Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KQZ 1 milion euro për edukim zgjedhor, mediat e vogla jashtë lojës

By: Elva
13 December 2025 at 10:52

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime mediatike, reklama dhe njoftime – zëra që njihen si pjesë e procesit të edukimit zgjedhor. Të dhënat e pagesave të Thesarit tregojnë se KQZ kreu 29 pagesa me vlerë totale 99.6 milionë lekë në harkun kohor […]

The post KQZ 1 milion euro për edukim zgjedhor, mediat e vogla jashtë lojës appeared first on BoldNews.al.

Faktorët që ndikuan në papunësi/ Manjani: Në tremujorin e parë 2025 u realizuan 20 mijë ndërmjetësime të punësimit

By: Rovena
12 December 2025 at 20:17

Zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani, në një intervistë për “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ka theksuar zhvillimet pozitive në tregun e punës dhe dinamiken e sektorëve kryesorë të ekonomisë. Sipas saj, rritje të ndjeshme po shënon sidomos sektori i hoteleri-turizmit, ndërsa programet aktive të tregut të punës dhe aftësimit profesional po japin rezultate të prekshme.

Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025 janë realizuar rreth 20 mijë ndërmjetësime të punësimit, prej të cilave 3 700 përmes programeve nxitëse, ndërsa 10 mijë persona kanë përfituar nga kurset profesionale. Manjani nënvizoi se pjesëmarrja e grave në tregun e punës është rritur ndjeshëm, duke arritur nivelin 72% në tremujorin e tretë të vitit 2025, ndërsa rritja ekonomike ka vijuar të gjenerojë më shumë vende pune dhe të rrisë kërkesën për fuqi punëtore.

“Kemi vënë re që ka një rritje të disa sektorëve të ekonomisë me ritme shumë të shpejta, sektori i hoteleri-turizmit. Një faktor shumë i rëndësishëm janë edhe programet aktive të tregut të punës, që përfshijë edhe programet e aftësimit profesional, të cilat kanë ndikuar edhe në rritjet e aftësive të forcës së punës dhe rritjes së aftësive të njerëzve për të gjetur një punë.

Këtu mund të them edhe disa shifra: vetëm në 3 mujorin e parë të vitit 2025 agjencia kombëtare për punësim dhe aftësim ka bërë rreth 20 mijë ndërmjetësime në tregun e punës, ndër to kemi edhe 3 mijë e 700 punësime të cilat janë ndërmjetësuar duke përdorur programe të nxitjes së punësimit, ndërkohë ka edhe 10 mijë persona që kanë përfituar nga kurset e formimit profesional.

Nga ana tjetër kemi edhe një pjesëmarrje më të lartë të grave në tregun e punës, pjesëmarrja e grave, vetëm në tremujorin e tretë të vitit 2025 është rritur me 72%, apo edhe e grupeve të tjera. Së fundmi patjetër që është edhe rritja ekonomike që ka krijuar më shumë vende pune dhe ka rritur kërkesën për të të punësuar. Është rritur edhe numri i të punësuarve”, tha Manjani.

Belinda Balluku kthehet në detyrë/ Çupi: Kushtetuesja u vetëkorrigjua! Me vetëdije tentoi copëtimin e shtetit

By: Rovena
12 December 2025 at 18:30

Gjykata Kushtetuese vendosi këtë të premte, 12 dhjetor, rikthimin në detyrë të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Duke komentuar vendimin në “Tirana Live” në ABC News, analisti Frrok Çupi u shpreh se ky ishte një moment vetëkorrigjimi për Gjykatën Kushtetuese, e cila sipas tij u përball me pasojat e veprimeve të veta dhe arriti në një pikë reflektimi të thellë.

Çupi e përshkroi sjelljen e institucionit si të tensionuar dhe të ngarkuar me rrezik për strukturat shtetërore, ndërsa theksoi se ankimimi i kryeministrit e vendosi gjykatën përballë provave të mëdha. Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese duhet të distancohet nga ndikimet politike dhe të rikthejë funksionimin e saj në mënyrë të pavarur.

Më vjen mirë që Gjykata Kushtetuese vendosi që të vetëkorrigjohet. Gjykata Kushtetuese si duket, duke bërë keq bëri një të mirë. Iu afrua pasqyrës duke parë veten se në çfarë kushte ishte dhe ishte në kushte katastrofike. Gjykata Kushtetuese bëri hapin e fundit. Në mënyrë të vetëdijshme, shkoi deri në fyerjen, copëtimin dhe në shkatërrimin e gjithë strukturës së shtetit.

