Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

EMRI/ Mbante armë në makinë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

21 December 2025 at 09:12

Një 35-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mirditës, pasi u kap duke qarkulluar e armatosur me armë zjarri pistoletë.

Operacioni u zhvillua në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, në hyrje të qytetit të Rrëshenit.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

E arrestuara është Jetmira Biba, 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, Mirditë. Ajo akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Qarkullonte me armë në makinë, policia vë në pranga 35-vjeçaren në Mirditë

By: V K
21 December 2025 at 09:48

Uniformat blu, kanë vënë në pranga një 35-vjeçare në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për në qytetin e Rrëshenit.

Jetmira Biba 35-vjeç, u ndalua për kontroll teksa u konstatua se qarkullonte e armatosur.

Policia sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë, ndërsa ndaj saj rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Njoftimi i policisë:

“Mirditë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”.

Qarkullonte me automjet e armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçarja.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti.

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetase qarkullonte e armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”.

Si rezultat i operacionit, në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për qytetin e Rrëshenit, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip “Golf”, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasja e armatosur, dhe e ndaluan për kontroll.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasja J. B., 35-vjeçe, banuese në Rrëshen, Mirditë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post Qarkullonte me armë në makinë, policia vë në pranga 35-vjeçaren në Mirditë appeared first on Albeu.com.

Gurët e çmuar që nxirren nga galeritë e Mirditës i merr Tete Albania. Shqipëria nuk fiton asgjë

By: Elva
17 December 2025 at 22:19

Inside Story ka siguruar material të marrë në galeritë Gurth 3 të cilët që në pamje të parë tregojnë se vlerat e tyre janë të mëdha. Ngjyra e verdhë e cila shkëlqen në diell e forcon lidhjen e tij me floririn. Ndërsa guri tjetër tregon se në përmbajtjen e tij ka shumë zink. Në galeritë […]

The post Gurët e çmuar që nxirren nga galeritë e Mirditës i merr Tete Albania. Shqipëria nuk fiton asgjë appeared first on BoldNews.al.

Ligji i shtetit apo “ligji i fshatit”/ Kryeplaku në Mirditë shkatërron pronat e banorëve

By: Brisi
17 December 2025 at 20:57

Banorë të fshatit Ujë në Mirditë denoncojnë prej vitesh një problem serioz që, sipas tyre, po u shkatërron pronat dhe po u rrezikon jetën. Ata akuzojnë kryeplakun e fshatit, Roland Mrruku, se lë pa kontroll bagëtitë e tij derra, lopë, dele dhe dema të cilat shkojnë lirshëm nëpër arat, vreshtat dhe oborret e banorëve, duke […]

The post Ligji i shtetit apo “ligji i fshatit”/ Kryeplaku në Mirditë shkatërron pronat e banorëve appeared first on BoldNews.al.

“Ping-pongu” gjyqësor për HEC-et e Kaçinarit përfundon në Gjykatë të Lartë

16 December 2025 at 16:43

Pas gjashtë vitesh sorollatje institucionale, çështja e banorëve të Kaçinarit në Mirditë, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e katër hidrocentraleve nga kompania “Shpërdhaza Energji”, do t’i kalojë Gjykatës së Lartë.

Vendimi pritet të përcaktojë nëse rasti i tyre do të gjykohet nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) apo nga Gjykata e Lezhës.

Vendimi i GJKKO-së dhe përplasja e kompetencave

GJKKO vendosi të martën t’ia delegojë çështjen Gjykatës së Lartë, e cila do të përcaktojë gjykatën kompetente për shqyrtimin e kallëzimit të bërë nga 13 banorë të Kaçinarit, një kallëzim që mban datën 25 nëntor 2019.

Kallëzimi i tyre përfshin pretendime për shkelje në dhënien e koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve.

Sipas avokatit të banorëve, Marash Logu, ai përfshin edhe ish-kryetarin e bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj. Për këtë arsye, rasti duhej të hetohej nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe të gjykohet nga gjykatat e posaçme.

“Akuzat penale ndaj ish-kryetarit të bashkisë nuk mund të hetohen nga Prokuroria e Lezhës dhe për rrjedhojë të gjykohen nga Gjykata e Lezhës,” theksoi avokati Logu duke cituar Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale.

