Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PS fiton bindshëm në 5 bashki/ Çupi: Asnjë surprizë! PD është e mbytur, me apo pa Berishën

By: Rovena
10 November 2025 at 19:37

Partia Socialiste ka siguruar një fitore të thellë në të gjitha bashkitë e vendit, duke mbyllur garën me rezultatin 5 me 0 ndaj kandidatëve të opozitës dhe atyre të pavarur.

Rezultati, që konsiderohet një dominim i plotë i mazhorancës, ka nxitur reagime dhe analiza mbi gjendjen e opozitës në vend. Analisti politik Frrok Çupi, në një intervistë për ABC News, u shpreh se Partia Demokratike po shkon drejt shuarjes dhe se nuk pritet ringjallje e saj, pavarësisht nga ndryshimet e mundshme në krye.

Sipas tij, opozita po përballet me mungesë zëri, ideje dhe lidhjeje me qytetarët, ndërsa zgjedhjet e fundit tregojnë një rënie të interesit publik dhe një garë gjithnjë e më të zbehtë politike.

“PD pak e nga pak po shuhet po shkon në fund dhe kjo duket nga ato që po ndodhin sot. Anëtarësia e thjeshtë e PD nuk ka pasur zë. Nuk ka asnjë surprizë. Ka teori që qarkullojnë që thonë që nëse ikën Berisha, PD do të ringjallet, unë nuk e besoj këtë. Njësoj do të jetë si me Berishën, si pa Berishën. Partitë e vogla nuk kanë akoma organizimin, logon, nuk ngjizin.

Kanë dhe një defekt shumë të madh sepse nuk janë krijuar nga vetvetja, por të ndara nga PD. Kanë të njëjtin ves si PD, të futura në bunker. Këta nuk mund të hapen, nuk mund të shkojnë tek njerëzit, sepse mendojnë vetëm për interesat e veta. PD ka filluar të rrëshqasë drejt një parti jo programore. PD është sot e mbytur edhe për zërat e veta. Çdo që mund të thuhet se zhvillohet në PD është antipatike. Nuk ka më dalje nga e gjithë skema. Interesi i qytetarëve ka rënë.

Në zgjedhje nuk ka më garë. Këto zgjedhje, ky moment ishte i paplanifikuar që nga fillimi, por është një paradhomë e zgjedhjeve lokale. Koha funksionon në dëm të opozitës, e cila do të shkërmoqet dhe do të demoralizohet”, tha Frrok Çupi./abcnews.al

“Humbja e opozitës ishte e qartë”/ Lami: PD e ka mbyllur qepenin, është bërë për “rahmet”

By: Rovena
10 November 2025 at 18:52

Partia Socialiste ka siguruar një fitore të plotë në zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura të dielën në pesë bashki të vendit Vlorë, Cërrik, Tepelenë, Mat dhe Bera, duke vijuar kështu qeverisjen në këto njësi vendore. Rezultatet, që konfirmuan avantazhin e PS-së ndaj kundërshtarëve politikë, kanë sjellë sërish në vëmendje krizën e thellë të opozitës.

Analisti Roland Lami, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, u shpreh se rezultati ishte i parashikueshëm dhe se Partia Demokratike ka humbur kontaktin me elektoratin, duke u shndërruar në një “parti bunker”.

Sipas tij, mungesa e një opozite funksionale dhe dështimi i partive të reja për të fituar terren përbëjnë një sinjal shqetësues për sistemin politik në vend.

“Referuam me sondazhet e ABC Neës jemi aty-aty me rezultatin. Ishin disa tregues që nuk ishin pa arsye. Njerëzit e shikojnë si humbje të shkojnë të votojnë për PD kur e di që do të humbasë. Humbja e PD ishte e qartë. Rezultati dihej pa nisur akoma procesi i numërimit të votave. E vetmja bashki ku mendoja që se do të kishte një rezultat surprizë ishte Mati, ku mund të kishte një rezultat të pavarur. Por, edhe atje vota e PD ka ikur në drejtim të paditur.

