Normal view
“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet
Drejtori i Shoqatës së Agjensive të Këmbimit Valutor Dritan Vakaj vlerësoi si pozitive rritjen e kreditimit për bizneset, por theksoi se duhet treguar kujdes në përzgjedhjen e sektorëve që vijojnë të financohen.
Vakaj nënvizoi se raporti i kredive mes bizneseve dhe konsumatorëve është i kënaqshëm, ndërsa niveli i kredive me probleme ka arritur një rekord minimal. Ai shtoi se kjo tregon një qasje konservatore të bankave, por paralajmëroi se duhet marrë parasysh edhe aspekti social, veçanërisht nevoja e qytetarëve për kredi për strehim dhe shtëpinë e parë.
Sipas Vakajt, një politikë tepër konservatore mund të kufizojë investimet dhe të krijojë vështirësi të panevojshme për ekonominë.
“Është e kënaqshme rritja e kreditimit për bizneset, por duhet treguar kujdes se cilët sektorë vijojnë të kreditohen. Ndërtimi mbetet një nga elementët më kritikë, ku vihet re një ftohje në vitin 2025. Raporti i kredive mes bizneseve dhe konsumatorëve është i kënaqshëm.
Kemi rekord të nivelit më të ulët të kredive me probleme, gjë që tregon një qasje konservatore, por duhet marrë parasysh edhe aspekti social. Duhet të merren parasysh nevojat që kanë qytetarët për kredi për strehim apo për shtëpinë e parë.
Nga pikëpamja operacionale, biznesi nuk është një tregues pozitiv nëse fondet që qarkullojnë për biznes qëndrojnë për një kohë të gjatë në banka, pasi kjo tregon mungesë qartësie dhe mungesë oportunitetesh për investim. Është për t’u vlerësuar politikat që kanë ndjekur bankat, por edhe një politikë shumë konservatore mund t’i vendosë investitorët në vështirësi të panevojshme.”
/ abcnews.al /
-
- “Inflacioni, objektiv për gjashtë mujorin e parë të 2026”, Themeli: Sektori i shërbimeve, një ndër më të financuarit
“Inflacioni, objektiv për gjashtë mujorin e parë të 2026”, Themeli: Sektori i shërbimeve, një ndër më të financuarit
Drejtor i politikave monetare në Bankën e Shqipërisë Erald Themeli deklaroi se inflacioni pritet të rikthehet në nivelin 3 për qind gjatë vitit të ardhshëm, bazuar në analizën e treguesve ekonomikë.
Sipas tij, politika monetare ka funksionuar në mënyrë efektive, duke reflektuar plotësisht uljen e normës së interesit në treg.
Themeli theksoi se kreditimi në lek po rritet ndjeshëm dhe parashikohet të arrijë rreth 16 për qind në vitin 2025. Ai nënvizoi se kreditë në lek janë më të lira dhe kanë mbështetur investimet e bizneseve.
“Vendimi i fundit erdhi në përgjigje të analizës dhe ky përditësim sugjeron që, bazuar në trendet dhe gjendjen financiare të bizneseve dhe qytetarëve, si edhe situatën e ofertës së kredisë, inflacioni pritet të kthehet në prioritet. Parashikohet që ai të shkojë në 3 për qind në vitin e ardhshëm.
Politika monetare ka pësuar një transformim të mirë dhe vepron në nivelin e çmimeve në një kohë të caktuar. Transmetimi ka qenë 100 për qind në uljen e normës së interesit; ky transmetim në këto dy segmente është përcjellë edhe në çmimin e kredisë, si për shembull në atë hipotekore.
Çmimi i kredisë për bizneset ndikohet nga një sërë faktorësh. Kemi një rritje të kredisë në lek, e cila për vitin 2025 pritet të jetë rreth 16 për qind. Kreditë në lek janë më të lira dhe kjo rritje ka financuar bizneset dhe nevojat për investime.
