Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Gjykata pushon padinë SLAPP ndaj banorëve të Kaçinarit

23 December 2025 at 15:52

Gjykata e Lezhës pushoi padinë e kompanisë “Shpërdhaza-Energji” ndaj dy banorëve të zonës së Kaçinarit në Mirditë, të cilët qenë akuzuar për shpifje dhe prishje imazhi. Vendimi mbyll një proces të konsideruar gjerësisht nga grupet kundër hidrocentraleve si përpjekje për të heshtur rezistencën e komuniteteve.

Padia ishte ngritur ndaj Gjergj Dedës, kryeplak i fshatit Simon, dhe Gjon Ndojt, pas deklaratave kundër ngritjes së katër hidrocentraleve nga “Shpërdhaza-Energji” në fshatrat e Mirditës.

Padia qe depozituar më 17 mars dhe lidhej me qëndrimet e shprehura nga dy banorët në një mbledhje të Këshillit Bashkiak të Mirditës, që ishte mbajtur tre javë më përpara, më 24 shkurt.

“Kam thënë s’kanë dokumente, s’kanë leje mjedisore, ujore,” tha Deda për Citizens.al, sipas së cilit kompania ka vepruar në kundërshtim me ligjin.

Sipas avokatit të banorëve, Marash Logu, kompania i cilësoi deklaratat si të pavërteta dhe cenuese për reputacionin e saj.

Mirëpo, pas rreth nëntë muajsh, gjykata ka vendosur ta pushojë çështjen. Shkak është bërë mosparaqitja e vazhdueshme e përfaqësuesve ligjorë të kompanisë. Si rrjedhojë procesi nuk avancoi kurrë në shqyrtim themelor.

Paditë SLAPP si mënyra për të heshtur banorët

Paditë e tilla, të cilat synojnë kryesisht frikësimin dhe stepjen e zërave kundërshtues, njihen shkurtimisht si “SLAPP”.

Rasti i Kaçinarit nuk është i izoluar. Në tetor 2025, banorët e Zall Gjoçajt që prej vitesh protestojnë kundër hidrocentraleve në atë zonë u gjendën të paditur për shpifje dhe fyerje nga kompania “Seka Hydropower”.

Kompania pretendon se tre banorët e paditur gjatë organizimit të një proteste në Lufaj të Mirditës në korrik 2025, i kanë dëmtuar figurën, përmes komunikimit që kanë pasur për mediat. Çështja vijon të trajtohet nga gjykata e Lezhës.

Organizata dhe juristë vërejnë se paditë SLAPP po përdoren shpesh nga kompani private për të intimiduar komunitetet që kundërshtojnë projekte me ndikim mjedisor.

Këto padi nuk synojnë domosdoshmërisht suksese ligjore, por lodhjen psikologjike dhe financiare të aktivistëve, përmes proceseve të gjata gjyqësore.

Diana Malaj, juriste dhe përfaqësuese e grupit ATA, i cili ka mbështetur vazhdimisht komunitetet në kundërshtimin e projekteve të HEC-eve, theksoi për Citizens.al se pasojat janë të thella dhe afatgjata.

“Mund të shoqërohet më demotivim të aktivistëve, stres e depresion, […] me një presion të jashtëm e periferik, që mund t’u vijë nga persona të tjerë të rrethit të tyre familjar apo miqësor,” analizon Malaj.

“Mundet t’i rëndojë shpirtërisht fakti që bëhen pjesë e një procesi penal, pra ndihen të kriminalizuar”, vijoi ajo.

Në Shqipëri nuk ekziston ende një kuadër i posaçëm ligjor kundër padive SLAPP. Megjithatë, sipas Malajt, janë planifikuar ndryshime deri në verën e vitit 2027, përfshirë transpozimin e Direktivës Anti-SLAPP të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, Kushtetuta garanton lirinë e shprehjes dhe të drejtën e protestës, të cilat shpesh sprovohen përmes këtyre padive.

Por, sipas Malajt, efektet e padive SLAPP mund të jenë edhe të kundërta.

“Ato mund të riaktivizojnë solidaritetin dhe të forcojnë këmbënguljen për të protestuar e folur publikisht,” tha ajo teksa nënvizoi se këto efekte shpesh anashkalohen nga paditësit.

Banorët e Kaçinarit kundërshtojnë projektin e katër hidrocentraleve të “Shpërdhaza-Energji” që prej vitit 2019. Ata pretendojnë mungesë konsultimi publik, shkelje ligjore dhe falsifikim të firmave të banorëve.

Protestat janë zhvilluar në bjeshkë, para Ministrisë së Infrastrukturës, por edhe para Gjykatës së Lezhës.

Shqetësimi kryesor mbetet devijimi i burimeve ujore dhe dëmet mjedisore, që sipas banorëve mund të jenë të pakthyeshme nëse punimet vijojnë.

Lexo gjithashtu:

The post Gjykata pushon padinë SLAPP ndaj banorëve të Kaçinarit appeared first on Citizens.al.

Before yesterdayMain stream

Gjykata Kushtetuese shtyn për në shkurt shqyrtimin e padisë për pezullimin e Tik-Tok-ut

By: Brisi
15 December 2025 at 17:54

Gjykata Kushtetuese njoftoi të hënën organizatat e medias se me kërkesë të qeverisë kishte vendosur të shtynte në fillim të shkurtit seancën e caktuar për të martën, ku do të shqyrtohej në themel padia e tyre kundër vendimit të Këshillit të Ministrave për pezullimin e platformës sociale Tik-Tok në territorin e Shqipërisë. “Mbledhja e Gjyqtarëve […]

The post Gjykata Kushtetuese shtyn për në shkurt shqyrtimin e padisë për pezullimin e Tik-Tok-ut appeared first on BoldNews.al.

“Dështimi i paralajmëruar”/ Mediat e huaja për Air Albania: Borxhe, padi dhe fundi i një projekti politik

By: Elva
13 December 2025 at 12:16

Air Albania, linja ajrore e shpallur si krenaria kombëtare e Shqipërisë, ka humbur zyrtarisht licencën e operimit, duke i dhënë fund një projekti të promovuar gjatë për si histori suksesi, por që përfundoi në faliment financiar dhe kaos operacional, shkruan media gjermane Aero Telegraph. Pas vendimit për revokimin e licencës, Air Albania ka lënë pas […]

The post “Dështimi i paralajmëruar”/ Mediat e huaja për Air Albania: Borxhe, padi dhe fundi i një projekti politik appeared first on BoldNews.al.

Shoku i Will Smith padit gruan e tij për kërcënime dhe shpifje, kërkon tre milionë dollarë dëmshpërblim

By: gaze tare
3 December 2025 at 09:11

Jada Pinkett Smith është përfshirë në një çështje të re ligjore, pasi Bilaal Salaam – një mik dhe bashkëpunëtor i hershëm i Will Smith – ka depozituar një padi prej tre milionë dollarësh kundër saj. Salaam akuzon aktoren e Hollywoodit për kërcënime fizike, shpifje dhe përpjekje për ta detyruar të heshtë përmes një marrëveshjeje konfidencialiteti.

