❌

Normal view

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 1 Tetor 2026

By: A R
30 September 2026 at 13:00

Dashi
Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim me tepër. Ne disa momente do iu duket vetja sikur jeni ne ëndërr. Nëse jeni beqare duhet te bëni edhe pak durim. Do keni takime premtuese gjate kësaj dite te cilat ka shume gjasa te shndërrohen ne histori dashuri te këndshme. Yjet do jene ne anën tuaj për sa iu përket financave. Qetësohuni!

Demi
Gjate kësaj dite lidhja qe keni krijuar do te përforcohet edhe me shume. Do jeni shume joshës dhe partneri do ndihet mire qe iu ka ne krah. Beqaret nga ana tjetër do kërkojnë pafund dhe do kenë sukses. Me ne fund edhe ju nuk do ndiheni me vetëm. Financat duhet menaxhuar me shume maturi. Mos e humbni kthjelltësinë dhe mos u hidhni me sy mbyllur ne detin e shpenzimeve.

Binjaket
Dite shume e lumtur për te gjithë çiftet. Do keni ndryshime mjaft pozitive ne jetën sentimentale dhe emocionet do jene te shumta. Beqaret nga ana tjetër do kenë takime impresionuese, por qe e ardhmja nuk do jete shume pozitive. Gjithsesi jetoni momentin. Për sa iu përket financave do merrni vendime te rëndësishme ne mënyrë qe ato mos kenë probleme. Ulni sa te mundni edhe shpenzimet.

Gaforrja
Përfitoni nga kjo dite ne te cilën ndodheni për te përforcuar lidhjen tuaj me partnerin. Pas neglizhencave te kohëve te fundit duhet me patjetër te vendosni qëndrueshmëri. Beqaret do i shijojnë kënaqësitë qe do sjelle kjo dite megjithëse nuk do krijojnë një lidhje te forte. Për sa iu përket parave duhet te kujdeseni me tepër. Gjithsesi dita pritet te jete pozitive e pa probleme.

Luani
Do ndiheni shume mire me atë qe keni ne krah sot. Marrëdhënia juaj do jete me e qarte dhe do i kuptoni me mire ndjenjat e njeri­tjetrit. Kjo do iu ndihmoje te merrni edhe vendime te rëndësishme. Nëse jeni ende vetëm, priten ndryshime rrënjësore. Gjate dite se sotme do ketë një përmirësim te ndjeshëm te sektorit financiar. Do mund te kryeni edhe transaksione me rëndësi.

Virgjeresha
Nuk do keni as problemin me te vogël sot ne jetën tuaj ne çift. Planetët do influencojnë shume pozitivisht dhe do e përforconi me tepër lidhjen qe keni krijuar. Momentet e intimitetit do te shtohen. Një gjë është e sigurt për beqaret, dita do jete e animuar dhe plot emocione. Shfrytëzojeni! Ne planin financiar do keni një strategji te mire dhe do vendosni gjithçka ne ekuilibër.

Peshorja
Pritet një dite shume e bukur për jetën ne çift. Do ndiheni mjaft mire dhe te lumtur. Disave do iu realizohen edhe ëndrrat me te zjarrta. Shfrytëzojeni ditën deri ne maksimum. Beqaret do i shtojnë aventurat por asnjëra prej tyre nuk do kaloje ne një lidhje serioze. Klima ne planin financiar nuk do jete e ngrohte. Tregohuni te kujdesshëm me çdo hap qe do hidhni ne mënyrë qe te mos ngeleni pa gjë.

Akrepi
Ne jetën e çifteve do te rikthehet entuziazmi. Nëse keni kohe qe jeni bashke do e përforconi edhe me tepër lidhjen dhe do mbani me shume përgjegjësi për veprimet qe do bëni. Beqaret do jene joshës dhe askush nuk do iu rezistoje dot. Përfitoni sa te mundi sa me shume nga kjo dite. Ne planin financiar do jeni me te zotet te menaxhoni gjithçka me kujdes. Me ne fund!

Shigjetari
Dite pozitive kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë do shkoje siç e kishit menduar dhe nuk do konfliktoheni me te dashurinë zemrës. Beqaret do krijojnë miqësi te reja sot dhe një prej tyre shume shpejt do shndërrohet ne diçka me tepër. Nëse financat nuk janë ne gjendjen me te mire, mos ngurroni te kërkoni borxhet qe iu kane marre disa miq.

Bricjapi
Merkuri do favorizoje marrëdhënien ne çift gjate kësaj dite. Do merrni disa vendime te rëndësishme dhe do i rregulloni te gjitha problemet qe keni pasur. Beqaret me ne fund mund te ndërtojnë një lidhje te bukur dhe afatgjate. Do përjetoni goxha emocione. Për sa iu përket parave, situata do stabilizohet duke qene se ju do i ulni edhe shpenzimet.

Ujori
Pas je periudhe jo shume te qete ne jetën ne çift, sot situata do filloje te qetësohet. Ankthi dhe stresi qe iu kishte pushtuar do filloje te largohet dalëngadalë. Takimet e beqareve do te shtohen edhe me tepër. Flisni me ata qe do takoni ne mënyrë qe t’i njihni me mire. Jupiteri dhe Plutoni do te favorizojnë financat. Nëse tregoheni edhe pak me te matur buxheti do te rritet.

Peshqit
Sot do tregoheni me bujare dhe me te ngrohte me atë qe keni ne krah. Ai nga ana tjetër do iu përgatisë disa surpriza te këndshme. Për beqaret ka shume mundësi qe një miqësi e vjetër te marre një tjetër kthese. Mos i mbyllni portat e zemrës. Mundohuni t’i menaxhoni me kujdes financat gjate kësaj dite nëse nuk doni te përballeni me probleme te mëdha ne këtë fushe.

Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

By: A R
30 September 2026 at 12:50

Operacioni policor i koduar “Shitblerja” ka goditur një vatër të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Elbasanit, duke sekuestruar mbi 1 kilogram kanabis, armë dhe shuma parash të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Aksioni i ndërmarrë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë, është përqendruar në banesën e 40-vjeçarit me iniciale K. N. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 kilogram e 130 gramë kanabis sativa (një pjesë e ndarë në doza gati për shitje), një peshore elektronike, një armë gjahu pa leje, si dhe 71 700 lekë dhe 100 euro. Poseduesi i drogës nuk ndodhej në banesë gjatë ndërhyrjes dhe është shpallur menjëherë në kërkim.

Gjatë operacionit rreth banesës, policia ra gjithashtu në gjurmët e dy klientëve. Shtetasi B. D., 37 vjeç, u kap pranë banesës me një armë të ftohtë (thikë) me vete teksa shkonte për të blerë doza, ndërsa 20-vjeçari me iniciale A. S. u kap me një sasi kanabisi të blerë më parë nga 40-vjeçari në kërkim. Të dy këta shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Elbasan/Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, shuma parash në lekë dhe euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Shpallet në kërkim shtetasi që posedonte lëndën narkotike, me qëllim shitjen në doza.

Vihen në hetim 2 shtetas që dyshohet se do të blinin lëndë narkotike.

Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e tentativave për të shitur lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shitblerja”, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit K. N., 40 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 kilogram e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (një pjesë e ndarë në doza), 1 peshore elektronike, 1 armë gjahu që posedohej pa leje, 71 700 lekë dhe 100 euro.

