Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Begaj pret gazetarët për festat e fundvitit, vlerëson përgjegjësinë e medias ndaj interesit publik

19 December 2025 at 22:39

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi pasditen e sotme pritjen tradicionale me rastin e festave të fundvitit me gazetarë dhe përfaqësues të medieve.

Kreu i Shtetit u uroi profesionistëve të medias një vit të ri plot suksese, duke theksuar se ky takim shkon përtej karakterit festiv dhe përfaqëson një shenjë mirënjohjeje për punën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm.

Presidenti Begaj vlerësoi rolin e gazetarisë si një profesion me sfida të mëdha dhe me përgjegjësi të lartë publike.

“Gjithmonë kam menduar se profesioni i mjekut është më i bukuri në botë. Në fakt jam gabuar, sepse, siç e thotë edhe shkrimtari kolumbian Gabriel García Márquez, gazetaria është profesioni më i bukur në botë. Është një profesion i vështirë, me shumë sfida, por me një përgjegjësi edhe më të madhe. Mjekët e kanë përgjegjësinë ndaj individit, ndërsa ju keni përgjegjësinë ndaj interesit publik. Ju keni qenë të pranishëm kudo, duke u përkushtuar dhe angazhuar gjithmonë”, u shpreh Begaj.

Duke vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm të gazetarëve në çdo situatë, Presidenti u shpreh se përkushtimi dhe prania e tyre janë thelbësore për funksionimin e demokracisë dhe për forcimin e besimit të publikut.

Begaj falënderoi përfaqësuesit e medieve për kontributin e dhënë gjatë gjithë vitit, duke nënvizuar se përgjegjësia për informimin e saktë dhe të vërtetë është ajo që e bën gazetarinë një profesion për të qenë krenar.

Presidenti Begaj pritje me gazetaret per festat e fundvitit
1 nga 9

/r.e/a.f/

The post Begaj pret gazetarët për festat e fundvitit, vlerëson përgjegjësinë e medias ndaj interesit publik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët

16 December 2025 at 11:48

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se qeveria ka marrë angazhim për të dekriminalizuar shpifjen për gazetarët.

Në Konferencën VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, Rama u ndal te ky aspekt, ndërsa u shpreh se “nuk ka pasur ndonjë gazetar të goditur penalisht nga paditë e qeverisë në gjithë këto vite”.

“As nuk ka pasur në fakt padi ndaj gazetarëve sepse i kemi ndaluar të gjitha paditë prej shumë vitesh por kjo nuk shënohet në arsyet për t’u ndjerë të lirë. Gjithsesi ne do ta bëjmë edhe këtë hap tjetër”, tha Rama.

Sipas tij, ky hap shkon në drejtim të relaksimit të mëtejshëm të situatës së gazetarëve në tërësi.

“Megjithëse unë personalisht nuk besoj se problem është liria e shprehjes, këtu problem është liria e shpifjes”, u shpreh Rama.

Kryeministri nënvizoi se nuk jemi thjesht në kushtet kur shprehim vullnet, por jemi në kushtet kur në mënyrë sistematike dhe këmbëngulëse përpiqemi që vullnetin e shprehur ta materializojmë me progres.

“Në këtë aspekt kemi bërë progres të mjaftueshëm për të qenë optimistë se mund të bëjmë më shumë përpara”, tha ai. /j.p/

The post Rama: Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbrojtja e gazetarëve, Kuvendi konsultim për iniciativën e ndryshimeve në Kodin Penal

15 December 2025 at 15:29

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi sot një debat dhe konsultim të hapur për iniciativën e ndryshimeve në Kodin Penal “Për mbrojtjen ndaj gazetarëve”.

Kryetarja e këtij komisioni Jorida Tabaku tha se liria e shprehjes në të gjitha raportet e fundit ndërkombëtare e cenon Shqipërinë jo vetëm në procesin e integrimit.