Endje prej vitit 2019

Avokati Logu shpjegoi për Citizens.al se kallëzimi i banorëve u depozitua fillimisht në atë që asaj kohe njihej si Prokuroria e Krimeve të Rënda. Por ajo shpalli moskompetencë dhe e dërgoi çështjen në prokurorinë e Lezhës.

Në vitin 2020, prokuroria e Lezhës ia përcolli sërish çështjen SPAK-ut, një prokurori e re e posaçme, e cila sapo ishte formuar. SPAK-u e ktheu dosjen mbrapsht, duke vijuar ping-pongun institucional.

Në vitin 2021, Prokuroria e Lezhës kërkoi pushimin e çështjes, duke pretenduar se “nuk ka shkelje”. Por Logu tregoi se Gjykata e Lezhës dhe ajo e Apelit Shkodër vendosën kundër.

“Prokuroria duhej të kryente hetime të tjera për shkak se ekzistonin dyshime se mund të kishte shkelje nga disa persona të përfshirë në procedurat e koncesionit,” tha avokati Logu.

Gjykata e Lezhës i dha prokurorisë 90 ditë kohë për hetimet shtesë. Por sipas avokatit Logu, këto hetime zgjatën katër vite, në kundërshtim me vendimet gjyqësore.

Në vitin 2025, prokuroria e Lezhës paraqiti sërish kërkesë për pushimin e çështjes dhe në këtë pieriudhë gjykata vendosi t’ia përcillte dosjen GJKKO-së për kompetencë.

Kjo e fundit, me vendimin e sotëm, ia kalon për qartësi vendimmarrjeje Gjykatës së Lartë, e cila sipas avokatit Logu, pritet të marrë të paktën tre muaj për t’u shprehur.

“Çështja më pas ose do t’i kthehet GJKKO-së, ose Gjykatës së Lezhës”, u shpreh avokati Logu, ndërsa shtoi se cilado gjykatë ta shqyrtojë çështjen, do të marrë edhe ajo kohën e saj duke nënkuptuar këtu kohë shtesë për drejtësinë.

Beteja e banorëve të Kaçinarit për ujin

Banorët e Kaçinarit e kanë kundërshtuar projektin koncesionar të katër hidrocentraleve të kompanisë “Shpërdhaza Energji” që në vitin 2019. Ata pretendojnë shkelje të rënda ligjore, përfshirë mungesën e konsultimit publik dhe falsifikimin e firmave.

Prej asaj kohe, ata kanë zhvilluar protesta dhe beteja ligjore për ndalimin e projektit.

Në muajt mars, prill, maj dhe korrik 2025, protestat u zhvendosën në bjeshkë, më pas para ministrisë së Infrastrukturës dhe më tej para gjykatës së Lezhës ku u kërkua ndalimi i punimeve.

Shqetësimi kryesor lidhet me dëmet mjedisore dhe devijimin e burimeve ujore, që sipas banorëve mund të jenë të parikuperueshme nëse punimet nuk ndalen në kohë.

Sipas avokatit Logu kompania ka vijuar punimet, pavarësisht se lejet e ndërtimit, mjedisit dhe shfrytëzimit të ujërave kanë tejkaluar afatet ligjore.

Lexo gjithashtu:

The post “Ping-pongu” gjyqësor për HEC-et e Kaçinarit përfundon në Gjykatë të Lartë appeared first on Citizens.al.

Dëmtohet linja e ujësjellësit në Mirditë, mijëra banorë mbeten pa ujë

By: armand
7 December 2025 at 16:03

Një defekt i rëndë në linjën kryesore të furnizimit me ujë ka shkaktuar ndërprerjen e menjëhershme të ujit për 9000 banorë të qytetit të Rrëshenit dhe disa fshatra përreth në bashkinë e Mirditës. Dëmtimi ka ndodhur mëngjesin e së premtes. Punonjësit e Shërbimit të Ujësjellës-Kanalizimeve kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë konstatuar se bëhet […]

The post Dëmtohet linja e ujësjellësit në Mirditë, mijëra banorë mbeten pa ujë appeared first on BoldNews.al.