Në momentin e ndërhyrjes, 40-vjeçari nuk u gjet në banesë dhe vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. D., 37 vjeç dhe A. S., 20 vjeç, banues në Elbasan.

37-vjeçari u kap në afërsi të banesës së shtetasit në kërkim, ku dyshohet se po shkonte për të blerë doza. Nga kontrolli fizik, atij iu gjet 1 armë e ftohtë (thikë).

Në afërsi të kësaj banese, u kap edhe 20-vjeçari me një sasi lënde narkotike me vete, të cilën dyshohet se kishte blerë nga shtetasi K. N.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

By: A R
30 September 2026 at 12:41

Një përleshje e dhunshme mes të burgosurve shqiptarë dhe algjerianë është regjistruar në ambientet e burgut të Domokosit, në prefekturën Ftiotis të Greqisë qendrore, duke lënë të plagosur gjashtë persona.

Sipas raportimeve nga mediat greke, incidenti ka ndodhur pasditen e së martës për motive që ende mbeten të paqarta. Të plagosurit, të mosshave nga 26 deri në 41 vjeç, janë dërguar fillimisht për ndihmë të parë në Qendrën Shëndetësore të Domokosit, ndërsa katër prej tyre janë transferuar më pas drejt Spitalit të Lamias për trajtim të specializuar.

Një nga të burgosurit e dëmtuar ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale me urgjencë, ku gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet kritike. Ndërkohë, një tjetër i plagosur nga goditja me thikë të improvizuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ky është incidenti i tretë i dhunshëm i regjistruar brenda një muaji e gjysmë në ambientet e këtij institucioni të ekzekutimit të vendimeve penale në Greqi, ndërsa autoritetet burgore kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes.

Rama: Jo arrest me burg për dënime nën 5 vite. Masë për gjyqtarët që kopjojnë argumentet e prokurorit

By: A R
30 September 2026 at 12:33

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar disa nga ndryshimet e parashikuara në paketën e re të Kodit të Procedurës Penale, duke u ndalur te përdorimi i masave të sigurimit dhe veçanërisht te paraburgimi. Rama tha se sistemi aktual e ka vendosur arrestin me burg si pikënisje, ndërsa paketa e re synon të ndryshojë këtë logjikë.

“Një kod që fillon me arrestin me burg dhe zbret më pas te masat më të lehta e mëson sistemin me këtë renditje dhe e shtyn të mendojë burgun si mjetin e parë. Pikërisht kësaj logjike i kundërvihet paketa e re. Gjykata duhet të nisë nga liria, të shqyrtojë masat më të buta dhe të arrijë te burgimi vetëm kur çdo masë tjetër rezulton e pamjaftueshme”, tha Rama.

Sipas tij, gjykata duhet të nisë nga liria, të shqyrtojë fillimisht masat më të buta dhe të vendosë burgimin vetëm atëherë kur masat e tjera rezultojnë të pamjaftueshme.

Rama bëri të ditur se, sipas ndryshimeve të propozuara, për veprat penale me dënim deri në 3 vjet nuk do të ketë masa shtrënguese, ndërsa për veprat penale me dënim maksimal nën 5 vjet nuk do të aplikohet arresti me burg.

Ai theksoi gjithashtu se vetëm rëndësia e veprës penale nuk do të jetë më e mjaftueshme për vendosjen e masës së arrestit.

“Kështu, për shembull, për veprat penale me dënim deri në 3 vjet nuk do të ketë masa shtrënguese, ndërsa për veprat penale me dënim maksimal nën 5 vjet nuk do të ketë arrest me burg. Natyra e rëndë e veprës, e marrë më vete, nuk do të mjaftojë më. Rreziku duhet të jetë konkret, aktual dhe i mbështetur në fakte që kanë të bëjnë me vetë personin”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe te roli i gjykatës në vlerësimin e masave të sigurimit. Sipas tij, gjyqtari duhet të japë një vlerësim të pavarur dhe nuk mund të mjaftohet me përsëritjen e argumenteve të prokurorisë.

“Gjykata duhet të japë vlerësimin e saj të pavarur. Nëse ajo kopjon argumentet e prokurorit dhe nuk arsyeton se përse masat më të buta nuk mjaftojnë, atëherë vendimi do të shpallet i pavlefshëm dhe do të lindë përgjegjësia disiplinore e gjyqtarit”, tha Rama.

Sipas paketës së re të prezantuar nga qeveria, Rama u shpreh se nuk do të dërgohen në burg nënat me fëmijë nën 6 vjeç apo personat e sëmurë.

“Sa herë caktohet arresti, gjykata duhet të vlerësojë edhe garancinë pasurore, me përjashtimin e vetëm të rrezikut ndaj pronës, krimeve të rënda me dhunë, terrorizmit, veprave kundër rendit kushtetues dhe çështjeve speciale që janë kompetencë e GJKKO-së. Çdo muaj, prokurori duhet t’i raportojë gjykatës nëse arsyet e masës vijojnë të qëndrojnë dhe duhet t’i argumentojë ato. Paketa forcon edhe mbrojtjen e njerëzve në gjendje të cenueshme, si nënat me fëmijë deri në 6 vjeç, babai ose kujdestari kur nëna nuk jeton ose nuk është në gjendje të kujdeset për fëmijën, personat mbi 70 vjeç, të sëmurët rëndë apo personat që ndjekin programe terapeutike. Ata nuk mund të trajtohen sikur gjendja e tyre nuk ekziston”, tha Rama.

Ndërtimi është momental, kapitali duhet të fokusohet në industri dhe sektorë me vlerë të shtuar

By: A R
30 September 2026 at 12:26

Sokol Kraja ka ecur gjithmonë kundër rrymës. Kur të gjithë nxituan të investonin në ndërtim, si sektori që ka kthimin më të lartë dhe të shpejtë, ai u përqendrua tek aktiviteti i përpunimit.

“Capital Resources” sh.p.k., e njohur përmes markës “Kraco”, u krijua në vitin 1997, me fokus në prodhimin, paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore, si çaje, kafe, kakao, pije të çastit, sheqer të paketuar, produkte për ëmbëlsira, pure patatesh dhe produkte të tjera, ndërsa portofoli i saj përfshin dhjetëra artikuj.

Sot, kur sërish vëmendja është te ndërtimi, ai ia ka dalë që të rritet në një mjedis ku sipërmarrjet në fushën e përpunimit po dalin nga tregu. Pasi hyri në 2024-n, në renditjen e “Monitor 200” të kompanive me fitime më të larta, në vitin 2025, “Capital Resources” u bë pjesë edhe e “Top 200”, sipas të ardhurave.

Z. Kraja është ndër të paktët sipërmarrës nga industria përpunuese që nuk ankohet dhe po rritet në një sektor, që ka hyrë zyrtarisht në recesion. Kur e pyesim si ia ka dalë, thotë se i ka paraprirë gjithnjë tregut, përmes investimeve në teknologji dhe sidomos duke u zgjeruar në eksport.

Në vitin 2025, gjysma e të ardhurave të shoqërisë erdhi nga tregjet jashtë dhe gjysma nga shitjet brenda vendit.

