Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Festat e fundvitit mbingarkojnë Urgjencën e Elbasanit, mjeku: Mbi 300 pacientë në 24 orë

By: M C
30 December 2025 at 20:14

Gjatë festave të fundvitit, Urgjenca e Spitalit Rajonal të Elbasanit përballet me një fluks të lartë pacientësh, ku më shumë se 300 persona paraqiten brenda 24 orëve për shkak të aksidenteve rrugore, teprimit me alkoolin, problemeve kardiake dhe dëmtimeve nga fishekzjarrët.

Drejtori i Urgjencës, Ergys Miçi, thekson se konsumimi i alkoolit gjatë mbrëmjeve festive shpesh e kthen festën familjare në traumë, veçanërisht kur drejtuesit e mjeteve drejtojnë automjetin nën efektin e tij. Sipas tij, çdo vit gjatë kësaj periudhe regjistrohen aksidente të shumta rrugore, përfshirë edhe raste me humbje jete.

“Gjatë festave ka gjithmonë teprim në konsumimin e alkoolit dhe këshillojmë të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes, në mënyrë që festa të mos kthehet në traumë. Çdo person që konsumon alkool duhet të ketë kujdes të mos drejtojë automjetin, pasi shpesh ajo që nis si festë familjare përfundon në tragjedi. Çdo vit kemi pasur raste të shumta aksidentesh, madje edhe me humbje jete”, thotë Ergys Miçi.

Një tjetër kategori e rrezikuar janë moshat e treta dhe fëmijët, të cilët përballen me pasoja serioze shëndetësore gjatë festave. “Moshat e treta duhet të tregojnë kujdes të shtuar, pasi edhe sasi të vogla alkooli ose teprimi me ushqimin, në prani të problemeve kardiake, mund të sjellin pasoja serioze, si edemë pulmonare. Gjithashtu, personat me astmë kronike duhet të kenë kujdes në klimat e ftohta. Fëmijët duhet të mbrohen nga fishekzjarrët; vitet e kaluara kemi pasur raste me djegie dhe dëmtime të gishtave”, thotë ai.

Sipas drejtuesit të Urgjencës, fluksi i pacientëve rritet ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, duke kaluar shifrën e zakonshme. “Fluksi i pacientëve mund të arrijë deri në 300 persona në 24 orë. Në fundvit ka një rritje të ndjeshme të fluksit, si në shërbimin paraspitalor ashtu edhe në atë spitalor. Përgatitemi për datat 31 dhjetor, 1 dhe 2 janar, duke siguruar furnizime shtesë dhe rritur gatishmërinë. Numri i rasteve mund të arrijë 250–300 në 24 orë, një fluks i konsiderueshëm për Urgjencën”. thotë Miçi.

Autoritetet shëndetësore apelojnë për kujdes maksimal gjatë festave, duke theksuar se shmangia e alkoolit në drejtimin e automjeteve dhe përdorimi i kujdesshëm i fishekzjarrëve janë thelbësore për të mos e kthyer festën në urgjencë spitalore.

The post Festat e fundvitit mbingarkojnë Urgjencën e Elbasanit, mjeku: Mbi 300 pacientë në 24 orë appeared first on Albeu.com.

Fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26 December 2025 at 13:18

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Pikat e Kalimit Kufitar të Kapshticës dhe Kakavijës kanë shënuar fluks të lartë udhëtarësh që vijnë për festat e fundvitit nga shteti fqinj, Greqia.

Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole tha sot për ATSH-në se “lëvizjet në kufi gjatë ditëve të fundit janë më të shumta në drejtim të hyrjes në Shqipëri, pasi emigrantë të shumtë shqiptarë kthehen për të kaluar festat pranë familjeve të tyre. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Policisë së Kalimit Kufitar të Kapshticës vetëm gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet PKK Kapshticë kanë hyrë dhe dalë 8424 shtetas me 3046 mjete. Konkretisht kanë hyrë në vendin tonë 6907 shtetas me 2485 mjete si dhe kanë dalë 1517 shtetas me 561 mjete”.

Sipas tij, për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve dhe mjeteve Policia Kufitare është angazhuar për të shmangur krijimin e radhëve dhe për të minimizuar kohën e pritjes.

