Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Atentati me dy viktima në Rinas/ Kush është Betimi që u shoqërua në polici? Çoi cigare tek makina e markës ‘Toyota’

By: V K
23 December 2025 at 15:29

Hetimet për atentatin mafioz të kryer në 11 Nëntor 2025 në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe agjenti i AMP-së Mustafa alias Muçi Sheljani, kanë përparuar me shoqërimin e disa persona, që policia kriminale e Tiranës, dyshon se kanë informacion lidhur me përdorimin e makinës tip “Toyota” me targa greke.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se mes personave që është shoqëruar, marrë në pyetje dhe më pas lënë i lirë rezulton të jetë Betim …, i cili është kapur nga disa kamera.

Me shpresën e gjetjes së makinës, policia e Tiranës bllokoi shumë pamje filmike. Vetëm njëra nga kamerat e sekuestruara nga policia, ka kapur Betim …, që afrohet pikërisht në një makinë tip “Toyota”, shumë e ngjashme me atë që u përdor në vrasjen e dyfishtë.

Imazhet filmike, janë kapur disa ditë para atentatit, çka tregon se makina e përdor në vrasje, ka qenë në lëvizje mes zonës së Rinasit dhe Fushë-Krujës.

Personi, Betim …. është kapur nga një imazh filmik kur afrohet tek kjo makinë dhe u jep personave brenda saj disa paketa cigare. Pikërisht ky imazh, ka çuar disa ditë më parë policinë e Tiranës të shoqërojë dhe marrë në pyetje, pikërisht këtë person.

Gjatë dhënies së dëshmisë Betimi, ka treguar se nuk e kujtonte momentin. Por kur është njohur me filmimin ka treguar se i ka dhënë paketa cigare, personave që ndodheshin brenda në makinën “Toyota”, shumë e ngjashme me atë që u përdor në vrasje.

Betimi, ka pretenduar në polici se nuk ishte në gjendje të kujtonte imazhet e personave që kishte parë brenda në makinë. Madje këtë gjë nuk e ka bërë edhe kur policia i ka vënë para disa fotografi të personave të dyshuar si pjesëmarrës në këtë ngjarje të rëndë.

Nisur nga kjo situatë, grupi hetimor ka vendosur ta lerë të lirë personin e shoqëruar Betim …, duke vijuar më pas me shoqërimin e disa personave të tjerë./ Enton Qyno – Syri.net

The post Atentati me dy viktima në Rinas/ Kush është Betimi që u shoqërua në polici? Çoi cigare tek makina e markës ‘Toyota’ appeared first on Albeu.com.

Në kërkim për pengmarrje, arrestohet në Rinas i riu

By: Brisi
22 December 2025 at 10:50

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për pengmarrje. Sipas Policisë në pranga ka rënë shtetasi me iniciale, J.K pasi më datë 1 Korik, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë kanë marrë me forcë, në automjet, dhe kanë dhunuar një 48-vjeçar. I riu është kapur në Rinas në tentativë për të ikur jashtë […]

The post Në kërkim për pengmarrje, arrestohet në Rinas i riu appeared first on BoldNews.al.

Historike, për herë të parë fluturime direkte Shqipëri–Kanada nga TIA përmes Air Transat

By: M C
18 December 2025 at 18:38

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe Air Transat kanë kënaqësinë të njoftojnë hapjen e linjës së parë direkte pa ndalesë midis Tiranës dhe Torontos, duke shënuar një moment historik për aviacionin shqiptar. Ky shërbim shënon fluturimin e parë transoqeanik nga TIA dhe lidhjen e parë ajrore direkte midis Shqipërisë dhe rajonit të Atlantikut të Veriut.

Fluturimi inaugurues nga TIA do të realizohet më 19 qershor 2026, në orën 15:00, ndërkohë që fluturimi i parë nga Toronto është parashikuar në 18 qershor 2026, në orën 22:00. Avioni që do të operojë këtë linjë do të jetë një Airbus A330-200, me një kapacitet prej rreth 350 vendesh. Fluturimet do të vijojnë gjatë sezonit veror deri më 9 tetor 2026, me një frekuencë javore.

Linja e re ajrore i përgjigjet kërkesave në rritje për fluturime direkte jo vetëm mes Shqipërisë, por edhe vendeve të rajonit dhe Kanadasë. Vlerësohet se rreth 60 mijë pasagjerë në vit lëvizin në këtë drejtim, kryesisht për turizëm, vizita familjare dhe për nevojat e komuniteteve të diasporës.

Në Kanada jeton një komunitet i gjerë i diasporës shqiptare dhe asaj rajonale, të cilët prej vitesh kanë pasur nevojë për një lidhje ajrore direkte me Shqipërinë. Fluturimi Tiranë–Toronto e thjeshton ndjeshëm udhëtimin, duke e bërë atë më të shpejtë dhe më praktik për pasagjerët.

Kjo linjë gjithashtu pritet të ndikojë pozitivisht për zhvillimin e turizmit, aktivitetin e biznesit dhe në shkëmbimet kulturore, ndërsa Tirana forcon më tej rolin e saj si një pikë lidhëse ajrore për rajonin.

Hapja e këtij destinacioni është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe efektiv ndërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Air Transat, duke reflektuar një angazhim të përbashkët për zgjerimin e lidhjeve ajrore dhe përgjigjen ndaj kërkesës së tregut me shërbime ajrore cilësore dhe të besueshme. Angazhimi i Qeverisë Shqiptare dhe koordinimi i ngushtë i autoriteteve shtetërore ishte vendimtar në finalizimin e marrëveshjes së lidhjes ajrore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë në një kohë rekord.