“E di që ka shumë punë në këtë drejtim sa i përket lirisë së shprehjes, disa ndryshime në kod nuk kanë për ta përmirësuar situatën e medies në Shqipëri, por ndryshimet në kod paralelisht me punën që kemi rënë dakord për sa i përket padive strategjike kundër gazetarëve, punës së ligjit për mediet audiovizive, por edhe në gjykimin tonë sa i përket një ligji që përcakton statusin e gazetarit pasi sot ne flasim për ndryshime në kod, por nuk ka një koncept dhe një përkufizim se çfarë është gazetaria”, theksoi Tabaku.

E gjitha paralelisht, vijoi Tabaku, mund të ecin në drejtimin e të paktën një kuadri ligjor rregullativ të përmirësuar sepse për zbatimin nuk mbajmë përgjegjësi ne dhe nuk mban përgjegjësi ky grup njerëzish që kemi sot këtu.

“Gazetarët luajnë rolin jo vetëm të denoncuesit, por edhe të rojës publike, por edhe të transparencës që fatkeqësisht mungon gjithnjë e më shumë, por luajnë edhe role të tjera. Ne gjykimin tim edhe si përfaqësuese e opozitës dhe drejtuese e këtij komisioni janë role që duhet t’i mbrojmë dhe t’u japim një mbrojtje të veçantë. Unë nuk kam bërë asnjëherë padi për një gazetar, por ka pasur padi pafund për gazetarë që janë me vite akoma në për gjyqe, por shpesh edhe kundërvajtje penale të larta, të cilat janë të papërballueshme nga gazetarët”, nënvizoi Tabaku.

Këto, shtoi Tabaku, janë disa ndërhyrje fillestare që duhet të realizohen në këtë draft të kodit, ndërkohë që kodi i ri sheh dritën edhe rrugën e miratimit që besoj do të jetë e gjatë dhe nuk ka për të qenë e shkurtër.

“Si përfaqësuese e opozitës detyra ime është t’ju siguroj që qëllimi kryesor është mbrojtja e gazetarëve, mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe mbrojtja e fjalës së lirë që vjen edhe nga puna e gazetarëve”, tha Tabaku.

Dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, profesor Mark Marku si anëtar i grupit të ekspertëve tha se “as tek platforma as si grup ekspertësh as nuk e kemi diskutuar dhe as nuk mund ta diskutojmë një çështje për statusin e gazetarit”.

“Unë personalisht jam kundër një ligji për statusin e gazetarit, nga pikëpamja profesionale e shikoj të pamundur të behet pa cenuar disa interesa”, tha Marku.

Bleriana Bino, Drejtore Ekzekutive, SCiDEV tha se ka një konfuzion me kodin penal aktual dhe me draftin e ri. “Analiza që ne kemi bërë dhe publikuar është për draftin e ri, ka tjetër formulim dhe tjetër kontekst nga aktuali”, u shpreh ajo.

“Jemi të lumtur që komisioni dhe gjithë kuvendi do të ketë vullnetin për të shfuqizuar nenin 119 dhe 120 për fyerjen dhe shpifjen. Me aq sa dëgjova do të doja të ishim më të kujdesshëm për shprehjet ksenofobike dhe raciste sepse lidhen me gjuhën e urrejtjes dhe nuk kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes në kuptimin që i kemi advokuar ne. Nuk duhet të nxitohemi t’i shfuqizojmë, por duhet parë se çfarë thotë Këshilli i Europës për gjuhën e urrejtjes dhe me nenet e tjera që ka Kodi Penal me nxitjen e gjuhës së urrejtjes”, tha Bino.

Deputetja e PS-së, Iris Luarasi duke u ndalur tek dispozita e nenit 120 tha se “kjo dispozitë ka tre elementë të rëndësishme, përhapja e shpifjes duhet të jetë e qëllimshme, përhapja  e shpifjes bëhet për informacionet që autori e di që janë të rreme, e treta thëniet janë të tilla që cenojnë dinjitetin dhe nderin e një personi që preket, këto janë ato të treja që kemi aktualisht dhe që mendojmë t’i zhdukim nga Kodi Penal. Jam plotësisht dakord që këto të treja të ikin nga Kodi Penal për gazetarët”.

