Normal view
Tirana Live me Rovena Neziri, (25/12/2025)
-
- “Njerëzit duhet t’i afrohen besimit”/ Qosja: Askush s’duhet që të demoralizohet. Zoti nuk na braktis
“Njerëzit duhet t’i afrohen besimit”/ Qosja: Askush s’duhet që të demoralizohet. Zoti nuk na braktis
Krishtlindja, një nga festat më të rëndësishme të krishterimit, përcjell çdo vit mesazhe shprese, besimi dhe bashkimi shpirtëror.
I ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, kleriku ortodoks At Dhimitër Qosja theksoi se kjo festë historike kujton se edhe në kohë të vështira askush nuk duhet të demoralizohet, pasi Zoti nuk e braktis njerëzimin dhe shpresa mbetet gjithmonë e gjallë.
“Besimtarët lutje dhe falenderime në Kishë. Nga komunikimi ynë duket që këto festat përcjellin gjithmonë një shpresë. Edhe Krishti erdhi në rrethana të vështira, prandaj duhet të forcojmë besimin shpirtëror. Besimtarët mblidhen në tryeza familjare, festat sjellin shpresë për njerëzimin.
Do donim që të kishim sa më shumë njerëz që i afrohen besimit nga ana praktike, por shohim njerëz nga ana tjetër që vazhdimisht kërkojnë shpresë dhe shpëtimtarë. Kjo festë është një ngjarje historike. Mesazhi kryesor është që askush nuk duhet që të demoralizohet. Ka shpresë, Zoti nuk na braktis. Dua të përcjell urimet e mia të përzemërta në çdo familje dhe person. Askush nuk duhet të ndjehet i braktisur nga hyjnorja dhe nga shoqëria”, tha At Dhimitër Qosja./abcnews.al
Tirana Live me Rovena Nezirin, (24/12/2025)
“PD nuk motivon më”/ Artur Nura: Berisha si “aktor i serialeve turq”, vazhdon me moralin e vjetër
Analisti pranë ABC News, Artur Nura, ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike gjatë emisionit “Tirana Live”, duke e krahasuar qasjen politike të Sali Berishës me një “serial turk” me motive të përsëritura dhe pa risi.
Sipas Nurës, Berisha nuk po arrin të sjellë figura të reja apo të motivojë elektoratin, ndërsa protestat e organizuara prej tij i cilëson modeste dhe pa ndikim.
Ai theksoi se interesat personale dhe përplasjet e brendshme po ndikojnë në strategjinë e opozitës, duke shtuar se raporti i Berishës me PD-në dhe qëndrimi i tij ndaj drejtësisë lidhen më shumë me ruajtjen e kontrollit mbi partinë sesa me synimin për të marrë pushtetin.
“Berishën e shikoj gjatë gjithë kohës me një film serial turk, në një kohë të caktuar me të njëjtat gjëra. Serial turk, me motive të vjetra dhe që nuk sjell asgjë. Me një protestë modeste të organizuar. Berisha nuk sjell më personazhe të rinj, nuk motivon më. Është vetëm një kafshë politike e PD. Berisha nuk ka mungesë koherence, por fërkim interesash, i intereson që të jetë në krye të PD.
Në mënyrë racionale flet për korrupsionin, organizon protesta. Ka një mungesë morali. PD-në e ka si një pronë të tij, sepse duke shkuar në proceset penale si lider i opozitës, kjo intereson atij, duke mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj drejtësisë, kjo i intereson Berishës jo që të marrë pushtetin. Salianji është pasqyra që i tregon Berishës ku ka qenë, kjo e shqetëson Berishën sepse i prish strategjinë e mbajtjes së opozitës, të PD-së. Salianji di të përballet me militantët dhe të mbledhë njerëz njësoj si Berisha”, tha Nura.
Tirana Live me Emilian Islami, (23/12/2025)
Tirana Live me Rovena Neziri, (22/12/2025)
“Drejtësia po i shërben opozitës”, Beqiri: SPAK nuk duhet të bëhet vegël e një misionari të Serbisë
TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Mandateve në kuvend për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për numrin dy të qeverisë është shtyrë për një datë tjetër.
Në mbledhjen e sotme, avokati i zv.kryeministres Balluku kërkoi më shumë kohë për njohjen me materialet e paraqitura nga SPAK. Organi i akuzës u përfaqësua në Këshill me kreun e SPAK Klodian Braho dhe dy prokuroret e çështjes, ndërsa zv.kryeministrja me avokatin e saj.
Avokati i njohur Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, u shpreh se veprimet e SPAK janë të papranueshme dhe jashtë standardeve ligjore.
Sipas tij, një pjesë e prokurorëve të SPAK po veprojnë në mënyrë të paskrupullt dhe po diskreditojnë sistemin e drejtësisë, duke i shërbyer interesave politike të opozitës.
Në deklaratën e tij, Beqiri u shpreh se SPAK nuk duhet të kthehet në vegël politike në duart e opozitës.
