Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 December 2025Main stream

Përse kërkon Trump të marrë Groenlandën?!/ Bimo: E rëndësishme për sigurinë e Amerikës

By: Rovena
23 December 2025 at 21:47

Në një intervistë për emisionin “War Report” në ABC News, ish-ambasadori në SHBA, Roland Bimo, komentoi mbi interesin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për Groenlandën. Sipas Bimos, ishulli ka një rëndësi strategjike të madhe për sigurinë kombëtare të SHBA-së, dhe kjo nuk është një çështje e re.

Megjithatë, vëmendja që Trump i jep temës i shton përmasa të reja debatit. Ai theksoi se banorët e Groenlandës jetojnë në kushte të ngjashme me pavarësinë, dhe një referendum për autonomi mund t’i afrojë ata më shumë me SHBA-në.

Interesat amerikane në ishull duket se kanë tejkaluar sovranitetin e Danimarkës, duke shfaqur një hap të ri ekzistencial në politikën e jashtme, ndërsa Bashkimi Evropian dhe SHBA shfaqin qëndrime kontradiktore ndaj paqes dhe kontrollit rajonal.

“Groenlanda është shumë e rëndësishme për sigurinë e Amerikës, kjo nuk ka asgjë të re. Por, të thuhet nga Presidenti Trump, kjo i jep ngjyrime të tjera. Banorët e ishullit janë më shumë në kushtet e pavarësisë së Holandës, nëse populli voton në refendum për pavarësi mund të anojë nga SHBA.

SHBA-ve nuk u ka nxjerrë askush pengesë qoftë për dominimin ushtarak apo edhe ekonomik të vendit. I gjithë sovraniteti i Danimarkës pranë ishullit është anashkaluar sepse tashmë ka dërguar të dërguar të saj. SHBA ka bërë një hap ekzistencial, duke anashkaluar Danimarkën. BE është por luftës, kurse SHBA është pro paqes”, tha Bimo.

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit Kombëtar me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

By: Rovena
23 December 2025 at 21:04

Për emisionin Real Story në ABC News, historiani Pëllumb Xhufi zbardh detaje të panjohura më parë mbi marrëveshjen e Ballit Kombëtar me Greqinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se Kosova dhe Çamëria u injoruan në këtë plan. Xhufi shpjegon se firma e Mit’hat Frashërit synonte krijimin e një shteti dualist greko-shqiptar, ku Shqipëria do të kufizohej në një pjesë federative dhe Greqia do të kontrollonte mbrojtjen dhe politikën e jashtme. Sipas tij, kjo tentativë u refuzua nga Partia Komuniste dhe u përball me kundërshtim të fortë nga udhëheqësit nacionalistë shqiptarë.

Gjithashtu, historiani Mariglen Kasmi shton se brenda Partisë Komuniste shqiptare kishin nisur përçarje të brendshme, të cilat lidhen me mënyrën e organizimit të saj dhe me rivalitetet personale, ndërkohë që figura si Sadik Premte dhe Anastasi konsideroheshin si të rrezikshëm për ndikimin dhe bazën që kishin në Vlorë.

Pëllumb Xhufi: Alternativë nuk mund të kishte nëse mohoje që në fillim lëvizjen e parë, për t’iu përgjigjur thirrjes së kohës. Jo vetëm kjo që kapi momentin, por kanë ndodhur edhe gjëra të tjera. Kur mbaroi ofensiva gjermane e dimrit dhe ato formacionet partizane u rritën si numër. Në atë kohë Balli Kombëtar i pari, bëri një shkelje të vetvetes, sepse që në maj 1944 duke parë se Britania e trajtonte me shumë precedencë Greqinë, tentuan marrëveshjen me qeverinë greke në mërgim për një shtet të përbashkët greko shqiptar, ku Greqia do të mbulonte edhe mbrojtjen edhe politikën e jashtme. Është bërë me disa takime të turpshme, si është formuluar. Është firma e Mit’hat Frashërit, me këtë detyrë, do propozoni shtetin dualist greko shqiptar, ku ata të kenë mbrojtjen dhe politikën e jashtme dhe ti reduktoheshe në një provincë, apo në një pjesë federative. Në atë propozim thuhej edhe që Shqipëria në kuadrin e këtij shteti dualist do kishte kufijtë e vitit 1939, pra e harroi edhe Kosovën edhe Çamërinë. Këtë punën e aleancës me britanikët Partia Komuniste e refuzoi që në fillim e thonë amerikanët vetë. Tom Stefani në një raport të tij thotë: Ne Enveri na toleron, anglezët nuk i duron dot sepse e dinte pikërisht që me deklaratën që bëri në 1942 që pas luftës do ua rishohim kufijtë dhe kjo e alarmoi edhe Mit’hat Frashërin, se i pari ka reaguar Mit’hat Frashëri, po në kafene.  Dhe në 1944 në shtator Shtabi i Përgjithshëm në shtator, Shtabi i Përgjithshëm, me firmën e dikujt lëshon një urdhër, tre brigada të Ushtrisë Antifashiste Nacional Çlirimtare rreshtohen me detyre mbrojtje kufiri. Kur u mbajt fjalimi në 28 nëntor në Bulevard, kryetari i qeverisë së përkohshme që erdhi nga Berati në atë fjalim dy apo tre faqe, gjysmë faqe ia kushtoi Greqisë sepse kishte dalë Papandreu me deklaratë që do marrim Vorio Epirin dhe tha ne jemi gati të bëjmë një luftë tjetër, nuk kemi tokë për të dhënë, kemi për të marrë. Ndaj e ka patur edhe këtë momentin nacionalist.