Edhe tashmë që bizneset i ka zënë “dhembja e kokës” për standardet që duhet të plotësojnë në procesin e integrimit në BE, z. Kraja është i qetë. Kompania investon 3-4 milionë euro për linjat e prodhimit, po digjitalizohet dhe po zbaton Inteligjencën Artificiale në të gjitha hallkat, nga prodhimi te menaxhimi, duke pasur gjithnjë të garantuara tregjet e eksportit.

Sipas faqes së kompanisë, produktet “Kraco” shpërndahen në më shumë se 8 mijë pika shitjeje në kanalet e Retail-it dhe HoReCa, ndërsa marka është e pranishme në mbi 11 vende. Sipërmarrja po shkon gjithnjë një hap përpara, duke hapur së fundmi filiale në Spanjë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si do ta vlerësonit modelin aktual mbi të cilin po zhvillohet ekonomia?

Ekonomia shqiptare ka nevojë të ristrukturohet pasi i gjithë kapitali aktualisht po shkon në ndërtim dhe e gjithë rritja e PBB-së po vjen pothuajse nga ndërtimi.

Siç e kemi thënë gjithnjë të gjithë ekonomistët, ndërtimi është një zhvillim momental. Pas tij, të shpresojmë që përqendrimi i kapitaleve të orientohet drejt investimeve me vlera të larta të shtuara, në industri, në startup-e elektronike, në software, të cilat do ta ndihmojnë ndjeshëm ekonominë shqiptare.

Vetëm strukturimi i ekonomisë do të arrijë të ndalë emigracionin, i cili po kthehet në një nga problemet kryesore që ka vendi. E vetmja mënyrë për të mbajtur njerëzit janë pagat e larta. Sot, rreth 90% e emigracionit është ekonomik. Pjesa tjetër emigron për fëmijët, apo për arsye të tjera.

Cilat janë sfidat kryesore me të cilat po përballet sipërmarrja prodhuese sot?

Problemet kryesore që kanë sipërmarrjet sot janë konkurrueshmëria e ulët dhe paaftësia për të dalë në tregjet europiane.

Shikojmë që shumë pak biznese dalin jashtë kufijve të Shqipërisë. Bëj pyetjen, pse janë kaq pak? Pse përqendrohen në një treg shumë të vogël, në një treg me rreth 2 milionë banorë.

Kjo ndodh ngaqë kompanitë e tyre nuk janë të përgatitura ende të çajnë në tregjet europiane, aziatike apo të Amerikës. Por çfarë duhet të bëjnë për të dalë jashtë?

Parakushti kryesor është të investojnë në teknologji të lartë dhe cilësi, që do të mundësojë prodhim me çmime të ulëta.

Çfarë duhet të bëjnë sipërmarrjet që të dalin në tregjet jashtë vendit?

I gjithë tregu ndërkombëtar sot kërkon çmime të ulëta. Po si mundet që një kompani shqiptare të çajë në tregjet ndërkombëtare me kostot që ka dhe të bëhet konkurruese! Kjo është pjesa më e vështirë e biznesit. Si do të konkurrosh me kompanitë e tjera ndërkombëtare, të cilat kanë ekonomi shkalle të lartë, i blejnë lëndët e para dhe ambalazhet shumë më lirë se një kompani e vogël shqiptare.

Për të dalë në tregjet e huaja duhet një strategji zhvillimi. Dhe unë u them kompanive shqiptare të fillojnë të marketohen sa më shumë jashtë. Sepse tregu shqiptar prej rreth 2 milionë banorësh është i vogël nuk të jep shumë hapësira për zgjerim.

Nëse rritesh vitin e parë me 30% dhe të dytin me 50%, pastaj fillon e kalon në disproporcion, sepse shpenzon më shumë, por sheh që rritja nis e ngushtohet, shkon 3%, 2%, 1% apo dhe zero. Atëherë ky është një sinjal alarmi, që duhet të dalësh jashtë tregut të brendshëm.

Unë u them që ne kemi fatin e madh që jemi në Europë, që ka një treg potencial prej 500 milionë banorësh. Ky është një treg i pasur dhe ne duhet të bëhemi konkurrues që të hymë në të.

E përsëris që çmimi konkurrues aq që diskutohet dhe cilësia është kusht. Më kujtohet një partner i huaj, të cilit fillova t’i shpjegoj se e kemi cilësinë e mirë të produktit. Ai më ndërpreu dhe më tha: “Forget the quality, quality is a must, is your obligation. What about the price?” (Harroje cilësinë, cilësia është kusht, është detyrimi juaj. Po çmimi?).

Dhe kjo shprehje më ka ngelur në kokë. Të gjitha ekonomitë lëvizin pas çmimeve.

Si ka qenë ecuria e kompanisë suaj në tregjet e eksportit?

Sot, gjyma e të ardhurave vjen nga eksportet dhe pjesa tjetër nga shitjet në tregun e brendshëm. Kemi pafund mundësi për të depërtuar jashtë, por kjo kërkon investimin në linjat e prodhimit, makineritë. Dhe çdo vit investojmë 3-4 milionë euro për linjat e prodhimit.

Krahas eksporteve, “Kraco” ka hapur një filial në Spanjë, ku ne po ecim shumë mirë, dhe në qershor hapëm dhe një kompani në Amerikë, në Nju Jork, për tregun amerikan. Kemi hyrë në një nga rrjetet më të mëdha të shpërndarjes në Amerikë, me 7,900 supermarkete.

Në sektorin tonë, në mund të themi që jemi kompania e parë jo vetëm nga Ballkani, po nga Europa që kemi hyrë në tregje të tilla në Amerikë. Kjo është një krenari dhe për produktet “Made in Albania”, me një markë shqiptare, me logon “Kraco” dhe u arrit falë cilësisë, përkujdesit, ekspertizës dhe stafit profesional që kemi.

Po në tregun e brendshëm, si ka qenë ecuria?

Brenda Shqipërisë, jemi në fazën e digjitalizimit. Po fusim Inteligjencën Artificiale dhe pothuajse e kemi aplikuar në financë, në distribucion dhe në prodhim. Pra, gjithçka po bëhet me Inteligjencën Artificiale.

Kemi lidhur edhe një marrëveshje të posaçme me “Anthropic” dhe po punojmë që këto teknologji të integrohen në të gjitha proceset.

Pavarësisht këtij digjitalizimi, nuk kemi shkurtuar shumë vende pune. Përkundrazi, po investojmë në teknologji për të qenë konkurrues në tregjet ndërkombëtare. Kompania është ndër bizneset më të avancuara në Ballkan për sa i përket përdorimit të Inteligjencës Artificiale.

Kemi krijuar ekipe të posaçme për IA, ku janë punësuar disa nga ekspertët më të mirë në Shqipëri dhe po punojmë mbi projekte që janë ende në fazë zhvillimi.

Kemi bërë gjëra që sot nuk i kanë bërë as kompani të huaja dhe po zhvillojmë zgjidhje që ndoshta ende nuk u shkojnë ndër mend shumë kompanive. Jemi shumë mirë në këtë drejtim. Trendi është i qartë: gjithçka do të shkojë drejt Inteligjencës Artificiale.

Edhe klima e punës është shumë e mirë. Punonjësit janë të kënaqur dhe puna vijon normalisht. Sfida e vetme që mund të kemi është emigracioni, ndërsa për tregun vendas mbetet problem edhe fuqia blerëse.

