Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U kap duke marrë ryshfet në rrugë, reagon AMP për punonjësin e policisë

By: M C
10 December 2025 at 19:54

Një punonjës i policisë Rrugore është pezulluar nga detyra pasi është filmuar duke marrë ryshfet nga një drejtues automjeti.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer veprimet e para hetimore për punonjësin Inspektor K. K., me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Tiranë.

Sipas njoftimit të AMP-së, ai akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Kujtojmë se video është publikuar në portalin “JOQ Albania”, duke nxitur reagimin e AMP-së, dhe pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë.

Njoftimi i AMP-së:

Gjatë monitorimit të rrjeteve sociale u konstatuan në portalin “JOQ Albania” një postim me mbishkrim “I fut poshtë celularit dhe pastaj në xhep. Polici merr rryshfet në mes të rruges…”, ku gjithashtu nga pamjet filmike vërehet një punonjës policie që kryen veprime të dyshimta korruptive me një drejtues mjeti tip Audi me ngjyrë të zezë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka kryer veprimet e para hetimore dhe pas identifikimit të punonjësit të policisë Inspektor K. K., me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Tiranë, ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në ngarkim të tij, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenet 259 dhe 248 të Kodit Penal.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.

The post U kap duke marrë ryshfet në rrugë, reagon AMP për punonjësin e policisë appeared first on Albeu.com.

Sherr mes dy familjeve në Gramsh, përfshihet edhe efektivi i Policisë, AMP e merr nën hetim bashkë me vëllanë

By: V K
5 December 2025 at 13:46

Ditën e djeshme, një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur në Gramsh, ku në konflikt rezulton se është përfshirë edhe një efektiv i Policisë së Shtetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në Gramsh, ndërsa nën hetim pas grindjes u morën 4 persona, respektivish babë dhe bir dhe dy vëllezër.

Policia vendore bëri me dije se dyshohet që E. H., 46 vjeç dhe L. A., 49-vjeç, janë konfliktuar për motive të dobëta.

“Gjithashtu, në konflikt u përfshinë edhe djali i 46-vjeçarit, një 17-vjeçar, si dhe vëllai i 49-vjeçarit, shtetasi F. A., 57-vjeç (punonjës policie)”, bënë me dije burime zyrtare.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për E. H., 46 vjeç, për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”.

“Sa i përket veprimeve procedurale që lidhen me 49-vjeçarin dhe vëllanë e tij F. A. (punonjës policie), ato po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP)”, sqaroi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, teksa pritet të sqarohen dinamika dhe shkaqet e përleshjes mes tyre.

The post Sherr mes dy familjeve në Gramsh, përfshihet edhe efektivi i Policisë, AMP e merr nën hetim bashkë me vëllanë appeared first on Albeu.com.

Ndërhyri në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit

By: Brisi
27 November 2025 at 15:40

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë, E. Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, Sipas AMP, nga hetimet është konstatuar se E.SH, ka vepruar në mospërputhje me detyrën dhe ka ndërhyrë në mënyrë […]

The post Ndërhyri në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit appeared first on BoldNews.al.

Ndërhyri në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit

By: V K
27 November 2025 at 15:57

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë, E. Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”,

Sipas AMP, nga hetimet është konstatuar se E.SH, ka vepruar në mospërputhje me detyrën dhe ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar Urdhrin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë Inspektor E.Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Ekzekutimi i masës së sigurisë u bë i mundur pasi nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale të hetimit, ka rezultuar se punonjësi i policisë duke vepruar në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë”, thuhet në njoftimin e AMP.

The post Ndërhyri në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit appeared first on Albeu.com.

“Atentati në Rinas, situatë sensitive dhe e rëndë”, Kreu i AMP: Kallëzim penal në prokurori për procesin e rekrutimit

By: xhir jeta
17 November 2025 at 13:07

Ngjarje sensitive dhe të rëndë, e ka konsideruar kreu i AMP, Eduard Merkaj, atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Rinas, ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Agjenti i AMP, Muçi Shalianji.

Ndërsa ndodhej në seancë dëgjimore me Drejtorinë e Përgjithshme të AMP në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026, Merkaj tha se në prokurorinë e Tiranës është bërë kallëzim penal për procesin e rekrutimit dhe vijuëshmërisë në punë.

“Situata e Rinasit sensitive dhe e rëndë. Kemi bërë disa prononcime ku janë bërë publike të gjitha masat e marra.

