Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zvarritet rindërtimi, 300 familje ende pa banesë 7 vite pas tërmetit në Kombinat

By: armand
21 January 2026 at 21:26

Që prej tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, 4 familje me mbiemrin Rroko në zonën e Kombinatit, Tiranë, vazhdojnë të jenë pa strehë. Pallati 5-katësh ku jetonin u shpall i pabanueshëm dhe u shemb, ndërsa familjet firmosën një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës për t’u sistemuar në apartamente të reja, të ndërtuara me fondet e […]

The post Zvarritet rindërtimi, 300 familje ende pa banesë 7 vite pas tërmetit në Kombinat appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Demokratët kanë faktuar se të pamundurën e bëjnë të mundur

18 January 2026 at 20:32

TIRANË, 18 janar /ATSh/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi sot me qytetarët në Kombinat (Tiranë), deklaroi se demokratët shqiptarë kanë treguar në mënyrë të përsëritur se të pamundurën e bëjnë të mundur, duke rikujtuar sfidat historike dhe sakrificat që ka kaluar vendi.

Berisha theksoi rëndësinë e përballjes me dy diktaturat që kanë shkatërruar jetën dhe lirinë e shqiptarëve.

“Diktatura e parë totalitare ishte më mizorja në Europë. Ajo pushkatoi me gjyq dhe pa gjyq mbi 7 mijë shqiptarë, internoi mbi 40 mijë dhe persekutoi mbi 100 mijë të tjerë. Diktatura e dytë, në 10 vite, përzuri nga vendi 1,1 milion shqiptarë dhe plaçkiti pasuritë publike dhe private, duke shndërruar drejtësinë në armë politike kundër opozitës dhe pluralizmit”, deklaroi ai.

Ai nënvizoi se qeverisja aktuale sillet ndaj pasurive të qytetarëve si një pushtues i keq, duke krijuar ndjenja lodhjeje dhe dëshpërimi te qytetarët. Megjithatë, ai bëri thirrje që demokratët dhe qytetarët të mbajnë gjallë frymën e vendosmërisë dhe të mos harrojnë historinë e rezistencës së tyre.

Berisha rikujtoi sfidat e vitit 1991 dhe krizën e vitit 1997, duke vënë në dukje se Partia Demokratike ngriti kokën për të korrigjuar gabimet dhe për të ruajtur besnikërinë ndaj qytetarëve dhe vlerave demokratike. “Ne u ngritëm me vendosmëri dhe moral, duke thënë të vërtetën për shqiptarët dhe duke fituar besimin e tyre në vitin 2001”, tha ai.

Berisha përmendi gjithashtu protestat e filluara me pjesëmarrje minimale, që sipas tij, u shndërruan në fitore për demokratët dhe pluralizmin politik në vend.

“Partia Demokratike është parti që ndau epokat, është parti e interesit kombëtar. Ne guxuam që çështjen kombëtare ta shpallim yllin polar të PD, ndërsa dinjitetin dhe liritë e qytetarëve i vendosëm si themelin e programit tonë”, tha Berisha.

Ai theksoi se opozita ka përballuar presione të mëdha dhe përpjekje për ta shndërruar në një fasadë, duke përfshirë edhe lobimin me aktorë ndërkombëtarë kundër liderëve të saj.

Berisha vuri në dukje se secili anëtar i PD ka firmosur një akt madhor për të kundërshtuar përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të kapur dhe korruptuar opozitën.

 

Foltore e PD në Kombinat
1 nga 4

/e.xh/r.e/

The post Berisha: Demokratët kanë faktuar se të pamundurën e bëjnë të mundur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rindërtimi në Kombinat, banesat po dorëzohen, por problemet vijojnë

By: FAKTOJE
13 January 2026 at 15:00

Jona Cenameri

Gjashtë vite pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019 dhe pas  premtimeve të përsëritura për përfundimin e rindërtimit, procesi në zonën e Kombinatit vijon të shoqërohet me vonesa, paqartësi dhe problematika funksionale. Verifikimi më i fundit i “Faktoje” në terren tregon se, ndonëse disa godina të reja janë ndërtuar dhe procesi i shpërndarjes së banesave ka nisur, shumë banorë vijojnë të jetojnë mes pritjes, konfuzionit dhe mungesës së menaxhimit bazë.

Premtimet pas tërmetit

Zona e Kombinatit ishte një nga më të goditurat nga tërmeti i vitit 2019, me rreth 1,500 familje të mbetura pa strehë. Qeveria dhe Bashkia e Tiranës prezantuan që në vitin 2020 projektin për rindërtimin e Kombinatit si një zonë të re banimi, me pallate të reja, infrastrukturë shoqëruese dhe shërbime publike.

