Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“SPAK instrument politik i opozitës”/ Meçe: Berisha të largohet, është i vetmi nder që mund t’i bëjë vendit

By: Rovena
22 December 2025 at 18:36

Këtë të hënë, kreu i PD Sali Berisha ka thirrur qytetarët për një protestë ndërkombëtarë në sheshin para Kryeministrisë. Megjithatë pjesëmarrja vazhdon që të jetë e ulët. Analisti Arben Meçe i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, tha se qytetarët kanë arsye për të protestuar, por Berisha nuk ngjall më frymëzim për protesta.

Sipas Meçes e vetmja gjë e mirë që mund t’i bëjë Berisha Shqipërisë dhe shqiptarëve është që të largohet nga Partia Demokratike.

“Ka 20 minuta që ka filluar protesta dhe duhet që të kishte njerëz. Është një nga situatat më të rënda të qeverisë Rama. Dy denoncimet që ka bërë SPAK është një nga më seriozet. Dy çështjet më serioze që ka Shqipëria arrijnë të mblidhen në shesh shumë pak veta. Përballë këtij problem që është serioz. Sot shqiptarët nuk e morën seriozisht thirrjen e Sali Berishës dhe të Gazmend Bardhit. Gjëja më serioze që ka Shqipëri, është Sali-Ramë-Berisha.

Kjo tregon mungesë totale të qytetarëve. Kjo protestë ka vetëm një emër Berishë largohu urgjentisht nga PD dhe opozita shqiptare. E vetmja gjë që mund të bëjë Berisha është që të deklarojë humbjen e tij. SPAK është kthyer në një instrument politik të PD. SPAK bashkë me PD në këtë protestë ndaj Ballukut të inskenuar ishte një dështim. Ka vetëm një zgjidhje. Berisha të largohet dhe t’i japë rrugën PD-së. Të vetmin nder që mund t’i bëjë Sali Berisha popullit shqiptar është që të largohej dhe të tregonte arsyen pse shqiptarët nuk e kanë më frymën e protestës.

Fillimi i fundit të Sali Berishës është ky sot. Berisha duhet që të përshpejtojnë fundin e tij. Nuk ka më vazhdim të kësaj proteste. Kam bindjen e plotë që populli shqiptar ka të drejtë që të protestojë, për gjithë atë perceptim që ka prodhuar SPAK së bashku me PD. SPAK dhe PD prodhuan një inskenim”, tha Berisha.

“Vrasjet ishin të planifikuara”/ Arben Meçe: Prokuroria ka sabotuar dosjen e “21 janarit”

18 December 2025 at 21:15

Analisti Arben Meçe gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se Prokuroria ka sabotuar dosjen e “21 janarit”.

Gjithashtu Meçe tha se për dosjen e 21 janarit janë të gjitha provat dhe se drejtësia duhet të ishte vendosur, ndërsa akuzoi Berishën si përgjegjësin kryesor të vrasjeve në 21 janar.

“A pati Dumani ndonjë çështje ndaj funksionarëve të lartë të PD? Një çështje që është e Berishës nuk është  Dumanit, por e Arben Krajës. Edhe 21 janarin nuk donte ta merrte, por ia vendosën me dhunë. Për 21 janarin janë të gjitha provat. Dhe në fund të vijë të deklarojë Ilir Meta…Ajo që ngatërron Ilir Meta është kush do bëhet vrasësi. Dhe Meta e ngatërron, unë jo e parashikova, por e dija që Berisha do bënte vrasje…Vrasjet ishin të planifikuara për të ndodhur në kuadër të skemës së dytë, pasi dështoi skema e parë. Prokuroria është institucioni që ka sabotuar 21 janarin. Korrupsioni berishian ishte në përmasa të mëdha…SPAK ka harruar që detyrë e tij nuk ishte vetëm të bënte goditjen e korrupsionit aktiv, por edhe të atij tjetër….”, tha Meçe.

“SPAK është kthyer në një auditues rrugësh”/ Meçe: “Korporata, prokuror gjyqtar” po bëhet precedent i rrezikshëm në Shqipëri

18 December 2025 at 20:49

Analisti Arben Meçe në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se SPAK është kthyer në një auditues rrugësh.

Analisti Meçe tha se SPAK ka dalë edhe mbi politikën, duke shtuar se aksioni i SPAK sipas tij është për t’i dhënë material opozitës.

Gjithashtu shtoi se “Korporata prokuror gjyqtar” po bëhet precedent i rrezikshëm në Shqipëri

“Është skenar”. Dosja që ka shkuar në Prokurori është një dosje që nuk ka provë. Është 48 faqe dhe ka vetëm zbërthim të telefonatave që tashmë janë publike. Askush nuk arrin të identifikojë se kush është prova. Megjithatë gjykata e mirëpranoi sepse është krijuar një filozofi se po e vendosi SPAK Kemi prodhuar atë element të rrezikshëm që nuk kemi më gjykata por noter të vendimit të SPAK. Në Gjykatë Kushtetuese u pa që SPAK kishte tejkaluar kompetencën e saj. Korporata gjykatë prokurori ishte futur në një element që nuk e lejonte ligji.  Kryeneçësia e SPAK vjen në përmasa ku çështjen ligjore e kthen në reagim emocional. Dhe tani na ka dalë që Prokuroria nuk është më organ akuze, por organ auditimi për të gjitha rrugët në Shqipëri. Sot në Parlament ne pamë një betejë. Sot u organizua ky aksion që në themel ishte akuza ndaj Belinda Ballukut. Gaz Bardhi thonte nuk po na jepen dokumente, por dosja që ka shkuar janë arsyetimi ligjor u tyre. Prokurori është i qartë. Sot dhe dje diskutohej me të madhe se po fshiheshin dokumentet. Gjithë ajo lëvizje ndaj u inicua dhe unë konstatoj që SPAK këtë çështje mund ta shtynte dhe katër ditë dhe pesë ditë.  Aksioni i Prokurorisë është materiali që i jepet opozitës për të motivuar protestës. SPAK në kuadrin e krizës së vet, pra nga çështja e parë ku nuk kishte prova prodhoi auditimin e rrugëve në Shqipëri. Pra ky është nervozizëm i SPAK, dështim dhe me veprimin e dytë që bëri, 3 ditë para se të bëhej mitingu e deklaruar nga doktori, këta japin material. Pra është një skemë që ballafaqon PS dhe koalicionin e korporatës gjyqtar SPAK me PD”, tha ai.