Sipas dokumenteve të padisë, incidenti kryesor thuhet se ka ndodhur në shtator të vitit 2021, gjatë një feste private në ‘Regency Calabasas Commons’. Salaam pretendon se Pinkett Smith, e shoqëruar nga shtatë pjesëtarë të ekipit të saj të sigurisë, iu afrua dhe e kërcënoi verbalisht. Ai thotë se aktorja i ka thënë se mund të “zhdukej ose të qëllohej” nëse guxonte të fliste për çështjet e saj personale. Më tej, ai pohon se Jada kërkoi që ai të firmoste një NDA, ndërsa anëtarët e stafit e ndoqën deri te makina duke e intimiduar.

Tensionet mes palëve dyshohet se u rritën pas incidentit të Oscarëve në vitin 2022, kur Will Smith goditi Chris Rock në skenë. Salaam pretendon se çifti i kërkoi ndihmë për “menaxhimin e krizës”, por ai refuzoi duke thënë se nuk mund të angazhohej në veprime të paligjshme apo joetike.

Padia nënvizon se pas këtij refuzimi, ai u vu në shënjestër të një “fushate hakmarrjeje”, sidomos kur nisi të shkruante një libër kujtimesh dhe dha një intervistë virale, ku pretendoi se kishte parë Will Smith në një marrëdhënie intime me aktorin Duane Martin.

Pala e Jada Pinkett Smith nuk ka dhënë ende një reagim publik mbi akuzat, ndërsa çështja pritet të marrë zhvillime të tjera në ditët në vijim.

The post Shoku i Will Smith padit gruan e tij për kërcënime dhe shpifje, kërkon tre milionë dollarë dëmshpërblim appeared first on iconstyle.al.

PD paditi dekretimin e ministres Diella/ Gjykata Kushtetuse kalon çështjen në seancë plenare

By: M C
27 November 2025 at 19:02

Gjykata Kushtetuese ka kaluar çështjen e dekretimit të ministres Diella në seancë plenare. Partia Demokratike ka paditur dekretin për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale, të vendit Diella.

Në padinë e dorëzuar Gjykatës Kushtetuese kërkohet: “Shfuqizimin e nenit 2, të Dekretit “Për emërimin e Kryeministrit”, nr.331, date 12.09.2025, te Presidentit të Republikës se Shqipërisë si te papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Shfuqizimin e nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, te Dekretit “Për emërimin e Këshillit te Ministrave”, nr.333, datë 15.09.2025, të Presidentit të Republikës se Shqipërisë si te papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

The post PD paditi dekretimin e ministres Diella/ Gjykata Kushtetuse kalon çështjen në seancë plenare appeared first on Albeu.com.

PD paditi dekretimin e Diellës/ Kushtetuesja kalon çështjen në seancë plenare

By: Brisi
27 November 2025 at 18:41

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë plenare çështjen e dekretimit të ministres virtuale të Ramës, të njohur tashmë si “Diella”. Ky vendim i Kushtetuese vjen pas padisë së Partisë Demokratike, e cila kërkonte shfuqizimin e dekretimit të ministres virtuale. Sipas PD-së, “dekretimi i Diellës cenon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, pasi […]

The post PD paditi dekretimin e Diellës/ Kushtetuesja kalon çështjen në seancë plenare appeared first on BoldNews.al.

Aktivistët e Zall-Gjoçajt në gjyq me “Seka Hydropower”: “Fjala e lirë nuk është krim!”

26 November 2025 at 15:40

Aktivistët dhe banorët Adem Xhokola, Dhimitër Koleci dhe Jorgji Locaj u paraqitën sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Lezhës për t’u përballur me një padi penale të ngritur nga kompania “Seka Hydropower”.

Sipas kompanisë, deklaratat e tyre publike gjatë protestave kundër ndërtimeve të hidrocentraleve në Zall-Gjoçaj të Matit dhe Lufaj të Mirditës kanë qenë fyese dhe shpifje

“Kur më erdhi thirrja për në Gjykatën e Lezhës thashë se padia jonë që është në Prokurorinë e Lezhës ka dalë për shqyrtim. As nuk e pashë fare. Pas 10 ditësh e pashë që ishte për të dhënë ne llogari firmës”, u shpreh Dhimitër Koleci.

Sipas tij, padia për fyerje dhe shpifje është një lloj intimidimi për banorët që të mos ngrenë padi të reja, të mos aktivizohen dhe të mos grumbullohen në protesta.

Sipas Kolecit, kjo nuk është hera e parë që banorët përballen me raste të tilla, duke e konsideruar ndërtimin e hidrocentraleve në këtë zonë si një krim.

“Të ndërtosh në një park kombëtar, të hedhësh betonin në kohën që është park kombëtar, ky është një krim. Të devijosh dy lumenj, nuk është krim ky? Të prishësh kanalin vaditës të banorëve të zonës, nuk është krim?”, u shpreh më tej Dhimitër Koleci.

Padia bazohet në deklaratat për mediat dhe komunikimet e banorëve gjatë një proteste të korrikut në Lufaj, ku ata ngritën shqetësime për ndikimin e hidrocentraleve në lumin Flim dhe Urakë.

Kompania pretendon se këto deklarata i kanë dëmtuar imazhin. Ndërkohë, banorët dhe aktivistët e shohin këtë si një padi tipike SLAPP, e përdorur për të frenuar protestat dhe zërin kundërshtues të komunitetit. Kjo pasi nëse ata shpallen fajtor rrezikojnë një gjobë të konsiderueshme nga 50,000 deri në 3,000,000 lekë.

Adem Xhokola tha për Citizens.al se kjo padi është një presion i hapuar ndaj banorëve.

“Ne nuk kemi bërë asnjë shpifje, asnjë fyerje. Ne kemi kërkuar të drejtën tonë që na takon sepse ato kanë shkelur të gjitha ligjet”, u shpreh Xhokola.

Sipas tij, gjithçka kanë bërë banorët ka qenë për të mbrojtur ujin dhe zonën.

“Kam luftuar dhe punuar për të mborjtur këtë vend dhe do të luftoj deri në momentin e fundit për të mbrotjur vendin tim“, deklaroi Adem Xhokola.

Për Jorgji Locaj, kjo padi është e padrejtë, pasi çfarë kanë denoncuar në protesta dhe në gjykatë është e vërteta e tyre.

“Jemi gjithmonë me të drejtën, nuk na tremb asgjë. Ne kemi të drejtën të flasim. Këtë të drejtë nuk na e ndal askush. Asnjë njeri. Vetëm po na e ndaloi zoti i madh”, u shpreh Jorgji Locaj.

Sot, përpara gjykatës, Xhokola, Koleci dhe Locaj patën mbështetjen e aktivistëve dhe komunitetit të cilët u mblodhën jashtë.

Në mënyrë simbolike, mbi megafon ata vendosën një shirit i zi, një mesazh kundër tentativës, sikurse thonë ata, që ka bërë kompania për t’i heshtur. Ndërsa banderola “Fjala e lirë nuk është krim!” sintetizonte më shumë qëndrimin e tyre.

Seanca e sotme ishte një seancë pajtimi, e cila dështoi t’i bënte bashkë palët, dhe për rrjedhojë çështja do të kalojë për gjykim me seancën e parë të caktuar për më 15 dhjetor.

Në seancën e pajtimit ishin të pranishëm edhe Sokol Muçeku dhe Fabio Scuero (shtetas italian), administratorë të firmës “Seka Hydropower”.

Për çështjen e hidrocentraleve, banorët e Zall-Gjoçajt janë në procese gjyqësore.

