Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Muaji shkurt nis me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe dëborë

TIRANË, 1 shkurt /ATSh/ Ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht në pjesën e parë të ditës, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, e lokalisht shtrëngata afatshkurtra në jug.

Gjatë orëve të mesditës e pasdites reshjet e shiut parashikohen të karakterit lokal, me ndërprerje dhe me intensitet të ulët, në verilindje e jug të vendit, ndërsa pas orëve të pasdites parashikohet ndërprerje e reshjeve në të gjithë vendin.

Në Alpe dhe relievet malore verilindje-juglindje mbi 600-800 metra, parashikohen reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të jetë me drejtim kryesor nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare. Në zonat luginore era do të jetë me shpejtësi deri në 15 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 9/10 Diell re shi
Kukës 4/6 Diell re shi/borë
Lezhë 9/10 Diell re shi
Dibër 3/6 Diell re shi/borë
Durrës 9/11 Diell re shi
Tiranë 9/11 Diell re shi
Elbasan 8/10 Diell re shi
Berat 4/12 Diell re shi
Vlorë 6/12 Diell re shi
Korçë 1/7 Diell re shi/borë
Gjirokastër 4/14 Diell re shi
Sarandë 9/14 Diell re shi

 

The post Muaji shkurt nis me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe dëborë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vranësira paraditen e së dielës dhe reshje shiu e bore në mbrëmje

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore prej orëve të paradites deri në orët e pasdites vonë.

Pas orëve të pasdites dhe kryesisht orët e vona të mbrëmjes mot me vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e vona të mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit të ditës së hënë reshjet hera-herës dhe në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në zonën e Alpeve, verilindje–lindje në lartësitë mbi 700-800 metra dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900 metra reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 12 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore do të fitojë shpejtësi deri në 24 m/s, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 7/13 Diell re shi
Kukës 2/10 Diell re shi/borë
Lezhë 7/15 Diell re shi
Dibër 3/10 Diell re shi/borë
Durrës 9/18 Diell re shi
Tiranë 11/18 Diell re shi
Elbasan 9/19 Diell re shi
Berat 7/19 Diell re shi
Vlorë 10/19 Diell re shi
Korçë -1/10 Diell re shi/borë
Gjirokastër 4/15 Diell re shi
Sarandë 10/18 Diell re shi

 

The post Vranësira paraditen e së dielës dhe reshje shiu e bore në mbrëmje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mot i kthjellët dhe rënie e temperaturave

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa priten vranësira të pakta deri mesatare kryesisht në lindje e jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-lindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veri dhe zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

1 nga 2

The post Mot i kthjellët dhe rënie e temperaturave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E premte 16 janar, vranësira dhe intervale kthjellimesh

16 January 2026 at 07:30

TIRANË, 16 janar/ATSh/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet në orët e para të mëngjesit deri në orët e para të ditës me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimesh. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në formë pikash në zonën e veriperëndimit dhe lokalisht në zonën e qendrës. Pas orëve të mesditës moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era me shpejtësi deri në 7 m/s, shoqëruar me valëzimin në det 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 5/15 Diell re shi
Kukës 4/15 Diell re
Lezhë 5/15 Diell re shi
Dibër 3/11 Diell re
Durrës 5/18 Diell re shi
Tiranë 7/18 Diell re shi
Elbasan 7/17 Diell re
Berat 4/17 Diell re
Vlorë 6/17 Diell re
Korçë 0/12 Diell re
Gjirokastër 1/18 Diell re
Sarandë 8/18 Diell re

/r.e/

The post E premte 16 janar, vranësira dhe intervale kthjellimesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshje shiu në të gjithë vendin, stuhi bore në Alpe

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti i vranët dhe me reshje shiu me intensitet mesatar do të përfshijë pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në mënyrë të izoluar priten shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve priten reshje bore në formën e stuhive të dëborës, në veri-verilindje në lartësitë mbi 100 metra dhe jug-juglindje në lartësinë mbi 200-300 metra parashikohet reshje dëbore me intensitet deri mesatar.