Mariglen Kasmi: Vetë Sadiku ka lënë të shkruara për marrëdhëniet e tij me kolegë të tjerë. Ato që vetë Sadiku shkruan janë pretendimet që ai pati me rolin e dy emisarëve jugosllavë me mënyrën si ata vepruan brenda Partisë Komuniste dhe duke qenë se u prek nga qëndrimi i tyre i sheh edhe ata si problemi më i madh brenda kësaj lëvizje. Sheh gjithashtu se komiteti qendror u zgjodh sipas shijeve të tyre. Dhe në momentin që mënjanohet edhe nga zgjedhja në komitetin qendror, sepse grupit të të rinjve përsëri iu bë një padrejtësi kur do themelohej partia u mor vendimi paraprak që nga çdo grup komunist do ketë dy përfaqësues në këtë komitet qendror, sigurisht përjashtoheshin drejtuesit e grupeve dhe shohim që kur themelohet Partia Komuniste grupi I të rinjve përfaqësohet vetëm me një anëtar që është Ramadan Citaku. Pra, pakënaqësia e parë vjen në këtë drejtim. E dyta, për mënyrë si u organizua partia e re komuniste duke prishur celulat e vjetra duke i ribërë celulat, dhe në këtë pikë jep edhe profesor Kristo një të dhënë shumë interesante se thoshte dakord por PSE? Të gjitha këto për hir të konspiracionit dhe më pas vijmë në një moment shumë të rëndësishëm te kritika dhe autokritika. Dhe aty kam shkruar se Sadik Premte dhe Anastasi ka qenë i njohur me ide trockistë se internacionalja e katërt u krijua që në vitin 1938. Pra ka qenë i njohur me përmbajtjen e kësaj opozite që i bëhej Stalinit dhe shkon në një linjë edhe logjika e sjelljes së tij. Ambicia për të bërë karriere dhe kritika dhe autokritika. Pra, nisi si një çarje në këtë mënyrë pastaj ndarja kryesore është momenti që ishte tërësisht kundër linjës së vrasjes brenda radhëve të tyre. Dhe ky është momenti që sidomos pas organizimit të atentatit në gusht 1943 është çarja përfundimtare.

Pëllumb Xhufi: Pse ishin të rrezikshëm kjo dyshja Anastasi me Sadikun se pas vetes kishin edhe një çetë, që kishte degëzime në të gjithë qarkun e Vlorës i cili ishte projektuar si baza e luftës që në atë kohë. Dhe këta me një çetë të fortë siç ishte çeta ‘plak’ dhe me tendenca edhe të zgjerohej duke bërë fraksionistin rrezikonin.

Si u krijua Partia Komuniste?/ Kasmi: Një arsye urrejtja ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

By: Rovena
23 December 2025 at 20:46

Historiani Mariglen Kasmi ka sjellë një këndvështrim të ri mbi rrethanat e krijimit të Partisë Komuniste Shqiptare, duke theksuar se ajo nuk lindi si rezultat i bindjeve të thella marksiste, por si produkt i një momenti historik dhe shoqëror të favorshëm.

Gjatë prezantimit të librit të tij më të ri “Sadik Premtaj, Trockisti i fundit”, Kasmi u shpreh se në fillim të viteve ’40 komunizmi ishte një trend për të rinjtë, ndërsa një nga arsyet kryesore të zgjerimit të kësaj lëvizjeje ishte urrejtja e akumuluar ndaj regjimit të Ahmet Zogut.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ai theksoi se Partia Komuniste u themelua me program kryesor çlirimin e vendit, duke shfrytëzuar kontekstin e Luftës së Dytë Botërore dhe zhvillimet ndërkombëtare, çka bëri që ajo të gjente mbështetje të gjerë dhe të konsolidonte radhët e saj në një moment kyç historik.

Mariglen Kasmi: Fillim vitet 40 të ishe komunist ishte trend i kohës dhe këtu dal te elementi moshës. Komunizmi për të rinjtë ishte atraktiv, nuk duhet harruar që grupet komuniste që ishin aty, pavarësisht se nuk merreshin vesh për tu angazhuar dhe formuar një parti të vetme, shtratin e kishin të shtruar nga urrejtja që kishin patur me regjimin e Zogut dhe ky shtrat u kanalizua më qartë me sulmin nga Bashkimit Sovjetik.

Është e vetmja parti komuniste që themelohet me program kryesor çlirimin e vendit, çka padyshim i shtrëngoi më shumë radhët e saj. Nuk duhet menduar se ishte parti që u formua nga marksist leninistë të vërtetë komunistë me bindje. Një nga arsyet kryesore që partia komuniste gjeti një shtrat kaq të zgjeruar në Shqipëri, ishte pikërisht ajo urrejtje që ishte mbledhur ndaj sistemit të Zogut. E tregojnë faktet, ka historianë që e trajtojnë.

Në libër nuk jam marr me pjesën e organizimit të luftës, por jam përqendruar vetëm me organizimin e saj të brendshëm si një analizë politike, duke marrë si shembull edhe Sadik Premten me qëllim që të kuptojmë më mirë, intensitetin e zhvillimit të ngjarjeve brenda dhe kjo parti që drejtoi luftën duhet parë edhe si luftoi brenda saj. Ndaj viti 1941 përveç angazhimit të madh në nivel botëror ku bota hyri qartë në një konflikt të hapur, u krijuan kampet dhe derisa u përmend  Curcill, thirrja e tij nuk i drejtohet qeverisë së Bashkimit Sovjetik, por popullit sovjetik. Ndaj ky është momenti që u shfrytëzua nga komunistët shqiptar. Në gjithë këtë zhvillim, ditën të gjejnë shtratin kapën momentin historik.

