorë  bëjnë që gjumi të jetë më i lehtë dhe më i fragmentuar.

Faktorë psikologjikë shumë të rëndësishëm: ankthi (për shëndetin, familjen, vetminë), mendime rreth humbjeve, sëmundjeve, vdekshmërisë, depresioni i fshehtë (shpesh manifestohet me zgjim të hershëm). Mendja bëhet më aktive gjatë natës, edhe pse trupi është i lodhur.

Faktorë socialë dhe të stilit të jetesës:  më pak aktivitet gjatë ditës, më pak ekspozim ndaj dritës natyrale, dremitje të gjata gjatë ditës, orare të çrregullta. Gjumi ka disa faza, por më e prekura te të moshuarit është: Gjumi i thellë (faza N3), e cila është faza e rikuperimit fizik dhe mendor, faza që ul stresin e stabilizon emocionet…me pak fjalë faza që “riparon” trurin.

Me moshën kjo fazë shkurtohet ndjeshëm: gjumi bëhet më sipërfaqësor dhe shtoehn rriten zgjimet gjatë natës. Kjo është arsyeja pse: “Fle, por zgjohem i lodhur”

SI MUND TË PËRMIRËSOHET GJUMI NË MOSHAT E MËDHA?

Nuk synojmë gjumë perfekt, por gjumë funksional dhe të shëndetshëm.

  1. Forcimi i ritmit biologjik:  zgjim në të njëjtën orë çdo ditë, ekspozim ndaj dritës së diellit në mëngjes, dalje jashtë, ecje e lehtë. Drita është “ilaçi” natyral i orës biologjike.
  2. Aktivitet gjatë ditës: ecje, ushtrime të lehta, angazhim social, shmangie e pasivitetit të zgjatur. Trupi duhet të lodhet ditën që truri të flejë natën.
  3. Menaxhimi i ankthit të natës:frymëmarrje e thellë, ritual qetësues para gjumit, shmangie e lajmeve stresuese në mbrëmje.  Qetësia emocionale është po aq e rëndësishme sa shtrati.
  4. Kujdes me dremitjet: JO më shumë se 20–30 minuta, JO pas orës 16:00
  5. Kur duhet ndihmë profesionale? Nëse pagjumësia zgjat me muaj, nëse shoqërohet me ankth, trishtim, apati, nëse ka zgjime shumë të hershme dhe lodhje emocionale kërko ndihmë profesionale për të evituar probleme të cilat mund të të kushtojnë shëndetin mendor.

Shpesh psikoterapia dhe higjena e gjumit janë më efektive se qetësuesit apo ilaçete gjumit. “Gjumi në moshë nuk është më i gjatë, por duhet të jetë më i mbrojtur.”

 

 

The post “Fle, por nuk çlodhem”- Problemet e gjumit në moshat e mëdha  first appeared on JavaNews.al.

Smart City apo Syri i Ciklopit?

20 December 2025 at 09:07

Nga Thoma Gëllçi

Si shumë risi të tjera moderne, duket se edhe Smart City po vjen në Shqipëri jo për të zgjidhur problemet, por thjesht për t’i bërë ato më bashkëkohore. Bota evropiane, pjesë e së cilës duam të bëhemi, probleme të ngjashme i zgjidh me punë, ndërsa ne duam t’i menaxhojmë me terminologji. Kështu po ndodh edhe me Smart City, ose në përkthimin shqip “qyteti i mençur”, të cilin Kryeministri i vendit po e paraqet si qytetin vigjilent: gjithmonë me sy hapur, për të survejuar qytetarët e vet.

Nuk është hera e parë që ai ka folur për këtë gjë. Kur u bë një vrasje te rrethrrotullimi i aeroportit, ai tha se, po të mos e kishin penguar procedurat burokratike për të instaluar Smart City, vrasësit do të ishin kapur në kohë rekord. Ndërsa dje, duket se i kishte tejkaluar pengesat burokratike, ai doli dhe shpjegoi se Policia e Shtetit po pajisej me një “sy magjik”. Nuk foli për ligje, për standarde dhe reforma institucionale, por për kamera survejimi në kohë reale.