Ndërsa Drejtoria e Kalimit Kufitar të Kakavijës bën të ditur se në 24 orët e fundit janë përpunuar 10.087 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 8537 në hyrje dhe 1550 në dalje, si dhe 2902 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 2413 në hyrje dhe 489 në dalje.

Autoritetet kufitare u bëjnë thirrje udhëtarëve të planifikojnë lëvizjet dhe të respektojnë rregullat, pasi fluksi pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

/k.s/r.e/a.f/

The post Fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Emigrantët kthehen për festa/ Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke punon me pak sportele

By: V K
25 December 2025 at 11:44

Festat e fundvitit kanë shtuar ndjeshëm numrin e hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës, duke krijuar radhë të gjata pritjeje, kryesisht në anën greke të doganës.

Gjatë ditës së djeshme, deri në orët e vona të mbrëmjes, në secilën korsi janë krijuar kolona automjetesh që shkonin deri në dy kilometra, ndërsa vonesat në sportelet e doganës greke ishin të theksuara për çdo mjet.

Edhe mëngjesi i sotëm ka nisur me fluks të shtuar lëvizjesh. Pala greke vijon të punojë me numër të reduktuar sportelesh, çka po krijon vonesa të mëtejshme dhe automjete në pritje në radhë të gjata. Pala shqiptare po punon me 4 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.

Sipas të dhënave nga Pika Kufitare Kakavijë, në doganën shqiptare, vetëm gjatë datës 24 dhjetor 2025 janë përpunuar 10 508 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 8 189 në hyrje dhe 2 319 në dalje, si dhe 3 219 mjete, prej të cilave 2 472 në hyrje dhe 747 në dalje.

The post Emigrantët kthehen për festa/ Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke punon me pak sportele appeared first on Albeu.com.

“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

By: D Marku
24 December 2025 at 19:43

Rreth një vit më parë, Olta Boka u bë nënë për herë të dytë dhe në familjen e saj u shtua djali, Brel. Tashmë Gaia është pesë vjeçe dhe këngëtarja u është përkushtuar plotësisht të dyve për të qenë pranë tyre në vitet e para të fëmijërisë. Në bisedën me “Rudinën” në Tv Klan, ku gjendet krah babait, Reshitit dhe vëllait, Stivit, Olta thotë se po e shijon shumë këtë periudhë me dy fëmijët.

Ajo vëren ndryshime mes tyre në karakter, por edhe në rritje. Me Brelin ka përjetuar edhe një episod shëndetësor pak sfidues, por tani e sheh me mirënjohje për të vlerësuar edhe kënaqësitë e përditshmërisë.

Olta Boka: Mendoj që është një nga periudhat më të mira që unë po shijoj. Kam marrë shumë me vete dhe nuk kam pasur pishmane kur jam bërë mama, si me Gaiën, ashtu edhe me Brelin, por mbi të gjitha faleminderit Zotit që kam mundësi të bëj atë lloj mëmësie për të qenë e pranishme, për të qenë prezente për ta, të paktën minimalisht që unë i mendoj si gur themeli shumë të rëndësishme për fëmijërinë dhe jam duke e shijuar si Gaian, si Brelin.

Rudina Magjistari: Si ka qenë nëse do t’i krahasoje të dy? Si duket djali?

Olta Boka: Në të dy aspektet, si dielli me hënën. Ndoshta edhe mungesa e eksperiencës bënte që t’i shihja ndryshe gjërat me Gaiën, por me një sy të ftohtë karakterialisht janë shumë të ndryshëm, nevojat i kanë komplet të ndryshme, vajza është më emocionale, djali më i pavarur, por nga ana tjetër mendoj që do të kisha vetëm eksperiencën dhe mos të vinin ato dy-tre shqetësime të vogla në fillim të vitit të parë që pata me Brelin, do të kishte qenë shumë vaj, por them që Zoti t’i jep shkallët ngadalë-ngadalë për t’u përforcuar që ti të mundesh të kalosh edhe sfida të tjera.

Rudina Magjistari: Po, por mendoj që imuniteti është gjithmonë delikat në vitin e parë.

Olta Boka: Po, por Breli lindi me refluks të gradës së tretë dhe muajt e parë m’u përkeqësuan në aspektin edhe fizik sepse nuk e ushqeja dot, nuk e ndërroja dot, për të fjetur ishte shumë e vështirë, unë e shtrija mbi trupin tim, në kraharor dhe flija vetëm në një krevat me jastëkë në të dyja anët sepse kisha frikë se mos më binte. Ishte një periudhë paksa sfiduese se gjërat harrohen, por janë ca gjëra të vogla që të thonë kujdes, mos i merr të mirëqena gjërat që ti i gëzon mjaftueshëm në përditshmërinë tënde.