Disidentët e të majtës shqiptare/ Ndoji rendit emrat e të rinjve të pushkatuar. Kasmi: Opozita e parë brenda Partisë Komuniste

By: Rovena
23 December 2025 at 20:27

Disidentët e të majtës shqiptare/ Ndoji rendit emrat e të rinjve të pushkatuar. Kasmi: Opozita e parë brenda Partisë Komuniste

Historiani Mariglen Kasmi ka prezantuar librin e tij më të ri “Sadik Premtaj, Trockisti i fundit”, një biografi politiko-historike që trajton një nga figurat më të debatueshme të lëvizjes komuniste shqiptare dhe përplasjet e brendshme në vitet e para të saj.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Kasmi theksoi se Sadik Premtaj përfaqësonte një opozitë të organizuar brenda Partisë Komuniste, e cila u godit ashpër për të shmangur përçarjen dhe për të garantuar unitetin e brendshëm të partisë së sapokrijuar.

Libri mbështetet në burime arkivore të panjohura më parë dhe sjell një analizë kritike të fatit tragjik të të rinjve që u konsideruan fraksionistë, duke hedhur dritë mbi një kapitull të errët të historisë politike shqiptare.

Mariglen Kasmi: Sadiku është opozitari i brendshëm i Partisë Komuniste. Fraksion, se për sa kohë doli me një program politik dhe krijoi një organizatë të re komuniste dhe i fundit sepse një nga arsyet që u godit fort grupi i të rinjve por sidomos dy drejtuesit e këtij grupi është fakti se ishte moment historik. Që Partia Komuniste e sapokrijuar nuk donte dhe s’mund të toleronte një opozitë dhe një përçarje të tillë menjëherë pas themelit të saj. Duhej që të godiste këtë grupim me qëllim që të siguronte unitetin e saj të brendshëm dhe duhet thënë se u arrit qëllimi. Partia Kominuste kalon në një lloj stabiliteti të brendshëm. Enveri e përmend gjithmonë Sadik Premtajn si krimineli, terroristi, tradhtari, pa i thënë asnjë herë çfarë krimi. Duhet parë edhe çfarë përfaqësonin të dy. Sadik Premtaj vinte në këtë histori me një mbështetje shumë të madhe në Vlorë, Anastasi ishte i formuar por nuk kishte mbështetjen që kishte Sadiku, ndaj kaloi në plan të parë për goditjen sepse rreziku vinte nëse kjo parti do të përçahej.

Lek Ndoji: Nga ana historike ne nuk jemi në atë historinë intertaitment, që duan politikanët, jemi në analizën kritike. Marengleni përdor disa burime në këtë libër, përdor burime arkivore, të pahapura, por duke futur edhe  analizën, shkrimi bëhet intensive. Historiani është shkrimtar, të dijë të shkruajë. Duke bërë leximin, mora shënim emrat, ku shoh Simon Gjonin, ishte te aleatët, ishte në Bari erdhi u pushkatua. Anastas Lulo, u pushkatua, Kasem Trebeshina ka qenë pjesë e grupit të ekzekutimit. Sadik Staveleci, Perlat Rexhepi ka luftuar në Shkodër vetëm. Ramadan Citaku i del emri në çdo dokument, pushkatuar. Të gjithë këta janë grupi i të rinjve, të gjithë të vrarë.

Mariglen Kasmi: Grupi i të rinjve së bashku me grupin e Shkodrës, ishin dy grupet që morën lidhje me partinë komuniste jugosllave u kujdesën për ardhjen e dy emisarëve jugosllavë mund t’i quajmë edhe nismëtarët e partisë komuniste duke patur parasysh që kontradikta dihej se nuk po merreshin vesh. Grupi i të rinjve ndryshonte, ishin të shkolluar, aktiv dhe është grupi me të cilin do të përplaseshe menjëherë Mugosha, aty mungon emri i profesor Kristo Frashërit, është anëtar i grupit të të rinjve, është përjashtuar nga partia në të njëjtën ditë bashkë me Sadik Premtajn, Anastas Lulon e disa të tjerë. Dhe mori pushkën doli në mal luftoi si partizan. Dushan Mugosha nga formimi i tij, shquhet për arrogancë, fjalor banal, e distancon këtë grup e godet ashpër. Përplasja e parë vjen edhe si pasojë e mospërputhjes së këtyre personazheve me të.  Citaku ishte anëtar i grupit të të rinjve por u bë njeriu më i afërt i Dushanit dhe këtu hyn edhe gjuha e komunikimit. Grupi i të rinjve me të drejtë, ka dalë lista është grupi që mund të quhet si opozita e parë brenda kësaj partie dhe që është grupi që mori edhe goditjet më të mëdha./abcnews.al

“Përballë Enver Hoxhës”/ Kasmi: Sadik Premtaj, personazh historik. U tentua të eliminohej…

By: Rovena
23 December 2025 at 20:13

Historiani Mariglen Kasmi ka prezantuar librin e tij më të ri “Sadik Premtaj, Trockisti i fundit”, një biografi politiko-historike që hedh dritë mbi një nga figurat më komplekse dhe të debatueshme të lëvizjes komuniste shqiptare.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Kasmi theksoi se Premtaj përfaqëson një rast unik në historinë politike shqiptare, duke u pozicionuar përballë Enver Hoxhës dhe Komitetit Qendror, njësoj si Lev Trocki përballë Stalinit.