Ka një rritje në të gjitha segmentet. Sektori i shërbimeve dhe hotelerisë ka një interes në rritje për kapacitete dhe kjo ka një ndikim pozitiv në kreditim. Ndërkohë, ndërtimi shfaq një ritëm më të ngadaltë.” / abcnews.al /
Pas pak “Sheshi i Dollarit”, na ndiqni në ABC News
Pas pak “Sheshi i Dollarit”, na ndiqni në ABC News
Papunësia në ulje/ Eksperti Xhihani: Ka nevoja të shtuara për çdo profesion
Eksperti për punësimin, Arbër Xhihani thotë se papunësia në vend ka shënuar ulje.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Xhihani u shpreh se ka nevoja të shtuara për profesionistë.
“Në fakt, është e vërtetë. Rritja duket se është frenuar apo ka rënë në disa profesione, që kanë stopuar ecurinë e shpejtë të rritjes së pagave, e cila vërehej në fund të vitit 2024. Rritja në fundvit 2024 ishte e lidhur ndoshta edhe me një politikë, me rritjen e pagës së administratës shtetërore, çka vuri në presion edhe sektorin privat, për t’iu përgjigjur në të njëjtën mënyrë, edhe ndryshimit të pagave, e lidhur me rritjen e kostove të jetesës. Duket se kjo rritje është frenuar, por është e vazhdueshme. Vërehet se dita ditës ka nevoja të shtuara për çdo profesion në Shqipëri, çka përkthehet në mundësi negocimi nga ana e punëmarrësve për pagën e tyre, apo kur janë në kërkim të një vendi të ri pune. Ka një ulje të papunësisë në shkallë kombëtare. Normalisht, kjo është si pasojë e drejtpërdrejt e nevojës së shtuar për fuqi punëtore, edhe në kushtet ku jemi aktualisht, kemi nevoja shumë të shtuara nga ana e sipërmarrjes për punonjës, pavarësisht se nevoja e punësimit duhet të kuptohet se gjithmonë e më tepër plotësohen vakancat.”, theksoi ai./abcnews.al
-
- “Sektori i IT, pagat më të larta”, Manjani: Punonjësi përveç rritjes së pagës, duhet të trajnohet nga bizneset
“Sektori i IT, pagat më të larta”, Manjani: Punonjësi përveç rritjes së pagës, duhet të trajnohet nga bizneset
Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani, tha se nga të dhënat e INSTAT, sektorët me rritjen më të shpejtë janë ata më konkurrues, ku përfshihet sidomos sektori i IT. Ajo theksoi se ky sektor ka shënuar rritje të ndjeshme të pagave.
Manjani u shpreh se stimulimi financiar është i rëndësishëm për motivimin e punonjësve, por njëkohësisht ata kanë nevojë të riaftësohen dhe trajnohen për të përmbushur kërkesat e tregut të punës. Ajo shtoi se bizneset duhet të ruajnë një hierarki të drejtë pagash, duke siguruar diferencimin e duhur midis niveleve të ndryshme, gjë që nxit më tej rritjen e pagave.
“Nga të dhënat e INSTAT-it, sektorët me rritjen më të shpejtë janë ata më konkurrues. Sektori i IT ka shënuar rritje më të madhe të pagave, ku ndikim kanë edhe politikat e qeverisë për stimulimin e pagave, si dhe vendimi për rritjen e pagës minimale. Këto politika stimulojnë rritjen jo vetëm në sektorin publik, por edhe në atë privat.
Punonjësit janë të motivuar, por bizneset duhet të reagojnë duke ruajtur një hierarki të drejtë pagash dhe një diferencim të përshtatshëm midis niveleve, gjë që nxit më tej rritjen e pagave. Për motivimin e punonjësve, stimuli financiar është i rëndësishëm, por një punonjës ka nevojë gjithashtu të riaftësohet, të trajnohet dhe të përvetësojë aftësitë që mund t’i duhen në tregun e punës.” / abcnews.al /
-
- Punësimi i të rinjve, “Marrëveshje me vendet e BE për punësim qarkullues”, Manjani: Problem kryesor, forca punëtore e kualifikuar
Punësimi i të rinjve, “Marrëveshje me vendet e BE për punësim qarkullues”, Manjani: Problem kryesor, forca punëtore e kualifikuar
Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani, deklaroi se sektori i hoteleri–turizmit po shënon rritjen më të shpejtë në Shqipëri. Ajo theksoi se mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore mbetet një sfidë serioze për këtë sektor. Manjani tha se po punohet për marrëveshje me vendet e BE-së që do të mundësonin punësim qarkullues, duke shfrytëzuar sezonalitete të ndryshme.
