Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Autori erdhi me taksi nga Tirana/ Zbardhet DINAMIKA e grabitjes me armë zjarri në Fushë-Krujë

By: Brisi
5 January 2026 at 21:51

Është zbardhur dinamika e grabitjes me armë zjarri, të raportuar pasditen e kësaj të hëne në zonën e Fushë-Krujës. Burime për mediat bëjnë me dije se një person, emri i të cilit ende nuk bëhet publik ka marrë një taksi në Tiranë dhe ka kërkuar në shkojë në Fushë Krujë. Në afërsi të Tapizës ai […]

The post Autori erdhi me taksi nga Tirana/ Zbardhet DINAMIKA e grabitjes me armë zjarri në Fushë-Krujë appeared first on BoldNews.al.

Grabitje me armë zjarri në një pikë karburanti në Fushë-Krujë

By: Elva
5 January 2026 at 20:24

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së hënës në një pikë karburanti në Fushë-Krujë. Sipas A2CNN, një person që lëvizte me një automjet taksi ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë xhiron ditore. Pas kryerjes së grabitjes, autori ka braktisur taksinë dhe është larguar në drejtim të fshatrave përreth […]

The post Grabitje me armë zjarri në një pikë karburanti në Fushë-Krujë appeared first on BoldNews.al.

Sherr mes të rinjve në Vlorë, 19-vjeçari qëllohet me armë zjarri (EMRAT)

By: V K
3 January 2026 at 10:27

Një sherr mes të rinjve në një lokal në Vlorë, ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas policisë disa persona janë konfliktuar në ambientet e jashtme të lokalit, e njëri prej tyre ka pasur pasur armë zjarri me vete.

Gjatë konfliktit 25-vjeçari Mauricio Alushaj, ka marrë armën e zjarrit nga shoku i tij, shtetasit 19-vjeç Arbri Hysaj dhe më pas ka qëlluar në ajër.

Të rinjtë janë arrestuar në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale me pasoja për jetën, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë.

Vihen në pranga dy shtetas, njëri prej të cilëve qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konflikti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e jashtme të një lokali disa persona po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri, ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar 2 autorët, konkretisht shtetasit:

A. H., 19-vjeç, banues në Vlorë;

M. A., 25-vjeç, banues në Orikum.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë një konflikti fizik midis 2 shtetasve të mësipërm dhe disa personave të tjerë, shtetasi M. A. ka marrë armën e zjarrit pistoletë nga shoku i tij, shtetasi A. H., dhe ka qëlluar një herë në ajër.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të patrullës, u bë e mundur neutralizimi dhe kapja e dy shtetasve, si dhe gjetja dhe sekuestrimi i armës së zjarrit pistoletë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

The post Sherr mes të rinjve në Vlorë, 19-vjeçari qëllohet me armë zjarri (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Gjendet i vdekur një person në Lezhë, dyshime për vetëvrasje me armë zjarri

By: armand
30 December 2025 at 10:40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Spiten të Lezhës, ku një person është gjetur i vdekur. Sipas informacioneve paraprake, viktima rreth 65-vjeç kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se ai ka qëlluar veten,. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. […]

The post Gjendet i vdekur një person në Lezhë, dyshime për vetëvrasje me armë zjarri appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrohen armë, municion dhe pajisje ushtarake në Leposaviq

23 December 2025 at 11:40


Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka gjetur armë, municion dhe pajisje ushtarake në Leposaviq.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, përkatësisht në Stacionin Policor Leposaviq, më datat 19.12.2025 dhe 20.12.2025, janë iniciuar dy raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

"Rasti I, më datë 19.12.2025, rreth orës 22:07, zyrtarë policorë nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH), gjatë patrullimit në fshatin Rvatska, Komuna e Leposaviqit, në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe sekuestruar: një armë gjuetie, një karabinë, një armë të llojit AK-47, 240 fishekë, një palë dylbi".