Libri trajton rrugëtimin politik të Premtaj pas largimit nga Shqipëria, angazhimin e tij në Internacionalen e Katërt Komuniste dhe fundin e jetës në prag të ndryshimeve demokratike të vitit 1991.

Ndërkohë, historiani Pëllumb Xhufi e vlerësoi veprën si një punë të vështirë, por të ndershme shkencërisht, e ndërtuar mbi dokumente, letra dhe dëshmi arkivore, duke e cilësuar librin si një hap të rëndësishëm drejt një leximi kritik të historisë së brendshme të Partisë Komuniste.

Mariglen Kasmi: Nëse Trocki u vendos përballë Stalinit, Sadik Premtaj vendoset përballë Enver Hoxhës si sekretar i Partisë komuniste por edhe përballë Komitetit Qendror. Edhe në libër është trajtuar Premtaj pas largimit në Shqipëria u bë anëtar i Internacionales së katërt komuniste dhe si i tillë vdiq. Vdiq menjëherë me ndryshimet demokratike në prill 1991, nuk arriti të vijë dot, kishte probleme shëndetësore, edhe pse kishte dëshirë të kthehej. Është një personazh historik. Lulo u ekzekutua gjatë luftës në 1943, pas përjashtimit nga partia të dy largohen nga Tirana. Lulo u vra më parë, u tentua edhe të eliminohej edhe Premtaj. 

Pëllumb Xhufi: Është një libër, që nuk ishte i lehtë për t’u realizuar. Në fillim i dedikohet Zijait, vëllait të Sadik Premtes, që edhe ai ka vuajtur në burgje gjatë periudhës 50-vjeçare. Por ai e pësoi nga i vëllai. Zijai ishte njeri i hapur, me humor. Mëdyshja që ka pasur Marigleni ka qenë mëdyshja nga një anë e historianit, nga një anë e mikut, ndaj të cilit ndjenim një atraksion jo vetëm për historinë e tij. Marengleni ka bërë historianin në libër, jep faktet, nuk shprehet nuk gjykon. Shohim biografi që shkruhen sot edhe janë skandalin, fshehin. Enveri ishte politikan e dinte që disa gjëra duhen thënë. Maringleni këtë ka bërë, ka marrë personazhin ka gjetur dokumentet, ato që thuhen për Sadikun, letër këmbimet e tij me personazhe nga më të ndryshme, dhe shënimet që ka mbajtur kur u vendos në Francë. Libri më nxit të hap edhe ndonjë libër tjetër për ta krahasuar. Hedh një hap të parë në këtë gjini të leximit kritik, edhe të atyre që ishin brenda Partisë Komuniste.

Before yesterdayMain stream

“Vrasjet ishin të planifikuara”/ Arben Meçe: Prokuroria ka sabotuar dosjen e “21 janarit”

18 December 2025 at 21:15

Analisti Arben Meçe gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se Prokuroria ka sabotuar dosjen e “21 janarit”.

Gjithashtu Meçe tha se për dosjen e 21 janarit janë të gjitha provat dhe se drejtësia duhet të ishte vendosur, ndërsa akuzoi Berishën si përgjegjësin kryesor të vrasjeve në 21 janar.

“A pati Dumani ndonjë çështje ndaj funksionarëve të lartë të PD? Një çështje që është e Berishës nuk është  Dumanit, por e Arben Krajës. Edhe 21 janarin nuk donte ta merrte, por ia vendosën me dhunë. Për 21 janarin janë të gjitha provat. Dhe në fund të vijë të deklarojë Ilir Meta…Ajo që ngatërron Ilir Meta është kush do bëhet vrasësi. Dhe Meta e ngatërron, unë jo e parashikova, por e dija që Berisha do bënte vrasje…Vrasjet ishin të planifikuara për të ndodhur në kuadër të skemës së dytë, pasi dështoi skema e parë. Prokuroria është institucioni që ka sabotuar 21 janarin. Korrupsioni berishian ishte në përmasa të mëdha…SPAK ka harruar që detyrë e tij nuk ishte vetëm të bënte goditjen e korrupsionit aktiv, por edhe të atij tjetër….”, tha Meçe.

“Kjo dosje është 600 milionë euro vjedhje”, Karanxha: Në Rrugën e Kombit u shkel rëndë ligji, dosja duhet rihapur nga SPAK

18 December 2025 at 21:06

TIRANË- Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se në ndërtimin e Rrugës së Kombit është shkelur rëndë ligji, duke sjellë pasoja të rënda në ekonominë e vendit. Sipas tij, janë marrë kredi me interesa shumë të larta, të cilat vijojnë të paguhen nga qytetarët shqiptarë.

Karanxha theksoi se procedurat ligjore nuk janë ndjekur siç duhet, ose nuk kanë ekzistuar fare, ndërsa çmimet e parashikuara në kontrata kanë qenë tre deri në katërfish më të larta se çmimet e tregut.

Ai deklaroi se çështja penale është nxjerrë jashtë afatit përmes lojërave procedurale dhe është pushuar me procedurë, duke fajësuar ish-kryeprokuroren e përgjithshme, Ina Rama. Sipas tij, ndryshimet e fundit në Kodin e Procedurës Penale lejojnë ngritjen e akuzës edhe jashtë afatit për aktet procedurale.