Në prokurorinë e Tiranës është bërë kallëzim penal për procesin e rekrutimit dhe vijuëshmërisë në punë. Sot janë marrë masa për hetim disiplinor ku konstatohet për një përjashtim nga AMP dhe vëretje të tjera.

Drejtori i përgjithshëm i AMP ka për detyrë të kontrollojë edhe vetë punonjësit e AMP, kam patur komunikim me të gjitha agjensitë ligjzbatuese që para se të ndodhte ngjarja, presim përgjigje nga institucionet e tjera”, tha ai./abcnews.al

Punësimi i Muçi Shaljanit në AMP/ Arrestimi i 2 policëve, Gjykata Penale e Tiranës: Masa e paligjshme

By: D Marku
15 November 2025 at 15:51

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur që arrestimi i dy policëve të Komisariatit Nr.3, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, të jetë i paligjshëm, duke mos caktuar asnjë masë sigurimi ndaj tyre.

Prokuroria kishte kërkuar masat e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit, deri në përfundimin e hetimeve.

Dy efektivët janë proceduar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pasi dyshohet se kanë dhënë vërtetimin për të punësuar Muci Shaljanin, në kundërshtim me rregullat e shërbimit.

Gjykata pritet të vazhdojë hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Dy efektivët u ndaluan pas atentatit të së martës në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Gilamndo Dani dhe u plagos punonjësi i AMP-së, 40-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili humbi jetën ditën e sotme.

The post Punësimi i Muçi Shaljanit në AMP/ Arrestimi i 2 policëve, Gjykata Penale e Tiranës: Masa e paligjshme appeared first on Albeu.com.

U arrestuan për punësimin e Muçi Shaljanit në AMP, gjykata lë të lirë dy policët

By: Brisi
15 November 2025 at 15:47

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur që arrestimi i dy policëve të Komisariatit Nr.3, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, të jetë i paligjshëm, duke mos caktuar asnjë masë sigurimi ndaj tyre. Prokuroria kishte kërkuar masat e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit, deri në përfundimin e hetimeve, por gjykata ka vlerësuar […]

The post U arrestuan për punësimin e Muçi Shaljanit në AMP, gjykata lë të lirë dy policët appeared first on BoldNews.al.

I dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë në Tiranë

By: redi
13 November 2025 at 20:20

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor F. L., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit Nr.5, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal. Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 16:40…

Source

Shpërthejnë trazirat në kampin e emigrantëve në Greqi, 25 arrestime dhe 2 policë të plagosur

By: Elva
12 November 2025 at 19:11

Incidente të rënda shpërthyen ditën e sotme në qendrën e emigrantëve në Kleidi Sintiki, në Serres të Greqisë. Sipas mediave greke, disa emigrantë i vunë flakën rrobave në oborrin e qendrës, duke shkaktuar trazira dhe reagimin e forcave të ELAS-it. Gjatë ngjarjes, 25 persona u arrestuan, ndërsa dy policë u plagosën, njëri nga një gur […]

The post Shpërthejnë trazirat në kampin e emigrantëve në Greqi, 25 arrestime dhe 2 policë të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Ngjarja pranë Rinasit, AMP ndalon dy punonjës të policisë për falsifikim të vulave

12 November 2025 at 18:29

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimmin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka ndaluar punonjësit e policisë nënkomisar B.C., me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve dhe inspektor A.Z., me detyrë ndihmës/specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë.

Sipas njoftimit për shtyp të AMP-së, të dy punonjësit dyshohen për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Këta punonjës policie dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin M.Sh. i cili ka mbetur i plagosur në atentat, pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cenimin e kushteve të sigurisë.

“Ky detyrim i papërmbushur është i përcaktuar në dispozitat e ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe ligjet që normojë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese, gjë që ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”, thuhet në njoftimin e AMP.

Gjithashtu nga veprimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të shtetasit M.Sh, u konstatuan shkelje të procedurave ligjore.

Në përfundim të verifikimeve, me qëllim hetimin objektiv dhe gjithpërfshirës të çështjes, praktika dokumentare u dërgua në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të përcaktuar grupin hetimor dhe përgjegjësitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri.