The post “Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues appeared first on Albeu.com.

Vijon fluksi në pikën kufitare Shqipëri- Greqi/ Vetëm sot 7919 lëvizje! Policia kufitare: Protesta vijon, për këtë periudhë nuk do të ketë ndërprerje të trafikut

By: M C
23 December 2025 at 16:20

Fluks i lartë lëvizjeje është regjistruar në doganën kufitare, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Greqi kanë lëvizur gjithsej 7 919 shtetas, nga të cilët 5 253 në hyrje dhe 2 666 në dalje. Gjithashtu, janë regjistruar 2 675 mjete në hyrje-dalje, konkretisht 1 626 në hyrje dhe 1 049 në dalje.

Sipas mediave greke, rruga Kakavije–Janinë, në segmentin Kallpaq, do të mbetet e hapur për qarkullimin e automjeteve gjatë periudhës së festave të Krishtlindjeve. Fermerët, blegtorët dhe bletarët që kanë organizuar bllokimin e zonës kanë vendosur të heqin përkohësisht bllokadat deri të premten, më 26 dhjetor. Megjithëse protesta e fermerëve vijon, për këtë periudhë të veçantë nuk do të ketë ndërprerje të trafikut, me qëllim shmangien e problemeve dhe lehtësimin e lëvizjes.

The post Vijon fluksi në pikën kufitare Shqipëri- Greqi/ Vetëm sot 7919 lëvizje! Policia kufitare: Protesta vijon, për këtë periudhë nuk do të ketë ndërprerje të trafikut appeared first on Albeu.com.

Fluks i lartë në Kakavijë, vijojnë protestat e fermerëve grekë

By: Elva
23 December 2025 at 16:07

Fluks i shtuar lëvizjesh është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare mes Shqipëria dhe Greqia, konkretisht në doganën e Kakavijë. Sipas raportimeve, në të dyja anët e kufirit kanë lëvizur gjithsej 7 919 shtetas, prej të cilëve 5 253 në hyrje dhe 2 666 në dalje. Po ashtu, janë regjistruar 2 675 […]

The post Fluks i lartë në Kakavijë, vijojnë protestat e fermerëve grekë appeared first on BoldNews.al.

Vijnë emigrantët, fluks në port/ Vlorë, qindra pasagjerë dhe automjete mbërrijnë për festat

21 December 2025 at 12:41

VLORË- Pamjet që shihni vijnë nga Porti i Vlorës, ku dhjetëra makina qëndrojnë në rradhë për të kaluar. Festat e fundvitit kanë sjellë fluks të lëvizjes së qytetarëve në Portin e Vlorës.

Mëngjesin e kësaj të diele kanë mbërritur në qytetin bregdetar rreth 700 pasagjerë dhe mbi 140 automjete me tragetin e linjës Brindisi–Vlorë, duke rritur ndjeshëm numrin e udhëtimeve drejt Shqipërisë për festat e fundvitit.

Sipas të dhënave zyrtare, edhe një ditë më parë në Portin e Vlorës kanë mbërritur rreth 300 pasagjerë.

Autoritetet portuale bëjnë me dije se lëvizjet pritet të vijojnë me intensitet edhe në ditët në vijim. Parashikohet që piku i fluksit të regjistrohet në datat 23–24 dhjetor, si dhe në periudhën 26–29 dhjetor, kur numri i udhëtarëve dhe automjeteve do të jetë më i lartë.

Përballë këtij fluksi, strukturat portuale dhe shërbimet përkatëse janë angazhuar për të garantuar përpunimin normal të pasagjerëve dhe mjeteve, si dhe për të shmangur vonesat apo problematikat gjatë procedurave të hyrje-daljeve./abcnews.al

Festa e Pavarësisë, mbi 18 mijë shqiptarë të Kosovës në 24 orët e fundit kaluan në Morinë

28 November 2025 at 12:07

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Qytetarë të shumtë nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar festat e 28 dhe 29 nëntorit.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Dritan Beji tha sot për ATSH-në se “në 24 orët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës ka pasur një fluks të lartë të qytetarëve nga Kosova që i janë drejtuar Shqipërisë për të festuar”

“Referuar të dhënave të Drejtorisë së Policisë Kufitare të Kalimit Kufitar të Morinës vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë futur 64 autobusë, ndërsa në total kanë hyrë 17,789 shtetas dhe 4,651 automjete”, tha Beji.