Ai theksoi se kjo çështje duhet të hetohet nga SPAK.

“Te Rruga e Kombit është shkelur rëndë ligji dhe kjo ka sjellë pasoja shumë të rënda në ekonominë e vendit, sepse janë marrë disa kredi me përqindje shumë të lartë, të cilat paguhen nga populli shqiptar. Duhet të ishte ndjekur procedurë tjetër, ose s’ka pasur fare procedurë. Çmimet e parashikuara në kontratë kanë qenë tre apo katërfish më të shtrenjta se çmimet e tregut.

Kjo çështje penale është nxjerrë jashtë afatit me lojëra procedurale, me lojë të ish-kryeprokurores së përgjithshme, Ina Rama. Është nxjerrë jashtë afatit dhe është pushuar çështja me procedurë. Me ndryshimet e fundit ligjore ka ndryshuar Kodi i Procedurës Penale; veprimet procedurale, provat jashtë afatit nuk mund të përdoren, por aktet procedurale, ti mund të ngresh akuzë jashtë afatit.

Kjo çështje nuk është filluar nga SPAK.Mendoj se duhet të hapet. Kjo është dosje 600 milionë eurosh vjedhje, është e barabartë me të gjitha dosjet që mund të diskutohen sot. Kemi të bëjmë me pesëfishin e çmimeve”, tha ai./abcnews.al

“21 janari, Ilir Meta nuk ka asnjë provë”/ Ish prokurori Karanxha: Ina Rama manipuloi hetimet, çështja duhet të zbardhet

By: Re Nato
18 December 2025 at 21:04

Ish prokurori Ervin Karanxha thotë se ish presidenti Ilir Meta mund të ketë të dhëna për çështjen e “21 janarit”, por është e vështirë që të kthehen në prova.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karanxha u shpreh se Ina Rama manipuloi hetimet, kur ishte kryeprokurore.

Karanxha shtoi se kjo çështje duhet të zbardhet dhe t’i shkohet deri në fund.

“Mendoj, Ilir Meta ka bërë kërkesë, kam informacion. Faktikisht, për shkak të dosjeve që ka pasur, kryetar Kuvendi, Preisdent i Republikës, mund të ketë të dhëna që ka marrë nga shërbimet. Por të dhënat e shërbimit, ta kthesh në provë, është shumë e vështirë. Duhet të gjesh dëshmitarë. Ti merr informacione për një ngjarje, por e ke të vështirë të procedosh. Duhet prova konkretisht që ta lidhim me faktin. Informacioni policor, informacioni nga shërbimet sekrete, janë krejtësisht gjëra të tjera. Kjo është çështje e nxehtë duhet të mbarojë. Janë vrarë 4 persona, është rrezikuar jeta e shumë të tjerëve. I vetmi detyrim që kam, është moral, ndaj viktimave. Çështja e 21 janarit, është çështje që ka akte korruptive brenda, ka falsifikim brenda. Rruga e Kombit, me procedura të dyshimta e nxorri jashtë afatit Ina Rama. 21 janari, e la Ina Rama, nuk e mori përsipër. PD i dha votën kësaj që të jetë në KPA. Ka shumë gjëra që nuk hetohen. Duhet zbardhur kjo ngjarje. SPAK duhet të lëvizë.”, theksoi ai./abcnews.al

“SPAK është kthyer në një auditues rrugësh”/ Meçe: “Korporata, prokuror gjyqtar” po bëhet precedent i rrezikshëm në Shqipëri

18 December 2025 at 20:49

Analisti Arben Meçe në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se SPAK është kthyer në një auditues rrugësh.

Analisti Meçe tha se SPAK ka dalë edhe mbi politikën, duke shtuar se aksioni i SPAK sipas tij është për t’i dhënë material opozitës.

Gjithashtu shtoi se “Korporata prokuror gjyqtar” po bëhet precedent i rrezikshëm në Shqipëri

“Është skenar”. Dosja që ka shkuar në Prokurori është një dosje që nuk ka provë. Është 48 faqe dhe ka vetëm zbërthim të telefonatave që tashmë janë publike. Askush nuk arrin të identifikojë se kush është prova. Megjithatë gjykata e mirëpranoi sepse është krijuar një filozofi se po e vendosi SPAK Kemi prodhuar atë element të rrezikshëm që nuk kemi më gjykata por noter të vendimit të SPAK. Në Gjykatë Kushtetuese u pa që SPAK kishte tejkaluar kompetencën e saj. Korporata gjykatë prokurori ishte futur në një element që nuk e lejonte ligji.  Kryeneçësia e SPAK vjen në përmasa ku çështjen ligjore e kthen në reagim emocional. Dhe tani na ka dalë që Prokuroria nuk është më organ akuze, por organ auditimi për të gjitha rrugët në Shqipëri. Sot në Parlament ne pamë një betejë. Sot u organizua ky aksion që në themel ishte akuza ndaj Belinda Ballukut. Gaz Bardhi thonte nuk po na jepen dokumente, por dosja që ka shkuar janë arsyetimi ligjor u tyre. Prokurori është i qartë. Sot dhe dje diskutohej me të madhe se po fshiheshin dokumentet. Gjithë ajo lëvizje ndaj u inicua dhe unë konstatoj që SPAK këtë çështje mund ta shtynte dhe katër ditë dhe pesë ditë.  Aksioni i Prokurorisë është materiali që i jepet opozitës për të motivuar protestës. SPAK në kuadrin e krizës së vet, pra nga çështja e parë ku nuk kishte prova prodhoi auditimin e rrugëve në Shqipëri. Pra ky është nervozizëm i SPAK, dështim dhe me veprimin e dytë që bëri, 3 ditë para se të bëhej mitingu e deklaruar nga doktori, këta japin material. Pra është një skemë që ballafaqon PS dhe koalicionin e korporatës gjyqtar SPAK me PD”, tha ai.

