Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Humbja historike e PD/ Minxhozi: Partitë e reja po kaq humbëse sa Berisha. Leka: Dështim i madh i opozitës

By: Rovena
12 November 2025 at 20:20

Rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme lokale në pesë bashki të vendit Mat, Vlorë, Berat, Cërrik dhe Tepelenë ku Partia Socialiste siguroi fitore në të pesta, kanë sjellë reagime dhe analiza të shumta në arenën politike. Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Skënder Minxhozi dhe gazetari Martin Leka komentuan mbi domethënien politike të këtyre rezultateve, duke i konsideruar ato si një humbje të thellë për opozitën dhe veçanërisht për Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.

Minxhozi e cilësoi rezultatin si “një humbje të madhe” për Berishën dhe për partitë e reja opozitare, të cilat sipas tij “nuk duhet të ndihen mirë me këtë nivel mbështetjeje”, ndërsa Leka theksoi se partitë e vogla janë në bashkëfajësi me opozitën, pasi kanë mbështetur kandidatët e PD-së, duke shtuar se diferenca e madhe në vota nuk tregon thjesht një dështim elektoral, por krizën më të madhe të vetë PD-së dhe lidershipit të saj.

Skënder Minxhozi: Unë mendoj se është një humbje e madhe e Berishës dhe u bë e disata në fushatë elektorale, por që ka brenda edhe një element të fshehur, që unë e besoj. Nuk e di nëse ka qenë lojë, apo ka qenë e qëllimshme, por unë dot që edhe partitë e reja opozitare po kaq humbëse sa Berisha, në këtë rast. Sepse ata eksperimentuar. Nëse futim Tiranën në këtë logjikë që nuk pati zgjedhje, por edhe atje pati një fillim fushate edhe atje pati një hapje krahu nga një figurë që vinte nga arti, kishte të gjitha lidhjet e besueshme me PD, kishin dhe dy parti të tjera, Lapajn dhe Shehajn. Unë them që nëse s’ka qenë një lojë edhe për partitë e reja se çfarë duhet të bëjnë. Unë mendoj që edhe ato nuk duhet të ndjehen shumë mirë me këtë nivel. PD është kryesorja.

Martin Leka: Partitë e vogla, përjashto partinë e Qorit janë në bashkëfajësi me opozitën dhe PD, sepse kanë mbështetur kandidatët e PD. Kjo tregon që janë të dominuara nga pjesa më e dobët e PD, si partia kryesore. Po ta analizojmë më tej, unë mendoj që ka plot shkaqe, që unë nuk do e quaja si dështim të politikës, por si dështimin më të madh të PD-së dhe kryetarit të saj, Sali Berisha, më pas të partive të vogla. Është e frikshme sepse në këto bashki diferenca nuk bëhet në përqindje, por në 55%, në Tepelenë në favor të partisë fituese, më pas në Berat e Vlorë. Kur del Berisha dhe thotë që këto ishin farsë…Imagjinoni se çfarë impenjimi sjell PD në zgjedhje, e cila vazhdon me avazin se është farsë./abcnews.al

PS fiton bindshëm në 5 bashki/ Çupi: Asnjë surprizë! PD është e mbytur, me apo pa Berishën

By: Rovena
10 November 2025 at 19:37

Partia Socialiste ka siguruar një fitore të thellë në të gjitha bashkitë e vendit, duke mbyllur garën me rezultatin 5 me 0 ndaj kandidatëve të opozitës dhe atyre të pavarur.

Rezultati, që konsiderohet një dominim i plotë i mazhorancës, ka nxitur reagime dhe analiza mbi gjendjen e opozitës në vend. Analisti politik Frrok Çupi, në një intervistë për ABC News, u shpreh se Partia Demokratike po shkon drejt shuarjes dhe se nuk pritet ringjallje e saj, pavarësisht nga ndryshimet e mundshme në krye.

Sipas tij, opozita po përballet me mungesë zëri, ideje dhe lidhjeje me qytetarët, ndërsa zgjedhjet e fundit tregojnë një rënie të interesit publik dhe një garë gjithnjë e më të zbehtë politike.

“PD pak e nga pak po shuhet po shkon në fund dhe kjo duket nga ato që po ndodhin sot. Anëtarësia e thjeshtë e PD nuk ka pasur zë. Nuk ka asnjë surprizë. Ka teori që qarkullojnë që thonë që nëse ikën Berisha, PD do të ringjallet, unë nuk e besoj këtë. Njësoj do të jetë si me Berishën, si pa Berishën. Partitë e vogla nuk kanë akoma organizimin, logon, nuk ngjizin.