Këshilla

Do t’i ftoja kompanitë shqiptare, që kanë krijuar reputacion dhe kapacitete të rëndësishme, të tentojnë të dalin në vendet fqinje. Ashtu si kompani të huaja kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë investuar, edhe kompanitë shqiptare duhet të tentojnë të dalin jashtë. Edhe kompani nga Kosova, Greqia dhe vende të tjera kanë hyrë në tregun shqiptar. Është koha që edhe bizneset shqiptare të shkojnë në tregjet e huaja dhe të rriten.

Si ka ndikuar rënia e euros në aktivitetin tuaj?

Edhe pse dollari dhe euro janë zhvlerësuar kundrejt lekut, kjo nuk e ka kompensuar rritjen e kostove. Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare ka qenë më e lartë se zhvlerësimi i euros dhe dollarit ndaj lekut. Pra, forcimi i lekut nuk na ka favorizuar në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, kompania nuk ka probleme me forcimin e lekut sa u përket eksporteve, pasi kjo kompensohet nga fakti që një pjesë e madhe e lëndëve të para i marrim nga jashtë. I blejmë në euro dhe produktet i rieksportojmë në euro.

Kompania është në një gjendje financiare shumë të mirë. Kemi marrëdhënie të mira me të gjitha rrjetet ndërkombëtare dhe jemi pjesë e “Blue Ribbon”, një klub i kompanive europiane me sisteme të avancuara, ndërsa jemi të regjistruar edhe në BRC. Kjo është një arritje për të cilën jemi të kënaqur.

Duke u kthyer te struktura e ekonomisë, nisur nga përvoja juaj, cilat janë disa nga sugjerimet tuaja për riorientimin e kapitalit drejt sektorëve me vlerë të shtuar më të lartë?

Ekonomia shqiptare ka nevojë t’i rikthehet kësaj çështjeje. Sektori privat duhet të ristrukturohet, në mënyrë që fluksi i kapitalit të orientohet më shumë drejt industrive me vlerë të shtuar të lartë.

Në këto 40 vjet kemi ndërtuar pothuajse gjithçka që lidhet me banesat, por tani duhet të ndërtojmë edhe industri.

Kapitali orientohet gjithmonë nga fitimi. Për sa kohë ndërtimi ka pasur fitim dhe ka ekzistuar një kërkesë e madhe për banesa, kapitali është orientuar atje. Nuk mund të thuash pse ka shkuar në ndërtim, sepse aty ka pasur fitim dhe kërkesë. Por kur fitimi në këtë sektor të bjerë, kapitali do të gjejë forma të reja për t’u investuar dhe për të vijuar të gjenerojë fitim.

Kjo ka ndodhur edhe në vende të tjera. Në Spanjë, për shembull, pati një periudhë të fortë ndërtimi në vitet ’90 dhe 2000, e cila më pas u normalizua. Besoj se e njëjta gjë do të ndodhë edhe këtu dhe ndërtimi do të kthehet gradualisht në ritmin e tij normal.

Kapitali shkon aty ku ka fitim. Kur një treg ngopet, kapitali gjen fusha të tjera ku mund të investohet. Ndërtimi do të ngopet dhe kapitali do të kalojë gradualisht edhe në sektorë të tjerë.

Do t’i ftoja kompanitë shqiptare, që kanë krijuar reputacion dhe kapacitete të rëndësishme, të tentojnë të dalin në vendet fqinje. Ashtu si kompani të huaja kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë investuar, edhe kompanitë shqiptare duhet të tentojnë të dalin jashtë. Edhe kompani nga Kosova, Greqia dhe vende të tjera kanë hyrë në tregun shqiptar.

Është koha që edhe bizneset shqiptare të shkojnë në tregjet e huaja dhe të rriten.

Nuk mund të qëndrohet vetëm në një treg të vogël si Shqipëria. Duhet të rriten numrat, të rritet shkalla e aktivitetit dhe të shfrytëzohen tregjet përtej kufijve.

 Po shteti si mund ta orientojë kapitalin, në mënyrë që të mos përqendrohet i gjithë në ndërtim?

Kjo është një pyetje e bukur. Shteti gjithmonë do të shikojë të mbushë arkën buxhetore. Ka dy drejtime: shteti ka shpenzime dhe, për t’i përballuar ato, ka disa burime të ardhurash, kryesisht taksat dhe tatimet. Këto kanë ardhur duke u rritur. Ndërkohë, në shumë vende të botës, po shohim ulje të taksave dhe tatimeve.

Por në Shqipëri, ndërsa rriten pagat e punonjësve të shtetit, shërbimet dhe kostot e tyre, shteti duhet të gjejë edhe burimet për t’i financuar. Prandaj fokusohet te të ardhurat që më pas përdoren për shpenzimet buxhetore.

Në këtë kuptim, shteti është një sipërmarrje më vete. Është një ndërmarrje shumë e madhe, me administratën e vet, që punëson, investon dhe ka bilancet e veta. Për këtë arsye, shteti e ka të vështirë t’i bëjë ballë presionit të kapitalit dhe ndërtuesve për të vazhduar ndërtimin.

Por një lloj orientimi duhet të japë, për shembull përmes mënyrës se si jepen lejet e ndërtimit?

Është çështje ciklesh. Po të shohësh historinë e ekonomisë shqiptare në 20 vitet e fundit, ka pasur faza të ndryshme. Rreth vitit 2005 deri në 2010 pati një bum të licencave për hidrocentralet private dhe u ndërtuan shumë hidrocentrale. Më pas patëm bumin e universiteteve private, me shumë universitete që u hapën në vend.

Tani po përjetojmë bumin e parqeve fotovoltaike dhe të ndërtimit. Nëse i sheh këto zhvillime në retrospektivë, duket se kapitali lëviz me cikle. Edhe këta sektorë do ta kenë ciklin e tyre.

Kapitali është shumë i vështirë për t’u orientuar vetëm përmes rregullatorëve. Cikli i ndërtimit do të hyjë në normalitetin e vet. Besoj se bregdeti do të mbetet shumë i fortë për ndërtimin, ndërsa qytetet do të jenë më të moderuara në kërkesën për të blerë dhe për të shitur.

Do të ketë zhvillim edhe në të ardhmen, sepse kapitali do të vazhdojë të kërkojë mundësi investimi. Por po jetojmë në një periudhë me shumë pasiguri. Është e vështirë të bësh plane afatgjata. Një krizë në një vend mund të ndryshojë çmimin e naftës dhe më pas të ndikojë në të gjitha çmimet e tjera.

Sot është shumë e vështirë të bësh parashikime për dy, tre apo katër vjet. Shqipëria nuk është imune ndaj këtyre krizave; përkundrazi, është shumë e ekspozuar. Bota është bërë shumë e vogël. Një krizë që ndodh në Hormuz, për shembull, mund të shkaktojë pasoja ekonomike në të gjithë botën.

Rama: Paketa e re për drejtësinë u hartua me ekspertizën e Italisë, Francës dhe Holandës

By: A R
30 September 2026 at 12:17

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën e re të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, një ndërhyrje që prek rreth një të pestën e kodit aktual dhe që synon të ndryshojë qasjen ndaj masave të sigurisë, duke kufizuar përdorimin e arrestit me burg dhe duke forcuar parimin e proporcionalitetit në procesin penal.

