Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama: Krijim i ndërmarrjeve të përbashkëta mes pushtetit vendor dhe fermerëve

15 December 2025 at 13:41

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, nënvizoi sot se vitet e ardhshme duhet të jenë ato të krijimit të ndërmarrjeve të përbashkëta mes pushtetit vendor dhe fermerëve, të ndërmarrjeve që përpunojnë dhe atyre që sjellin më shumë të ardhura në fushën e bujqësisë.

Gjatë fjalës së tij, në aktivitetin e organizuar në Elbasan, ku të pranishëm ishin fermerë dhe sipërmarrës të shumtë, Rama tha se “kemi ikur nga koha kur pikat e grumbullimit numëroheshin me gishtat e dorës”.

“Kemi ikur nga koha kur bujqësia funksiononte me lëmosha elektorale, kemi ikur nga koha kur ata që punonin heroikisht dhe prodhonin dhe ndërtonin duke investuar pikën e fundit të djersës ishin komplet të braktisur. Sot, jemi në një kohë tjetër. Por, ndërkohë që ne kemi ecur, ajo bota atje ku ne duam të bëhemi pjesë ka fluturuar. Prandaj duhet të vëmë krahë dhe të fluturojmë duke qenë shumë më ambicioz, duke kërkuar shumë më tepër nga vetja dhe nga njëri-tjetri”, tha Rama.

“Juve, shumica dërrmuese çoheni pa u gdhirë i lini fëmijët në gjumë, dhe kur ktheheni i gjeni në gjumë. Kjo është ajo që ju ka sjellë deri këtu, po kjo nuk mjafton më. Duhet të ndërtojmë aleancat ku secili të bëjë pjesën e vet. Dhe duhet të bëjmë atë që është themelorja, që paraja të mos mungojë për projektet, për investimet, transformimet e nevojshme për fermat tuaja dhe kjo të vijë jo nga një drejtim, por nga të gjitha drejtim që përmenda”, tha Rama, ndërsa nënvizoi paratë që vijnë nga buxheti, nga fondet evropiane, nga linja e financimit të Bankës së Shqipërisë, nga Banka e Re e Zhvillimit dhe nga Agro Crediti.

Por, Rama tha se që të gjitha këto të ardhura të vijnë, duhet kapaciteti i duhur për t’i thithur.

“Unë dua që këto të jenë vitet e krijimit të ndërmarrjeve të përbashkëta mes pushtetit vendor dhe fermerëve, të ndërmarrjeve që përpunojnë dhe atyre që sjellin më shumë të ardhura për ju, jo për ne, jo për qeverinë, dhe as për bashkinë. Kapitali fillestar i një ndërmarrjeje të tillë, do të jetë fare modest, diçka nga ju, nga bashkia dhe gjithë pjesën tjetër e mbulojnë këto instrumente. Kjo që ju të punoni dhe të mendoni si të zhvilloheni, pa menduar si të shlyeni kredinë pa u detyruar të shisni shtëpinë”, tha Rama.

Kreu i ekzekutivit, tha se “kush e do tokën dhe kush di t’i përkëdhelë fidanët e asaj toke, bën sukses”.

Sipas Ramës, kjo vjen për shkak të pozicionit gjeografik që ka vendi ynë, për shkak të kushteve klimaterike, për shkak të shumë gjërave i ka dhënë Zoti apo natyra, mund të synohet cilësi më e lartë.

“Ne nuk konkurrojmë dot me sasi me botën, Evropën, as me disa nga vendet e rajonit, por ne për të gjitha kushtet që ka Shqipëria dhe për të gjitha arsyet e tjera, duhet ta fiksojmë në kokë që të konkurrojmë me cilësi dhe të shesim shtrenjtë në tregun jashtë. Pa gjithë këtyre viteve akumulim eksperience, dije, besimi është koha për të bërë një hop të madh cilësor edhe në këtë sektor”, theksoi Rama.

/e.i/

The post Rama: Krijim i ndërmarrjeve të përbashkëta mes pushtetit vendor dhe fermerëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paketa e Maleve, i riu kthehet nga emigrimi dhe investon në fermë e bujtina druri

14 December 2025 at 13:51

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla solli sot në rrjete sociale shembullin e suksesshëm të një të riu, që u kthye nga emigracioni në vendlindjen e tij për të ndërtuar një fermë moderne.

