Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 December 2025Main stream

“PD nuk motivon më”/ Artur Nura: Berisha si “aktor i serialeve turq”, vazhdon me moralin e vjetër

By: Rovena
24 December 2025 at 18:38

Analisti pranë ABC News, Artur Nura, ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike gjatë emisionit “Tirana Live”, duke e krahasuar qasjen politike të Sali Berishës me një “serial turk” me motive të përsëritura dhe pa risi.

Sipas Nurës, Berisha nuk po arrin të sjellë figura të reja apo të motivojë elektoratin, ndërsa protestat e organizuara prej tij i cilëson modeste dhe pa ndikim.

Ai theksoi se interesat personale dhe përplasjet e brendshme po ndikojnë në strategjinë e opozitës, duke shtuar se raporti i Berishës me PD-në dhe qëndrimi i tij ndaj drejtësisë lidhen më shumë me ruajtjen e kontrollit mbi partinë sesa me synimin për të marrë pushtetin.

“Berishën e shikoj gjatë gjithë kohës me një film serial turk, në një kohë të caktuar me të njëjtat gjëra. Serial turk, me motive të vjetra dhe që nuk sjell asgjë. Me një protestë modeste të organizuar. Berisha nuk sjell më personazhe të rinj, nuk motivon më. Është vetëm një kafshë politike e PD. Berisha nuk ka mungesë koherence, por fërkim interesash, i intereson që të jetë në krye të PD.

Në mënyrë racionale flet për korrupsionin, organizon protesta. Ka një mungesë morali. PD-në e ka si një pronë të tij, sepse duke shkuar në proceset penale si lider i opozitës, kjo intereson atij, duke mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj drejtësisë, kjo i intereson Berishës jo që të marrë pushtetin. Salianji është pasqyra që i tregon Berishës ku ka qenë, kjo e shqetëson Berishën sepse i prish strategjinë e mbajtjes së opozitës, të PD-së. Salianji di të përballet me militantët dhe të mbledhë njerëz njësoj si Berisha”, tha Nura.

Before yesterdayMain stream

“Partia s’kërkon më ‘non grata’”/ Nura: Protesta dje tregoi që ai ecën me moralin e vjetër

By: Rovena
23 December 2025 at 18:45

Analisti Artur Nura, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC Neës, tha se ish-kryeministri Sali Berisha mbështetet aktualisht vetëm nga militantët, duke theksuar se protesta e fundit tregoi mungesën e një morali të ri politik.

Sipas Nurës, Berisha nuk përbën më shqetësim për kryeministrin Edi Rama dhe përpiqet të rregullojë vetëm imazhin e jashtëm të Partisë Demokratike, pa adresuar problemet thelbësore morale.

Ai u shpreh se figura si Berisha, të cilët konsiderohen “non grata”, nuk përfaqësojnë më të ardhmen e partisë, ndërsa roli i deputetit Ervin Salianji duhet të jetë përballja e drejtpërdrejtë me realitetin dhe jo ndërtimi i një force të re politike.

“Sali Berisha mbështetet vetëm nga militantët. Mesazhi i Salianjit është që ndërton rrugën e tij përpara teje, ndërto partinë e re. Por, kjo nuk do të ishte dinjitoze për Salianjin. Salianji është ai që i merr lajmin Berishës. I tregon Berishës së si ishte dikur dhe nuk është sot. Nuk kërkojnë më persona që janë ‘non grata’, por persona që mund ta çojë përpara partinë. Berisha nuk është shqetësues për Ramën.

Dje protesta tregoi që Berisha nuk vjen me një moral të ri, por me një moral të vjetër. Berisha kërkon që të bëjë një operacion estetik që kërkon ta rregullojë nga pikëpamja estetike, por jo biologjike. Berisha nuk arrin dot që të rregullojë moralin e vjetër. Berisha sa herë që del nga SPAK nuk lë gjë pa anatemuar ndaj SPAK”, tha Nura.

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD/ Artur Nura: Salianji, frymë e re për PD. Sali Berisha është i shqetësuar për…

17 December 2025 at 18:33

TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur mes tensioneve të brendshme dhe pa fokus të qartë mbi zgjedhjet.  Analisti Artur Nura, i ftuar në një “Tirana Live”, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në një situatë të vështirë brenda PD-së, ndërsa figura e Ervin Salianjit po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje mes demokratëve.

Sipas Nurës, Salianji përfaqëson një frymë të re politike, e cila po shihet si shpresë nga baza e PD-së, veçanërisht nga të rinjtë.

Më tej, Nura theksoi se protesta e PD e paralajmëruar për 22 dhjetor pritet të jetë modeste në nivel kombëtar, ndërsa Salianji po arrin të tërheqë më shumë mbështetës sesa strukturat tradicionale të partisë.

I pyetur mbi motivet se pse Salianji  nuk mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Nura tha se po tregohet funksional dhe po shmang përplasjet e drejtpërdrejta për momentin.