Kanë dhe një defekt shumë të madh sepse nuk janë krijuar nga vetvetja, por të ndara nga PD. Kanë të njëjtin ves si PD, të futura në bunker. Këta nuk mund të hapen, nuk mund të shkojnë tek njerëzit, sepse mendojnë vetëm për interesat e veta. PD ka filluar të rrëshqasë drejt një parti jo programore. PD është sot e mbytur edhe për zërat e veta. Çdo që mund të thuhet se zhvillohet në PD është antipatike. Nuk ka më dalje nga e gjithë skema. Interesi i qytetarëve ka rënë.

Në zgjedhje nuk ka më garë. Këto zgjedhje, ky moment ishte i paplanifikuar që nga fillimi, por është një paradhomë e zgjedhjeve lokale. Koha funksionon në dëm të opozitës, e cila do të shkërmoqet dhe do të demoralizohet”, tha Frrok Çupi./abcnews.al

“Humbja e opozitës ishte e qartë”/ Lami: PD e ka mbyllur qepenin, është bërë për “rahmet”

By: Rovena
10 November 2025 at 18:52

Partia Socialiste ka siguruar një fitore të plotë në zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura të dielën në pesë bashki të vendit Vlorë, Cërrik, Tepelenë, Mat dhe Bera, duke vijuar kështu qeverisjen në këto njësi vendore. Rezultatet, që konfirmuan avantazhin e PS-së ndaj kundërshtarëve politikë, kanë sjellë sërish në vëmendje krizën e thellë të opozitës.

Analisti Roland Lami, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, u shpreh se rezultati ishte i parashikueshëm dhe se Partia Demokratike ka humbur kontaktin me elektoratin, duke u shndërruar në një “parti bunker”.

Sipas tij, mungesa e një opozite funksionale dhe dështimi i partive të reja për të fituar terren përbëjnë një sinjal shqetësues për sistemin politik në vend.

“Referuam me sondazhet e ABC Neës jemi aty-aty me rezultatin. Ishin disa tregues që nuk ishin pa arsye. Njerëzit e shikojnë si humbje të shkojnë të votojnë për PD kur e di që do të humbasë. Humbja e PD ishte e qartë. Rezultati dihej pa nisur akoma procesi i numërimit të votave. E vetmja bashki ku mendoja që se do të kishte një rezultat surprizë ishte Mati, ku mund të kishte një rezultat të pavarur. Por, edhe atje vota e PD ka ikur në drejtim të paditur.

Në parim partitë e vogla, apo të reja kanë kryesisht elektorale në zonat e mëdha urbane, është shumë e vështirë që partitë e vogla me organizim të dobët të kenë mbështetës në qytetet e vogla. Ajo çfarë pamë ishte që këto parti e humbën atë shans. Unë gjykoj që ky është një lajm i keq për partitë e reja. PD gjykoj se e ka mbyllur ciklin e saj. Humbjet janë kolosale dhe seriale, do të thotë që atje është kthyer një parti bunker, që komunikon me veten.

Vendi pa opozitë shkon në drejtim të paditur, po PD nuk e dëgjon këtë, dhe kjo është një dramë që e ka sistemi ynë politik. E partitë e vogla që tentojnë të bëhen të mëdha i ka zënë gjumi i PD. PD është një forcë politike që e ka mbyllur qepenin dhe është bërë rahmet”, tha analisti Roland Lami.

BIRN: Zgjedhjet e pjesshme vendore mbyllen me pjesëmarrje në minimum historik

By: M C
9 November 2025 at 23:42

Qytetarët e Bashkisë Vlorë “udhëhoqën” votuesit e pesë bashkive të thirrur për të zgjedhur një kryebashkiak në mosmarrje pjesë në votim. Ndërsa kutitë e votimit u mbyllën në orën 6, vetëm 18% e zgjedhësve morën pjesë.

Më pak se 22 mijë nga 171 mijë qytetarët e Bashkisë Vlorë morën pjesë në zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë të dielën më 9 nëntor, pjesëmarrja më e ulët e regjistruar ndonjëherë në zgjedhje në një bashki në të cilën, pjesëmarrja ka qenë historikisht e ulët.

Të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se pjesëmarrja është 12.5%, shifër kjo që nuk është parë as në zgjedhjet për pushtetin vendor 2019, në të cilat opozita refuzoi të marrë pjesë.

