Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sot mot i vranët me intervale kthjellimesh

30 November 2025 at 07:30

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh.

Priten reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës në jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 6/14 Re diell
Kukës -1/7 Re diell
Lezhë 7/14 Re diell
Dibër 1/8 Re diell
Durrës 8/15 Re diell
Tiranë 7/18 Re diell
Elbasan 7/18 Re diell
Berat 5/16 Re shi diell
Vlorë 8/16 Re shi diell
Korçë 1/8 Re shi diell
Gjirokastër 4/14 Re shi diell
Sarandë 6/15 Re shi diell

 

The post Sot mot i vranët me intervale kthjellimesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqiptarët festojnë në Selanik, mediat greke i japin fokus flamurit të UÇK-së

29 November 2025 at 23:56


28-29 Nëntor janë padyshim festat më të dashura për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit.

Shqiptarët e Greqisë kanë dhënë spektakël një natë më parë në qytetet e këtij shteti, teksa kanë festuar me flamuj, këngë e valle tradicionale nëpër rrugët kryesore.

Mediat greke kanë shkruar për këto festime, ndërsa janë ndalur në Selanik, aty ku ‘shqipet’ kanë vërshuar me makinat e tyre në rrugët kryesore dhe para ‘Kullës së Bardhë’, një pikë referimi e këtij qyteti, ndërsa në makina kanë vendosur flamuj të Shqipërisë dhe të UÇK.


“Ata kanë parkuar makinat para Kullës së Bardhë dhe kanë festuar duke kërcyer me flamuj”, shkruajnë mediat greke, ndërsa theksojnë se kjo festë është me rëndësi për të gjithë shqiptarët./Top Channel

Shqiptarët e Shqipërisë zgjedhin Europën për festat, ndërsa Shqipëria mbushet me turistë nga Kosova

29 November 2025 at 22:10


Gjatë festave kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit, po vihet re gjithnjë e më shumë një fenomen në lëvizjet turistike, shumë shqiptarë të Shqipërisë zgjedhin t’i kalojnë pushimet jashtë vendit, ndërsa në të njëjtën kohë, Shqipëria mirëpret një numër të konsiderueshëm vizitorësh nga Kosova.

Përfaqësuesit e agjencive turistike thonë se për shqiptarët e Shqipërisë, festat e nëntorit shihen si mundësi për të udhëtuar në destinacione të huaja, kryesisht qytete europiane dhe vende fqinje, ku ofertat janë të larmishme dhe çmimet shpesh më konkurruese.

Ndërkohë, brenda vendit, tabloja është krejt tjetër. Menaxheri i një resorti bregdetar, Blerim Norja, shprehet se gjatë këtyre ditëve bien në sy rezervimet e shumta nga Kosova. Familjet kosovare zgjedhin bregdetin shqiptar për të festuar, duke e kthyer fundnëntorin në një periudhë të rëndësishme për turizmin vendas, edhe pse jashtë sezonit veror.

Për të krijuar një atmosferë sa më festive, hotelet dhe strukturat akomoduese kanë përgatitur aktivitete të ndryshme, duke e bërë qëndrimin e vizitorëve më të këndshëm. Edhe këtë vit, për festat e Nëntorit, institucionet vendore kanë veshur qytetin kuqezi, ndërsa janë planifikuar një sërë aktivitetesh kulturore artistike./A2 CNN

- YouTube youtu.be


Gjirokastra e veshur kuqezi

29 November 2025 at 18:49

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Nën Kalanë e Argjirosë, Gjirokastra u vesh me drita dhe flamuj kuqezi për të përkujtuar Festat e Nëntorit, duke krijuar një atmosferë festive dhe krenarie kombëtare.

Festimet e këtij viti u zhvilluan në të gjitha qytetet e vendit, me drita, flamuj e dekorime kuqezi, koncerte, aktivitete kulturore dhe programet e nxënësve që sollën artin dhe traditën shqiptare në qendër të vëmendjes.

Kryeministri Edi Rama postoi nga Gjirokastra, duke ndarë emocionet e kësaj dite të veçantë: “Nën Kalanë e Argjirosë, Gjirokastra është veshur kuqezi”, shkroi Rama në një postim.

Ky moment simbolizon jo vetëm festimin e 28 dhe 29 Nëntorit, por edhe sakrificën dhe heroizmin e brezave që luftuan për lirinë e vendit, ndërsa qytetarët në të gjithë Shqipërinë morën pjesë masivisht për të festuar identitetin dhe vlerat kombëtare.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë, një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur.

Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar.

Ndërsa sot Shqipëria feston 81-vjetorin e Çlirimit, njëkohësisht ditë kujtese e sakrificës sublime për mijëra të rinj e të reja që ranë heroikisht në emër të lirisë.

/gj.m/r.e/

The post Gjirokastra e veshur kuqezi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga Alpet të mbuluara nga dëbora

29 November 2025 at 14:28

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më tërheqëse gjatë viteve të fundit.

Përveç bregdetit gjatë verës, pushuesit zgjedhin si destinacion edhe bukuritë natyrore të vendit gjatë dimrit.

Një prej tyre janë edhe Alpet Shqiptare, të cilat të mbuluara nga manteli i bardhë i dëborës ofrojnë peizazhe mahnitëse.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga madhështia e Alpeve tona, të mbuluara nga manteli i bardhë i dëborës dhe të frekuentuara nga turistët e shumtë vendas dhe të huaj në Ditën e Çlirimit të vendit.

Alpet shqiptare me bukuritë e tyre natyrore mbeten një atraksion absolut i turizmit duke tërhequr pushues vendas dhe të huaj në çdo periudhë të vitit.

Të përfaqësuara nga një reliev malor me kontraste të shumta, të përshkuara nga lugina lumenjsh me ujëra të kristalta, gryka dhe qafa malesh që të intrigojnë të vazhdosh më tej për të eksploruar natyrën, me një bimësi të pasur, Alpet përfaqësojnë një perlë me vlera unikale për Shqipërinë.

Majat e maleve në këtë territor duket sikur arrijnë qiellin. Bukuria mahnitëse e tyre pasqyrohet në ujërat e kthjellta të lumenjve si Shala, Valbona, Curraj, Cemi, Moraça, etj., si dhe në liqenet akullnajore të Pejës, Jezercës, Dobërdolit, Sylbicës etj., ofrojnë një qetësi përrallore dhe një nivel adrenaline, e cila ndryshon në çdo moment që shijon bukuritë e shumta të kësaj hapësire.

Male të tilla si Radohima, Maja e Hekurave, maja e Arapit, maja e Shkëlzenit ofrojnë një panoramë të ndryshme, e cila tundon shpirtin aventuror të çdo vizitori për të parë bukuritë natyrore përreth tyre.

/gj.m/r.e/

The post Rama ndan pamje nga Alpet të mbuluara nga dëbora appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E shtunë 29 nëntor, alternime vranësirash dhe ulje e temperaturave

29 November 2025 at 07:30

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu të dobëta, lokale, dhe afatshkurtra kryesisht në jug të territorit.

Era me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 17 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 5/14 Re shi diell
Kukës -1/8 Re shi diell
Lezhë 5/12 Re shi diell
Dibër 1/8 Re shi diell
Durrës 7/14 Re diell
Tiranë 9/15 Re diell
Elbasan 5/15 Re shi diell
Berat 5/15 Re shi diell
Vlorë 9/15 Re shi diell
Korçë 2/9 Re shi
Gjirokastër 4/14 Re diell
Sarandë 8/15 Re shi diell

The post E shtunë 29 nëntor, alternime vranësirash dhe ulje e temperaturave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot 29 Nëntori, përkujtohet 81-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë

By: gaze tare
29 November 2025 at 08:56

Një ditë pas festimeve të Pavarësisë, Shqipëria përkujton sot 81-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë. Ashtu si çdo vit, figurat më të larta të shtetit pritet të zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, duke nderuar sakrificën dhe heroizmin e atyre që luftuan për liri.

Aktivitetet që nisën nga dje për 113 vjetorin e Pavarësisë në të gjithë vendin, pritet të vijojnë edhe sot në kuadër të ditës së Çlirimit.

Institucione të ndryshme të kulturës kanë njoftuar për program të larmishëm, si një mundësi e shkëlqyer për të festuar kulturën, historinë dhe traditat shqiptare me aktivitete që përfshijnë art, muzikë, valle, ekspozita dhe shumë më tepër.

Shqipëria u çlirua nga forcat fashiste dhe naziste më 28 nëntor 1944, pas një periudhe pesëvjeçare pushtimi që nisi me agresionin fashist italian më 7 prill 1939. Pas kapitullimit të Italisë në vjeshtën e vitit 1943, vendi ra nën kontrollin e gjermanëve.