Hapja e linjës Tiranë–Toronto është bërë e mundur edhe falë investimeve të vazhdueshme të Grupit Kastrati në modernizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, të cilat kanë siguruar kapacitetet infrastrukturore dhe operacionale të nevojshme për këtë destinacion ndërkontinental.

Drejtori i Operacioneve i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, z. Piervittorio Farabbi, u shpreh:

“Hapja e linjës Tiranë–Toronto me Air Transat është një arritje madhore për TIA-n dhe për Shqipërinë. Ky është shërbimi ynë i parë transoqeanik dhe lidhja jonë e parë direkte me Atlantikun e Veriut. Ne përgëzojmë Air Transat për besimin dhe falënderojmë të gjitha ekipet dhe palët e përfshira për bashkëpunimin e shkëlqyer. Së bashku, po hapim horizonte të reja për pasagjerët, turizmin dhe lidhjet ekonomike ndërmjet Shqipërisë, rajonit dhe Kanadasë.”

“Jemi krenarë që bëhemi linja ajrore e parë që ofron shërbim direkt pa ndalesë midis Amerikës së Veriut dhe Shqipërisë,” tha Sebastian Ponce, Drejtor i të Ardhurave në Transat. “Kjo linjë do të mbështesë rritjen e turizmit në Shqipëri dhe Ballkan, ndërsa do t’u ofrojë pasagjerëve në rajon akses të lehtë drejt Kanadasë dhe lidhje të mëtejshme në të gjithë Amerikën e Veriut përmes rrjetit tonë dhe partneritetit me Porter Airlines.”

Linja Tiranë–Toronto forcon më tej rrjetin në zgjerim të TIA-s dhe nënvizon fokusin strategjik të aeroportit në rritjen afatgjatë, përmirësimin e lidhshmërisë dhe zhvillimin e Tiranës si një nyje kyçe e aviacionit për rajonin.

Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është porta kryesore ajrore e Shqipërisë, duke shërbyer si një motor kyç për turizmin, zhvillimin ekonomik dhe lidhjen ndërkombëtare. I vlerësuar si aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë, aeroporti mban lidershipin në rajonin e Ballkanit Perëndimor për nga lidhshmëria, numri i pasagjerëve dhe investimet.

Rreth Air Transat
E themeluar në Montreal në vitin 1987, Air Transat është një kompani ajrore lider, e votuar nga pasagjerët si Linja Ajrore më e Mirë për Udhëtime Rekreative në Botë 2025 në Skytrax World Airline Awards. Programi i saj ofron akses në destinacione ndërkombëtare, kryesisht në Evropë, Karaibe, bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Afrikën e Veriut. Air Transat njihet për shërbimin e shkëlqyer ndaj klientit dhe operon me një flotë që përfshin disa nga avionët më efikasë për nga konsumi i energjisë në kategorinë e tyre. Me seli në Montreal dhe baza kryesore në Aeroportin Ndërkombëtar Montréal–Trudeau (YUL) dhe Aeroportin Pearson të Torontos (YYZ), kompania ka rreth 5,000 punonjës me një qëllim të përbashkët: të afrojë njerëzit me njëri-tjetrin. Air Transat është një njësi biznesi e Transat A.T. Inc. (TSX: TRZ).
www.airtransat.comA.T. Inc. (TSX: TRZ). www.airtransat.com

The post Historike, për herë të parë fluturime direkte Shqipëri–Kanada nga TIA përmes Air Transat appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit në Rinas/ Lirohet personi i shoqëruar, çfarë deklaroi në polici

By: V K
10 December 2025 at 11:03

Personi i shoqëruar mbrëmjen e së martës (9 dhjetor) nga policia në lidhje me atentatin e Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe oficeri i AMP, Muçi Shalijani, është liruar pasi u mor në pyetje për disa orë.

Sipas burimeve, mësohet se 35-vjeçari me iniciale B.Xh është banor i zonës në fshatin Halil ku u dogj makina “Toyota” e autorëve.

I riu ka banesën shumë pranë ku u dogj makina, por në deklarimet e tij ka pohuar se në atë momente nuk ndodhej në shtëpi dhe në këtë formë ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, apo të ketë parë lëvizje të autorëve të mundshëm.

Shoqërimi i tij për t’u marrë në pyetje u bë pasi më herët rezulton i dënuar për vjedhje me dhunë.

1 muaj pas atentatit, policia është përqendruar në marrjen në pyetje të personave të ndryshëm që mund të kenë dijeni, por deri në këtë fazë nuk ka autorë apo porositës të identifikuar.

Në atentatin e ndodhur mesditën e 11 nëntorit u vra Gilmdano Dani dhe pak ditë më vonë ndërroi jetë në spital miku i tij Muçi Shaljani. Ata sapo ishin kthyer nga Barcelona, kur atentatorët u zunë pritë te rrethrrotullimin i Rinasit.

Armët e gjetura në mjetin e djegur s’janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale!

Ndërkohë, policia ka në duar edhe përgjigjen e ekspertizës së armëve të gjetura në makinën e djegur ku sipas burimeve, mësohet se ato nuk janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Pas atentatit në fshatin Zall u zbulua një banesë me arsenal armësh në pronësi të Ylli Zalla e që u shpall në kërkim.