“Pse i frikësohet Berisha takimeve të Salianjit?”/ Meçe: Ka kapur bazën, dhe kjo do ta ‘rrëzojë’ kreun e PD

17 December 2025 at 20:39

Analisti Arben Meçe ndërsa komentoi takimet e Ervin Salianjit, tha se ky i fundit po punon me bazën.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe, u shpreh se sot kreu i PD Sali Berisha është i frikësuar sepse baza po lëviz, pasi sipas tij Salianji ka “kapur” bazën. Sipas Meçes është baza ajo që do ta rrëzojë Berishën.

“Sot Berisha është kujdesur në PD, kryesi e vogël , kryesi e madhe i ke të besuara. Berisha i ka 100% të besuar sepse janë edhe militantë në kuptimin filozofik të gjësë. E vetmja gjë që ka frikë, dhe ka problem është ajo që “e shqetësojnë zërat që prishin ekuilibrat dhe vijnë nga baza. Sot baza po lëviz sepse Salianji nuk po punon me strukturën, por me bazën dhe Berisha e di se kjo bazë do ta rrëzojë. Salianji po kap baza dhe Salianji do ta riformatojë. Ai që është kryetar do bjerë nga baza”, tha ai.

/abcnews.al/

 

SPAK me drejtues të ri/ Meçe: Klodian Braho i vetmi prokuror që ka treguar problematikat e institucionit

By: Rovena
11 December 2025 at 20:42

Emërimi i Klodian Brahos si drejtuesi i ri i SPAK ka nxitur reagime dhe diskutime mbi funksionimin e institucionit. Gjatë një interviste në “Real Story” në ABC News, avokati Arben Meçe theksoi se deklarimet e Brahos sollën në vëmendje problematika të njohura prej kohësh, si rrjedhja e informacionit dhe veprime që, sipas tij, kanë krijuar perceptimin se SPAK është përfshirë në role politike.

Meçe u shpreh se një pjesë e çështjeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme kanë mungesa serioze provash dhe se disa procese janë ndikuar nga faktorë ndërkombëtarë, duke e larguar SPAK-un nga zbatimi strikt i ligjit. Sipas tij, vetëm çështja “Partizani” paraqitet e plotë, ndërsa të tjerat përbëjnë skandale që kërkojnë rishikim.

“Ajo që mua më intereson dhe që ia vlen për t’u debatuar është SPAK sot. Për herë të parë dëgjova një prokuror që të fliste për problematikat e SPAK që ne i kemi diskutuar: rrjedhja e informacionit, këto problematika që i kemi ngritur ne. Nuk po luftojmë SPAK, por standardi i SPAK ka qenë debati jonë kryesor. Kapi dhe një moment tjetër, që SPAK shumë veprime të tjera që ka bërë ka qenë i implikuar.

Shpesh SPAK ka vepruar si faktor politik. Kapi problemet që duhen korrigjuar me patjetër në SPAK. Braho foli si ambasador i SPAK. Unë ngreh dhe një problem tjetër, që janë shumë çështje që janë filluar pa prova ose me prova të mangëta, që janë nisur me rrjedhim me urdhër të ndërkombëtarëve dhe na del që SPAK nuk zbatoja ligjin, por edhe urdhra. Nga të gjitha dosjet që më kanë rënë në dorë vetëm dosja “Partizani” është e kopsitur, kurse të tjerat janë skandal”, tha Meçe.

“Diplomatët në sallë ishin protektorë”/ Zgjedhja e Klodian Brahos, Meçe: Ishte e parapërgatitur

By: Re Nato
11 December 2025 at 20:25

Analisti Arben Meçe thotë se zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK, ishte e parapërgatitur.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se diplomatët e huaj në sallë, ishin protektorët për procesin që u zhvillua.

“Ata që ishin në sallë, ishin protektorët. Që kur thuhet votim i hapur, me emër dhe mbiemër, nuk ishte bindëse. Ishte parapërgatitur çdo gjë. Ambasadorët ishin garancia e atij votimi. Ky është detaj vërtet për t’u kapur, është domethënës. Ndryshimi procedurës, nuk lë shijë në atë proces që ishte normal. Nuk u ndje asnjë ngyrim politik për këtë debat. Vetëm Berisha deklaroi që PS po kap edhe kryeprokurorin e ri. Sikur të kishte nuancë ngjyrimi, por e vërteta është që nuk kishte.”, theksoi ai./abcnews.al

“Nga drejtësi e pavarur, kemi ndërtuar një korporatë”/ Meçe: Sistemi i drejtësisë ka ndërhyrë në nivelet më të larat të pushtetit

By: Rovena
10 December 2025 at 18:38

Në studion e “Tirana Live” në ABC Neës, analisti Arben Meçe ngriti një sërë shqetësimesh lidhur me funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe ndërthurjen e tij me politikën. Ai theksoi se mungon një mekanizëm i qartë matjeje të punës që justifikon pagat në organet e drejtësisë, duke nënvizuar se struktura aktuale është shndërruar në një “korporatë” me fuqi të zgjeruara.

Sipas Meçes, pezullimi i zëvendëskryeministres ka nxjerrë në pah ndërhyrje të pazakonta dhe kompetenca të tepërta të organeve të drejtësisë, deri në atë pikë sa një prokuror i thjeshtë mund të ndikojë në nivelet më të larta të ekzekutivit.

Ai shtoi se në raste të tilla Parlamenti duhet të marrë rol aktiv në transparencë, ndërsa shprehu bindjen se SPAK po shmang përballjen me Kuvendin. Analisti paralajmëroi se vendimet gjyqësore për pagat dhe rritja e ndikimit të trupës gjykuese përbëjnë një sfidë të re për balancat e shtetit.

