Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Fëmijët që terrorizojnë Shkodrën, godasin dhe vjedhin banorët. Institucionet në kolaps: Nuk kemi çfarë t’u bëjmë

By: armand
10 December 2025 at 21:08

Një grup fëmijësh të moshës 12–14 vjeç kanë kthyer një lagje të Shkodrës në zonë të frikës, duke goditur, kërcënuar dhe grabitur banorët. Ndërkohë, policia thotë se “janë minorenë dhe nuk mund të mbahen”, shkolla deklaron se “nuk ka probleme në ambientet e saj”, ndërsa nëna e njërit prej djemve shpërthen: “Jam dorëzuar, çfarë të […]

The post Fëmijët që terrorizojnë Shkodrën, godasin dhe vjedhin banorët. Institucionet në kolaps: Nuk kemi çfarë t’u bëjmë appeared first on BoldNews.al.

Uji rrjedh pa ndërprerje, rruga “Pasho Hysa” në Tiranë bëhet e pakalueshme

By: armand
10 December 2025 at 17:00

Banorët e rrugës “Pasho Hysa-Ali Dem” në Tiranë kanë denoncuar gjendjen tejet problematike të rrugës, e cila prej kohësh është kthyer në një shqetësim serioz për komunitetin. Sipas tyre, uji rrjedh pandërprerë nga fillimi deri në fund të rrugës, duke krijuar gropa të mëdha dhe duke e bërë pothuajse të pamundur qarkullimin normal të automjeteve […]

The post Uji rrjedh pa ndërprerje, rruga “Pasho Hysa” në Tiranë bëhet e pakalueshme appeared first on BoldNews.al.

Banorët çojnë në gjyq projektin “TID Durrës”

2 December 2025 at 16:07

Konflikti mes banorëve të Kalasë së Durrësit dhe institucioneve shtetërore për projektin “TID Durrës” hyri të martën në një fazë të re gjyqësore.

Katërmbëdhjetë familje dorëzuan padinë e parë kolektive kundër shpronësimeve, lejeve të zhvillimit dhe mënyrës se si është hartuar dhe po zbatohet projekti.

Në një deklaratë për shtyp, ata e konsideruan procesin “të paligjshëm, pa konsultim publik dhe me pasoja të rënda për të drejtat e pronësisë”.

Arkitektja Entela Spahivogli kërkoi pezullimin e vendimit të qeverisë që lidhet me shpronësimin e banesave duke u nisur nga hetimi që po i bëhet zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Ajo theksoi se VKM-ja në fjalë mban firmën e Ballukut dhe se pezullimi i këtij akti deri në shqyrtimin ligjor nga gjykata mund të shmangë çdo pasojë të paparashikueshme te pronat e qytetarëve.

Në fazën e parë të projektit preken 74 familje, ndërsa mbi 100 të tjera rrezikojnë të preken në vijim.

“TID Durrës” është pjesë e planit 2021-2028 të prezantuar gjatë periudhës së rindërtimit pas tërmetit. Ai është hartuar në bashkëpunim mes Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Durrës.

Megjithëse projekti është paraqitur si ndërhyrje për rigjallërim kulturor dhe urban, procesi i shpronësimeve është zvarritur, ndërsa banorët thonë se dokumentet vendimtare i janë dorëzuar me vonesë dhe pa sqarime.

Në seancën përgatitore të 2 dhjetorit, në Gjykatën Administrative të Tiranës, banorët paraqitën katër kërkesa kryesore:

  1. Pezullimin e VKM-së Nr. 477, dt. 31.07.2025, që miraton shpronësimet.
  2. Pezullimi i Vendimit Nr. 07, dt. 02.04.2024 të KKTU, që jep lejen e zhvillimit për projektin TID.
  3. Marrja e masës së sigurimit të provës, për një ekspertizë të pavarur inxhinierike, arkitektonike dhe arkeologjike.
  4. Detyrimi i institucioneve publike të dorëzojnë për gjykatën të gjitha aktet administrative, procesverbalet, dosjet teknike dhe “pasaportat e objekteve”.

Banorët thonë se leja e zhvillimit është dhënë pa konsultim publik dhe në kundërshtim me detyrimet procedurale.

Ata kërkojnë që gjykata ta shqyrtojë ligjshmërinë e saj dhe paralelisht të kërkojë verifikim të gjendjes reale të objekteve, arsyeve të prishjes së tyre, vlerave konstruktive dhe përputhshmërisë së projektit me interesin publik.

Sipas tyre në këtë çështje janë bërë një sërë shkeljesh ligjore duke përfshirë:

  • Ligjin për shpronësimet (8561/1999)
  • VKM nr. 169/2020 për konsultimin publik të pasurive kulturore
  • Ligjin 107/2014 për planifikimin e territorit
  • Rregulloren e Planifikimit të Territorit (VKM 686/2017)
  • Ligjin 10440/2011 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis
  • VKM 247/2014 për informimin dhe përfshirjen e publikut

Sipas banorëve, asnjëri nga këto detyrime ligjore nuk është respektuar.

Ata theksojnë se procesi i shpronësimit është kryer me vlerësime që mbështeten në VKM-të e viteve 2000 dhe 2015, të cilat nuk përkojnë me çmimet e tregut në zonën historike të Kalasë. Kjo ka ulur ndjeshëm dëmshpërblimin e propozuar.