Lufta për çlirim kulmoi në nëntor të vitit 1944. Tirana u çlirua më 17 nëntor të atij viti, ndërsa Shkodra dhe zona veriore më 29 nëntor, duke shënuar fundin e pushtimit gjerman në të gjithë vendin.

Shqipëria mbetet i vetmi vend në Ballkan që arriti të çlirohej kryesisht me forcat e veta, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit u ndihmuan nga Ushtria e Kuqe.

The post Sot 29 Nëntori, përkujtohet 81-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë appeared first on iconstyle.al.

Këmbimi valutor 29 Nëntor 2025/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

By: V K
29 November 2025 at 08:11

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me 84 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro, do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane, sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik, do blihet me 109.5 lekë dhe do shitet me 110.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor 29 Nëntor 2025/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera appeared first on Albeu.com.

Policia nuk lejon veturat me simbole kombëtare të qarkullojnë në Mitrovicë të Veriut

28 November 2025 at 23:34


Policia në Mitrovicë të Veriut po i kthen prapa veturat të cilat me simbole shtetërore e kombëtare po tentojnë të lëvizin në këtë pjesë të qytetit, në ditën e përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, më 28.11.2025.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga udhëkryqi në “Lagjen e Boshnjakëve”.



Petrit Fejza, shef i Operativës Rajonale të Policisë, tha për KALLXO.com se organet e rendit nuk po i lejojnë personat me flamuj të parakalojnë në veri të vendit me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

“Flamujt nuk janë të ndaluar me ligj, përkundrazi festa është zyrtare mirëpo ne në kapacitetin tonë si institucion i zbatimit të ligjit që për qëllim e ka ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike jemi duke marrë masa që mos me ardhë deri te nevoja për me ndërhy”- potencoi Fejza.

Ndërsa, në Mitrovicë të Jugut ka atmosferë festive, me flamuj të vendosur në hapësira publike e qarkullim të qytetarëve me flamuj kombëtarë, të Kosovës e të UÇK-së.Ndryshe, program festiv e homazhe u bënë në Kullën e Isë Boletinit në fshatin Boletin të komunës së Zveçanit, ku të pranishëm ishin edhe kryekuvendari Dimal Basha, zyrtarë të tjerë të institucioneve qendrore e lokale.

Shqiptarët sot kremtojnë 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Osmani në pritjen e organizuar nga Begaj: Çdo hap sot është amanet i heronjve tanë

28 November 2025 at 22:06


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë. Osmani tha se takimi i bashkoi nën flamurin kuqezi, duke sjellë atmosferë të ngarkuar me histori dhe simbolikë kombëtare.

Ajo theksoi se 28 Nëntori kujton sakrificën e heronjve dhe gjakun e derdhur për lirinë e trojeve shqiptare, duke shtuar se çdo hap i institucioneve sot duhet të jetë në funksion të integrimit dhe bashkëpunimit më të madh mes shqiptarëve kudo që jetojnë.

“Gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë kudo që jeni!”, u shpreh Osmani në urimin e saj.


“Ku ka si ti Shqipëria ime!” jehon në sheshin e Munihut për 28 Nëntor

28 November 2025 at 17:23


“Ku ka si ti Shqipëria ime!”, në sheshin e Munihut për 28 Nëntor! 🇦🇱

Me rastin e Festa e Flamurit, bashkatdhetari Azem Haziri interpreton me piano në sheshin e Munihut veprën e njohur “Ku ka si ti o Shqipëria ime”, duke sjellë emocion dhe krenari shqiptare në zemër të Gjermanisë.

Një moment i veçantë që lidh diasporën me atdheun dhe simbolin e lirisë.

Shikoni videon dhe ndjeni atmosferën e 28 Nëntorit në Munih!



“Sot zemrat tona rrahin më fort për lirinë”, mesazhi nga Lugina

28 November 2025 at 15:18

PRISHTINË, 28 nëntor /ATSH/ Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, duke e cilësuar këtë datë si ditën kur “u ndez përjetësisht drita e lirisë shqiptare”.

Kamberi ka shkruar në Facebook se kjo festë përfaqëson lidhjen mes së kaluarës heroike dhe aspiratave për të ardhmen.