Dhunoi motrën, vihet në pranga 26-vjeçari në Rrëshen

By: Ela
7 December 2025 at 15:27

Policia e Mirditës ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar, pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Rrëshen, dyshohet se i ka shkaktuar viktimës dëmtime të lehta, për të cilat është ndërhyrë menjëherë nga autoritetet. Policia bën me dije se e dëmtuara është pajisur me […]

The post Dhunoi motrën, vihet në pranga 26-vjeçari në Rrëshen appeared first on BoldNews.al.

Dëmtohet linja e ujësjellësit, mijëra banorë në Mirditë e Rrëshen pa ujë të pijshëm

By: M C
6 December 2025 at 16:08

Një defekt i rëndë në linjën kryesore të furnizimit me ujë të pijshëm ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit për 9000 banorë të qytetit të Rrëshenit dhe disa Fshatra përreth në Bashkinë Mirditë.

Dëmtimi ka ndodhur orët e para të ditës së djeshme duke sjellë ndërprerjen e menjëhershme të ujit. Janë kryer verifikimet në terren nga punonjësit e Shërbimit të Ujësjellës Kanalizimeve, dhe është konstatuar se kemi të bëjmë me një dëmtim serioz me një gjatësi 85 metra, gjë e cila kërkon ndërhyrje të specializuar dhe mjete të posaçme teknike.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike në përkeqësim, ndërhyrja rezulton e vështirë dhe me rrezik dhe shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Lezhë nuk i ka kapacitetet e plota teknike për riparimin e menjëhershëm të këtij defekti.

Njërkohë gjatë ditës së sotme është bërë furnizimi i pjesshëm me ujë të pijshëm për qytetin e Rrëshenit, ndërkohë që fshatrat e prekur vijojnë të mbeten pa ujë.

The post Dëmtohet linja e ujësjellësit, mijëra banorë në Mirditë e Rrëshen pa ujë të pijshëm appeared first on Albeu.com.

Mijëra banorë në Mirditë pa ujë, shkak dëmtimi i linjës së ujësjellësit

By: Ela
6 December 2025 at 14:58

Një defekt i rëndë në linjën kryesore të furnizimit me ujë të pijshëm ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit për 9000 banorë të qytetit të Rrëshenit dhe disa fshatra përreth në Bashkinë e Mirditës. Dëmtimi ka ndodhur në orët e para të së premtes duke sjellë ndërprerjen e menjëhershme të ujit. Punonjësit e Shërbimit të Ujësjellës-Kanalizimeve […]

The post Mijëra banorë në Mirditë pa ujë, shkak dëmtimi i linjës së ujësjellësit appeared first on BoldNews.al.

“Populli në Mirditë, sekretari i PD në Tiranë!”/ Qytetari- Berishës: Duhet reformim, deputetët nuk shfaqen kurrë

By: Elva
4 December 2025 at 19:26

Gjatë takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, me strukturat lokale të PD-së në Mirditë, një qytetar demokrat u shpreh se ndjejnë mungesën e përfaqësimit real në këtë zonë dhe kërkoi reformim të thellë të partisë. Qytetari tha se drejtuesit aktualë të degës lokale nuk jetojnë në zonë dhe janë të shkëputur plotësisht nga […]

The post “Populli në Mirditë, sekretari i PD në Tiranë!”/ Qytetari- Berishës: Duhet reformim, deputetët nuk shfaqen kurrë appeared first on BoldNews.al.

Militanti flet troç në takimin e Berishës në Mirditë: Doktor ke shumë servila rreth vetes

By: redi
4 December 2025 at 20:01

Një qytetar mori fjalën gjatë takimit të Sali Berishës në Mirditë, i tha atij se mban servila pas vetes. ”Pyetja e parë është që ke mbajtur më shumë servila rreth vetes. E dyta është ke 30 deputet që i ke futur në listë. 20 kanë fituar vetë dhe me votat, dhe ti bjemë Edi Ramës ta rrezojmë për 10 orë, as për 10 ditë as për 10 muaj. 200 veta ja u mbledh unë dhe mos largohem prej Tirane pa e…

Source

“Doktor ke shumë servila rreth vetes”, Militanti i PD në Mirditë: Edi Rama është njeriu më frikacak që kam parë

By: M C
4 December 2025 at 20:18

Militanti i PD në Mirditë, theksoi se kryeministri Edi Rama është njeriu më frikacak që ai kishte parë ndonjëherë. Ai paralajmëroi kreun e PD, Sali Berishën se ka shumë “servila” pranë vetes së tij.