Në parim partitë e vogla, apo të reja kanë kryesisht elektorale në zonat e mëdha urbane, është shumë e vështirë që partitë e vogla me organizim të dobët të kenë mbështetës në qytetet e vogla. Ajo çfarë pamë ishte që këto parti e humbën atë shans. Unë gjykoj që ky është një lajm i keq për partitë e reja. PD gjykoj se e ka mbyllur ciklin e saj. Humbjet janë kolosale dhe seriale, do të thotë që atje është kthyer një parti bunker, që komunikon me veten.

Vendi pa opozitë shkon në drejtim të paditur, po PD nuk e dëgjon këtë, dhe kjo është një dramë që e ka sistemi ynë politik. E partitë e vogla që tentojnë të bëhen të mëdha i ka zënë gjumi i PD. PD është një forcë politike që e ka mbyllur qepenin dhe është bërë rahmet”, tha analisti Roland Lami.

Zgjedhjet në Berat/ PD drejt shuarjes

10 November 2025 at 07:41

Ervin Ceca do jetë kryetari i ri bashkisë së Beratit.

Po ndërsa fitorja e tij vihej pak në dyshim, në Berat PD shënon një humbje historike.

Kandidati Shkarpa i mbështetur prej saj, kap me pak se 17 përqind, një shifër e ulet që PD nuk e kishte arritur as në vitin e saj të errët 1997.

/abcnews.al/

PD “zhytet” në Otranto. Humb Vlorën me 78 përqind

10 November 2025 at 07:30

PD regjistron një humbje katastrofike në Vlorë, në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Kandidatja socialiste Mersini fiton me 78 përqind të votave dhe do jetë kryetare e bashkisë deri në zgjedhjet e rregullta të vitit 2027.

Pjesëmarrja e ulet dhe kandidimi me dy emra, provuan krizën e thellë të PD në nivel kombëtar e sidomos në Vlorë, paralajmëruar nga dorëheqja një jave me herët e kreut politik të qarkut, deputetit Bujar Leskaj.

/abcnews.al/

“Gazi përshtatet, mund të shkojë edhe te socialistët”/ Avokati: Berisha fillimisht ‘vrau’ Shqipërinë, më pas Partinë Demokratike

10 November 2025 at 00:05

“Ka bërë korrupsion të lartë shtetëror”, kështu u shpreh avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Shqipëria Vendos Lokale ‘25” në ABC News, ndërsa akuzoi Sali Berishën.

Gjithashu avokati theksoi se kreu i PD Sali Berisha ka shkatërruar opozitën dhe se e përdor partinë për interesa personale.

“Partia Demokratike duhet të marrë të tjera rrugë dhe të shikojë të tjera alternativa sepse nuk e ngjall dot më këtë alternativë që ka Berisha. Berisha ka lënë berishizmin brenda. Gazi i shkretë përshtatet, mund të shkojë edhe tek socialistët. Por PD duhet të mendojë për një alternativë tjetër. Të mblidhen të gjithë të rinjtë me mendësi europiane dhe jo shpellarë nëse duan të ndërtojë diçka që opozita të vijë në pushtet. Berisha fillimisht vrau Shqipërisë, vrau edhe Partinë Demokratike”, tha ai.

Më tej theksoi se Flamur Noka do të dënohet për të gjitha korrupsionet që ka bërë.

“Shumë shpejt Flamur Noka do të dënohet. Do dënohet për të gjitha korrupsionet që ka bërë në kurriz të PD dhe të një çështje që ka në SPAK”, tha ai.

/abcnews.al/

“Asnjë kauzë, braktisi kandidatët”/ Fatos Mahmutaj: Berisha ‘vrau’ Partinë Demokratike

9 November 2025 at 23:45

Gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë në “Shqipëria Vendos Lokale ‘25”, në ABC News, u shpreh se në zgjedhjet e mbajtura në pesë bashkitë në vend, deri më tani rezultatet tregojnë një fitore të jashtëzakonshme të PS, me 80 %.

Gjatë intervistës, Mahmutaj u shpreh kritik ndaj kreut të PD Sali Berisha, thënë se ishte personi kryesor që “vrau PD”.