“Sot zemrat tona rrahin më fort, sepse kujtojmë ditën kur e shkuara jonë heroike takon të ardhmen. Flamuri kuqezi na kujton se jemi një komb me shpirt të madh, të kaluar në sakrifica të shumta, por me krenari të pathyer,” shkroi ai.

Kamberi uroi që flamuri shqiptar të valojë kudo ku jetojnë shqiptarët, duke shtuar se uniteti dhe dinjiteti janë kyçe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.

“Të valojë flamuri ynë i shenjtë në çdo shtëpi, në çdo zemër dhe në çdo cep të botës ku jetojnë shqiptarët. Me unitet dhe dinjitet mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, përfundoi ai. /KosovaPress/

The post “Sot zemrat tona rrahin më fort për lirinë”, mesazhi nga Lugina appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani kujton komandatin legjendar, Adem Jashari: Ai është i gjallë në çdo zemër shqiptari

28 November 2025 at 14:41

PRISHTINË, 28 nëntor /ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin, në 70-vjetorin e lindjes së tij, duke e cilësuar atë si simbol të pavdekshëm të lirisë dhe krenarisë kombëtare.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka theksuar se figura e Jasharit mbetet e gjallë në zemrën e çdo shqiptari.

“Ai është i gjallë në çdo zemër shqiptari, frymë e pavdekshme e lirisë dhe krenarisë kombëtare. Në 70 vjetorin e lindjes, si dhe në çdo ditë që frymojmë lirshëm, të përulemi Komandant!”, ka shkruar presidentja.

Në vazhdimësi, institucionet e Kosovës dhe qytetarët e përkujtojnë ditëlindjen e komandantit legjendar, duke nderuar veprën, sakrificën dhe trashëgiminë e tij që mbetet themeli i shtetit dhe lirisë së Kosovës.

/KosovaPress/

The post Osmani kujton komandatin legjendar, Adem Jashari: Ai është i gjallë në çdo zemër shqiptari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festa e Pavarësisë, mbi 18 mijë shqiptarë të Kosovës në 24 orët e fundit kaluan në Morinë

28 November 2025 at 12:07

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Qytetarë të shumtë nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar festat e 28 dhe 29 nëntorit.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Dritan Beji tha sot për ATSH-në se “në 24 orët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës ka pasur një fluks të lartë të qytetarëve nga Kosova që i janë drejtuar Shqipërisë për të festuar”

“Referuar të dhënave të Drejtorisë së Policisë Kufitare të Kalimit Kufitar të Morinës vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë futur 64 autobusë, ndërsa në total kanë hyrë 17,789 shtetas dhe 4,651 automjete”, tha Beji.

Ndërsa, vijoi Prefekti Beji, vetëm mëngjesin e sotëm kanë hyrë 500 mjete me 2 mijë persona.

Sipas tij, autoritetet kufitare po e përballojnë numrin e madh të hyrjeve dhe daljeve dhe nuk janë krijuar radhë dhe as vonesa.

Për shqiptarët e Kosovës qyteti më i preferuar për të festuar mbetet Vlora, por edhe qytetet e tjera të vendit.

Në të gjithë vendin sot festohet 113-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, si dhe nderon Ditën e Flamurit Kombëtar, simbol i rrugëtimit historik, i sfidave të përballuara dhe i vlerave që bashkojnë shqiptarët kudo ndodhen.

1 nga 4

/k.s/

The post Festa e Pavarësisë, mbi 18 mijë shqiptarë të Kosovës në 24 orët e fundit kaluan në Morinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkodra feston 28 Nëntorin: Paradë me kuaj dhe simbole kuqezi

28 November 2025 at 11:40

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ Shkodra ka vijuar sot festimet për 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë, duke sjellë në rrugët e qytetit një atmosferë të jashtëzakonshme bashkimi dhe krenarie kombëtare.

Qytetarë të shumtë, të veshur me simbole kuqezi dhe me flamuj në duar, i janë bashkuar festës së madhe kombëtare.

Tradita shkodrane u përcoll edhe këtë vit me paradën e njohur me kuaj, një nga elementet më karakteristike të festimeve në qytetin verior.

Nën tingujt e muzikës tradicionale dhe moderne, rrugët e Shkodrës u mbushën me energji, gjallëri dhe emocione.

Instrumentistë e grupe artistike i dhanë ngjarjes një dimension edhe më të veçantë, duke shoqëruar festën me ritme që rikthyen ndjesinë e ditëve të mëdha të historisë shqiptare.