“Nuk e di se cili është mekanizimi i matjes së punës për të bërë pagesën. Tek sistemi i drejtësisë nuk e shikoj këtë. Sistemi i pagave ndërtohet në bazë të hierarkisë së shtetit. E gjithë kjo fabul, ka lindur nga një ndërhyrje që është shumë e çuditshme, sepse në Shqipëri prej kohës në emër të vendosjes së një drejtësie të pavarur, kemi prodhuar një korporatë. Kjo doli dukshëm me pezullimi e zëvendëskryeministres, duke ndërhyrë deri në nivelet më të larta të sistemit. Një prokuror i zakonshëm me këtë dispozitë që ka tani, mund të arrijë të pezullojë nga detyra edhe kryeministrin. Nuk ekziston mekanizmi.

Kur ndërmarrja e drejtësie shkon në kompetencat e politikës, ndërhyn Parlamenti, i cili ka për detyrë që ta zbërthejë dhe ta bëjë transparence para qytetarëve. SPAK ka frikë të përballet me Parlamentin. Nëse kryeministri e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, do të thotë që është brenda sistemit. Drejtësia mund ta intimidojë çështjen, duke pretenduar se po i bëhet presion. Është korporatë, nuk është më Republikë Prokurorësh. Sfidë të tillë nuk kam dëgjuar asnjëherë. Ç’janë këto rroga që merren me vendim gjyqësor?! Nuk merren rrogat më vendim gjyqësor! Trupa gjykuese është bërë e pushtetshme edhe në shtetformim”, tha Meçe./abcnews.al

Lëvizja studentore/ Meçe: Berisha prodhoi mitin e tij dhe eskorta mbështetëse rrotull vetes

By: Rovena
8 December 2025 at 21:15

Shqipëria përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes Studentore të dhjetorit ‘90 që shënoi rënien e diktaturës komuniste. Arben Meçe në emisionin “Real Story” në ABC News hodhi dritë mbi përplasjen mes idealizmit dhe influencës politike në fillimet e saj.

Sipas Meçes, Sali Berisha arriti të ndërtonte gradualisht “mitin e tij” brenda strukturave të PD-së, duke krijuar një rreth mbështetësish dhe një strukturë piramidale që konsolidoi ndikimin e tij.

Ai thekson se, ndonëse pjesa më e madhe e Komisionit Nismëtar përfaqësonte idealistë, Berisha i ardhur nga një eksperiencë e pastër politike, përdori mekanizmat e klanit dhe manipulimit për të vendosur veten në qendër të vendimmarrjes, një proces që, sipas tij, vazhdon të prodhojë efektet e veta edhe sot.

“Komisioni Nismëtar kishte një betejë mes idealizmit dhe politikës, pra midis idealistëve dhe politikanëve, sepse kishte një pabarazi mes personave që ishin në Komisionin Nismëtar dhe këtu binte menjëherë në sy Sali Berisha duke qenë se vinte nga koniunktura të pastra politike. Duke qenë se kishte bërë jetë partie, ai e dinte shumë mirë se si funksiononte klani, si funksiononte koniunktura dhe si funksiononte manipulimi. Gjithë të tjerët që ishin pa përjashtim aty, ishin pa përjashtim idealistë.

Në këtë luftë Sali Berisha insistoi gjatë gjithë kohës që të prodhonte mitin e tij dhe duhet të themi që deri në shkurt figura e Sali Berishës u prodhua mit, ajo që unë bëra analizën në proces se si u prodhua miti, më rezultoi se Sali Berisha prodhoi eskorta mbështetëse rrotull vetes. Kjo gjuhë u prodhua në Partinë Demokratike në mënyrë të fshehtë. Beriazha kishte një grup, qenë të gjitha takimet ngrinte vetëm rolin e Sali Berishës, kushdo që vinte dhe merrte kontakt, thoshte shiko do vish të takosh Saliun se ai është, poshtë ishte një grup tjetër i cili gjithçka ndodhte në parti, çdo prurje dhe kontakt që kërkohej në parti, çdo direktivë që kërkohej e shpinte te Saliut.

Në Kryesi ky mit ishte i goditshëm, por sapo kapërceje pragun e Kryesisë, sepse Kryesinë nuk arrit që ta kapte dot, sepse triumfonte pjesa intelektuale. Berisha u fut në këtë skemë, dhe kur ata u zgjuan ishte shumë vonë. Që atë ditë Sali Berisha e konsolidoi. Berisha prodhoi një strukturë piramidale që e mbajti në këmbë dhe krijoi mitin e Berishës që sot e kësaj dite nuk ka ndërmend që ta rrëzojë”, tha Meçe./abcnews.al

Krijimi i partisë së parë opozitare/ Arben Meçe: Emri “Parti Demokratike” u la nga Berisha, erdhi dhe Rama…

By: Re Nato
8 December 2025 at 20:37

Shqipëria përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes Studentore të dhjetorit ‘90 që shënoi rënien e diktaturës komuniste.

Analisti Arben Meçe tregoi se momentin kur u fol për krijimin e Partisë Demokratike. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se Azem Hajdari deklaroi gjatë një mbledhjeje, se do të krijohej parti studentori, por se Berisha vendosi që emrin ta kishte Partia Demokratike.

Meçe deklaroi se themelimi i partisë u bë nga 17 persona, që sipas tij, është një precedent që nuk është parë në botë.

Teksa ishin në një mbledhje, Meçe tha se dikush erdhi, hapi derën  dhe tha se nuk ulej me komnistët. Meçe deklaroi se nuk e njihte atë person, por më vonë e mori vesh që ishte Edi Rama.