Fatjon Ukaj, 31 vjeç thotë se ka jetuar në shtete të ndryshme të Evropës, por nisur nga thirrja e Kryeministrit Rama për nismën “Paketa e Maleve”, vendosi të rikthehet në fshatin Selixë të Burrelit për t’iu përkushtuar blegtorisë, me synimin që së shpejti të ndërtojë edhe disa bujtina druri.

I riu ka ndërtuar një fermë moderne me rreth 480 dhi autoktone të Hasit dhe synon zgjerimin e tufës deri në 1 000 krerë, si dhe mbylljen e plotë të ciklit të prodhimit, duke besuar te potenciali i zonës malore dhe i vendlindjes së tij.

“Si fillim, gjithçka u nis para katër vitesh nga familja, duke u thyer te pronat e vjetra dhe për të investuar. Jemi marrë brez pas brezi me blegtori dhe synimi jonë është që të arrijmë në 1000 krerë bagëti, ndërsa prodhimin e qumshtit e bëjmë djathë në baxhon tonë”, tha Ukaj.

“Shumicën e viteve kam emigruar në shtete të ndryshme të Evropës, dhe pas kthimit në vendin tonë duke dëgjuar se për të investuar në fshatra në shtëpitë e vjetra vendosëm të kthehemi të dhe të investojmë te ferma jonë”, tha ai.

/e.i/a.f/

The post Paketa e Maleve, i riu kthehet nga emigrimi dhe investon në fermë e bujtina druri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla takim me përfaqësues të Bankës Botërore për ecurinë e projektit CRAD

By: redi
4 December 2025 at 15:59

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi sot një takim pune me Sameh Naguib Wahba, Drejtor Rajonal i Praktikës për Planetin në Bankën Botërore, si dhe me ekipin teknik të saj, në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria ndaj Klimës dhe Zhvillimi i Bujqësisë” (CRAD). Salla vlerësoi bashkëpunimin 33-vjeçar ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Botërore, duke theksuar kontributin e…

Source

Ministri Salla takim me fermerët në Konispol: S’ka përdorim të pesticideve të palejuara në mandarina

By: redi
1 December 2025 at 17:47

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim në Konispol së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Ergest Dule, me fermerët dhe grumbulluesit. Në fokus të takimit ishte adresimi i shqetësimeve të ngritura në fillim të këtij sezoni, mbi përdorimin e pesticideve në mandarinë. Analizat nga laboratorë të certifikuar, brenda dhe jashtë vendit, konfirmojnë se nuk ka përdorim të…

Source

Salla: Po punojmë për mbylljen e çarjes së argjinaturës së Devollit

24 November 2025 at 18:12


TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me bashkinë e Devollit dhe Forcat e Armatosura, po punojnë pa ndërprerje për të mbyllur çarjen e krijuar në argjinaturën e lumit Devoll, e shkaktuar nga prurjet e shumta të ditëve të fundit.

Për të mundësuar mbërritjen e mjeteve dhe materialeve inerte deri në pikën e dëmtuar, po ndërtohet një rrugë e përkohshme me gjatësi 3,2 kilometra.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me prefektin, Nertil Jole, kryetarin e bashkisë, Gëzim Topçiu, zëvendësministrin Arian Jaupllari dhe drejtorin e UK Korçë, Gentian Aliçkolli, inspektuan zonën e Sheqerasit, ku ekipet e DUK Korçë po punojnë për rehabilitimin e çarjes në argjinaturën e lumit Devoll.

Ministri Salla bëri të ditur se ngritja e pritës provizore ka ndalur depërtimin e ujit në Fushën e Maliqit dhe ka krijuar kushtet që, gjatë këtyre ditëve pa reshje, uji të tërhiqet nëpërmjet rrjetit kullues, ndërsa vijohet me mbylljen përfundimtare të argjinaturës.

“Prioritet absolut mbetet mbyllja e çarjes për të shmangur çdo përmbytje të mundshme. Ekipet janë në gatishmëri të plotë dhe puna po zhvillohet me intensitet maksimal, 24 orë në 24. Çdo orë që fitojmë është e rëndësishme për sigurinë e zonës përpara reshjeve të radhës”, deklaroi ministri Salla gjatë inspektimit.