Sipas saj, i njëjti staf do të mund të punojë në Shqipëri gjatë verës dhe në vende të tjera gjatë dimrit. Ajo shtoi se synimi është krijimi i zgjidhjeve inovative që përfitojnë të gjitha palët dhe mbështesin ekonominë në rritje.
“Nëse flasim për sektorin me rritjen më të shpejtë, hoteleri–turizmi është ai që po zhvillohet me ritmin më të lartë. Punësimi qarkullues është një nga çështjet kryesore dhe jemi në tentativa për marrëveshje me vendet e BE-së. Sezonaliteti ndryshon sipas rajoneve; për shembull, në vende si Austria piku është në dimër ose në zonat malore të zhvilluara në dimër, ndërsa në Shqipëri piku është kryesisht gjatë verës.
Duke qenë se forca e kualifikuar e punës është problematike, kemi menduar për zgjidhje inovative, ku e njëjta forcë punëtore mund të punojë gjatë pikut të sezonit veror në Shqipëri dhe në dimër në një prej vendeve të tjera. Jemi ende në proces të gjetjes së zgjidhjes më të mirë, në mënyrë që të gjitha palët të përfitojnë.
Për sa kohë synojmë të aderojmë dhe të bëhemi pjesë e BE-së, duam të mundësojmë lëvizjen e lirë të punonjësve dhe mirëpresim flukse migratore të brendshme nga forcat e treta. Kemi nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar.” / abcnews.al /
-
- Tregu i punës për të rinjtë/ Olta Manjani tregon dy shtyllat e programit dedikuar të rinjve, “Garancia Rinore”
Tregu i punës për të rinjtë/ Olta Manjani tregon dy shtyllat e programit dedikuar të rinjve, “Garancia Rinore”
Zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani, në një intervistë për “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ka folur mbi programin “Garancia Rinore”, një nismë e bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian që synon mbështetjen e të rinjve që nuk janë as në punë dhe as në arsim.
Manjani theksoi se programi ka dy shtylla kryesore: ndihmën për punësimin e të rinjve që kanë mbetur jashtë sistemit dhe sigurimin e trajnimeve profesionale për përgatitjen e tyre në tregun e punës. Sipas saj, qëllimi është që asnjë i ri të mos mbetet pas dhe çdo të rinj t’i jepet mundësia të integrohet përmes arsimimit dhe punësimit.
“Garancia Rinore” është një program që bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian dhe ka dy shtylla kryesore, është shtylla e parë që është punësimi i të rinjve, që nuk janë as në punë dhe as në arsim, dhe po ta vini ky grup i targetuar u dedikohet praktikisht atyre të rinjve që praktikisht nuk bëjnë asgjë, mund të kenë ngelur pas.
Në thelb është që askush të mos ngelet pas, çdo i ri të ketë punësinë e shkollimit dhe të punësimit. Shtylla e dytë e këtij programi është shumë e rëndësishme dhe është përgatitja e të rinjve në tregun e punës, trajnime profesionale për t’u integruar më lehtë në tregun e punës”, tha Manjani./abcnews.al
-
- “Teknologjia ka ndryshuar natyrën e tregut në Shqipëri”/ Manjani: Arsimi profesional zgjidhje për punësim
“Teknologjia ka ndryshuar natyrën e tregut në Shqipëri”/ Manjani: Arsimi profesional zgjidhje për punësim
Zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani, ka deklaruar në një intervistë për “Sheshi i Dollarit” në ABC Neës se tregu i punës në Shqipëri po pëson ndryshime të thella, të ndikuara si nga faktorët demografikë, ashtu edhe nga zhvillimet teknologjike.
