Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sot 29 Nëntori, përkujtohet 81-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë

By: gaze tare
29 November 2025 at 08:56

Një ditë pas festimeve të Pavarësisë, Shqipëria përkujton sot 81-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë. Ashtu si çdo vit, figurat më të larta të shtetit pritet të zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, duke nderuar sakrificën dhe heroizmin e atyre që luftuan për liri.

Aktivitetet që nisën nga dje për 113 vjetorin e Pavarësisë në të gjithë vendin, pritet të vijojnë edhe sot në kuadër të ditës së Çlirimit.

Institucione të ndryshme të kulturës kanë njoftuar për program të larmishëm, si një mundësi e shkëlqyer për të festuar kulturën, historinë dhe traditat shqiptare me aktivitete që përfshijnë art, muzikë, valle, ekspozita dhe shumë më tepër.

Shqipëria u çlirua nga forcat fashiste dhe naziste më 28 nëntor 1944, pas një periudhe pesëvjeçare pushtimi që nisi me agresionin fashist italian më 7 prill 1939. Pas kapitullimit të Italisë në vjeshtën e vitit 1943, vendi ra nën kontrollin e gjermanëve.

Lufta për çlirim kulmoi në nëntor të vitit 1944. Tirana u çlirua më 17 nëntor të atij viti, ndërsa Shkodra dhe zona veriore më 29 nëntor, duke shënuar fundin e pushtimit gjerman në të gjithë vendin.

Shqipëria mbetet i vetmi vend në Ballkan që arriti të çlirohej kryesisht me forcat e veta, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit u ndihmuan nga Ushtria e Kuqe.

The post Sot 29 Nëntori, përkujtohet 81-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë appeared first on iconstyle.al.

Këmbimi valutor 29 Nëntor 2025/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

By: V K
29 November 2025 at 08:11

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me 84 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro, do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane, sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik, do blihet me 109.5 lekë dhe do shitet me 110.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor 29 Nëntor 2025/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera appeared first on Albeu.com.

28 Nëntori, shqiptarët festojnë 113 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë!

28 November 2025 at 07:56

Shqiptarët, kudo ku ndodhen, festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i kryesuar nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Ky akt ishte kurorëzimi i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për mbrojtjen e tërësisë tokësore dhe ngritjen e një shteti të pavarur shqiptar.

Në shpalljen e Pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por 40 ishin firmëtarët që nënshkruan Aktin e Pavarësisë.

28 nëntori i vitit 1912 u quajt si “Nëntori i dytë” pasi më 28 Nëntor 1443, Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin mbi kalanë e saj.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, duke deklaruar në Vlorë: “Me një zâ venduan që Shqipëria të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”.

Ismail Qemali ishte nisur që më 19 nëntor nga Triestja drejt brigjeve të Shqipërisë për të shpallur pavarësinë. Më 21 nëntor, zbarkoi në Durrës prej vaporit të Llojdit austriak “Baron Bruck”. Në këtë qytet u prit në qelën e Dom Nikollë Kacorrit, i cili do të ishte pas një jave edhe zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së 28 Nëntorit. Sipas letërkëmbimit mes Eqrem Bej Vlorës dhe Mustafa Krujës, ngritja e flamurit ishte menduar të bëhej më 22 nëntor në Durrës, me qëllim parandalimin e përparimit të mëtejshëm të ushtrive pushtuese në territorin e vendit. Por, për shkak të gjendjes së nderë në qytet, Ismail Qemali lajmëroi telegrafisht delegatët nga mbarë vendi që të drejtoheshin për në qytetin e tij të lindjes, në Vlorë.

Ndërkohë që forcat serbe përparonin me shpejtësi drejt Shqipërisë së Mesme, rrethet patriotike të Elbasanit (25 nëntor), të Tiranës e Durrësit (26 nëntor), të Kavajës, të Peqinit dhe të Lushnjës (27 nëntor), ngritën flamurin kombëtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës.

Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

28 Nëntori i vitit 1912 shënoi dhënien fund të sundimit gati pesëshekullor të Perandorisë Osmane dhe njëkohësisht krijoi kushte të reja politike për zhvillimin ekonomik, shoqëror e kulturor.

Data 28 nëntor përsëritet në historinë e Shqipërisë edhe në raste të tjera si fillimi i transmetimeve të Radio Tirana më 28 nëntor 1938 dhe datëlindja e heroit legjendar, Adem Jashari më 28 nëntor 1955.

Ndërkohë, prej vitit 2017, 28 Nëntori është shpallur feste zyrtare edhe në Kosovë. Kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj e shpalli ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës duke thënë se, kjo do të ishte Dita e Shqiptarëve, në respekt të vlerave të trungut etnik shqiptar si dhe traditave të mira familjare e shoqërore.

“Abcnews” i uron të gjithë shqiptarëve gëzuar festat e 28-29 nëntorit.