Në fund të tetorit, Gjykata Administrative e Apelit, Tiranë, la në fuqi vendimin që legjitimoi ndërtimin e hidrocentraleve në brendësi të Parkut Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”. Banorët, të cilët nuk pajtohen me këtë vendim, janë shprehur se do t’i drejtohen Gjykatës së Lartë.

Një betejë gjyqësore që zgjat prej pesë vitesh

Çështja e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës” mbetet një konflikt i gjatë mes komunitetit, kompanisë dhe institucioneve.

Prej vitit 2018, banorët kanë kundërshtuar në rrugë ligjore dhe me protesta ndërtimin e HEC-eve në Zall-Gjoçaj, duke ngritur pretendimin se hidrocentralet dëmtojnë mjedisin, pakësojnë ujërat dhe për rrjedhojë ndikojnë negativisht në jetën e tyre si komunitet lokal.

Një studim i realizuar nga biologu Melitjan Nezaj dhe raportuar nga Citizens.al në nëntor 2024 tregoi se ndërtimet e HEC-eve në Zall-Gjoçaj kanë sjellë dëmtime të ndjeshme në ekosistem.

Sipas gjetjeve, devijimi i prurjeve ka ndryshuar ndjeshëm regjimin hidrologjik të lumenjve, ka reduktuar habitate të rëndësishme për faunën ujore, ka rritur erozionin dhe sedimentimin dhe ka shkaktuar fragmentim të mjedisit pyjor përreth.

Studimi evidentoi zhvendosje të specieve të mbrojtura, rënie të shëndetit ekologjik të shtratit lumor dhe transformim të zonave të ndjeshme brenda parkut, duke vërtetuar se punimet kanë tejkaluar ndikimet e deklaruara në dokumentet zyrtare. Ndër speciet më të rrezikuara ishte trofta.

Pikërisht në këtë kontekst, banorët kanë kërkuar prej vitesh pavlefshmërinë e deklaratës mjedisore, lejeve të ndërtimit dhe procedurave që u ndoqën për tkurrjen e fondit pyjor me 6,180 m².

Sipas tyre, ndërtimet bien ndesh me ligjin nr. 81/2017 për Zonat e Mbrojtura, i cili ndalon projektet energjetike në zonat e kategorisë “II”. Përveç kompanisë “Seka Hydropower”, banorët kanë paditur edhe institucionet shtetërore për lejimin e punimeve.

Në vitin 2018, Zall-Gjoçaj u bashkua me Lurën për të formuar një nga parqet më të mëdha kombëtare të Shqipërisë, parkun “Lurë-Mali i Dejës”, por në janar 2022 qeveria ndryshoi kufijtë e tij, duke përjashtuar pikërisht zonën ku u ngrit diga e HEC-it “Zajs” – një vendim që banorët e konsiderojnë si “legalizim të shkeljeve”.

Kronologjia e ndjekjes së çështjes në rrugë ligjore:

  • 2019 – Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën për pezullimin e punimeve.
  • 2020 – Gjykata Administrative rrëzoi padinë për ndalimin e HEC-eve.
  • 2021 – Gjykata anuloi licencën e dhënë nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) për HEC-in “Zajs” brenda Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj.
  • 2021 – Gjykata rrëzoi padinë kundër institucioneve që dhanë lejet.
  • 2021 – Apeli lë në fuqi vendimin për anulimin e licencës së ERE-s ndaj HEC-it “Zajs”.
  • 2022 – ERE zbaton vendimin dhe i heq licencën HEC-it “Zajs”.
  • 2022 – Gjykata e Lartë konfirmon përfundimisht heqjen e licencës kompanisë “Seka Hydropower” për një nga HEC-et.
  • 2025 – Gjykata Administrative e Apelit lë në fuqi ndërtimin e HEC-eve në Zall-Gjocaj.

Lexoni gjithashtu:

The post Aktivistët e Zall-Gjoçajt në gjyq me “Seka Hydropower”: “Fjala e lirë nuk është krim!” appeared first on Citizens.al.

Apeli kthen për shqyrtim ligjshmërinë e Aeroportit të Vlorës

25 November 2025 at 17:21

Pas dy vitesh në vendnumëro shqyrtimi i ligjshmërisë së ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë ka marrë një zhvillim të rëndësishëm.

Gjykata Administrative e Apelit ka legjitimuar organizatat mjedisore si palë në çështje dhe ka vendosur ta kthejë atë për gjykim në shkallën e parë. Ajo e ka mbështetur arsyetimin e paraqitur nga paditësit e përfaqësuar nga avokatët e qendrës “Res Publica” dhe studios ligjore “Mecci”.

Vendimi i Apelit erdhi pas dy seancash përgatitore në të cilat ftoi palët t’u përgjigjeshin një grupi pyetjesh të ngritura më herët nga Gjykata e Lartë, kjo e fundit pati ndërhyrë duke i kërkuar Apelit të korrigjonte mangësitë proceduriale.

Kjo ndërhyrje bëri që çështja të mbetej pezull prej rreth dy vitesh teksa pyetjet e ngritura u konsideruan nga pala paditëse si të njëanshme pasi thelbi i çështjes nuk ishte legjitimiteti i palëve por i ndërhyrjes në një zonë të mbrojtur.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit nuk është zbardhur ende. Ai pritet të apelohet gjithashtu nga qeveria, kompanitë zbatuese dhe vetë Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës si operator ekonomik.

Për Joni Vorpsin nga Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) vonesat në proceset gjyqësore për çështje që lidhen me mjedisin janë zhgënjyese.

Duke komentuar rastin ai u shpreh mosbesues për Citizens.al, kjo nisur nga përvoja e shqyrtimeve gjyqësore pa masa parandaluese për dëmet e mundshme në mjedis siç mund të ishte një masë pezullimi punimesh.

“Ka pak shpresë që mbrojtja e burimeve natyrore të ketë sukses në gjykata dhe deri në fillimin e debateve gjyqësore, i gjithë rrjeti i zonave të mbrojtura bregdetare do të jetë shkatërruar në emër të zhvillimit,” tha ai.

Ndërtimi i aeroportit, një proces i zvarritur

Padia e PPNEA-së dhe Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë (AOS) u dorëzua zyrtarisht më 23 nëntor 2022.

Ai argumentonte se projekti shkelte legjislacionin e mjedisit, përfshirë Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM), ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. Gjithashtu evidentoheshin mangësi në proceset e konsultimit publik dhe dhënies së lejeve të ndërtimit.

Mirëpo, gjykatat kanë shtyrë afatet e shqyrtimit, duke krijuar një zinxhir vonesash procedurale dhe konflikt juridiksioni për kërkesat për masa paraprake.

Dy kërkesa për pezullimin e ndërtimit u refuzuan nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Apeli dhe më pas nga Gjykata e Lartë. Edhe ankimi i dytë, i paraqitur në qershor 2025, u refuzua në korrik.

Avokatët e “Res Publica” kanë dokumentuar një sërë transferimesh të vonuara të dosjes, moskoordim mes shkallëve gjyqësore dhe konflikt kompetencash që kanë zvarritur procesin.

“Duke diskutuar legjitimitetin e organizatave mjedisore për të kundërshtuar projekte shkatërruese brenda zonave të mbrojtura, gjykatat kanë refuzuar edhe sigurimin e padisë, pasi kanë vonuar dhe atë jashtë çdo afati të arsyeshëm”, tha Vorpsi për Citizens.al.