Në raportime të mëparshme, Citizens.al ka sjellë rastet e disa banorëve, shtëpitë e të cilëve nga autoritetet publike vlerësoheshin 60-100 mijë euro ndërkohë që nga vlerësues privatë të pasurive vlera e tyre në treg ishte së paku dy herë më e lartë.

Kjo qasje, e kombinuar me mungesën e konsultimit, i jep projektit karakter të një procesi të mbyllur, të ndërtuar për të justifikuar vendime të marra më herët.

Në një koment për Citizens.al AADF ka shpjeguar se kontributi i saj për projektin “përfaqëson një dhurim për qytetin dhe komunitetin lokal”, si pjesë e angazhimit për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

“AADF nuk ka asnjë rol apo përgjegjësi në lidhje me procedurat e shpronësimeve, përcaktimin e vlerës së kompensimit për pronat, apo çdo proces tjetër që lidhet me çështjen e pronave në zonën e projektit” ka theksuar ajo në një përgjigje të mëparshme për Citizens.al.

Por, banorët theksojnë se nuk janë kundër zhvillimit, por kundër “prishjeve me vendime të marra pa transparencë” të cilat cenojnë të drejtat kushtetuese të pronësisë.

Çështja “TID Durrës” pritet të bëhet një precedent i rëndësishëm për mënyrën se si trajtohen komunitetet brenda zonave historike, sidomos kur projektet zbatohen pa procese transparente dhe me akte të kontestuara.

Lexoni gjithashtu:

The post Banorët çojnë në gjyq projektin “TID Durrës” appeared first on Citizens.al.

Manastirliu: Buxheti 2026, mbështetje sociale dhe përmirësim të infrastrukturës

27 November 2025 at 17:00

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Përmirësimi i infrastrukturës në lagjet e Tiranës mbetet në fokus të buxhetit 2026, duke garantuar investime për më shumë hapësira publike.

Kështu u shpreh sot drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu, në vijim të dëgjesave publike për buxhetin 2026.

Së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe deputetë të PS-së, Manastirliu zhvilloi një takim me banorë të njësisë nr. 1 në kryeqytet, ku u diskutuan prioritetet sociale dhe zhvillimore që do të marrin mbështetje në buxhetin e ri.

Manastirliu theksoi rëndësinë e dialogut të drejtpërdrejtë me komunitetin dhe adresimin e shqetësimeve të tyre në buxhetin 2026, i cili si prioritet ka mbështetjen që qeveria shqiptare u jep të moshuarve, familjeve, punonjësve të administratës publike, si edhe profesionistëve të shëndetësisë dhe arsimit.

Ajo u shpreh se një nga prioritetet e qeverisë mbetet infrastruktura e zonave të banimit dhe hapësirat publike, të cilat janë adresuar edhe në buxhetin e ri, përmes investimeve në përmirësimin e infrastrukturës brenda zonave të banuara dhe zgjerimin e hapësirave publike.

“Një prej prioriteteve tona mbetet sigurisht infrastruktura brenda zonave të banimit, që vjen edhe me operacionin e çlirimit të hapësirave publike. Një fond i posaçëm do të vendoset nga Bashkia për këto projekte, që nuk prekin vetëm njësinë 1, por të gjithë Tiranën”, tha Manastirliu.

Sipas saj, buxheti i ri do të krijojë modele të reja projektesh në të gjithë kryeqytetin, duke synuar hapësira më cilësore për qytetarët, si në lagjet autoktone, ato ekzistuese, por edhe në zonat e reja.

“Falë ndryshimeve ligjore që kemi bërë për kontrollin e territorit dhe hapësirat, do të kemi më shumë mundësi që të gjitha rezidencat e reja të ofrojnë hapësira dhe mjedise të dedikuara për fëmijët dhe të moshuarit. Rregullorja e re për hapësirat e çliruara do të shoqërohet me një instrument tjetër të vlefshëm për qytetin dhe komunitetin, që lidhet me gjelbërimin e zonave, përmes fondeve të dedikuara nga bizneset që marrin hapësira për shfrytëzim”, tha Manastirliu, duke nënvizuar se zbatimi i kësaj rregulloreje do të jetë përgjegjësi e bashkisë së Tiranës.

/m.m/r.e/

The post Manastirliu: Buxheti 2026, mbështetje sociale dhe përmirësim të infrastrukturës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: 100 mijë m² hapësira publike të çliruara në Tiranë që do t’i kthehen komunitetit

18 November 2025 at 18:33

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu, ka vijuar sot takimet publike me banorë të njësive 8 dhe 9, në kuadër të turit të dëgjesave me qytetarët e kryeqytetit për prezantimin e projektbuxhetit për vitin 2026.

Në fjalën e saj Manastirliu tha se “jemi këtu për të biseduar për Buxhetin 2026, por mbi të gjitha për të adresuar shqetësimet tuaja që jo vetëm i kemi në vëmendje por i kemi adresuar dhe i adresojnë vit pas viti në buxhetet tona dhe të flasim konkretisht se si u kemi gjetur zgjidhje dhe cilat janë projektet dhe prioritetet për buxhetin 2026”.

Manastirliu u ndal te projektet që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës në lagje dhe rikthimin e hapësirave publike te komuniteti.