Në zonën e prekur janë shtuar mjetet e rënda dhe kapacitetet logjistike, ndërsa po vendosen masivisht gurë dhe materiale të tjera mbushëse për të garantuar stabilizimin e argjinaturës.

/m.q/r.e/

The post Salla: Po punojmë për mbylljen e çarjes së argjinaturës së Devollit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Salla: Ngritja e pritës provizore ka ndalur depërtimin e ujit në fushën e Maliqit, po punojmë për mbylljen

By: redi
24 November 2025 at 17:57

Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Bashkinë, Forcat e Armatosura, po punojnë pa ndërprerje për të mbyllur çarjen e krijuar në argjinaturën e lumit Devoll, e shkaktuar nga prurjet e shumta të ditëve të fundit. Për të mundësuar mbërritjen e mjeteve dhe materialeve inerte deri në pikën e dëmtuar, po ndërtohet një rrugë e përkohshme me gjatësi 3,2 kilometra.

Source

Salla: Infrastruktura e kullimit drejt normalitet, uji po tërhiqet nga sipërfaqet e përmbytura

23 November 2025 at 11:34

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit, kanë krijuar problematika në zona të ndryshme të vendit.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla u shpreh sot se shirat gjatë natës kanë qenë me intensitet më të ulët, çka ka krijuar kushte më të favorshme për ndërhyrjet në terren.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salla tha se si rezultat, situata në infrastrukturën e kullimit po normalizohet, me ulje graduale të niveleve të ujit.

“Në ultësirën perëndimore, infrastruktura e kullimit po kthehet gradualisht në normalitet dhe uji po tërhiqet nga sipërfaqet e përmbytura. Paralelisht, nivelet në lumenj kanë pësuar rënie dhe rrjedhat po stabilizohen brenda shtratit natyral dhe argjinaturave ekzistuese”, tha Salla.

Ministri Salla nënvizoi se ekipet e drejtorive të ujitje-kullimit në Fier, Korçë, Durrës dhe Lezhë vijojnë pa ndërprerje në terren për stabilizimin e situatës, kryesisht në zonat më problematike.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me AKMC dhe Drejtoritë e Ujitje-Kullimit, vazhdon të monitorojë situatën dhe do të ndërhyjë sipas nevojës për parandalimin e përmbytjeve dhe garantimin e sigurisë së banorëve dhe tokave bujqësore. /e.i/a.f/

/e.i/

The post Salla: Infrastruktura e kullimit drejt normalitet, uji po tërhiqet nga sipërfaqet e përmbytura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Salla: Riparimi i argjinaturës në Tale drejt përfundimit, strukturat në gatishmëri të plotë

By: redi
21 November 2025 at 21:17

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla së bashku me kryetarin e bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, drejtorin e Ujitje-Kullimit Nikolin Prendi dhe ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), inspektuan nga afër situatën në argjinaturën e dëmtuar në Tale, pas dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet intensive gjatë natës. Që prej mesnatës, ekipet e ujitje-kullimit dhe ato të…

Source

Moti i keq godet Shqipërinë/ Ministria e Mbrojtjes, e Bujqësisë dhe e Brendshme në terren: Koordinim ndërinstitucional

By: Rovena
17 November 2025 at 15:25

Në prag të përkeqësimit të motit dhe paralajmërimeve për situatë të rënduar atmosferike në ditët e ardhshme, zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot një takim koordinues në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Takimi mblodhi drejtues të disa institucioneve kyçe, të cilët theksuan gatishmërinë maksimale dhe nevojën për bashkërendim të ngushtë ndërinstitucional, me qëllim marrjen e masave parandaluese në të gjitha zonat e vendit që rrezikohen nga reshjet intensive dhe fenomenet atmosferike.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla: Ministria e Bujqësisë është në kapacitet të plotë me të gjithë stafin në zonat e veriut, por edhe në zonat e jugu siç është Vlora dhe Fieri. Jemi në kapacitet të plotë me 6 skavatorë. Jemi ndarë në dy fronte, Mbrojta në zonën veriore dhe Bujqësia në zonën jugore. Çdo problematikë që lidhet në këtë zonë do të jemi në gatishmëri të plotë. Gjatë ditës së sotme do të jemi koherentë në komunikimin me kryebashkikatë dhe perfektët.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu: Perfektët janë të vetëdijshëm tani që kemi një dritare veprimi për të marrë masa parandaluese deri në orët e vona të ditës së sotme. Do doja vëmendjen e gjithë kryebashkikavë dhe perfektëve për koordinim dhe gatishmëri. Të bëjmë shpërndarjen e ekskavatorëve me krahë të gjatë.