Hetuesit ngritën dyshimet se autorët armët mund ti kishin siguruar aty, por ekspertiza ka vërtetuar të kundërtën.

The post Vrasja e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit në Rinas/ Lirohet personi i shoqëruar, çfarë deklaroi në polici appeared first on Albeu.com.

Arrestohet në Rinas 42-vjeçari i dënuar për vjedhje në Zvicër

By: Ela
10 December 2025 at 11:17

Një 42 vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pasi tentoi të hynte në Rinas, ndërkohë që akuzohej për vjedhje me dhunë në Zvicër. “Ka rënë në pranga shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Itali, me qëllim ekstradimin e tij në Zvicër, pasi Gjykata e Gjenevës, në vitin 2025, i ka caktuar masën […]

The post Arrestohet në Rinas 42-vjeçari i dënuar për vjedhje në Zvicër appeared first on BoldNews.al.

Atentati në Rinas ende pa autor/ Lirohet personi i shoqëruar në Polici, çfarë tregoi ekspertiza

By: Brisi
10 December 2025 at 11:10

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i 11 Nëntorit, në Rinas ku u vra me armë zjarri Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Burime për mediat bëjnë me dije se është liruar nga ambjentet e policisë, 35-vjeçari me iniciale B.Xh i cili u shoqërua për tu marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. 35-vjeçari […]

The post Atentati në Rinas ende pa autor/ Lirohet personi i shoqëruar në Polici, çfarë tregoi ekspertiza appeared first on BoldNews.al.

Kanosën dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, procedohen dy të rinjtë

10 December 2025 at 11:02

Dy shtetas, 21 vjeç janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se kanë kanosur dhe kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Ngjara sipas policisë, ka ndodhur gjatë veprimeve procedurale të kryera në lidhje me parkimin e automjetit me të cilin lëviznin këta shtetas, në një zonë të ndaluar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë Kruja! Dyshimet

By: armand
9 December 2025 at 22:18

Një person nga Fushë Kruja është shoqëruar nga policia lidhur atentatin mafioz ndaj Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit në Rinas. Personi do të merret në pyetje si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes, duke ndihmuar hetimin që po zhvillohet nga autoritetet. Ende nuk dihen identiteti, por burimi bën të ditur se […]

The post Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë Kruja! Dyshimet appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 36-vjeçari në Rinas

4 December 2025 at 14:00


Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit në Shqipëri kanë parandaluar një rast të mosdeklarimit të një shume të konsiderueshme parash, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar.

Sipas njoftimit, gjatë një kontrolli të thelluar në vijën e dytë, te shtetasi G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, u gjetën 240 000 euro që ai tentonte t’i futë në Republikën e Shqipërisë pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin.

Materialet e mbledhura u referuan Prokurorisë së Tiranës, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 36-vjeçarit.

“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me pajisje bashkëkohore, detektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 240 000 euro që synonte t’i fuste në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit”, njofton Policia e Shtetit.

Policia Kufitare njofton se përdorimi i pajisjeve moderne, analiza e riskut, intervistimet e thelluara dhe verifikimet e dokumenteve të udhëtimit janë pjesë e strategjisë për parandalimin dhe zbulimin e paligjshmërisë në kufi. /Telegrafi/


Malaj dhe Gazheli prezantojnë në Rinas manualin doganor për pasagjerët: Lehtëson udhëtimin

By: redi
2 December 2025 at 18:43

Ministri i Financave Petrit Malaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli, prezantuan këtë të martë në Rinas manualin doganor për pasagjerët, botimin e parë të këtij lloji nga Administrata Doganore Shqiptare. Ky manual i ri përmbledh në një dokument të vetëm të gjitha rregullat kryesore për hyrjen dhe daljen e pasagjerëve nga Shqipëria, duke ofruar informacion të qartë dhe të…

Source

Kush e vrau Gilmando Danin? Gazetari: 8 persona në atentat! Kanë marrë 5 milionë euro

By: Brisi
25 November 2025 at 22:07

Gazetari Igli Çelmeta ka deklaruar mbrëmjen e sotme se në atentatin e Rinasit ku u vra Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, kanë marrë pjesë 8 persona. Sipas tij autorët nuk janë komando apo punonjës ushtrie, por ‘punëtorë krimi’ dhe puna e tyre e vetme është të kryejnë vrasje. Ai thotë se 8 personat kanë marrë […]

The post Kush e vrau Gilmando Danin? Gazetari: 8 persona në atentat! Kanë marrë 5 milionë euro appeared first on BoldNews.al.

Atentati në Rinas/ Gazetarja: Dyshohet implikimi i zyrtarëve të policisë

By: armand
20 November 2025 at 22:27

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me atentatin në Rinas ku të vrarë mbetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. E ftuar në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipin, gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se dyshohet se në ngjarjen e Rinasit janë të implikuar edhe zyrtarë të policisë në rolin […]

The post Atentati në Rinas/ Gazetarja: Dyshohet implikimi i zyrtarëve të policisë appeared first on BoldNews.al.

Digjet kamioni tek mbikalimi i Rinasit

By: Brisi
19 November 2025 at 09:19

Një kamion është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë – Durrës, në afërsi të mbikalimit të Rinasit. Bëhet me dije se kamioni ishte duke ardhur nga Durrësi drejt Tiranës. Deri më tani nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme […]

The post Digjet kamioni tek mbikalimi i Rinasit appeared first on BoldNews.al.