Qytetarët e pesë bashkive u thirrën për të zgjedhur kryetar të ri të dielën, pasi kryetarët paraardhës dhanë dorëheqjen, disa për t’u bërë deputetë, njëri për t’u bërë ministër dhe një, Ermal Dredha i Vlorës, pa arsye të bëra publike.

Vlora ishte bashkia më e madhe e thirrur në zgjedhje me 171 mijë votues, por pjesëmarrja ishte e ulët edhe në Berat. Këtu, vetëm 16 mijë nga 82 mijë zgjedhësit ushtruan të drejtën e tyre ose vetëm 20%, sipas të dhënave paraprake të pjesshme të KQZ-së. Në Berat pjesëmarrja më e ulët në zgjedhjet e shkuara është shënuar gjithashtu në vitin 2019 me 22%.

Në mënyrë befasuese, në bashkitë më të vogla, pjesëmarrja ishte krahasimisht më e lartë. Në Cërrik, bashkia me 39 mijë zgjedhës, rreth 10 mijë vetë morën pjesë ose 25%. Këtu pjesëmarrja është 6% më e lartë se sa në 2019.

Socialistët përballen për postin e kryebashkiakut këtu me një kandidat të partisë Shqipëria Bëhet, dhe një kanditat të mbështetur nga opozita kryesore. Në Mat, bashkia që numëron 29 mijë banorë, morën pjesë gati 40%, shifër kjo më e ulët se sa zgjedhjet vendore 2023 por gjithsesi më e lartë se sa zgjedhjet e njëanshme të vitit 2019.

Në Bashkinë e Tepelenës me 13 mijë votues, 35% ose rreth rreth 4,400 vetë morën pjesë. Edhe këtu pjesëmarrja është në minimum historik.

Zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie zakonisht tërheqin pak votues, ndërsa qeveria zakonisht fiton. BIRN/

The post BIRN: Zgjedhjet e pjesshme vendore mbyllen me pjesëmarrje në minimum historik appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki të vendit! Celibashi: Janë raportuar vetëm dy problematika në Vlorë dhe Cërrik

By: M C
9 November 2025 at 18:51

Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi ka dhënë përditësimin e fundit në lidhje me zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë e vendit. Gjatë një konference për gazetarët, Celibashi njoftoi se janë raportuar vetëm dy problematika në Vlorë dhe Cërrik.

Në Cërrik tha se ka pretendim nga një subjekt, se një vëzhgues ka qenë duke e parë se për këtë votonte një votues. Ndërsa për Vlorën tha se ka pasur një diskutim mes kryetari dhe operatores me procedurat e identifikimit.

“Ngelen më pak se dy orë nga procesi i votimit që përfundon në orën 18:00. Nga informacionet që kemi marrë nuk rezulton te kemi probleme për zhvillimin e votimit. Është raportuar për vetëm dy problematika një në Cerik një në Vlorë. Në Cërrik ka pretendim nga një subjekt, se një vëzhgues ka qenë duke e parë se për këtë votonte një votues, por nuk mund ta themi ende si qëndron e vërteta. Në Vlora pas pasur një diskutim mes kryetari dhe operatores me procedurat e identifikimit. Edhe këtë rast këtë KQZ po e verifikon -u shpreh Celibashi.

The post Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki të vendit! Celibashi: Janë raportuar vetëm dy problematika në Vlorë dhe Cërrik appeared first on Albeu.com.

Pak minuta para mbylljes së votimit, ikin dritat në Vlorë

By: Brisi
9 November 2025 at 18:01

Pak minuta para mbylljes së votimit raportohet për ndërprerjetë energjisë elektrike në Vlorë.. Procesi i votimit pritet të mbyllet në orën 18:00, ndërsa Vlora ka shënuar pjesëmarrjen më të ulët të zgjedhësve krahasuar me 4 bashkitë e tjera. Sipas të dhënave të KQZ-së, në bashkinë e Vlorës deri në orën 17:00 pjesëmarrja në votim është […]

The post Pak minuta para mbylljes së votimit, ikin dritat në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Celibashi: Numërimi nis në orën 22:00, në Tepelenë përdoret edhe inteligjenca artificiale

By: melisa
9 November 2025 at 19:09

Pas mbylljes së procesit të votimit në pesë bashki të vendit, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka komunikuar me mediat për ecurinë e ditës zgjedhore dhe fazën e ardhshme të numërimit. “Nuk kemi evidentuar problematika që mund të cënojnë procesin. Procesi i identifikimit është kryer 100% përmes pajisjes së identifikimit,” deklaroi Celibashi. Ai bëri të ditur se ka nisur dorëzimi i bazës…

Source

Qendrat e votimit mbyllen në ora 18:00, Celibashi: Do të lejohen të votojnë vetëm ata që janë evidenduar nga Komisioni, askush tjetër

By: M C
9 November 2025 at 16:26

Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi në një komunikim për mediat deklaroi se grupmosha që ka marrë më shumë pjesë në zgjedhjet e pjesshme deri tani janë ata mbi 65 vjeç.