“Nga rezultatet kemi një fitore të jashtëzakonshme të majtës. Opozita nuk pati asnjë kauzë, nuk paraqiti asnjë kauzë. Kandidatët e saj që prezantoi i la në “mëshirë të fatit”. Nuk i mbështeti as për fushatë elektorale dhe as në forma të tjera, duke i lënë krejt jetim. Ata nuk arritën dot të nxirrnin njerëzit për të votuar. Opozita që kryesohet nga zoti Berisha po ikën gjithnjë më poshtë dhe kur të mbarojë numërimi nuk do ta kalojë 12 %. PD e vrau përfundimisht Berisha. E vrau ai që mendohej se ishte krijuesi i saj, që e kishte “pjellë” të tij, ndërkohë që doli të ishte kopili i saj. Ai mori në qafë dhe shkatërroi opozitën e një vendin”, tha Mahmutaj.

/abcnews.al/

Rezultatet/ Përfundon numërimi në katër bashki, Partia Socialiste fituese absolute

10 November 2025 at 07:00

TIRANË- Në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat e Cërrik u votua të dielën për kryebashkiakun e ri, ku në garë ishin 13 kandidatë nga Partia Socialiste dhe opozita.

Në Tepelenë për herë të parë u aplikua numërimi me Inteligjencë Artificiale.

Numërimi ka përfunduar në Tepelenë, Berat, Vlorë e Cërrik ku fituese rezulton Partia Socialiste

Ndërsa numërimi vijon ende Mat. Nga numërimi i deritanishëm kryesojnë kandidatët e Partisë Socialiste.

Rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme 

Bashkia Tepelenë
Gramos Sadik Sako Partia Socialiste; 3261 vota

Gabriel Guma kandidat i propozuar; 928 vota

Bashkia Berat

Ervi Ceca Partia Socialiste ; 13050 vota

Pavlo Shkarpa Kandidat i propozuar ; 2607 vota

Bashkia Vlorë

Brunilda Mersini  Partia Socialiste ;  15672 vota

Dionis Sota Kandidat i propozuar ; 2333 vota

Gjergji Nika Kandidat i propozuar ;1975 vota

Bashkia Cërrik
Eligert Hima Lëvizja Shqipëria Bëhet ; 1275 vota

Amarildo Hoxha Kandidat i propozuar ; 1888 vota

Florenc Doka Partia Socialiste; 6201 vota

Ndërsa vijon ende numërimi në Mat. Nga rezultatet, kandidati i Partisë Socialiste Altin Bojni kryeson.

Bashkia Mat (vijon ende numërimi)

Altin Bojni Partia Socialiste ; 7302 vota

Eduart Brahilika kandidati i propozuar; 3116 vota

Suzana Pasha kandidat i propozuar ; 547  vota

Kostoja e këtyre zgjedhjeve nga KQZ është përllogaritur në 1.6 milionë euro. Të pestë këto bashki herën e fundit janë fituar nga PS, kurse mandati i fituar nga kryebashkiakët e rinj më 9 nëntor do të jetë më pak se 2 vjeçar, deri në zgjedhjet e ardhshme në pranverën e 2027.

/abcnews.al/

Zgjedhjet/ Bejko: Partitë e reja mund të ishin frymëzim, por u bënë pjesë e “moçalit politik”

9 November 2025 at 21:51

Analisti Roland Bejko në “Shqipëria Vendos Lokale ‘25”, u shpreh se partitë e reja treguan se ishin instrumente të politikës së vjetër.

Sipas tij nuk kanë arritur të krijojnë besim tek qytetari duke shtuar se në këto zgjedhje mund të ishin një frymëzim, por u bënë pjesë e “moçalit politik.”

“Vlora është e inatosur e revoltuar edhe me qeverinë edhe me opozitën. Edi Ramës ia ka dhënë votat me shumicë. Por nuk ja ka borxh që t’i heqë kryetarët e Bashkisë. Për më tepër që kompetencat ia ka marrë pushteti qendror. Ndërsa Partitë e vogla kishin rastin që të ishin sfidues. Por në qytetet e mëdha kishte shumë elektorat gri dhe ky lloj elektorati e do të pavarurin, por jo atë që është gjasme i pavarur. Qytetarët janë gënjyer sot nga të gjitha palët. E rithem se Edi Rama nuk i angazhoi patronazhistët…Por opozita sërish nuk frymëzoi. Partitë që dolën të ashtëquajtura të reja ishin instrumente të politikës së vjetër…”, tha Bejko.