Ndërsa, vijoi Prefekti Beji, vetëm mëngjesin e sotëm kanë hyrë 500 mjete me 2 mijë persona.

Sipas tij, autoritetet kufitare po e përballojnë numrin e madh të hyrjeve dhe daljeve dhe nuk janë krijuar radhë dhe as vonesa.

Për shqiptarët e Kosovës qyteti më i preferuar për të festuar mbetet Vlora, por edhe qytetet e tjera të vendit.

Në të gjithë vendin sot festohet 113-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, si dhe nderon Ditën e Flamurit Kombëtar, simbol i rrugëtimit historik, i sfidave të përballuara dhe i vlerave që bashkojnë shqiptarët kudo ndodhen.

1 nga 4

/k.s/

The post Festa e Pavarësisë, mbi 18 mijë shqiptarë të Kosovës në 24 orët e fundit kaluan në Morinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Radhë të gjata në Qafë Thanë, fluks i lartë automjetesh nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut

By: V K
5 October 2025 at 10:52

Këtë fundjavë, fluks i lartë është krijuar në pikën kufitare të Qafë Thanës, në drejtim të doganës së Maqedonisë së Veriut.

Fluksi i lartë i automjeteve që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Maqedonisë, ka shkaktuar vonesa në kalim, ndërsa udhëtarët raportojnë pritje për përpunimin e dokumenteve.

Autoritetet kufitare janë në terren për të menaxhuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin, i cili pritet të mbetet i dendur gjatë gjithë fundjavës.

The post Radhë të gjata në Qafë Thanë, fluks i lartë automjetesh nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut appeared first on Albeu.com.

Balluku: Tuneli i Murrizit me shifra rekord, mbi 19 mijë mjete më 17 gusht

4 September 2025 at 18:20


TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Tuneli i Murrizit, një pikë kyçe infrastrukturore për qarkun e Dibrës, ka regjistruar një shifër rekord në numrin e automjeteve që kaluan gjatë një dite.
Më 17 gusht 2025, plot 19,050 automjete kanë kaluar nëpër këtë tunel, duke shënuar shifrën më të lartë për këtë sezon turistik.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë një takimi në Tiranë për të diskutuar për ecurinë e sektorit të turizmit, theksoi se ky është një tregues i qartë se si investimet në infrastrukturë mund të ndihmojnë në nxitjen e turizmit, sidomos në zona që nuk kishin qenë tradicionale për turistët.

“Shifra më e lartë e këtij sezoni vjen nga tuneli i Murrizit. Më 17 gusht, ky tunel regjistroi 19,050 automjete, krahasuar me tunelin e Llogorasë, ku në ditën e pikut, më 10 gusht, kaluan 17,684 automjete”, deklaroi Balluku.

Sipas saj, ky rezultat është një dëshmi e fortë se investimet në infrastrukturë moderne mund të hapin mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonave të ndryshme, duke i dhënë shtysë edhe atyre që më parë ishin më pak të vizituara.

Tuneli i Murrizit u hap më 14 mars të këtij viti për qarkullimin e mjeteve pas një pune sfiduese që në nisje të tij për shkak të gjeologjisë problematike të zonës nëpër të cilën kalon.

I cilësuar edhe si shtylla kurrizore e rrugës së Arbrit, ai përbëhet nga dy tunele, nga tuneli kryesor me një gjatësi prej 3789 m dhe tuneli i emergjencës me gjatësi 3781 m, me nga 11 hyrje dhe dalje. /j.p/

The post Balluku: Tuneli i Murrizit me shifra rekord, mbi 19 mijë mjete më 17 gusht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fluks i lartë udhëtarësh në Kakavijë, mbi 13 mijë shtetas kaluan kufirin në 24 orë

By: lindita
18 August 2025 at 11:11

Fluks i shtuar lëvizjesh në Kakavijë në hyrje dhe në dalje të territorit shqiptar. Për të përballuar fluksin, pala jonë po punon me 4 sportele në dalje dhe 3 sportele në hyrje, duke garantuar ecurinë normale të lëvizjes së udhëtarëve. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë kaluar gjithsej 13,611 shtetas, nga të cilët 5,595 në hyrje dhe 8,016 në dalje.