Tutje në njoftim thuhet se si rrjedhojë e procedurave hetimore, më datë 22.12.2025, zyrtarët policorë në objektet përcjellëse të shtëpisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe: një pushkë ajrore, mekanizëm për barut, një thikë ushtarake, një fotroll për revole.

Po ashtu në njoftim thuhet se lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Aktualisht nuk ka persona të arrestuar dhe rasti është në procedurë hetimore.

Ndërsa në rastin e dytë më datë 20.12.2025, rreth orës 06:45, Policia ka arrestuar personin R.R. (1965), pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Veacev, Komuna e Leposaviqit, janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, një pushkë gjysmë automatike, një bombë dore, dy tromblona, fishekë të kalibrave të ndryshëm, pajisje të ndryshme ushtarake (çantë, xhaketë, thikë, etj).

"Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e posedimit të armëve të zjarrit, duke vepruar në funksion të ruajtjes së rendit, paqes dhe sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët pa dallim". /Telegrafi/


Të shtëna me armë zjarri në Kukës/ Plagosen dy persona, shpallen në kërkim 2 vëllezër

By: V K
21 December 2025 at 15:39

Pasditen e sotme rreth orës 14:35, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Kukësit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë një pallati në zonën e Radio Kukësit.

Sakaq, të plagosur kanë mbetur shtetasit A. C., 36-vjeç, dhe S. K., 65-vjeç.

Policia bën me dije se dyshohet se autorë të plagosjes janë dy vëllezër, shtetasit F. I., 39-vjeç, dhe N. I., 38-vjeç, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Njoftimi:

Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit.

The post Të shtëna me armë zjarri në Kukës/ Plagosen dy persona, shpallen në kërkim 2 vëllezër appeared first on Albeu.com.

Detaje nga masakra me 16 viktima në Australi/ Autorët ishin babë e bir, dyshohen anëtarë të ISIS

By: Brisi
14 December 2025 at 22:34

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi me armë zjarri që tronditi Australinë të shtunën, ku 16 persona, përfshirë edhe një fëmijë, humbën jetën në Bondi Beach. Ngjarja e përgjakshme ndodhi në kohën kur në zonë po zhvillohej një aktivitet publik për shënimin e fillimit të festës hebraike Hanukkah, ndërsa policia e New […]

The post Detaje nga masakra me 16 viktima në Australi/ Autorët ishin babë e bir, dyshohen anëtarë të ISIS appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një person

12 December 2025 at 08:49


Një person është arrestuar pasi të enjten rreth orës orës 19:00, dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në një fshat të Vushtrrisë.

Sipas një njoftimi për Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njësitë policore menjëherë kanë vepruar dhe në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy gëzhoja.

“Pas veprimeve hetimore është identifikuar edhe personi i dyshuar i cili është arrestuar dhe te i cili është gjetur një armë gjysme-automatike e cila është sekuestruar në cilës të provave materiale. Pas intervistimit dhe procedurave tjera ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale: ’Mbajtje ne pronësi, kontroll apo përdorim i paautorizuar i armës’ dhe ‘Përdorim i armës’, ndërsa i dyshuari me udhëzim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Të shtëna me armë zjarri pranë “Stacionit të Trenit” në Shkodër (Detajet)

By: armand
4 December 2025 at 16:09

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pranë Stacionit të Trenit teksa forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje pas informacionit të marrë. Sipas raportimeve një person ka kanosur me armë zjarri një 20-vjeçar, duke qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas duke u larguar nga vendi i ngjarjes. […]

The post Të shtëna me armë zjarri pranë “Stacionit të Trenit” në Shkodër (Detajet) appeared first on BoldNews.al.

Të shtënat me armë zjarri në Elbasan, si u fshinë pamjet e kamerave të sigurisë (Dinamika)

By: Elva
30 November 2025 at 13:47

Është zbardhur ngjarja e së premtes mbrëma në lagjen “Vullnetari” të Elbasanit, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në drejtim të një banese. Sipas hetimeve, konflikti mes personave të përfshirë ka nisur disa ditë më parë, pas një përplasjeje për motive të dobëta mes E. C. dhe B. B. Gjatë atij incidenti, E. […]

The post Të shtënat me armë zjarri në Elbasan, si u fshinë pamjet e kamerave të sigurisë (Dinamika) appeared first on BoldNews.al.