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu: Kodimi ndërinstitucional duhet të jetë në maksimum. Gjatë këtyre ditëve duhet që të përforcohet sa më shumë. Duke pasur parasysh të gjitha çështjet që në raste reshje janë më evidente. Do ju lutesha shumë të gjithë perfektëve që keni në koordinim./abcnews.al

Emergjencat nga moti i keq/ Ministri i Bujqësisë: Kemi vënë në gatishmëri të gjitha strukturat

By: xhir jeta
17 November 2025 at 11:31

Në takimin me zv/kryeministren Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministri i Bujqisë Andis Salla tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme, për të përballuar cdo situatë që mund të krijohet për shkak të motit të keq që pritet të godasë vendin.

“Në bashkëpunim me ministrinë e mbrojtjes jemi në diskutim për të gjitha masat, e ndërmarra.

Kemi vënë në gatishmëri të gjitha strukturat, për të qenë prezent në të gjithë territorin.

Kemi ndërmarrë masat për garantimin e funksionimit të rrjetit të kullimit, janë ngritur stafet e emergjencave.

Janë në dispozicion 8 ekskavatorë në zonën e Shkodrës e Lezhës, 16 janë në Fier, për ndërhyrjet e nevojshme, jemi në bashkëpunim me emergjencat civile.” -tha ai.

 

 

Zgjedhjet në Cërrik/ Voton ministri i Bujqësisë, Andis Salla: Qytetarët të shprehin vullnetin e tyre. T’i çojmë përpara punët e nisura

By: Rovena
9 November 2025 at 11:48

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Ruarl, Andis Salla, i cili ka qenë dhe kryetar i Bashkisë së Cërrikut para se të merrte postin e ministrit, ushtroi të drejtën e tij për të votuar në këto zgjedhje të pjesshme, që po mbahen këtë të diel të 9 nëntorit në pesë bashki të vendit.

Gjatë fjalës së tij, Salla tha se qytetarët të shprehin vullnetin e tyre, dhe me votë të japin mundësinë e përparimit të punëve të mira të nisura në këtë bashki.

“Zgjedhjet e pjesshme është një vazhdimësi e punëve të mira, të nisura dy vite më parë. Mua më është dashur që të jem në një detyrë tjetër në qeverinë shqiptare dhe deri tani zgjedhjet duken shumë të qeta. Unë dua të ftoj të gjithë banorët e Bashkisë së Cërrikut të votojnë të qetë dhe masivisht për të shprehur vullnetin e tyre në mënyrë që të vazhdojë çdo punë e mirë e nisur në këtë qytet dhe në të gjitha njësitë e tjera administrative.

Mendoj që pjesëmarrja do të rritet, mendoj që njerëzit janë në punët e tyre, por gjithsesi është një moment që ne do e shikojmë në fund të ditës të gjithë procesin. Gjej rastin që të ftoj çdo banor të marrë pjesë në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre ndaj votës së lirë”, tha Andis Salla.

Salla me femerin në Divjakë: Skema Kombëtare e Mbështetjes ka ulur koston prodhimit

25 October 2025 at 12:36

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Në Divjakë, në fermën “Vida” të Armelin Pupit, e cila ka nisur aktivitetin në vitin 2023, mbarështohen 600 dele dhe 210 dhi.

Ministri për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Andis Salla tha se në këtë fermë “çdo ditë ndërthuren puna, pasioni dhe përkushtimi për të krijuar një zinxhir të plotë vlere, nga mbarështimi i tufës deri te përpunimi i qumështit në nënprodukte cilësore”.