Balluku, ish prokurori Karanxha: Kërkesa e SPAK për pezullim, tregoi paqartësi. Për çdo heqje lirie duhet kërkesë në Kuvend

By: Re Nato
18 December 2025 at 20:40

Ish prokurori Ervin Karanxha thotë se kërkesa e SPAK për pezullimin e zv.kryeministres, njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tregoi se kishte paqartësi, pasi qeveria iu drejtua Gjykatës Kushtetuese.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karanxha u shpreh se për çdo kërkesë, për heqje lirie, duhet kërkesë në Kuvend.

“Unë kam pasur personalisht çështje me deputetë, para ndryshimeve kushtetuese. Kushtetuta ka qenë e qartë. Ti nuk mund të bëje asnjë lloj veprimi procedural, pa marrë autorizim nga parlamenti, qoftë për kontroll banese, sekuestrim provash. Do marrësh leje në parlament. Reduktimi, këtu ka nisur problemi. Janë disa akte procedurale që prapë do i drejtohesh Kuvendit. Me ndryshimet e fundit kushtetese, problemi qendron te neni teknika legjislative e bërë në kuadër të reformës në drejtësi, në 2017. Zyrtarët e lartë janë hetuar nga prokurori i përgjithshëm. Me ndryshimet ksuhtetuese, zyrtarët e lartë, kaluan në kompetencë të SPAK. SPAK sot ka kompetencë për shkak të veprës penale dhe për shkak të subjektit të posaçëm që ka.

Dalim te imuniteti i ministrit. Ky nen, 288, ky është i paqartë. Është pa titull. Anëtari i Këshillit të Ministrave dhe kryeminsitri nuk e dinë se për çfarë masa sigurimi duhet t’i drejtohet prokurori Kuvendit. Tregon për një paqartësi. Masa e sigurimit arrest me burg, arrest në shtëpi, kontrolli personal dhe kontrolli i banesës. Duhet të jesh i saktë. Këto janë të vetmet që mund të shkosh në Kuvend. Masat e sigurimit duhet të ishin me numra. Dalim te pezullimi. Ky nen nuk është ndryshuar që nga viti 1995. Është e palogjikshme që kjo masë që sjell pasoja, nuk është te neni 288. Fakti që ka shkuar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, tregon se është i paqartë. Deputetët, ministri dhe kryeministri duhet ta dinë se për çfarë masash sigurie shkon në Kuvend”, theksoi ai./abcnews.al

“Partia pa shtyllë kurrizore”/ Kthupi: PD do vdesë bashkë me Berishën! Meçe: Detyra e Salianjit të mbledhë militantë që kanë bërë luftë për ideal

17 December 2025 at 21:08

Juristi Rezart Kthupi është shprehu se Partia Demokratike është “shkërmoqur”.  Kthupi për këtë situatë të vështirë të PD bën përgjegjës kryetarin e sa Sali Berishën.

Në një intervistë në emisionin “Real Story”, Kthupi theksoi se partia sot është pa shtyllë kurrizore dhe se tashmë “ka zyrën, por nuk ka njerëz dhe kjo sipas tij është vepra finale e Berishës.

“Sot partia është pa shtyllë kurrizore. Ke zyrë po nuk ke njerëz dhe kjo është vepra finale e Berishës. PD do vdesë bashkë me Berishën. Qëllimi i vetëm i Berishës është të jetë kryetari i partisë, ta thërrasin të gjithë lideri i opozitës”, tha ai.

Nga ana e tij analisti Arben Meçe tha se Partia Demokratike me Berishën në krye nuk do të ketë asnjë ndryshim. Sipas tij Berisha e ka kthyer PD në pronë të tij.

Ndërsa theksoi se detyra e Ervin Salianjit tani është të mbledhë militantë që kanë bërë luftë për ideal.

“Kushdo duhet ta harrojë që në PD do ketë ndryshim. Të gjithë po e kuptojnë që PD është ndërmarrje politike e PD. Si mund t’i shkosh tjetrit t’i marrësh pronën? Të tjerët duhet ta mësojnë këtë. Salianji nuk është individ, brenda militantë të flaktë të PD po ekziston fryma që duhet ndryshim dhe këtë frymë duhet ta dirigjojë dikush, duke të dalë një flamurtar dhe këtë flamurtarin nuk duhet ta godasin”, tha Meçe.

/abcnews.al/

“PD parti bolshevike”, Fatbardh Kadilli: Berisha dhe Salianji mjeshtër të fasadës

17 December 2025 at 20:59

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli, në emisionin Real Story, deklaroi se Partia Demokratike në Shqipëri funksionon si parti e individit dhe e tiranisë së shumicës.. Ai theksoi se frika kryesore e grupit parlamentar të PD-së lidhet me figurën e Sali Berishës.

Sa i takon përpjekjeve të Salianjit për ‘revolucion blu’, Kadilli tha se ashtu si Berisha edhe Salianji është mjeshtër i fasadës që pëlqen të mbushë sallat.