Arben Meçe: Sapo jemi kthyer nga Ramiz Alia, kur vijmë në shesh, kishte filluar regjistrimi i bisedës. Kur erdhëm ne, nuk u mor njeri me ne. Kur ikëm, ikëm si heronj, Kur u kthyem, sheshi kishte parë pluralizmin dhe vazhdonte. Në kat të dytë, mblidhet Sali Berisha, Arben Meçe, Aleksandër Meksi, Preç Zogaj, Arben Imami, Azem Hajdari. Ora 12 e natës. Sapo jemi kthyer, thjesht vajtëm në shesh. U mblodhëm në shesh pushim në kat të dytë. U diskutua, çfarë do bëjmë tani. Do bëjmë parti, fjala e parë. Azemi thotë do ta bëjmë parti studentore, intelektuale. Foli Saliu, do ta bëjmë parti demokratike. Emrin do t’ja vëmë Parti Demokratike. Flitet për demokraci dhe fjalën demokraci nuk duhet t’ia lëmë askujt të na e marrë. U la, grupi nismëtar do shkonte te shtëpia e Gramoz Pashkos. Arben Meçe  do merrej me studentët, me sigurinë e mbledhjes. Nesër, në datën 12, në orën 5 të darkës, do bëhej shpallja e programit, dhe e partisë. Në atë ambient kishte njerëz të armatosur. Në orën 4 e gjysmë, vjen shefi i Policisë së Tiranës. Ti je me sigurimin? Po, i thashë. Mua më kanë lënë. Në rregull, tha. Ki parasysh që sot është një person me pardesy kafe, me kasketë, çantë të zezë, i cili është ngarkuar të vrasë Sali Berishën.

Do merrni të gjitha masat për mbrojtjen e Sali Berishës. Është një grup, që quhet nismëtari, është fotografi klasike ajo. Bëmë rrethim dhe nuk lamë askënd. Mbaroi mitingu, shkuam në mensë. Kemi ndenjur deri në orën 4 të mëngjesit, të largoheshin të gjithë, për të garantuar se nuk do na vritej Saliu. Ne, grupi nismëtar u shkëputëm dhe vazhduam punën si grup nismëtar. Është e pamundur dhe nuk është precedent në botë, të mblidheshin 17 veta dhe të shpallej themelimi i një partie. Nuk ishim protagonistë në lëvizje, ishte Ben Imami, unë dhe Azem Hajdari. Pjesa tjetër nuk ishin fare në lëvizje. Ishte prodhimi i mitit. Ne ishim pa eksperiencë. Përbërja e komisionit nismëtar që ishte 17 veta, forca intelektuale ishte dominuese. Ishin persona që përfaqësonin edhe figura publike, por edhe persona shumë aktivë. Duke qenë se Saliu nuk kishte mazhorancë në këtë komision, hedh një tezë, nëse ne ishim spontan, Saliu vinte nga partia. E njihte mirës skeën, prapaskenën dhe çdo gjë tjetër. Hedh kuptimin e të persekutuarve. Në Kryesi u futën individë të cilët u futën si të persekutuar dhe filloi të ndryshonte raporti. Ndryshimi iraportit filloi diku në janar, kur u bënë zgjedhjet të një kryesie të PD. Në votimin e parë, doli rezultati, natyrisht dominonte fryma inteketuale.

Pati një sherr të madh dhe ky ishte gabimi i madh i frymës intelektuale që e toleroi. Që atë ditë fillon uzurpimi përfundimtar i PD nga Sali Berisha. U bënë dy votime. Në votimin e parë fitoi Meksi. Në votimin e dytë që u bë sherri i madh, fitoi Sali Berisha. I dhashë këto dy detaje, ka edhe një detaj tjetër. Në datën 13, Shkodra filloi të acarohej. Kemi qenë në katin e dytë, në Pallatin e Kulturës në Qytetin Studenti. Aty bënim mbledhjet e Kryesisë. Duke biseduar ne, hapet dera dhe futet një gjë e madhe përpara. Tha, ju spiunët e Ramiz Alisë, ju do fusnit Hekuran Isain në litar, ju tradhtuar idealet e kohës. Nuk njihja gjë. I thotë Pashko, hajde Edi ulu këtu. Unë të ulem në gjunjë me ju komunistët, tha. Përplasi derën dhe iku. Më vonë mora vesh që ky ishte Edi Rama. Ky ishte komunikimi i parë i Edi Ramës me këtë komision nismëtar.”, theksoi ai./abcnews.al

“8 dhjetor 1990”/ Arben Meçe: Organizimi ishte spontan, po shkonim drejt të panjohurës! Ramiz Alia, luajti shumë

By: Rovena
8 December 2025 at 20:18

Protesta historike e 8 dhjetorit 1990, që shënoi nisjen e lëvizjes studentore dhe rrëzimit të regjimit komunist, vjen sërish në vëmendje këtë të hënë, që përkon me ditën e lëvizjes që synonte të sillte pluralizmin,  përmes rrëfimit të analistit Arben Meçe në emisionin “Real Story” në ABC News.

Meçe rikujtoi atmosferën e tensionuar të asaj dite, kur, sipas tij, Tirana dhe qarqet intelektuale ishin tashmë në pritje të një shpërthimi të pashmangshëm.

Ai e përshkruan organizimin e protestës si krejtësisht spontan, një hap drejt së panjohurës, ku studentët dhe pedagogët përballeshin me diktaturën pa dijeni se ku do t’i çonte ajo lëvizje. Meçe theksoi se emocioni i fortë i atyre momenteve kulmoi gjatë takimit me Ramiz Alinë, i cili  sipas tij “luajti shumë” në menaxhimin e situatës dhe në vendimin për hapjen ndaj pluralizmit politik.

“Ngjarjet e dhjetorit të studentëve kishin një vazhdim, të një situatë tashme gati-gati të përgatitur në të gjithë Tiranën dhe në të gjitha korridoret intelektuale në të gjithë Tiranën. Të gjithë po përgatiteshin që të shpërthente një gjë. Qoftë edhe një hapje disi. Ngjarjet e dhjetorit ishin kapsolla që e shpërthyen situatën. Natyrisht që emocionet e asaj dite, e asaj vajte te Ramiz Alia janë emocione që nuk të shqiten nga mendja. Ne mund të flasim sot për atë ditë, por atje ku po shkonim ne ishte totalisht e panjohur.

Nëse kishim guxim që të ballafaqoheshim, duke të kemi parasysh që gjithë ajo masë ishte përballë me diktaturën. Gjithë ajo masë i kishte pikëpyetjet e mëdha se ku do të na shpinin me atë autobus. Është një ngjarje e cila natyrisht ka emocione të jashtëzakonshme. Emocionet u transformuan pastaj në hyrjen e ‘Pallatit të Brigadave’, ku edhe atje ishte një emocion goxha interesant. U futëm në disa korridore gati-gati të panjohura, që u kurorëzua pastaj me atë vendimmarrjen që partia vendosi që ta lirojë. Kërkonim diçka që ata donin të na i jepnin.