/abcnews.al/

Mbyllja e votimeve/ “Procesi pa problematika”, Celibashi: Para mesditës së hënës mund të përfundojë procesi i numërimit

9 November 2025 at 18:59

Është mbyllur orari zyrtar i votimeve në 5 Bashki. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një komunikim me gazetarët duke ndarë edhe rezultatet e pjesëmarrjes në votim.

Celibashi tha se ecuria e procesit të votimit ka qenë e qetë dhe se nuk janë evidentuar problematika. Ndërsa theksoi se procesi i numërimit do të nisë në orën 22:00 dhe mund të përfundojë, para mesditës së hënës

“Procesi i identifikimi është kryer 100 % nëpërmjet pajisjes elektronike të identifikimit, ka nisur procesi i dorëzimit të përgatitjes të bazës materiale, disa janë në procesi drejt vendeve të numërimit dhe shumë shpejt do të nisë procesi i numërimi. Krahas procesi të numërimit manual do të bëhet vlerësimi i fletëve të votimit edhe nëpërmjet AI. Të dhënat e numërimit duke përdorur AI do të pasqyrohen në faqen e KQZ”, tha ai.

Kreu i KQZ se zgjedhjet ishin të organizuara shumë mirë profesionalisht me standardet ndërkombëtare.

“E rëndësishme për ne ngelet se si janë përgatitur dhe administruar zgjedhjet”, theksoi Celibashi.

/abcnews.al/

“Pjesëmarrja e rinisë, modeste”/ Nura: Partitë të mendojnë zgjidhje afatgjata, të punojnë më shumë për të rinjtë

9 November 2025 at 17:49

Analisti Artur Nura, në një intervistë në “Shqipëria Vendos Lokale, “25”, tha se situata e zgjedhjeve ka qenë e qetë edhe pse pjesëmarrja ishte më e ulët, sidomos në Vlorë me rreth 12.4 përqind.

Nura gjithashtu tha se interesi i Partisë Socialiste ka qenë në Tiranë, dhe se pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, solli edhe një interes më të ulët.

“Zoti Rama gjykoj që ka qenë i vendosur për të bërë zgjedhje në Tiranë, për shkak të situatës specifike që ka Tirana. Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, mund të themi se fakti që ‘rrufeja’ paralajmëroi këtë mospjesëmarrje. Që vjen mospjesëmarrje jo vetëm nga qytetarët, por një pjesë nga mos-interesi i drejtpërdrejtë. Ka edhe një element tjetër të opozitës që duket e pa-interesuar. Zoti Berisha ka publikuar vetëm një postim…Pra kur nuk janë të interesuar dy liderët të dy grupimeve në garë si do të jenë qytetarët? Është krejt normale, nuk ka pse ta cilësojmë si një të keqe të jashtëzakonshme”, tha Nura.

Me tej ai tha se pjesëmarrja e të rinjve është modeste duke bërë apel që të dyja palët si PS dhe PD, duhet të punojnë më shumë për të rinjtë.

Ai që është në krye të PS i bën me llogari gjërat dhe llogaria ishte për Tiranën. Mund të themi që PS ka futur shumë të rinj nga radhët e saj. Por rinia në pjesëmarrje ishte modeste. Mund të them që PS duhet të bëjë një vetë-analizë. Nga ana tjetër Partia Demokratike nuk ka largpamësi…Vlora është shembull për refleksion…Po të futen të rinj, padyshim do të kemi edh pjesëmarrje të të rinjve, pra analiza duhet si nga PS, por gjithashtu edhe nga PD. Nuk është se po i vendos diagnozën, por besoj se të dy krahët kanë nevojë të reflektojnë për rininë. Por përgjegjësia më e madhe sipas analizës time është tek PS, edhe pse ka integruar shumë të rinj.