“Grupmosha e votuesve mbi 65 vjeç kanë përqindjen më të madhe të pjesëmarrjes”, deklaroi ai.

Pyetjes së gazetares së Top Channel Elda Menga se a do të lejohen të votojnë pas orës 18:00 votues që ende nuk kanë votuar, ai tha se do të lejohen vetëm ata që janë evidentuar nga komisonerët që s’kanë arritur të votojnë, por jo persona të tjerë.

“Komisoni do duhet t’i evidentojë votuesit që gjendjen jashtë qendrave të votimit, dhe do t’i lejojë vetëm ata, askush tjerët pas orës 18:00 nuk do mundet të votojë. Sa i përket pjesëmarrjes së ulët të votuesve në moshë të re, është një trend edhe në shtete të tjera që nuk kanë ndonjë trend të madh për të votuar”, tha ai.

Sa i përket një pretendimi se në një qendër votimi në Vlorë një komisioner i PS ka mbajtur shënim emrat e votuesve, ai deklaroi se nuk kanë dijeni dhe se komisionerëve u është dhënë udhëzim i qartë që asnjë votues nuk duhet të mbahet shënim.

“U kemi bërë të qartë që komisionerët nuk duhet të mbajnë shënim votuesit. Ky udhëzim i KQZ është respektuar në dijeninë dhe informacionet që ne kemi. Do të verifikojmë rastin e Vlorës”, deklaroi ai.

The post Qendrat e votimit mbyllen në ora 18:00, Celibashi: Do të lejohen të votojnë vetëm ata që janë evidenduar nga Komisioni, askush tjetër appeared first on Albeu.com.

Pjesëmarrja e votuesve në 5 bashkitë e vendit deri në orën 17:00

By: Brisi
9 November 2025 at 17:28

Janë publikuar të dhënat më të fundit lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet për kryetarët e pesë bashkive të vendit. Sipas KQZ-së, deri në orën 17:00, pjesëmarrja e përgjithshme në këto njësi vendore ishte 18.55 %. Nga të dhënat rezulton se Mati ka pjesëmarrjen më të lartë me 39.99%, ndërsa Vlora pjesëmarrjen më të […]

The post Pjesëmarrja e votuesve në 5 bashkitë e vendit deri në orën 17:00 appeared first on BoldNews.al.

Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët e të rinjve

By: melisa
9 November 2025 at 17:20

Pesë bashki të vendit votojnë sot për kryebashkiakët e rinj, në një proces zgjedhor që përfshin 334.539 qytetarë me të drejtë vote në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. Qendrat e votimit janë hapur prej orës 07:00, megjithëse në disa raste është raportuar vonesë në nisjen e procesit. Vlorë: 171.895 votues të regjistruar, 232 qendra votimi. Deri më tani, pjesëmarrja është vetëm 10%

Source

Zgjedhjet e pjesshme, ja sa % e qytetarëve votuan deri në orën 15:00

By: Brisi
9 November 2025 at 15:43

Janë publikuar të dhënat më të fundit lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet për kryetarët e pesë bashkive të vendit. Sipas KQZ-së, deri në orën 15:00, pjesëmarrja e përgjithshme në këto njësi vendore ishte 16.08%. Nga të dhënat rezulton se Tepelena ka pjesëmarrjen më të lartë me 28.74%, ndërsa Vlora pjesëmarrjen më të ulët […]

The post Zgjedhjet e pjesshme, ja sa % e qytetarëve votuan deri në orën 15:00 appeared first on BoldNews.al.

“Bashkitë janë kthyer në ndërmarrje rrogash”/ Vokshi: Nuk kanë më autonomi në qeverisje

By: Rovena
9 November 2025 at 14:35

Në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale që po zhvillohen në pesë bashkitë e vendit, analisti Indrit Vokshi, në një intervistë për ABC News, ka komentuar mbi situatën aktuale të qeverisjes vendore në Shqipëri.

Ai theksoi se bashkitë janë shndërruar në “ndërmarrje rrogash”, duke humbur statusin politik dhe funksionin e tyre si institucione që duhet t’i shërbejnë qytetarëve. Sipas Vokshit, dështimi i reformës administrative të vitit 2014 ka sjellë një krizë funksionale në nivel lokal, ku bashkitë nuk gëzojnë më autonomi financiare e vendimmarrëse.

