Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 December 2025Main stream

Tragjedi me emigrantët në Mesdhe/ Mbytet anija në ujërat e Tunizisë, humbin jetën 116 refugjatë nga Libia

By: Re Nato
24 December 2025 at 19:04

Një tjetër ngjarje dramatike ka tronditur Mesdheun qendror, ku dyshohet se të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas fundosjes së varkes me të cilin po udhëtonin drejt Europës. Informacioni është konfirmuar nga organizata humanitare Sea Watch.

Sipas të dhënave paraprake, nga kjo tragjedi ka shpëtuar vetëm një person, i cili është gjetur dhe shpëtuar nga një anije peshkimi nga Tunizia. Mjeti lundrues ishte nisur të enjten nga brigjet e Libisë, por pak pas largimit kishte dërguar një sinjal emergjence SOS.

Avioni i vëzhgimit Seabird, i angazhuar në monitorimin e itinerareve të emigrantëve në Mesdhe, nuk arriti të gjurmonte mjetin, çka ngriti dyshime të hershme se anija mund të ishte mbytur.

Ndërkohë, organizata Alarm Phone ka bërë një rindërtim të detajuar të ngjarjes, duke sqaruar se mbytja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës së 19 dhjetorit. Sipas tyre, rreth orës 14:00, organizata u informua për një varkë që ishte nisur nga qyteti libian Zuwara, me 117 persona në bord. Edhe pse mungonte një koordinatë GPS, Alarm Phone njoftoi menjëherë rojën bregdetare dhe organizatat joqeveritare përkatëse, ndërsa gjatë gjithë ditës u tentua pa sukses vendosja e kontaktit përmes një telefoni satelitor.

Pas dy ditësh, në mbrëmjen e 21 dhjetorit, Alarm Phone u informua se peshkatarë tunizianë kishin gjetur një burrë të vetëm në një varkë druri. Ai ka deklaruar se ishte nisur nga Zuwara dy ditë më parë dhe se ishte i vetmi i mbijetuar nga udhëtimi.Sipas dëshmisë së tij, vetëm disa orë pas nisjes, kushtet atmosferike u përkeqësuan ndjeshëm, me erëra që arritën shpejtësinë deri në 40 kilometra në orë.

Vitet e fundit, qindra njerëz kanë humbur jetën në Detin Mesdhe gjatë përpjekjeve për të mbërritur në Evropë me mjete të pasigurta, duke shtuar thirrjet e organizatave humanitare për bashkërendim më të fortë të operacioneve të shpëtimit dhe krijimin e rrugëve më të sigurta te migrimit.

Tragjedi në Mesdhe, 116 emigrantë humbin jetën nga mbytja e anijes

By: armand
24 December 2025 at 16:52

Një tjetër tragjedi e rëndë është regjistruar në Mesdheun Qendror. Sipas organizatës joqeveritare Sea-Watch, plot 116 persona kanë humbur jetën në një anije e mbytur që ka ndodhur së fundmi. Sipas të dhënave të bëra publike, vetëm një person ka mbijetuar, i cili u shpëtua nga një peshkatar tunizian. Viktimat ishin nisur me anije të […]

The post Tragjedi në Mesdhe, 116 emigrantë humbin jetën nga mbytja e anijes appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Aksion i policisë me AKI-në, arrestohen dy të huaj për kontrabandim me migrantë

23 December 2025 at 22:33


Policia e Kosovës, përmes Sektorit të Hetimeve të Departamentit për Kufi dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka arrestuar një shtetas jordanez dhe një shtetase turke, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandim me migrantë”.

Hetimet tregojnë se i dyshuari kryesor dyshohet se ka organizuar hyrjen e shtetasve të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Azia, në Republikën e Kosovës, me qëllim më pas kontrabandimin e tyre drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Ai dyshohet gjithashtu të ketë udhëhequr një grup të mirëorganizuar kriminal, i cili përfitonte përmes kësaj veprimtarie të paligjshme.

Gjatë kontrollit të kryer ndaj të dyshuarit, Policia konfiskoi gjithsej 53 pasaporta të shtetasve jordanezë.

Pas konsultimeve me prokurorinë kompetente, të dy të dyshuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë./Telegrafi.