Ky ishte shansi më i mirë, që pamë në kthimin e Gjykatës Kushtetuese në një afrimitet. Ajo që bëri ishte një provë me ne, luajti me nervat e një populli të tërë. Një institucion i pakontrollueshëm, doli vetë jashtë kontrollit. Ankimimi në seancë i kryeministrit ishte në vënë në pikëpyetje të mëdha, ishte vënë në prova. Gjykata Kushtetuese veproi në një temperaturë shumë të nxehtë. Gjykata Kushtetuese është një gjykatë shumë e dobët, e cila tentoi që të dëmtonte qeverinë, vetëm sa do e turpëronte kryeministrin. Gjykata Kushtetuese duhet që të dalë nga formula politike”, tha Frrok Çupi./abcnews.al

Trump ofendon gazetaren e ABC News, e quan të bezdisshme

9 December 2025 at 10:35


Presidenti amerikan Donald Trump të hënën sulmoi ashpër një gazetare të ABC News, pasi ajo e shtyu atë për komentet e tij në lidhje me sulmet ushtarake kontroverse ndaj anijeve të dyshuara për drogë, duke shënuar rastin më të fundit në javët e fundit të presidentit që kritikon një gazetare femër.

Rachel Scott e ABC e pyeti Trump nëse do t'i jepte udhëzime Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, për të publikuar videon e një sulmi të dytë që synonte mbetjet e një anijeje më 2 shtator, pasi ai tha javën e kaluar se "nuk do të kishte problem" të publikonte pamjet.

"Unë nuk e thashë këtë. Ju thatë atë, unë nuk e thashë atë", tha Trump, duke kundërshtuar premisën, transmeton Telegrafi.

Pasi Scott i bëri presion Trump për këtë çështje, presidenti e përqeshi atë si "reporteren më të bezdisshme në të gjithë vendin".

"Më lejoni t'ju them vetëm, ju jeni një gazetare e bezdisshme - një gazetare e tmerrshme. Dhe është gjithmonë e njëjta gjë me ju. Ju thashë, çfarëdo që Pete Hegseth dëshiron të bëjë është në rregull për mua", tha Trump.

Ai është përplasur me Scott edhe më parë, përfshirë vitin e kaluar gjatë një eventi të Shoqatës Kombëtare të Gazetarëve me Ngjyrë gjatë fushatës së vitit 2024.

E hëna shënon gjithashtu një tjetër rast të Trump që sulmon një gazetare femër.

Gjatë një takimi me gazetarët në bordin e Air Force One muajin e kaluar, Trump i mbylli gojën një gazetareje të Bloomberg News duke i thënë: "Hesht, derrkuce".

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, i hodhi poshtë këto komente si një shembull të sinqeritetit të presidentit.

Presidenti në Truth Social sulmoi një gazetare femër të New York Times, e cila ishte bashkautore e një artikulli rreth agjendës së tij dhe nëse ai po tregon shenja lodhjeje, duke e quajtur "të shëmtuar, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë".

Dhe Trump në Ditën e Falënderimeve e pyeti korrespondenten e CBS News, Nancy Cordes, nëse ajo ishte "budallaqe" pasi Cordes e pyeti Trumpin rreth procedurave të verifikimit për shtetasit afganë pas një të shtëne në Uashington, D.C. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Sallat e baletit, plot me fëmijë/ Ilirjana dhe Prek Memaj nga Prizreni trajnojnë talentet e reja në Kukës

By: Rovena
6 December 2025 at 20:36

Salla e baletit pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Kukës është e mbushur me fëmijë. Të vegjlit mësohen nga Ilirjana dhe Prek Memaj, nga Prizreni, të cilët ndodhen në Kukës për të formuar brezin e ardhshëm të balerinëve.

Për Kukësin kanë një vlerësim të madh, për shkak se ky qytet ishte kontribuesi më i madh për të përballuar eksodin e 1999. Nuk e kishin menduar që në Kukës do gjenin këtë interes kaq të madh të fëmijëve për të mësuar balet.