/abcnews.al/

Vlora me pjesëmarrjen më të ulët, kreu i PS mesazh qytetarëve: Vota, e drejtë legjitime

By: xhir jeta
9 November 2025 at 16:49

Pak para mbylljes së orarit zyrtar të votimit, kreu i PS në Vlorë, qyteti me pjesëmarrjen më të ulët në këto zgjedhje, apelon qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit.

“Qytetarë të Vlorës, kanë mbetur edhe shumë pak caste nga mbyllja e procesit zgjedhor, do iu lutesha t’i drejtoheshit kutive të votimit, për të shprehur vullnetin me votë.

Vota është e drejtë legjitime dhe ju takon juve për të ardhmen e qytetit të Vlorës” thotë ai.

Zgjedhjet/ “Ky është fundi i partive të reja”, Lami: Opozita në gjumë letargjik! Gjikondi: Rinia, pa asnjë frymëzim!

9 November 2025 at 16:31

“Opozita në gjumë letargjik”, kështu u shpreh analisti Roland Lami, gjatë intervistës në “Shqipëria Vendos, lokale ’25”.

Në analizën e tij për ecurinë e zgjedhjeve, Lami tha se tek kampi opozitar mungon shpresa. Sipas tij opozita po tregon sërish se nuk ka asnjë alternativë, është totalisht në kaos dhe në një rrëmujë totale.

“Zgjedhjet për kryetar bashkie krijojnë pak shanse për partitë e reja. Opozita vijon të jetë në rrëmujë dhe në kaos në zgjedhje. E dinë që nuk kanë shpresë për të fituar. Partitë e reja mesa duket janë të kënaqur me këtë pozicion që nuk mund të bëhen më shumë. Partia e Arlind Qorit të paktën bën një tentativë, por të gjithë në kampin opozitar janë në gjumë. Kemi një opozitë që është në qefin e saj në rehatinë e saj që ke frikë ta zgjosh sepse i prish gjumin.  Po ashtu edhe partitë e reja janë në gjumë. Edhe në këto zgjedhje ky është një lajm i keq. Çfarë ka ndodhur tek kampi opozitar? Ka një parapërgatitje serioze, apo strategji elektorale? Jo se kemi këtë. Mungon shpresa dhe fryma, në kolaps për zgjedhjet e pjesshme.”, tha Lami.

Ndërsa juristja Brizida Gjikondi, u shpreh se pjesëmarrja e të rinjtë vërehet se është më e ulët. Sipas saj kjo është për shkak se të rinjtë nuk kanë asnjë alternativë tjetër që t’i frymëzojë.

“Për të zgjuar tek i riu një frymëzim duhet të gjesh një të ri tjetër që të frymëzon. Dhe jo këto që tashmë janë të konsumuara dhe jo-frymëzuese”, tha Gjikondi.

Nga ana e tij analisti Lami tha se partitë e reja e kanë si karrem brezin e rinisë dhe kjo sipas tij sjell edhe pjesëmarrjen e ulët.

Ndërsa u shpreh se sipas tij kjo situatë, tregon edhe “fundin e partive të reja”.

“Unë mendoj që ky është fundi i partive të reja që ne shpresuam se do të kishim një ndryshim. Nuk dua t’i bie në qafë Arlind Qorrit, por të gjithë të tjerët janë futur në një kallëp”, tha Lami.

/abcnews.al/

“E djathta veprim dinak në këto zgjedhje”, Gjikondi: Nuk ka patur as shans e as interes për të fituar. Vlora, lakmuesi se sa probleme ka e majta

By: xhir jeta
9 November 2025 at 16:24

“E djathta jo vetëm që nuk është por ka bërë një veprim dinak. E ka kuptuar se nuk ka patur shance as interes për të fituar, personat që janë vënë janë qytetarë që janë vetëofruar,” kështu u shpreh në studion e ABC News, analistja Brizida Gjikondi.

“Partitë e vogla, si Lapaj, Shehja, me ligjërimin e interes qytetar, nuk kanë ofruar kandidatura të spikatura. Nuk ka ndonjë impenjim. Praktisht PS këto zgjedhje i ka me vete.