Ai theksoi se drejtësia duhet të trajtojë çështjet madhore dhe përmendi ish-kryeministrin Sali Berisha, duke deklaruar se ky i fundit duhet të përgjigjet për ngjarjet e 21 janarit.
Në fund, avokati Beqiri u shpreh se, sipas tij, procesi i integrimit evropian nuk mund të përmbyllet pa u mbyllur kapitujt e drejtësisë lidhur me çështjet e së kaluarës. Ai e konsideroi Sali Berishën si një “misionar”, që mbron interesat serbe në Shqipëri.
“Janë çmenduri, janë akte të paskrupullta në çdo aspekt de këto tregojnë se sistemi i drejtësisë në këtë vend, një pjesë e prokurorëve të SPAK janë njerëz të cilët duan ta diskreditojnë ligjin dhe po i shërbejnë vetëm opozitës.
Janë dhjetë mijë faqe, duan kohën e nevojshme për të shqyrtuar. Janë veprimet që bien erë të keqe dhe çdo ditë që kalon vërejmë se nuk është punë e pastër e SPAK. Proces të rregullt ligjor sipas standardeve evropiane absolutisht nuk ka. Pse duhen të dërgoheshin tre prokurorë, mjaftonte vetëm një.
SPAK nuk duhet të bëhet vegël e një misionari të Serbisë. Pse kaq mobilizim i SPAK për të bërë tollovi me zv.kryeministren. Ai drejtësisë i druhet në një pikë. Krimet e tij janë nga më të rëndat, dhe dielli nuk mbulohet me shoshë.
Ne kapitujt me Europën i kemi hapur, por ato nuk mbyllen pa u mbyll kapitulli Berisha. Ka bërë dëme të pallogaritshme. Ky vend ka dorën kriminale të Sali Berishës dhe e mban peng atë. Duhet të përgjigjet për 21 janarin.”, tha ai./abcnews.al
Tirana Live me Rovena Nezirin, (15/12/2025)
-
- Belinda Balluku kthehet në detyrë/ Çupi: Kushtetuesja u vetëkorrigjua! Me vetëdije tentoi copëtimin e shtetit
Belinda Balluku kthehet në detyrë/ Çupi: Kushtetuesja u vetëkorrigjua! Me vetëdije tentoi copëtimin e shtetit
Gjykata Kushtetuese vendosi këtë të premte, 12 dhjetor, rikthimin në detyrë të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Duke komentuar vendimin në “Tirana Live” në ABC News, analisti Frrok Çupi u shpreh se ky ishte një moment vetëkorrigjimi për Gjykatën Kushtetuese, e cila sipas tij u përball me pasojat e veprimeve të veta dhe arriti në një pikë reflektimi të thellë.
Çupi e përshkroi sjelljen e institucionit si të tensionuar dhe të ngarkuar me rrezik për strukturat shtetërore, ndërsa theksoi se ankimimi i kryeministrit e vendosi gjykatën përballë provave të mëdha. Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese duhet të distancohet nga ndikimet politike dhe të rikthejë funksionimin e saj në mënyrë të pavarur.
“Më vjen mirë që Gjykata Kushtetuese vendosi që të vetëkorrigjohet. Gjykata Kushtetuese si duket, duke bërë keq bëri një të mirë. Iu afrua pasqyrës duke parë veten se në çfarë kushte ishte dhe ishte në kushte katastrofike. Gjykata Kushtetuese bëri hapin e fundit. Në mënyrë të vetëdijshme, shkoi deri në fyerjen, copëtimin dhe në shkatërrimin e gjithë strukturës së shtetit.
Ky ishte shansi më i mirë, që pamë në kthimin e Gjykatës Kushtetuese në një afrimitet. Ajo që bëri ishte një provë me ne, luajti me nervat e një populli të tërë. Një institucion i pakontrollueshëm, doli vetë jashtë kontrollit. Ankimimi në seancë i kryeministrit ishte në vënë në pikëpyetje të mëdha, ishte vënë në prova. Gjykata Kushtetuese veproi në një temperaturë shumë të nxehtë. Gjykata Kushtetuese është një gjykatë shumë e dobët, e cila tentoi që të dëmtonte qeverinë, vetëm sa do e turpëronte kryeministrin. Gjykata Kushtetuese duhet që të dalë nga formula politike”, tha Frrok Çupi./abcnews.al
Tirana Live me Rovena Nezirin, (11/12/2025)
-
- “Nga drejtësi e pavarur, kemi ndërtuar një korporatë”/ Meçe: Sistemi i drejtësisë ka ndërhyrë në nivelet më të larat të pushtetit
“Nga drejtësi e pavarur, kemi ndërtuar një korporatë”/ Meçe: Sistemi i drejtësisë ka ndërhyrë në nivelet më të larat të pushtetit
Në studion e “Tirana Live” në ABC Neës, analisti Arben Meçe ngriti një sërë shqetësimesh lidhur me funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe ndërthurjen e tij me politikën. Ai theksoi se mungon një mekanizëm i qartë matjeje të punës që justifikon pagat në organet e drejtësisë, duke nënvizuar se struktura aktuale është shndërruar në një “korporatë” me fuqi të zgjeruara.