Sipas Vorpsit, aeroporti nisi ndërtimin pa leje dhe vazhdoi pavarësisht thirrjeve të Konventës së Bernës dhe Parlamentit Evropian për pezullim. Ndërkohë gjykatat shqiptare nuk i kanë konsideruar këto si arsye për sigurimin e padisë.

Në këtë kontekst procesi gjyqësor i Aeroportit të Vlorës është kthyer në një lloj shembulli të pengesave në çështjet mjedisore.

Vonesat, konfliktet e kompetencës dhe mungesa e vendimmarrjes së shpejtë kanë lejuar vijimin e një projekti që prek drejtpërdrejt një zonë të mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.

Paralelisht Aeroporti i Vlorës po hetohet nga SPAK për procedurat se si u dha koncesioni i ndërtimit të tij nga qeveria. Dyshohet se procedurat ishin të paracaktuara, teksa ndërtimi i tij vazhdon.

Ndërkohë, sipas avokatëve të organizatave mjedisore kanë dërguar një ankim në Gjykatën Kushtetuese duke sfiduar vendimin e Gjykatës së Lartë që refuzoi kërkesën e parë për masë paraprake. Çështja është në pritje për shqyrtim.

Lexoni gjithashtu:

The post Apeli kthen për shqyrtim ligjshmërinë e Aeroportit të Vlorës appeared first on Citizens.al.

Rrëmbimi i tokave, banorët e Tragjasit padi në SPAK për zyrtarë të Qeverisë dhe biznesmenë

By: Brisi
17 November 2025 at 10:53

Një grup banorësh të zonës së Tragjasit kanë depozituar pranë SPAK një kallëzim penal, në të cilin pretendohet se institucione shtetërore, zyrtarë publikë, si dhe disa kompani private dhe individë të lidhur me investime në zonën e Orikumit, kanë qenë të përfshirë në një skemë të dyshuar të shpronësimit faktik dhe përvetësimit të pronave. Kallëzuesit […]

The post Rrëmbimi i tokave, banorët e Tragjasit padi në SPAK për zyrtarë të Qeverisë dhe biznesmenë appeared first on BoldNews.al.

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

By: Brisi
15 November 2025 at 16:13

Biznesmeni në Orikum, Ardian Nezha, ka folur ditën e sotme në lidhje me prishjet e paligjshme që IKMT ka kryer sipas tij me urdhër të oligarkëve në zonat e Llogarasë Orikumit dhe Radhimës. Nezha u shpreh se në fillim të muajit shtator IKMT me urdhër të një oligarku nga Golemi, të cilin s’ia përmendi emri, […]

The post “Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Trump: Padi kundër BBC-së për fjalimin e modifikuar

15 November 2025 at 08:05

LONDËR, 15 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se do ta padisë BBC-në javën e ardhshme, pasi korporata kërkoi ndjesë, por refuzoi ta kompensonte atë për versionin e redaktuar të një fjalimi të vitit 2021 të transmetuar nga programi “Panorama”.

Duke folur me gazetarët në bordin e ”Air Force One”, Trump tha se “ne do t’i padisim ata mes një dhe pesë miliardë dollarë, ndoshta javën e ardhshme”.

BBC kërkoi falje, por tha se refuzoi të paguante kompensim financiar.

Kompania tha se ndërthurja e fjalimit ishte një “gabim gjykimi”.

Megjithatë, ajo hodhi poshtë kërkesat e tij për kompensim, pasi avokatët e Trump kërcënuan të padisin BBC-në për një miliard dollarë dëmshpërblim nëse nuk publikohej një tërheqje dhe kërkim falje.

Avokatët e Trump i kishin dhënë BBC-së një afat deri të premten në orën 22:00 (22:00 GMT) për t’u përgjigjur.

Më herët gjatë javës, Trump tha në një intervistë me ”Fox News” se ”BBC kishte mashtruar publikun, gjë që e bëri të dukej sikur ai po nxiste në mënyrë të qartë njerëzit të sulmonin Capitol-in”, më 6 janar 2021.

Veçmas, Trump i tha ”GB News”, në një intervistë të transmetuar dje se ndjente një “detyrim” për të ndërmarrë veprime ligjore kundër transmetuesit publik.

“Nuk po kërkoj të bëj padi, por mendoj se kam detyrimin ta bëj”, tha ai.

“Nëse nuk e bën, nuk e ndalon që të ndodhë përsëri me njerëz të tjerë”, theksoi ai.

Skandali i “Panorama”-s shkaktoi dorëheqjen e dy prej drejtuesve më të lartë të BBC-së,  drejtorit të përgjithshëm Tim Davie dhe shefes së lajmeve Deborah Turness./  a.jor.

The post SHBA – Trump: Padi kundër BBC-së për fjalimin e modifikuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – OpenAI përballet me padi që lidhin ChatGPT-në me vetëvrasje dhe dëmtim mendor

8 November 2025 at 15:51

KALIFORNI, 8 nëntor /ATSH-AA/ – OpenAI po përballet me shtatë padi në gjykatat shtetërore të Kalifornisë duke pretenduar se chatbot-i i saj i inteligjencës artificiale, ChatGPT, kontribuoi në vetëvrasje dhe raste të shqetësimit të rëndë psikologjik.

Paditë, të paraqitura të enjten në emër të gjashtë të rriturve dhe një adoleshenti nga Qendra Ligjore e Viktimave të Medias Sociale dhe Projekti Ligjor i Drejtësisë Teknologjike, akuzojnë OpenAi-në për vdekje të padrejtë, ndihmë në vetëvrasje, vrasje nga pakujdesia dhe neglizhencë

Paditësit pretendojnë se kompania publikoi modelin e saj GPT-4o pavarësisht paralajmërimeve të brendshme se është “manipulues në aspektin psikologjik” dhe “servil në mënyrë të rrezikshme”.

Paditë thanë se katër nga viktimat vdiqën nga vetëvrasja, përfshirë 17-vjeçaren Amaurie Lacey. Padia pretendon se ChatGPT shkaktoi “varësi dhe depresion” dhe në fund të fundit ofroi udhëzime të hollësishme mbi metodat e vetëvrasjes.

OpenAI i përshkroi rastet si “jashtëzakonisht zemërthyese” dhe tha se kompania po shqyrton paditë për t’i kuptuar më mirë pretendimet.

Një rast tjetër përfshin 48-vjeçarin Alan Brooks nga Ontario, Kanada, i cili dyshohet se përjetoi iluzione pasi ChatGPT “manipuloi emocionet e tij dhe shfrytëzoi dobësitë e tij”. Avokatët e tij argumentojnë se Brooks, i cili nuk kishte histori të mëparshme të shëndetit mendor, si rezultat pësoi “dëmtim shkatërrues financiar, reputacional dhe emocional”.

Avokatët kanë thënë se rastet nxjerrin në pah shqetësime më të gjera në lidhje me rreziqet psikologjike të inteligjencës artificiale biseduese.

“Këto raste tragjike tregojnë njerëz të vërtetë, jeta e të cilëve u përmbys ose u humb kur përdorën teknologji të projektuar për t’i mbajtur të angazhuar në vend që t’i mbante të sigurt”, tha Daniel Weiss, drejtor i avokimit në ”Common Sense Media”./  a.jor.