Luarasi tha se “ndoshta duhet të bëjmë vetëm një dispozitë dhe të përjashtohet komuniteti i gazetarëve nga kjo gjë”.

Tabaku në përfundim të mbledhjes deklaroi se miratimi do të mbetet për seancën e fillimit të janarit.

“Ky draft siç është bërë, puna e ekspertëve dhe komentet do t’i çojmë në Komisionin Europian në Bruksel sepse do të ketë konsultim jo vetëm këtu, por edhe atje”, përfundoi ajo. /k.s/j.p/

 

The post Mbrojtja e gazetarëve, Kuvendi konsultim për iniciativën e ndryshimeve në Kodin Penal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moment tronditës, politikani polak përpiqet vazhdimisht t’ia rrëmbejë gazetares mikrofonin gjatë transmetimit të drejtpërdrejt

11 December 2025 at 15:13


Ky është momenti tronditës kur një politikan polak përpiqet në mënyrë agresive t'ia mbyllë mikrofonin një gazetareje - ndërsa ajo vazhdimisht lutet "ju lutem mos më prekni".

Përballja e nxehtë shpërtheu ndërsa gazetarja e TVP-së, Justyna Dobrosz-Oracz, e pyeti senatorin Wojciech Skurkiewicz për përpjekjet e Polonisë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Dobrosz-Oracz e akuzoi senatorin për injorimin e fakteve dhe manipulimin e informacionit, në lidhje me mungesën e vendit nga tryeza e negociatave, transmeton Telegrafi.

Ajo tha se presidenti Karol Nawrocki mund të shfrytëzonte marrëdhënien e tij me Donald Trump për të rritur ndikimin polak në qëndrimin e SHBA-së ndaj Rusisë.

"Mos u sill sikur ke një kikirik në kokë, jo tru", ia ktheu Skurkiewicz.

Një rrëmujë shpërtheu më pas në Sejm - ndërtesën e parlamentit të vendit - ndërsa politikani i partisë populiste zgjatej vazhdimisht për t’ia fikur mikrofonin në gjoks.

Dobrosz-Oracz u përgjigj me vendosmëri, duke thënë: "Ju lutem mos e shkelni integritetin tim personal".

“Po e teproni tani”, u përgjigj senatori.

“Jo, po e teproni ju” ,u kundërpërgjigj gazetarja, duke i dhënë fund intervistës.

Sherri shkaktoi një mori postimesh në mediat sociale që dënonin politikanin. /Telegrafi/

"Wyłączę pani ten mikrofon", "Przegiął pan". Senator PiS Wojciech Skurkiewicz spróbował odpiąć sprzęt Justynie Dobrosz Oracz. Dziennikarka przerwała wywiad. pic.twitter.com/4Jm9Tr7kuG
— Goniec.pl (@GoniecPL) December 10, 2025

TEL AVIV – Izraeli vazhdon të ndalojë hyrjen e gazetarëve të huaj në Gaza

9 December 2025 at 15:49

TEL AVIV, 9 dhjetor /ATSH-DPA/ – Gazetarët ndërkombëtarë ende nuk lejohen të udhëtojnë në mënyrë të pavarur drejt Rripit të Gazës për të vlerësuar situatën atje, pavarësisht armëpushimit.

Gjykata e Lartë në Jerusalem zhvilloi sot një tjetër seancë lidhur me peticionin e Shoqatës së Shtypit të Huaj (FPA), e cila kërkon akses për gazetarët në zonën e mbyllur bregdetare.

Gjykata i dha sërish qeverisë izraelite një shtyrje tjetër për paraqitjen e qëndrimit të saj.

Sipas FPA-së, kjo është hera e nëntë që shtyhet afati që prej dorëzimit të peticionit në shtator të vitit të kaluar.

Qeveria ka afat deri më 21 dhjetor për të dorëzuar me shkrim pozicionin e saj.

Në një deklaratë, Shoqata e Shtypit të Huaj e quajti situatën “përtej absurdit”.

“Jemi të zhgënjyer që qeveria vazhdon të tërheqë procesin dhe thellësisht të dëshpëruar që gjykata e lejon këtë,” thuhet në deklaratë.