“Për ne çdo ditë e vitit është një fushatë komunikimi me banorët, me komunitetet, me të gjithë ata qytetarë që duan ta shohin qytetin edhe më të zhvilluar dhe duan të prekin këto investime në lagjen, në rrugën, në vendin ku banojnë. Kemi nisur një operacion për çlirimin e hapësirave publike, i cili po vijon me intensitet në të gjithë Tiranën, duke krijuar mundësi që tashmë të kemi në dispozicion të projekteve rreth 100 mijë metra katrorë hapësirë publike. Janë më shumë se 1000 hapësira, janë 1000 mundësi për t’u shfrytëzuar në funksion të komunitetit, për më shumë kënde lojërash për fëmijët, për më shumë hapësira çlodhëse për të moshuarit, për më shumë hapësira dhe kënde sportive në lagje”, theksoi  Manastirliu.

Në takim, Drejtuesja Politike e PS për Tiranën ndau gjithashtu projektin e “superblloqeve”, që synon transformimin urban të lagjeve, rritjen e sigurisë dhe zgjerimin e hapësirave publike të aksesueshme për të gjithë banorët.

Ajo theksoi edhe rëndësinë e përmirësimit të transportit publik.

Dëgjesat për projektbuxhetin do të vijojnë edhe në njësitë e tjera të kryeqytetit, me në fokus prioritetet që lidhen drejtpërdrejt me komunitetin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

1 nga 4

/k.s/r.e/

The post Manastirliu: 100 mijë m² hapësira publike të çliruara në Tiranë që do t’i kthehen komunitetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ceca: Zëri i banorëve të Starovës, udhërrëfyes për çdo vendim

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Ervin Ceca, kandidati për kryetar të bashkisë Berat, i propozuar nga radhët e Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, zhvilloi sot një takim me banorë të fshatit Starovë.

Gjatë takimit, Ceca bisedoi me banorët për shqetësimet dhe idetë e tyre për zhvillimin e zonës.

“Zëri i banorëve të Starovës, nevojat e përditshme dhe dashuria për vendin janë udhërrëfyesi më i mirë për çdo vendim që synon të përmirësojë jetën në komunitet”, tha Ceca.
Të dielën, më 9 nëntor do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në bashkinë e Beratit, ku kandidati i PS-së, Ervin Ceca do të garojë për postin e kryebashkiakut me Pavlo Shkarpa, kandidati i pavarur (mbështetur nga PD).
1 nga 5
/k.s/j.p/

The post Ceca: Zëri i banorëve të Starovës, udhërrëfyes për çdo vendim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Guma: Progonati meriton shumë më tepër, jam këtu për të dëgjuar çdo zë

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 9 nëntorit, kandidati i mbështetur nga opozita për bashkinë Tepelenë, Gabriel Guma zhvilloi një takim me banorë të Progonatit.

Guma dëgjoi nga banorët, shqetësimet e tyre për rrugët e dëmtuara, mungesën e investimeve dhe vështirësitë e jetës në një zonë që, sipas tij, “meriton shumë më tepër”.

“Në çdo shtëpi që hyra, ndjeva forcën e njerëzve që nuk dorëzohen, por edhe zhgënjimin nga premtimet e pambajtura. Progonati ka histori, shpirt dhe potencial ajo që mungon është vëmendja dhe vullneti për të ndryshuar realisht. Unë jam këtu për ta dëgjuar çdo zë dhe për ta kthyer në veprim”, tha Guma në një postim në rrjetet sociale.

/k.s/j.p/

The post Guma: Progonati meriton shumë më tepër, jam këtu për të dëgjuar çdo zë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Kodra e Diellit” thahet për ujë, banorët: Vetëm e blejmë, UKT nuk na përgjigjet

By: armand
22 October 2025 at 16:06

Rreth 350 familje që jetojnë në një kompleks pallatesh në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë po përballen me mungesën e ujit të pijshëm prej më shumë se tre muajsh. Banorët raportojnë se uji vjen vetëm një herë në 24 orë dhe qëndron për një kohë shumë të shkurtër, duke mos përmbushur as nevojat […]

The post “Kodra e Diellit” thahet për ujë, banorët: Vetëm e blejmë, UKT nuk na përgjigjet appeared first on BoldNews.al.

Projekti TID Durrës, banorët protestojnë para zyrave të AADF-së

14 October 2025 at 17:29

Banorët e lagjes së vjetër të Kalasë në Durrës e zhvendosën sot protestën kundër projektit të rijetëzimit urban të zonës së tyre nga autoritetet lokale te zyrat e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) në Tiranë, e cila është palë zhvilluese e projektit.

Mbi 70 familjeve u është kërkuar të shpronësohen për t’i hapur rrugë modelit të investimeve të integruara transformuese, njohur me akronimin TID. Por ata nuk janë dakord me vlerësimin që u është bërë pronave dhe pretendojnë se projekti e shkatërron zonën historike.

Grupit të banorëve që kanë shtëpi mbi 100-vjeçare u takon të kompensohen me çmime të papërditësuara të referencës. Sipas një vendimi të qeverisë, botuar në Fletoren Zyrtare, çmimi i referencës së pronave të tyre është i vitit 2015.

Projekti “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonës perspektive TID”, financuar nga qeveria, Bashkia e Durrësit dhe AADF, parashikon shembjen e një pjese të lagjes së vjetër për t’i hapur rrugë “rijetëzimit turistik”.

Banorët kanë paditur në Gjykatën Administrative Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Durrësit, duke kërkuar pezullimin e projektit. Paralelisht, ata thanë se kanë dorëzuar një kallëzim në SPAK, që përfshin tre studio projektimi, bashkinë dhe AADF-në.