Në vitet në vijim, afatet për përfundimin e rindërtimit u shtynë disa herë. Premtime të përsëritura nga përfaqësues të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës krijuan pritshmëri të reja, por procesi në terren vijoi të ecte më ngadalë se deklaratat publike.

Çfarë ka verifikuar “Faktoje” ndër vite

“Faktoje” e ka ndjekur rindërtimin në Kombinat që prej vitit 2020. Në verifikimet e mëparshme është konstatuar se pallate të shpallura për shembje qëndronin ende në këmbë, se ndërtimi i godinave të reja vonohej dhe se familjet e prekura nga tërmeti vazhdonin të jetonin me qira, shpesh me bonus të pasigurt dhe pa informacion të qartë për shortin.

Në shtator 2020, ish-ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj deklaronte se themelet e pallateve në Kombinat do të hidheshin brenda tetorit të atij viti. Në pranverën e vitit 2022, ai premtoi se “nuk do të kishte më asnjë shenjë nga tërmeti i vitit 2019”, një zotim që rezultoi i pambajtur, pasi shumë godina të dëmtuara vijonin të qëndronin në këmbë. Edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë viteve 2022-2024, premtoi disa herë se familjet e para do të futeshin “brenda vitit”, më pas “në fillim të vitit tjetër”, por pa dhënë një afat konkret të respektuar.

Edhe në vitin 2024, “Faktoje” raportoi se disa pallate, ndonëse dukeshin të përfunduara nga jashtë, nuk ishin ende funksionale për banim.

Verifikimi në terren, dhjetor 2025

Më 29 dhjetor 2025, “Faktoje” u rikthye në terren në zonën e Kombinatit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, ku janë ndërtuar katër godina të reja banimi në formë U-je. Njëra prej tyre ishte ende në proces ndërtimi, ndërsa tre të tjerat ishin pjesërisht të populluara.

Në oborrin mes pallateve, një burrë rreth të pesëdhjetave, që po lëvizte i pasigurt nga një hyrje te tjetra, na ndaloi dhe pyeti: 

“Ku është hyrja 7B? Se aty më duket do më dalë shorti… Ende nuk më ka dalë, presim javën e dytë të janarit”

Ai shpjegoi se, ndonëse banorët kanë nisur të hyjnë në këto pallate prej më pak se një viti, shumë familje ende nuk e dinë se kur dhe ku do të sistemohen.

Sipas banorëve, çdo godinë parashikohet të strehojë rreth 150 familje, pra afro 600 familje në total, por një nga pallatet nuk ishte ende i përfunduar, ndërsa tre të tjerët nuk ishin mbushur plotësisht.

Pritja

Një banore rreth të tetëdhjetave, e cila kishte marrë çelësat e apartamentit, u ankua për mungesën e kushteve minimale:

“Na kanë futur në pallat, por ashensori nuk punon. Për ne të moshuarit është shumë e vështirë”

Sipas saj, të gjitha godinat janë të pajisura me ashensorë, por në disa raste ata nuk janë vënë në funksion, për shkak të mungesës së administratorit apo dakordësisë me këtë të fundit. 

Zonja gjithashtu shtoi se problem është edhe pastrimi i godinave nga brenda, por edhe rreth e përqark.

Teksa fliste, pranë saj u afrua një mikeshë, gjithashtu e moshuar, të cilës ende nuk i kishte dalë shorti:

“Unë jam akoma jashtë. Pres prej vitesh. Disa nga të shpromësuarit kanë marrë nga 4-5 hyrje njëherësh, ndërsa ne të tjerët presim. Madje muajin e fundit na kanë ulur edhe bonusin e qirasë”

Ajo e përshkroi situatën si të padrejtë dhe të paqartë, duke shtuar se mungesa e informacionit i ka lënë banorët në pasiguri të vazhdueshme.

Infrastruktura 

Një tjetër banor i zonës tregoi se në Kombinat pritet të ndërtohen edhe godina të tjera, por aktualisht nuk ka asnjë shenjë konkrete për nisjen e punimeve:

“Na kanë thënë që do bëhen dhe pallate të tjera, por këtu s’po punohet. Ne vetëm presim të mbarojnë trotuaret, të pastrohet zona dhe, me shpresë, të shtrohet rruga”

Ndërkohë, zona përreth pallateve ishte e mbushur me mbetje ndërtimi, copa betoni, kuti kartoni dhe mbeturina të tjera. Banorët thanë se ritmi i shpejtë i popullimit, i kombinuar me mungesën e menaxhimit, ka krijuar kaos në hapësirat e përbashkëta.

Punimet që vazhdojnë

Përpara katër godinave të reja të rindërtuara në zonën e Kombinatit, “Faktoje” konstatoi praninë e tabelave zyrtare informuese të vendosura nga Bashkia e Tiranës. Sipas të dhënave të pasqyruara në to, investitori i projekteve ishte Bashkia Tiranë.