Ai shtoi se mungesa e projekteve të pavarura dhe varësia nga qendra kanë shkatërruar procesin e vetëqeverisjes vendore, duke bërë që qytetarët të humbasin interesin për zgjedhjet.

“Bashkitë kthyer në ndërmarrje rrogash, nuk ka më statusin politik të një institucioni që merr statusin politik, për t’iu shërbyer qytetarëve. Qytetarët duke parë, nuk kanë interes. Bashkitë kanë dështuar totalisht dhe reformën e vitit 2014, sepse nuk kishte reformë territoriale, por ishte një reformë e gardheve, siç interesat e PS dhe PL (LSI). Nuk kemi më bashki autonome që ka buxhet dhe kompetenca vetë për të qeverisur në mënyrë të pavarur. Pse nuk flitet sot për status të bashkive. Duke ndodhur kështu bashkitë kanë ndodhur nga funksioni, që të bëjnë projekte vetë, të kenë autonomi vetë. Nuk gjenden sepse është shkatërruar procesi autonom”, tha Vokshi./abcnews.al

Zgjedhjet në Cërrik/ Voton ministri i Bujqësisë, Andis Salla: Qytetarët të shprehin vullnetin e tyre. T’i çojmë përpara punët e nisura

By: Rovena
9 November 2025 at 11:48

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Ruarl, Andis Salla, i cili ka qenë dhe kryetar i Bashkisë së Cërrikut para se të merrte postin e ministrit, ushtroi të drejtën e tij për të votuar në këto zgjedhje të pjesshme, që po mbahen këtë të diel të 9 nëntorit në pesë bashki të vendit.

Gjatë fjalës së tij, Salla tha se qytetarët të shprehin vullnetin e tyre, dhe me votë të japin mundësinë e përparimit të punëve të mira të nisura në këtë bashki.

“Zgjedhjet e pjesshme është një vazhdimësi e punëve të mira, të nisura dy vite më parë. Mua më është dashur që të jem në një detyrë tjetër në qeverinë shqiptare dhe deri tani zgjedhjet duken shumë të qeta. Unë dua të ftoj të gjithë banorët e Bashkisë së Cërrikut të votojnë të qetë dhe masivisht për të shprehur vullnetin e tyre në mënyrë që të vazhdojë çdo punë e mirë e nisur në këtë qytet dhe në të gjitha njësitë e tjera administrative.

Mendoj që pjesëmarrja do të rritet, mendoj që njerëzit janë në punët e tyre, por gjithsesi është një moment që ne do e shikojmë në fund të ditës të gjithë procesin. Gjej rastin që të ftoj çdo banor të marrë pjesë në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre ndaj votës së lirë”, tha Andis Salla.

Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë, risi përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e numërimit të votave

By: V K
9 November 2025 at 09:16

Ditën e sotme, në Bashkinë Tepelenë, ka nisur procesi i numërimit të votave, pas disa vonesave fillestare që lidhen me mungesat e anëtarëve të Partisë Demokratike në komisionet e qendrave të votimit.

Raportohet se pavarësisht këtyre problematikave, procesi është hapur pasi u plotësua kuorumi i nevojshëm për funksionimin e komisioneve.

Risia e këtyre zgjedhjeve në Tepelenë, është përdorimi për herë të parë i Inteligjencës Artificiale (AI) në procesin e numërimit të votave.

Ky aplikim, do të ketë karakter eksperimental dhe rezultatet e dalë nga AI nuk do të kenë vlerë zyrtare, por do të shërbejnë për të testuar efikasitetin dhe besueshmërinë e sistemit për zgjedhjet e ardhshme.

Në këtë mënyrë, në Tepelenë po zhvillohen dy procese të paralela numërimi: njëri tradicional, nga komisionet, dhe tjetri i automatizuar, nëpërmjet teknologjisë së inteligjencës artificiale.

Në garën për kryebashkiak të Tepelenës janë Gramoz Sako, kandidat i Partisë Socialiste, dhe Gabriel Guma, i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike.

The post Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë, risi përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e numërimit të votave appeared first on Albeu.com.

Mbi 308 mijë zgjedhës u drejtohen sot kutive të votimit, procesi mbyllet në 18:00

9 November 2025 at 06:32

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Sot në pesë bashki të vendit: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë, do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale për kryetar bashkie.