Source

Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë

16 August 2025 at 13:10

TIRANË, 16 gusht/ATSH/  Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat me fluksin më të lartë të udhëtarëve për këtë sezon veror.

Që nga orët e para të mëngjesit dhe deri në mbrëmje, terminali i pasagjerëve është i mbushur me qytetarë që hyjnë dhe dalin nga vendi, duke e bërë këtë nyje kryesore detare një nga pikat më të frekuentuara të qarkullimit ndërkombëtar.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në dy javët e para të muajit gusht, përmes Portit të Durrësit kanë lëvizur gjithsej 117 006 udhëtarë dhe 31 602 automjete, shifra që konfirmojnë intensitetin e qarkullimit dhe rolin kyç të këtij porti në lëvizjen sezonale të qytetarëve, sidomos atyre që kthehen nga emigracioni për pushime në atdhe.

Për të përballuar këtë volum të lartë, Administrata Doganore Shqiptare ka angazhuar kapacitete të plota dhe mbetet në gatishmëri, duke punuar me turne të zgjeruara për të menaxhuar fluksin në mënyrë të organizuar, efikase dhe të sigurt. /a.gj/ /a.g/

The post Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fluks kalimesh në Kakavijë, mbi 112 mijë lëvizje gjatë muajit gusht, 20% më shumë se një vit më parë

By: D Marku
12 August 2025 at 15:11

Gjatë 24 orëve të fundit, prej pikës kufitare të Kakavijës kanë hyrë në Shqipëri rreth 8,000 shtetas dhe kanë dalë afro 4,400.

Nga 1 deri më 10 gusht 2025, janë regjistruar mbi 112,000 kalime ose rreth 20% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në Kakavijë po punojnë 4 sportele nga pala shqiptare dhe 3 nga pala greke, dhe koha mesatare e pritjes në radhë është rreth 40 minuta në pikun e ngarkesës.

Mes udhëtarëve 65% e tyre janë në hyrje dhe 35% në dalje, duke përfshirë këtë vit edhe shumë turistë të huaj. Është me interes një lloj tendence e largimit drejt Greqisë jo më për punë por për pushime. Edhe ata që kthehen nuk janë thjesht emigrantë por përtej kthimit në familje shumë prej tyre vijnë për të eksploruar Shqipërinë.

“Kam 25 vjet që jetoj në Greqi, por tani vij më shpesh në Shqipëri. Do iki në Himarë, në Vlorë e në Durrës ku kam edhe shtëpinë. Këtu është shumë bukur”, tha një emigrant nga Himara që udhëton me motor.

Një tjetër qytetar ka zgjedhur të mbërrijë në mesditë për të evituar pritjen tha se vijnë rregullisht dhe jo vetëm për pushime.

“Po vijmë për pak ditë për një hall familjar, por vijmë shpesh, si rregull dy herë në vit patjetër”, tha një tjetër emigrant.

Një familje nga Elbasani i ka kaluar këtë vit pushimet në Greqi dhe po kthehen në shtëpi përmes Kakavijes.

“Jemi nga Elbasani. Ishim me pushime në Greqi dhe tani po ikim në shtëpi. Ka pak ngarkesë, por nuk krahasohet me vitet e mëparshme. Janë shumë makina, është normale”, tha ai.

Autoritetet ju kanë bërë thirrje udhëtarëve të shmangin oraret e pikut, të shfrytëzojnë udhëtimet paradite  dhe pasdite  dhe të marrin në konsideratë përdorimin e pikave të tjera kufitare me Greqinë, për të shmangur vonesat.

The post Fluks kalimesh në Kakavijë, mbi 112 mijë lëvizje gjatë muajit gusht, 20% më shumë se një vit më parë appeared first on Albeu.com.

Kaos në akset rrugore/ Rrugët pushtohen nga trafiku, mijëra turistë mbeten të bllokuar

By: M C
10 August 2025 at 21:27

Mijëra turistë që i drejtohen bregdetit të Shëngjinit, Tales dhe Velipojës janë përballur me pritje disa orëshe. Mbrëmja e sotme ka sjellë një trafik të rënduar, mbi 24 kilometra të gjatë, nga Shëngjini deri në Milot.