“Salianji pasqyrë e rinisë së Berishës dhe kjo e është arsyeja kryesore, që e shqetëson më shumë atë. Ai mbledh Këshillin Kombëtar, por nuk flet për zgjedhjet. Padyshim që Berisha është në një situatë të rëndë brenda Partisë Demokratike.

Protesta do jetë modeste më 22 dhjetor në planin kombëtar. Salianji i merr më shumë demokratë. Salianji është një politika, që po i jep një perspektivë të mirë Partisë Demokratike. Fryma Berisha të mbyt. Nuk e mbyt individin, por frymën demokratike brenda partisë”, tha ai.

“Besoj se është një zgjedhje që ka bërë për të mos u përplasur hë për hë, sepse i dihet të mos ndërtojë përplasje tani për tani. Demokratët shohin shpresë tek Ervin Salianjin.  Jo rastësisht Salianji po del kaq shumë funksionale. Mund të ketë edhe mbështesje ndërkombëtare. Në PD nuk kemi demokraci të brendshme. Koha do ta vërtetojë, unë mendoj se Salianji është një tentativë për t’i dhënë PD një frymë  të re.”, u shpreh ai./abcnews.al

“21 janari”, Bamir Topi në SPAK/ Nura: Ka thënë të vërtetën e tij në mënyrë publike

9 December 2025 at 13:41

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi u paraqit këtë të martë në SPAK. Pas daljes nga ambientet e SPAK, ai konfirmoi se është pyetur për çështjen e “21 janarit”, pa dhënë shumë detaje.

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, analisti Artur Nura, u shpreh se “21 Janari” është një çështje shumë e rëndësishme që duhet zbardhur.

“Zoti Bamir Topi ka qenë nga njerëzit më afër Berishës dhe ka bërë një divorc të qartë me Berishën për modelin që ka pasur. Kemi katër jetë të humbura, ajo ngjarje ishte shqetësuese. Dhe besoj që në seriozitetin e këtij procesi, moralisht dënimi që do jepet është zbardhje e një të vërtetë që nxin në historinë tonë. Këtë nxirje përgjegjësi më të madhe e kanë institucionet e drejtësisë. Pavarësisht problematikave që ky sistem ka nxjerrë në pah, në këtë rast, përgjegjësinë historike i kanë ata për t’i vënë pikat “mbi i”. Moralisht duhet vënë e drejta në vend”, tha Nura.

/abcnews.al/

“Sondazhi i “Zëri i Shqiptarëve”, tregon realitetin e PD”/ Nura: Salianji, po i del “kundër” Berishës! Aleatët duan një parti dinjitoze

9 December 2025 at 13:39

Analisti Artur Nura në “News Line” në ABC News, u shpreh se realiteti në PD është i qartë dhe se me Berishën nuk do të ketë asnjë përmirësim, gjë e cila është nxjerrë në pah edhe nga sondazhi i “Zëri i Shqiptarëve”.

Nura komentoi edhe lëvizjet e Ervin Salianjit, duke thënë se mund të jetë i mbështetur nga një faktor ndërkombëtar.

“Sondazhi fotografon realitetin që ne e themi. Së fundmi po e thonë edhe individë të caktuar në PD që kanë kurajën t’ja thonë Berishës në sy. Sondazhi po thotë atë që ne po e themi prej kohësh dhe e reja është se brenda PD nisën zërat e parë për të thënë të vërtetën. Me Berishën PD jo që nuk vjen në pushtet, por do të dimensionohet edhe më pak”, u shpreh ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, Nura nënvizoi se Partia Demokratike nuk përmbushi aspiratat e dhjetorit. Analisti nënvizoi se demokratët nuk e duam Berishën dhe kjo sipas tij u tregua qartë nga pjesëmarrja e dobët në Foltore.

“Zoti Salianji mund të jetë i mbështetur nga një faktor ndërkombëtar, aleatët janë të interesuar për të patur një PD dinjitoze. Dhe kanë filluar të komunikojnë me personazhe që nuk janë non-grata dhe mesa duket janë në kërkim të një alternative të re në PD”, tha Nura, duke shtuar: “PS është e vetmja alternativë më e mira. 13 vite në pushtet sigurisht të konsumon. Por kur nuk ka alternativë, sepse edhe partitë e reja që frymëzon, por mënyra se si përfundoi duke u grindur me njëri-tjetrin kjo alternativë vdiq”.

/abcnews.al/

“Kostumi i PD duhet ndërruar”, Nura: Berisha s’do kundërshtarë brenda partisë, Ervin Salianji kërkon të…

4 December 2025 at 18:32

TIRANË- Analisti Artur Nura thotë se lëvizjet e e fundit të Ervin Salianjit e kanë shqetësuar shumë kreun aktual të Partisë Demokratike Sali Berishën.