Grupmoshat e fëmijëve që ndjekin kurset janë nga katër deri në 15 vjeç. Në kurset e baletit po ofrohen mësime për zhanre të ndryshme, por baza mbetet baleti klasik.

Preka dhe Ilirjana pasi kanë përfunduar akademinë e arteve, punojnë në institucionet kulturore të Kosovës. Inspirimin për baletin, Ilirjana e ka marrë nga vëllai i saj që në moshë të vogël, e bashkë me Prekën nisën rrugëtimin artistik.

Preka thotë se të qenit balerin është paska e vështirë për shkak të mentalitetit që ka ende në Shqipëri e Kosovë. Trajnerët thonë se projektet nuk mbesin vetëm brenda sallës së kërcimit, por do të ketë bashkëpunime e shfaqje në evente e festivale. Kurset zhvillohen dy herë në javë, ndërsa bashkia e Kukësit i parapriu me rikonstruksionin e sallës së baletit dhe krijimin e kushteve optimale për të tilla aktivitete.

Kur gazetaria shkatërrohet nga gazetarët e oborrit

By: Ela
20 November 2025 at 09:12

Nga Landi Çela Në një vend ku media po lufton për mbijetesë, plagën më të rëndë nuk ia shkakton politika, as oligarkët, as censura. Ia shkaktojnë gazetarët e oborrit ata që dorëzojnë etikën, integritetin dhe profesionalizmin për të marrë një telefonatë, një kontratë, një privilegj apo një favor. Në krye të shkatërrimit të medias në […]

The post Kur gazetaria shkatërrohet nga gazetarët e oborrit appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Rama thirrje qytetarëve: Votoni!

9 November 2025 at 07:22

TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama u ka bërë thirrje banorëve të Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës, që të marrin pjesë në votim për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj.

“Dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë,” – ka shkruar Rama.

Zgjedhjet e pjesshme po zhvillohen pas vakancave të krijuara në drejtimin e disa bashkive, ndërsa procesi pritet të vijojë deri në orën 18:00, nën mbikëqyrjen dhe administrimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./abcnews.al

EMRAT/ Gara për Avokatin e Popullit, kush janë kandidatët që kanë shprehur interes

3 November 2025 at 17:19

TIRANË– Aplikimet për Avokatin e Popullit mbyllen mesnatën e kësaj të hëne dhe më tej do të shkohet në zgjedhjen e kreut të ri.

Teksa kanë mbetur edhe disa orë në dispozicion, Abc News ka mësuar disa prej kandidaturave, të cilët kanë shprehur interes për të drejtuar institucionin.

Me poshtë kandidatët:

  1. Adriana Kalaja
  2. Aranita Brahaj
  3. Anton Kosteri
  4. Anton Lleshaj
  5. Besim Ndregjoni
  6. Dardan Mustafaj
  7. Endri Papajorgji
  8. Endrit Shabani
  9. Fatjona Male
  10. Genta Tafa
  11. Gerti Shella
  12. Ismail Tafani
  13. Jola Hysaj
  14. Juliana Hoxha
  15. Laureta Roshi
  16. Lulzim Hamitaj
  17. Myrteza Myftari
  18. Saimir Vishaj
  19. Shkëlqim Sulo
  20. Suela Koçibellinj
  21. Tartar Bazaj
  22. Valentina Teodoresku
  23. Skënder Haluci

Avokates së Popullit, Erinda Balanca i ka mbaruar mandati në maj 2022, por ajo vazhdoi punën duke pritur pasardhësin më shumë se tre vite./abcnews.al

PS nismëtare e reformës në drejtësi/ Sondazhi i ABC News tregon se si e vlerësojnë shqiptarët

By: Rovena
27 October 2025 at 22:44

Në emisionin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, u publikuan këtë të hënë, 27 tetor, përgjigjet e sondazhit me temë drejtësinë, pyetja që iu drejtua shqiptarëve se çfarë mendojnë për reformën në drejtësi, ku PS ishte nismëtare e kësaj reforme.

Nga 1313 qytetarë të anketuar në 12 qarqe të vendit, 33.7% e qytetarëve mendojnë se është zgjedhja e duhur, 43.1% mendojnë se është ndërhyrja e duhur, por duhen ndryshime. Kurse 23.2% janë të mendimit se reforma duhej, por ishte reforma e gabuar./abcnews.al

❌
❌