Në Mat ka një pjesëmarrje të lartë, këtë e lëxoj si investim i kryebashkiakut që ka dalë nga ajo Bashki, si një formë ‘qoke’ e qytetarëve karshi tij.

Vlora është lakmuesi se sa probleme ka e majta. E dimë shumë mirë që Vlora ka shumë dinamizëm, ky indiferentizëm flet shumë.

E mjata shqiptare është përpjekur ta shpërbëjë PD-në e Vlorës, pamë edhe një goditje nga z. Leksaj që dha dorëheqjen pak para zgjedhjeve. Vetë PD e Vlorës, nuk vuri një personazh të spikatur. Vetë vlonjatët janë të lodhur nga kandidaturat që ofron qëndra në Tiranë, duke injoruar shpirtin vlonjat.” -tha ajo./abcnews.al

Celibashi: Dy problematika në Cërrik e Vlorë. Askush pas orës 18:00, nuk do të votojë. Të rinjtë të painteresuar

By: xhir jeta
9 November 2025 at 16:14

Kreu i KQZ ka raportuar për dy problematike të regjistruara gjatë procesit zgjedhor në Cërrik dhe Vlorë, për të cilat tha se po kryhen të gjitha verifikimet nga KQZ.

“Nga informacionet nga terreni nuk rezulton të ketë problematika sinjifikative. Është raportuar vetëm për dy problematika një në Cërrik një në Vlorë. Në Cërrik po verifikojmë nëse ka qenë vëzhgues apo qytetar, ende s mund të flasim me siguri.

Në Vlorë, në një qendër votimi ka patur një diskutim mes kryetares dhe operatorit të qendrës së votimit lidhur me procedurat e identifikimit. Po verifikojmë për të dy rastet.” -tha ai.
Ndërsa komentoi pjesëmarrjen në zgjedhje, Celibashi tha se të rinjtë duken të jenë të painteresuar në proces, një trend ky sipas tij europian.

“Pjesëmarrja sipas grupmoshave, vijon të kenë përqindjen më të madhe grup mosh mbi 65 vjec.

Nëse do gjenden votues, pas orës 18:00 komisioni do të lejojë vetëm ata votues që do të evidentohen, askush tjetër pas kësaj ore nuk do të lejohet. Pjesëmarrja e ulët e të rinjve, 18-24 vjec, është një trend edhe në vende të tjera. Nuk kanë interes të madh për të qenë të aktivizuar në procese politike, mesa duket edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky trend europian. Edhe partitë politike vetë, apo organizata të shoqërisë civile duhet të punojnë më shumë në nxitjen e kësaj grup moshe.” -tha Celibashi./abcnews.al

Zgjedhjet në 5 Bashki/ Gjikondi komenton pjesëmarrjen: Distancim i qytetarëve nga partitë

By: xhir jeta
9 November 2025 at 15:58

Për analisten Brizida Gjikondi, numri i ulët i pjesëmarrjes në zgjedhje ishte i pritshëm. Në studion e ABC News, Gjikondi foli për një distancim të qytetarëve ndaj klasës politike si majtas edhe djathtas.

“Është logjike pjesëmarrja e ulët, flasim për një mandat një vit e pak. Zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë, janë zgjedhje për kryetarin e bashkië dhe jo për këshillin bashkiak i konsideruar si parlamenti i Bashkisë.

Në këto 5 bashki nuk kemi zgjedhje për këshilltar bashkiak, dhe e fundit që duhet lexuar nga partitë mendoj se ka një distancim ndaj klasës politike si majtas edhe djathtas, por më shumë e shoh si ndëshkim për të majtën.