“E kemi kërkuar përgjegjësinë në çdo institucion, por AADF është bërë pjesë e këtij projekti korruptiv duke e financuar pa kontrolluar çfarë ndodh në terren,” pretendoi Entela Spahivogli, banore e zonës.

Krahas vlerësimeve të ulëta banorët kundërshtojnë edhe shkatërrimin e trashëgimisë kulturore.

“Turistët vijnë për shtëpitë e vjetra, jo për sheshe. Gjelbërimet i pati Durrësi, por i betonizuan. Tani duhet të prishen shtëpi, duhet t’i heqësh njerëzit, t’i nxjerrësh në rrugë,” vijoi Rita Kazazi, një banore tjetër.

Sipas Fatmir Zotajt, tjetër banor, shifrat e projektit janë disproporcionale duke ngritur dyshimin për abuzime me fondet.

“Për kompensimin e 74 familjeve janë parashikuar 3.1 milionë dollarë, ndërsa vetëm për lyerjen e fasadave 6.7 milionë. Kjo është një padrejtësi e hapur,” tha ai për Citizens.al.

Në një koment për Citizens.al fondacioni shpjegoi se kontributi i AADF-së për projektin e Amfiteatrit të Durrësit “përfaqëson një dhurim për qytetin dhe komunitetin lokal”, si pjesë e angazhimit për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

“AADF nuk ka asnjë rol apo përgjegjësi në lidhje me procedurat e shpronësimeve, përcaktimin e vlerës së kompensimit për pronat, apo çdo proces tjetër që lidhet me çështjen e pronave në zonën e projektit” citohet në përgjigjen për Citizens.al.

AADF përmbylli se këto çështje janë kompetencë ekskluzive e institucioneve qëndrore dhe lokale të shtetit shqiptar.

Ndërkohë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimet (ASHSH) sqaroi gjithashtu për Citizens.al se roli i saj është vetëm si zbatuese e procedurave ligjore, ndërsa përgjegjësia për projektin dhe zonën i takon bashkisë dhe qeverisë.

Çfarë dihet deri më tani?

Vendimi për shpronësimet u publikua në Fletoren Zyrtare më 26 gusht 2025, me një fond total prej rreth 315.5 milionë lekësh (3.2 milionë euro) – shumë më e ulët se ajo që kërkonte fillimisht Bashkia (4.8 milionë euro).

Projekti është pjesë e planit TID, miratuar në vitin 2021, i lidhur me nismën pas tërmetit të vitit 2019 për rindërtim dhe zhvillim urban.

AADF dhe Ministria e Kulturës kishin parashikuar shpronësimet që në planin 2021-2028, por procesi është zvarritur dhe po zbatohet pa qartësi publike.

Vlerësimi i pronave mbështetet në VKM-të e viteve 2000 dhe 2015, që nuk pasqyrojnë realitetin aktual të tregut, duke ulur ndjeshëm dëmshpërblimin për banorët e Kalasë.

Në raportime të mëparshme, Citizens.al solli rastet e disa banorëve, shtëpitë e të cilëve nga autoritetet publike vlerësoheshin 60-100 mijë euro ndërkohë që nga vlerësues privatë të pasurive vlera e tyre në treg është së paku dy herë më e lartë.

Lexoni gjithashtu:

The post Projekti TID Durrës, banorët protestojnë para zyrave të AADF-së appeared first on Citizens.al.

Gjykata shtyn vendimin për HEC-et në Zall-Gjoçaj

7 October 2025 at 14:36

Gjykata Administrative e Apelit shtyu për më 22 tetor vendimin mbi padinë e banorëve të Zall-Gjoçajt ndaj projekteve të dy hidrocentraleve (HEC) në lumin Flim dhe Urakë. Prej pesë vitesh banorët kërkojnë rrëzimin e lejeve për HEC-et “Sekë” dhe “Zajs”, të cilat shtrihen në zonë të mbrojtur.

Për seancën e sotme ishin të pranishëm banorët, avokati i tyre Franc Terihati, dhe përfaqësues të kompanisë “Seka Hydropower”. Por ajo u shty për arsye procedurale, pasi përfaqësuesja e ministrisë së Mjedisit nuk ishte pajisur me autorizimin e nevojshëm pas ndarjes së ministrisë nga ministria e Turizmit në strukturën e re qeverisëse.

“Në kushtet kur përfaqësuesja nuk ishte pajisur me autorizim, seanca u shty që vendimi i kalimit procedural t’i njoftohet Ministrisë së Mjedisit, e cila konsiderohet që ishte në mungesë”, shpjegoi për Citizens.al avokati i banorëve, Terihati.

Një betejë gjyqësore që zgjat prej pesë vitesh

Padia në Apel kundërshton një vendim të vitit 2020, në të cilin Gjykata e Shkallës së Parë rrëzoi kërkesat e banorëve për të ndalur ndërtimet në Parkun Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”.

Ndërkohë që komuniteti lokal i pati kundërshtuar projektet me protesta që prej vitit 2018.

Çështja aktuale kërkon pavlefshmërinë e deklaratës mjedisore, lejes së ndërtimit, lejes së përdorimit të ujërave si dhe shfuqizimin e urdhrit të ish-Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit që zvogëloi fondin pyjor të zonës me rreth 6180 m2 si dhe shkresat e AKZM-së që i dhanë dritën jeshile zhvillimit të projekteve.