Deklaratat e kryeministrit Rama për projektin “Smart City” ndërtohen mbi një krahasim të pambështetur në fakte, kur ai sjell si shembull Jordaninë, të cilën e cilëson si “njëri nga tre vendet më të sigurta në botë”, duke e lidhur këtë siguri drejtpërdrejt me përdorimin e teknologjisë. Rama thotë se, në bisedat me autoritetet e atjeshme, “fjala e përbashkët ishte Smart City, me teknologji nga Abu Dhabi”, duke krijuar idenë se siguria publike është produkt pothuajse ekskluziv i sistemeve inteligjente dhe jo i një kombinimi kompleks faktorësh institucionalë, politikë dhe shoqërorë.

Më problematike se krahasimi është mënyra se si përshkruhet vetë sistemi që parashikohet të instalohet në Shqipëri. Sipas Ramës, “ky sistem i ri i sigurisë regjistron çdo shkelje ligjore në kohë reale dhe e dërgon menjëherë në sallën operative të Policisë së Shtetit”, ndërsa “i jep Policisë një sy magjik për të parë në kohë reale gjithë territorin e saj”. Edhe pse ai këmbëngul se “ky nuk është një projekt kamerash” dhe se nuk bëhet fjalë për mbikëqyrje klasike, gjuha e përdorur përshkruan në thelb një formë kontrolli të vazhdueshëm dhe të përgjithshëm, ku policia shfaqet si një “kryeinspektor i territorit që i ka sytë gjithandej”.
Kjo mënyrë të foluri e zhvendos debatin nga Smart City në kuptimin evropian, që lidhet me përmirësimin e shërbimeve dhe jetës urbane, drejt një vizioni të sigurisë që mbështetet te shikimi i përhershëm dhe reagimi në kohë reale. Kur kryeministri e paraqet teknologjinë si një “sy magjik”, pa sqaruar kufijtë ligjorë, kontrollin institucional dhe garancitë për privatësinë, projekti më shumë është një instrument mbikëqyrjeje sesa një hap drejt një qyteti vërtet të mençur.

Në botën moderne, atë të qyteteve që funksionojnë pa konferenca propagandistike, ku kryeministrat nuk shpjegojnë teknologjinë, Smart City do të thotë bashkërendim dhe administrim efikas në dobi të qytetarit. Atje teknologjia është si një nëpunës i vjetër: flet pak, por di shumë dhe punon me rendiment. Kamera ka, por askush nuk i konsideron ato si organe kryesore të mendimit shtetëror. Tek ne, kamera po paraqitet si truri, zemra dhe ndërgjegjja e sistemit.

Estonia, për shembull, e ndërtoi shtetin digjital pa zhurmë e pa metafora. Qytetari nuk është i survejuar. Sistemet flasin me njëra-tjetrën dhe çdo veprim lë gjurmë. Zyrtari e di se, nëse gabon, gabimi do të regjistrohet për t’u riparuar pa u trashur. Jo nga qielli, por nga ligji. Në Barcelonë, Smart City nënkupton menaxhim inteligjent të energjisë, ujit dhe trafikut. Sensorët dhe algoritmet përdoren për të kursyer burime dhe për ta bërë jetën urbane më të lehtë. Në Amsterdam, teknologjia shërben për qëndrueshmëri dhe planifikim afatgjatë. Në Singapor, të dhënat urbane përdoren për të parashikuar nevojat e së ardhmes: banim, transport, shërbime publike. Në të gjitha këto modele, kamerat ekzistojnë, por ato janë detaj, jo filozofi qeverisëse.

Në botën e qytetëruar, Smart City do të thotë që koshi i plehrave të lajmërojë vetë kur është plot dhe duhet zbrazur; që linja e autobusëve të tregojë se është e mbingarkuar dhe të shtohet një korsi apo një mjet; që semafori të kuptojë kur ka trafik dhe të mos të mbajë kot në radhë; që drita e rrugës të ndizet vetëm kur kalon dikush; që uji dhe dritat të maten saktë dhe të mos humbasin në rrjet; që parkimi të të tregojë ku ka vend të lirë dhe të mos xhirosh kot nëpër qytet; që një leje, një certifikatë apo një pagesë të merren online, pa sportel, pa radhë dhe pa mik.