Ajo theksoi se rënia e lindshmërisë dhe rritja e moshës mesatare të popullsisë kanë sjellë tkurrje të forcës së punës, ndërsa kërkesat e reja të tregut diktojnë aftësi moderne, përfshirë edhe ato të lidhura me Inteligjencën Artificiale.
Sipas Manjanit, studimet tregojnë një mospërputhje mes njohurive që ofron sistemi arsimor dhe nevojave reale të tregut, ndaj qeveria po i jep përparësi arsimit profesional, duke investuar për modernezimin e tij dhe afrimin me bizneset, në një kohë kur pagat në profesionet teknike rezultojnë gjithnjë e më konkurruese.
“Struktura e tregut të punës, është ndikuar nga shumë faktorë, kemi një rënie të numrit të lindjeve dhe një rritje të moshës mesatare të popullsisë çka do të thotë në vetvete se kjo ka tkurrur edhe popullsinë e aftë për punë. Nga ana tjetër janë edhe ndryshimet teknologjike, që sjellin ndryshime në tregun e punës. Natyra e punë ka ndryshuar dhe sigurisht që duhen aftësi të tjera për t’iu përshtatur tregut të punës. Që në kurrikulat dhe njohuritë që merren te bankat e shkollës kemi futur elemente të Inteligjencës Artificiale. Ka një studim që tregon një mospëruthje të atyre që mësohen dhe tregun e punës. Po të shikojmë rastin e Shqipërisë, nga të cilat raportet që nxirren, një problem i qenësishëm janë edhe mbikualifikimet.
Kjo është edhe arsyeja pse Shqipëri po nxit arsimin profesional sepse një individ në një kohë të shkurtër merr një njohur në bankat e shkollës, që në arsimin e shkollës së mesme. Realisht vitet e fundit është investuar shumë në arsimin profesional, për ta sjellë atë sa më afër në tregun e punës. Ku janë marrë disa reforma. Pagat në sektorin profesional janë shumë të konkurrenshme”, tha Manjani.
/abcnews.al
-
- Faktorët që ndikuan në papunësi/ Manjani: Në tremujorin e parë 2025 u realizuan 20 mijë ndërmjetësime të punësimit
Faktorët që ndikuan në papunësi/ Manjani: Në tremujorin e parë 2025 u realizuan 20 mijë ndërmjetësime të punësimit
Zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani, në një intervistë për “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ka theksuar zhvillimet pozitive në tregun e punës dhe dinamiken e sektorëve kryesorë të ekonomisë. Sipas saj, rritje të ndjeshme po shënon sidomos sektori i hoteleri-turizmit, ndërsa programet aktive të tregut të punës dhe aftësimit profesional po japin rezultate të prekshme.
Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025 janë realizuar rreth 20 mijë ndërmjetësime të punësimit, prej të cilave 3 700 përmes programeve nxitëse, ndërsa 10 mijë persona kanë përfituar nga kurset profesionale. Manjani nënvizoi se pjesëmarrja e grave në tregun e punës është rritur ndjeshëm, duke arritur nivelin 72% në tremujorin e tretë të vitit 2025, ndërsa rritja ekonomike ka vijuar të gjenerojë më shumë vende pune dhe të rrisë kërkesën për fuqi punëtore.
“Kemi vënë re që ka një rritje të disa sektorëve të ekonomisë me ritme shumë të shpejta, sektori i hoteleri-turizmit. Një faktor shumë i rëndësishëm janë edhe programet aktive të tregut të punës, që përfshijë edhe programet e aftësimit profesional, të cilat kanë ndikuar edhe në rritjet e aftësive të forcës së punës dhe rritjes së aftësive të njerëzve për të gjetur një punë.
Këtu mund të them edhe disa shifra: vetëm në 3 mujorin e parë të vitit 2025 agjencia kombëtare për punësim dhe aftësim ka bërë rreth 20 mijë ndërmjetësime në tregun e punës, ndër to kemi edhe 3 mijë e 700 punësime të cilat janë ndërmjetësuar duke përdorur programe të nxitjes së punësimit, ndërkohë ka edhe 10 mijë persona që kanë përfituar nga kurset e formimit profesional.