“PD dhe partitë demokratike në Shqipëri nuk janë demokratike, por janë bolshevike. Që nga ’91 nuk ka lëvizje në PD, ka ngjarje. PD, si gjithë partitë në Shqipëri, nuk janë demokratike; veprojnë si parti të individit dhe të tiranisë së shumicës, ku shumica është një masë amorfe. Në PD nuk kishim lista; kjo është tirania e shumicës së militantëve që nuk janë anëtarë.

Partia ka tiraninë e shumicës dhe ka edhe liderin. Në këto lloj partish nuk ka hapësirë për debat, për të krijuar fraksione apo përfaqësime. Duhet të unifikohesh dhe, në gjeste dhe fraza, me liderin. Të dy janë mjeshtër të fasadës, si Salianji ashtu edhe Berisha.

Dy ngjarje ka historia: 26 korriku i vitit 1943, Këshilli i Madh Fashist, dhe rasti i dytë qershori i ’91. Ndryshimet kanë ardhur nga ata që janë në krye. Çfarë frike perceptoj te grupi parlamentar i PD-së? Frika e vetme e tyre është Berisha. Këto forume nuk ekzistojnë. Në çdo sekondë hidhen përjashta nga tirania e shumicës.

Salianji pëlqen të mbushë sallat; edhe Lapaj mbushte sallat. Berisha do të zotërojë hapësirën publike politike; këtë e kanë kuptuar dhe e imitojnë edhe Lapaj edhe Qorri.”  / abcnews.al /

Rezart Kthupi tregon “mëkatin” e PD: Vlerën gjithmonë e ka pasur individi, kjo ka bërë që…

17 December 2025 at 20:46

TIRANË– Analisti Rezart Kthupi, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se Partia Demokratike ka vlerësuar më shumë individin se partinë.

Ai shtoi se PD historikisht ka qenë një parti e individit, jo e strukturave, duke mos pasur mekanizma për të ruajtur partinë si institucion.

“Në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë që kryetari i partisë nga më të mëdhatë deri tek më të voglat, që kryetari të jetë rrëzuar, përveç kur ka dashur vetë të ikë dhe të lë pasardhësit e tij.

PD nuk ka pasur elementë ruajtës, që do të thotë se partia vlen më shumë se individi. Vlerën gjithmonë e ka pasur individi, PD ka qenë parti e individit, partia nuk ka pasur mekanizma për të ruajtur partinë.

Që të arrijmë tek kjo pjesa që baza  të çohet dhe përmbysë lidershipin e partisë dhe që partia të ketë mekanizma vetëmbrojtjeje, që do të thotë se ata që janë anëtarë të partisë të vlerësojnë partinë më shumë se individin. Nëse në PD do krijohet kjo kulturë do jetë fitorja më e e madhe e demokracisë shqiptare.”, tha ai/abcnews.al

“Pse i frikësohet Berisha takimeve të Salianjit?”/ Meçe: Ka kapur bazën, dhe kjo do ta ‘rrëzojë’ kreun e PD

17 December 2025 at 20:39

Analisti Arben Meçe ndërsa komentoi takimet e Ervin Salianjit, tha se ky i fundit po punon me bazën.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe, u shpreh se sot kreu i PD Sali Berisha është i frikësuar sepse baza po lëviz, pasi sipas tij Salianji ka “kapur” bazën. Sipas Meçes është baza ajo që do ta rrëzojë Berishën.

“Sot Berisha është kujdesur në PD, kryesi e vogël , kryesi e madhe i ke të besuara. Berisha i ka 100% të besuar sepse janë edhe militantë në kuptimin filozofik të gjësë. E vetmja gjë që ka frikë, dhe ka problem është ajo që “e shqetësojnë zërat që prishin ekuilibrat dhe vijnë nga baza. Sot baza po lëviz sepse Salianji nuk po punon me strukturën, por me bazën dhe Berisha e di se kjo bazë do ta rrëzojë. Salianji po kap baza dhe Salianji do ta riformatojë. Ai që është kryetar do bjerë nga baza”, tha ai.

/abcnews.al/

 

Miqtë në zhdukje të librit/ Studiuesja: Autoriteti i kritikës ka humbur! Rita Petro: Mungesa e recensës po largon lexuesit

16 December 2025 at 21:04

TIRANË- Libri po përballet me sfida të shumta jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Miqtë e librit sa vijnë e zvogëlohen. Por pse ndodh ky fenomen  shqetësues dhe si është situata në Shqipëri?

Kjo temë u diskutua mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla.

Studiuesja e njohur Alda Bardhyli u shpreh se autoriteti i kritikës së mirëfilltë ka humbur terren në Shqipëri. Sipas saj, tek kjo pjesë duhet të investohet më shumë.

Autoriteti i kritikës duket se ka humbur këtu tek ne”, tha ajo.

Gjatë diskutimit në studion e “Real Story”, shkrimtarja Rita Petro u shpreh se një problematikë tjetër që vihet re është mungesa e recensës, pasi njerëzit lodhen së tepërmi duke lexuar një studim kritik.

“Kur mungon konkurrenca nuk mund të thuash që ai ishte një medium serioz, njerëzit ishin të ideologjizuar. Nuk të lejonte njeri. Edhe përshtypjet që dalin shpesh edhe janë zhgënjyer njerëzit dhe sado e madhe të jesh, nisin njerëzit edhe zhgënjehen.