Pavarësisht punës së policisë rrugore, rrugët në Lezhë vijojnë të mbingarkohen, kryesisht për shkak të fluksit të lartë të pushuesve, por edhe mungesës së infrastrukturës rrugore.

Situata është përkeqësuar më tej nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, e cila shërbente si rrugë dytësore për të shmangur bllokimet.

The post Kaos në akset rrugore/ Rrugët pushtohen nga trafiku, mijëra turistë mbeten të bllokuar appeared first on Albeu.com.

Fluks i shtuar në Pikën Kufitare të Kakavijës, rriten kapacitetet për përpunimin e udhëtarëve

10 August 2025 at 17:25

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Gjatë orëve të fundit është vërejtur një fluks i shtuar hyrjesh në territorin shqiptar përmes Pikës së Kalimit Kufitar (PKK) në Kakavijë.

Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, ky fluks ka sjellë ngarkesë të përkohshme në përpunimin e udhëtarëve, por situata po menaxhohet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet greke, të cilat kanë shtuar numrin e sporteleve për përpunimin e dokumentacionit në drejtim të Shqipërisë.

Aktualisht, në hyrje të Republikës së Shqipërisë po operohet me 5 sportele dhe në dalje me 2 sportele, ndërkohë që pala greke ka vendosur në funksion 3 sportele për hyrje dhe 2 për dalje.

Nga ora 08:00 deri në orën 16:00 të ditës së sotme, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë dhe dalë gjithsej 5482 shtetas dhe 2090 automjete.

“Pika e Kalimit Kufitar e Kakavijës mbetet në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet homologe greke për të garantuar një menaxhim efikas të lëvizjes dhe për të shmangur krijimin e radhëve të gjata”, bën të ditur Policia e Shtetit.

/r.e/

The post Fluks i shtuar në Pikën Kufitare të Kakavijës, rriten kapacitetet për përpunimin e udhëtarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në doganën e Kapshticës

10 August 2025 at 09:44

Fluksi i emigrantëve në mesin e muajit gusht, sjell edhe radhët kilometrike në doganën e Kapshticës. E njëjta situatë po përsëritet edhe këtë vit. Siç e shihni në pamjet e mëposhtme, paraditen e kësaj të diele, radha e mjeteve që presin për të hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë i kalon 2 kilometra. Mësohet […]

The post VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në doganën e Kapshticës appeared first on BoldNews.al.

Fluks në doganën e Morinës, afro 40 mijë persona nga Kosova drejt Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit

By: D Marku
9 August 2025 at 17:08

Edhe në fundjavën e dytë të gushtit në pikën e kalimit kufitar në Morin kishte fluks automjetesh e qytetarësh. Kanë zgjedhur destinacione të ndryshme për pushime, që nga Velipoja, Shëngjini e deri në Sarandë.

Do shkojmë në Sarandë, jemi nga Prishtina. Edhe vitin e kaluar isha po në Sarandë. Do qëndrojmë 10 ditë”, tha një qytetar.

Do shkoj në Velipojë, vijmë nga Gjilani”, u shpreh një tjetër.

Të tjerë po shkojnë në aeroport të marrin të afërmit e tyre.

Kujtojmë që nga protokolli I nënshkruar mes dy qeverive nuk ka kontrolle për qytetarët e dy vendeve për të gjithë periudhën 1 maj – 30 shtator. Në 24 orët e fundit, në pikën e kalimit kufitar në doganën e Morinit kanë hyrë rreth 18000 shtetas dhe kanë dalë rreth 21400 shtetas

The post Fluks në doganën e Morinës, afro 40 mijë persona nga Kosova drejt Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit appeared first on Albeu.com.

TIA rekord historik me 298 fluturime dhe mbi 50 mijë pasagjerë në një ditë

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Transporti ajror në Shqipëri po njeh një rritje të qëndrueshme, si në frekuencën e fluturimeve ashtu edhe në numrin e pasagjerëve, duke reflektuar zhvillimin ekonomik dhe rritjen e kërkesës për lëvizshmëri ndërkombëtare.

Tirana International Airport (TIA), njoftoi sot për një tjetër momenti historik, ku regjistroi ditën me trafikun më të lartë ndonjëherë, me 298 fluturime në një ditë dhe
50,892 pasagjerë që kaluan nëpër terminal.