Me pak fjalë, Smart City është qyteti që mundëson lidhjen efektive të sistemeve, kursen kohë, nerva dhe para; Smart City nuk është syri i ciklopit që të survejon. Kryeministri ynë, për Tiranën, ka zgjedhur modelin e syrit. Në fillim mori me qira dy satelitë, të cilët u prezantuan si dy inspektorë kozmikë. Ata do të shihnin çdo çati dhe çdo beton pa leje. Publiku priti. Satelitët panë, ose nuk panë, por në asnjë rast nuk folën. Asnjë hartë, asnjë raport, asnjë bilanc. Ishin satelitë shumë të edukuar: rrinin e vështronin pa u përzier.
Pastaj erdhi faza tokësore: kamerat inteligjente. Kamera që sinjalizojnë vetë, që ankohen kur fiken dhe që i sjellin problemet drejt e në sytë e policisë. Po krijohet përshtypja se problemi kryesor i shtetit ishte mungesa e syve, jo mungesa e sistemeve, e përgjegjësisë dhe e besimit.

Aq e madhe është propaganda, sa nuk na lë të marrim frymë dhe të shohim ndonjë punë. E di që disa qytetarë të ndershëm do të thonë: ku ishim dhe ku jemi? Gjendja ka ndryshuar. Dhe si shembullin më të madh sjellin e-Albania-n, që ka zhdukur ato radhët e tmerrshme dhe të mërzitshme kur njerëzit kërkonin qoftë edhe një certifikatë familjare. Por edhe e-Albania, shumë e lavdëruar për zhdukjen e radhëve, në fund të ditës rezulton të jetë thjesht një portal aplikimesh. Qytetari aplikon online, merr një numër dhe pastaj pret. Dosja e tij kalon në duar njerëzish, me letra, vula dhe verifikime manuale. Për certifikatën e pronësisë aplikon online, por përgjigjja varet nga letra që lëviz në korridoret e kadastrës. Për pensionin aplikon online, por dokumentet duhet t’i dërgosh me postë. Jemi shumë larg ditës kur sistemi (pjesë e të ashtuquajturit Smart City) të veprojë automatikisht dhe të zgjidhë problemet në kohë reale, siç presupozon qeverisja digjitale.

Kulmi i “zgjuarsisë” digjitale shihet te pensionistët. Në këtë gjoja sistem, me satelitë dhe kamera që shohin gjithçka, një kategori qytetarësh mbetet ende nën dyshim: të moshuarit. Ata, çdo gjashtë muaj, duhet të paraqiten fizikisht te sporteli për të marrë një dokument madhështor me emrin “certifikatë gjallësie”, për të vërtetuar se janë ende gjallë. Që të marrin pensionin, duhet prezenca fizike. Duhet dëshmia vizuale që janë ende gjallë. Duket se këtu syri i ciklopit nuk bën dot punë. Pra, në një shtet që sheh gjithçka nga sateliti, pensionisti duhet të shkojë vetë të tregojë se nuk ka vdekur. Një paradoks i vogël administrativ, por shumë domethënës.
Modeli jordanez që sjell Rama nuk është ai ku duhet të shkojë Shqipëria. Jordania është një monarki me pushtet real shumë të përqendruar te mbreti. Në Jordani ka një farë pluralizmi formal, por liritë civile, media e pavarur dhe e drejta e protestës janë të kufizuara, sidomos kur preken çështje të sigurisë, monarkisë apo politikës së jashtme.