Ai theksoi se sulmet dhe etiketimet në adresë në Salianjit, Sali Berisha i bën për faktin se ndihet i kapur në befasi, kur shikon numrin e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe anëtarëve të PD, në takimet e Salianjit.

Gjatë diskutimit në “Tirana Live”, Nura u shpreh në mënyrë figurative se Partia Demokratike duhet të ndërrojë “kostumin e vjetër”, pasi nën drejtimin e Sali Berishës, kjo parti do të mbetet në kuotat aktuale.

Ai theksoi se pas Salianjit do të shkojnë dhe persona të tjerë, të cilët kërkojnë që Partia Demokratike të jetë më aktive.

“Çfarë e ka shqetësuar Berishën është takimi i Durrësit. Është pjesëmarrja. E ka shqetësuar fakti se Salianji merr më shumë ndjekës sesa Berisha.  Me strategjinë e Berishë, PD do qëndrojë aty ku është. Të rinjtë kërkojnë kostum të ri. Një kostum të ri ia ka ofruar Salianji. Shqetësimi i Berishë janë njerëzit që kanë shkuar aty dhe nuk ishin aty te Berisha, ndaj foli sot për një llogaridhënie. Kanë 13 vjet që e ndjekin njerëzit, por janë të pakënaqur dhe presin mundësi më të mira. Kjo e ka tronditur Berishën. Salianji, mbaje mend, që pas Salianjit do të vijnë të tjerë. Ata kërkojnë një veshje të re dhe një strategji të re”, tha ai.

Megjithatë, Nura thekson se lëvizja e Salianjit nuk do të kalojë pa u “kryqëzuar” nga Sali Berisha. Sipas tij, ky i fundit ka treguar se kundërshtarët brenda partisë nuk i ka falur kurrë, ndërsa solli në vëmendje precedentin me Eduart Selamin.

“Unë pres dhe reagime më të forta. Ai ka qenë i vendosur dhe kundërshtarët e tij nuk i ka falur kurrë, në veçanti ato brenda partisë. Berisha do ketë reagime shumë më të ashpra se kaq, me shpresën se duke reaguar kaq fort, të arrijë të frenojë të tjerët. Mund të kemi rastin që Salianji të mos lejohet të hyjë më në PD, siç ndodhi me Eduard Selamin.Salianji është një model i kundërt i Berishës dhe këtë model po e konsiderojnë njerëzit.”, tha ai.

Sipas tij, Ervin Salianji ka krijuar këtë “lëvizje të re” pasi kërkon që Partia Demokratike të jetë më dinjitoze dhe larg xhaketave të vjetra.

“Kam përshtypjen se Salianji është një nga interlekutor i aleatëve ndërkombëtarë. Nuk besoj se do të faktorizohet duke qëndruar nën kostumin e vjetër. Ai kërkon një PD dinjitoze, jo një parti non grata. Probabiliteti është për të pasur një tërmet në Partinë Demokratike”, u shpreh Nura./abcnews.al

“Thirrja për protesta, për të shuar humbjen”/ Nura: Asnjë influencë. Mbështetësit do të jenë gjithnjë e më të pakët

11 November 2025 at 13:29

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, Artur Nura u shpreh se thirrja për protesta e Sali Berishës nuk ka asnjë influencë as në drejtësi, por as edhe në politikë.

“21 janari është një ngjarje e rëndë. Çështja vazhdoi për shkak se njëra nga familjet shkoi në një gjykatë jashtë Shqipërisë. Protestat janë shenja të demokracisë, por në rastin konkret, nuk besoj se do të jenë aq të mëdha sa të influencojnë te sistemi i drejtësisë. 21 janari për shkak të kërkesës që vjen nga sistemi i drejtësisë ndërkombëtar, çështjes i duhet shkuar deri në fund. U vranë disa njerëz, por duhet vendosur e drejta morale. Në anën morale shteti do ndjehej më dinjitoz duke mos e lënë përgjegjësinë politike jashtë asaj që ka ndodhur”, tha ai.

Më tej shtoi se protesta sipas tij do jetë shumë modeste dhe se Partia Demokratike do të jetë në një situatë më të keqe.

“Nëse do ketë një alternativë tjetër tek PD njerëzit do reflektojnë, por me Berishën do jenë vetëm mbështetësit e tij që nuk përbëjnë asnjë shqetësim. Edhe ata që janë mbështetës të PD e dinë që në këtë situatë që është as këto protesta nuk e kthejnë dot në pushtet”, tha Nura.

/abcnews.al/

“PD, parti pa vullnet”/ Nura: Mospjesëmarrja në komisione është një demotivim për deputetët

11 November 2025 at 13:27

Analisti Artur Nura u shpreh se Partia Demokratike është një parti pa vullnet dhe se kreu i saj Sali Berisha nuk është aspak i qartë në atë që thotë.