Argumenti qendror i banorëve të Zall-Gjoçajt është se sipas ligjit nr.81/2017 për Zonat e Mbrojtura nuk lejohet ndërtimi i impianteve të tilla në zona të kategorisë “II” të nivelit të mbrojtjes.

Prandaj, si palë të paditura, përveç kompanisë “Seka Hydropower”, janë dhe institucionet sikurse: Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Këshilli i Basenit Ujor Mat, Këshilli Kombëtar i Territorit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkia Mat.

Në vitin 2018, Zall-Gjoçaj u bashkua me Lurën për të formuar një nga parqet Kombëtare më të mëdha në Shqipëri. Por në janar 2022, qeveria rishikoi kufijtë dhe e hoqi nga ky park zonën ku tashmë është ngritur diga e HEC-it “Zajs”.

Ky ndryshim ligjor, i bërë në mes të konfliktit gjyqësor, u cilësua nga banorët si tentativë për të legjitimuar shkeljen. Më herët, në shkurt 2020 banorët e Matit kishin kërkuar zhvendosjen e hidrocentraleve jashtë zonës së mbrojtur dhe për këtë ngritën një padi të dytë.

Kronologjia e ndjekjes së çështjes në rrugë ligjore:

  • Nëntor 2019 – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë rrëzoi kërkesën për ndalimin e punimeve.
  • Qershor 2020 – Gjykata Administrative rrëzoi padinë për ndalimin e HEC-eve.
  • Janar 2021 – Gjykata anuloi licencën e dhënë nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) për HEC-in “Zajs” brenda Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj.
  • Janar 2021 – Gjykata rrëzoi padinë kundër institucioneve që dhanë lejet.
  • Qershor 2021 – Banorët protestuan përpara Gjykatës Administrative të Apelit duke kërkuar që ajo ta marrë në shqyrtim apelin e tyre.
  • Nëntor 2021 – Apeli lë në fuqi vendimin për anulimin e licencës së ERE-s ndaj HEC-it “Zajs”.
  • Shkurt 2022 – ERE zbaton vendimin dhe i heq licencën HEC-it “Zajs”.
  • Nëntor 2022 – Gjykata e Lartë konfirmon përfundimisht heqjen e licencës kompanisë “Seka Hydropower” për një nga HEC-et.

Në pritje të një vendimi përfundimtar, për të cilin banorët e zonës së Zall-Gjoçajt shpresojnë datën 22 tetor, rasti i tyre shihet si një test i radhës për drejtësinë shqiptare sa i përket çështjeve mjedisore.

Lexo gjithashtu:

The post Gjykata shtyn vendimin për HEC-et në Zall-Gjoçaj appeared first on Citizens.al.

Në pritje të gjykatës, banorët kërkojnë pezullimin e punimeve për HEC-in në Klos

7 October 2025 at 15:56

Një tjetër përplasje është shënuar të hënën mes banorëve të fshatit Kurdari, në njësinë administrative Suç të Klosit, dhe përfaqësuesve të kompanisë që synon ndërtimin e hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës. Përplasja nisi pasi punonjësit e kompanisë tentuan të futeshin në zonën ku parashikohet ndërtimi i HEC-it, ndërsa banorët i ndaluan. Në vendngjarje ndërhynë […]

The post Në pritje të gjykatës, banorët kërkojnë pezullimin e punimeve për HEC-in në Klos appeared first on Reporter.al.

Banorët e Kurdarisë nisin gjyqin kundër hidrocentralit “Doma”

26 September 2025 at 16:14

Banorët e Kurdarisë së bashkisë Klos patën sot seancën e parë gjyqësore pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, për ndalimin e hidrocentralit “Doma”, që kërcënon burimet e tyre të ujit.

Prej muajit gusht ata kanë ngritur padi kundër Këshillit bashkiak Klos, Agjencisë Kombëtare të Zhvillimit të Territorit (AZHT) që varet nga qeveria dhe shoqërisë “Global Interprise Group”, e cila është përpjekur prej vitesh të ndërtojë hidrocentralin.

Sipas avokates së banorëve, Dorina Prethi, seanca e sotme u shty pasi mungonte pala tjetër.

“AZHT ka marrë fletë-thirrjen, por ajo nuk është kthyer dhe gjykata nuk ka informacion nëse ata kanë marrë dijeni. Kur njëra palë nuk është prezent gjykata detyrohet ta shtyjë procesin, sepse nesër mund të ketë pretendime për procedura të gabuara”, u shpreh Prethi për Citizens.al.

Sipas saj në padi është kërkuar pavleshmëria e vendimeve 84 dhe 104 të Këshillit bashkiak Klos që dha fondin pyjor për nisjen e punimeve për shtrirjen e tubacioneve për hidrocentralin.

“Sipas ligjit të qeverisjes vendore, Këshilli bashkiak është i detyruar të thërrasë në konsultim banorët në rastet kur jep në përdorim apo në pronësi pronën publike të tyre, por në këtë rast nuk është bërë asnjë procedurë e tillë,” tha avokatja duke shtuar se mungesa e konsultimit është konfirmuar me shkresë zyrtare nga Bashkia Klos.

Hidrocentrali Doma parashikohet të ndërtohet në lumin e Lusës, që kalon mes tre prej fshatrave: Kurdari, Skënderaj dhe Kurqelaj. Për ndërtimin e tij pritet të hapet 4.4 kilometra trase rruge dhe rrjedha e lumit të futet në tuba.