Në njërën nga këto tabela objekti ishte “ndërtimi i infrastrukturës publike brenda unazës së re të zonës”. Afati i ndërtimit të objektit ishte 12 muaj por nuk pasqyrohej data e nisjes apo përfundimit të punimeve. Vlera e objektit shkonte në 285,000,000 lekë pa TVSH. 

Në tabelën e dytë në zonë objekti ishte “hartimi i projektit dhe zbatimi i punimeve për ndërtimin e godinës 7 në zonën zhvillimore ‘Kombinat”. Afati i ndërtimit të objektit ishte 17 muaj por sërish nuk pasqyrohej data e nisjes apo përfundimit të punimeve. Vlera e objektit shkonte në 541,400,000 lekë pa TVSH. 

Procesi i rindërtimit në Kombinat, ndonëse i avancuar krahasuar me vitet e mëparshme, vijon të mbetet i papërfunduar në praktikë.

Përfundimi

Verifikimi i fundit i “Faktoje” tregon se rindërtimi në Kombinat ka hyrë në një fazë ku një pjesë e banesave janë ndërtuar dhe procesi i shpërndarjes ka nisur, por problematikat kryesore mbeten të pazgjidhura. Pritja për shortin, funksionimi i pjesshëm i ashensorëve, mungesa e administrimit dhe infrastruktura e papërfunduar dëshmojnë se procesi është ende larg përfundimit të plotë.

Gjashtë vite pas tërmetit, për shumë banorë të Kombinatit, rindërtimi vazhdon të jetë më shumë një histori pritjeje sesa një zgjidhje e mbyllur.

The post Rindërtimi në Kombinat, banesat po dorëzohen, por problemet vijojnë appeared first on Faktoje.al.

Kombinati, nga rindërtimi në landfill  

By: FAKTOJE
7 January 2026 at 15:23

Jona Cenameri

“Ja shikoje vetë sa keq është gjendja”, “Të lutem bëji fotot, video të gjithave, ekspozoji”, “Do sëmuremi”, “Ishalla dëgjohesh ti te Bashkia”.

Këto janë disa nga fjalët që dëgjova nga banorët në zonën e njësisë administrative numër 6, apo siç njihet në të folurën e përditshme, zona e Kombinatit.

Atje, koshat e plehrave ishin të tejmbushur, të rrethuar nga mbeturinat e lëna rreth e përqark në cepat e tyre si dhuratat poshtë pemës së Krishtlindjeve.

Kombinat, 29 dhjetor 2025
Kombinat, 29 dhjetor 2025

Vetëm pak muaj më parë, në gusht 2025, kryeministri Edi Rama njoftonte krijimin e një institucioni të ri për menaxhimin e mbetjeve: Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve.

Sipas tij, ky operator “do të jetë në dispozicion të gjithë republikës, patjetër të pushtetit vendor, të qytetarëve dhe misionit për anëtarësimin në BE”, duke përqendruar trajtimin e mbetjeve në një strukturë kombëtare dhe jo më në dorë të bashkive.

Rama e cilësoi këtë si “kapitullin më sfidues të negociatave me BE-në” dhe premtoi “një paketë të re reformash dhe masash” për menaxhimin e integruar të mbetjeve, përfshirë edhe krijimin e “fondit të ekonomisë së mbetjeve”.

Sipas një përgjigjeje zyrtare që Bashkia Tiranë i ka dërguar Faktoje.al në muajin shtator, shërbimi i pastrimit në territorin e bashkisë realizohet nga shoqëria publike “Eco Tirana” sh.a. Vetëm për grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve urbane, kostoja vjetore e parashikuar arrin në 1,142,855,362 lekë me TVSH.

Në terren, megjithatë, premtimet për reformë duken shumë larg koshave të tejmbushur që takova në Kombinat.

Banorët dukeshin të qetë, të mësuar fare mirë me këtë gjendje. Gjatë rrugës sime në këmbë i shikoja teksa gjithë delikatesë i vendosnin plehrat mbi kosha në mënyrë të atillë që të mos humbej balanca dhe ato të binin bashkë me qeset e tjera poshtë.

Afër qendrës së Kombinatit, tek tregu, edhe korsia e biçikletave, edhe zona rreth pemëve të mbjella që ndodheshin afër dhe para koshave, ishte e përmbytur nga mbeturinat që në fakt duhet të ishin brenda tyre.

Kombinat, 29 dhjetor 2025

Pasi pyeta banorët për vendndodhjen e pallateve të rindërtuara pas tërmetit të vitit 2019, u drejtova për nga qendra e Kombinatit, aty ku gjendej dhe objekti i njësisë administrative numër 6.