Sipas ministrit, “falë Skemës Kombëtare të Mbështetjes, Armelini ka ulur kostot e prodhimit, ka rritur rendimentin për krerë dhe ka garantuar cilësi e gjurmueshmëri në çdo hallkë të procesit prodhues, duke i dhënë vlerë të shtuar çdo produkti që del nga ferma”.

Kjo skemë mbetet një ndër instrumentet kryesore të politikës së Ministrisë së Bujqësisë për të nxitur zhvillimin e sektorit rural, për të garantuar prodhim cilësor dhe për të përgatitur fermat shqiptare për sfidat e integrimit në tregun europian.

Masat e Skemës Kombëtare 2025 përfshijnë: Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta); Zhvillimin e bletarisë; Mbështetje për farë, fidanë dhe inpute të tjera bujqësore; Kultivimin e bimëve mjekësore-aromatike; Nxitjen e fermave organike; Certifikimin Global GAP (standard ndërkombëtar për sigurinë ushqimore dhe gjurmueshmërinë); Mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2025 ofron financim 100% për grupimet e fermerëve dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit.

/m.q/a.f/

The post Salla me femerin në Divjakë: Skema Kombëtare e Mbështetjes ka ulur koston prodhimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Salla: Serrat me mbrojtje biologjike, drejtimi i ri i bujqësisë shqiptare

By: redi
24 October 2025 at 20:16

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një vizitë në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnjë. Gjatë takimit me punonjësit e qendrës, ministri Salla theksoi rëndësinë e këshillimit profesional për fermerët, duke siguruar mbështetje të drejtpërdrejtë nga agronomët e zonës për rritjen e rendimentit dhe përmirësimin e cilësisë së prodhimeve bujqësore.

Source

Ministri Salla me përfaqësues të KE-së: Siguria ushqimore është kyç në procesin e anëtarësimit në BE

By: redi
23 October 2025 at 17:56

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim të frytshëm me Caroline Boeshertz, Drejtuese e Njësisë A5 për Marrëdhënie Ndërkombëtare Dypalëshe në DG SANTE (Drejtoria e Përgjithshme për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore në Komisionin Evropian), dhe ekipin e saj. Në qendër të diskutimeve ishin sfidat dhe hapat konkretë për përmbushjen e kushteve të Kapitullit 12-të…

Source

Salla viziton pemëtoren në Korçë: Kultivon 3 hektarë me mollë dhe 2 ha me qershi cilësore

19 October 2025 at 17:29

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi pemëtoren e Thanas Liçollarit në Dvoran të Korçës.

Salla u shpreh se Thanas Liçollari kultivon 3 hektarë me mollë dhe 2 hektarë me qershi cilësore, si dhe zotëron një pikë frigoriferike me kapacitet 400 tonë për grumbullimin e prodhimit të tij dhe fermerëve të zonës.

“Thanasi është prej vitesh përfitues i Skemave Kombëtare dhe këtë vit ka aplikuar në Skemën e Investimeve për mbjellje super intensive në pemëtore”, theksoi më tej ministri Salla.

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofroi mbështetje për 9 masa të ndryshme, të fokusuara në modernizimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit.

Masat e mbështetjes i adresoheshin: ndërtimit të serrave të reja diellore; mbjelljeve të reja bujqësore; vendosjes së rrjetave antibreshër; instalimit të sistemeve të ujitjes me pika; ndërtimt të stallave blegtorale dhe stabilimenteve për shpendë; mekanizimit të bujqësisë dhe investimeve në agropërpunim, agroturizëm dhe akuakulturë detare.

Mbështetja financiare që ofronte skema përfshinte: Grante deri në 50% të vlerës së investimit; Kredi me interes të subvencionuar prej 2% si dhe garanci sovrane deri në 70% të kolateralit, për të lehtësuar aksesin në financim.

/gj.m/r.e/

The post Salla viziton pemëtoren në Korçë: Kultivon 3 hektarë me mollë dhe 2 ha me qershi cilësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

18 October 2025 at 10:53

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se kandidati i PS-së për Bashkinë e Cërrikut, Florenc Doka, i cili aktualisht është edhe kryebashkiak në detyrë, ka përfituar fonde nga Bashkia e Cërrikut përmes kompanisë së drejtuar prej familjarëve të tij. Zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë nga selia blu, tha se […]

The post PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij appeared first on BoldNews.al.