Gjatë prezantimit, Rama theksoi se një nga shtyllat kryesore të reformës është ndryshimi i kulturës së ndjekjes penale, ku paraburgimi nuk duhet të jetë masa e parë që merret ndaj një personi të dyshuar, por alternativa e fundit që përdoret nga drejtësia.

Sipas kreut të qeverisë, gjykatat do të duhet ta nisin vlerësimin nga liria dhe të shqyrtojnë fillimisht masat më të buta të sigurisë.

Ai bëri të ditur se për veprat penale që parashikojnë dënim deri në tre vite burgim nuk do të vendosen masa shtrënguese sigurie, ndërsa për veprat që kanë dënim deri në pesë vite burgim nuk do të aplikohet masa e arrestit me burg.

Rama nënvizoi se problematika e përdorimit të tepruar të paraburgimit nuk është një fenomen i ri i krijuar nga pavarësia e pushtetit gjyqësor, por një trashëgimi e kahershme e sistemit.

“Jemi shumë të qartë se kjo është një e keqe e hershme. Vijimësia e kësaj inercie negative na tregon se nuk kemi të bëjmë me një pasojë që ka lindur rishtas nga pavarësimi i pushtetit gjyqësor, por me një kulturë të vjetër varësie të drejtësisë dhe të kultit të forcës. Paraburgimi, sipas Kushtetutës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duhet të jetë masa e fundit, ndërsa në Shqipëri është bërë qendra e gravitetit të procesit penal”, deklaroi kryeministri.

Sipas tij, paketa e re reformon në mënyrë tërësore procedurat penale dhe ndërtohet mbi parimin që çdo ushtrim i pushtetit në procesin penal duhet të ketë bazë të qartë ligjore, të jetë proporcional me qëllimin që synon të arrijë dhe t’i nënshtrohet kontrollit të plotë gjyqësor.

“Çdo ushtrim i pushtetit në procesin penal duhet të ketë një bazë të qartë në ligj dhe të jetë proporcional me qëllimin. Ai duhet t’i nënshtrohet kontrollit përmbajtësor dhe jo vetëm formal të gjykatës dhe duhet të prodhojë pasoja juridike kur tejkalon kufijtë e vet”, u shpreh Rama.

Kryeministri vlerësoi gjithashtu punën e ekspertëve vendas dhe të huaj që kanë kontribuar në hartimin e paketës, duke theksuar mbështetjen e qeverive të Italisë dhe Francës, si dhe kontributin e profesorëve dhe magjistratëve nga Italia, Franca dhe Holanda.

“Duhet të ndalem këtu tek roli i paçmuar i skuadrës suaj dhe i juaji personalisht. Angazhimi i drejtpërdrejtë në këtë punë, nën drejtimin, disiplinën dhe integritetin e domosdoshëm europian që ju keni sjellë, është themelor për rezultatin që kemi sot. Mbështetja e çmuar e qeverive të Italisë dhe Francës na hapi dyert e një ekspertize të klasit të parë, ndërsa kontributi i profesorëve dhe magjistratëve italianë, francezë dhe holandezë i ka dhënë kësaj pakete thellësinë krahasuese që një reformë kërkon.”

Ai tha se ekspertiza ndërkombëtare i ka dhënë reformës një bazë të fortë krahasuese dhe standarde evropiane, duke e konsideruar këtë proces një hap të rëndësishëm në konsolidimin e reformës në drejtësi dhe forcimin e garancive për të drejtat e qytetarëve në procedurat penale.

“Ndërkohë që Sekretariati Teknik Shqiptar bëri vetëm koordinimin e kësaj pune shumë voluminoze, të 100 e kusur nenet e kësaj pakete janë fryt i qindra orëve punë dhe debateve ndërmjet ekspertësh që vijnë nga tradita të ndryshme juridike, nën vëzhgimin e rreptë të Këshillit të Europës, i cili ka certifikuar çdo hap dhe dokumentin përfundimtar që është përpara jush për t’u kthyer në një bazë të konsultimit publik. Nuk ka në ato 105 nene asnjë ‘ballomë alla-shqiptarçe’. Çdo zgjidhje është ballafaquar me Kushtetutën tonë, me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, me vendimet njësuese të Gjykatës së Lartë, me jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut dhe me të drejtën e Bashkimit Europian. Duhet të ndalem këtu te roli i paçmuar i skuadrës suaj dhe i juaji personalisht. Angazhimi i drejtpërdrejtë në këtë punë, nën drejtimin, disiplinën dhe integritetin e domosdoshëm europian që ju keni sjellë, është themelor për rezultatin që kemi sot.

Mbështetja e çmuar e qeverive të Italisë dhe Francës na hapi dyert e një ekspertize të klasit të parë, ndërsa kontributi i profesorëve dhe magjistratëve italianë, francezë dhe holandezë i ka dhënë kësaj pakete thellësinë krahasuese që një reformë kërkon. mKëshilli i Europës e ka kaluar paketën në filtrin e Konventës dhe të standardeve europiane, duke e vlerësuar si një projekt që rrit transparencën e procesit penal dhe zgjeron realisht të drejtat e mbrojtjes. mKjo është për ne garancia më e mirë që po ndërmarrim një tjetër reformë modernizuese për sistemin e drejtësisë dhe europianizuese për shtetin shqiptar, ku procesi penal duhet të nisë nga zanafilla e lirisë dhe jo nga burgu si pikënisje.” – u shpreh Kryeministri Edi Rama.

“Seancat gjyqësore do të transmetohen LIVE”, Rama: Paraburgimi cenon dinjitetin kombëtar sepse…

By: A R
30 September 2026 at 12:10

Kodi i Procedurës Penale pritet të ndryshojë në 105 nene, me ndërhyrje që prekin nga masat e sigurisë dhe paraburgimi, të drejtat e palëve gjatë hetimit dhe gjykimit, provat dhe mënyrën e administrimit të tyre, seancën paraprake, prezumimin e pafajësisë, publicitetin e seancave dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Sipas paketës së re të prezantuar nga qeveria, për veprat penale me dënim maksimal nën 5 vite nuk do të caktohet masa “arrest në burg”, ndërsa në qeli nuk do të dërgohen as gratë shtatzëna, nënat me fëmijë nën 6 vjeç dhe baballarët që janë kujdestarët e vetëm të fëmijëve.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu që, me kërkesë të palëve, seancat gjyqësore të mund të transmetohen drejtpërdrejt. Kryeministri Edi Rama e vuri theksin te kufizimi i paraburgimit, duke e cilësuar “cenim të dinjitetit kombëtar” faktin që, sipas tij, Shqipëria është bërë “delja e zezë e Europës” për shifrat e larta. Rama tha se burgu duhet të jetë alternativa e fundit dhe se gjykata duhet të argumentojë çdo kufizim të lirisë së individit.

Rama: Askush s’mund t’ju hapë më telefonin pa vendim gjykate! Materialet që s’lidhen me hetimin do të asgjësohen

By: A R
30 September 2026 at 12:03

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar disa nga ndryshimet e parashikuara në paketën e re të Kodit të Procedurës Penale, duke vënë theksin te mbrojtja e privatësisë, forcimi i të drejtave të të pandehurve dhe respektimi i prezumimit të pafajësisë.

Rama deklaroi se kontrolli i pajisjeve elektronike, përfshirë telefonat celularë, nuk mund të kryhet pa autorizimin përkatës të gjykatës.