“Si t’ia bëjmë me e kap me e rrjep, me e torturu”/ Prishje pazaresh apo goditje ndaj Emiljano Shullazit? Lidhja e atentatit në Rinas me Durim Bamin, armiqësitë me grupin rival

By: M C
18 November 2025 at 21:21

Emisioni “Në shënjestër” ka zbardhur detaje të tjera mbi atebtatin e ndodhur pak ditë më parë në Rinas ku humbi jetën Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe shoqëruesi i tij Muçi Shaljani.

Në investigimin e emisionit, janë bërë të qarta lidhjet mes grupeve rivale të botës së krimit, ndërsa zbulohet se pistat kryesore në lidhje me masakrën janë hakmarrje nga Troplinët e Durrësit mbi faktin që Danbi mund t’u ketë vënë gjobëvënie, ose një hakmarrje nga Durimn Bami mbi ngjarje të së shkuarës.

Pjesë nga dokumentari:

Por cilat janë pistat ku grupi hetues është ndalur në hetimin e vrasjes së Gilmando Danit dhe mikut të tij të ndjerë Muçi Shaljani.
Cila ishin përplasjet e Gilmando Danit me grupet e tjera rivale?
Dhe a u mor miratimi nga Nikla për ekzekutimin e tij?
A është baza e arsenalit të armëve të gjetura në banesën e shtetasit Ylli Zalla, në fshatin Zall në Fushë-Krujë, baza nga ku u furnizuan dhe dolën për qitje, trupa e pushkatarëve që eleminuan Gilmando Danin?
Ylli Zalla që kishte vuajtur më herët një dënim të ngjashëm për armënbajtje pa leje, pasi në banesën e tij iu gjetën armë të shumta zjarri dhe që pas kontrollit të fundit në banesë, ai nuk u gjet aty.

“Në kuadër të operacionit ‘Tracking’, Policia e Tiranës, ka gjetur në banesën e shtetasit Ylli Zalla, një personazh problematik me të shkuar kriminale, një arsenal të tërë armësh. Ku 48-vjeçari dyshohet se në atentatin e ndodhur në Rinas, ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ka pasur rol ndihmës, për sigurimin e armëve që u përdorën në krimin e rëndë. Ku gjatë kontrollit u gjetën mina me celularë, armë, tritoll, armë automatike dhe pushkë”, deklaron policia e Tiranës.

Por kush ishin banesat e para që u kontrolluan nga policia dhe përse grupi hetues u përqëndrua te ‘të fortët’ e Niklës dhe të Vlorës, konkretisht vëllezërit Valter Bami dhe Durim Bami.

Gilmando Dani i cili siç thamë kishte shumë hesape të hapura, pasi ishte dënuar nga drejtësia shqiptare me 12 vite burgim për akuzën e gjobëvënies ndaj biznesmenit të kompanisë Ylvi Beqja në Tiranë si pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.
Ndërkohë që ishte shoqëruar për ngjarje tjera të rënda penale, teksa u mbijetoi dy atentateve mafioze në vitet 2011 dhe 2015. Dani që ishte liruar nga burgu vetëm një vit më parë, në tetor 2024.
Ndërsa kreu i grupit të tij kriminal, Emiljano Shullazi, ndodhet në burg pasi krahas dënimit me 14 vite burgim për gjobëvënie, ai po gjykohet edhe për vrasjen e shtetasve Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi në shkurt të vitit 2005.
46-
Teksa ndaj tij ka një masë sigurie për akuzën e sigurimit të kushteve për të vrarë Marklen Hakën.
Grupi i Emiljano Shullazit që ka disa konflikte të hapura me grupin e Marklen Hakës dhe Durim Bamit të njohur si ‘të fortët’ e Niklës si dhe me klanin Troplini në Durrës.

“Lidhur mbi ngjarjen ku humbën jetën Gilmando Dani dhe shtetasi Muçi Shaljani, janë ushtruar kontrolle në banesat e vëllezërve Xhuljan dhe Lefter Kullaj,
Ervin Kodra, Valter Bami, Gentian Koçi, vëllezërve Edion dhe Fatmir Bami si dhe Zyber Bami. Kontrolle në banesat e këtyre shtetasve ku nuk janë gjetur sende të kundaligjshme.

Ndërkohë që shtetasit Valter Bami, Gentian Koçi dhe Zyber Bami nuk janë gjetur në banesë, ndërsa shtetasit Xhuljan dhe Lefter Kullaj, Ervin Kodra, Edison dhe Fatmir Bami, janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore Tiranë dhe u janë marrë faktorë plotësues të qitjes si dhe janë përpiluar vendimet përkatëse për kryerjen e ekspertimit kimike”thuhet në dosjen hetimore.

Por përse grupi hetues ka dyshime se pas atentatit në Rinas ku objektivi ishte Gilmando Dani qëndron Durim Bami dhe a ka lidhje kjo me atentatin e dështuar të ndodhur në janarin e vitit 2015, në Qafën e Kasharit ku Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani u qëlluan në një pritë të organizuar në këtë zonë ndërsa po ktheheshin nga Fushë-Kruja për në drejtim të Tiranës,
pas njoftimit që kishin marrë se në rrugën e Kavajës në Tiranë, po këtë mbrëmje ishte qëlluar miku i tyre Pajtim Serjani.