Procesi i votimit do të nisë në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në orën 18:00, kjo pasi sipas Kodit Zgjedhor kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00.

Numri total i qytetarëve me të drejtë vote në këto 5 bashki, referuar zgjedhjeve të 11 majit të publikuara nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve është 308 987 zgjedhës.

Përkatësisht në Vlorë janë 160 424 zgjedhës, në Tepelenë 11 658 zgjedhës, në Mat 26 765 zgjedhës, në Cërrik 35 380 zgjedhës dhe në Berat 74 760 zgjedhës.

Në total janë 474 qendra votimi dhe 9 Komisione të Zonës së Administrimit Zgjedhor.
Në Vlorë: KZAZ 4, QV 232; Tepelenë: KZAZ 1, QV 22; Mat: KZAZ 1, QV 47; Cërrik: KZAZ 1, QV 57; Berat: KZAZ 2, QV 116.

Për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe do të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në 474 qendra votimi në 5 bashki, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.

Të gjithë qendrat e votimit janë të mbuluara me operatorë, të cilët janë trajnuar.

Zgjedhësi do të paraqitet në qendrën e tij të votimit me letërnjoftim ose pasaportë biometrike, për t’u identifikuar përmes pajisjes PEI, ku përveç dokumentit të identifikimit do të lërë edhe gjurmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve), të cilat do të shërbejnë për evidentuar rastet e votimit të paligjshëm.

Procesi do të monitorohet nga vëzhgues të organizatave vendase dhe ndërkombëtare. Pas mbylljes së qendrave të votimit, do të nisë menjëherë procesi i numërimit të votave.

Gjithashtu edhe Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e këtij procesi. Në total, 612 efektivë dhe automjete policie do të angazhohen për ruajtjen e qendrave të votimit dhe objekteve të KZAZ-ve, si dhe për shoqërimin e materialeve zgjedhore. Strukturat hetimore do të monitorojnë çdo tentativë për tjetërsimin e votës.

/m.q/j.p/r.e/

The post Mbi 308 mijë zgjedhës u drejtohen sot kutive të votimit, procesi mbyllet në 18:00 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia merr në ruajtje 473 qendra votimi

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Në kuadër të planit të masave të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka përfunduar instruktimi i punonjësve të Policisë në qarqet Elbasan, Berat, Vlorë, Dibër e Gjirokastër, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

612 punonjësit e Policisë janë trajnuar dhe pajisur me librin e xhepit dhe dokumentin identifikues, sipas numrit kodik.

Lista e punonjësve dhe mjeteve të angazhuara është miratuar nga KQZ.

Gjatë ditës së sotme, do të merren në ruajtje 473 qendra votimi, ndërsa objektet që shërbejnë si KZAZ janë tashmë në ruajtje nga Policia, që prej momentit të mbërritjes së materialeve zgjedhore.

Policia bën të ditur se janë ngritur grupet e drejtimit në komisariate dhe Grupi i Koordinimit në DVP, i cili koordinon veprimet me Grupin e Drejtimit në DPPSH, për të ndjekur në kohë reale mbarëvajtjen e procesit dhe për të menaxhuar çdo situatë, në zbatim të planit të posaçëm të masave.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast që cenon të drejtën e tyre për të votuar apo që synon të tjetërsojë votën e tyre.

/r.e/

The post Policia merr në ruajtje 473 qendra votimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki! Policia e Shtetit plan masash për procesin zgjedhor, 55 efektivë dhe 7 mjete në dispozicion të KQZ-së

By: M C
7 November 2025 at 21:02

Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për garantimin e sigurisë gjatë procesit zgjedhor, duke vënë në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 55 efektivë dhe 7 mjete nga Njësitë e Sigurisë Publike në disa qarqe të vendit.

Forcat e rendit janë angazhuar në transportin dhe mbrojtjen e materialeve zgjedhore nga pikat kufitare dhe magazinat e KQZ-së drejt qendrave të numërimit në Vlorë, Tepelenë, Berat, Burrel dhe Cërrik, si dhe në ruajtjen e rendit publik në zonat me risk.

Policia thekson se është në gatishmëri të plotë për të garantuar një proces zgjedhor të qetë, të ligjshëm dhe të sigurt në të gjithë territorin.