Në Shkodër u organizua mbrëmë edhe “Sofra e Pavarësisë” në një atmosferë kuqezi ku u mblodhën mbi 200 të ftuar nga mbarë hapësira shqiptare.

E konsideruar si organizimi më i madh i këtij lloji në Shkodër, “Sofra e Pavarësisë” është një rikthim tek tradita e hershme e mikpritjes që bashkon shqiptarët.

Dhjetëra dronë vizualizuan në qiell hartat e Shqipërisë dhe Kosovës, simbolet kombëtare si dhe figurën e Ismail Qemalit.

Darka solemne rreth “Sofrës së Pavarësisë”, ku merrnin pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, kulmoi me organizimin e një koncerti festiv.

Përgjatë gjithë javës, kjo sofër ka shërbyer si një vitrinë promovimi për produktet bio nga të gjitha trevat shqiptare, duke krijuar një mozaik shijesh autentike dhe duke evidentuar vlerat e trashëgimisë kulturore.

Sot shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, festojnë 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë, një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur.

Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar.

/gj.m/a.f/

The post Shkodra feston 28 Nëntorin: Paradë me kuaj dhe simbole kuqezi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

28 Nëntori, shqiptarët festojnë 113 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë!

28 November 2025 at 07:56

Shqiptarët, kudo ku ndodhen, festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i kryesuar nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Ky akt ishte kurorëzimi i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për mbrojtjen e tërësisë tokësore dhe ngritjen e një shteti të pavarur shqiptar.

Në shpalljen e Pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por 40 ishin firmëtarët që nënshkruan Aktin e Pavarësisë.

28 nëntori i vitit 1912 u quajt si “Nëntori i dytë” pasi më 28 Nëntor 1443, Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin mbi kalanë e saj.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, duke deklaruar në Vlorë: “Me një zâ venduan që Shqipëria të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”.

Ismail Qemali ishte nisur që më 19 nëntor nga Triestja drejt brigjeve të Shqipërisë për të shpallur pavarësinë. Më 21 nëntor, zbarkoi në Durrës prej vaporit të Llojdit austriak “Baron Bruck”. Në këtë qytet u prit në qelën e Dom Nikollë Kacorrit, i cili do të ishte pas një jave edhe zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së 28 Nëntorit. Sipas letërkëmbimit mes Eqrem Bej Vlorës dhe Mustafa Krujës, ngritja e flamurit ishte menduar të bëhej më 22 nëntor në Durrës, me qëllim parandalimin e përparimit të mëtejshëm të ushtrive pushtuese në territorin e vendit. Por, për shkak të gjendjes së nderë në qytet, Ismail Qemali lajmëroi telegrafisht delegatët nga mbarë vendi që të drejtoheshin për në qytetin e tij të lindjes, në Vlorë.

Ndërkohë që forcat serbe përparonin me shpejtësi drejt Shqipërisë së Mesme, rrethet patriotike të Elbasanit (25 nëntor), të Tiranës e Durrësit (26 nëntor), të Kavajës, të Peqinit dhe të Lushnjës (27 nëntor), ngritën flamurin kombëtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës.

Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

28 Nëntori i vitit 1912 shënoi dhënien fund të sundimit gati pesëshekullor të Perandorisë Osmane dhe njëkohësisht krijoi kushte të reja politike për zhvillimin ekonomik, shoqëror e kulturor.

Data 28 nëntor përsëritet në historinë e Shqipërisë edhe në raste të tjera si fillimi i transmetimeve të Radio Tirana më 28 nëntor 1938 dhe datëlindja e heroit legjendar, Adem Jashari më 28 nëntor 1955.

Ndërkohë, prej vitit 2017, 28 Nëntori është shpallur feste zyrtare edhe në Kosovë. Kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj e shpalli ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës duke thënë se, kjo do të ishte Dita e Shqiptarëve, në respekt të vlerave të trungut etnik shqiptar si dhe traditave të mira familjare e shoqërore.

“Abcnews” i uron të gjithë shqiptarëve gëzuar festat e 28-29 nëntorit.

/abcnews.al/

Kuqezi.ai – Aplikacioni që po “vesh” shqiptarët për 28 Nëntor me vetëm një foto

27 November 2025 at 20:25


Afër 28 Nëntorit, rrjetet sociale janë mbushur me foto festive.

Por këtë vit ka diçka krejt ndryshe: Kuqezi.ai, një aplikacion i bërë në Kosovë, që të vesh virtualisht me rroba tradicionale shqiptare thjesht duke ngarkuar një foto.