/abcnews.al/

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ certifikon kryebashkiakët

By: armand
17 November 2025 at 17:07

Pesë kryebashkiakët socialist të dalë nga zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit u certifikuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ilirjan Celibashi shpalli zyrtarisht fitues kryetarët e bashkive të Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës  duke përmbyllur një proces elektoral i cili për herë të parë nuk pati kundërshti. Demokratët zgjodhën të mos kontestonin procesin duke […]

The post Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ certifikon kryebashkiakët appeared first on BoldNews.al.

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

By: Brisi
16 November 2025 at 14:42

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka komentuar zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, ku pjesëmarrja e qyetarëve ishte shumë e ulët. Referuar braktisjes së kutive të votimit, Tabaku thotë se këto zgjedhje ishte një tregues i qartë se qytetarët e kanë humbur besimin tek politika. Ajo shton se duhet një reflektim nga partitë politike.  “E pashë […]

The post Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim appeared first on BoldNews.al.

Vetëm 18% qytetarë votuan në zgjedhjet e 9 nëntorit, Rama: Ishte shi

By: Brisi
13 November 2025 at 20:47

Edi Rama ka tentuar edhe njëherë të gjejë pretekste dhe të manipulojë shifrat sa u takon zgjedhjeve të pjesshme që u mbajtën më 9 nëntor në 5 bashki të vendit. Edhe pse KQZ deklaroi se zgjedhjet u mbyllën me pjesëmarrje në mimimun historik, ku votuan vetëm 18% e zgjedhësve për Ramën është ndryshe. Ai thotë […]

The post Vetëm 18% qytetarë votuan në zgjedhjet e 9 nëntorit, Rama: Ishte shi appeared first on BoldNews.al.

Kur vota humbet kuptimin, Shqipëria përballet me demokraci pa pjesëmarrës

By: Brisi
10 November 2025 at 18:49

Zgjedhjet e pjesshme për kryetarët e 5 bashkive që u mbajtën të dielën e 9 nëntorit, përfshinë Beratin, Vlorën, Cërrikun, Matin, Tepelenën dhe u përkthyen në një fitorje të thellë të partisë në pushtet. Megjithatë në asnjë bashki nuk kaloi pjesëmarrja e votuesve më shumë se 40%, që e përngjajnë Shqipërinë me regjime autoritare, si […]

The post Kur vota humbet kuptimin, Shqipëria përballet me demokraci pa pjesëmarrës appeared first on BoldNews.al.

Skandali/ Si shpërdoroi KQZ 200 mln lekë në zgjedhjet e Tepelenës

By: Brisi
10 November 2025 at 16:20

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pranoi se fondet publike u përdorën për një eksperiment me Inteligjencë Artificiale gjatë zgjedhjeve të pjesshme të mbajtura në Tepelenë. Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, dhe Lorena Mavriqi shfaqin entuziazëm sa herë shpallet data e zgjedhjeve, qoftë edhe për disa bashki të vetme. Çifti i tenderave sekretë […]

The post Skandali/ Si shpërdoroi KQZ 200 mln lekë në zgjedhjet e Tepelenës appeared first on BoldNews.al.

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

By: Brisi
9 November 2025 at 22:50

Ka përfunduar numërimi i një nga 57 kuti në total për Bashkinë e Cërrikut. Rezultati i kutisë së parë është ky: Florenc Doka, kandidat i PS-së 70 vota Amarildo Hoxha, kandidat i pavarur mbështetur nga opozita 15 vota Eligert Hima nga Shqipëria Bëhet 13 vota. Sipas KQZ-së, pjesëmarrja e zgjedhësve sot në Cërrik ishte rreth […]

The post Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak appeared first on BoldNews.al.

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

By: Brisi
9 November 2025 at 22:26

Ka nisur numërimi i votave në Bashkinë e Matit. Sipas të dhënave të KQZ-së, Mati ka shënuar pjesëmarrjen më të lartë nga të pesë bashkitë, me 39.23% të votuesve që morën pjesë në zgjedhje. Në garë për këtë bashki janë Eduart Brahilika (i pavarur) dhe Suzana Pasha, ish-drejtuesja e Forumit të Gruas në PS.

The post Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit appeared first on BoldNews.al.

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

By: Brisi
9 November 2025 at 22:23

Ka përfunduar numërimi i kutisë së parë në Vlorë. 39 vota janë për kandidaten e PS-së, Brunilda Mersini; 10 vota për kandidatin e pavarur të mbështetur nga opozita, Dionis Sota, dhe 7 vota për Gjergji Nikën, anëtar i Këshillit Bashkiak i zgjedhur në listat e Partisë Demokratike në vitin 2023. 3 vota janë të pavlefshme nga […]

The post Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak appeared first on BoldNews.al.

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

By: Brisi
9 November 2025 at 22:11

Pas Tepelenës, Beratit dhe Vlorës, ka filluar procesi i numërimit të votave edhe për bashkinë e Cërrikut. Në këtë bashki në zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën këtë të diel, kandidojnë Florenc Doka i PS-së, Amarildo Hoxha kandidat i pavarur mbështetur nga PD-ja dhe Eligert Hima nga Shqipëria Bëhet. Sipas KQZ-së, pjesëmarrja e zgjedhësve […]

The post Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë appeared first on BoldNews.al.