Ramiz Alia, luajti shumë, ishte një farë goditje edhe ndaj spontanitetit tonë, ne që shkonim atje nuk dinim gjë përveçse dëshirës së madhe të pluralizmit. Por, mund të them që ne gati-gati nuk e njihnim njëri-tjetrin. Ne si pedagogë ishim disi më politikë dhe më të përgatitur. Organizimi ishte absolutisht spontan. Kishte një linjë organizimi, por jo të shpërndarë në fakultete. Fakulteti i ndërtimit që unë u implemtova. U ndanë fakultetet me grupe-grupe”, kujtoi Arben Meçe./abcnews.al

Shtyhet padia e kryeministrit/ Meçe: Gjykata Kushtetuese nuk duhej ta shtynte vendimmarrjen, institucionet e drejtësisë po keqpërdoren

3 December 2025 at 18:41

TIRANË- Analisti i njohur Arben Meçe thotë se Gjykata Kushtetuese nuk duhet ta kishte shtyrë vendimmarrjen për padinë e kryeministrit Edi Rama, kundër vendimit të GJKKO-së, që vendosi të shkarkojë nga detyra ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun.

I ftuar në emisionin “Tirana Live”, Meçe pohoi se një prokuror nuk mund të ketë një pushtet të pakufishëm, sa të marrë masa direkte pezullimi për një funksionar, që i përket një pushteti tjetër.

“Ky prokuror ka marrë një pushtet të jashtëzakonshëm. Ai pezullon sot nga detyra dhe kryeministrin e Shqipërisë. Pushtetet janë të ndara dhe ndalohet ndërhyrja te njëri tjetri. Ka një ndërhyrje të drejtpërdrejtë ekzekutive të një pushteti mbi një pushtet tjetër. Në këtë rast kemi një prokuror. Kufiri ndarës midis dy pushteteve nuk duhet të tejkalohet.

Ai theksoi se tentativa e SPAK për të shmangur Parlamentin tregon se institucionet tona të drejtësisë po keqpërdoren për interesa të caktuara, që mund të bien ndesh qoftë dhe me interesin kombëtar.

Gjatë diskutimit në studio, Meçe theksoi se Gjykata Kushtetuese nuk duhet kurrsesi të legjitimojë krijimin e një precedenti të rrezikshëm.

“Deri sa të vendos Gjykata Kushtetuese, janë të pezulluar posti i ministrit dhe zv.kryeministrit, por nuk zëvendësohet dot deri në vendim të Kushtetueses ky vend është vakant. Vendi i ministrit dhe zv.kryeministrit janë pezull dhe kryeministri nuk mund të bëjë zëvendësimet pa dhënë vendim Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk duhet të kishte shtyrë një vendimmarrje të tillë, sepse ehte një dispozitë e thjeshtë. Tentativa për të shmangur Parlamentin, është një tentativë e institucionit, që po keqpërdoret. Pezullimi cenon interesin publik.”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese vendosi që më 12 dhjetor të shqyrtojë padinë e kryeministrit Rama, i cili kërkoi shfuqizimin e pezullimit nga detyra të zv.kryeministres dhe njëherësh Ministres së Infrastrukturës./abcnews.al

 

“21 Janari”/Yzeiraj: Kreu i Gardës dha urdhër nën presion! Meçe: Është urdhëruar një strukturë e posaçme…

By: Rovena
26 November 2025 at 21:04

Në emisionin “Real Story” në ABC News, lidhur me dosjen e “21 Janarit” ish-ministri i Brendshëm Bajram Yzeiraj, avokati Edmond Petraj dhe analisti Arben Meçe analizuan rolin e Gardës së Republikës dhe urdhrat e dhënë ditën e ngjarjes.

Yzeiraj theksoi se “drejtori i Gardës ka qenë në dilemë dhe nën presion”, duke shtuar se “fakti që dha urdhër për të qëlluar tregon se nuk e njeh legjislacionin”.

Avokati Petraj e cilësoi përdorimin e armëve luftarake “alogjik”, ndërsa Meçe nënvizoi se “armët kanë qenë kallashnikov dhe urdhri për të shtënë i është dhënë një strukture të posaçme”.

Bajram Yzeiraj: Drejtori i Gardës ka qenë në dilemë. Fakti që dha urdhër për të qëlluar urdhër për të qëlluar do të thotë që nuk e njeh legjislacionin. Por, përse dha urdhër?! Ka qenë në dilemë, ka qenë në presion. Kujtoni shtatorin 1998 ka qenë situata më e rëndë dhe nuk u qëllua me armë.

Edmond Petraj: Jemi në kuadër të tjera. Në këto kushte protestuesit kanë qenë të pabarabartë. Mua më duke alogjikes se si në një protestë mund të përdorësh armë luftarake, kallashnikov, që sot po përdoren nëpër fushëbeteja.

Arben Meçe: Armët kanë qenë armë kallashnikov. Për gati 10 minuta Grada qëllonte. Ne ngatërrojmë gardën e cila ka qenë me kallashnikov, por ata qëlluan ishin me armë. Ky urdhër i është dhënë një strukture të posaçme. I është dhënë një strukture, që ka nuk ka qenë me Gardën, por për të bërë këtë është zgjedhur një strukturë. Urdhri iu është dhënë personave të  caktuar./abcnews.al

“Basha ka aprovuar Gardën të qëllojë”/ Meçe për 21 Janarin: Berisha ndjen rrezik, ndaj përdor Metën

By: Re Nato
26 November 2025 at 20:46

Analisti Arben Meçe thotë se Lulzim Basha ka aprovuar Gardën të qëllojë më 21 janar, kur mbante postin e ministrit të Brendshëm.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se Sali Berisha ndjen rrezik në lidhje me këtë çështjem ndaj po përdor Ilir Metën, i cili u vetëofrua për të dëshmuar.