Gjatë intervistës në “News Line” në ABC News, Nura tha se me situatën që ka sot PD edhe mbështetësit më të ‘zjarrtë’ do të fillojnë të tërhiqen.

“Vullneti brenda PD është i paqartë, është i paqartë për atë që drejton dhe çfarë mund të presësh për demokratët”, tha ai.

Ndërsa bëri një analizë të zgjedhjeve në 5 Bashki, Nura tha se ishte e qartë që Partia Demokratike do të ishte humbëse. Ndërsa shtoi se mospjesëmarrja në komisione është një demotivim për deputetët.

“Pjesëmarrja në zgjedhje ishte nga më të ulëtat. Në këto zgjedhje lokale nuk ka pasur votim me postë. Shifra është e përgjysmuar. Unë i sugjeroj me dashamirësi opozitës një strategji tjetër. Por ato jo që nuk po marrin dot në zgjedhje lokale përfaqësi, por ishte një test që ne dhe ne zgjedhje të ardhshme politike mund të kemi të njëjtën situatë nëse nuk kemi ndryshime në PD. Kam pyetur mbështetës të PD, anëtarë që janë të pakënaqur që kanë tre vite që janë në pritje të ardhjes në pushtet. Ka shumë njerëz të aftë por aftësia e tyre nuk korrespondon me aftësinë e drejtuesit të PD”, tha ai.

/abcnews.al/

Mbyllet votimi në Kosovë/ Gjyli: Kurti nuk ka qenë transparent me publikun! Nura: Vetëvendosje ka rënie drastike

9 November 2025 at 19:30

Arsejda Gjyli, pedagoge, ka komentuar në “Shqipëria Vendos Lokale ‘25”, në ABC News zgjedhjet në Kosovë. Orari zyrtar i votimit në Kosovë ka përfunduar, ndërsa sipas EXIT Poll Përparim Rama ka fituar Prishtinën.

Gjatë intervistës, Gjyli tha se Albin Kurti nuk ka qenë aspak transparent me publikun.

“Pretendimi i Kurtit ka qenë se i është kërkuar të negociojë me interesa që nuk janë në favor të Kosovës. Por këtu ka shumë pikëpyetje. Por Kurti thotë se unë kam negociuar për të mirën e vendit…Por këto zgjedhje treguan që tejzgjatja për të legjitimuar qeverisjen tregon që zoti Kurti nuk ka qenë shumë transparent për publikun. Kjo lodhje e madhe tek njerëzit reflektohet edhe me përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje. Në këto 18 komuna ku zhvillohen zgjedhjet ka zona që janë edhe “të nxehta”, tha ajo.

Analisti Artur Nura u shpreh se sipas rezultateve të EXIT Poll, Vetëvendosje ka një rënie drastike.

“Ky është fillimi i dhënies së llogarisë demokratike për atë që ke bërë dhe koha do ta tregojë”, u shpreh Nura.

/abcnews.al/

“Pjesëmarrja e rinisë, modeste”/ Nura: Partitë të mendojnë zgjidhje afatgjata, të punojnë më shumë për të rinjtë

9 November 2025 at 17:49

Analisti Artur Nura, në një intervistë në “Shqipëria Vendos Lokale, “25”, tha se situata e zgjedhjeve ka qenë e qetë edhe pse pjesëmarrja ishte më e ulët, sidomos në Vlorë me rreth 12.4 përqind.

Nura gjithashtu tha se interesi i Partisë Socialiste ka qenë në Tiranë, dhe se pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, solli edhe një interes më të ulët.

“Zoti Rama gjykoj që ka qenë i vendosur për të bërë zgjedhje në Tiranë, për shkak të situatës specifike që ka Tirana. Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, mund të themi se fakti që ‘rrufeja’ paralajmëroi këtë mospjesëmarrje. Që vjen mospjesëmarrje jo vetëm nga qytetarët, por një pjesë nga mos-interesi i drejtpërdrejtë. Ka edhe një element tjetër të opozitës që duket e pa-interesuar. Zoti Berisha ka publikuar vetëm një postim…Pra kur nuk janë të interesuar dy liderët të dy grupimeve në garë si do të jenë qytetarët? Është krejt normale, nuk ka pse ta cilësojmë si një të keqe të jashtëzakonshme”, tha Nura.

Me tej ai tha se pjesëmarrja e të rinjve është modeste duke bërë apel që të dyja palët si PS dhe PD, duhet të punojnë më shumë për të rinjtë.

Ai që është në krye të PS i bën me llogari gjërat dhe llogaria ishte për Tiranën. Mund të themi që PS ka futur shumë të rinj nga radhët e saj. Por rinia në pjesëmarrje ishte modeste. Mund të them që PS duhet të bëjë një vetë-analizë. Nga ana tjetër Partia Demokratike nuk ka largpamësi…Vlora është shembull për refleksion…Po të futen të rinj, padyshim do të kemi edh pjesëmarrje të të rinjve, pra analiza duhet si nga PS, por gjithashtu edhe nga PD. Nuk është se po i vendos diagnozën, por besoj se të dy krahët kanë nevojë të reflektojnë për rininë. Por përgjegjësia më e madhe sipas analizës time është tek PS, edhe pse ka integruar shumë të rinj.