UASHINGTON – Trump ofron 3,000 dollarë për emigrantët që largohen vetë nga SHBA-ja

23 December 2025 at 16:23

UASHINGTON, 23 dhjetor /ATSH/- Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka njoftuar një program të ri që u ofron emigrantëve pa dokumente deri në 3,000 dollarë për t’u larguar vullnetarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara fundit të vitit, sipas VOX.

Sipas autoriteteve amerikane, personat që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo ofertë mund të regjistrohen përmes një aplikacioni të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, ku duhet të japin të dhënat personale për të përfituar udhëtimin falas drejt vendit të origjinës.

Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem deklaroi se emigrantët pa dokumente duhet të përfitonin nga kjo mundësi dhe të vetëdeportoheshin – duke paralajmëruar se ata që nuk i bashkoheshin nismës do të përballeshin me arrestime.

Masa është pjesë e politikave të ashpra të administratës Trump për emigracionin dhe synon të ulë numrin e emigrantëve të parregullt në vend. //a.i/

 

The post UASHINGTON – Trump ofron 3,000 dollarë për emigrantët që largohen vetë nga SHBA-ja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon fluksi në pikën kufitare Shqipëri- Greqi/ Vetëm sot 7919 lëvizje! Policia kufitare: Protesta vijon, për këtë periudhë nuk do të ketë ndërprerje të trafikut

By: M C
23 December 2025 at 16:20

Fluks i lartë lëvizjeje është regjistruar në doganën kufitare, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Greqi kanë lëvizur gjithsej 7 919 shtetas, nga të cilët 5 253 në hyrje dhe 2 666 në dalje. Gjithashtu, janë regjistruar 2 675 mjete në hyrje-dalje, konkretisht 1 626 në hyrje dhe 1 049 në dalje.

Sipas mediave greke, rruga Kakavije–Janinë, në segmentin Kallpaq, do të mbetet e hapur për qarkullimin e automjeteve gjatë periudhës së festave të Krishtlindjeve. Fermerët, blegtorët dhe bletarët që kanë organizuar bllokimin e zonës kanë vendosur të heqin përkohësisht bllokadat deri të premten, më 26 dhjetor. Megjithëse protesta e fermerëve vijon, për këtë periudhë të veçantë nuk do të ketë ndërprerje të trafikut, me qëllim shmangien e problemeve dhe lehtësimin e lëvizjes.

The post Vijon fluksi në pikën kufitare Shqipëri- Greqi/ Vetëm sot 7919 lëvizje! Policia kufitare: Protesta vijon, për këtë periudhë nuk do të ketë ndërprerje të trafikut appeared first on Albeu.com.

500 euro për person për të kaluar kufirin, arrestohet 29-vjeçari në Shkodër

By: Elva
21 December 2025 at 14:16

Një 29-vjeçar është arrestuar në qarkun e Shkodrës, pasi dyshohet se ndihmonte emigrantë të paligjshëm për kalimin e kufirit, kundrejt pagesës prej 500 eurosh për person. Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, personi me iniciale O. Ç., banues në Fushë-Krujë, u kap në fshatin Vukpalaj, duke transportuar tre emigrantë nga Sudani, të cilët synonin të […]

The post 500 euro për person për të kaluar kufirin, arrestohet 29-vjeçari në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

Transportonin 12 emigrantë drejt kufirit me Greqinë, arrestohen 2 persona në Kukës

By: Elva
21 December 2025 at 12:23

Dy persona janë arrestuar nga policia, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kundrejt pagesave monetare transportonin emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin e kufirit drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, në flagrancë u arrestuan shtetasit B. M., 56 vjeç, dhe M. M., 24 vjeç, […]

The post Transportonin 12 emigrantë drejt kufirit me Greqinë, arrestohen 2 persona në Kukës appeared first on BoldNews.al.

Po përpiqeshin të kalonin në Iran, tre afganë humbin jetën nga i ftohti

By: Elva
21 December 2025 at 09:51

Tre migrantë afganë kanë humbur jetën nga i ftohti teksa po përpiqeshin të kalonin kufirin nga Afganistani drejt Iranit. Ngjarja ka ndodhur këtë javë në një zonë malore të distriktit Kosar, në provincën perëndimore Herat. Sipas një oficeri të ushtrisë afgane, migrantët ishin pjesë e një grupi që tentoi kalimin e kufirit të mërkurën. Kur […]

The post Po përpiqeshin të kalonin në Iran, tre afganë humbin jetën nga i ftohti appeared first on BoldNews.al.