The post SHBA – OpenAI përballet me padi që lidhin ChatGPT-në me vetëvrasje dhe dëmtim mendor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës për drejtues departamenti në polici

By: armand
7 November 2025 at 13:13

Aida Hajnaj ka bërë padi në Gjykatën Administrative të Tiranë, me këtë të fundit që ka caktuar ditën e martë si seancë të parë. Ajo kërkon të pezullohet konkursi për drejtorin e departamentesh deri sa Gjykata të japë vendimin. Ajo kërkon të kthehet si zv.drejtoreshë e përgjithshme e policisë, ose siç e parashikon ligji, drejtoreshë […]

The post Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës për drejtues departamenti në polici appeared first on BoldNews.al.

ASAP Rocky përballet me padi prej 1 milion eurosh, pas përmbytjes që shkatërroi apartamentin e fqinjit

By: gaze tare
7 November 2025 at 10:08

Reperi i njohur amerikan dhe partneri i Rihannës, ASAP Rocky, po përballet me një padi të majme prej rreth  1 milion eurosh, pasi një përmbytje në apartamentin e tij në New York ka shkaktuar dëme të mëdha në banesën e fqinjit poshtë tij.

Sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga Daily Mail, incidenti ka ndodhur në dhjetor 2024, kur punëtorët e kompanisë ADE Pro Painting, hapën dritaret për të ajrosur hapësirën gjatë punimeve. Kjo ka bërë që temperaturat e ulëta të ngrijnë tubat e ujit, duke shkaktuar më pas një shpërthim të tyre dhe përmbytje masive në apartamentin poshtë.

Pronari i dëmtuar pretendon se përmbytja e ka bërë banesën e tij tërësisht të pabanueshme.

Në padi, përgjegjësia i atribuohet vetë ASAP Rocky-t, kompanisë së punimeve ADE Pro Painting, si dhe bordit të ndërtesës. Ata kërkojnë të paktën 185 mijë euro për shpenzimet e paguara nga xhepi i tyre si rezultat i “detyrimit” për të gjetur strehim alternativ. Ata kërkojnë gjithashtu 830 mijë euro si rezultat i të gjitha dëmeve të shkaktuara në pronën e tyre.

Ky zhvillim vjen pas një periudhe të trazuar për artistin, i cili vetëm pak muaj më parë u lirua nga akuzat për armëmbajtje pa leje. Aktualisht, ai është rikthyer në jetën familjare, duke u përqendruar tek partnerja e tij Rihanna, dy djemtë dhe vajza e tyre, Rocki Irish Mayers.

The post ASAP Rocky përballet me padi prej 1 milion eurosh, pas përmbytjes që shkatërroi apartamentin e fqinjit appeared first on iconstyle.al.

Supremes i kërkohet shfuqizimi i Udhëzimit administrativ për lajmërimin e pensionistëve

27 October 2025 at 14:44


Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), ka dorëzuar në Gjykatën Supreme padi për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ (MPMS) për procedurat e lajmërimit, suspendimin nga pagesa dhe kthimin e mjeteve në rastet e keqpërdorimit të pensioneve.

Në një njoftim të CSL-së thuhet se Gjykatës i është kërkuar që në tërësi të shfuqizojë paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 5 të Udhëzimit Administrativ.

Përmes këtyre dispozitave, thuhet se Udhëzimi Administrativ ka cenuar dhe vazhdon të cenojë potencialisht të drejtat e rreth 180 mijë pensionistëve në Republikën e Kosovës.

Për më shumë lexoni të plotë njoftimin e CSL-sw:

Dorëzohet Padi për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.05/2015 për procedurat e lajmërimit, suspendimin nga pagesa dhe kthimin e mjeteve në rastet e keqpërdorimit të pensioneve

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju njoftojmë se Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) me datë 23 Tetor 2025, ka dorëzuar në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës:

𝐏𝐚𝐝𝐢 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐟𝐮𝐪𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐔𝐝𝐡ë𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐀𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯 (𝐌𝐏𝐌𝐒) 𝐍𝐫.𝟎𝟓/𝟐𝟎𝟏𝟓 𝐩ë𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐥𝐚𝐣𝐦ë𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭, 𝐬𝐮𝐬𝐩𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐧ë 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐤𝐞𝐪𝐩ë𝐫𝐝𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐩𝐞𝐧𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞

Me këtë Padi, CSL ka kërkuar nga Gjykata që në tërësi të shfuqizojë paragrafët 2, 3 dhe 4 të Nenit 5 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.05/2015 për procedurat e lajmërimit, suspendimin nga pagesa dhe kthimin e mjeteve në rastet e keqpërdorimit të pensioneve.

Përmes këtyre dispozitave, Udhëzimi Administrativ ka cenuar dhe vazhdon të cenojë potencialisht të drejtat e rreth 180 mijë pensionistëve në Republikën e Kosovës.

Ky cenim i të drejtave ka të bëj me aplikimin e ndërprerjes së pagesës për pensionistët që nuk janë lajmëruar me kohë në Zyrat Rajonale të Pensioneve e rrjedhimisht duke ua mohuar edhe të drejtën për kompensim retroaktiv të pagesave për periudhën kohore sa nuk është kryer procedura e lajmërimit.

Një rregullim (kufizim) i tillë me akt nënligjor cenon të drejtat dhe interesat e ligjshme të pensionisteve sepse kjo nuk është parashikuar me ligj.

Po ashtu, CSL përmes Padisë ka kontestuar ligjshmërinë edhe të 10 dispozitave të tjera të Udhëzimit Administrativ të lartcekur, duke vlerësuar se të njëjtat tejkalojnë autorizimet e Nenit 24 të Ligjit Nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) pret që Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës konform kompetencave të saj të aprovojë këtë Padi dhe që të shfuqizojë dispozitat e lartcekura.

Vendimmarrja pozitive nga gjykata për këtë rast mund t`i shërbej praktikës administrative dhe gjyqësore që aktet nënligjore të kësaj natyre të mos kalojnë autorizimet ligjore e rrjedhimisht të mos cenojnë të drejtat e qytetarëve, me theks të veçantë kategoritë e ndjeshme siç janë pensionistët. /Telegrafi/



“Seka Hydropower” padit për shpifje dhe fyerje banorët e prekur nga hidrocentralet

22 October 2025 at 18:10

Dhimitër Koleci nuk e hapi për një javë zarfin e sjellë nga korrieri, pasi mendoi se kishte të bënte me një shkresë të radhës mbi padinë që banorët e Zall Gjoçajt i kishin bërë kompanisë “Seka Hydropower” për ndërtimin e HEC-it në atë zonë.

Mirëpo, më pas Dhimitri kuptoi se në fakt pala e paditur ishte ai.

“Më mori korrieri në telefon dhe unë gjithmonë me idenë që ne kemi një padi që ka shkuar në Lezhë për dëmet që ka bërë firma atje në zonë dhe ka 5-6 vjet që është atje dhe nuk e ka prekur njeri fare. Gjithmonë me idenë që është kjo padia jonë”, u shpreh Dhimitër Koleci për Citizens.al.

Në fakt, padia e ngritur nga “Seka Hydropower” ishte bërë ndaj banorëve Dhimitër Koleci, Adem Xhokola në Zall Gjoçaj dhe Jorgji Locajt në Lufaj të Mirditës për kryerjen e veprave penale të fyerjes dhe shpifjes.