Nga ana tjetër kemi edhe një pjesëmarrje më të lartë të grave në tregun e punës, pjesëmarrja e grave, vetëm në tremujorin e tretë të vitit 2025 është rritur me 72%, apo edhe e grupeve të tjera. Së fundmi patjetër që është edhe rritja ekonomike që ka krijuar më shumë vende pune dhe ka rritur kërkesën për të të punësuar. Është rritur edhe numri i të punësuarve”, tha Manjani.
Sheshi i Dollarit me Genta Dobrën, (12/12/2025)
-
- Kufizohen pagesat cash për qytetarët/ Eksperti Ribaj: Bizneset duhet të kenë një mundësi pagese elektronike
Kufizohen pagesat cash për qytetarët/ Eksperti Ribaj: Bizneset duhet të kenë një mundësi pagese elektronike
Shqipëria synon të ulë ndjeshëm përdorimin e parave CASH në ekonomi. Nisma Kombëtare pritet të nisë në janar të vitit të ardhshëm.
Eksperti bankar, Artur Ribaj në një intervistë në “Sheshi i Dollarit” në ABC News foli për rëndësinë e kësaj nisme. Ai u shpreh se bizneset duhet të kenë mundësi pagese elektronike.
“Nëse do kemi një rrjet të të gjithë inspektorëve që do ta bëjnë punë korrekte, në një vend të vogël si Shqipëria është lehtësisht e aksesueshme. Vetë bankat kanë mundësuar marrje pensionesh. Kur flasim për institucione financiare në radhë të parë është besim. I duam sepse na shërbejnë. Unë nuk kam pse të mbaj fare radhe, pra përdorimi i pagesave elektronik është mundësi shumë e mirë Por duhet punuar edhe më shumë, me gjëra konkrete që të çojnë në qasjen e përdorimit”, tha ai.
Nga ana e tij Dritan Vakaj u shpreh: “Ka një sërë elementësh që mund të rrisin qytetarët të rrisin përdorimin në këtë mënyrë. Por mund të them se momenti më i suksesshëm i luftës kundër informalitetit ka qenë bërja e gjërave më të thjeshta. Arsyeja kryesore e informalitetit është shmangia e tatimit. Duhet parë edhe nga pikëpamja fiskale”, tha ai.
/abcnews.al/
-
- Shqipëria pa para fizike / Vakaj: Sistemi financiar ende i papërgatitur. Kostot në sistemin financiar, një pengesë e madhe
Shqipëria pa para fizike / Vakaj: Sistemi financiar ende i papërgatitur. Kostot në sistemin financiar, një pengesë e madhe
Cashless Albania 2030 është iniciativa më e re e qeverisë që synon kryerjen e pagesave online, duke minimizuar pagesat përmes parave fizike.
Dritan Vakaj, drejtor i Shoqatës së Zyrave të Këmbimit Valutor, tha për ” Sheshi i Dollarit” se sistemi financiar shqiptar nuk është ende i përgatitur për kalimin në një ‘ekonomi’ pa para fizike. Ai theksoi se mungon infrastruktura, duke përmendur se deri një vit më parë transfertat bankare kërkonin deri në tre ditë dhe se Shqipëria s’ka ende “instant payment” si BE-ja. Sipas tij, edhe pse hyrja në SEPA është pozitive, aktorët e rinj të pagesave elektronike mbeten të kufizuar për shkak të mungesës së infrastrukturës.
“Është çështje e edukimit, e infrastrukturës dhe e nivelit të përgatitjes së sistemit financiar, teknologjisë dhe bashkëpunimit mes bankave dhe Ministrisë së Financave. Bëhet fjalë për një mozaik institucionesh që duhet të kenë një qasje më të gjerë ndaj sistemit të pagesave.
Nëse deri para një viti një transfertë nga një bankë në tjetrën kërkonte deri në tre ditë, kjo lidhet me mungesën e infrastrukturës. Ende nuk kemi një infrastrukturë si në BE, ku ekziston “instant payment”, që lejon kryerjen e pagesave për 10 sekonda. Është e pajustifikuar që duhet të presim dy ditë për një transfertë.