“Pyetja e parë është që ke mbajtur më shumë servila rreth vetes. E dyta është ke 30 deputet që i ke futur në listë. 20 kanë fituar vetë dhe me votat, dhe ti bjemë Edi Ramës ta rrezojmë për 10 orë, as për 10 ditë as për 10 muaj.

200 veta ja u mbledh unë dhe mos largohem prej Tirane pa e rrëzuar aty. Të rrimë aty, derisa ta rrëzojmë sepse nuk është trim, është njeriu më frikacak që kam njohur në jetën time.

Kam dhe një kërkesë tjetër për Lezhën, ne jemi pa kryetar partie, kemi një të komanduar as di gjë ku është për vete as na dëgjon ne.
Gjini e ul kokën por ta ngrenë, sepse i kam dhënë gjithë ato vota dhe kam punuar natë ditë për të. Prandaj Doktor jepi urdhër Agroni, Gjini, Kastrioti ku janë ata dy të tjerët. Të vijnë të merren me njerëzit sepse jemi në ujë 20 ditë.”, tha ai.

The post “Doktor ke shumë servila rreth vetes”, Militanti i PD në Mirditë: Edi Rama është njeriu më frikacak që kam parë appeared first on Albeu.com.

“Kjo është Foltorja e jetës sime”,Berisha në Mirditë: Rama zhbëri kombin në 10 vite

By: M C
4 December 2025 at 18:46

Kreu i PD-së Sali Berisha vijoi sot me foltoren e radhës, kësaj here me demokratët e Mirditës.

Në fjalën e tij kryedemokrati sulmoi kryeministrin Rama si një armik të egër të mirditorëve dhe shqiptarëve.

Rama për Berishën ka zhbërë kombin në 10 vite, duke shpopulluar krejt vendin.

Berisha: Përulem para jush, mençurisë suaj, dinjitetit tuaj. Jeni shembull i njeriut për t’u ndarë nga e keqja, për të mbrojtur vlerat në kushte jashtëzakonisht të vështira të një diskriminimi ekstrem të një propagande mashtruese që barazohet me ato të viteve të zeza të regjimit komunist.

Drita e së vërtetës ju priu ju për të ndëshkuar këtë të keqe të madhe që ka pushtuar vendin. Votuat në zgjedhje lokale dhe përgjithshme kandidatët e opozitës shqiptare. Zgjodha Mirditën për të çelur siparin me foltoren e dytë që them këtu se është foltorja e jetës sime. Është foltorja e jetës sime, foltorja për demokracinë, për familjen për Shqipërinë. Nqs me foltoren e parë, ne së bashku shpëtuam PD. Po bëhej gjithçka që Shqipëria të ishte pa opozitë. Ose më saktë me kallp opozitë. Po bëhej gjithçka që opozita të ishte stoli e një armiku të egër të kombit shqiptar. Të një armiku të egër të familjes shqiptare, të qenies shqiptare, i cili quhet Edi Rama.

Po miq, po miq. Në histori nuk ka një pushtues mizor, një diktator, regjim që të ketë zhbërë shqiptarët, kombin në 10 vite sa Edi Rama. Mbyllni sytë dhe kujtoni fshatrat e Mirditës, ku janë njerëzit, nxënësit, ku janë fëmijët. Si kjo është e gjithë Shqipëria. Në 10 vite jemi zhbërë sa kurrë në ekzistencën tonë. Sot ne kemi atë shtesë popullate që kishim kur ishim 700 mijë vetë. Sot Mirdita ka lindshmërinë më të ulët prej emigracionit. Çdo vit me këtë ritëm ne pakësohemi për të mbetur, ne ecim drejt shfarosjes së plotë nga ky regjim.