Kjo është thelbësore për ta kuptuar edhe referencën e Ramës: siguria e lartë në Jordani nuk vjen nga demokracia, por nga një shtet me kontroll të fortë vertikal, rol të madh të shërbimeve të sigurisë dhe tolerancë të ulët ndaj devijimeve. Rama gjithashtu theksoi se “miqtë nga Emiratet” i kanë vënë Shqipërisë në dispozicion “një teknologji të natyrës strategjike që mund të përdoret për sigurinë në shkolla”, term që në vetvete është i paqartë dhe alarmues, sepse arsimi nuk është fushë sigurie kombëtare, por hapësirë formimi, edukimi dhe autonomie mendimi. Pohimi se futja e këtij sistemi në shkolla në Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas Edi Ramës, paska ulur “në mënyrë drastike krimet e çdo natyre”, “mungesat”, “kopjet” dhe madje edhe sjelljen fëminore në klasë, paraqitet si një sukses i padiskutueshëm, por pa asnjë të dhënë konkrete, studim pedagogjik apo analizë psikologjike. Në këtë logjikë, disiplina dhe përmirësimi i sjelljes nuk arrihen përmes mësimdhënies, autoritetit të mësuesit dhe kulturës shkollore, por përmes vëzhgimit të vazhdueshëm teknologjik, duke e zhvendosur edukimin nga marrëdhënia njerëzore te frika se “dikush po të sheh”.

Sipas mënyrës se si e shpjegon Rama “qytetin e mençur”, Shqipëria nuk po shkon drejt një qyteti që punon më mirë për qytetarët, por drejt një qyteti që i survejon më mirë. Teknologjia, pa dyshim, e bën survejimin më efikas, por pyetja mbetet po aq e thjeshtë sa edhe e sikletshme: a kështu qeveriset një shtet demokratik? Qytetari njihet, skanohet dhe regjistrohet nga sistemi, por për të vërtetuar se ende është gjallë, duhet të paraqitet personalisht çdo gjashtë muaj. Në këtë mënyrë, ndërsa flasim për “shoqëri të mençur”, në praktikë po ndërtojmë një realitet ku shteti hap një sy gjithnjë e më të madh, ndërsa qytetari mëson të jetojë nën vështrimin e ciklopit.

The post Smart City apo Syri i Ciklopit? first appeared on JavaNews.al.

Smart City apo Syri i Ciklopit?

20 December 2025 at 03:25
Si shumë risi të tjera moderne, duket se edhe Smart City po vjen në Shqipëri jo për të zgjidhur problemet, por thjesht për t’i bërë ato më bashkëkohore. Bota evropiane, pjesë e së cilës duam të bëhemi, probleme të ngjashme i zgjidh me punë, ndërsa ne duam t’i menaxhojmë me terminologji. Kështu po ndodh edhe …

Ai është gjithmonë 3 lëvizje para…

20 December 2025 at 03:11
Dy fjalë do t’i mbahen mend Ramës në karrierën e tij. 1- Kur ka thënë se s’keni parë gjë akoma Dhe vërtetë, pas asaj fjale shqiptarët çfarë nuk panë me sy 2- Kur tha se, “gabojnë gjithmonë, sepse unë jam gjithmonë tre lëvizje përpara” Kjo e dyta përmbledh të plotë karakterin e tij hipokrit. Por …

Dy alternativat para Kryeministrit !

20 December 2025 at 03:07
Kush e ka dëgjuar, qysh në krye të herës besoj duhet ta mbajë mend që Rama ka thënë se “nuk duam një tjetër arrnë nga ato të mëparshmet për drejtësinë, po duam një përmbysje të sistemit të vjetër të drejtësisë”. Edhe kur ka folur për sistem të vjetër, sipas tij ” nuk ka pasur parasysh …

Paratë tona në duart e zyrtarëve të pandehur

20 December 2025 at 03:03
Tabela përmban të gjithë shpenzimet që prokurohen dhe nuk lidhen me zëra të tjerë buxhetorë siç janë pagat, pensionet, subvencione etj. Për vitin 2026 vlera totale e shpenzimeve kapitale është 1.26 miliard euro. Gjysma e këtij fondi, 562 milion euro, është vënë në dispozicion të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Titullari i këtij institucioni është …
❌
❌