Kjo ndërtesë, përgjegjëse për punët e brendshme vendore të kësaj njësie, e ndante murin me një godinë e cila dukej si një relike e një kohe tjetër. Kjo godinë qëndronte në këmbë por ishte e boshatisur, dukshëm e dëmtuar nga tërmeti, e krisur dhe e shembur vende-vende. Disa prej ngrehinave të saj ishin mbushur edhe me plehra.

Godina kishte 10 harqe dhe disa hyrje nën to; në njërën prej tyre më zunë sytë një zotëri dhe iu afrova ta pyes. Zotëria po tërhiqte një karrocë me plehra dhe atë hyrje ku po qëndronte, e trajtonte si vendqëndrimin e tij pasi ishte i pastrehë.

“Kjo godina është bosh, vetëm unë jam këtu”, më konfirmoi ai dhe më tha se nuk kishte dëgjuar për ndonjë rikonstruksion apo rindërtim të mundshëm të saj.

Pas kësaj pamje groteske mu në qendër të Kombinatit, sipas direktivave të banorëve, kalova përmes një harku betoni për të mbërritur në destinacionin e dëshiruar.

Panorama ishte e nderë që në hapat e para, rruga ku po shkelja nën hark ishte e copëtuar dhe, me të ecur edhe pak, ajo kthehej në një baltovinë, totalisht të pashtruar.

Para meje po kalonte një grua e ngarkuar me nga një qese të rëndë në secilën dorë, varur si gurë peshe. Sikur peshat të mos mjaftonin, e shihja teksa tërë siklet bënte zigzake në shmangie të gropave, pellgjeve dhe llucave të rrugës.

Tani ishte shumë vonë për t’u kthyer pas, isha shumë afër destinacionit, edhe pse dukshëm do të kthehesha në “Tiranën tjetër”, pra në lagjet e qendrës, me këpucë të ndotura sikur të kisha hyrë në ndonjë kënetë.

Por rruga e munguar nuk ishte e keqja e vetme. Gjatë asaj rruge u hasa me pesë kazanë mbeturinash, të vjetëruar dhe qëndrestarë, në mes të asaj rruge pa rrugë.

Në pamje të parë situata nuk dukej keq, kishte mbeturina të vogla rreth e përqark koshave, por ishin thjesht kanaçe apo ambalazhe sporadike. Ama ndonjëherë duhet të shikosh përtej asaj që sheh dhe ajo “përtej” në këtë rast nuk ishte kaq e zakonte.

Pas koshave, përveç një pellgaçeje minimaliste, kishte një grusht shishesh plastike dhe plehrash të tjera shtëpiake bashkë me një dyshek dhe një batanije nga ato me lule kafe që të gjithëve na lipsen në këtë dimër të ftohtë.

Pikërisht për objekte të tilla të mëdha, si dysheku dhe mobiliet e vjetra që kisha përpara syve, bashkia ka premtuar se qytetarët nuk kanë pse t’i hedhin pranë koshave.

Në një nga prezantimet për shërbimin e ri të pastrimit në vitin 2024-tër, një punonjës i “Eco Tirana”-s u bënte thirrje qytetarëve: “Nëse kanë një divan, një lavatriçe ose ndonjë gjë tjetër për të hedhur, ne kemi mjete që e largojnë direkt, pa pagesë. Por që i kemi falas”.

Në letër, mjafton një telefonatë që një dyshek si ai i hedhur në baltë të merret nga banesa pa kosto.

Gjendja e plehrave deri tani në këtë ekspeditë të shkurtër në Kombinat dukej aspak e bukur, por vazhdova përpara drejt pallateve të reja.

Tashmë arrija t’i shquaja pallatet, isha as 2 minuta larg tyre. Kisha arritur. Rruga deri aty nuk ishte e gjatë, por ishte padyshim e keqe dhe e padëshirueshme për atletet e mia. Herë tjetër, për kësi misionesh, duhet të marr patjetër çizme të trasha gome.

Sado që kërkoja t’i shmangia plehrat, ato s’po më ndaheshin. Në krahun tim të majtë ishin disa banesa të shkretuara që një Zot e di prej sa vitesh ishin bosh. Bosh nga njerëzit, por jo nga plehrat.

Banorët e zonës kishin mbushur me plehra tre banesa të tilla që gjendeshin në krah të rrugës deri te pallatet e reja.

Në atë rrugicë më pak se 5 metra të gjatë gjendeshin 5 kazane plehrash dhe tre ish-shtëpi tashmë të kthyera në mini-landfille.

Plehra, plehra, plehra…

Në këtë pikë isha gati e dorëzuar, ato ishin kudo dhe çdo hap bëhej gjithnjë e më i pamundur pa u ndeshur me to.