The post “Kjo është Foltorja e jetës sime”,Berisha në Mirditë: Rama zhbëri kombin në 10 vite appeared first on Albeu.com.

Zbulime arkeologjike në Kthellën e Epërme në Mirditë

27 November 2025 at 13:40

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Arkeologët kanë zbuluar të dhëna interesante sa i përket zonës së Mirditës, të cilat janë gjetur gjatë gërmimeve të fundit në Kthellën e Epërme.

Sipas Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, gjatë muajit nëntor u realizua gërmimi arkeologjik i shpëtimit në Kthellën e Epërme, në Mirditë, nga arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik në IKTK, me mbështetjen e Bashkisë Mirditë.

Të dhënat arkeologjike nga kjo zonë, të shoqëruara edhe me një toponimi të pasur dhe domethënëse, dëshmojnë për aktivitet njerëzor duke filluar nga periudha e Hekurit të Hershëm e deri në atë të Antikitetit të Vonë.

IKTK thotë se, hulumtimi dhe gjurmimi arkeologjik do të vijojë dhe priten rezultate të rëndësishme për njohjen dhe zbulimin e thesareve të trashëgimisë kulturore të zonës së Mirditës dhe më gjerë. /j.p/

1 nga 11
default
default
default
default

The post Zbulime arkeologjike në Kthellën e Epërme në Mirditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aktivistët e Zall-Gjoçajt në gjyq me “Seka Hydropower”: “Fjala e lirë nuk është krim!”

26 November 2025 at 15:40

Aktivistët dhe banorët Adem Xhokola, Dhimitër Koleci dhe Jorgji Locaj u paraqitën sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Lezhës për t’u përballur me një padi penale të ngritur nga kompania “Seka Hydropower”.

Sipas kompanisë, deklaratat e tyre publike gjatë protestave kundër ndërtimeve të hidrocentraleve në Zall-Gjoçaj të Matit dhe Lufaj të Mirditës kanë qenë fyese dhe shpifje

“Kur më erdhi thirrja për në Gjykatën e Lezhës thashë se padia jonë që është në Prokurorinë e Lezhës ka dalë për shqyrtim. As nuk e pashë fare. Pas 10 ditësh e pashë që ishte për të dhënë ne llogari firmës”, u shpreh Dhimitër Koleci.

Sipas tij, padia për fyerje dhe shpifje është një lloj intimidimi për banorët që të mos ngrenë padi të reja, të mos aktivizohen dhe të mos grumbullohen në protesta.

Sipas Kolecit, kjo nuk është hera e parë që banorët përballen me raste të tilla, duke e konsideruar ndërtimin e hidrocentraleve në këtë zonë si një krim.

“Të ndërtosh në një park kombëtar, të hedhësh betonin në kohën që është park kombëtar, ky është një krim. Të devijosh dy lumenj, nuk është krim ky? Të prishësh kanalin vaditës të banorëve të zonës, nuk është krim?”, u shpreh më tej Dhimitër Koleci.

Padia bazohet në deklaratat për mediat dhe komunikimet e banorëve gjatë një proteste të korrikut në Lufaj, ku ata ngritën shqetësime për ndikimin e hidrocentraleve në lumin Flim dhe Urakë.

Kompania pretendon se këto deklarata i kanë dëmtuar imazhin. Ndërkohë, banorët dhe aktivistët e shohin këtë si një padi tipike SLAPP, e përdorur për të frenuar protestat dhe zërin kundërshtues të komunitetit. Kjo pasi nëse ata shpallen fajtor rrezikojnë një gjobë të konsiderueshme nga 50,000 deri në 3,000,000 lekë.

Adem Xhokola tha për Citizens.al se kjo padi është një presion i hapuar ndaj banorëve.

“Ne nuk kemi bërë asnjë shpifje, asnjë fyerje. Ne kemi kërkuar të drejtën tonë që na takon sepse ato kanë shkelur të gjitha ligjet”, u shpreh Xhokola.

Sipas tij, gjithçka kanë bërë banorët ka qenë për të mbrojtur ujin dhe zonën.

“Kam luftuar dhe punuar për të mborjtur këtë vend dhe do të luftoj deri në momentin e fundit për të mbrotjur vendin tim“, deklaroi Adem Xhokola.