/abcnews.al/

Balotazh në Kosovë/ Nura: Prishtina, fillimi i fundit të Kurtit/ Minxhozi: Kurti izoloi Kosovën, po luan me të ardhmen

By: Rovena
9 November 2025 at 11:06

Në Kosovë po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët në 18 komuna pritet të zgjedhin kryetarët e rinj. Këto zgjedhje po mbahen në një klimë të ngarkuar politike dhe shihen si një test i rëndësishëm për forcën e lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti.

Analistët politikë Artur Nura dhe Skënder Minxhozi vlerësojnë se rezultati i këtyre zgjedhjeve mund të shënojë një pikë kthese për Kurtin. Sipas Nurës, Prishtina mund të jetë “fillimi i fundit” për kryeministrin, të cilin e cilëson si një lider populist dhe të papjekur, ndërsa Minxhozi thekson se rënia e mbështetjes për Vetëvendosjen tregon për izolimin politik të Kosovës dhe për ndikimin e humbur të faktorit ndërkombëtar.

Artur Nura: Prishtina është fillimi i fundit të Albin Kurtit. Kurti është një politikan populist, e cila rrezikon stabilitetin. Ai është një lider arrogant dhe i papjekur.

Skënder Minxhozi: Këtu ka shumë faktorë për të gjykuar rreth fundit. Kurti natën që fitoi zgjedhjet i quajti hajvanë kundërshtarët e tij politike. Në këto kushte krize, ku Kosova po lufton për të krijuar qeverinë, zgjedhjet lokale po marrin më shumë peshë. Gara që tregojnë gjithmonë diçka. Kemi një rënie të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit. Kurti ia doli që të izolojë Kosovën. Sot Kurtin e gjejmë me dyer të mbyllura në Europë, Britani dhe SHBA. Këtu lidhet me gjithçka që Kosova ndjehet e shkëputur. Nuk po luhet vetëm një lojë politike, por edhe e ardhmja e Kosovës. I kanë hequr faktorin kryesor, që e bënë për të atë që është sot, faktorin ndërkombëtar. Zgjedhjet e sotme influencohen nga situatë e mbarsur. Kanë një vlerë shumë konkrete./abcnews.al

“Asgjë e re nga kampi i zgjedhjeve”, Nura: Rezultati dihet, opozita e painteresuar

By: xhir jeta
9 November 2025 at 09:58

Për analistin pranë ABC News, Artur Nura këto zgjedhje të pjesshme lokale nuk do të kenë asnjë suprizë sa i përket rezultati.

“Njëri nga kandidatët foli qartë do konfirmojmë rezultatin. Nuk do kemi asgjë të re nga kapmi i zgjedhjeve, fushata ishte e limituar, vijnë në kohë të ngjeshur.

Pala tjetër duket se është e dorëzuar plotazi. Opozita në këtë rast është e papërgatitur dhe duket e painteresuar. Është në fakt mungesë përgjegjësie, sepse këto zgjedhje lidhen drejtpërdrejt me interesat e qytetarëve.

Kur ti nuk i respekton këto si mund të të respektojë qytetari ty. Ndaj besoj se nuk do të kemi asnjë të re nga kampi i zgjedhjeve.” -tha Nura ndërsa komentoi edhe thirrjet e kreut të PD, Sali Berisha për protesta.

“Berisha ka përmendur protestat po si mund të vijnë në protesta qytetarët, ndaj mendoj se do jenë protesta të dobëta. Edhe koha me shi nuk është e favorshme. Pjesëmarrja është e ulët, edhe qytetarët nuk kanë ndonjë kuriozitet të madh sepse e dinë kush do të fitojë.” tha ai.

Dy ditë nga zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ Nura: Opozita e painteresuar, e di që do të humbë

By: Rovena
7 November 2025 at 13:23

Analisti pranë ABC News, Artur Nura  i ftuar në “News Line” komentoi “orët e fundit”, para të dielës më 9 nëntor, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale. Nura tha ekzistojnë dy strategji, mazhoranca e fokusuar në fushatën elektorale dhe opozita nga ana tjetër krejt e kundërta, shumë e painteresuar.

Sipas tij opozita nuk është marrë shumë me zgjedhjet lokale, madje as vetë Berisha, i cili në daljet e tij të përditshme flet shumë pak për fushatën dhe zgjedhjet e parakohshme në pesë bashkitë e vendit.