Beteja e komunitetit të Matit kundër HEC-eve

Pesë fshatrat e njësisë administrative Suç: Suç, Kurdari, Kurqelaj, Skënderaj dhe e Kujtim, kanë qenë shënjestër të veprave energjetike prej vitit 2006. Në atë kohë projekti për ndërtimin e një HEC-i në lumin e Lusës nuk u konkretizua.

Në vitin 2017-2018 dy shoqëri të ndryshme si “Indrolusa” dhe “Global Interprise Group” aplikuan për të ndërtuar hidrocentrale në këtë zonë.

Në vitin 2017, qeveria i dha leje firmës “Idrolusa” për ndërtimin e HEC-eve “Lusa 1 dhe Lusa 2”.

Banorët, u përpoqën t’i bindnin institucionet se ishin kundër këtyre projekteve, prandaj në 2020 iu drejtuan zyrës së Kryeministrisë. Në përgjigjen zyrtare, thuhej se qeveria ishte në dijeni të problemit të ngritur nga banorët dhe se ajo “mbështet para së gjithash interesat e tyre”.

Por, pas përfundimit të afateve ligjore dhe mosrealizimit të këtyre veprave në fshat, kompania “Idrolusa” u kthye në fshatin Skënderaj në vitin 2022 për një konsultim të ri. Ata refuzuan ta zhvillojnë takimin duke treguar kundërshti.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit u shpreh atë kohë për Citizens.al se komuniteti nuk kishte shqetësime për ndërtimin e këtij hidrocentrali.

Në takim është prezantuar projekti, janë dëgjuar sugjerimet e pjesëmarrësve, të cilat do të merren parasysh nga ana e investitorëve, gjatë kohës së shfrytëzimit”, tha AKM-ja për Citizens.al.

Paralelisht, në vitin 2018, shoqëria “Global Interprise Group” donte të ndërtonte në të njëjtin lum hidrocentralin “Doma”. Ndaj zhvilloi një dëgjesë publike, ku morën pjesë 19 banorë.

Në dokumentet nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit, thuhet se ata shprehën dakordësinë për zhvillimin e hidrocentralit. Mirëpo, 12 prej tyre, janë shprehur me shkrim se firma e pjesëmarrjes së tyre u është manipuluar si deklaratë dakordësie.

Deklarojmë se kemi marrë pjesë si dëgjues për projektin ‘Doma’, por nuk kemi shprehur dakordësi pasi bie ndesh me interesat jetikë”, thanë ata në deklaratë.

Më pas, një tjetër tentativë për të zhvilluar një dëgjesë me komunitetin për zhvillimin e projekteve hidrike u përsërit në vitin 2020, por u refuzua masivisht nga banorët dhe u mblodhën 631 firma kundër.

Pesë vite më pas, kompania ia ka dalë të marrë lejen përmes një procesi konsultimi publik të pazbardhur ende, për të cilët banorët shprehen se nuk janë pyetur. Banorët janë organizuar sërish në protesta, duke mos lejuar asnjë mjet të rëndë pune të shkojë në terren. Ndërsa së fundi kanë nisur edhe procesin gjyqësor.

Avokatja Dorina Prethi shprehet me besim se procesi do të mbyllet shpejt.

E parashikoj dy-tre seanca jo më shumë”, tha ajo ndërsa seanca e dytë, do të mbahet më 16 tetor.

Lexoni gjithashtu:

The post Banorët e Kurdarisë nisin gjyqin kundër hidrocentralit “Doma” appeared first on Citizens.al.

Banorët e Durrësit kundërshtojnë shpronësimet për projektin TID

24 September 2025 at 16:42

Shtatëdhjetekatër familje në Durrës pritet të humbasin pronat e tyre për shkak të një projekti urbanistik që synon t’i japë pamje tjetër Parkut Arkeologjik.

Projekti “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonës perspektive TID” po financohet nga qeveria dhe bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Ai po has kontestime për vlerën e ulët të shpronësimeve dhe mungesën e konsultimeve publike.

Vendimi për shpronësimet u publikua në Fletoren Zyrtare më 26 gusht 2025. Ai parashikon kompensim për pronat në zonën e Amfiteatrit dhe Bulevardit Qendror për një vlerë totale rreth 315.5 milionë lekë (3.2 milionë euro), shumë më pak se 467 milionët (4.8 milionë euro) që kishte kërkuar fillimisht Bashkia Durrës.

Procedurat e likuidimit pritet të kryhen nga Agjencia Shtetërore për Shpronësimet, ndërsa përpara pagesës, pronarëve u duhet të paraqesin dokumentet e pronësisë të rifreskuara nga Kadastra.

Shpronësimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe duhet të përfundojë brenda muajit nëntor 2025. Por shuma e caktuar, është vlerësuar në çmime referencash që nuk janë përditësuar prej së paku 10 vite.

Shpronësimi me “vlera qesharake”

Banorët e zonës që preket nga projekti thonë se nuk janë konsultuar dhe se u njohën me projektin vetëm përmes medias. Citizens.al ishte në zonë dhe vizitoi disa prej shtëpive që preken nga shpronësimi.

“Vetëm nga celularët e kemi marrë vesh që do të prishen shtëpitë,” tha Shpresa Braholli, banore e rrugës “Ibrahim Tartari” krah “Bulevardit Tregtar”.