Për Jorgji Locaj, kjo padi është e padrejtë, pasi çfarë kanë denoncuar në protesta dhe në gjykatë është e vërteta e tyre.

“Jemi gjithmonë me të drejtën, nuk na tremb asgjë. Ne kemi të drejtën të flasim. Këtë të drejtë nuk na e ndal askush. Asnjë njeri. Vetëm po na e ndaloi zoti i madh”, u shpreh Jorgji Locaj.

Sot, përpara gjykatës, Xhokola, Koleci dhe Locaj patën mbështetjen e aktivistëve dhe komunitetit të cilët u mblodhën jashtë.

Në mënyrë simbolike, mbi megafon ata vendosën një shirit i zi, një mesazh kundër tentativës, sikurse thonë ata, që ka bërë kompania për t’i heshtur. Ndërsa banderola “Fjala e lirë nuk është krim!” sintetizonte më shumë qëndrimin e tyre.

Seanca e sotme ishte një seancë pajtimi, e cila dështoi t’i bënte bashkë palët, dhe për rrjedhojë çështja do të kalojë për gjykim me seancën e parë të caktuar për më 15 dhjetor.

Në seancën e pajtimit ishin të pranishëm edhe Sokol Muçeku dhe Fabio Scuero (shtetas italian), administratorë të firmës “Seka Hydropower”.

Për çështjen e hidrocentraleve, banorët e Zall-Gjoçajt janë në procese gjyqësore.

Në fund të tetorit, Gjykata Administrative e Apelit, Tiranë, la në fuqi vendimin që legjitimoi ndërtimin e hidrocentraleve në brendësi të Parkut Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”. Banorët, të cilët nuk pajtohen me këtë vendim, janë shprehur se do t’i drejtohen Gjykatës së Lartë.

Një betejë gjyqësore që zgjat prej pesë vitesh

Çështja e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës” mbetet një konflikt i gjatë mes komunitetit, kompanisë dhe institucioneve.

Prej vitit 2018, banorët kanë kundërshtuar në rrugë ligjore dhe me protesta ndërtimin e HEC-eve në Zall-Gjoçaj, duke ngritur pretendimin se hidrocentralet dëmtojnë mjedisin, pakësojnë ujërat dhe për rrjedhojë ndikojnë negativisht në jetën e tyre si komunitet lokal.

Një studim i realizuar nga biologu Melitjan Nezaj dhe raportuar nga Citizens.al në nëntor 2024 tregoi se ndërtimet e HEC-eve në Zall-Gjoçaj kanë sjellë dëmtime të ndjeshme në ekosistem.

Sipas gjetjeve, devijimi i prurjeve ka ndryshuar ndjeshëm regjimin hidrologjik të lumenjve, ka reduktuar habitate të rëndësishme për faunën ujore, ka rritur erozionin dhe sedimentimin dhe ka shkaktuar fragmentim të mjedisit pyjor përreth.

Studimi evidentoi zhvendosje të specieve të mbrojtura, rënie të shëndetit ekologjik të shtratit lumor dhe transformim të zonave të ndjeshme brenda parkut, duke vërtetuar se punimet kanë tejkaluar ndikimet e deklaruara në dokumentet zyrtare. Ndër speciet më të rrezikuara ishte trofta.

Pikërisht në këtë kontekst, banorët kanë kërkuar prej vitesh pavlefshmërinë e deklaratës mjedisore, lejeve të ndërtimit dhe procedurave që u ndoqën për tkurrjen e fondit pyjor me 6,180 m².

Sipas tyre, ndërtimet bien ndesh me ligjin nr. 81/2017 për Zonat e Mbrojtura, i cili ndalon projektet energjetike në zonat e kategorisë “II”. Përveç kompanisë “Seka Hydropower”, banorët kanë paditur edhe institucionet shtetërore për lejimin e punimeve.

Në vitin 2018, Zall-Gjoçaj u bashkua me Lurën për të formuar një nga parqet më të mëdha kombëtare të Shqipërisë, parkun “Lurë-Mali i Dejës”, por në janar 2022 qeveria ndryshoi kufijtë e tij, duke përjashtuar pikërisht zonën ku u ngrit diga e HEC-it “Zajs” – një vendim që banorët e konsiderojnë si “legalizim të shkeljeve”.