Të tre banorët i bashkon e njëjta kauzë: kundërshtimi i hidrocentraleve në lumin Flim dhe Urakë.


Kompania “Seka Hydropower” pretendon se banorët e paditur gjatë organizimit të një proteste në Lufaj të Mirditës në korrik 2025, i kanë dëmtuar figurën, përmes komunikimit që kanë pasur për mediat dhe mes njëri-tjetrit.


Për Jorgji Locajn ky është një presion direkt ndaj tyre si aktivistë dhe palë e prekur nga ndërtimi i hidrocentralit.


“Unë asnjë lloj shpifjeje nuk kam bërë, vetëm të vërtetën kam thënë. Për të gjitha që kam folur aty janë me fakte”
, u shpreh Jorgji Locaj për Citizens.al.


Sipas tij, investimi që ka kryer në vendin e tij të lindjes ka shkuar dëm, që prej futjes së ujit në tuba. Ndërsa shprehet se sa herë shkon me familjen në fshat merr ujë të pijshëm me vete, pasi për shkak të HEC-it nuk ka dhe ujë të pijshëm.


“Mua më janë tharë të gjitha pemët atje për shkak të mungesës së ujit nga HEC-et. Unë nuk dua të hyj në sherr, do të hyjë drejtësia. Kam bërë vetë financim atje, duke çuar ujin me anë të tubave deri te toka ime vetëm të mos konfiktohem me firmën, kam paguar nga xhepi im”
, u shpreh Locaj.


Kjo padi është një formë presioni edhe për aktivistin Dhimitër Koleci, i cili bashkë me Adem Xhokolën e të tjerë banorë e aktivistë të zonës janë në protesta e duke kundërshtuar përmes proceseve gjyqësore të hapura ndaj kompanisë, HEC-in e ndërtuar në Zall-Gjocaj.


‘Këto nuk janë shpifje, këto janë të ëërtetuara të gjitha, i kemi deklaruar të gjitha edhen ë paditë që kemi bërë. Është presion që ju bëhet aktivistëve. Nuk është hera e parë që bëhet. Ne kemi pasur kërcënime, kemi pasur edhe dërgime në komisariat nga aktivistë të tjerë, nuk është hera e parë që ndodh”
, u shpreh Dhimitër Koleci.

Sipas Kolecit, dosja e dërguar në Prokurorinë e Lezhës nuk është marrë fare parasysh, ndërsa kanë protestuar dy herë edhe para këtij institucioni.


“Asnjë thirrje asgjë, kemi 6 vjet që e kemi dorëzuar, për dëmet që ka bërë firma atje, dëme në varreza, dëme në mulli, kanali vaditës, uji i pijshëm të gjitha këto”, u shpreh Dhimitër Koleci.


Koleci bashkë me aktivistët e tjerë, kanë shkuar edhe pranë komuniteteve të tjera që janë duke kundështuar ndërtimin e hidrocentraleve në shenjë solidariteti.

Komuniteti i Kaçinarit, Kurdarisë, Lufajt janë po ashtu duke protestuar ndaj ndërtimeve të HEC-eve në këto zona.


Padi të tilla quhen si padi SLAPP, të cilat bëhen zakonisht nga kompanitë kundrejt qytetarëve apo gazetarëve, me qëllim që të heshtin iniciativat e tyre.


Banorët e Zall Gjoçajt ndërkohë janë në procese gjyqësore, së fundmi në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë, ku seanca e radhës pritet të mbahet më 28 tetor 2025.

Një betejë gjyqësore që zgjat prej pesë vitesh

Padia në Apel kundërshton një vendim të vitit 2020, në të cilin Gjykata e Shkallës së Parë rrëzoi kërkesat e banorëve për të ndalur ndërtimet në Parkun Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”.

Ndërkohë që komuniteti lokal i pati kundërshtuar projektet me protesta që prej vitit 2018.

Çështja aktuale kërkon pavlefshmërinë e deklaratës mjedisore, lejes së ndërtimit, lejes së përdorimit të ujërave si dhe shfuqizimin e urdhrit të ish-Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit që zvogëloi fondin pyjor të zonës me rreth 6180 msi dhe shkresat e AKZM-së që i dhanë dritën jeshile zhvillimit të projekteve.

Argumenti qendror i banorëve të Zall-Gjoçajt është se sipas ligjit nr.81/2017 për Zonat e Mbrojtura nuk lejohet ndërtimi i impianteve të tilla në zona të kategorisë “II” të nivelit të mbrojtjes.

Prandaj, si palë të paditura, përveç kompanisë “Seka Hydropower”, janë dhe institucionet sikurse: Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Këshilli i Basenit Ujor Mat, Këshilli Kombëtar i Territorit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkia Mat.

Në vitin 2018, Zall-Gjoçaj u bashkua me Lurën për të formuar një nga parqet Kombëtare më të mëdha në Shqipëri. Por në janar 2022, qeveria rishikoi kufijtë dhe e hoqi nga ky park zonën ku tashmë është ngritur diga e HEC-it “Zajs”.

Ky ndryshim ligjor, i bërë në mes të konfliktit gjyqësor, u cilësua nga banorët si tentativë për të legjitimuar shkeljen. Më herët, në shkurt 2020 banorët e Matit kishin kërkuar zhvendosjen e hidrocentraleve jashtë zonës së mbrojtur dhe për këtë ngritën një padi të dytë.

Kronologjia e ndjekjes së çështjes në rrugë ligjore:

  • Nëntor 2019 – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë rrëzoi kërkesën për ndalimin e punimeve.
  • Qershor 2020 – Gjykata Administrative rrëzoi padinë për ndalimin e HEC-eve.
  • Janar 2021 – Gjykata anuloi licencën e dhënë nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) për HEC-in “Zajs” brenda Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj.
  • Janar 2021 – Gjykata rrëzoi padinë kundër institucioneve që dhanë lejet.
  • Qershor 2021 – Banorët protestuan përpara Gjykatës Administrative të Apelit duke kërkuar që ajo ta marrë në shqyrtim apelin e tyre.
  • Nëntor 2021 – Apeli lë në fuqi vendimin për anulimin e licencës së ERE-s ndaj HEC-it “Zajs”.
  • Shkurt 2022 – ERE zbaton vendimin dhe i heq licencën HEC-it “Zajs”.
  • Nëntor 2022 – Gjykata e Lartë konfirmon përfundimisht heqjen e licencës kompanisë “Seka Hydropower” për një nga HEC-et.

Lexo gjithashtu:

Gjykata shtyn vendimin për HEC-et në Zall-Gjoçaj

Në Lufaj të Mirditës uji mungon për shkak të një hidrocentrali

The post “Seka Hydropower” padit për shpifje dhe fyerje banorët e prekur nga hidrocentralet appeared first on Citizens.al.

HEC-Doma, gjykata nuk pezullon punimet

16 October 2025 at 17:13

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë refuzoi sot të pezullojë punimet e hidrocentralit “Doma” në zonën e Kurdarisë së Matit deri në shqyrtimin e plotë të çështjes së ligjshmërisë së tij.

Vendimi zhgënjeu dhjetëra banorë të zonës, të cilët ishin prezent për të ndjekur seancën. Avokatët sollën prova të shumta se nisja e punimeve teksa çështja ishte në gjykim do të sjellë dëme të pakthyeshme për mjedisin dhe vetë jetën e banorëve. Por ato nuk e bindën gjykatën.