Atentat që 5 vite më pas u pasua me atë ndaj Durim Bamit në Tapizë të Fushë-Krujës, ku mbeti i plagosur kushëriri i tij, Ervin Kodra.
Por që vetëm bisedat në Sky Ecc, filluan të zbulonin aleancat fluide midis grupeve kriminale si dhe kush tashmë ishin kthyer në kundërshtarë.
Siç janë edhe ato midis ish-deputetit socialist Arben Ndoka që siguronte të dhëna nga Emiljano Shullazi në lidhje me lëvizjet e Durim Bamit.
Të dhëna që do t’i nevojiteshin Ndokës dhe klanit të tij familjar për mënyrën sesi do të ekzekutohej Durim Bami.

Ndoka që kishte humbur vëllain e tij në një atentat, që thuhet se mori pranë vetes edhe Gentjan Bejtjan dhe Naim Stafukën, përkatësisht mikun dhe vëllain e të zhdukurit Enver Stafuka, fati i të cilit ende nuk dihet edhe sot.
Teksa ata dyshonin se në zhdukjen e tij kishte gisht Durim Bami arsye për të cilën u bënë palë me ish-deputetin Ndoka që thirri në ndihmë për vrasjen e ‘të fortit’ të Niklës edhe Astrit Avdylin,
‘Të fortin’ e Shijakut, që në këtë kohë ndodhej në burg pasi ishte arrestuar në kuadër të operacionit ‘Volvo 4’ si dhe dilte në përgjime me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon në dosjen e bujshme ‘339’ .

Arben Ndoka sipas SPAK, bashkëpunoi me Aldo Avdylin, nipin e Astrit Avdylit për vrasjen e Durim Bamit.
Aldo Avdyli i cili u strehua në Lezhë në ambientet e siguruara nga ish-deputeti dhe kur të ishte e nevojshme do të hynte në lojë duke ekzekutuar ‘të fortin’ e Niklës’ ku plani ishte që vëllai i Durim Bamit, Valteri të merrej peng. Teksa rrugës, në lojë hyjnë edhe Arben Mërkuri i njohur si ‘Maneci’ i cili u vra në vitin 2022 në Durrës, i cili do të luante rolin e ekzekutorit.
Ndërsa Gjin Ndoj, vrasja e të cilit u urdhërua nga Martinaj, po ashtu do të kishte rolin e vëzhguesit të Durim Bamit.
Ndoka që bëri pakt edhe më Bajrat e Shkodrës, konkretisht me Behar Bajri Brajoviq, që nëse Durim Bami shkonte tek shtëpia e tyre, ishin ‘gati ta grinin’.

Por i paduruar për të mbaruar punë, Arben Ndoka kërkoi vrasës me pagesë edhe në Kosovë.
Siç është edhe kjo bisedë me Ervis Martinaj.

“Më datë 13 Qershor 2020, Arben Ndoka bisedon me Ervis Martinaj dhe i tregon në lidhje me grupin e vrasësve me pagesë nga Kosova që ka gjetur.
Arben Ndoka: ‘Kam gjet një grup nga Kosova, që bëjnë punë, janë super.’
Ervis Martinaj: ‘Ti jap unë pagesat e tyre’.”

Pjesë e kësaj dosje që lidhet me planin për vrasjen e Durim Bamit është edhe ajo më herët në janar të vitit 2020. Në një bisedë që zhvillohet në Sky Ecc mes Marklen Hakës dhe Emiljano Shullazit. Ky i fundit që edhe pse ndodhet në burg, përdor jo vetëm një celular, por edhe Sky.
Marklen Haka që e informon Emiljano Shuillazin për lëvizjet e Durim Bamit me një makinë të blinduar ‘Range Rover’.
Bisedat në Sky:

Emiljano Shullazi: Kape… mos ja zgjat shumë. Se jam këtu dhe robt e mi që janë jashtë, e kanë pak problem të vijnë në Nikël dhe të mbarojnë punë. Po të jem vetë e mbaroj aty te dera e shtëpisë. Ky legeni që është këtu në burg, Rraja (Redjan Rraja), thotë që Duri është më i fuqishmi aty. I bën reklamë.
Ai Duri i ka çuar haber atij Ndokës (Arben Ndokës) që të nxjerr kë të duash përveç Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë.

Si t’ja bëjmë me e kap k… me e rrjep me e torturuar, ishalla ta mbysin fort. Se tani s’ka blind që e ruan.
Ndërsa në muajin mars të vitit 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Arben Ndokën, duke i dhënë informacione për lëvizjet e Durim Bamit, por pa i thënë që këto informacione i merrte nga Marklen Haka.
Grafikë
Bisedat Sky Ecc
Emiljano Shullazi: Po më thotë që rri aty te Oxhaku shumë dhe del edhe pa blind te lokal ‘A…’ dhe me shumë se 20 minuta nuk rri.
Rri me çunin e xhajës së vet, atë Koçin (Gentian Koçi) dhe Ervin Kodrën nga Tapiza. Kemi folur me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin).

Do terezi ai m… se del një ditë dhe rri gjithë javën pa dalë. Shohim mos po i vjen ora.
Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë e kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa t’i thuash e ke radhën ti.

Bisedat vijojnë edhe me persona të tjerë që kanë bashkëpunuar me qëllim vrasjen e Durim Bamit, por në asnjë rast nuk arrijnë ta realizojnë.
Në një moment, në gusht të vitit 2020, Arben Ndoka bisedon me Ervis Martinaj, për faktin që Shullazin e kishin izoluar në regjimin e posaçëm ‘41 Bis’.
Një tjetër episod i dosjes së SPAK, lidhet me bashkëpunimin e Ervis Martinajt me Satilno Bashon për vrasjen e Fatmir Hysenit, i njohur si ‘Doqja’, për të cilin shfaq interes edhe Emiljano Shullazi.