FPA-ja shton se këto vonesa të përsëritura “i kanë privuar njerëzit në mbarë botën nga një pasqyrë më e plotë e kushteve në Gaza dhe kanë tallur procesin ligjor”.

Aksesi në Rripin e Gazës kontrollohet plotësisht nga Izraeli.

Që nga fillimi i luftës në Gaza mbi dy vjet më parë, gazetarët e huaj kanë mundur të vizitojnë territorin vetëm në raste të rralla dhe gjithmonë të shoqëruar nga ushtria izraelite, duke parë vetëm zona të caktuara.

Një armëpushim i brishtë është në fuqi që nga 10 tetori.

Në gusht, presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje autoriteteve izraelite të lejojnë gazetarët të hyjnë në Rripin e Gazës./   /Ad.Ab./

The post TEL AVIV – Izraeli vazhdon të ndalojë hyrjen e gazetarëve të huaj në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Raporti/ 67 gazetarë të vrarë nga luftërat në 12 muajt e fundit

By: Brisi
9 December 2025 at 13:55

Gjashtëdhjetë e shtatë gazetarë janë vrarë gjatë 12 muajve të fundit, si pasojë e punës së tyre, u tha në raportin e ri të Reporterëve pa Kufij, organizatë që e cilësoi vitin 2025 si “vit vdekjeprurës për gazetarët”. “Gazetarët thjesht nuk vdesin, ata vriten. Numri i gazetarëve të vrarë është rritur sërish për shkak të […]

The post Raporti/ 67 gazetarë të vrarë nga luftërat në 12 muajt e fundit appeared first on BoldNews.al.

Trump ofendon gazetaren e ABC News, e quan të bezdisshme

9 December 2025 at 10:35


Presidenti amerikan Donald Trump të hënën sulmoi ashpër një gazetare të ABC News, pasi ajo e shtyu atë për komentet e tij në lidhje me sulmet ushtarake kontroverse ndaj anijeve të dyshuara për drogë, duke shënuar rastin më të fundit në javët e fundit të presidentit që kritikon një gazetare femër.

Rachel Scott e ABC e pyeti Trump nëse do t'i jepte udhëzime Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, për të publikuar videon e një sulmi të dytë që synonte mbetjet e një anijeje më 2 shtator, pasi ai tha javën e kaluar se "nuk do të kishte problem" të publikonte pamjet.

"Unë nuk e thashë këtë. Ju thatë atë, unë nuk e thashë atë", tha Trump, duke kundërshtuar premisën, transmeton Telegrafi.

Pasi Scott i bëri presion Trump për këtë çështje, presidenti e përqeshi atë si "reporteren më të bezdisshme në të gjithë vendin".

"Më lejoni t'ju them vetëm, ju jeni një gazetare e bezdisshme - një gazetare e tmerrshme. Dhe është gjithmonë e njëjta gjë me ju. Ju thashë, çfarëdo që Pete Hegseth dëshiron të bëjë është në rregull për mua", tha Trump.

Ai është përplasur me Scott edhe më parë, përfshirë vitin e kaluar gjatë një eventi të Shoqatës Kombëtare të Gazetarëve me Ngjyrë gjatë fushatës së vitit 2024.

E hëna shënon gjithashtu një tjetër rast të Trump që sulmon një gazetare femër.

Gjatë një takimi me gazetarët në bordin e Air Force One muajin e kaluar, Trump i mbylli gojën një gazetareje të Bloomberg News duke i thënë: "Hesht, derrkuce".

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, i hodhi poshtë këto komente si një shembull të sinqeritetit të presidentit.

Presidenti në Truth Social sulmoi një gazetare femër të New York Times, e cila ishte bashkautore e një artikulli rreth agjendës së tij dhe nëse ai po tregon shenja lodhjeje, duke e quajtur "të shëmtuar, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë".