/k.s/j.p/

The post Ngjarja pranë Rinasit, AMP ndalon dy punonjës të policisë për falsifikim të vulave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dyshohet se ndihmuan Shalianjin të bëhet pjesë e AMP/ Ndalohet një polic dhe një oficer i komisariati nr.3

By: xhir jeta
12 November 2025 at 16:10

Një efektiv policie dhe një oficer i komisariatit nr. 3 në Tiranë, janë ndaluar nga policia e shtetit, nën dyshimet se ndihmuan, Muçi Shalianjin të bëhet pjesë e AMP-së.

Muçi Shalianji, ishte shoferi me të cilën udhëtonte Gilmando Dani, i cili mbeti i vrarë një ditë më parë në atentatin e Rinasit.

Njoftimi i plotë:
Në vijim të komunikimit në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimmin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar Bruno Cara, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor Arshim Zajmi, me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Këta punonjës policie dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin Muci Shalianji, pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë. Ky detyrim i papërmbushur është i përcaktuar në dispozitat e ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe ligjet që normojë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese, gjë që ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjithashtu nga veprimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të shtetasit M.Sh., u konstatuan shkelje të procedurave ligjore. Në përfundim të verifikimeve, me qëllim hetimin objektiv dhe gjithpërfshirës të çështjes, praktika dokumentare u dërgua në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të përcaktuar grupin hetimor dhe  përgjegjesitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri.

Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të procedurave të ndjekura dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast.

Atentati në Rinas, AMP pezullon zinxhirin komandues dhe nis hetim për procedurat e rekrutimit

12 November 2025 at 11:02

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar zinxhirin komandues të Forcës Operacionale, pas ngjarjes së ndodhur të martën në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani, alias Sheqeri, punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Në një reagim për mediet, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bëri të ditur se ka nisur verifikimet në lidhje me procedurat e rekrutimit të punonjësit të saj.

“Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku rezulton i përfshirë edhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani alias Sheqeri, i cili ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore, AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura, si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit të tij, prej shtatorit 2025”, thuhet në njoftim.

“Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në komunikimet në vijim do të bëhen të ditura rezultatet e këtyre veprimeve”, përfundon njoftimi.

/a.f/r.e/

The post Atentati në Rinas, AMP pezullon zinxhirin komandues dhe nis hetim për procedurat e rekrutimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues. Po hetohet rekrutimi i Muçi Shaljanit

By: Ela
12 November 2025 at 10:55

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar pas atentatit në Rinas, ku mbeti i plagosur efektivi i policisë 40-vjeçari Muçi Shaljani alias Sheqeri dhe u ekzekutua Gilmando Dani, mik i Emiljano Shullazit dhe krahu i djathtë i tij. AMP njofton se ka nisur verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë […]

The post Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues. Po hetohet rekrutimi i Muçi Shaljanit appeared first on BoldNews.al.

“Doli nga makina me kapele dhe maskë”, detaje nga atentati në Rinas: Autori qëlloi Gilmando Danin me breshëri nga afër

By: Elva
11 November 2025 at 18:00

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati mafioz i ndodhur pasditen e sotme pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, 47 vjeç, dhe u plagos rëndë 40-vjeçari Muçi Shaljani, i njohur si “Sheqeri”, aktualisht agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, në rrethrrotullimin e Rinasit, […]

The post “Doli nga makina me kapele dhe maskë”, detaje nga atentati në Rinas: Autori qëlloi Gilmando Danin me breshëri nga afër appeared first on BoldNews.al.

Ngjarja 50 metra nga komisariati, Lala për atentatin në Rinas: Policia është shkretuar, godisnin xhamin me shkelm”

By: Elva
11 November 2025 at 17:46

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar atentatin e ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë agjenti i AMP-së, Muçi Shaljani (i njohur edhe si Sheqeri). Në një intervistë televizive, Lala e cilësoi ngjarjen si një krim të mirëorganizuar, të kryer nga autorë profesionistë, duke theksuar se atentati ndodhi […]

The post Ngjarja 50 metra nga komisariati, Lala për atentatin në Rinas: Policia është shkretuar, godisnin xhamin me shkelm” appeared first on BoldNews.al.

Mbeti i plagosur në atentatin ndaj Gilmando Danit/ Punonjësi i AMP-së i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

By: M C
11 November 2025 at 16:12

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin ku viktimë mbeti Gilmando Dani, krahu i djathtë i i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Bëhet me dije se Shaljani, punonjës i AMP-së i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Traumës.