Për të dokumentuar aktivitetin kriminal të Satilno Bashos, SPAK ka verifikuar edhe komunikimet e tjera që ai ka kryer, ku mes tyre bien në sy bisedat me Emiljano Shullazin, i cili ndodhet në burg.
Nga bisedat Prokuroria ka vënë re bashkëpunimin e tyre me qëllim lokalizimin e Fatmir Hysenit, Armando Sulejmanit dhe personave të tjerë të lidhur me ta.
Nga konteksti i bisedave vihet re që Emiljano Shullazi ka dyshime se këta të dy persona janë përfshirë në vrasjen e Edison Harizajt, ngjarje e ndodhur më 6 nëntor 2018, në Durrës.
Harizaj që njihej ndryshe si ‘Edison Faqedjeguri’ apo edhe ‘Edisoni i 7 pallateve’ në Vlorë.

Vrasja e tij që ndodhi në zonën e plazhit, në rrugën e njohur si ‘Rruga e Çamëve’ dhe nga të shtënat mbeti i plagosur edhe miku i tij, Genci Caci.
Automjeti tip “Audi”, në të cilën udhëtonin Edison Harizaj dhe Genci Caci, u qëllua me breshëri kallashnikovi.

39-vjeçari Edison Harizaj i cili ka qenë i skeduar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend.
Ai ka qenë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vrasje. Dënim që e kishte përfunduar në vitin 2010.

Bisedat Sky Ecc”
Emiljano Shullazi: Njërin duhet ta marrim peng që të dimë kush qëllon dhe të dimë se ku të trokasim pastaj.
Ku ma gjen dot ‘Doqen’?

Emiljano Shullazi që me Satilno Bashon shkëmben mesazhe edhe në prill të vitit 2020, duke biseduar edhe për çështje të tjera, siç ishte vrasja e Leonard Dukës.
Që sipas Shullazit do të merrnin pagesë të mirë.
Por sipas tij, fillimisht duhej të mbyllte problemet me gjyqin, pasi në atë kohë Satilno Basho ndodhej me masë ‘arrest shtëpie’.
Por edhe pse realizuan disa atentate ndaj Durim Bamit, ky i fundit mundi tia hedhë paq.
Por ndërkohë që Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, ishin në luftë me kohën për të eleminuar Durim Bamin, as ky i fundit nuk ndejti duarkryq.
Por u organizuan njëkohësisht si të mbrohej ashtu edhe të sulmonte.

“Në zonën e Fushë-Krujës grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami
shfaqet në konflikt të hapur me grupet e Ervis Martinaj dhe Arben Ndokës”, thuhet në dosje.
Kështu Durim Bami për t’u mbrojtur vendos të bëjë aleancë me kundërshtarët e përbetuar të Ervis Martinajt, Leonard Dukën dhe Endrit Doklen.
Durim Bami që vihet menjëherë në ndjekje të Arben Ndokës.
Bashkë me Xhelal Rrajën, vëllain e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, dikur koleg të të njëjtit grup parlamentar me Ndokën, nisin të thurin planin për ekzekutimin e tij.

Endrit Dokle, ish kreu i një prej fraksioneve të Bandës së Durrësit, që i shpëtoi dënimit me burgim përjetë duke u liruar me kusht, do të siguronte informacion për lëvizjet e Ndokës, ndërsa Marklen Haka, merr përsipër të gjejë togën e vrasësve.

“Durim Bami, Endrit Dokle, Xhelal Rraja dhe Marklen Haka janë organizuar me qëllim vrasjen e Arben Ndokës, më datë 28 Janar 2021. Në momentin kur ky do të shkonte për qokë në Rrugën e ‘Elbasanit’, pasi kishte ndërruar jetë një gjyqtar nga Lezha”, thuhet në dosje.

Nga komunikimet del se atë ditë Durim Bami shkoi në vendin ku mendohej se mund të vinte Arben Ndoka me qëllim vrasjen e këtij të fundit.
E priti deri në mesditë, por Ndoka nuk mbërriti.
Edhe një ditë më vonë, Durim Bami komunikon me Doklen për të mësuar informacion të ri për lëvizjet e ish-deputetit Ndoka.
Endrit Dokle i tregon se do të paguajë çfarëdo lloj shume për ta marrë këtë informacion, por nuk kishte ndonjë informacion të ri.

Pavarësisht përpjekjeve të tyre, vrasja e Arben Ndokës nuk u realizua.
Nga ana tjetër, edhe Ervis Martinaj aleat me Ndokën ishte vënë në ndjekje të kundërshtarëve të tij më të egër, vëllezërve Duka ku grupi i Ervis Martinaj, mësohet se kishte thurur një plan për të vrarë Fatmir Hysenin, njohur si ‘Doçja’ dhe vëllain e tij Armand Hyseni.
Fatmir Hyseni që del se është një nga kundërshtarët e Emiljano Shullazit.
Dhe në këtë rast edhe të Gilmando Danit.

Fije të ngatërruara interesash që duket se aty ku bashkohen edhe ndahen për vdekje.

Ndërsa Gilmando Dani thuhet se kishte llogari të hapura edhe me Troplinët në Durrës të cilëve u kishte vendosur gjobë.
Por deri më tani është e vështirë në mos e pamundur për të kuptuar se kush e shkrepi në të vërtetë armën e zjarrit ndaj Gilmando Danit.