Duhet të kemi recensë, lexuesi lodhet po të lexojë një studim kritik. Ai do një recensë, kjo na mungon”, tha ajo./abcnews.al

“Çështja e komercializimit të librit nuk është shqiptare, është globale”, Lami: Pa kritikë, shija estetike mbetet në vend

16 December 2025 at 20:49

TIRANË- Fenomeni i komercializmit të librit nuk është një “sëmundje” shqiptare, por një problem që ka shtrirje globale.

Kështu u shpreh profesori Roland Lami, në studion e “Real Story” me gazetarin Sokol Balla.

Ai thekson se ajo që duhet të kultivohet më shumë në Shqipëri është kritika e thellë, e cila duhet të orientohet rreth vlerave, që ofron libri.

Çështja e komercializimit të librit nuk është shqiptare, është globale. Nëse do shkojmë te lexuesi i profilizuar në numër janë shumë të paktët, është lexues i kualifikuar.

Ndërsa sot leximi i shpejtë orientohet drejt autorëve që godasin menjëherë, në titull, ngjarje.

Ajo çfarë duhet të na shoqërojë është që kritika, të orientohet rreth vlerave që ofron libri cilësor. Nëse do e lëmë të sfumohet nga leximi i shpejtë, shija estetike mbetet në vend”, tha ai/abcnews.al

“Letërsia nuk të jep famë të shpejtë”, Rita Petro: Rikthimi i lexuesve te autorët shqiptarë është një sinjal pozitiv

16 December 2025 at 20:46

TIRANË– Shkrimtarja e njohur, Rita Petro, e ftuar në “Real Story” u shpreh se në letërsi nuk mund ta kesh famë të shpejtë në moshën 18-vjeçare, siç haset në disiplinat e tjera, konkretisht në sport.

Ajo thotë se një letërsi e mirë krijohet ngadalë dhe në këtë mënyrë lexuesin do ta kesh për një kohë të gjatë.

Megjithëse  ka shumë autorë në treg, Petro pohoi se interesi i publikut për autorët shqiptarë ka njohur rritje të admirueshme.

“ Në letërsi nuk është njëlloj sikur je këngëtar që mund ta kesh famën 18 vjeç, apo sikur je sportist. Në letërsi krijohet shumë ngadalë, nëse do një lexues që ta kesh gjithë kohën. Unë për vete këtë radhë në panair me ‘Poema e mungesës’ u çudita që edhe një emër me poemë, me vargje mund të merret.

Pra, varet edhe çfarë shkruajmë. Ka nga të gjithë llojet e autorëve, ka autorë që shumë shtëpi botuese i refuzojnë, por pozitive është vitet e fundit që ka një rikthim te autorët shqiptarë.

Gjithmonë kemi zgjedhur libra të autorëve të njohur në gjithë botën dhe ai konkurron me ty që je brenda një lokacioni të caktuar”, tha ajo/abcnews.al

Lami: Përkthimi i librave me “AI”, ndikon në cilësi/ Petro: Libri duhet të promovohet, jo vetëm të shitet

16 December 2025 at 20:36

Pedagogu Roland Lami tha për Real Story se një nga problemet kryesore të librit sot është cilësia e përzgjedhjes, pasi panairet fokusohen më shumë te shitja dhe promovimet individuale, duke lënë në hije librat cilësorë. Lami theksoi se edhe përkthimi po përballet me vështirësi serioze, pasi përdorimi i inteligjencës artificiale e ka bërë procesin më të shpejtë, por më pak cilësor.

Roland Lami: Krahas elementëve që ushtruan mbi librin do shtoja edhe cilësinë e përzgjedhjes së librit. Panairet te ne kanalizohen te shitja promovimet individuale, duke lënë në hije librat cilësorë. Libri kualitativ sa vjen e reduktohet për shkak edhe të interesit të pakët që ka. Brenda librit që na adresohet, vëmë re probleme që ka sot përkthimi, që duke futur edhe AI është bërë edhe më shumë problem, e bën më të shpejtë përkthimin, por më pak cilësor.

Botuesja Rita Petro tha për Real Story se një nga problemet kryesore të Panairit të Librit janë kushtet shumë të këqija në të cilat zhvillohet aktiviteti dhe hapësira e papërshtatshme e ndërtesës. Petro theksoi se pagesat e larta që u kërkohen botuesve e bëjnë pjesëmarrjen shpesh me humbje financiare, pa fajësuar drejtpërdrejt organizatorët.

Rita Petro: Te panairi i librit është një problem kushtet në të cilat zhvillohet, ky panair ajo ndërtesë, kushtet janë shumë të këqia. Ajo pagesë që na kërkohet dhe që nuk gjykoj as organizatorët, se edhe ata bëjnë pagesat e veta. Cdo gjë sërish del me humbje, është një pagesë jashtëzakonisht e madhe, ka edhe një problem ne shkojmë në panairet e tjera dhe botuesit në përgjithësi që bëjnë takime libri, bëhen më tepër takime për blerje dhe shitje copyright. Në panair ne mundohemi, t’i grupojmë librat. Gjë që në libraritë e tjera ti nuk e shikon librin, po e kërkoi njeri mirë. Kur ti I grupon librat të gjithë lexuesit gjejnë veten në ato libra. Gjë që lexuesi i ka kollaj, plus panairet në të gjithë botën kanë edhe ulje. Plus është edhe psikoza e turmës.  / abcnews.al /

❌
❌