Dhe Trump në Ditën e Falënderimeve e pyeti korrespondenten e CBS News, Nancy Cordes, nëse ajo ishte "budallaqe" pasi Cordes e pyeti Trumpin rreth procedurave të verifikimit për shtetasit afganë pas një të shtëne në Uashington, D.C. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Gazetarja Nika Novak zhduket nga burgu në Siberi

By: armand
1 December 2025 at 20:56

Ish-bashkëpunëtorja e Radios Evropa e Lirë, Nika Novak e cila u dënua me burgim vitin e kaluar nga një gjykatë ruse për shkak të ushtrimit të detyrës së saj profesionale – është zhdukur nga një qendër korrektuese në Siberi, tha avokatja e saj të hënën. Julia Kuznetsova tha në një postim në rrjetet sociale se […]

The post Gazetarja Nika Novak zhduket nga burgu në Siberi appeared first on BoldNews.al.

Albana Vokshi para Komisionit të Venecias: Gazetarët kërcënohen e intimidohen

By: Ela
21 October 2025 at 13:57

Deputetja demokrate Albana Vokshi tha para Komisionit të Venecias se gazetarët në Shqipëri kërcënohen e intimidohen. “Para një muaji kishim edhe mbylljen e medias së tretë më të madhe në vend, “Focus Media Grup”. 200 gazetarë nuk u lanë të hyjnë në zyrat e tyre. Dosjet që rrezikojnë jetën e tyre dhe të burimeve nuk […]

The post Albana Vokshi para Komisionit të Venecias: Gazetarët kërcënohen e intimidohen appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Dhjetëra gazetarë të mediave ”braktisin” Pentagonin

18 October 2025 at 10:51

UASHINGTON, 18 tetor /ATSH/ – Dhjetëra gazetarë u larguan nga Pentagoni në shenjë proteste ndaj kufizimeve të reja të vendosura nga administrata Trump, duke i cituar rregullat e tij si një kërcënim për lirinë e shtypit, shkruan euronews.com.

Dhjetëra gazetarë dorëzuan kartat e hyrjes dhe u larguan nga Pentagoni në shenjë proteste ndaj kufizimeve të vendosura nga administrata Trump në punën e tyre.

Administrata Trump ka thënë se rregullat e reja ishin “të shëndosha” për të ndihmuar në rregullimin e një shtypi “shumë shkatërrues”.

Vendimet e tyre ishin pothuajse unanime në refuzimin e rregullave të reja të vendosura nga Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth që do t’i linin gazetarët të cenueshëm ndaj dëbimit nëse do të kërkonin të raportonin mbi informacione të klasifikuara ose ndryshe të pamiratuara për publikim.

“Është e trishtueshme, por jam gjithashtu shumë krenare për trupën e shtypit që e bashkuam”, tha Nancy Youssef, një gazetare për The Atlantic, e cila ka qwnë reportere në Pentagon që nga viti 2007.

Rregullat në Pentagon erdhën muaj pas një shkeljeje të rëndësishme të sigurisë kur doli lajmi se Hegseth kishte ndarë dy herë planet e sulmit ushtarak në telefonin e tij privat me gruan, vëllain dhe avokatin e tij personal.

Megjithatë, është e paqartë se çfarë ndikimi praktik do të ketë rregullorja e re, megjithëse organizatat e lajmeve u zotuan se do të vazhdonin mbulimin e fuqishëm të ushtrisë pavarësisht nga pikëpamja.

Trump mbështet rregullat e reja

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë të martën, Trump mbështeti rregullat e reja të sekretarit të tij të mbrojtjes.

“Mendoj se ai e konsideron shtypin shumë shkatërrues në aspektin e paqes botërore”, tha Trump.

“Shtypi është shumë i pandershëm”, shtoi ai.

Edhe para se të nxirrte politikën e tij të re për shtypin, Hegseth, një ish-prezantues i Fox News Channel, kishte penguar sistematikisht rrjedhën e informacionit.