Pavarësisht vendimit, banorët theksuan se mbeten të përkushtuar për t’i vajtur deri në fund çështjes, e cila do të ketë seancën e radhës më 30 tetor.

Beteja vazhdon

“Do ta vijojmë betejën,” u shprehën banorët e Kurdarisë pas përfundimit së seancës. Të shumtë në numër, ata erdhën në Tiranë për të ndjekur seancën gjyqësore për padinë që kanë ngritur kundër ndërtimit të hidrocentralit “Doma”, mirëpo gjykata vendosi të refuzojë kërkesën për ndalim të punimeve deri në shqyrtimin e plotë të cështjes.

Avokati i banorëve, Adriatik Lapaj, u shpreh për Citizens.al se do ta kërkojnë sërish në vazhdim pezullimin e punimeve, duke sjellë prova të reja.

“Një provë e re që ne mendojmë se do të sjellim shumë shpejt do të jetë një akt-ekspertimi për gjendjen aktuale të zonës dhe ndërhyrjet që janë barë dhe do ta rikërkojmë,” tha Lapaj.

Në këtë seancë dy avokatët Lapaj dhe Dorina Prethi sollën prova me video dhe audio që tregonin situatën në terren, me trase të hapura duke i paraprirë shtrirjes së tubacionit dhe konflikteve të vazhdueshme të banorëve me përfaqësuesit e firmës ndërtuese të hidrocentralit. Prova këto të shoqëruara edhe me 500 firmat e banorëve të zonës që kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit.

Sipas Lapajt, mos pezullimi i punimeve ndërkohë që çështja po gjykohet prodhon konflikt mes banorëve, kompanisë dhe shtetit.

“Masa e sigurisë do të vendoste një stabilitet deri në përfundimin e gjykimit, duke u dhënë banorëve mundësin të jetojnë në përditshmërinë dhe qetësinë e tyre”, u shpreh ai.

Në seancën e sotme nga pala e paditur ishin të pranishëm vetëm juristi i bashkisë Klos dhe përfaqësuesja e Avokaturës së Shtetit.

Përfaqësuesit e kompanisë “Global Interprise Group” munguan me pretendimin se ishin jashtë vendit, duke kërkuar shtyrje të seancës.

Ndërsa në mungesë ishin edhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Zhvillimit të Territorit (AZHT), edhe pse në dijeni të çështjes.

Seanca e radhës do të mbahet në mesditën e 30 tetorit, ndërsa banorët mbeten me shpresë për një proces që do t’iu japë të drejtën të gëzojnë ujin e lumit Lusa.

Padia kundër Këshillit bashkiak Klos, Agjencisë Kombëtare të Zhvillimit të Territorit (AZHT) dhe kompanisë “Global Interprise Group” është ngritur nga banorët prej muajit gusht 2025.

Në padi është kërkuar pavlefshmëria e vendimeve 84 dhe 104 të Këshillit bashkiak Klos që dha fondin pyjor për nisjen e punimeve dhe shtrirjen e tubacioneve për hidrocentralin.

Hidrocentrali “Doma” parashikohet të ndërtohet në lumin e Lusës, që kalon mes tre fshatrave sikurse Kurdaria, Skënderaj dhe Kurqelaj.

Rreth 4.4 kilometra trase rruge pritet synohet të hapet dhe rrjedha e ujit të futet në tuba, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetesën e banorëve që merren me bujqësi dhe blegtori.

Mati kundër HEC-eve

Pesë fshatrat e njësisë administrative Suç: Suç, Kurdari, Kurqelaj, Skënderaj dhe e Kujtim, kanë qenë shënjestër të veprave energjetike prej vitit 2006. Në atë kohë projekti për ndërtimin e një HEC-i në lumin e Lusës nuk u konkretizua.

Në vitin 2017-2018 dy shoqëri të ndryshme si “Indrolusa” dhe “Global Interprise Group” aplikuan për të ndërtuar hidrocentrale në këtë zonë.

Në vitin 2017, qeveria i dha leje firmës “Idrolusa” për ndërtimin e HEC-eve “Lusa 1 dhe Lusa 2”.

Banorët, u përpoqën t’i bindnin institucionet se ishin kundër këtyre projekteve, prandaj në 2020 iu drejtuan zyrës së Kryeministrisë. Në përgjigjen zyrtare, thuhej se qeveria ishte në dijeni të problemit të ngritur nga banorët dhe se ajo “mbështet para së gjithash interesat e tyre”.

Por, pas përfundimit të afateve ligjore dhe mosrealizimit të këtyre veprave në fshat, kompania “Idrolusa” u kthye në fshatin Skënderaj në vitin 2022 për një konsultim të ri. Ata refuzuan ta zhvillojnë takimin duke treguar kundërshti.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit u shpreh atë kohë për Citizens.al se komuniteti nuk kishte shqetësime për ndërtimin e këtij hidrocentrali.

“Në takim është prezantuar projekti, janë dëgjuar sugjerimet e pjesëmarrësve, të cilat do të merren parasysh nga ana e investitorëve, gjatë kohës së shfrytëzimit”, tha AKM-ja për Citizens.al.

Paralelisht, në vitin 2018, shoqëria “Global Interprise Group” donte të ndërtonte në të njëjtin lum hidrocentralin “Doma”. Ndaj zhvilloi një dëgjesë publike, ku morën pjesë 19 banorë.

Në dokumentet nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit, thuhet se ata shprehën dakordësinë për zhvillimin e hidrocentralit. Mirëpo, 12 prej tyre, janë shprehur me shkrim se firma e pjesëmarrjes së tyre u është manipuluar si deklaratë dakordësie.

“Deklarojmë se kemi marrë pjesë si dëgjues për projektin ‘Doma’, por nuk kemi shprehur dakordësi pasi bie ndesh me interesat jetikë”, thanë ata në deklaratë.

Më pas, një tjetër tentativë për të zhvilluar një dëgjesë me komunitetin për zhvillimin e projekteve hidrike u përsërit në vitin 2020, por u refuzua masivisht nga banorët dhe u mblodhën 631 firma kundër.

Pesë vite më pas, kompania ia ka dalë të marrë lejen përmes një procesi konsultimi publik të pazbardhur ende, për të cilët banorët shprehen se nuk janë pyetur. Banorët janë organizuar sërish në protesta, duke mos lejuar asnjë mjet të rëndë pune të shkojë në terren. Ndërsa së fundi kanë nisur edhe procesin gjyqësor.

Banorët iu drejtuan edhe institucioneve ndërkombëtare, sikurse Ambasadës Amerikane dhe Delegacionit Evropian në Shqipëri. Në shtator ata morën përgjigje vetëm nga Delegacioni Evropian, i cili shprehej se kanë ndjekur shqetesimet e banorëve dhe i shohin me prioritet të drejtat e qytetarëve, të drejtat e pronës dhe respektimin e mbrojtjes së mjedisit.

“Delegacioni i BE-së në Shqipëri nuk ka mandat ligjor për të ndërhyrë në çështje individuale, por do ta ndjekë këtë rast në kuadër të dialogut që zhvillohet me institucionet e qeverisë shqiptare gjatë procesit të negociatave të anëtarësimit,” thuhej në komunikimin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Lexo gjithashtu:

The post HEC-Doma, gjykata nuk pezullon punimet appeared first on Citizens.al.