Pjesëmarrja shumë e ulët në Vlorë duhet lexuar mirë. Përvec Vlorës, flasim për qytetet e tjera me një numër shumë të vogël votuesish.” -u shpreh Gjikondi./abcnews.al

Zgjedhjet në Tepelenë/ Kumbaro: Çdo gjë ka ecur normalisht, ftoj qytetarët të dalin të votojnë

By: xhir jeta
9 November 2025 at 15:26

Nga Tepelena, ku po ndjek nga afër procesit për zgjedhjet e pjesshme vendore, Mirela Kumbaro shprehet se cdo gjë po ecën normalisht. Ndonëse e konsideroi të kënaqshme deri tani pjesëmarrjen në këto zgjedhje, Kumbaro apeloi qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Procesi ka nisur që në orën 7 të mëngjesit, cdo gjë ka rrjedhur shumë normalisht. Nuk kemi patur probleme. Duke patur parasysh edhe kohën, që për ne shiu është beret, por e vështirëson pak lëvizjen e njerëzve, ecuria ka qenë e mirë, krahasuar me të njëjtin orar me të njëjtën kohë me zgjedhjet e 11 majit 2025, apo me zgjedhjet e tjera vendore të 2023.Në të gjitha qendrat procesi ka ecur normalisht. Do përfitoja që në këto tre orë të ftoj të gjithë banorët e Tepelenës të nguten që secili të ketë mundësi të shprehë vullnetin e vet demokratikisht sepse cdo votë ka rëndësi në Tepelenë, cdo tepelenas duhet të shprehet për Tepelenën si e mendon të drejtohet në muajt e në vitin në vijim.”

Sa i përket pritshmërive në pjesëmarrje, Kumbaro tha se Tepelena në përgjithësi ka qenë shumë konstante në pjesëmarrjen e vet. Kjo sipas saj, ka të bëjë me faktin që është një bashki relativisht e vogël.

“Janë rrëth 12 mijë votues në listë, por duke ditur që një pjesë e madhe e këtyre votuesve, prej vitesh për të mos thënë edhe prej dekadash janë në emigracion apo pjesë të tjera të vendit. Disa prej tyre kanë zgjedhur të vijnë prej emigrimit, sepse është edhe një lloj ngjarje publike që bën bashkë njerëzit. Tepelenasit kudo që janë, edhe ata në diasporë e ndjekin me intensitet zhvillimin e zonës, ngjarjet që kanë ndodhur. Nëse krahasojmë pjesëmarrjen nga viti në vit, ritmet me të cilat kanë qenë deri tani numri i votuesve është një numër i kënaqshmë.” u shpreh Kumbaro./abcnews.al

“Bashkitë janë kthyer në ndërmarrje rrogash”/ Vokshi: Nuk kanë më autonomi në qeverisje

By: Rovena
9 November 2025 at 14:35

Në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale që po zhvillohen në pesë bashkitë e vendit, analisti Indrit Vokshi, në një intervistë për ABC News, ka komentuar mbi situatën aktuale të qeverisjes vendore në Shqipëri.

Ai theksoi se bashkitë janë shndërruar në “ndërmarrje rrogash”, duke humbur statusin politik dhe funksionin e tyre si institucione që duhet t’i shërbejnë qytetarëve. Sipas Vokshit, dështimi i reformës administrative të vitit 2014 ka sjellë një krizë funksionale në nivel lokal, ku bashkitë nuk gëzojnë më autonomi financiare e vendimmarrëse.

Ai shtoi se mungesa e projekteve të pavarura dhe varësia nga qendra kanë shkatërruar procesin e vetëqeverisjes vendore, duke bërë që qytetarët të humbasin interesin për zgjedhjet.

“Bashkitë kthyer në ndërmarrje rrogash, nuk ka më statusin politik të një institucioni që merr statusin politik, për t’iu shërbyer qytetarëve. Qytetarët duke parë, nuk kanë interes. Bashkitë kanë dështuar totalisht dhe reformën e vitit 2014, sepse nuk kishte reformë territoriale, por ishte një reformë e gardheve, siç interesat e PS dhe PL (LSI). Nuk kemi më bashki autonome që ka buxhet dhe kompetenca vetë për të qeverisur në mënyrë të pavarur. Pse nuk flitet sot për status të bashkive. Duke ndodhur kështu bashkitë kanë ndodhur nga funksioni, që të bëjnë projekte vetë, të kenë autonomi vetë. Nuk gjenden sepse është shkatërruar procesi autonom”, tha Vokshi./abcnews.al

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Celibashi: Pjesëmarrja deri tani 13.09 %. Grupmosha që voton më shumë, mbi 65 vjec

By: xhir jeta
9 November 2025 at 13:19

Në daljen e dytë përgjatë ditës së sotme, lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se procesi vijon pa probleme dhe të gjitha qendrat e votimit po funksionojnë normalisht.