Sipas tij, në rastet urgjente të përcaktuara nga ligji, veprimi do t’i nënshtrohet më pas vlerësimit gjyqësor. Po ashtu, çdo material i marrë nga pajisjet elektronike që nuk ka lidhje me hetimin duhet të asgjësohet.

Një tjetër ndryshim lidhet me përgjimet, ku Rama tha se duhet të shqyrtohen vetëm të dhënat dhe komunikimet që kanë lidhje me objektin e hetimit.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se marrja në pyetje dhe veprimet kryesore procedurale do të regjistrohen me zë dhe figurë.

Rama u ndal edhe te hetimet e fshehta, duke theksuar se personi duhet të ketë të drejtë të informohet se ndaj tij është regjistruar një procedim, ndërsa hetimet e fshehta nuk duhet të kthehen në praktikë rutinë.

“Marrja në pyetje dhe veprimet kryesore do të regjistrohen me zë dhe figurë. Nëse shteti merr në pyetje një njeri duhet të tregojë si e ka marrë dhe sa e ka respektuar. Dhe shkruhet se deklarimet e marra me sjellje me presion apo dhunë nuk vlen. Ndryshimi i 4 vjen si domosdoshmëri për të mbrojtur jetën private në epokën teknologjike. Sekuestrimi i pajisjes nuk mund të jetë më në asnjë mënyrë për të parë dhe lexuar apo parë gjithçka. Për ata hapur duhet vendim i gjykatës…Në rast të urgjencës të përcaktuara nga ligji, veprimi vlerësohet nga gjykata. Çdo material i nxjerrë që nuk ka lidhje me hetimin duhet të asgjësohet. E njëjta gjë në lidhje me përgjimet, duhet të shikohet vetëm ato që kanë lidhje me hetimet. Personi ka të drejtë të dijë se ndaj tij është regjistruar një procedim. Hetimet e fshehura në kohë nuk mund të jenë një rutinë në një shtet të së drejtës. Në gjyq do të shkojnë çështje që kanë perspektivë reale. Prokurori duhet të peshojë provat e akuzat dhe mbrojtjen. Ndryshimi i gjashtë ka rëndësi sepse nxjerr prezumin e pafajësisë jashtë sallës së gjyqit. Gjyqi në Pazar përpara gjyqit në sallë nuk është drejtësi”, tha Rama.

Drogat nëpër shkolla, shokon eksperti i sigurisë: Raste përdorimi që në moshën 9-vjeçare

By: A R
30 September 2026 at 11:52

Së fundmi ështe ngritur alarmi për një fenomen tejet shqetësues, përhapja e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, është shprehur se mosha më e ulët e rasteve të përdorimit të drogës është vetëm 9 vjeç.

“Fatkeqësisht, numri i përdoruesve ka vajtur edhe deri në 9 vjeç. Ka raste të cilët janë edhe të asaj moshe. Nuk është se është dominante, por është dhe te 9-vjeçarët. Pra, mosha 10, 11, 12, ka filluar”, tha ai.

Sipas të dhënave, përqindja e fëmijëve përdorues është rritur nga 7-8% në vitin 2015 në 11% aktualisht.

“Në qoftë se do t’i referohemi disa statistikave, numri i personave, fëmijëve të cilët sot përdorin lëndë narkotike është rritur. Nëse dikur ishte 7% apo 8%, sot është 11% dhe kjo tregon për rritje. Pra, ky është një element shqetësues. I referohem 2015”, tha ai.

Softa sqaroi se trafikantët identifikojnë fëmijë që vijnë nga familje me probleme, duke i bërë kështu pjesës të kësaj hallke shqetësuese.

“Ka filluar gradualisht, sepse ajo pjesa që secili kërkon të hyjë tek një grup për t’u pranuar, duhet të jesh pjesë e disa kushteve. Për shembull, duhet të jesh i fortë, grupi krijon insistim për ta provuar. Gjejnë format, personat të cilët janë vulnerabël, familjet kanë probleme…”, sqaroi ai.

Demo pret në takim zyrtaren e lartë të BE: Shqipëria vijon punën drejt objektivit të vitit 2027

By: A R
30 September 2026 at 11:48

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, priti Drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin e Komisionit Europian, Valentina Superti, me fokus avancimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në takimin e parë mes tyre, në fokus ishin piketat përmbyllëse të Kapitullit 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, dhe Kapitullit 22, “Politikat Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore”, si dhe angazhimet institucionale për përmbushjen e tyre.

Demo vlerësoi gatishmërinë e Komisionit Europian për të vijuar mbështetjen me ekspertizë dhe asistencë në çështjet prioritare, ndërsa theksoi rëndësinë e ritmit të reformave dhe të bashkëpunimit të ngushtë institucional në funksion të objektivit të vitit 2027.

“Me angazhim, rezultate konkrete dhe bashkëpunim të ngushtë mes ekipeve tona, vijojmë punën për përmbushjen e detyrimeve dhe avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Kurti: Aktgjykimi i Speciales është i padrejtë, do të bëjmë të pamundurën për korrigjim

By: A R
30 September 2026 at 10:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se aktgjykimi i Gjykatës Speciale në Hagë është i padrejtë, duke theksuar se institucionet e Kosovës do të bëjnë të pamundurën për korrigjimin e tij përmes procedurave të apelimit. Duke folur në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se deklarata e miratuar në Kuvend për këtë çështje përbën hapin e parë dhe, sipas tij, shpreh vullnetin e popullit të Kosovës.

“Deklarata në Kuvendin e Kosovës është hapi i parë dhe shpreh vullnetin e popullit. Ne do të bëjmë të pamundurën që ky aktgjykim të korrigjohet në Apel”, tha Kurti.

Në mbledhje, kryeministri foli edhe për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kurti tha se gjatë qëndrimit në SHBA ka diskutuar për çështjen e personave të zhdukur, të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, si dhe për çështje ekonomike dhe tema të tjera me interes për Kosovën. Ai u ndal edhe te marrëveshja e subjekteve politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Sipas Kurtit, përfaqësuesit politikë shqiptarë nga këto tri komuna kanë arritur marrëveshje për të garuar me një listë të përbashkët, të quajtur “Koalicioni Shqiptar”, në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi.

Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

By: A R
30 September 2026 at 10:49

Gjykata e Rrethit të Fuldas në Gjermani ka dënuar me nga dy vjet e tre muaj burg dy shtetas shqiptarë të mosshës 32-vjeçare, të cilët u arrestuan duke punuar në një plantacion ilegal kanabisi në zonën e Künzell-it.

Të pandehurit pranuan gjatë procesit gjyqësor se kishin punuar si kopshtarë në ambientin e përshtatur për kultivim nga janari i këtij viti deri në prill 2026, kur u arrestuan nga policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e biznesit të marrë me qira, forcat e rendit sekuestruan 703 bimë kanabisi dhe pajisje profesionale për rritjen e tyre.

Gjatë seancës, mbrojtja e të pandehurve pretendoi se dy shqiptarët kishin pranuar punën për shkak të vështirësive të rënda financiare në vendlindje dhe se përfaqësonin vetëm hallkën më të ulët të një rrjeti më të gjerë kriminal. Megjithatë, trupi gjykues vendosi pranimin e kërkesës së prokurorisë për dënim me burgim me ekzekutim.