Kombinat, 29 dhjetor 2025

Gjendesha mu përpara katër godinave të rindërtuara, kontrasti mes zonës përreth tyre dhe këtyre godinave të reja ishte shumë i thellë. Në këmbët e mia kisha nja 2-3 pellgje të mëdha me ujë dhe rreth e përqark gjithë dheu ishte kthyer në baltë.

Atletet e mia nuk kishin shpëtim kësaj here, por kjo nuk ishte asgjë krahasuar me panoramën që më priste.

Me një të kthyer të kokës majtas shoh një pallat ngjyra-ngjyra të ri fringo, madje akoma të papërfunduar. Para pallatit ngjyra-ngjyra ngrihej një kodër e vogël me plehra po ngjyra-ngjyra.

Kombinat, 29 dhjetor 2025

Gjithçka kishte aty: materiale ndërtimi, copa betoni, kuti kartoni, ambalazhe, kanaçe, shishe plastike, lodra fëmijësh, pjesë orendish shtëpiake, tuba, veshje, etj, etj, etj.

Një katrahurë e vërtetë.

Nisa të bëja disa foto dhe video. Situata duhej bërë patjetër publike.

Teksa bëja foto, më flet një zotëri, banor i zonës, që ishte duke lëvizur me biçikletë.

“E shikon ç’bëhet këtu”, më thotë ai dhe psherëtin. I prezantohem si gazetare e Faktoje.al dhe e pyes për këtë masiv shokues plehrash.

“Mesa di unë janë bërë ankesa tek Bashkia nga banorët për këto plehrat”, thotë ai, por specifikon se nuk janë organizuar si komunitet për të kërkuar zgjidhje.

Përshëndetem me zotërinë, pasi i lë kontaktin dhe i kërkoj t’më përditësojë për çdo ndryshim, për mirë apo për keq, të situatës.

Ndërsa bashkë me një qen rrugësh i vimë rrotull vendgrumbullimit të plehrave, përballem me një zonjë të moshuar që po tërhiqte një karrocë ushqimesh.

Sapo e përshëndes dhe i prezantohem si gazetare, ajo nis t’më flasë për shqetësimin e saj më të madh… plehrat.

“Do sëmuremi”, tha tetëdhjetëvjeçarja, duke më kërkuar t’i shkoj pas, sepse përveç atij grumbullimit të madh me plehra në zonë ka dhe të tjera dhe në përgjithësi zona rreth kompleksit të pallateve është e papastruar.

Kombinat, 29 dhjetor 2025
Kombinat, 29 dhjetor 2025
Kombinat, 29 dhjetor 2025

Vijoj rrugën me të, drejt cepit tjetër të kompleksit të 4 “godinave të tërmetit”, siç i quajnë rëndom banorët e këtushëm. Teksa ecim, zonja më tregon se sipas saj mbeturinat kanë nisur të hidhen nga ata që kanë bërë punimet tek godinat. Ata kanë hedhur në këto pika kartonat dhe kutitë e pajisjeve shtëpiake, apo të ndërtimit.

Banorët pastaj, nga përtacia apo mosedukata, kanë vijuar t’i hedhin mbeturinat e tyre të përditshme apo kutitë që kanë përdorur për transportin e sendeve shtëpiake në shtëpitë e reja pikërisht në këto grumbuj të krijuar.

“Unë jam shumë e vjetër dhe jetoj vetëm, s’mund të bëj asgjë, të lutem ngrije këtë problem, sepse po bëhet dita-ditës më shqetësues”, më kërkon e moshuara teksa më tregon me gisht grumbujt e tjerë të mbetjeve.

Grumbujt e plehrave shkëlqejnë në diellin e pasdites, por duket sikur askush nuk i sheh, sepse qytetarët, paçka sasisë alarmante të tyre, vazhdojnë aktivitetet e tyre të përditshme sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Me premtimin se do e ngre zërin edhe në emër të saj ndahem me zonjën. Veprimi u mbetet organeve kompetente.

Ndërkohë, nga përgjigjja që Bashkia Tiranë i ka kthyer Faktoje.al, rezulton se fondi i kontingjencës, i planifikuar në vlerën 40 milionë lekë për vitin 2025, ka mbetur plotësisht i papërdorur.

Një shumë kjo që mund të ishte përdorur për ndërhyrje në situata si kjo: për pastrimin e mbetjeve, sistemimin e hapësirave përreth godinave të reja apo marrjen e masave për kufizimin e rreziqeve për shëndetin e komunitetit, që në rastin e Kombinatit duket se ka mbetur vetëm në letër, përballë grumbujve të plehrave, baltës dhe erës së rëndë që përcaktojnë përditshmërinë e qindra familjeve.