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

By: Brisi
9 November 2025 at 22:05

Janë numëruar kutitë e para në Bashkinë e Tepelenës dhe atë të Beratit. Raportohet se në qendrën e votimit 4359 në Nivicë, të Tepelenës 199 vota ka marrë Gramoz Sako, 6 Gabriel Guma, ndërsa 1 është shpallur e pavlefshme. Ndërsa në Berat është hapur kutia e parë në KZAZ 67, ku kryeson kandidati socialist Ervin […]

The post Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson appeared first on BoldNews.al.

Pas Tepelenës, nis procesi i numërimit edhe në bashkinë e Beratit dhe Vlorës

By: Brisi
9 November 2025 at 21:53

Pas Tepelenës, ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Beratit dhe atë të Vlorës. Në Berat raportohet se numërimi ka nisur në KZAZ 67, e cila ka 44 kuti. Në garë për këtë bashki janë Ervin Ceca i PS-së dhe Pavlo Shkarpa, i pavarur, i mbështetur nga PD-ja. Berati regjistroi një […]

The post Pas Tepelenës, nis procesi i numërimit edhe në bashkinë e Beratit dhe Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e pjesshme, nis procesi i numërimit në bashkinë e Tepelenës

By: Brisi
9 November 2025 at 21:23

Ka nisur procesi i numërimit në Bashkinë e Tepelenës, për rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme që u mbajtën këtë të diel. Në këtë bashki për herë të parë do të aplikohet edhe testi i numërimit të votave me Inteligjencë Artificiale, por krahas këtij procesi, numërimi do të vijojë edhe manualisht. Procesi i numërimit po zhvillohet […]

The post Zgjedhjet e pjesshme, nis procesi i numërimit në bashkinë e Tepelenës appeared first on BoldNews.al.

Mbyllja e votimeve/ Celibashi: Numërimi i kutive nis në orën 22:00, ja kur pritet të mbarojë

By: Brisi
9 November 2025 at 19:12

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në komunikim me mediat pas mbylljes së procesit të votimit, ka dhënë detajet e fundit mbi procesin. Ai tha se pjesëmarrja në total për 5 bashkitë ishte 18.4%, ndërsa shtoi se Vlora kishte numrin më të ulët të qytetarëve që morën pjesë në votim. Ai shtoi se numërimi do të nisë sonte […]

The post Mbyllja e votimeve/ Celibashi: Numërimi i kutive nis në orën 22:00, ja kur pritet të mbarojë appeared first on BoldNews.al.

Mbyllja e procesit të votimit, nisen kutitë drejt qendrave të numërimit

By: Brisi
9 November 2025 at 18:47

Pas mbylljes së procesit të votimit në orën 18:00 janë nisur drejt qendrave të numërimit kutitë për bashkitë e Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit e Cërrikut, ku në garë ishin 13 kandidatë, nga Partia Socialiste dhe të pavarur që u mbështetën nga opozita. Deri në orarin zyrtar të mbylljes sipas KQZ pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 18.72 […]

The post Mbyllja e procesit të votimit, nisen kutitë drejt qendrave të numërimit appeared first on BoldNews.al.

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

By: Brisi
9 November 2025 at 18:42

Anëtari i komisionit të qendrës së votimit ka folur ” lidhur me problematikat e hasura në Cërrik Në një prooncim për “Euronews Albania ai theksoi se përdorimi i telefonit nga vëzhguesit është dërguar pranë protokollit të KZAZ. Ai shtoi se një tjetër keqkuptim ishte një rast ku bashkëshorti u afrua të ndihmonte gruan e tij. […]

The post Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ appeared first on BoldNews.al.

Mbyllet votimi në 5 bashkitë e vendit, pjesëmarrja tepër e ulët! Vlora ‘rekord’ negativ

By: Brisi
9 November 2025 at 18:19

Ka përfunduar zyrtarisht orari i votimit dhe ka nisur mbyllja e qendrave në 5 bashkitë e vendit: Mat, Tepelenë, Vlorë, Berat dhe Cërrik. 334.539 mijë votues patën të drejtën e votës në të gjitha bashkitë e lartpërmendura, ndërsa qendrat e votimit u hapën në ora 07:00, dhe orari zyrtar i mbylljes ishte ora 18:00. Pjesëmarrja […]

The post Mbyllet votimi në 5 bashkitë e vendit, pjesëmarrja tepër e ulët! Vlora ‘rekord’ negativ appeared first on BoldNews.al.

Pjesëmarrja e votuesve në 5 bashkitë e vendit deri në orën 17:00

By: Brisi
9 November 2025 at 17:28

Janë publikuar të dhënat më të fundit lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet për kryetarët e pesë bashkive të vendit. Sipas KQZ-së, deri në orën 17:00, pjesëmarrja e përgjithshme në këto njësi vendore ishte 18.55 %. Nga të dhënat rezulton se Mati ka pjesëmarrjen më të lartë me 39.99%, ndërsa Vlora pjesëmarrjen më të […]

The post Pjesëmarrja e votuesve në 5 bashkitë e vendit deri në orën 17:00 appeared first on BoldNews.al.

❌
❌