Hyrja në sistemin SEPA është një zhvillim pozitiv, ashtu si edhe futja e aktorëve të rinj në tregun e parave elektronike, por këta aktorë mbeten pak të pranishëm për shkak të mungesës së infrastrukturës. Në Shqipëri ka qasje të pjesshme në sistemin bankar, por ende të kufizuar.
Sistemi financiar nuk është ende i përgatitur të përballojë fluksin që kërkon një ekonomi pa para fizike. Edhe vetë administrata publike pranon pagesa në para cash, çka tregon se ka një sërë elementësh që duhet të merren në konsideratë.” / abcnews.al /
-
- “Cashless Albania 2030”/ Ekspertja Feri: Strategjia do të ketë 12 elementë. Duhet edhe një rishikim i edukimit financiar
“Cashless Albania 2030”/ Ekspertja Feri: Strategjia do të ketë 12 elementë. Duhet edhe një rishikim i edukimit financiar
Shqipëria synon të ulë ndjeshëm përdorimin e parave CASH në ekonomi. Nisma Kombëtare pritet të nisë në janar të vitit të ardhshëm.
Deri në vitin 2030, 60% e pagesave synohet të bëhen digjitale, ndërsa të reduktohen në maksimum pagesat CASH, duke nisur nga institucionet shtetërore.
Po ashtu, duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, parashikohet kufizimi i blerjeve deri në 50 mijë lekë me CASH nga qytetarët, si dhe tregtarët do të kenë detyrimin të ofrojnë një mundësi pagese elektronike.
Bora Feri, eksperte e sistemit të pagesave në një intervistë në “Sheshi i Dollarit” në ABC News tha se strategjia është në hartim dhe se parashikohen të jenë 12 hapa si pjesë e kësaj strategjie.
“Strategjia është në hartim e sipër. Parashikohen të jenë 12 hapa si pjesë e kësaj strategjie. Nuk ka ende një strategji të detajuar. Bëhet fjalë për shërbime që ofrohen nga agjenci shtetërore. Në pjesën dërrmuese sot paguhen në cash dhe në këtë prizëm mund ta përgëzojmë për këtë qasje…”, tha ajo.
Gjithashtu ajo tha se nisma synon të rrisë pagesat bankare. Ndërsa shtoi se duhet një rishikim i edukimit financiar.
Kjo do të jetë një iniciativë e përshkallëzuar. Bëhet fjalë për një reduktim të cash. Sot flitet që 90 % e pagesave kryhet në para cash. Ideja është që të kthehet kurba. Nuk bëhet fjalë për eliminim të cash. Edukimi financiar është gjithashtu i rëndësishëm”, u shpreh ajo.
Pas pak “Sheshi i Dollarit” na ndiqni në ABC News
Pas pak “Sheshi i Dollarit” na ndiqni në ABC News
-
- Kriptomonedhat, mënyrë për tu pasuruar?/ Lahi: Investoni vetëm fondet që mund të humbni. Sefa: Rreziku mbetet i lartë
Kriptomonedhat, mënyrë për tu pasuruar?/ Lahi: Investoni vetëm fondet që mund të humbni. Sefa: Rreziku mbetet i lartë
Kriptomonedhat janë evidentuar vitet e fundit si një mënyrë e mirë për të bërë para, por a është realisht kështu?
Eksperti i tregjeve të kriptomonedhave, Rezart Lahi, tha për Money Report se më të fituarit nga ky treg janë ata që i lënë investimet e tyre për një kohë të gjatë. Lahi shtoi se duhet të investohet vetëm ajo pjesë “që është për t’u humbur”, pra pa cenuar të ardhurat personale.
“Ekziston tendenca për t’u pasuruar shpejt nga rrjetet sociale. Kjo është një tendencë e zakonshme, dhe kripto shihet si pjesë e saj. Më tepër fitojnë ata që investojnë dhe i lënë për vite me radhë, sesa ata që e blejnë sot e shesin nesër dhe nuk i përballon dot buxheti. Një pjesë e fitimeve u shkon atyre që janë afatgjatë. Në çdo lloj mënyre investimi ka rrezik. Njerëzit duhet të investojnë atë që kanë për të humbur, pra pa rrezikuar të ardhurat e tyre,” tha Lahi.