Kronologjia e ndjekjes së çështjes në rrugë ligjore:

  • 2019 – Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën për pezullimin e punimeve.
  • 2020 – Gjykata Administrative rrëzoi padinë për ndalimin e HEC-eve.
  • 2021 – Gjykata anuloi licencën e dhënë nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) për HEC-in “Zajs” brenda Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj.
  • 2021 – Gjykata rrëzoi padinë kundër institucioneve që dhanë lejet.
  • 2021 – Apeli lë në fuqi vendimin për anulimin e licencës së ERE-s ndaj HEC-it “Zajs”.
  • 2022 – ERE zbaton vendimin dhe i heq licencën HEC-it “Zajs”.
  • 2022 – Gjykata e Lartë konfirmon përfundimisht heqjen e licencës kompanisë “Seka Hydropower” për një nga HEC-et.
  • 2025 – Gjykata Administrative e Apelit lë në fuqi ndërtimin e HEC-eve në Zall-Gjocaj.

Lexoni gjithashtu:

The post Aktivistët e Zall-Gjoçajt në gjyq me “Seka Hydropower”: “Fjala e lirë nuk është krim!” appeared first on Citizens.al.

Pas 12 orësh rrethim nga RENEA vetëdorëzohen dy të dyshuar për terrorizëm, në Orosh

25 November 2025 at 09:33

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Dy shtetas të dyshuar për terrorizëm, në fshatin Orosh në Fushë-Arrëz, janë vetëdorëzuar, pas një rrethimi prej 12 orësh nga Forcat Speciale Renea.

Në kuadër të operacionit të koduar “Oroshi” policia njoftoi se “më datë 24 nëntor rreth orës 09:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Orosh, Fushë-Arrëz, kanë konstatuar një person i cili, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi duke u futur në një banesë të braktisur, pronë e shtetasit P. C”.

Policia i ka bërë thirrje që të dilte nga banesa, por personi nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka kërcënuar punonjësit e Policisë.

“Ndodhur në këtë situatë, bazuar edhe në informacionet e siguruara më parë për rrezikshmërinë e këtij personi, shërbimet e Policisë rrethuan banesën dhe kërkuan ndërhyrjen e forcave policore të specializuara, me qëllim sigurinë e jetës së punonjësve të Policisë. Në vendngjarje shkuan Forcat Speciale Renea, të cilat morën në kontroll perimetrin e jashtëm të banesës që mbahej nga forcat e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcat “Shqiponja” të DVP Shkodër”, njoftoi policia.

Sipas policisë, në momentin që Forcat Speciale Renea i kanë bërë thirrje personit të dalë nga banesa, nga brenda banesës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave speciale Renea.

“Pas 12 orësh në rrethim, ku Forcat Speciale Renea u bënë thirrje të vazhdueshme për t’u dorëzuar, pamundësisë për t’u larguar nga rrethimi dhe pas negociatave me të afërmit e tyre të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në finalizimin e operacionit pa përdorur forcë dhe pa shkaktuar dëmtime, të dy personat që ndodheshin në brendësi të banesës u dorëzuan”, njoftoi policia.

Në momentin e vetëdorëzimit, sipas policisë “shtetasi E. U. kishte një dëmtim tejshpues në kofshën e djathtë, i cili menjëherë është transportuar me ambulancë për në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

“Gjatë kontrollit të banesës janë sekuestruar, në cilësinë e provave materiale, 4 armë zjarri automatike dhe një armë zjarri pistoletë, një flamur i Organizatës Terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), i vendosur në faqen e murit ndërmjet armëve të lartpërmendura, 17 copë granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës që përdoret për shpërthimin e lëndëve plasëse, dy gëzhoja”, njoftoi policia.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. U., 35 vjeç, lindur në Gjorm-Kurbin, i dënuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”; J. C., 34 vjeç, lindur në Pukë, i dënuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “Kanosje”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, “Prodhimi i armëve luftarake”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