Meçe shtoi se 21 janari është vrasje shtetërore, me autorë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

“E para, neni 9 i Gardës. Ishte pak a shumë i gjithë artikulimi i ministrit të kohës. Ai, komandanti i Gardës ka autoritetin e plotë për drejtimin e kontrollit për veprimtarinë e të gjithë Gardës, përgjegjës para ministrit të Brendshëm për përgatitjen dhe realizimin e misionit të saj. Ka komunikim, sepse ka hartim të planit të masave, se si do veprohet. Ky plan masash, vendos në një tavolinë komandantin e Gardës ministrin e rendit, ku komandanti i Gardës jep, raporton para ministrit të rendit, për gatishmërinë, përgatitiejn dhe realizmin e misionit të saj. Në këtë tavolinë, është urdhëruar përdorimi i armëve të zjarrit? Është pjesë e planit.  Këtu fillon dhe këtu mbaron çdo gjë. Këtu vjen implikimi i ministrit të Brendshëm, i cili ka aprovuar përdorimin e armëve të zjarrit. Midis trupës së Gardës, ke individë që kanë armë zjarri, ka fishekë. Neni 5 u citua në mënyrë strikte. Kur rrezikohet, eleminimi bëhet individual. Sinqerisht, jam shumë skeptik, por tani më intrigon një ngjarje. Që kur 21 janari u kanalizua, vrasja u kthye në çështjen e SPAK te fisheku, u bllokua te fisheku. Standardi nuk është i njëjtë. Sali Berisha u thërrit. Ka një skemë tjetër që Berisha po e luan. Kur ka dalë nga SPAK, ka kuptuar që laku ka arritur në zë. Ishte aktrim i gjithi. Berisha e di mirë, SPAK ka vënë gishtin mbi Berishën dhe Bashën. Nëse vrasja është në rrethana cilësues, Berisha do ta spostojë vrasjen, ta hapë çështjen duke bërë fajtor edhe organizator. Prandaj thërret Metën në skemë, me Bashën janë bashkë. Tentojnë ta devijojnë hetimin në planin politik, jo juridik. meta do thotë, autori dhe ai që e përgatiti, është Edi Rama. 21 Janari, vrasje shtetërore, autorë janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha”, theksoi ai./abcnews.al

Zëri i Shqiptarëve/ Pezullimi i Ballukut, Meçe: Vendimi i GJKKO cënon sigurinë e pushteteve

By: Rovena
24 November 2025 at 22:20

Në sondazhin e zhvilluar në “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, pyetjes: “Si e vlerësoni vendimin e GJKKO për pezullimin e numrit dy të qeverisë”, 44.2 përqind e të anketuarve janë përgjigjur, se është ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv.

Analisti Arben Meçe tha se qytetarët shqiptarë kanë bërë një gjykim intelektual. Meçe shtoi se pezullimi i numrit dy të qeverisë cenon ndarjen dhe sigurinë e pushteteve politike në Shqipëri.

“Një gjykim intelektual i situatës. Ka perceptim të qytetarëve të republikës, që vlerëson çdo luftë që bëhet ndaj korrupsionit. E percepton si një gjë normave që drejtësia bën ndaj luftës kundër korrupsionit. Qytetarët kanë vënë një arsyetim tjetër, që është pezullimi.

Debat që gati-gati në të gjitha tavolinat është bërë prezent. 44.2% kalojnë pyetjet e përgjithshme a po e lufton korrupsionin, por shikon pezullimin, e cila cenon ndarjen e pushteteve. Pushteti i drejtësisë në mënyrë shumë të debatueshme, merr vendime që qëndron sigurinë e pushteteve politike në Shqipëri. Shikojmë një perceptim intelektual të qytetarëve”, tha Arben Meçe./abcnews.al

Masat e sigurisë së GJKKO/ Kalaja: SPAK me dy standarde, Veliaj në burg… Meçe: Ka 13 akuza penale

By: Rovena
20 November 2025 at 21:11

GJKKO caktoi këtë të enjte dy masa sigurie, për kreun 2 të qeverisë Belinda Balluku. Kanidati i PD Aulon Kalaja i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News tha se SPAK është duke hetuar me dy standarde. Ai krahasoi veprimet e organit të drejtësisë me dosjen e Erion Veliajt dhe atë të Belinda Ballukut.

Aulon Kalaja: Po të shikosh standardin që SPAK ka përdorur ndaj Veliajt dhe Ballukun, për Veliajn ka zgjedhur burg dhe për Belinda Ballukun pezullim nga detyra. Ligji në këtë rast e pezullon për një mënyrë të shkurtër, 2-3 muaj si zëvendëskryeministre. Ka dy standarde. Unë gjykoj që masa e sigurisë ishte domosdoshmëri, pasi ka pushtet dhe në çdo moment mund të ketë aftësi të prishë provat. Natyrës së zëvendëskryeministres ka dy rreziqe, ka për të prishur provat, një rrezik për kryer një vepër penale adekuate ose më të madhe.

Nga ana tjetër analistët Skënder Minxhozi dhe Arben Meçen thanë se Veliaj mbahet në burg, pasi mbi të rëndojnë 13 akuza penale, dhe akuzohet për korrupsion me vlerë 90 mijë euro.

Skënder Minxhozi: Veliajt i janë mbyllur të gjitha tapat e hetimit dhe nuk e ushtron dot detyrën as për të ardhur në Këshillin Bashkiak. Çfarë standardi është ky?!

Arben Meçe: Veliaj ka 13 akuza. Ne e kemi penalizuar Erion Veliaj, 90 mijë euro që akuzohet Veliaj.

GJKKO vendosi dy masa sigurie për zv/kryeministren Balluku/ Meçe: ‘Republika e prokurorëve’ ka dalë jashtë kontrollit, demokracia në rrezik

20 November 2025 at 21:01

TIRANË- Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme lëshoi dy masa sigurie, për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, lidhur me hetimin që po kryhet nga Prokuroria e Posaçme për tenderin për Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Analisti Arben Meçe, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se me veprimet e fundit të Prokurorisë sistemi i demokracisë është vënë në rrezik. Sipas tij, “Republika e Prokurorëve” ka dalë mbi sistemin dhe askush nuk i kontrollon dot.