Në pjesën tjetër të vendit në orët e pasdites, parashikohet reshje bore me intensitet të ulët (flokë bore).

Gjithashtu, parashikohet mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fitoi shpejtësi deri në 24 m/s, me valëzimin në dete të forcës 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 0/13 Re shi
Kukës -1/5 Re borë/shi
Lezhë 1/12 Re shi
Dibër -3/5 Re borë/shi
Durrës 5/13 Re shi
Tiranë 5/14 Re shi
Elbasan 0/12 Re shi/borë
Berat 0/14 Re shi
Vlorë 4/16 Re shi
Korçë -1/5 Re shi
Gjirokastër 0/9 Re borë/shi
Sarandë 7/15 Re shi/borë

 

The post Reshje shiu në të gjithë vendin, stuhi bore në Alpe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E diel 4 janar, reshje në të gjithë territorin

TIRANË, 4 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura me këto të fundit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e veriperëndimit, kryesisht qarku Shkodër, priten reshje të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet mesatar deri të lartë. Gjithashtu reshje me intensitet deri mesatar edhe në qarqet Vlorë e Gjirokastër.

Në majat e maleve të zonës së Alpeve priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 12 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, era pritet të arrijë deri në 22 m/s, me valëzimin në dete të forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 11/12 Re shi
Kukës 7/11 Re shi
Lezhë 12/13 Re shi
Dibër 7/10 Re shi
Durrës 12/16 Re shi
Tiranë 11/14 Re shi
Elbasan 5/10 Re shi
Berat 10/18 Re shi
Vlorë 15/17 Re shi
Korçë 3/10 Re shi
Gjirokastër 13/14 Re shi
Sarandë 10/16 Re shi

 

The post E diel 4 janar, reshje në të gjithë territorin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E shtunë 3 janar, mot i paqëndrueshëm

TIRANË, 3 janar /ATSH/ Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Në veriperëndim hera-herës në intervale të shkurtra kohore priten reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e stuhive, ndërsa në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore reshjet e borës do të vijojnë me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 10 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, sidomos në jug era pritet të arrijë deri 17 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 4-5 ballë.

Parashikimi i motit,e shtunë 3 janar
1 nga 2

The post E shtunë 3 janar, mot i paqëndrueshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E martë 30 dhjetor, mot i paqëndrueshëm dhe i ftohtë

30 December 2025 at 07:30

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta.

Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura përqendruar në relievet malore kryesisht lindje të territorit, pas orëve të mesditës.

Reshje të dobëta e lokale shiu në lindje dhe përgjatë vijës bregdetare pas orëve të mesditës.

Në relievet malore në verilindje – lindje e juglindje priten reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës. Prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Parashikimi i motit, e martë, 30 dhjetor
1 nga 2

The post E martë 30 dhjetor, mot i paqëndrueshëm dhe i ftohtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E hënë 29 dhjetor, mot i kthjellët dhe temperatura të ulta

29 December 2025 at 07:30

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si pasojë e masave ajrore të thata me origjinë veriore.

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Mjegull lokale/mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht në zonat malore e luginore.

Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër -2/8 Diell
Kukës -5/6 Diell
Lezhë -3/8 Diell
Dibër -5/5 Diell
Durrës 0/10 Diell
Tiranë -1/10 Diell
Elbasan -2/9 Diell
Berat -3/10 Diell
Vlorë 2/11 Diell
Korçë -6/7 Diell
Gjirokastër -5/10 Diell
Sarandë 1/12 Diell

 

The post E hënë 29 dhjetor, mot i kthjellët dhe temperatura të ulta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E diel 21 dhjetor, mot i qëndrueshëm dhe i ftohtë

21 December 2025 at 07:25

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare.

Mjegulla/mjegullina do të jenë të pranishme në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1 ballë.