Prej vitesh kryebashkiaku Erion Veliaj e prezanton Tiranën si histori suksesi në pastrim. Në prill 2023 ai deklaronte se “Tirana është qyteti më i pastër në Europën Juglindore” dhe se pastrimi është “kartëvizita më dinjitoze, më e bukur e përfaqësimit, fytyra jonë më europiane”.

“Tek çështja e pastrimit jemi numri 1 sot në rajonin tonë”, theksonte Veliaj, duke u shprehur se kjo vihet re nga delegacione të huaja, kryeministra dhe turistë që vizitojnë kryeqytetin.

Edhe në nivel operacional, bashkia ka premtuar marrje të plotë të kontrollit mbi pastrimin. Në shtator 2024, Veliaj njoftoi se “shërbimi i pastrimit të Tiranës do të kryhet plotësisht nga bashkia dhe jo më nga kompanitë private”.

Në të njëjtën linjë, ai njoftoi “një aksion të madh pastrimi” dhe vënien në punë të “mjeteve dhe makinerive të reja të shërbimit të pastrimit” që, sipas tij, punojnë “nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes”.

Teksa nis të fotografoj dhe filmoj pamje të plehrave në cepin tjetër, përballë godinave të reja, takoj një zotëri që ka nxjerrë shëtitje qenin.

“Gazetare je moj vajzë?”, më pyet ai dhe, pasi merr përgjigjen, nis t’më thotë se ata presin me shpresë që pastrimi i zonës të përfundojë bashkë me përfundimin e punimeve në godina.

Njëra nga 4 godinat është e papërfunduar. Pritet të ndërtohen edhe disa godina të tjera, por për to punimet ende nuk kanë nisur. Më pas do të vijohet me ndërtimin e trotuareve, pastrimin e zonës dhe mbase edhe shtrimin e rrugës, tregon zotëria.

Kombinat, 29 dhjetor 2025

Aktualisht, përveç godinave të reja, pjesa tjetër duket një katrahurë mbetjesh betoni, plehrash, balte dhe lluce. Për ndërtimin e rrugës pastaj, banori s’di ç’të shpresojë fare, pavarësisht se e identifikon si problem.

Si pa e kuptuar, nga një fotografi, video apo bisedë në tjetrën, kalova disa orë të tëra në kombinat, “duke gjurmuar” plehrat.

Vendosa të kthehem pas nga rruga tjetër që të nxirrte tek rruga kryesore. Nga baltovina prej nga erdha kisha parë mjaftueshëm.

Papritur më ndalon në rrugë një zonjë, e cila më kishte parë teksa flisja për plehrat me banorët.

“Unë i hedh mbeturinat tek koshat, mezi eci por shkoj deri tek ato”, më thotë ajo, pa ditur t’më thotë saktësisht se sa kohë ka që këto mbeturina janë grumbulluar në atë formë.

Sipas saj, e sigurt është që gjendja kishte qenë e tillë prej të paktën një muaji, që kur ishte futur në shtëpi ajo.

Godinat kanë nisur të popullohen prej më pak se një viti dhe në të katërta ato pritet të banojnë 600 familje, 150 në secilën, sipas banorëve.

Në këto kushte, problemi i mbetjeve, nga ana shëndetësore dhe mjedisore, ka të ngjarë vetëm të përkeqësohet nëse nuk ndërmerren masa për zgjidhjen e tij.

Kombinat, 29 dhjetor 2025

Lutjet e banorëve, baltovina ngjitëse dhe aroma e papushimtë e mbeturinave më shoqëronin ngado. Godina të reja, por të gjendura në mes të një kaosi mjedisor dhe shëndetësor për komunitetin. Në rrugicën tjetër, e cila fatmirësisht, ndryshe nga ajo prej së cilës erdha, ishte e shtruar, më priste një tjetër panoramë shokuese.

Një varrezë betoni shtrihej para syve të mi në të dyja anët e rrugës, por sidomos nga ana tjetër e rrugës përtej godinave, ku s’kishte ndërtime të reja, vetëm grumbuj betoni, dhe mbeturina.

Një foto e shkrepur këtu, lehtësisht mund të përdorej për të ilustruar Gazën. Por ky është realiteti i përditshëm i një lagjeje të rindërtuar në Tiranë, më tepër se 6 vite nga tërmeti i 26 nëtorit.

Derisa fondet, institucionet dhe premtimet të reflektohen, banorët e Kombinatit do të vijojnë të jetojnë mes godinave të reja dhe një landfilli që rritet çdo ditë nën dritaret e tyre.

The post Kombinati, nga rindërtimi në landfill   appeared first on Faktoje.al.