/m.q/j.p/

The post Pas 12 orësh rrethim nga RENEA vetëdorëzohen dy të dyshuar për terrorizëm, në Orosh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti i keq në Mirditë/ 10 fshatra të izoluara pas shembjes së urave dhe rrugëve

By: Elva
19 November 2025 at 17:20

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar fryrjen e përrenjve malorë në Mirditë, duke krijuar probleme të shumta infrastrukturore dhe duke izoluar rreth 10 fshatra. Shembja e urave, rrëshqitjet e dheut dhe dëmtimet në rrugë kanë bllokuar qasjen për disa komunitete. Banorët e fshatit Jezull, ku një urë është rrëzuar, thonë se nuk […]

The post Moti i keq në Mirditë/ 10 fshatra të izoluara pas shembjes së urave dhe rrugëve appeared first on BoldNews.al.

Mirditë, izolohen 10 fshatra/ Moti i keq shkatërron urat, banorët të bllokuar. Probleme në disa fshatra të Korçës e Devollit

19 November 2025 at 18:23

10 fshatra në bashkinë e Mirditës janë bllokuar nga shembjet e urave dhe dëmtimeve në akset rrugore.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka goditur rëndë këtë bashki, ndërsa në rrezik është edhe ujësjellësi i qytetit, pasi përroi i Tarazhit vijon të gërryejë zonën ku kalojnë tubacionet kryesore të furnizimit me ujë të pijshëm.

Për banorët e fshatit Jezull, kjo është hera e parë që po përballen me një situatë kaq të rëndë. Në ditën e dytë të reshjeve dhe motit të përkeqësuar që ka përfshirë vendin, Kurbini vijon të jetë ndër më të goditurit.

Edhe në malësinë e Kurbinit, tre fshatra u izoluan totalisht nga dëmtimi i disa urave.

Evakuime ka patur edhe në Zejmen të Lezhës, ku banesa e një familjeje me 7 anëtarë u përmbyt nga reshjet e dendura të shiut.

Evakuime ka patur edhe në Delvinë e Finiq, pasi uji vërshoi në rrugë, toka bujqësore e banesa. Ura e Mifolit në Novoselë është edhe zona më nevralgjike për shkak të rrezikut nga prurjet e lumit Vjosa.

Rrezik për përmbytje ka edhe në disa fshatra të Fierit. Edhe qarku i Korçës është prekur nga reshjet e dendura të shiut. Në bashkinë e Devollit në urën e fshatit Çetë u ndalua qarkullimi pasi situata paraqet rrezik për kalimtarët.

/abcnews.al/

Izolohen 10 fshatra, shembje urash dhe rrugësh në disa fshatra në Mirditë

By: redi
19 November 2025 at 17:19

Moti i keq ka shkaktuar fryrjen e përrenjve malorë në Mirditë, duke krijuar probleme të shumta infrastrukturore në disa zona të bashkisë. Shembja e urave, rrëshqitjet e dherave dhe segmentet e dëmtuara rrugore kanë izoluar disa fshatra, ndërsa ekipet e emergjencave civile janë angazhuar në terren që prej mëngjesit për të vlerësuar situatën. Në fshatin Jezull, banorët janë bllokuar pas rrëzimit…

Source

Moti i keq me reshje shiu në Mirditë, bllokon 10 fshatra pas shembjes së urave dhe rrugëve

By: M C
19 November 2025 at 18:17

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë orëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar probleme serioze në zonat malore të Mirditës, duke izoluar rreth 10 fshatra.

Fryrja e përrenjëve kanë sjellë dëmtime të konsiderueshme në infrastrukturë, ndërsa disa rrugë janë bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe shembjes së urave.

Në fshatin Jezull, ura kryesore është shembur plotësisht, duke ndërprerë qarkullimin. Banorët shprehen se nuk kanë përjetuar më parë një situatë të tillë dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet.

Problematike paraqitet edhe furnizimi me ujë të pijshëm. Përroi i Tarazhit ka dëmtuar tubacionet kryesore të ujësjellësit.

The post Moti i keq me reshje shiu në Mirditë, bllokon 10 fshatra pas shembjes së urave dhe rrugëve appeared first on Albeu.com.

❌
❌