Moti, e diel, 21 dhjetor
1 nga 2

The post E diel 21 dhjetor, mot i qëndrueshëm dhe i ftohtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

14 dhjetor, mot i kthjellët dhe ulje e temperaturave

14 December 2025 at 07:30

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në juglindje.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare 5 m/sek, e cila hera-herës në bregdet e kryesisht në atë jugperëndimor dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik e Jon pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

Parashikimi i motit 14 dhjetor 2025
1 nga 2

The post 14 dhjetor, mot i kthjellët dhe ulje e temperaturave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mot i kthjellët në Ultësirën Perëndimore, shi në zonat malore

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore, shi dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore, të cilat pas orëve të mëngjesit pritet shpërbërja graduale e tyre.

Në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes vranësirat në relievet malore në lindje do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 12 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 8/19 Diell re
Kukës 4/10 Diell re
Lezhë 10/17 Diell re
Dibër 2/11 Diell re shi
Durrës 8/17 Diell re
Tiranë 8/18 Diell re
Elbasan 7/18 Diell re shi
Berat 5/17 Diell re
Vlorë 7/17 Diell re shi
Korçë 4/12 Diell re shi
Gjirokastër 2/18 Diell re shi
Sarandë 4/18 Diell re shi

The post Mot i kthjellët në Ultësirën Perëndimore, shi në zonat malore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot mot i vranët me intervale kthjellimesh

30 November 2025 at 07:30

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh.

Priten reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës në jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 6/14 Re diell
Kukës -1/7 Re diell
Lezhë 7/14 Re diell
Dibër 1/8 Re diell
Durrës 8/15 Re diell
Tiranë 7/18 Re diell
Elbasan 7/18 Re diell
Berat 5/16 Re shi diell
Vlorë 8/16 Re shi diell
Korçë 1/8 Re shi diell
Gjirokastër 4/14 Re shi diell
Sarandë 6/15 Re shi diell

 

The post Sot mot i vranët me intervale kthjellimesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E shtunë 29 nëntor, alternime vranësirash dhe ulje e temperaturave

29 November 2025 at 07:30

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu të dobëta, lokale, dhe afatshkurtra kryesisht në jug të territorit.

Era me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 17 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 5/14 Re shi diell
Kukës -1/8 Re shi diell
Lezhë 5/12 Re shi diell
Dibër 1/8 Re shi diell
Durrës 7/14 Re diell
Tiranë 9/15 Re diell
Elbasan 5/15 Re shi diell
Berat 5/15 Re shi diell
Vlorë 9/15 Re shi diell
Korçë 2/9 Re shi
Gjirokastër 4/14 Re diell
Sarandë 8/15 Re shi diell

The post E shtunë 29 nëntor, alternime vranësirash dhe ulje e temperaturave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E martë 25 nëntor, mot me shi në të gjithë territorin

25 November 2025 at 07:30

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme. Prezencë e reshjeve të shiut që në orët e pata të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët.

Gjatë ditës hera-herës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit priten reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në orët e mesditës dhe pasdites në jugperëndim në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe në veriperëndim, Velipojë, Shkodër, Lezhë reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe në lartësinë mbi 1500 metra reshje bore me intensitet të ulët.

Shikimi i reduktuar nga prezenca e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 7/12 Re shi
Kukës 7/14 Re shi
Lezhë 7/14 Re shi
Dibër 3/11 Re shi
Durrës 8/18 Re shi
Tiranë 8/19 Re shi
Elbasan 7/17 Re shi
Berat 7/19 Re shi
Vlorë 3/17 Re shi
Korçë 3/11 Re shi
Gjirokastër 3/17 Re shi
Sarandë 8/18 Re shi

The post E martë 25 nëntor, mot me shi në të gjithë territorin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E hënë 17 nëntor, mot i paqëndrueshëm