Sipas Meçes, pezullimi i zëvendëskryeministres ka nxjerrë në pah ndërhyrje të pazakonta dhe kompetenca të tepërta të organeve të drejtësisë, deri në atë pikë sa një prokuror i thjeshtë mund të ndikojë në nivelet më të larta të ekzekutivit.
Ai shtoi se në raste të tilla Parlamenti duhet të marrë rol aktiv në transparencë, ndërsa shprehu bindjen se SPAK po shmang përballjen me Kuvendin. Analisti paralajmëroi se vendimet gjyqësore për pagat dhe rritja e ndikimit të trupës gjykuese përbëjnë një sfidë të re për balancat e shtetit.
“Nuk e di se cili është mekanizimi i matjes së punës për të bërë pagesën. Tek sistemi i drejtësisë nuk e shikoj këtë. Sistemi i pagave ndërtohet në bazë të hierarkisë së shtetit. E gjithë kjo fabul, ka lindur nga një ndërhyrje që është shumë e çuditshme, sepse në Shqipëri prej kohës në emër të vendosjes së një drejtësie të pavarur, kemi prodhuar një korporatë. Kjo doli dukshëm me pezullimi e zëvendëskryeministres, duke ndërhyrë deri në nivelet më të larta të sistemit. Një prokuror i zakonshëm me këtë dispozitë që ka tani, mund të arrijë të pezullojë nga detyra edhe kryeministrin. Nuk ekziston mekanizmi.
Kur ndërmarrja e drejtësie shkon në kompetencat e politikës, ndërhyn Parlamenti, i cili ka për detyrë që ta zbërthejë dhe ta bëjë transparence para qytetarëve. SPAK ka frikë të përballet me Parlamentin. Nëse kryeministri e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, do të thotë që është brenda sistemit. Drejtësia mund ta intimidojë çështjen, duke pretenduar se po i bëhet presion. Është korporatë, nuk është më Republikë Prokurorësh. Sfidë të tillë nuk kam dëgjuar asnjëherë. Ç’janë këto rroga që merren me vendim gjyqësor?! Nuk merren rrogat më vendim gjyqësor! Trupa gjykuese është bërë e pushtetshme edhe në shtetformim”, tha Meçe./abcnews.al
Tirana Live me Emilian Islami, (09/12/2025)
Tirana Live me Emilian Islami, (05/12/2025)
Tirana Live me Rovena Nezirin, (04/12/2025)
Tirana Live me Rovena Nezirin, (03/12/2025)
Tirana Live me Emilian Islamin, (02/12/2025)
Tirana Live me Emilian Islamin, (28/11/2025)
Tirana Live me Rovena Nezirin, (27/11/2025)
“Meta s’ka asnjë provë”/ ’21 Janari’, Petraj: Kërkon të fajësojë Bashën dhe të mbrojë Berishën
Avokati Edmond Petraj, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, tha se ish-presidenti Ilir Meta “nuk ka asnjë provë” në pretendimet e tij lidhur me ngjarjet e 21 Janarit, ndërsa theksoi se çështja tashmë është fokusuar te “zinxhiri komandues” i Gardës së Republikës.
Sipas Petraj, protestuesit e asaj dite “ishin pa armë e pa mjete ushtarake”, ndërsa situata mund t’i ketë dalë nga kontrolli strukturave të Gardës. Ai akuzoi Metën se po përpiqet të fajësojë Lulzim Bashën dhe të mbrojë Sali Berishën, ndërsa shtoi se për rolin e Gardës “do të ketë ndëshkime”.
Petraj përmendi edhe zërat e kohës për një grup të ardhur nga Maqedonia që supozohej se do të mbështeste Berishën, duke theksuar se këto mbeten vetëm në kuadrin e raportimeve të asaj periudhe. Sipas tij, lëvizjet e Metës janë politike dhe synojnë të ndikojnë proceset e drejtësisë.
“Meta nuk ka asnjë provë. Çështja është fokusuar te pjesa e zinxhirit komandues. Në ‘21 Janar’, protestuesit ishin pa tank, pa armë, kam përshtypjen që zinxhirit të Gardës i doli nga kontrolli kjo situatë. Meta po përpiqet që të bëjë fajtor Bashën dhe të mbrojë Berishën. Nuk ka më se çfarë ofron Meta. Zinxhiri i Gardës është pjesa e përgjegjëse dhe do të ndëshkohet. Berisha do ia hedhë ’21 Janar’, do t’ia hedhë, është mjeshtër i rrëshqitjeve.
Flitej në atë kohë shumë për një grup të ardhur nga Maqedoni për të mbështetur Berishën, për ta mbrojtur nga ’21 Janarit’. Mendohet që ka pasur personazhe të ardhur, që donin të mbronin Berishën. Kjo ngelet gjithmonë në kuadrin e lajmit. Meta nuk ka gjë për të dorëzuar. Është lëvizje politike për të mbrojtur Berishën nga drejtësia”, tha Petraj./abcnews.al