Një klik dhe shfaqesh me plis, xhamadan, veshje popullore dhe motive nga të gjitha trevat shqiptare. Perfekt për Ditën e Flamurit.

Si funksionon?

1.⁠ ⁠Hyn në Kuqezi.ai

2.⁠ ⁠Regjistrohesh

3.⁠ ⁠Ngarkon një foto tënde

4.⁠ ⁠Brenda sekondave, AI krijon portretin tënd me veshje tradicionale

Platforma jep 2 foto falas në ditë.

Pse po bëhet viral për 28 Nëntor?

Është mënyra më kreative për të festuar

Të lidh me kulturën dhe traditën

Përdoret për foto familjare, profile, story dhe urime festive

I përshtatet shqiptarëve në çdo cep të botës

Krenari kombëtare me teknologji moderne

Kuqezi.ai është zhvilluar nga programues vendorë dhe po bëhet hit sidomos në ditët e festave kombëtare.

Provo aplikacionin para 28 NëntoriT.

https://kuqezi.ai/

28 Nëntori festohet bashkërisht nga sindikatat policore të Shqipërisë e Kosovës

27 November 2025 at 09:57


Për nder të festës së madhe kombëtare, 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Sindikata e Policisë së Kosovës dhe Sindikata e Policisë së Shqipërisë, në bashkëpunim dhe përkrahje të të dy policive nga Shqipëria dhe Kosova, organizuan një lojë sportive në futboll të vogël, me ekipe sportive nga Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë.

Në një ambient impozant, të ngrohtë dhe vëllazëror siç është Akademia e Sigurisë së Policisë së Shqipërisë në Tiranë, u mbajt gara sportive në futboll të vogël ku të dy ekipet treguan respekt, profesionalizëm dhe disiplinë të lartë garuese, duke treguar se rezultati pozitiv i kësaj gare është vet loja dhe festa e përbashkët për nder të 28 Nëntorit.

Kryetarët e dy Sindikatave Policore, Avdi Hoti dhe Sadedin Fishta me stafin menaxhues, fillimisht u pritën në takim zyrtar nga Rektori i Akademis së Sigurisë Ilirjan Mandro, nga ku përçuan mesazhe të fuqishme të bashkimit, bashkëpunimit dhe kremtimit të përbashkët të festave të ndryshme ndërshtetërore.

Se vërtetë, sporti dhe vet sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi, e dëshmoj edhe ky organizim i përbashkët, i cili u realizua në një atmosferë të lartë vëllazërore e festive.

Sportistëve garues të të dy ekipeve të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, iu ndanë medalje në shenjë nderimi për pjesëmarrjen në këtë garë sportive, e cila iu dedikua festës kombëtare të “28 Nëntorit”. /Telegrafi/

E enjte 27 nëntor, vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu

27 November 2025 at 07:30

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu në të gjithë vendin që prej orëve të mesnatës e gjatë gjithë ditës. Reshjet parashikohen me intensitet të ulët e hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Gjatë orëve të para të mëngjesit në relievet e larta malore veri-verilindje-juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor jug-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të fitojë shpejtësi deri 10 m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 11/15 Re shi diell
Kukës 10/13 Re shi
Lezhë 11/14 Re shi diell
Dibër 7/11 Re shi
Durrës 11/16 Re shi diell
Tiranë 10/17 Re shi diell
Elbasan 6/14 Re shi diell
Berat 10/17 Re shi diell
Vlorë 13/16 Re shi diell
Korçë 7/10 Re shi
Gjirokastër 12/16 Re shi diell
Sarandë 11/15 Re shi diell

/r.e/

The post E enjte 27 nëntor, vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit 27 Nëntor 2025, vranësira mesatare dhe reshje e shiu

By: V K
27 November 2025 at 07:24

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduara, si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Reshje e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës reshjet parashikohen të mbeten prezente të herëpashershme, me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave, shoqëruar meshkarkesa elektrike.

Në Alpe dhe në Verilindje-Lindje në lartësinë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët, në Alpe hera-herësstuhi dëbore.

Era do të fryjë me drejtim nga Verilindje- Juglindje, me shpejtësi mesatare me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 18m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë.

The post Parashikimi i motit 27 Nëntor 2025, vranësira mesatare dhe reshje e shiu appeared first on Albeu.com.

❌
❌