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

15 October 2025 at 19:58

Nga Boldnews.al Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është i mendimit se Gjykata Kushtetuese i ka ngritur “kurt”, kur i pezulloi dekretin për zgjedhjet në Tiranë, pas shkarkimit të diskutueshëm të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj. Në një shkresë të mbushur plot mllef, kreu i Shtetit, që është edhe Garanti i Kushtetutës, ka lëshuar një mori […]

The post “Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses appeared first on BoldNews.al.

Gjykata shtyn vendimin për HEC-et në Zall-Gjoçaj

7 October 2025 at 14:36

Gjykata Administrative e Apelit shtyu për më 22 tetor vendimin mbi padinë e banorëve të Zall-Gjoçajt ndaj projekteve të dy hidrocentraleve (HEC) në lumin Flim dhe Urakë. Prej pesë vitesh banorët kërkojnë rrëzimin e lejeve për HEC-et “Sekë” dhe “Zajs”, të cilat shtrihen në zonë të mbrojtur.

Për seancën e sotme ishin të pranishëm banorët, avokati i tyre Franc Terihati, dhe përfaqësues të kompanisë “Seka Hydropower”. Por ajo u shty për arsye procedurale, pasi përfaqësuesja e ministrisë së Mjedisit nuk ishte pajisur me autorizimin e nevojshëm pas ndarjes së ministrisë nga ministria e Turizmit në strukturën e re qeverisëse.

“Në kushtet kur përfaqësuesja nuk ishte pajisur me autorizim, seanca u shty që vendimi i kalimit procedural t’i njoftohet Ministrisë së Mjedisit, e cila konsiderohet që ishte në mungesë”, shpjegoi për Citizens.al avokati i banorëve, Terihati.

Një betejë gjyqësore që zgjat prej pesë vitesh

Padia në Apel kundërshton një vendim të vitit 2020, në të cilin Gjykata e Shkallës së Parë rrëzoi kërkesat e banorëve për të ndalur ndërtimet në Parkun Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”.

Ndërkohë që komuniteti lokal i pati kundërshtuar projektet me protesta që prej vitit 2018.

Çështja aktuale kërkon pavlefshmërinë e deklaratës mjedisore, lejes së ndërtimit, lejes së përdorimit të ujërave si dhe shfuqizimin e urdhrit të ish-Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit që zvogëloi fondin pyjor të zonës me rreth 6180 m2 si dhe shkresat e AKZM-së që i dhanë dritën jeshile zhvillimit të projekteve.

Argumenti qendror i banorëve të Zall-Gjoçajt është se sipas ligjit nr.81/2017 për Zonat e Mbrojtura nuk lejohet ndërtimi i impianteve të tilla në zona të kategorisë “II” të nivelit të mbrojtjes.

Prandaj, si palë të paditura, përveç kompanisë “Seka Hydropower”, janë dhe institucionet sikurse: Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Këshilli i Basenit Ujor Mat, Këshilli Kombëtar i Territorit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkia Mat.

Në vitin 2018, Zall-Gjoçaj u bashkua me Lurën për të formuar një nga parqet Kombëtare më të mëdha në Shqipëri. Por në janar 2022, qeveria rishikoi kufijtë dhe e hoqi nga ky park zonën ku tashmë është ngritur diga e HEC-it “Zajs”.

Ky ndryshim ligjor, i bërë në mes të konfliktit gjyqësor, u cilësua nga banorët si tentativë për të legjitimuar shkeljen. Më herët, në shkurt 2020 banorët e Matit kishin kërkuar zhvendosjen e hidrocentraleve jashtë zonës së mbrojtur dhe për këtë ngritën një padi të dytë.

Kronologjia e ndjekjes së çështjes në rrugë ligjore:

  • Nëntor 2019 – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë rrëzoi kërkesën për ndalimin e punimeve.
  • Qershor 2020 – Gjykata Administrative rrëzoi padinë për ndalimin e HEC-eve.
  • Janar 2021 – Gjykata anuloi licencën e dhënë nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) për HEC-in “Zajs” brenda Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj.
  • Janar 2021 – Gjykata rrëzoi padinë kundër institucioneve që dhanë lejet.
  • Qershor 2021 – Banorët protestuan përpara Gjykatës Administrative të Apelit duke kërkuar që ajo ta marrë në shqyrtim apelin e tyre.
  • Nëntor 2021 – Apeli lë në fuqi vendimin për anulimin e licencës së ERE-s ndaj HEC-it “Zajs”.
  • Shkurt 2022 – ERE zbaton vendimin dhe i heq licencën HEC-it “Zajs”.
  • Nëntor 2022 – Gjykata e Lartë konfirmon përfundimisht heqjen e licencës kompanisë “Seka Hydropower” për një nga HEC-et.

Në pritje të një vendimi përfundimtar, për të cilin banorët e zonës së Zall-Gjoçajt shpresojnë datën 22 tetor, rasti i tyre shihet si një test i radhës për drejtësinë shqiptare sa i përket çështjeve mjedisore.

Lexo gjithashtu:

The post Gjykata shtyn vendimin për HEC-et në Zall-Gjoçaj appeared first on Citizens.al.

NJU JORK – Gjykata rrëzon padinë që pretendon se një agjenci e OKB-së mundësoi sulmin vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit

3 October 2025 at 19:38

NJU JORK, 3 tetor /ATSH/- Një padi që pretendonte se agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë kishte siguruar më shumë se 1 miliard dollarë – që mundësuan sulmin vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit – u rrëzua këtë javë nga një gjyqtare federale në Nju Jork, sipas AP.

Gjyqtarja për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, Analisa Torres tha se Agjencia e Ndihmës dhe Punëve të Kombeve të Bashkuara ishte e mbrojtur – pasi ishte pjesë e Kombeve të Bashkuara, e cila gëzon imunitet nga padi të tilla.

Padia kërkonte ta bënte agjencinë, të njohur si UNRWA, përgjegjëse për sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga Hamasi.

Padia, e ngritur nga familjet e disa prej viktimave të masakrës, kërkonte dëmshpërblim të paspecifikuar dhe përcaktonte UNRWA-n dhe shtatë nga zyrtarët e saj të lartë aktualë dhe ish-zyrtarë si të pandehur.

Padia pretendon se UNRWA kishte ndihmuar Hamasin, ndër të tjera, duke lejuar qendrat e magazinimit dhe vendosjes së armëve në shkollat ​​dhe klinikat e saj mjekësore – dhe duke punësuar anëtarë të Hamasit.

Avokatët e UNRWA-së e kanë quajtur padinë “absurde” dhe thanë në dosjet gjyqësore se agjencia ishte imune nga përgjegjësia si një “organ vartës” i OKB-së.

Administrata e ish-presidentit, Joe Biden vitin e kaluar argumentoi se padia duhej të hidhej poshtë sepse UNRWA mbrohej nga imuniteti dhe nuk mund të paditej.

Por në prill, administrata e presidentit Donald Trump e ndryshoi këtë qëndrim dhe argumentoi se as agjencia dhe as zyrtarët e saj nuk kishin të drejtë për një mbrojtje të tillë. //a.i/

 

The post NJU JORK – Gjykata rrëzon padinë që pretendon se një agjenci e OKB-së mundësoi sulmin vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