Festat e fundvitit, fluks pasagjerësh në portin e Vlorës

By: Ela
20 December 2025 at 08:45

Ka nisur fluksi i parë i pasagjerëve në Portin e Vlorës, ku shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në emigrim kanë zgjedhur të kalojnë festat e fundvitit pranë familjeve të tyre në Shqipëri, veçanërisht në Vlorë. Gjatë mbërritjes së datës 20 dhjetor 2025, në port janë regjistruar 288 pasagjerë dhe 46 anëtarë ekuipazhi. Bashkë me […]

The post Festat e fundvitit, fluks pasagjerësh në portin e Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria vend tranzit për emigrantët, Zhulali: Shqetësues fakti që Qeveria nuk ka asnjë komunikim publik me popullin

By: redi
17 December 2025 at 21:20

Shqipëria po përgatitet për t’u përballur me flukse të paligjshme migratore si një vend-kalim tranzit. 20 qendra të reja pritje për emigrantët ilegalë pritet të ngrihen deri në 2028-ën në 3 qarqe kryesore të vendit, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë për të strehuar kryesisht emigrantët që vijnë nga vende në konflikt me destinacion Bashkimin Evropian. Ilda Zhulali u shpreh se kjo është pjesë e…

Source

Emigrantët dhe ata që punojnë përkohësisht jashtë dërguan 2.1 miliardë euro në Shqipëri në 2024-n

By: Ela
15 December 2025 at 14:30

Rreth 2.1 miliardë euro janë dërguar në Shqipëri gjatë vitit 2024 nga transfertat personale dhe kompensimi i punonjësve, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Nga kjo shumë, rreth 1.4 miliardë euro kanë ardhur nga vendet e Bashkimit Europian, ndërsa afërsisht 670 milionë euro nga vende jashtë BE-së. Në krahasim me 2023-n, shuma totale e […]

The post Emigrantët dhe ata që punojnë përkohësisht jashtë dërguan 2.1 miliardë euro në Shqipëri në 2024-n appeared first on BoldNews.al.

BE përshpejton riatdhesimet në fushatën kundër migrimit

By: Ela
11 December 2025 at 09:04

Po të lexoni strategjinë më të fundit të sigurisë së Uashingtonit, e cila kritikon politikat e migrimit evropian dhe pretendon se kontinenti përballet me një ‘zhdukje të qytetërimit’, mund të mendoni se BE po hap kufijtë e tij plotësisht. Në fakt, migrimi i parregullt drejt bllokut po zvogëlohet, dhe shtetet e BE sapo kanë miratuar rregullat më […]

The post BE përshpejton riatdhesimet në fushatën kundër migrimit appeared first on BoldNews.al.

Paratë që emigrantët sollën në shtëpi arritën rekordin e 817 milionë eurove në janar-shtator

By: Ela
11 December 2025 at 08:31

Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po vijojnë të kenë një tendencë rritjeje, duke reflektuar ciklin e ri të emigracionit në vend. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 817 milionë euro në janar-shtator 2025, me një rritje prej […]

The post Paratë që emigrantët sollën në shtëpi arritën rekordin e 817 milionë eurove në janar-shtator appeared first on BoldNews.al.

BE bën pakt për emigrantët: Do të rishpërndahen. Shtohet lista e vendeve të sigurta

By: lindita
9 December 2025 at 12:59

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian ranë dakord për t’i bërë më të thjeshta refuzimet e kërkesave për azil dhe për të hartuar një listë të përbashkët të “vendeve të sigurta të origjinës”. Marrëveshja parashikon gjithashtu zhvendosje të brendshme të azilkërkuesve brenda BE-së dhe kontribute financiare nga shtetet anëtare. Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel…

Source

90% e emigrantëve shqiptarë në Gjermani, në punë me aftësi të ulëta

By: Ela
9 December 2025 at 08:18

Emigrantët nga Ballkani janë bërë një pjesë e rëndësishme e tregut të punës në Gjermani. Sipas të dhënave nga Bruegel, një organizatë kërkimore, shqiptarët në Gjermani dominojnë në punët me aftësi të ulëta dhe të mesme dhe ndër më të ulëtit në rajonin e Ballkanit për punë të kualifikuar. Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen […]

The post 90% e emigrantëve shqiptarë në Gjermani, në punë me aftësi të ulëta appeared first on BoldNews.al.