Ajo zotëron një banesë 149 m² dhe thotë se kompensimi i ofruar është 8.3 milionë lekë (85 mijë euro). Me këtë shumë, ajo thotë se nuk mund të përballojë blerjen e një shtëpie tjetër, as në periferinë e Durrësit.

“Jo këtu, po të matanë Spitallës që ta gjesh shtëpinë si kjo qe e kam,” vijon Shpresa.

Në shtëpinë e Altin Xhogut banojnë dy kurora familjare. Ai tregon se prona është vlerësuar me vetëm 6 milion lekë (62 mijë euro).

“Dy familje, nga 3 milionë, ç’mund të bësh me 3 milionë? Tek VKM-ja thotë që ky projekt zbatohet me pëlqimin e banorëve, por unë s’kam dhënë ndonjë pëlqim për të ma marrë pronën,” thotë Xhogu.

Projekti parashikon ndërhyrje për të zgjeruar hapësirat publik, përmendim këtu krijimin edhe të lulishteve. Banorët e intervistuar nga Citizens.al thanë se në disa raste shpronësimi i shtëpive të tyre u ishte kërkuar pikërisht për këtë qëllim.

Ata shprehen të zhgënjyer për faktin se zona ku ata banojnë është tjetërsuar gjatë viteve dhe hapësirat e dikurshme u dhanë për ndërtime shumëkatëshe.

“Te shkolla e muzikës, ka qenë lulishte, do të bëhet pallat. Këtu ne kemi pronën, kemi shtëpinë, prishe thotë (qeveria), do bëjmë lulishte. Nuk e di! Kjo nuk ka sens!” vijon Xhogu.

Banorët janë organizuar për të nisur një proces ligjor me padi kolektive kundër vendimit për shpronësimet duke synuar një vlerësim më të drejtë të pronave.

Shpronësimi me vlerën e viteve 2000

Plani për zonën TID është miratuar që në shkurt 2021. Ai lidhet me nismën e qeverisë, pas tërmetit të vitit 2019, me planet e detyruara vendore për rindërtimin dhe zhvillimin urban.

Në të njëjtin vit, AADF dhe Ministria e Kulturës publikuan “Planin e Menaxhimit të Integruar të Zonave Arkeologjike A & B” për periudhën 2021-2028, ku shpronësimet ishin parashikuar të ndodhnin në vitet 2021–2022. Procesi duket se po e zbaton me vonesë planin dhe pa transparencë të plotë.

Ndërkohë, qeveria e ka miratuar vlerën e shpronësimit për pronat që do të preken nga projekti në bazë të vlerës së tregut, sipas një vendimi të vitit 2000 – VKM nr. 138/2000, e cila është përditësuar me rregulloret e vitit 2015. Pra me çmimet e tregut të së paku 10 viteve më parë. Ngjashëm dhe kompensimi për trojet – VKM nr. 89/2016 dhe ndryshimeve të saj të mëvonshme.

Kështu, banorët e zonës historike të Durrësit po përballen me zhvlerësimin e pronës në mungesë të një procesi publik të ndershëm.

Çështja ngre pikëpyetje mbi etikën e zhvillimit urban dhe sjell ndërmend rastin e zonës së “5 Majit” në Tiranë ku plani i detyruar vendor xhentrifikoi zonën.

Lexoni gjithashtu:

The post Banorët e Durrësit kundërshtojnë shpronësimet për projektin TID appeared first on Citizens.al.

FOKUS – Mbi 250 000 banorë të larguar forcërisht nga Gaza

13 September 2025 at 17:17

GAZA, 13 shtator /ATSH-AFP-DPA/ – Ushtria izraelite tha sot se më shumë se 250 000 banorë ishin larguar nga Qyteti i Gazës në javët e fundit për në pjesë të tjera të territorit palestinez, pas një intensifikimi të bombardimeve dhe bastisjeve izraelite.

Izraeli i ka paralajmëruar të gjithë banorët e qytetit të Gazës të largohen menjëherë në pritje të një ofensive të madhe tokësore, sipas BBC.

Nga ana e saj, Mbrojtja Civile në Rripin e Gazës raportoi pesë palestinezë të vrarë që nga agimi, pas bombardimeve izraelite, vetëm një ditë pas vdekjes së të paktën 50 personave në të gjithë territorin e shkatërruar nga 23 muaj luftë.

“Sipas vlerësimeve të ushtrisë, më shumë se një e katërta e një milion banorëve të Qytetit të Gazës janë larguar për sigurinë e tyre”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee për X.

Sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së, afërsisht një milion palestinezë jetojnë në dhe përreth Qytetit të Gazës, qytetit më të madh të territorit.

Ushtria thotë se dëshiron të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, të cilin e paraqet si një nga fortesat e fundit të lëvizjes islamiste palestineze Hamas.

Forcat Ajrore Izraelite lëshuan sot fletëpalosje duke u bërë thirrje banorëve të lagjeve perëndimore të qytetit të evakuohen, ndërsa Mbrojtja Civile lokale raportoi vazhdimin e sulmeve ajrore.

“Ushtria po vepron me forcë në zonën tuaj dhe është e vendosur të shpërbëjë dhe mposhtë Hamasin”, shkruhej në fletëpalosje.

“Për sigurinë tuaj, evakuohuni menjëherë nëpërmjet rrugës ‘al-Rashid’ në jug. Ju jeni paralajmëruar”, shtohej në të.