“Dy strategji krejt  të ndryshme të dy partive në garë, PS e organizuar dhe PD. PS komunikoi në mënyrën e tij me vetë elektoratin, kurse opozita është shumë e paintersuar për rezultatin sepse e ka të ditur që nuk do të fitojë. Pala tjetër, PS ua bëri të qartë të gjithëve se kush janë dhe çfarë risie sjellin. Nuk ka asgjë që nuk pritej. Opozita në zgjedhjet lokale nuk është marrë. Berisha edhe në daljet e tij të përditshme, flet shumë pak për zgjedhjet lokale.

Të gjithë ata qytetarë nga këto qytete duhet të ndjehen të ofenduar, pse po na abandonin. Nuk e kuptoj se çfarë opozita kërkon të arrijë. Opozita nuk zgjedh të flasë me elektoratin, as me kandidatin. Kjo është një mungesë strategjie. PS sa mbaron një palë zgjedhje, fillon fushatën elektorale për zgjedhjet e ardhshme. Sot Rama e bëri të qartë që strategjia e tij është që të bëhen zgjedhjet ne Tiranë. E kam vënë re që shërbimet në Tiranë për të parë që shërbimet nuk janë njësoj. Ka një mungesë eficence të kryeqytetit. Rama është i shqetësuar për këtë gjë. Rama punon sot për nesër, jo sot për dje”, tha analisti Nura./abcnews.al

Sondazhi, PS fiton në 5 bashki/ Artur Nura: Opozita me këtë skemë s’ka për të ardhur në pushtet, nuk ka komunikim me elektoratin

By: Rovena
4 November 2025 at 13:37

Analisti pranë ABC News, Artur Nura i ftuar në “News Line” komentoi rezultatin e ABC News, ku sipas të cilit PS fiton në 5 bashkitë, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme më 9 nëntor.

Nura tha se PD-së dhe opozitës në tërësi i mungon komunikimi me elektoratin dhe nëse vazhdojnë në këtë skemë të vjetër, koha për të ardhur në pushtet do të jetë shumë e vonë.

“PD është shumë larg me elektoratin e saj. Nuk komunikon me të, prandaj dhe përqindja në sondazhe është kjo që është. Reagimi i Ramës për Gjykatën Kushtetuese korrekt, për interesin e qytetarëve, jo si kreu i PS. Është një komunikim në disa dimensione. Duhet të funksionojë më mirë sistemi i drejtësisë. Kur partitë politike nuk marrin përgjegjësi politike, kjo do të thotë se janë të pasigurta.

Në të gjitha rastet e 5 bashkive, edhe Vlora e cila është kryeqyteti i jugut dhe normale që ka influenca të drejtpërdrejta nga Tirana. Problematikat që vijnë nga e djathta, padyshim që qasja e tyre pa garanci tek vetvetja sigurisht që do të konvertohet në përqindje statistikore dhe ditën e zgjedhjeve në përqindje elektorale. PD dhe kandidatët e saj janë të distancuar nga elektorati. Opozitës për të ardhur në pushtet i duhet një kohë e gjatë, nëse do të kemi këtë skemë. Sfidat janë të mëdha, por Rama është mjeshtër i komunikimit dhe me këtë ka sjellë rezultate elektorale, por dhe PR në sferën kombëtare”, tha analisti Artur Nura./abcnews.al

Zi kombëtare për Fatos Nanon/Artur Nura: Ishte politikani më emblematik i demokracisë shqiptare, por jo të gjithë e kuptuan

1 November 2025 at 23:43

TIRANË- Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, do të përcillet në banesën e fundit me ceremonial e nderime shtetërore ndërsa e diela e 2 nëntorit është shpallur ditë zie kombëtare në nderim të tij.

Homazhet do të zhvillohen paraditen e të dielës në “Pallatin e Kongreseve”, ku do të mbajë një fjalë dhe kryeministri Rama, ndërsa flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet.

Në mesditën e të dielës, Shqipëria do të ngrijë një minutë në nderim të kryeministrit të parë të periudhës postkomuniste.

Gazetari Artur Nura, i ftuar në edicionin e lajmeve në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se Fatos Nano do mbetej në memorien kolektive, si një prej politikanëve më emblematik të demokracisë shqiptare.

“Kemi të bëjmë me një nga politikanët më emblematik të demokracisë shqiptare. Një lider histori i së majtës shqiptare. Fatos Nano tani u largu fizikisht nga jeta, por nga politika është larguar shumë herët”, tha ai.

Ai theksoi se Fatos Nano kishte një pushtet absolut në Partinë Socialiste, por pavarësisht këtij dominimi, ai lejoi garën dhe hyrjet e reja në parti. Sipas Nurës, dallimi mes Nanos dhe Berishës është si “nata me ditën”.

“Ai diti të largohej, por jo të gjithë e kuptuan. Diferenca mes Nanos dhe Berishës janë të mëdha, Si gazetar, kam vënë re që pushteti i Nanos në PS ishte absolut, por megjithëse ishte absolut, ai demonstroi liberalizim të Partisë Socialiste duke u dhënë mundësi të tjerëve të hynin në garë.