“Sistemi i demokracisë është në rrezik sot. Sot përfundimisht, republika e prokurorëve ka dalë mbi sistemin, ka vënë nën kontroll sistemi dhe praktikisht ne tashmë nuk jemi në një sistem që ndërtohet në mënyrë demokratike. Nuk kam të bëjë fare me penalitete ndaj Ballukut, që unë e kam lexuar dosjen dhe kam bindjen e plotë se në atë dosje nuk ka asgjë për Ballukun, po tha them.

Që të arrijë një prokuror, kushdo qoftë ai,  të anashkalojë në mënyrën më të ndershme të mundshme institucionin që është parlamenti dhe të përdorë makinacione për të shmangur ballafaqimin në parlament po prodhon precedent, unë kam insistuar dhe për Veliajn, nuk duhet lejohen prokurorët, të cilët duke përdorur një mekanizëm ligjor, që ka problem ai mekanizëm ligjor të përjashtojnë nga politika individë pa kaluar në filtra.

Mos të harrojmë se gjykata Kushtetuese e rrëzojë këtë praktikë dhe tani arrin absurditeti më i madh kur një prokurë kërkon pezullimin e zv.kryeminisrres, që është institucion, që nuk ka të bëjë kryesisht me të drejta personale si e trajtojnë ata, që i trajton ligji.”, tha ai.

Ai theksoi se posti i zv.kryeministrit është institucion, i cili buron nga Parlamenti dhe SPAK nuk mundet kurrsesi t’i shmanget atij.

Gjatë diskutimit në studio, Meçe theksoi se ka parë dosjen ndaj Belinda Ballukut, e cila sipas tij nuk ka asgjë që e implikon atë, nga dyshimet dhe pretendimet që ngre organi i akuzës.

“Posti i zv.kryeministrit është institucion, i cili rrjedh nga parlamenti dhe në këtë plan unë e di se zbatohet ligji në këtë  rast, por di një gjë që më ka shqetësuar mua sot, pushteti i prokurorëve është totalisht i pakontrolluar, Sot me të drejtë unë them: çfarë ka ajo dosje, që arriti deri në pezullimin zv.kryeministres, e di njeri? Asnjeri. Atëherë kush i kontrollon këto dsoe4js, të cilat shpien në penalitete të rënda të sistemit politik”, tha ai.

Ai theksoi se dosja në ngarkim të Belinda Ballukut është 48 faqe, ndërsa konkluzioni i saj është gjysmë faqe. Sipas Meçes, dosja nuk përmban asgjë, që implikon zv.kryeministren Belinda Ballukun nga ato që pretendon SPAK.

“Në qoftë se jemi sot jemi tek të zonja zëvendëskryeministrja. Unë dosjen e kam pasur në dorë, është 48 faqe dosja, 40 faqe janë vetëm zbardhje e komunikimeve në telefonata, nuk ka gjë për Ballukun. Nuk implikojnë fare në tender.

Gjysmë faqe është konkluzioni dhe shtatë faqe është ligji mbi prokurimet nen për nen. Analiza e veprës penale është gjysmë faqe, dhe për këtë mbaj përgjegjësi penale për këtë që po them.Kush e  kontrollon këtë dosje, kush e kontrollon këtë pushtet të prokurorit, i cili thotë se personi, në këtë rast zv.kryeministrja më zhduk provat”, tha ai/abcnews.al

 

“Berisha vrau demokracinë”, Meçe: SHBA i kanë dhënë ‘leje’ SPAK për ta kaluar në kanalet e penalizimit

17 November 2025 at 21:22

TIRANË- Analisti Arben Meçe deklaroi se shpallja “non grata” e Sali Berishës nga SHBA lidhet, sipas tij, drejtpërdrejt me precedentët e rrezikshëm që lidhen me ngjarjen e 21 janarit, ku u vranë katër qytetarë të pafajshëm poshtë zyrës së Berishës.

“Sali Berisha është shpallur non grata për armik i demokracisë. Në demokraci guxove dhe vrave një qytetar, automatikisht përgjegjësia do të jetë pakushte dhe personi që do të jetë përgjegjës bashkë me grupin e tij duhet të penalizohen pa kushte, sepse precedenti i vrasjes së qytetarëve është precedenti më i rrezikshëm me demokraci dhe në këtë kuadër SHBA e kanë shpallur non grata Berishën  pikërisht në mënyrë të posaçme për këtë punës.

Prezenca e Berishës ka dëmtuar rëndë demokracinë. Ka zhdukur palët. Mitingu i sotëm e nxori absolutisht që Shqipërisë i mungon njëra nga këmbët e demokracisë dhe shkaktari është Sali Ramë Berisha”, tha  ai.

Ai tha në emisionin “Real Story” se kjo është arsyeja për të cilën SHBA ka marrë një qëndrim të fortë ndaj Berishës. Analisti theksoi se përgjegjësia për vrasjen e qytetarëve në një shtet demokratik nuk mund të fshihet me kohën dhe Sali Berisha do dënohet.

“SHBA e kanë shpallur non grata pikërisht për këtë punë. Prezenca e Berishës ka dëmtuar rëndë demokracinë. Ka zhdukur palët. Mitingu i sotëm tregoi qartë se Shqipërisë i mungon njëra nga këmbët e demokracisë, dhe shkaktari është Sali Ramë Berisha. Berisha do të dënohet. Po vrave në demokraci, automatikisht je i dënuar. Është vepër që nuk parashkruhet. SHBA sot kanë dhënë viston dhe i kanë thënë SPAK përfundimisht këtë person ta kalojë në kanalet e penalizimit”, tha ai./abcnews.al

Bujar Leskaj braktis Berishën/ Meçe: Një reagim personal i akumuluar, e dinte që s’do fitonte në Vlorë

By: Rovena
3 November 2025 at 13:50

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Vlorë, Bujar Leskaj, ka njoftuar tërheqjen nga politika vetëm një javë para zgjedhjeve lokale. Vendimin e tij, Leskaj e bëri publik përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ku shpjegon arsyet personale dhe politike të largimit.