Ndërkohë, eksperti i ekonomisë Ergis Sefa u shpreh se për njerëzit që punojnë dhe krijojnë të ardhura, Bitcoin nuk është burimi kryesor i fitimeve. Sefa shtoi se në vendin tonë vetëm një pakicë mund t’ia dalë të pasurohet nga Bitcoin-i.
“Amplituda është shumë e shpejtë tek kriptovalutat. Mesatarja e të ardhurave në Shqipëri është rreth 930 euro, ndërsa në Tiranë kostoja e jetesës është rreth 1100 euro. Duhet të kesh një pagë dyfish më të lartë që të mund të investosh një pjesë që e konsideron të humbur. Me pak para mund të synosh të fitosh më shumë, por vetëm një në dhjetë persona mund ta arrijë. Për njerëzit që punojnë dhe krijojnë të ardhura, Bitcoin nuk është burimi kryesor i fitimit. Këtu vetëm një pakicë mund t’ia dalë, shumica jo,” theksoi Sefa. / abcnews.al /
-
- Pasiguria në kriptovaluta/ Eksperti Ergis Sefa: Tregjet e reja të investimeve mbeten me rrezik të lartë për investitorët e vegjël
Pasiguria në kriptovaluta/ Eksperti Ergis Sefa: Tregjet e reja të investimeve mbeten me rrezik të lartë për investitorët e vegjël
I ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, eksperti i ekonomisë Ergis Sefa ka dhënë një analizë të detajuar mbi natyrën e tregjeve të reja të investimeve dhe rreziqet që i shoqërojnë ato. Ai theksoi se, megjithëse këto forma investimi janë të pranishme prej rreth 15 vitesh, ato konsiderohen ende të reja në shumicën e vendeve të botës.
Sipas tij, rreziku është veçanërisht i lartë për investitorët e vegjël dhe të mesëm, të cilët përballen me një hendek më të madh mes potencialit të fitimit dhe humbjes. Sefa nënvizoi se tregjet derivate shpesh ndahen nga bazat makroekonomike dhe dominohen nga faktorë financiarë e spekulativë, duke i bërë më të favorshme për investitorët institucionalë afatgjatë, ndërsa më të rrezikshme për ata me kapital të kufizuar.
“Duhet të kemi parasysh se si formë e re investimi ka dy faktorë, sepse ka 15 vite dhe duke qenë se është në një kohë të vazhdueshme, quhet akoma e re në pjesën më të madhe të botës. Për investitorët e vegjël dhe të mesëm, ka rrezikshmërinë më të lartë, ku drejtimi raporti, hendeku është më i madh. Prandaj ata që janë më të fituar në këto tregje janë investitorët institucionalë afatgjatë, ata që kanë para dhe duan të bëjnë më shumë para.
Nëse ke pak para dhe do të bësh më shumë para, këto janë tregje që kanë rrezikshmëri shumë më të lartë. Problemet me tregjet derivative është kur çmimi, ngrihet mbi bazat makroekonomike, shkëputet lidhja. Kryesisht janë faktorë financiarë, nuk janë faktorë makroekonomikë, faktorë destabiliteti, apo faktorë që duhet të caktojnë çmimin në bazë të tyre. Janë faktorë për spekulime, që ndodhin edhe në asete të tjera”, tha eksperti./abcnews.al
-
- Kriptiovalutat në pikiatë/ Eksperti: Në mënyrë të vazhdueshme tregu ka pasur luhatje, investitorët të pasigurt!
Kriptiovalutat në pikiatë/ Eksperti: Në mënyrë të vazhdueshme tregu ka pasur luhatje, investitorët të pasigurt!
Tregu i kriptovalutave po përjeton sërish luhatje të ndjeshme, një fenomen i njohur për investitorët, por që vijon të gjenerojë pasiguri. I ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, eksperti i tregjeve të kriptovalutave, Rezart Lahi, theksoi se këto luhatje janë pjesë e natyrshme e cikleve të tregut, duke shtuar se ndikimi i bitcoin vazhdon të reflektohet edhe te kriptomonedhat e tjera.