40-vjeçari ka marrë disa plagë në trup. Shaljani drejtonte automjetin anti-blind në pronësi të Elvis Kosovës, ndërsa Gilmando Dani ishte pasagjer, kur drejt tyre u hap zjarr me breshëri kallashnikovi te rrethrrotullimi i Rinasit. Gilmando Dani sot kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona dhe u vra vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë.

Më pas, efektivët e policisë arritën me vështirësi të thyenin xhamin e makinës nga ana e shoferit, duke përdorur sende të forta, për të hapur më pas derën. Nga pamjet e publikuara duket shoferi i cili nuk lëviz dhe viktima dallohet me trupin e anuar në brendësi të makinës, nga ana e shoferit dhe me kokën poshtë.

Pas atentati, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke dhe vetëm pak minuta më vonë ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./

The post Mbeti i plagosur në atentatin ndaj Gilmando Danit/ Punonjësi i AMP-së i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale appeared first on Albeu.com.

Pezullohen nga detyra dy kontrollorë policie të pikës kufitare “Hani i Hotit”

10 November 2025 at 13:51

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, rajoni Shkodër – Lezhë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës për dy punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasit B.Q., me detyrë kontrollor dhe E.K., me detyrë kontrollor në vijën e dytë në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve të thelluara me metoda speciale, në lidhje me ngjarjen e datës 5 shtator 2025, ku një kamion me targa të Bosnjë- Hercegovinës pasi ka kryer procedurat e daljes nga Shqipëria është ndaluar nga policia malazeze.

Pas kontrollit të ushtruar në kamion janë gjetur 114 pako PVC, me përmbajtje të një lënde bimore të ngjashme me lëndën narkotike marihuanë, me peshë bruto 131.7kg.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale po vijojnë.

Ndërkohë, AMP siguron se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave të Policisë.

/m.m/a.f/

The post Pezullohen nga detyra dy kontrollorë policie të pikës kufitare “Hani i Hotit” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AMP arreston për kanosje efektivin e policisë në Krujë

7 November 2025 at 11:42

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Sipas AMP-së, arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme, punonjësi i policisë (jashtë shërbimit) në bashkëpunim më babain e tij, shtetasin D.K., për motive të dobëta kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin B.K., i cili ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

/m.q/j.p/

The post AMP arreston për kanosje efektivin e policisë në Krujë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Më jep 60 mijë lekë, të të zhbllokoj mjetin, AMP arreston punonjësin e policisë në Durrës

By: V K
6 November 2025 at 09:37

AMP ka arrestuar një punonjës policie në Durrës, nën akuzën e korrupsionit. Arrestimi në flagrancë u realizua pas veprimeve me metoda speciale të hetimit, ku u arrit të provohej se punonjësi i policisë duke shfrytëzuar funksionin organik në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar dhe i ka marrë shtetasit E.S., një shumë prej 60 000 lekë të reja (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale), duke i premtuar në këmbim që do ti nxirrte mjetin nga pika e bllokimit, si dhe mosvendosjen e masës administrative.

NJOFTIMI I AMP
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë G. H., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar në nenin 259 të Kodit Penal.

Arrestimi në flagrancë u realizua pas veprimeve me metoda speciale të hetimit, ku u arrit të provohej se punonjësi i policisë duke shfrytëzuar funksionin organik në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar dhe i ka marrë shtetasit E.S., një shumë prej 60 000 lekë të reja (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale), duke i premtuar në këmbim që do ti nxirrte mjetin nga pika e bllokimit, si dhe mosvendosjen e masës administrative.

Vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me SPAK për përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

Për ankesa me Whatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.

 

The post Më jep 60 mijë lekë, të të zhbllokoj mjetin, AMP arreston punonjësin e policisë në Durrës appeared first on Albeu.com.

AMP arreston për korrupsion efektivin e policisë në Durrës

6 November 2025 at 09:33

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë G. H., me detyrë trupë shërbimi i trafikut urban dhe interurban në Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

AMP njoftoi sot se “arrestimi në flagrancë u realizua pas veprimeve me metoda speciale të hetimit, ku u arrit të provohej se punonjësi i policisë duke shfrytëzuar funksionin organik në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar dhe i ka marrë shtetasit E.S., një shumë prej 60 000 lekë të reja (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale), duke i premtuar në këmbim që do t’i nxirrte mjetin nga pika e bllokimit, si dhe mosvendosjen e masës administrative”.

Sipas AMP-së vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me SPAK për përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

/m.q/j.p/

The post AMP arreston për korrupsion efektivin e policisë në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