Njoftimi i plotë:

Në zbatim të detyrimeve që ka Policia e Shtetit gjatë proçesit zgjedhor, të përcaktuara në pikën 2 të nenit 4 dhe pikën 6 të nenit 7 të Vendimin Nr. 12, datë 30.12.2020, të KQZ “Rregullat e veprimtarisë së Policisë së Shtetit në shërbim të zgjedhjeve”, Vendimi nr.25, datë 27.03.2025 të Komisionit Rregullator “Për disa ndryshime në Vendimin Nr.12, datë 30.12.2020”, ju përcjellim informacionin si më poshtë:

Nisur nga situata e përgjithshme e rendit dhe sigurisë publike, bazuar në kërkesat e Drejtorive Vendore të Policisë, kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit, për garantimin e rendit gjatë aktiviteteve sportive (ndeshjet e futbollit të kategorisë Superiore dhe kategorisë së Parë), me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, është vlerësuar e domosdoshme përdorimi i forcave të Njësive për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë pranë DPPSH, për mbështetjen e Drejtorive Vendore të Policisë.

Në mbështetje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për kryerjen e shërbimit, Shoqërimin, sigurimin e materialeve zgjedhore gjatë transportit nga P.K.K. Hani i Hotit, Shkodër për në ambientet e magazinave të KQZ-së në Vaqarr, Tiranë, janë angazhuar 7 (shtatë) punonjës policie dhe I (një) mjet të Njësisë për Sigurinë Publike Shkodër. Shërbimi filloi në orën 08.00 të datës 06.11.2025 dhe përfundoi në orën 02.00, datë 07.11.2025.

Në mbështetje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për kryerjen e shërbimit, Shoqërimin. sigurimin e materialeve zgjedhore gjatë transportit nga magazinat e KQZ-së në Vaqarr, Tiranë, në drejtim të KZAZ-së në Bashkitë Vlorës, Tepelenë, Berat, Burrel, Cërrik, dhe mbështetjen e Drejtorive Vendore të Policisë për garantimin e rendit publik, janë angazhuar me shërbim 40 (dyzet) punonjës policie dhe 5 (pesë) mjete të Njësisë për Sigurinë Publike Fier dhe Tiranë. Shërbimi ka filluar në datën 07.11.2025, ora 06.00, deri në një urdhër të dytë.

Në mbështetje të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për kryerjen e shërbimit, mbështetje të strukturave të policisë vendore për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike në territorin në juridiksion të kësaj drejtorie, janë angazhuar me shërbim, 8 (tetë) punonjës policie dhe I (një) mjet të Njësisë për Sigurinë Publike Fier. Shërbimi do të fillojë në datën 07.11.2025, ora 14.00, deri në një urdhër të dytë.

Policia e Shtetit, është e angazhuar maksimalisht për zbatimin rigoroz të ligjit dhe akteve nënligjore, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

The post Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki! Policia e Shtetit plan masash për procesin zgjedhor, 55 efektivë dhe 7 mjete në dispozicion të KQZ-së appeared first on Albeu.com.

Policia merr në ruajtje objektet zgjedhore/ Garanton sigurinë në KZAZ dhe qendrat e votimit në 5 bashki

By: Rovena
7 November 2025 at 11:25

Policia e Shtetit ka dalë me një plan masash për të garantuar rendin dhe sigurinë, ditën e diel, 9 nëntor, ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë bashki të vendit.

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, ruajtjen e objekteve zgjedhore (KZAZ, QV e VNV), si dhe parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për Policinë e Shtetit”, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit hartoi një plan të detajuar masash për zbatim nga strukturat vendore ku do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme.

Në 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet, Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje 9 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe ditën e shtunë do të marrë në ruajtje 473 objekte që do të shërbejnë si qendra votimi.

Lista me 612 punonjës policie dhe automjete policie, që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve, është dërguar në KQZ dhe është miratuar.

Shërbimet e Policisë që janë të planëzuara për ruajtjen e objekteve që do të shërbejnë si qendra votimi, do të instruktohen ditën e shtunë paradite dhe më pas do të shpërndahen në qendrat ku janë të planëzuara me shërbim.

Ditën e diel, që është dita finale, me dorëzimin në mëngjes të objekteve që shërbejnë si qendra votimi, punonjësit e Policisë do të tërhiqen në vendgrumbullimet e përcaktuara dhe do të rikthehen për të bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore në drejtim të KZAZ-ve, në orën 19:00.

Gjatë ditës së votimit, në rast se nga komisionet e qendrave të votimit, koordinatorët, KZAZ-të apo KQZ-ja do të ketë kërkesa për ndërhyrjen e Policisë, në zbatim të Kodit Zgjedhor, Policia ka lënë pikat e kontaktit me komisionet dhe do të veprojë në kohë, konform përcaktimeve ligjore.