BE përshpejton dëbimet e emigrantëve, firmosen marrëveshje të reja për qendrat e kthimit 

By: Elva
8 December 2025 at 16:45

Bashkimi Evropian po përgatitet të zbatojë një ligj të ri që synon të përshpejtojë procesin e deportimit të azilkërkuesve të refuzuar dhe emigrantëve të parregullt. Sipas rregullores së re të quajtur “Rregullorja e Kthimit”, shtetet anëtare do të kenë të drejtën të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe me vende jo-anëtare të BE-së për ngritjen e qendrave të […]

The post BE përshpejton dëbimet e emigrantëve, firmosen marrëveshje të reja për qendrat e kthimit  appeared first on BoldNews.al.

Fundoset varka me emigrantë/ Greqi, 18 të vdekur, vijon operacioni i kërkim shpëtimit

7 December 2025 at 17:33

Të paktën 18 emigrantë që përpiqeshin të kalonin Detin Mesdhe, humbën jetën pasi varka e tyre u fundos në jug të ishullit të Kretës.

Varka u gjet nga një anije tregtare turke që po kalonte, thanë autoritetet.

Dy të mbijetuar u shpëtuan dhe një operacion shpëtimi për të gjetur njerëz të tjerë po vazhdon.

Greqia është një pikë hyrëse kryesore në Bashkimin Evropian për njerëzit që ikin nga konflikti dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi dhe aksidentet fatale janë një dukuri e zakonshme.

Udhëtimi i shkurtër por i rrezikshëm nga bregu i Turqisë në ishujt grekë të afërt me gomone ose varka të vogla, shpesh në kushte të këqija, dikur ishte rruga kryesore derisa patrullimet e shtuara dhe kthimet e dyshuara ulën rastet.

Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar se nga vinte varka. Një anije dhe një aeroplan nga agjencia evropiane kufitare Frontex, një helikopter i Rojës Bregdetare Greke dhe tre anije tregtare po marrin pjesë në operacionin e kërkimit.

Projekti për 20 qendra emigrantësh, Gjokutaj: Rama po bën si Vuçiç, po shpopullon vendin për pushtet

By: Elva
5 December 2025 at 22:29

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar në lidhje me projektin qeveritar që parashikon ngritjen e rreth 20 qendrave pritëse për emigrantët nga vendet e treta në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, ai e ka quajtur këtë nismë “politikë antikombëtare” dhe “akt tradhtie kombëtare” nga ana e Kryeministrit dhe qeverisë që ai drejton. Sipas Gjokutajt, […]

The post Projekti për 20 qendra emigrantësh, Gjokutaj: Rama po bën si Vuçiç, po shpopullon vendin për pushtet appeared first on BoldNews.al.

Anglia ofron mbi 3 mijë paund për largim vullnetar, ndërsa 700 familje shqiptare përballen me dëbim

By: Ela
5 December 2025 at 13:46

Qeveria britanike po shqyrton ofrimin e më shumë se 3 mijë paundëve për qindra familje shqiptare, me qëllim nxitjen e largimit të tyre vullnetar nga Mbretëria e Bashkuar, në kuadër të masave të reja për ashpërsimin e politikave të emigracionit. Nisma vjen pasi Ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, njoftoi në Parlament se rreth 700 familje shqiptare, përfshirë […]

The post Anglia ofron mbi 3 mijë paund për largim vullnetar, ndërsa 700 familje shqiptare përballen me dëbim appeared first on BoldNews.al.

Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët nga Azia! 3 qytetet ku do të vendosen

By: Ela
5 December 2025 at 08:26

Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistan, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë dhe Serbinë si rrugë kalimi drejt Greqisë. Qendrat do të vendosen në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër. Plani […]

The post Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët nga Azia! 3 qytetet ku do të vendosen appeared first on BoldNews.al.

❌
❌