Kryetari i trupit gjykues theksoi se vendimi synon të dekurajojë këtë model të ri biznesi kriminal dhe të dërgojë një mesazh të qartë parandalues, pavarësisht faktit se drejtuesit kryesorë të rrjetit mbeten ende të paidentifikuar. Vendimi i gjykatës gjermane nuk ka marrë ende formë të prerë.

Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

By: A R
30 September 2026 at 10:42

Në kuadër të forcimit të Programit Kombëtar të Vaksinimit dhe politikave të parandalimit, Shqipëria kalon nga vaksina HPV 4-valente në vaksinën HPV 9-valente, duke zgjeruar ndjeshëm mbrojtjen ndaj tipeve të virusit HPV që lidhen me zhvillimin e lezioneve prekanceroze, kancerit të qafës së mitrës dhe kancereve të tjera të shkaktuara prej tij.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë vizitës në Institutin e Shëndetit Publik, ku u prezantua kalimi në vaksinën HPV 9-valente, e cilësoi këtë një hap të rëndësishëm në fuqizimin e parandalimit dhe mbrojtjen afatgjatë të shëndetit të fëmijëve.

Duke nënvizuar rëndësinë e vaksinimit në parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga HPV, ministrja Spahiu u bëri thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre në moshën e rekomanduar.

“Këto vaksina janë të certifikuara dhe përdoren edhe në vendet e Bashkimit Europian. Janë të sigurta, ndaj u bëj thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre 13-vjeçarë, si një nga masat më të sigurta për parandalimin e kancereve të shkaktuara nga HPV”, apeloi ministrja Spahiu.

Që nga nisja e programit të vaksinimit kundër HPV-së në Shqipëri janë administruar gjithsej 60 180 doza të vaksinës HPV 4-valente. Kalimi në vaksinën 9-valente zgjeron spektrin e mbrojtjes, duke mbuluar më shumë tipe të HPV-së të lidhura me sëmundje prekanceroze dhe kancere.

Paralelisht, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë marrë masat për nisjen e vaksinimit kundër gripit sezonal. Për sezonin e ri janë siguruar 280 mijë doza vaksine, të cilat do të ofrohen falas për grupet prioritare në të gjithë vendin, me synim mbrojtjen e personave më të rrezikuar nga format e rënda dhe komplikacionet e gripit.

Vaksinimi dhe programet e parandalimit mbeten ndër instrumentet kryesore të politikave të shëndetit publik, me fokus uljen e barrës së sëmundjeve të parandalueshme, mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara dhe forcimin e kujdesit shëndetësor të orientuar drejt parandalimit.

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit paraqitet në SPAK! Do të pyetet për Agasin

By: A R
30 September 2026 at 10:30

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur, këtë të mërkurë, 30 shtator, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku pritet të merret në pyetje në kuadër të hetimeve që lidhen me çështjen e Ergys Agasit.

Bala pritet të japë shpjegimet e tij përpara prokurorëve të SPAK lidhur me rrethanat që po verifikohen në këtë dosje.

Vilson Bala ka drejtuar më herët Policinë e Durrësit, ndërsa përpara kësaj detyre ka qenë në krye të Forcës së Posaçme Operacionale. Në nëntor të vitit 2024, ai u prezantua si drejtues i DVP Durrës.

Më pas, në janar të vitit 2026, Bala u emërua drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, detyrë të cilën e mban aktualisht.

Kujtojmë se Ergys Agasi u arrestua më 26 gusht. Ai ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit të vitit 2025, në kuadër të një hetimi të SPAK. Ai akuzohet për disa vepra penale, mes tyre korrupsion, pastrim parash, shkelje të barazisë në tendera dhe abuzime me fondet publike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

Sipas dosjes hetimore, bëhet fjalë për dyshime mbi përfshirjen e tij në skema të përfitimit të paligjshëm, në bashkëpunim me persona të tjerë dhe zyrtarë shtetërorë.

Nisi misionin në Shqipëri, ambasadori i ri amerikan takon kryeministrin Rama

By: A R
30 September 2026 at 10:22

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, nisi zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Tiranë para pak ditësh.

Në kuadër të takimeve të para pas marrjes së detyrës, Wendt është takuar me kryeministrin Edi Rama. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe fotografi nga takimi me ambasadorin e ri amerikan.

“Welcome. Takimi i mirëseardhjes së Ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt”, shkruan Rama në postimin e tij.

Wendt i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj më 26 shtator, duke nisur zyrtarisht misionin e tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara. Ai pason në këtë detyrë Yuri Kim, e cila u largua nga posti në qershor të vitit 2023. Që prej largimit të saj, misioni diplomatik amerikan në Tiranë u drejtuaa nga Nancy VanHorn, në cilësinë e të ngarkuarës me punë.

OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99

By: A R
30 September 2026 at 10:10

Vdekjet nga kolera u rritën me 30% në vitin 2025, pavarësisht se më pak raste u raportuan në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Në vitin 2025, 47 vende raportuan në OBSH 451 mijë e 499 raste të kolerës dhe 7 mijë e 870 vdekje. Ky është numri më i lartë i vdekjeve vjetore nga kolera të raportuara në OBSH që nga viti 1999. Këto shifra pasqyrojnë të dhënat e mbikëqyrjes të raportuara në OBSH dhe jo barrën aktuale globale të kolerës, e cila vlerësohet të jetë dukshëm më e lartë, pasi shumë raste nuk raportohen.

Shtatë vende: Angola, Bangladeshi, Republika Demokratike e Kongos, Nigeria, Sudani i Jugut, Sudani dhe Jemeni, përbënin rreth 90% të të gjitha rasteve dhe vdekjeve të raportuara nga kolera në nivel global. Rajoni Afrikan i OBSH-së raportoi barrën më të madhe, me një rritje prej 34% të rasteve dhe një rritje prej 58% të vdekjeve krahasuar me vitin 2024.

“Rritja e vdekjeve nga kolera është një kujtesë për sfidën që na pret. Askush nuk duhet të vdesë nga kolera sot, kur kemi mjetet për të parandaluar dhe trajtuar këtë sëmundje. Përqendrimi i rasteve dhe vdekjeve në një numër të vogël vendesh tregon se ku investimet e synuara në ujë të sigurt, kanalizime dhe higjienë mund të kenë ndikimin më të madh. Të kombinuara me mbikëqyrje më të fortë të sëmundjeve, angazhim të komunitetit, vaksinim dhe qasje në kujdes cilësor, këto investime mund të ndihmojnë në përmbysjen e këtij trendi”, tha Dr. Chikwe Ihekweazu, Drejtor Ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së.

Vaksinimi po ndihmon luftën kundër meningjitit

Meningjiti bakterial vazhdon të jetë një barrë e konsiderueshme për vendet në brezin afrikan të meningjitit, një zonë që shtrihet nga Senegali në Etiopi, ku epidemitë ndodhin rregullisht. Në vitin 2025, 24 nga 26 vendet në rajon raportuan 21 mijë e 526 raste të dyshuara dhe 971 vdekje në OBSH, që korrespondon me një shkallë vdekshmërie prej 4.5%. Ndër vendet që raportuan të dhëna për të dy vitet, rastet ranë me 5.9% krahasuar me vitin e kaluar.

Meningjiti është inflamacioni i indeve që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore, ku meningjiti bakterial është lloji më serioz. Katër lloje bakteresh përbëjnë shumicën e rasteve të meningjitit bakterial në mbarë botën.