Sulm me armë zjarri në Kaliforni, plagosen brenda qendrës tregtare tre persona

By: Brisi
29 November 2025 at 20:05

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur një qytetin e Kalifornisë kur një burrë i panjohur hapi zjarr brenda qendrës tregtare Valley Fair Mall. Sipas njoftimit të policisë, nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur 3 veta: një burrë, një grua dhe një vajzë 16 vjeçe. Të plagosurit janë dërguar në spital për të […]

The post Sulm me armë zjarri në Kaliforni, plagosen brenda qendrës tregtare tre persona appeared first on BoldNews.al.

Plagoset me armë zjarri një person në Fushë Kosovë

29 November 2025 at 19:32


Një person është plagosur nga arma e zjarrit pasditen e së shtunës në Fushë-Kosovë.

Rasti është regjistruar në rrugën “Dardania” më 29 nëntor 2025.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për Telegrafin se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa deri tani nuk raportohet për të arrestuar në lidhje me incidentin.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia po vazhdon mbledhjen e provave dhe punën hetimore për të sqaruar motivin dhe autorët e mundshëm të ngjarjes.

Të shtëna me armë zjarri në Lushnjë

25 November 2025 at 12:37


Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e kësaj të marte në Lushnjë.

Sipas informacioneve paraprake, të shtënat janë regjistruar në afërsi të kthesës së spitalit ndërsa i plagosur ka mbetur 45-vjeçari Julian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos”, rival i bandës së Aldo Bares.

Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Sakaq, informacione të pakonfirmuara sinjalizojnë se në fshatin Lifaj është gjetur një mjet i djegur, që dyshohet të jetë përdorur nga personat që kanë qëlluar me armë.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 10:40 të datës 11.05.2025 në afërsi të stadiumit në Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

.

Të shtënat në armë zjarri në Lushnje/ Gjendet një makinë e djegur, dyshohet se i përket autorëve

By: V K
25 November 2025 at 11:11

Ditën e sotme, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Lushnje. Gjendet e djegur një makinë në fshatin Lifaj në Lushnje.

Dyshohet se automjeti i cili është i tipit Nissan, i përket autorëve të të shtënave të regjistruara pak më parë në afërsi të kthesës së spitalit.

Mësohet tre persona kanë qëlluar drejt një automjeti në lëvizje, megjithatë ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Të shtënat në armë zjarri në Lushnje/ Gjendet një makinë e djegur, dyshohet se i përket autorëve appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje (Pamje nga vendngjarja)

By: V K
25 November 2025 at 10:51

Mëngjesin e sotëm, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Lushnje. Sipas informacioneve, mësohet se të shtënat janë regjistruar në afërsi të kthesës së spitalit.

Mësohet se tre persona qëlluan me armë zjarri drejt një makine në lëvizje.

Nuk ka ende informacion zyrtar lidhur me motivet e ngjarjes dhe nëse nga të shtënat ka të plagosur apo viktima

Ndërkohë policia ka rrethuar zonën për të kryer hetimet lidhur me ngjarjen.

 

The post Të shtëna me armë zjarri në Lushnje (Pamje nga vendngjarja) appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, policia ngre pika kontrolli në zonën e Plazhit të Vjetër

By: V K
24 November 2025 at 14:16

Ditën e sotme, sipas uniformave blu, dyshohet për të shtëna me armë në Vlorë. Policia ka ngritur pika kontrolli në zonën e Plazhit të Vjetër.

Dyshohet se një person është qëlluar me armë zjarri, në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.

Menjëherë pas njoftimit, policia ka nisur kontrollet në terren dhe ka ngritur pika kontrolli në disa zona të qytetit për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

Hetimet vijojnë.

 

The post Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, policia ngre pika kontrolli në zonën e Plazhit të Vjetër appeared first on Albeu.com.