Ministri Salla: Nisma të reja për modernizimin e sektorit bujqësor me partnerët gjermanë

By: redi
10 October 2025 at 15:23

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, Dr. Iven Schad nga Sektori i Bashkëpunimit Ekonomik, si dhe përfaqësuesin e GIZ për programin e zhvillimit të qëndrueshëm rural (SRD), Mattia Wegmann. Salla tha se Gjermania është një partner i qëndrueshëm për zhvillimin e bujqësisë shqiptare…

Source

Ministri Salla: 62 të rinj praktikë në institucionet e bujqësisë

By: redi
7 October 2025 at 16:47

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim me 62 praktikantët e rinj të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, që kanë nisur praktikën në MBZHR dhe institucionet e varësisë. Gjatë takimit, Salla bashkëbisedoi me praktikantët e rinj që kanë zgjedhur ta zhvillojnë këtë përvojë 3-mujore në sektorin e bujqësisë. ”I inkurajova të japin maksimumin për të fituar…

Source

Kush janë kryetarët e bashkive që paguan Bujar Shegën e “Viola Green” edhe pas arrestimit nga SPAK

By: Ela
4 October 2025 at 15:43

Në nëntor të vitit 2024, SPAK-u goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, e cila pothuajse i ka dhënë fund pas dy dekadash sundimit të oganizatës kriminale-mafioze Çapja. “Truri financiar” i organizatës është konsideruar 52-vjeçari Bujar allias Marsel Shega, i cili u arrestua në Itali. I akuzuar nga SPAK për trafik droge dhe pastrim parash në kuadër […]

The post Kush janë kryetarët e bashkive që paguan Bujar Shegën e “Viola Green” edhe pas arrestimit nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

Salla: 1945 teste të certifikuara nga ISUV për sigurinë ushqimore

3 October 2025 at 19:53

TIRANË, 3 tetor /ATSH/ Nga vetëm 6 analiza të akredituara në vitin 2013, sot ISUV numëron 1,945 teste të certifikuara, të vlefshme deri në vitin 2029. Mes tyre përfshihen edhe 12 analiza të reja për substanca të ndjeshme, si tetraciklinat në mjaltë dhe nitrofuranet në qumësht, duke e vendosur Shqipërinë në të njëjtin nivel kontrolli me vendet e BE-së për sigurinë ushqimore.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi sot ambientet e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), ku janë riakredituar dhe zgjeruar kapacitetet analitike të institutit sipas standardit ndërkombëtar ISO 17025:2017.

Gjatë vizitës, ministri u njoh nga afër me punën e përditshme të specialistëve dhe stafit teknik që garantojnë sigurinë e zinxhirit ushqimor, “nga ferma në tryezën e çdo familjeje shqiptare”.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u shpreh se ky transformim është rezultat i profesionalizmit të burimeve njerëzore, investimeve të qëndrueshme në kapacitetet laboratorike dhe mbështetjes së politikave zhvillimore.

“Sigurojmë cilësi për konsumatorin, besim për fermerin dhe besueshmëri për produktet shqiptare në tregjet ndërkombëtare”, deklaroi ministri Salla.

Një rol të rëndësishëm në këtë arritje luan bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, ku veçohet projekti i Bankës Botërore, që mbështet fuqizimin e ISUV-it përmes investimeve në 7 laboratorë rajonalë dhe 6 pika të inspektimit kufitar (PIK), duke forcuar më tej rolin e ISUV-it si institucion referencë në nivel kombëtar për sigurinë ushqimore dhe shëndetin veterinar.

Ministri Salla theksoi se përpjekjet në këtë drejtim janë pjesë e vizionit “Bujqësia 2030”, që synon ngritjen e standardeve kombëtare në një nivel të ri cilësie dhe besueshmërie, si dhe përmbushjen me seriozitet të detyrimeve të Kapitullit 12 për Sigurinë Ushqimore, në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Nga vizita e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në ambientet e Instituti...
1 nga 8

/e.i/j.p/

The post Salla: 1945 teste të certifikuara nga ISUV për sigurinë ushqimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