Ky rekord përfaqëson një sukses të rëndësishëm për aeroportin dhe një tregues i qartë i rritjes së kapacitetit dhe efikasitetit të infrastrukturës ajrore në vend.

“Misioni ynë mbetet i pandryshuar: Të lidhim Shqipërinë me botën,” thuhet në deklaratën e TIA, që shpreh mirënjohje për ekipin profesionist dhe pasagjerët që zgjedhin përditë këtë portë ajrore si pikën e nisjes apo mbërritjes së tyre.

Rritja e vazhdueshme e trafikut ajror në Shqipëri po shoqërohet me zgjerim të destinacioneve, përmirësim të shërbimeve dhe investime në infrastrukturë, duke e kthyer TIA në një nyje të rëndësishme lidhjeje për rajonin dhe më gjerë.

Transporti ajror në Shqipëri po përjeton një rritje të qëndrueshme, si në numrin e fluturimeve, ashtu edhe të pasagjerëve, ndërkohë që vijimi i investime në TIA po rrisin cilësinë e shërbimit për udhëtarët dhe fluksin e fluturimeve.

/e.xh/a.f/

The post TIA rekord historik me 298 fluturime dhe mbi 50 mijë pasagjerë në një ditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë-Thanës, radhë mjetesh nga RMV për të kaluar doganën

By: D Marku
2 August 2025 at 11:32

Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë Thanës. Dhjetëra automjete nga Maqedonia e Veriut presin në radhë për të hyrë në territorin shqiptar.

Për të përballuar këtë fluks, autoritetet kufitare kanë vënë në funksion 4 sportele për qytetarët dhe 1 sportel të dedikuar për kamionët.

Shumica e udhëtarëve janë shtetas të huaj që zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet e verës.

Gjatë tre ditëve të fundit, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë dhe dalë rreth 30 mijë udhëtarë dhe mbi 11 mijë mjete.

The post Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë-Thanës, radhë mjetesh nga RMV për të kaluar doganën appeared first on Albeu.com.

Sezoni veror, Rrugorja e Lezhës: Gjatë 24 orëve qarkullojnë mbi 100 mijë mjete

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Në pikun e sezonit turistik, rrugët e Lezhës përballen çdo ditë me një fluks të automjetesh. Mbi 100 mijë mjete kalojnë brenda 24 orëve, ndërsa gjatë fundjavave numri shtohet edhe më shumë, për shkak të lëvizjeve drejt zonave bregdetare.

Përballë këtij volumi në rritje, Policia Rrugore ka shtuar ndjeshëm prezencën në terren. Patrullat janë të shpërndara në pikat më të ngarkuara, nga akset kombëtare deri tek degëzimet dytësore, duke koordinuar trafikun dhe ndihmuar drejtuesit e automjeteve.

Sipas të dhënave të Policisë, kulmi i trafikut regjistrohet pasditet e të dielave, kur rreth 60 mijë automjete nisen për të dalë nga zonat turistike.

“Qarku i Lezhës është një tranzit për të gjithë veriun. Në akset rrugore të Lezhës kalojnë një numër tepër i madh, veçanërisht në sezonin e verës. 6-mujorin e parë kanë kaluar më shumë se 80 mijë mjete në 2 pikat e kalimit kufitar. Ndërsa në sezonin veror në qarkun e Lezhës kalojnë mbi 100 mijë mjete, që do të thotë fluks shumë i shtuar. Shërbimet e Policisë janë të vendosura në të gjitha kryqëzimet”, tha Valmir Nikolli, shef i Qarkullimit Rrugor Lezhë, në një intervistë televizive.

Nikolli thotë se rastet e drejtimit në gjendje të dehur, përdorimin e celularit, si dhe parakalimet e rrezikshme, që mbeten ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve, kanë vëmendjen e policisë.

“Me qëllim parandalimin e incidenteve rrugore, i kemi mbikëqyrur në vazhdimësi drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat. Ne nuk e kemi lënë pas dore edhe kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë së qarkullimit rrugor”, përfundoi Nikolli.

/m.q//r.e//a.f/

The post Sezoni veror, Rrugorja e Lezhës: Gjatë 24 orëve qarkullojnë mbi 100 mijë mjete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