Vaksinimi ka transformuar përpjekjet për të luftuar meningjitin meningokoksik, një nga shkaqet kryesore të meningjitit bakterial. Që nga futja në përdorim e vaksinës konjugate të meningokokut A në vitin 2010, rastet e serogrupit A kanë rënë me më shumë se 99% në mesin e popullatave të vaksinuara dhe nuk është raportuar asnjë rast i konfirmuar që nga viti 2017 në vendet që e kanë futur vaksinën.

Një vaksinë që ofron mbrojtje më të gjerë kundër pesë serogrupeve meningokoksike, Men5CV/MMCV, po futet tani në rajon si për reagimin ndaj shpërthimeve përmes ICG-së, ashtu edhe për fushatat e vaksinimit parandalues. Në vitin 2025, Nigeria u bë vendi i parë që kreu një fushatë në të gjithë vendin duke përdorur këtë vaksinë.

Mbikëqyrja mbetet thelbësore për të kontrolluar murtajën

Murtaja është një sëmundje bakteriale që zakonisht përhapet midis kafshëve përmes pleshtave dhe ndonjëherë mund të infektojë edhe njerëzit.

Midis viteve 2019 dhe 2025, 10 vende raportuan raste të dyshuara të murtajës te njerëzit në OBSH, gjashtë prej të cilave raportuan raste të konfirmuara. Në përgjithësi, OBSH-së iu raportuan 3847 raste të dyshuara dhe 423 vdekje, që korrespondojnë me një shkallë vdekshmërie prej 11%. Shumica e rasteve u raportuan nga Republika Demokratike e Kongos dhe Madagaskari, ku murtaja mbetet endemike në disa zona. Murtaja mund të ndodhë edhe në vendet që nuk raportojnë raste dhe numri vjetor i rasteve luhatet në varësi të kohës, vendndodhjes dhe madhësisë së shpërthimeve.

Mbikëqyrja e vazhdueshme e popullatave të brejtësve dhe kafshëve të tjera, së bashku me reagimin e shpejtë ndaj shpërthimeve, mbetet thelbësore për të zbuluar herët murtajën, për të zvogëluar transmetimin dhe për të parandaluar shpërthime më të mëdha.

Gjykata Supreme lejon Trump të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e treta –

30 September 2026 at 10:06


Gjykata supreme i ka lejuar administratës Trump të rifillojë deportimin e emigrantve në vende të tjera përveç vendit të tyre pa u ofruar atyre mundësinë për të treguar dëmet që mund të përballen, duke forcuar një mjet që Donald Trump e ka përdorur për dëbime të shpejta si pjesë e goditjes së tij ndaj emigracionit.

Gjyqtarët miratuan kërkesën e Departamentit të Drejtësisë për të ndaluar vendimin e gjyqtarit të distriktit amerikan me bazë në Boston, Brian Murphy, se politika e Departamentit të Sigurisë Kombëtare për të larguar emigrantët në të ashtuquajturat vende të treta është e paligjshme.

Ata gjithashtu ranë dakord të dëgjonin argumentet në mosmarrëveshje në dhjetor, me një vendim formal mbi politikën që do të ndiqet. Tre gjyqtarët e saj liberalë nuk u pajtuan me vendimin.

Avokatët federalë thanë se vendimi i gjykatës së shkallës së parë detyroi anulimin e një fluturimi deportimi që transportonte rreth 70 persona për në tre vende.

Gjyqtarët më parë lejuan që fluturimet e deportimit, një politikë thelbësore e administratës Trump, të vazhdonin përkohësisht kur çështja iu paraqit atyre vitin e kaluar. Në një tjetër fitore për administratën, gjykata supreme më pas hoqi kufizimet që gjyqtari kishte vendosur për të mbrojtur një grup burrash nga dërgimi në Sudanin e Jugut.

Më shumë se 25,000 njerëz janë deportuar në 29 vende sipas politikës së zbatuar vitin e kaluar, sipas një llogaritjeje nga grupet e të drejtave të njeriut, me shumicën dërrmuese që kanë shkuar në Meksikë .

Administrata ka kryer gjithashtu dëbime nga vende të treta në Sudanin e Jugut politikisht të paqëndrueshëm, të cilin Departamenti i Shtetit i SHBA-së i nxit amerikanët ta shmangin për shkak të rreziqeve të krimit, rrëmbimit dhe konfliktit të armatosur, si dhe në Ugandë, Guine Ekuatoriale, Liberi, Republikën Qendrore Afrikane dhe vende të tjera.

Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

By: A R
30 September 2026 at 10:01

Janë zbardhur emrat e personave të arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “INVESTING”, të zhvilluar në një ambient në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku sipas Policisë dyshohet se kryheshin mashtrime online ndaj shtetasve të vendeve të Bashkimit Europian.

Në pranga kanë përfunduar Emirion Xhafaj, 40 vjeç, Genc Ndoni, 42 vjeç, Egzon Dervishi, 32 vjeç dhe Erol Hyslihaka, 31 vjeç. Katër personat u kapën në flagrancë gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë në ambientin e përshtatur me poste pune.

Në të njëjtin ambient ndodhej edhe një 23-vjeçare me inicialet E. A., e cila është proceduar në gjendje të lirë.

Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar se ambienti ishte në pronësi të Taulant Belerajt, 45 vjeç. Sipas Policisë, ai dyshohet se e administronte ambientin në bashkëpunim me personat e tjerë për zhvillimin e veprimtarisë së kundërligjshme. Beleraj është shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 13 njësi kompjuterike, 19 telefona celularë, 7 laptopë dhe materiale të tjera që dyshohet se lidhen me aktivitetin.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës për dokumentimin e plotë të skemës dhe përcaktimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, detajet e para

By: A R
30 September 2026 at 09:48

Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur në Sektor Fllakë në Durrës, në derën e një lokali.

Policia e Durrësit informon se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Sakaq, hetimet po vijojnë me qëllim identifikimin e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

By: A R
30 September 2026 at 09:40

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë shqiptare, Gjana Asllan, ka ndërruar jetë të martën në spital, si pasojë e dëmtimeve të rënda të pësuara gjatë një ndeshjeje zyrtare.

Ngjarja tragjike ndodhi të dielën në stadiumin e Panagias në ishullin e Thasos, gjatë sfidës ku i riu po luante për ekipit e tij Byronas Kavala. Që në minutën e dytë të lojës, pas një dyluftimi për topin, 16-vjeçari doli nga vija e fushës dhe u përplas me pjesën e pasme të kokës në gardhin mbrojtës të stadiumit, duke humbur menjëherë ndjenjat. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve dhe dërgimit në repartin e terapisë intensive në spitalin e Kavalës, adoleshenti nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.

Policia e Thasos në bashkëpunim me Prokurorinë e Kavalës kanë nisur hetimet për të verifikuar nëse stadiumi përmbushte standardet e kërkuara të sigurisë. Objekt i verifikimeve do të jetë distanca e gardhit nga vija e fushës, licencimi i impiantit sportiv, si dhe përgjegjësitë e organizatorëve për ndeshjet e kategorive të moshave të reja. Hetimet pritet të plotësohen me dëshmitë e dëshmitarëve dhe raportin mjeko-ligjor.

❌