Apo ishte ky atentat një mënyrë për ti prerë krahun e djathtë të mbetur jashtë qelisë. Emiljano Shullazit?/ BalkanWeb

The post “Si t’ia bëjmë me e kap me e rrjep, me e torturu”/ Prishje pazaresh apo goditje ndaj Emiljano Shullazit? Lidhja e atentatit në Rinas me Durim Bamin, armiqësitë me grupin rival appeared first on Albeu.com.

Tradhti brenda grupit, apo dorë policie? Detaje mbi atentatin në Rinas, si ra në pritë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani

By: armand
18 November 2025 at 19:53

Atentati që i mori jetën Gilmando Dani dhe plagosi shoqëruesin e tij Muçi Shaljani, i cili humbi jetën katër ditë më pas në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve të marra, ishte një nga ngjarjet më të bujshëm të kohëve të fundit, që tronditi opinioni publik dhe jo vetëm, lidhur me faktin që masakra […]

The post Tradhti brenda grupit, apo dorë policie? Detaje mbi atentatin në Rinas, si ra në pritë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani appeared first on BoldNews.al.

“Atentati në Rinas, situatë sensitive dhe e rëndë”, Kreu i AMP: Kallëzim penal në prokurori për procesin e rekrutimit

By: xhir jeta
17 November 2025 at 13:07

Ngjarje sensitive dhe të rëndë, e ka konsideruar kreu i AMP, Eduard Merkaj, atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Rinas, ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Agjenti i AMP, Muçi Shalianji.

Ndërsa ndodhej në seancë dëgjimore me Drejtorinë e Përgjithshme të AMP në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026, Merkaj tha se në prokurorinë e Tiranës është bërë kallëzim penal për procesin e rekrutimit dhe vijuëshmërisë në punë.

“Situata e Rinasit sensitive dhe e rëndë. Kemi bërë disa prononcime ku janë bërë publike të gjitha masat e marra.

Në prokurorinë e Tiranës është bërë kallëzim penal për procesin e rekrutimit dhe vijuëshmërisë në punë. Sot janë marrë masa për hetim disiplinor ku konstatohet për një përjashtim nga AMP dhe vëretje të tjera.

Drejtori i përgjithshëm i AMP ka për detyrë të kontrollojë edhe vetë punonjësit e AMP, kam patur komunikim me të gjitha agjensitë ligjzbatuese që para se të ndodhte ngjarja, presim përgjigje nga institucionet e tjera”, tha ai./abcnews.al

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

By: armand
16 November 2025 at 21:11

Në një vend që supozohet të jetë ndër më të mbrojturit. Aty ku çdo lëvizje, çdo hyrje dhe çdo kthesë filmohet e regjistrohet nga dhjetëra kamera, ndodhi që siguria u thye në formën më të ashpër nga plumbat e kallashnikovëve. Pak pas mesditës së datës 11 nëntor 2025, rreth orës 14:15, një makinë e ndaluar […]

The post Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër appeared first on BoldNews.al.

Dyshohet se ndihmuan Shalianjin të bëhet pjesë e AMP/ Sot seanca për masën e sigurisë për dy efektivët e komisariatit nr.3

By: D Marku
15 November 2025 at 13:45

Rëndohet bilanci i atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit të ndodhur të martën e 11 Nëntorit.

Pas 4 ditësh në trajtim intensiv në reanimacionin e Traumës, ka ndërruar jetë 42-vjeçari Muçi Shaljani.

Tashmë do të kryhet çdo procedurë sipas ligjit dhe do i jepet trupi familjarëve për të zhvilluar edhe ceremoninë mortore.

Policia e shtetit ka bindje që në këtë sulm me armë zjarri nuk ishte shënjestër Muçi Shaljani, por miku i tij Gilmando Dani, me të cilin ka qenë në Barcelonë prej datës 7 nëntor deri më datë 11 dhe më pas kanë mbërritur nëpërmjet aeroportit të Rinasit, kanë marrë makinën e tyre Benz e sapo kanë dalë tek rrethrrotullimi i ‘Nënë Terezës’ janë hasur me breshëri të armëve nga 3 personat që kanë qëlluar në drejtim të tyre.

Përgjegjës deri në këto çaste policia nuk ka gjetur persona si autorë të dyshuar apo persona që kanë lidhje me atentatin, por janë ndaluar vetëm 2 efektivë të Komisariatit nr.3 në kryeqytet.

Bëhet fjalë për Bruno Caran dhe Arshim Zajmi, dy efektivët që sipas AMP-së nuk kanë raportuar apo nuk kanë kryer çdo procedurë ligjore për përgatitjen e dokumentave, për futjen në AMP të të ndjerit, Muçi Shaljani.

Këto punonjës policie duhet të kontrollonin dhe duhet të mbanin procesverbalin, nëse kandidati për AMP, që në këtë rast ishte Muçi Shaljani, kishte apo jo të dhëna kriminale, kishte kontakte të papërshtatshme dhe sipas verifikimeve që këto dy efektivë kanë kryer në Kartotekën e Policisë së Shtetit, në SK2 që janë sistemet e brendshme të policisë së shtetit dhe në çdolloj njoftimi apo informacioni të klasifikuar, nuk ka rezultuar që Muçi Shaljani të jetë i papërshtatshëm për këtë detyrë dhe për këtë arsye i kanë dhënë dhe miratimin për tu futur në AMP.