Distanca mes Nanos dhe Berishës janë si nata me ditën. Ka demonstruar pjekuri politike, për të ndërtuar dialog dhe me kundërshtarët politik. Ai ka dituar ta dallojë këtë gjë”, theksoi ai./abcnews.al

Dodikut iu hoq ‘non grata’ po me Berishën çdo ndodhë?/ Nura: Del nga lista e zezë e SHBA, vetëm nëse ikën nga politika

By: Rovena
29 October 2025 at 18:36

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodikun.

Analisti Artur Nura i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, e cilësoi këtë vendim si një hap drejt forcimit të paqes në Bosnje-Hercegovinë dhe një shembull që mund të ndikojë edhe në dinamikat politike në Kosovë e Shqipëri.

Sipas Nurës, ky veprim i SHBA-ve tregon angazhimin amerikan dhe europian për ruajtjen e ekuilibrave rajonalë, ndërsa nënvizoi se vendime të ngjashme mund të kenë ndikim edhe në situatën politike të brendshme në Tiranë.

Nura tha se mund të ketë një lëvizje të ngjashme ndaj Berishës nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit, por vetëm nëse ai tërhiqet nga politika aktive. Sipas tij, një vendim i mundshëm për rishikimin e statusit “non grata” do të ishte kryesisht gjeopolitik dhe do të synonte forcimin e stabilitetit në vend. Megjithatë, qëndrimi i ashpër i Berishës dhe vijimi i retorikës përmes “qytetarit digjital” mbeten pengesë për një afrimitet me SHBA-të.

“Ky është një vend për të caktuar stabilitetin në Bosnje. Kemi një stabilitet të caktuar, i cili ishte i vetmi akto që mund të prishte me deklaratat e tij. Është një shenjë be mirë për stabilitet amerikan dhe europian. Dodik e ka paguar me gjërat e tij personale dhe të familjes. Është një shans që Bosnje-Hercegovina nuk rrezikon më. Ku mund të ndodhë në Kosovë, për shkak të destabilitetit. Shpresoj që edhe brenda PD të ketë një lëvizje të tillë demokratike, t’i hiqet ‘non grata’ Berishës.

Kjo mund të ndodhë me kushtin vetëm nëse ai tërhiqet nga politika. Nëse do të kemi një vendim të DASH për Berishën do të jetë gjeopolitik, që do të ndihmojë në stabilitetin në vend. Nëse do të kemi një marrëveshje nga SHBA, për vendosjen e një stabiliteti. Ndërkohë që Berisha vazhdon me gjuhën e tij të rëndë dhe me qytetarin digjital, nuk vërteton asnjë burim tjetër, por e transmeton atë. Mund të kenë filluar presionet nga DASH edhe ndaj Berishës. Të gjitha këto mund të kenë sinkronizim”, tha analisti Artur Nura./abcnews.al

“Skepticizëm nga lokomotiva e reformës”/ Sondazhi në ABC News, Nura: Ka pasur pritshmëri të lartë për SPAK për korrupsionin

By: Re Nato
27 October 2025 at 23:38

Gazetari Artur Nura thotë se për SPAK ka një rënie të besimit, teksa ndaj këtij institucioni ka pasur pritshmëri të lartë nga qytetarët, për të luftuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Nura u shpreh se SPAK ka goditur më shumë pozitën.

“Ka një rënie, ka shkaqet dhe arsyet e veta. Ka pasur pritshmëri të lartë për korrupsionin. Në raportet politike, ka rol delikat. Rezultatet janë, nuk mund të mohohet. Ka goditur edhe majtas, edhe djathas. Në njëfarë mënyre ka goditur më shumë pozitën. Pritshmëritë janë gjithmonë të larta. Kemi të bëjmë me një institucion drejtësie, që ka disa procedura, që duhet të respektojë ligjin. Duhet të kemi një institucion që të bëjë check and balance. Nuk mund të lejohet asnjë institucion pa vetëkontroll”, theksoi ai.

Epoka e Altin Dumanit është perceptuar nga publiku si sukses ndaj krimit të organizuar, por jo ndaj korrupsionit. Në sondazhin javor “Zëri i Shqiptarëve në ABC News, vetëm 32 përqind e shohin atë si kryeprokuror që luftoi krimin shtetëror.

Për herë të parë, mbështetja për reformen bie nën 50 përqind. Por megjithë skepticizmin në rritje të publikut për të, kjo nuk përkthehet në pikë për Partinë Demokratike, mbështetja për të cilën vazhdon të bjerë./abcnews.al

Siguria e togave të zeza/ Artur Nura: Duhet reflektim nga sistemi i drejtësisë e politikës

By: Rovena
9 October 2025 at 13:36

Ngjarja tronditëse e ndodhur së fundmi, ku gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën pasi u qëllua me armë nga 30-vjeçari Elvis Shkambi, ka ngritur shqetësime të thella në opinionin publik dhe në strukturat e drejtësisë.