Ndërkohë, analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Neës Line”ABC Neës, e ka komentuar këtë hap si një reagim personal të Leskajt ndaj zhvillimeve të fundit në Partinë Demokratike dhe qëndrimeve të lidershipit të saj.

Sipas Meçes, pozicioni i Leskajt është ndikuar nga origjina e tij dhe ndjeshmëritë lokale, veçanërisht pas takimit të Sali Berishës me diasporën në Greqi, ngjarje që sipas tij e vuri Leskajn në një situatë të vështirë.

“Qëndrimi i Leskajt ka të bëjë me formatin dhe origjinën nga i vjen, Vlora. Kur është bërë takimi në Greqi me diasporën, kur Berisha kishte në krah Leskajn dhe njerëz të tjerë më anti-shqiptare, Leskaj ishte në siklet. Ai nuk e toleroi dot këtë gjë. Ishte ajo që u bë publike, që ishte qëndrimi i PD me protestën e UÇK-së. Kur të gjithë shqiptarët u bashkuan dhe Berisha tërhoqi gjithë partinë dhe vendosi kryesore interesin e tij personal.

Nuk është një aksion, por një reagim personal i akumuluar. I gjithë reagimi i Leskajt është fundori, ai e di që në Vlorë nuk do të kishte fitore. Megjithëse nuk ishte në dorën e tij, ai ka pasur rezultate pozitive, por nuk kishte një organizim proporcional. Ai ishte një reagim labçe. 99.9% e sigurt që në Vlorë PD nuk ka fituar asnjëherë. Të diskutosh për fitoren do të thotë të tallesh me vdekjen. Në PD nuk ekziston patriotizimi. E kapur nga Berisha kjo parti është kthyer në parti të interesave të Saliut”, Arben Meçe.

Ligj i ri për koncesionet/ Meçe: Investimet publike rrezikohen nga mungesa e transparencës dhe kontrollit real

By: Rovena
31 October 2025 at 20:39

Qeveria ka njoftuar se do të nisë punën për hartimin e një ligji të ri për koncesionet dhe partneritetin publik-privat, me qëllim reduktimin e problematikave të konstatuara deri më tani në kontratat midis institucioneve shtetërore dhe kompanive private.

Nisma synon të përmirësojë transparencën dhe përgjegjshmërinë në menaxhimin e projekteve që përfshijnë fonde publike.

Ndërkohë, analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, tha se rrënja e problemit nuk qëndron vetëm te ligji, por te mënyra si realizohen projektet dhe mungesa e strukturave të specializuara për vlerësimin e fizibilitetit.

Sipas tij, çdo investim publik mbetet i ekspozuar ndaj korrupsionit në mungesë të një mekanizmi të fortë transparence dhe përgjegjësie. Meçe theksoi gjithashtu nevojën për rishikimin e fondit të sigurisë dhe ngritjen e një strukture të posaçme që të garantojë kontroll më të mirë mbi projektet koncesionare.

“Çdo investim që bëhet hyn pa diskutim në korridoret korruptive. Nuk është ky problemi që ka Shqipëria, është problemi themelor, por jo tek ligji. Projekti i fizibilitetit të jep disa parime që janë parime. Këto parime dhe disa vendime të Këshillit të Ministrave kanë ndikuar te ligji. Duhet të ngrihet një strukturë që do merret me studimin e fizibilitetit.

Debati që bëhet në politikë që të gjitha grupet kriminale kanë marrë me koncesione. Ajo që unë përsëri vë në debat është fondi i sigurisë, 5%. Marrja e përgjegjësisë do të thotë jo 5%. Në këtë pikë duhet të jemi shumë të qartë. Ajo që është e rëndësishme është mekanizmi i transparencës”, tha Arben Meçe.

“Berisha, mjeshtër i skemave”/ Arben Meçe: Zeni po përgatitet të marrë partinë

22 October 2025 at 20:45

Analisti Arben Meçe në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News foli për situatën në Partinë Demokratike. Gjatë intervistës, Meçe tha se kreu i PD Sali Berisha ka treguar se është mjeshtër i skemave, ndërsa shtoi se djali i tij Shkëlzen Berisha po përgatitet të marrë partinë.

“Besart Xhaferrin e njoh që ditën që ka ardhur nga Anglia si student i shkëlqyer. U emërua kryetar i Forumit Rinor. Në PD nuk ka garë. Është emërtesë….Kjo ngjarje zhvillohet në një kontekst që duhet analizuar për të kuptuar përse po ndodh. Për herë të parë Berisha largohet nga protagonizmi i fushatës elektorale dhe tërheq të gjithë trupën e vet të besuar sepse imazhi i tij, apo trupa më besnike është evident në parlament, ose ndryshe ‘grupi i zjarrit’ që përfaqësohet nga grupmoshat nga 30 vjeç deri 50 vjeç. Tashmë Berisha ka kuptuar që problemi nuk është partia, por komunikimi me publikun votuesit e qytetarin. Në këto zgjedhje o do të vërtetohet farsa ose do të bjerë farsa. Berisha është mjeshtri i skemave. Nëse sot ka një njeri të lumtur me analizën që i bëjmë Xhaferrit duke e nxjerrë si element të ri. Ka një dirigjent që i lëviz manekinët. Problemi i Berishës është të dalë me një imazh të ri, por me emërtesa. Mjafton që fjala të futet në tavolinat tona dhe të artikulohet që diçka po ndodh me ndryshimin në PD. Por ai djalë kishte lidhje me grupet e të fortëve…E kam fjalën për të birin. Prej kohësh flitet që gjithë klasën e re politike në PD e emërton ai…Babai dhe djali po bashkëpunojnë për të prodhuar imazhin e ri të PD, ku njerëzit e emërtuar nga djali sot po vihen në dispozicion të skemës së babait. Djali i Berishës ka dhënë prova që tashmë di të menaxhojë dhe menaxhimin më të mirë e ka tek syri tv. Ndërsa zgjedhjet tani janë vendimtarë dhe përcaktojnë nëse janë në farsë apo jo”, tha ai.

/abcnews.al/

❌
❌