Sipas AMP-së, këta punonjës policie, nuk kanë kryer detyrën e tyre ligjore për verifikimin e kandidatit dhe vërtetimin e besueshmërisë.

Është caktuar këtë të shtunë se do të mbahet masa e sigurisë për Bruno Carën dhe për Arshim Zajmin, të cilët janë ndaluar dy ditë më parë, ndërsa sot nga ana e prokurorit Bledar Valikaj, do të relatohet mbi gjetjet që ka kryer prokuroria dhe Agjesia Mbikqyrjes Policore për ndalimin e dy efektivëve të komisariatit nr.3.

Bruno Cara kishte vetëm rreth 1 muaj e gjysëm që e kishte nisur detyrën si efektiv i komisariatit nr.3 në kryeqytet, ndërkohë që Arshim Zajmi kishte kohë që ishte punonjës policie.

Bëhet me dije që Prokuroria e Tiranës do të hetoj edhe efektivë të tjerë të AMP-së për mënyrën sesi janë rekrutuar, përveç Muçi Shaljanit, por edhe mbi funksionin që kjo agjensi ka mbi rekrutimin e personave që duan të bëhen pjesë e mbikëqyrjes policore.

Muçi Shaljani dhe pse kishte që prej muajit shtator që ishte pjesë e kësaj agjensie, nuk figuron të ketë shkuar në punë, ndoshta nuk figuron thotë edhe Prokuroria të ketë marrë një leje të posaçme apo raport për ta justifikuar udhëtimin e tij në Barcelonë.

Duhet verifikuar edhe ky aspekt, që sipas Prokurorisë një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pra nuk kanë dijeni mbi venddodhjen e agjentëve të AMP-së, ç’ka do ishte kompetencë e drejtuesit apo shefit të sektorit për të ditur dhe për të marrë njoftim nëse është apo jo në punë.

The post Dyshohet se ndihmuan Shalianjin të bëhet pjesë e AMP/ Sot seanca për masën e sigurisë për dy efektivët e komisariatit nr.3 appeared first on Albeu.com.

At*ntati në Rinas, Rama: Do nisim instalimin e kamerave me IA, do e zbardhte ngjarjen në kohë reale

By: D Marku
15 November 2025 at 12:03

Pak ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi vendin, ku pas një atentati në Rinas mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe sot humbi jetën edhe shoqëruesi i tij Muçi Shaljani.

Në takimin me qytetarët e Njësisë 3 në Tiranë, kryeministri Edi Rama u shpreh se ajo ngjarje do të zbardhej në kohë reale nëse do të ishte bërë instalimi i kamerave me Inteligjencë Artificiale më rrugët dhe lagjet kombëtare, një sistem që pritet të instalohet nga momenti në moment.

“Projekti i monitorimit me kamera inteligjente të rrugëve kombëtare është një projekt për sigurinë, për pastërtinë, për qetësinë e prindërve lidhur me fëmijët në shkolla. E kemi bërë të gjithë pjesën që duhet të bënim, flas nga pikëpamja e pjesës së qeverisë, me marrjen e mbështetjes nga Emiratet e Bashkuara, ku ky projekt është në zbatim dhe ka një sukses të jashtëzakonshëm. Nuk i hedh më plehrat në rrugë, e ke të pamundur, sepse të kap kamera në kohë reale. Janë kamera inteligjente pikërisht për këtë, sepse nuk je ti që kontrollon lagjet. Kur bën një shkelje, në sistemin qendror vjen sinjali dhe del atje personi konkret i identifikuar. 8 muaj na ka marrë burokracia në agjencitë tona për të përfunduar procesin e dokumentacionit për të nisur procesin e instalimit.

Nëse do të kishim atë sistem, ajo ngjarja e Rinasit do të zbardhej në kohë reale. Por nuk është puna te zbardhja”, tha Rama ndër të tjera.

The post At*ntati në Rinas, Rama: Do nisim instalimin e kamerave me IA, do e zbardhte ngjarjen në kohë reale appeared first on Albeu.com.

“Projekti i monitorimit me kamera inteligjente, strategjik për sigurinë”, Rama: Nëse do e kishim, ngjarja e Rinasit do të ishte zbardhur në kohë reale

15 November 2025 at 11:22

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me qytetarët në njësinë nr 3 në Tiranë ka komentuar edhe ngjarjen e rëndë ndodhur në Rinas, ku si pasojë e breshërisë së plumbave humbën jetën Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit (i cili vdiq në vendngjarje) dhe miku i tij, efektivi i AMP-së Muçi Shaljani alias Sheqeri që ndërroi jetë tek Trauma mëngjesin e sotëm.

“Me projektin e ri që më në fund do të nisim ta zbatojmë pas një zvarritje burokratike. Projekti i monitorimit me kamera inteligjente të qyteteve dhe të rrugëve kombëtare, është projekt strategjik për sigurinë, pastërtinë dhe sigurinë e prindërve në shkolla. Nëse do të kishim këtë sistem në këmbë, ngjarja e Rinasit do të ishte zbardhur në kohë reale, por nuk është problemi tek zbardhja, por në momentin që sistemi ekziston, parandalon në mënyrë efikase të gjitha llojet e shkeljeje që lidhen me rendin, qetësinë, rregullat e qarkullimit., Brenda këtij mandati, jo vetëm do e kemi këtë sistem, por do t’i shohim hajrin”, tha Rama.

❌
❌