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, analisti pranë ABC News Artur Nura theksoi domosdoshmërinë e një reflektimi të thellë institucional dhe shoqëror, duke e cilësuar këtë ngjarje si një alarm që kërkon analizë të gjithanshme dhe jo qasje politike.

Ai u ndal veçanërisht në rolin dhe përgjegjësinë që duhet të mbajë sistemi i drejtësisë dhe politika, duke theksuar se ky rast nuk duhet të mbetet një precedent pa pasojë.

“Ndërgjegjësimi duhet të jetë i gjithanshëm, jo partiak. Këtu bëhet fjalë për një individ, që ka lindur në një proces gjyqësor, dhe ky proces është më i gjatë se vetë jeta e tij. Nuk ka asnjëherë përgjegjësi e njërit krah, është e të dyja palëve. Përgjegjësia duhet të vijë nga vetja. Të gjitha palët duhet t’i vënë gishtin kokës dhe të mendojnë se cila është përgjegjshmëria. Nuk mund të kërkosh dorëheqjen një ministre që do të sjellë risi, dhe është e sapoemëruar. Nuk është problematika tek siguria. Problematika nga sistemi i drejtësisë, duhet të niset nga vetërflektimi. Vrasja në të gjitha filozofitë është e papranueshme. Në këtë plan nuk bie dakord me aktin që ka marrë djali. Por sistemi i drejtësisë dhe ai i politikes duhet që të reflektojë. Të gjithë duhet të reflektojnë që rasti duhet të jetë i pari dhe i fundit, rasti kërkon një analizim 360 gradë”, tha Artur Nura./abcnews.al

“Partia Mundësia, shpëtimi i Berishës”/ Nura: Rama ‘motor elektoral i lindur’. Në rast kandidimi, Alimehmeti dhe Tabaku nuk ndjehen të sigurt

1 October 2025 at 13:37

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, analisti Artur Nura u shpreh se kryeministri Edi Rama është “motor elektoral i lindur” dhe se sipas tij opozita duhet të pajtohet me këtë fakt.

Gjithashtu, ndërsa komentoi situatën në opozitë, ai tha se ende nuk kanë asnjë emër dhe se sipas tij, në rast kandidimi Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku nuk do ndjehen të sigurt. Më tej nënvizoi se Partia Mundësia dhe propozimi i saj mund të shihet si një mundësi dhe i jep shanse të tjerëve për t’u prezantuar sepse fitorja është e vështirë.

“Zoti Rama është motor elektoral i lindur dhe kundërshtarët duhet ta pranojnë nëse duan ta mundin. Nëse nuk duan ta mundin le të vazhdojnë me humbjen. Edhe mënyra se si po organizohet opozita, tregon edhe qasjen e saj. Duket që zoti Alimehmeti, që ishte një nga më të votuarit duhet të ishte kandidatura e parë. Përse nuk e pranoi? Lexohet qartë që nuk do të jetë në këtë garë. Edhe Jorida Tabaku në këtë qasje është , ajo humb diçka nëse  pranon…Ato po dalin tashmë jashtë PD, por është një strategji që duhet pranuar….Opozita duhet ta bëjë llogarinë mirë, nëse nuk bëhen të gjithë bashkë, nuk do të kenë fitore. Partia Mundësia sipas leximit tim i ka dhënë një hapësirë për të marrë më tepër elektorat dhe kanë thënë që duhet një figurë jopolitike…Tre emra janë diskutuar sot, njëri nuk është shtetas shqiptar, një është zonja Çepani dhe zoti Hasimja që është personalitet akademik. Fakti që nuk e pranoi Alimehmeti dhe Tabaku ka disa arsye, është fakti që nuk ndjehen të sigurt në fitore. I ka munguar mbështetja e partisë…Përse duhet të rrezikojë Tabaku për një garë që është e humbur. Ndërsa këtyre zotërinjve mund t’u sjellë disa përfitime, mund të jetë një provë për një të ardhme për një karrierë politike…Por ata duhet të dalin të thonë e pranojnë apo jo. Të gjitha duhet të llogariten për të hyrë në garë. Unë besoj që nëse duan të fitojnë, apo të dalin me dinjitet duhet t’i qëndrojnë propozimit të partisë Mundësia që të paktën të dalin me dinjitet nga kjo garë, se për fitore është e vështirë dhe kjo është e ditur. Por lideri i tyre ka një strategji të interesit personal në parti. Por nuk i jep shanse të tjerëve për t’u prezantuar, për të fituar, apo për të mbetur dinjitoz të paktën”, tha më tej Nura.

/abcnews.al/

❌
❌