Veçmas, zyra e medias e drejtuar nga Hamasi në Rripin e Gazës vlerësoi se numri i njerëzve që kishin ikur në zona nominalisht më të sigurta ishte rritur në 350 000, nga një raport i mëparshëm prej rreth 65 000.

Asnjë nga këto shifra, ose informacione të tjera nga zona e konfliktit, nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur./ a.jor.

The post FOKUS – Mbi 250 000 banorë të larguar forcërisht nga Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Raporti: Vetëm 57% e banorëve kanë mbulim me kanalizime

By: Ela
27 August 2025 at 13:10

Në vitin që lamë pas mbulimi me kanalizime në vend, si një tregues i matshëm tek ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve shënoi një rritje të lehtë por ende larg mesatares kombëtare të kërkuar. Enti Rregullator i Ujit në raportin e performancës të publikuar kohëve të fundit për vitin 2024 nënvizon se mbulimi me kanalizime shënoi një rritje […]

The post Raporti: Vetëm 57% e banorëve kanë mbulim me kanalizime appeared first on BoldNews.al.

“Mbrohet nga policia”/ Denoncimi: Ndou nga Puka shfrytëzon burimin e ujit Krullia në Shëngjergj

By: Ardit
17 August 2025 at 13:24

Banorët e Shëngjergjit kanë denoncuar publikisht një situatë alarmante që lidhet me shfrytëzimin e burimit të ujit “Krullia”, i cili ndodhet në zonën e tyre dhe ka një rëndësi jetike për komunitetin lokal. Në një deklaratë të drejtuar mediave, ata akuzojnë organet kompetente, përfshirë Komisariatin nr. 4 dhe institucionet lokale, se kanë injoruar ankesat dhe […]

The post “Mbrohet nga policia”/ Denoncimi: Ndou nga Puka shfrytëzon burimin e ujit Krullia në Shëngjergj appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Delvinë/ Banorët shpërthejnë në akuza: Helikopterët u vonuan, shteti mungon

By: Ardit
13 August 2025 at 13:51

Delvina është një nga zonat më të prekura nga zjarret në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku qytetarët dhe zjarrfikësit po përballen me zjarre të mëdha që kanë përfshirë zonën. Sipas banorëve, terreni i vështirë po e bën ndërhyrjen pothuajse të pamundur, duke e përkeqësuar situatën nga momenti në moment. Banorët raportojnë se […]

The post Zjarri në Delvinë/ Banorët shpërthejnë në akuza: Helikopterët u vonuan, shteti mungon appeared first on BoldNews.al.

Evakuimi i banorëve nga fshatrat e Gramshit, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

12 August 2025 at 22:45

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Familjet e evakuuara nga fshatrat e njësisë administrative Skënderbegas të Gramshit, kanë mbërritur në ambientet e konviktit të qytetit, ku janë marrë masa për akomodimin e tyre.

Po ashtu, po bëhen gati hotelet e zonës për të akomoduar njerëzit e prekur.

Tajar Bici, nënkryetar ibashkisë Gramsh, bëri me dije se kanë siguruar 120 shtretër nga konvikti dhe bizneset. Deri tani janë 32 persona të regjistruar për t’u akomoduar në konvikt.

Po ashtu janë marrë masa për ushqime. Aktualisht janë evakuuar drejt qytetit 32 banorë, ndërsa pjesa tjetër qëndrojnë përreth zonave për të shuar flakët, duke shpresuar deri në momentin e fundit.

Dy fshatrat Shëmbërdhenj dhe Bletas janë shkrumbuar plotësisht banesat. Ndërkohë rrezikohen fshatrat Harunas, Nartë, Shelcan, Bulçar, Snisëm, Sojnik, Probat dhe Grabova e Poshtme.

Situata me zjarrin në disa fshatra të Gramshit është serioze, ndërsa një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar. /Top Channel/

The post Evakuimi i banorëve nga fshatrat e Gramshit, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret në Gramsh, banorët akuzojnë shtetin: Na sollën vetëm 1 zjarrfikëse

By: redi
12 August 2025 at 19:38

Banorët që janë evakuuar nga fshatrat të cilat u dogjën prej flakët masive, akuzojnë shtetin për reagim të vonuar dhe jo proporcional me rrezikshmërinë e situatës. ”Shkrumb me banesë, me lopë, të gjitha. Na dogji zjarri. Për çfarë e kemi shtetin, për çfarë e duam shtetin. Mundësi shteti pati ta fikte, vërtetë ka zjarr në tërë rrethet, ama të bëhet shteti pak i gjallë. Ne e marrim në telefon…

Source

Kryebashkiaku i Gramshit: Gati konvikti i qytetit dhe strukturat hoteliere për mikpritjen e të evakuuarve

12 August 2025 at 17:32

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi foli sot lidhur me masat që ka marrë bashkia sa i përket familjeve që janë evakuuar si pasojë e zjarreve.

“Kemi një grup të ngritur në qytet, në grup vendor me mbështetjen edhe të Emergjencave Kombëtare. Kemi bërë gati konviktin e qytetit dhe të gjitha strukturat hoteliere të qytetit për mikpritjen e të evakuuarve dhe trajtimin e tyre me të gjitha ndihmat, qoftë ushqimore, qoftë edhe shëndetësore”, tha Ajazi, në një prononcim për mediet.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Kryebashkiaku i Gramshit: Gati konvikti i qytetit dhe strukturat hoteliere për mikpritjen e të evakuuarve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