Plagosja me armë zjarri në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

24 November 2025 at 09:46


Është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i plagosjes me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në zonën e njohur si Institut në Tiranë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ramadan Citaku”, ku u mbeti i plagosur M. J., 40 vjeç.

Policia thotë se falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F. F dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Tch/

Zbardhet dinamika e atentatit në Shkodër, arrestohen 2 autorët (EMRAT)

By: V K
16 November 2025 at 10:06

Policia vendore e Shkodrës, ka identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes së mbrëmshme që qëlluan me armë zjarri dhe goditën me sende të forta shtetasin Edison Tirana.

Efektivët kanë bërë ndalimin e dy vëllezërve Gjovalin Gjekaj dhe Pëllumb Gjekaj, banues në fshatin Pjetroshan të Malësisë së Madhe ndërsa është shpallur në kërkim nipi i tyre.

Këta dy shtetas, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë automjetin e shtetasin Edison Tirana, 42 vjeç banues në fshatin Trush të njësisë Bërdicë në Shkodër dhe më pas e kanë rrahur atë.

Konflikti mes tyre ka nisur që në doganën e Hanit të Hotit për çështje parakalimi. Dy automjetet kanë parakaluar disa herë njëra tjetrën ndërsa kanë bërë edhe një debat fillimisht mes tyre.

Pas parakalimeve, në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut, shtetasit Gjovalin Gjekaj dhe Pëllumb Gjekaj dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme automjetin tip Benz të Edison Tiranës.

42 vjeçari nga plumbat që ka marrë edhe në gomat e makinës ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e një karburanti.

Edison Tirana, ka dalë nga automjeti dhe është futur në një tokë aty afër për t’i shpëtuar ndjekjes së autorëve.

Autorët e dyshuar i janë vënë pas dhe pasi e kanë gjetur në vendin ku tentoi të fshihej e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëme në trup.

42 vjeçari Edison Tirana rreth orës 19:30 u paraqit në spitalin e Shkodrës, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën dhe pasi mori mjekim dha dëshminë e tij në polici duke treguar konfliktin që nisi për parakalimin që nga dogana e Hanit të Hotit.

Policia nisi menjëherë punën duke arritur të identifikojë autorët e dyshuar dy vëllezërit Gjovalin dhe Pëllumb Gjekaj ndërsa shpalli në kërkim nipin e tyre.

Efektivët vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 15 nëntorit.

The post Zbardhet dinamika e atentatit në Shkodër, arrestohen 2 autorët (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Atentati në Rinas, viktima është krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

11 November 2025 at 15:08


A2 CNN ka mësuar se viktimë në atentatin që u regjistrua vetëm 100 metër nga hyrja e aeroportit të Rinasit, ka mbetur Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Ndërkohë, autorët dyshohet se i kanë vënë flakën automjetit që përdorën për të realizuar atentatin në fshatin Halil të Krujës.

Ndryshe, Emiliano Shullazi është i njohur për policinë kriminale në vend, por veçanërisht në kryeqytet dhe në Durrës. Në këto qytete ai ka qenë i dyshuar për aktivitete të ndryshme kriminale. Për gjatë viteve, Shullazi është akuzuar për krime të ndryshme të rënda që nga vrasjet, shpërthimet me eksploziv, apo trafik dhe shitje e shpërndarje droge, si dhe akuza të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. /

Të shtëna me armë zjarri pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

By: V K
11 November 2025 at 14:33

Mesditën e sotme 11 Nëntor 2025, ka pasur të shtëna me armë zjarri pranë aeroportit të Rinas. Dyshohet se ngjarja është një atentat kriminal.

Nga ngjarja raportohet për viktima.

Sipas informacioneve paraprake,  bëhet me dije se është qëlluar me breshëri plumbash drejt një automjeti.

Raportohet se një person ka mbetur i plagosur dhe një tjetër i vdekur.

 

The post Të shtëna me armë zjarri pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima appeared first on Albeu.com.

❌
❌