Vodhën fondet e rindërtimit në Kombinat, arrestohen zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë

By: Elva
9 December 2025 at 21:24

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 8 masa sigurie për një grup personash, mes të cilëve 5 zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), si dhe tre përfaqësues të kompanive private, pas hetimeve për abuzime me fondet publike në zonën e Kombinatit. Hetimet nisën në vitin 2021 pas një kallëzimi për prishjen […]

The post Vodhën fondet e rindërtimit në Kombinat, arrestohen zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë appeared first on BoldNews.al.

6 vite nga tërmeti i nëntorit, pallati në Kombinat ende në gjendje të mjerueshme

By: Elva
28 November 2025 at 18:43

Gjashtë vite pas tërmetit të nëntorit 2019, pallati nr. 12 në Rrugën “Qelqit” në Kombinat vijon të jetë në gjendje të rëndë dhe pa asnjë vendim zyrtar për prishje ose rindërtim. Imami i xhamisë së Kombinatit, Shpëtim Seranaj, ka shpërndarë pamjet e gjendjes dramatike në rrjetet sociale, duke denoncuar dëmet e mëdha dhe rrezikun e […]

The post 6 vite nga tërmeti i nëntorit, pallati në Kombinat ende në gjendje të mjerueshme appeared first on BoldNews.al.

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

By: Elva
4 October 2025 at 13:45

Nga Boldnews.al Fadromat e Inspektoratit Ndërtimor (IKMT) kanë nisur këtë të shtunë (4 Tetor 2025) prishjen e disa godinave në Kombinat, si hap i parë i shkatërrimit të dhjetrave të tilla, në funksion të një projekti, për të cilin Bashkia e Tiranës zhvilloi tender 5 milionë euro e që u fitua nga kompania “Salillari”. Rreth […]

The post I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit appeared first on BoldNews.al.

IMT shemb qendrën e bizneseve në Kombinat, pronari: Më kërkuan 50 mijë euro

By: Elva
4 October 2025 at 13:12

IMT ka ndërmarrë një aksion për shembjen e një godine në zonën e Kombinatit, ku operojnë 12 biznese. Sako Sakollari, administrator i disa bizneseve në Kombinat, të cilit IMT i shembi sot disa njësi biznesi, ka bërë denoncim të fortë me emra. Në një rrëfim për gazetarin e News24, Osman Stafa, Sakollari tha se para […]

The post IMT shemb qendrën e bizneseve në Kombinat, pronari: Më kërkuan 50 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

IMT zbarkon në Kombinat, pritet shembja e disa objekteve, bizneset kundër: Kemi dokumentacion të rregullt!

By: D Marku
4 October 2025 at 09:45

IMT ka zbarkuar sot në Kombinat, ku do të shembë disa ndërtesa.

Objektet në fjalë janë disa biznese, pronarët, e të cilave kundërshtojnë vendimin për shembjen. Ata pretendojnë se kanë vendime gjykate, që tregojnë e kanë dokumentacionet e rregullta.

Ata janë mbledhur para bizneseve të tyre, ndërsa po debatojnë me policinë dhe punonjësit e IMT-së.

The post IMT zbarkon në Kombinat, pritet shembja e disa objekteve, bizneset kundër: Kemi dokumentacion të rregullt! appeared first on Albeu.com.

EMRI/ I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat

By: armand
28 September 2025 at 10:32

Është arrestuar në Kombinat, një 37-vjeçar i dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik. Policia bën me dije se 37-vjeçari, Denis Trungu, rezulton i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. Gjykata e ka dënuar me vendim të formës së prerë, 37-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”. Njoftimi: Shërbimet e […]

The post EMRI/ I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat appeared first on BoldNews.al.

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një person qëllon burrin e motrës

27 September 2025 at 16:35

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi M. T., rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij (burrin e motrës), shtetasin G. M., rreth 56 vjeç, duke e lënë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur […]

The post Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një person qëllon burrin e motrës appeared first on BoldNews.al.

Nga dreka familjare tek sherri/ Detaje nga plagosja në Kombinat, dy kunetërit ishin të dehur

By: Rovena
27 September 2025 at 17:24

Detaje të reja kanë dalë nga konflikti që përfundoi në të shtëna me armë zjarri dhe në një të plagosur në Kombinat.  Sipas burimeve, ka pasur një drekë familjare dhe dyshohet se Misir Tanushi është konfliktuar me Mullaymerin të cilin e ka bashkëshortin e motrës.

Sherri që më pas agravoi në përdorimin e armën, ka qenë për motive të dobëta, ndërkohë mësohet se mes tyre ka pasur konflikte të mëparshme. Gjithashtu gjatë konflikti të dy personat, si autori ashtu edhe personi që mbeti i plagosur kanë qenë nën efektin e alkoolit./abcnews.al

Emrat/ Të shtënat me armë zjarri në Kombinat, kush është 41-vjeçari që plagosi kunatin

By: Rovena
27 September 2025 at 16:50

Lidhur me të shtënat me armë zjarri në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku pas sherrit për motive të dobëta, 41-vjeçari qëllon me armë zjarri kunatin. ABC News, ka zbuluar emrat e dy personave të përfshirë dhe dinamikën e ngjarjes.