Më datë 09.11.2025, në orën 18:00, shërbimet e Policisë do të marrin në ruajtje të gjitha objektet e VNV-ve ku do të bëhet numërimi i votave dhe shërbimi do të vijojë deri në përfundim të të gjithë procesit.

Janë marrë të gjitha masat që në çdo komisariat dhe drejtori, në territorin e të cilave do të ketë zgjedhje, të ketë grupe të gatshme për të vepruar në terren, në rast nevoje.

Të gjithë këta punonjës janë të trajnuar dhe të miratuar nga KQZ-ja, dhe do të jenë të pajisur me mjetet e identifikimit dhe me jelekë të Policisë. Strukturat e posaçme hetimore të Policisë së Shtetit, të ngritura për hetimin e krimeve zgjedhore, janë në terren, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, për të evidentuar dhe goditur çdo tentativë për të tjetërsuar votën nëpërmjet shitblerjes apo formave të tjera.

Gjithashtu, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur grupi i koordinimit dhe drejtimit për procesin zgjedhor.

Policia e Shtetit është e angazhuar për të siguruar deri në fund mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, në mënyrë që qytetarët e bashkive ku do të zhvillohen zgjedhje, ta ushtrojnë qetësisht dhe të sigurt të drejtën kushtetuese për të votuar.

Apelojmë për qytetarët që të denoncojnë çdo rast që cenon të drejtën e tyre për të votuar apo që synon të tjetërsojë votën e tyre.

Gjithashtu, apelojmë për të gjitha subjektet politike që të zbatojnë me korrektësi detyrimet ligjore dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, për çdo rast të cenimit të ligjit.

Zgjedhjet e pjesshme/ Kandidatët në podcast-in “Flasim”: Do kemi fitore të thellë

By: Rovena
7 November 2025 at 09:55

Zgjedhjet e pjesshme/ Kandidatët në podcast-in “Flasim”: Do kemi fitore të thellë

Kryeministri Edi Rama ka ftuar në podcast-in “Flasim” kandidatët socialistë në bashkitë që do të shkojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen ditën e dielë, 9 nëntor. Brunilda Mersini kandidon në Vlorë, Gramoz Sako në Tepelenë, Ervin Ceca në Berat ndërsa Florenc Doka në Cërrik.

Gramoz Sako: Po shikoj nga takimet që kemi zhvilluar në qytet nga investimet që ka bërë PS në Tepelenë, do kemi një fitore të thellë. Këtë e mbështes tek të gjithë njerëzit që kemi takuar.

Ervin Ceca: Situata në qytet është shumë pozitive. Jam besimplotë që do të kemi një rezultat shumë të mirë.

Brunilda Mersini: Të dielën mendoj që do të jetë një rezultat shumë i mirë. Madje them se do të kemi një rezultat shumë të thellë. Do të marrim një rezultat shumë të mirë.

 Florenc Doka: Është rast historik që kryetari i bashkisë është bërë ministër. Mendoj që do të jetë një votë përtej të majtës dhe të djathtës. Mendoj se do të kemi një rezultat të thellë.

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ Celibashi: Nuk e dimë kur do jenë

By: Rovena
5 November 2025 at 15:18

Kreu i KQZ u shfaq i rezervuar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn dhe zgjedhjet në Tiranë.

Me duart lart, ai pranoi se askush nuk e di kur do të mbahen ato zgjedhje, por një gjë është e sigurt, më 9 nëntor nuk do të jenë.
“Nuk e di,  askush nuk e di nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë. Di që më datën 9 nëntor do të mbahen zgjedhje në 5 bashki. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, ne edhe më parë kemi zbatuar vendimin dhe tani jemi të detyruar ta zbatojmë e njohim”

Po kaq i rezervuar Celibashi ishte edhe për kontratën 1.4 mln euro të PD për La Civitën. Ai paralajmëroi një auditim.

“Është ende herët për të folur se sa kanë shpenzuar partitë politike në fushatë. Duhet analizë, ne do të bëjmë auditim në KQZ për të parë se si janë shpenzuar këto para dhe për më tepër edhe financimin e partive politike”

Në Vaqarr, Celibashi testoi identifikimin elektronik, ndërsa garantoi se i ka gjetur edhe gjithë operatorët. Tirana duket si një hall më pak për KQZ, kurse më 9 nëntor do të ketë zgjedhje vetëm në 5 bashki. 334 mijë qytetarë do të mund të votojmë, vetëm se pa Tiranën, kostoja e këtyre zgjedhjeve u ul nga 3.6 në 1.6 milion euro.

❌
❌