“Deri tani nuk kemi evidentuar problem që të ketë ndikuar procesin e votimit. Të gjitha qëndrat po funksionojnë normalisht.

Pjesëmarrja në votime, 13.09 % deri në momentin që ne flasim. Mati me pjesëmarrjen më të lartë, dhe Vlora me pjesëmarrjen më të ulët, me 8.51 %.

Pjesëmarrja më e madhe e votuesve sa i përket grupmoshva, mbi 65 vjec e ndjekur nga 55-64 vjec ndjekur më të ulët 18-22 vjec.” tha ai.

“Tepelena ka qenë gjithnjë e majtë”/ Zaloshnja: Pjesëmarrja do të arrijë deri në 38.5%

By: Rovena
9 November 2025 at 13:11

Sondazhisti i njohur Eduard Zaloshnja për “ABC News” analizoi pjesëmarrjen e votuesve në pesë bashki të vendit. Duke u ndalur kryesisht tek Tepelena, bazuar tek statistikat e sondazheve të tij, Zaloshnja tha se pjesëmarrja do të shkojë deri në 38.5%.

Ai shtoi se historikisht Tepelena ka qenë e majtë, duke theksuar gjithashtu se në qendrat urbane pjesëmarrja ka qenë më e ulët krahasuar me ato rurale.

Nëse dështon parashikimi im i sondazheve, do të jetë në Vlorë, sepse ishte një gjendje e rëndë. Mund të zbresë poshtë marshit të gabimit. Edhe kjo është një bashki ku 53.8% e popullsisë janë në emigracion.

Kjo është një histori i pesë viteve për të parë se përse ka kaq shumë emigrantë. Tepelena ka qenë gjithmonë e majtë dhe pjesëmarrja ka qenë gjithnjë e lartë. Sa më urbane të jetë qendra e votimit, aq më e ulët është pjesëmarrja. Është një fenomen që ndoshta duhet ta shpjegojnë sociologët. Por, ky është një fenomen që unë e kam vënë re statikisht”, tha Zaloshnja./abcnews.al

Gara për Vlorën/ Minxhozi: Qeveria garon me vetveten. Dorëheqja e Leskajt? Dëmton PD, sinjal i fuqishëm politik

By: xhir jeta
9 November 2025 at 11:51

Në maratonën zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki të vendit, analisti Skënder Minxhozi komentoi edhe dorëheqjen e Bujar Leskaj vetëm 6 ditë para procesit zgjedhor.
Minxhozi tha se dorëheqja është një mesazh për kreun e PD, dhe jo një sobotazh për garën e Vlorës.

“Dredha largohet ndërsa Leskaj është një ngjarje politike, lidhet me një analizë të pakryer rreth asaj që ndodhi në 11 maj. Është një gjest i fortë i një politikani me përvojë si Leskaj, e djathta merr një goditje nga një person me impakt të caktuar në terren dhe jo të vogël. Pra, në Vlorë qeveria garon me vetveten më shumë risk shoh ndoshta konsumin e qeverisë në pushtet të së majtës, se sa e djathta.

Veprimi i Leskajt vjen më shumë si reagim i selisë qendrore, ka qenë drejtues zyrtar i lartë i shtetit. Ka qenë një mesazh për Berishën, nuk u larguar për të sabotuar garën e Vlorës. Kishte kohë që jepte sinjale se dicka nuk shkon mirë në PD.

Është një gjeneratë në PD që është e ndarë në dy grupime, një pjesë fanatikë të verbër që shkojnë pas Berishës, një pjesë që kërkon analizë cfarë nuk shkoi mirë. Largimi i Leskajt dëmton PD në e Vlorës por është sinjal i fuqishëm politik edhe për PD kombëtare,” -u shpreh Minxhozi./abcnews.al

❌
❌