Sipas Lahit, mbifrymimi i investimeve në Inteligjencën Artificiale dhe frika mes investitorëve po ushqejnë një atmosferë paqëndrueshmërie, ku paniku shpesh çon në tërheqje të menjëhershme të fondeve. Megjithatë, ai nënvizoi se historikisht, në periudha afatgjata, tregu ka treguar tendencë rritjeje edhe pse pa asnjë rregull të përcaktuar.
“Në mënyrë të vazhdueshme tregu ka pasur luhatja të kriptovalutave, siç thuhet rëndomë po nuk ra, nuk ra rritje. Qasja te bitcoin është edhe efekti te kriptomonedhat e tjera. Gjatë rrugëtimit të një dekade e gjysmë, kjo është edhe pjesa kryesore ka qenë shumë e ndikueshme më parë nga teknologjia. Shumë investitorë e kanë mbifryrë investimin tek Inteligjenca Artificiale dhe investitorët e bitcoin janë të frikësuar në vetvete.
Kjo luhatje vjen edhe nga pasiguria. Ka investitorë të cilët sapo kanë hedhur disa para, në momentin që i zvogëlohen ato para, patjetër që i kap paniku dhe i tërheqin menjëherë. Zakonisht në një kohë afatgjatë ka pasur rritje, por nuk ka një rregull të përcaktuar”, tha eksperti./abcnews.al
“Sheshi i Dollarit” me Genta Dobra, (28/11/2025)
-
- Pronat në bregdet, si do vijojnë çmimet?/ Subashi: Shqipëria, më e lira në rajon. Demirxhiu: Janë shtuar kërkesat, aeroporti rrit vlerën…
Pronat në bregdet, si do vijojnë çmimet?/ Subashi: Shqipëria, më e lira në rajon. Demirxhiu: Janë shtuar kërkesat, aeroporti rrit vlerën…
Pasuritë e paluajtshme ishin në tryezën e diskutimit në programin ‘Sheshi i Dollarit’ pas një viti me trende në rritje të çmimeve në këtë sektor.
Eksperti për pasuritë e paluajtshme Fjordi Subashi tha për ABC Neës se viti i ardhshëm nuk do të ketë rritje çmimesh për ndërtime. Subashi tha më tej, se pronat në bregdet shënojnë çmime më të ulëta krahasuar me rajonin, ku në Kroaci një pronë në vijën e parë shënon vlerën e 8000 euro/m2, ndërsa në Shqipëri është në vlerën e 4000 euro/m2.
“2026 nuk do të ketë rritje çmimesh si vitet e kaluara mbi 40 për qind. Kanë ndryshuar çmimet e referencave. Vitin e ardhshëm nuk do kemi rritje çmimesh, kryesisht kullat e bëjnë diferencën sepse ata që blejnë janë rreth 3-4 për qind investitorë ose klientë të huaj. Pjesa tjetër mesatare janë çiftet e reja që do të hyjnë në kredimarrjet. Në vijën bregdetare jemi më të lirët në rajon, Kroacia Mali i zi, Greqia kanë çmime më të larta. Në Kroaci vija e parë është 8000 euro/ m2. “
Eksperti Ervin Demirxhiu tha se për pronat në bregdet do të ketë rritje të çmimeve, ku ka pasur kërkesa të shtuara nga vendasit dhe të huajt. Sipas tij, aeroporti dhe porti i japin vlerë zonës.
“Referencat në bregdet priten të zbatohen vitin e ardhshëm, ndryshimi I referencës vjen si pasojë e shitjeve në atë zonë sepse ka pasur kërkesë të shtuar si nga vendasit dhe të huajt edhe me infrastrukturën që do zhvillohet. Largësia me aeroportin dhe portin I japin vlerë zonës.
Ka akoma vend për rritje çmimesh, sa më shumë siguri të kenë për vendin tonë aq më shumë blerës të huaj do ketë. Një pjesë e madhe vijnë për investim.”
/ abcnews.al /