Pas një sherri për motive të dobëta 41-vjeçari Misir Tanushi ka plagosur me armë zjarri, pistoletë, kunatin e tij, 56-vjeçarin Genci Mullaymeri.

Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e duhur mjekësor. Ndërkohë policia ka bërë të mundur kapjen e autorit, Misir Tanushi dhe ka sekuestruar armën e krimit. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe një 29-vjeçar, si të implikuar në këtë ngjarje./abcnews.al

Të shtëna me armë zjarri në Kombinat/ Plagoset një person, arrestohet autori

By: Rovena
27 September 2025 at 16:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele, 27 shtator, në zonën e Kombinatit në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se si pasojë e një sherri brenda familjes, ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:40, në rrugën “Llambi Bonata”, ku pas një sherri për motive të dobëta 41-vjeçari Misir Tanushi ka plagosur me armë zjarri, pistoletë, kunatin e tij, 56-vjeçarin Genci Mullaymeri.

Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e duhur mjekësor. Ndërkohë policia ka bërë të mundur kapjen e autorit, Misir Tanushi dhe ka sekuestruar armën e krimit. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe një 29-vjeçar, si të implikuar në këtë ngjarje.

“Rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. T., rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë siguruar zonën dhe kanë ndërhyrë për të kapur autorin. Falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë, shtetasi M. T. u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Në vijim të veprimeve punohet për kapjen e shtetasit N. S., 29 vjeç, i cili dyshohet se në momentin e ngjarjes ka qenë prezent në banesë dhe më pas është larguar”, njofton policia./abcnews.al

Të shtënat në Kombinat/ Zbardhet ngjarja, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 të tjerë (EMRAT)

By: Elva
23 August 2025 at 08:41

Është zbardhur ngjarja e ndodhur mesditën e djeshme në Kombinat, ku një konflikt mes disa të rinjve degjeneroi në të shtëna armësh. Policia ka njoftuar arrestimin e dy personave dhe procedimin penal të katër të tjerëve të përfshirë. Në pranga kanë rënë, Oltjon Asllani (Vodollari), 28 vjeç, i dyshuar si autori që qëlloi me armë […]

The post Të shtënat në Kombinat/ Zbardhet ngjarja, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 të tjerë (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Me kallash në duar në mes të kryqëzimit, goditet makina e Kurteshit në Kombinat pas rr*hjes në rrugë

By: Elva
22 August 2025 at 22:59

Nga Elton Qyno “Ora News” ka siguruar pamjet ekskluzive të goditjes me armë ndaj një automjeti tip “Golf 7” mesditën e sotme në Kombinat, ku fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz. Pamjet filmike tregojnë autorin e krimit që zbret nga një automjet me automatik në dorë dhe del në kryqëzimin e rrugës “Petraq Leka” […]

The post VIDEO/ Me kallash në duar në mes të kryqëzimit, goditet makina e Kurteshit në Kombinat pas rr*hjes në rrugë appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në Kombinat

By: Ela
22 August 2025 at 12:46

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar paraditen e sotme, 22 gusht, në zonën e Kombinatit në Tiranë Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Burime nga policia bëjnë me dije se autori është identifikuar dhe efektivët po punojnë për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat […]

The post Të shtëna me armë zjarri në Kombinat appeared first on BoldNews.al.

Të shtënat me armë në Kombinat, autori qëlloi drejt automjetit të 37-vjeçarit

By: Fax Web
22 August 2025 at 12:50

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në rrugën “Petraq Leka” dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, gjeneralitet e të cilit nuk jepen, për shkak se hetimi vijon.

Po punohet intensivisht për dokumentimin e rrethanave të rastit si dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Të shtëna me armë zjarri në Kombinat, autori në kërkim

By: Fax Web
22 August 2025 at 12:37

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në zonën e Kombionatit.

Si pasojë e shtënave nuk raportohet për persona të lënduar, megjisthatë ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se autoritetet policore kanë identifikuar auatorin dhe se po punophet për kapjen e tij.

Të shtëna me armë zjarri në Kombinat

By: V K
22 August 2025 at 12:33

Pak më parë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e Kombionatit.

Sipas informacioneve, raportohet se si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar, megjithatë ende nuk janë të qarta rrethant e ngjarjes.

Mësohet se autoritetet policore kanë identifikuar auatorin dhe se po punophet për kapjen e tij.

The post Të shtëna me armë zjarri në Kombinat appeared first on Albeu.com.

❌
❌