17 November 2025 at 07:30

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim prej orëve të mesditës. Vranësirat prej orëve të mesditës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit do shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër e territorit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi 18 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i ulët, i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 7/20 Diell, re shi
Kukës 4/14 Diell, re, shi
Lezhë 7/20 Diell, re, shi
Dibër 3/19 Diell, re, shi
Durrës 9/23 Diell, re, shi
Tiranë 11/24 Diell, re, shi
Elbasan 8/24 Diell, re
Berat 6/24 Diell, re
Vlorë 11/24 Diell, re, shi
Korçë 3/18 Diell, re
Gjirokastër 3/22 Diell, re
Sarandë 10/23 Diell, re

 

The post E hënë 17 nëntor, mot i paqëndrueshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E diel 9 nëntor, vranësira dhe reshje shiu

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet në pjesën e parë të ditës me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Pas orëve të mesditës mot i vranët në pjesën më të madhe të territorit. Deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet do të jenë në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era do të fryjë me shpejtësi deri në 19 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 9/21 Re shi diell
Kukës 8/17 Re shi diell
Lezhë 8/22 Re shi diell
Dibër 7/15 Re shi diell
Durrës 8/23 Re shi diell
Tiranë 11/24 Re shi diell
Elbasan 10/24 Re shi diell
Berat 9/25 Re diell
Vlorë 12/24 Re shi diell
Korçë 7/14 Re diell
Gjirokastër 9/22 Re diell
Sarandë 9/22 Re shi diell

 

The post E diel 9 nëntor, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot mot i kthjellët, temperatura deri 25° Celsius

TIRANË, 2 nëntor /ATSH/ Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta e hera-herës deri mesatare, pas orëve të pasdites do të kemi shtim të vranësirave.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 9 m/s.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Shkodër 10/23 Diell
Kukës 6/20 Diell, re
Lezhë 12/22 Diell
Dibër 5/20 Diell, re
Durrës 12/24 Diell
Tiranë 13/24 Diell
Elbasan 13/25 Diell, re
Berat 13/25 Diell, re
Vlorë 15/22 Diell, re
Korçë 8/20 Diell, re
Gjirokastër 13/24 Diell, re
Sarandë 13/23 Diell

 

The post Sot mot i kthjellët, temperatura deri 25° Celsius appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të premten mot i kthjellët, temperatura deri në 25° Celsius

31 October 2025 at 07:30

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura në intervale të ditës.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të arrijë deri në 14 m/s. Dallgëzimi në det do të jetë i forcës 2–3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Shkodër 9/22 Diell re
Kukës 7/20 Diell re
Lezhë 9/21 Diell re
Dibër 3/20 Diell re
Durrës 11/24 Diell re
Tiranë 13/25 Diell re
Elbasan 12/25 Diell re
Berat 8/25 Diell re
Vlorë 11/23 Diell re
Korçë 4/20 Diell re
Gjirokastër 5/25 Diell re
Sarandë 12/23 Diell re

/r.e/

The post Të premten mot i kthjellët, temperatura deri në 25° Celsius appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot reshje shiu në të gjithë vendin

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore në orët e mesditës. Që në orët e para të 24-orëshit parashikohet prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike (në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër) ndërsa pjesa tjetër e territori me intensitet të ulët. Gjatë ditës parashikohen reshje të herëpashershme shiu me intensitet mesatar në veri e pjesërisht në qendër, rreth orëve të mesditës ndërprerje e përkohshme e reshjeve.

Në orët e mbrëmjes parashikohet riaktivizim i reshjeve të shiut të herëpashershme me intensitet mesatar e hera-herës lokalisht të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike, kryesisht në zonën veriperëndimore e pjesërisht në qendër.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Shkodër 10/19 Re shi
Kukës 15/22 Re shi
Lezhë 14/21 Re shi
Dibër 10/20 Re shi
Durrës 14/25 Re shi
Tiranë 15/24 Re shi
Elbasan 15/23 Re shi
Berat 14/25 Re shi
Vlorë 16/24 Re shi
Korçë 9/19 Re shi
Gjirokastër 14/25 Re shi
Sarandë 16/26 Re shi

 

The post Sot reshje shiu në të gjithë vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