Sipas raportimeve, ai ka mbajtur vetëm dy konferenca zyrtare për shtyp, u ka ndaluar gazetarëve të hyjnë në shumë pjesë të Pentagonit pa shoqërim dhe ka nisur hetime mbi rrjedhjet e informacionit në media.   /os/

The post SHBA – Dhjetëra gazetarë të mediave ”braktisin” Pentagonin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presion shtetëror ndaj gazetarëve shqiptarë, UGSH – autoriteteve serbe: Rrespetoni ligjin

By: Ela
11 October 2025 at 13:14

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) denoncon kontrollet e gjata dhe presionin psikologjik ndaj gazetarëve sportivë shqiptarë në Serbi. Pesë gazetarë audiovizivë u përballën me mbajtje pasaportash, pyetje provokuese dhe intervista të tejzgjatura gjatë kalimit në aeroportin e Beogradit dhe në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut. AGSH thekson se sjellje të tilla janë të papranueshme […]

The post Presion shtetëror ndaj gazetarëve shqiptarë, UGSH – autoriteteve serbe: Rrespetoni ligjin appeared first on BoldNews.al.

Reagimi i ministrit të Ramës ndaj gazetares së Piranjave, AGSH: Sjellje e papranueshme seksiste

By: Ela
5 October 2025 at 12:52

Ministri Ervin Demo, ish kryebashkiak i Beratit, iu përgjigj pyetjeve të gazetares së Piranjave duke i thënë se “Je shumë simpatike!”. Ndaj kësaj sjellje të ministrit të Ramës ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH). Ata shprehen se një ministër i qeverisë shqiptare duhet të jetë shembull i respektit institucional dhe etik ndaj përfaqësuesve […]

The post Reagimi i ministrit të Ramës ndaj gazetares së Piranjave, AGSH: Sjellje e papranueshme seksiste appeared first on BoldNews.al.

Rama “u mbyll gojën” gazetarëve: Duhet të më pyesni vetëm për këtë që dua unë

By: Ardit
3 October 2025 at 12:48

Edi Rama doli në një konferencë të stërgjatë sot për mediat lidhur me ligjin për lirimin e hapësirave publike. Por në fund të saj, ai u tha gazetarëve se nuk do u përgjigjet pyetjeve. Rama i sulmoi gazetarët duke thënë se do përgjigjet vetëm për çështjen e ndërtimeve pa leje, për të cilën foli gjatë […]

The post Rama “u mbyll gojën” gazetarëve: Duhet të më pyesni vetëm për këtë që dua unë appeared first on BoldNews.al.

‘Safe Journalists’ dhe organizatat partnere kundër kufizimeve për gazetarët në Kuvend/ LETËR Peleshit

By: Ela
19 September 2025 at 11:10

Rrjeti SafeJournalists, në bashkëpunim me partnerët e Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe organizatat për lirinë e medias në Shqipëri, i është drejtuar me një letër të hapur Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për të shprehur shqetësimet serioze lidhur me propozimet për kufizimin e qasjes së gazetarëve në ambientet e Parlamentit. […]

The post ‘Safe Journalists’ dhe organizatat partnere kundër kufizimeve për gazetarët në Kuvend/ LETËR Peleshit appeared first on BoldNews.al.

Kufizimi i gazetarëve në Kuvend, Zhupa: E papranueshme, minon të drejtën e qytetarëve për t’u informuar

By: Elva
17 September 2025 at 13:54

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj planit të bërë publik për kufizimin e gazetarëve dhe kamerave në seancat plenare dhe në ambientet e oborrit të Kuvendit. Zhupa e cilëson këtë nismë si një “monopolizim me regji” të informacionit nën kontrollin e mazhorancës, duke theksuar se një vendim i tillë cenon rëndë lirinë […]

The post Kufizimi i gazetarëve në Kuvend, Zhupa: E papranueshme, minon të drejtën e qytetarëve për t’u informuar appeared first on BoldNews.al.

PS planifikon kufizimin e gazetarëve dhe mediave në Kuvend, AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

By: Ela
17 September 2025 at 12:24

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka shprehur publikisht shqetësimin e tij lidhur me një nismë të mundshme nga Partia Socialiste, e cila, sipas tyre, synon të kufizojë praninë e mediave në ambientet e Kuvendit. Në një reagim në rrjetet sociale, AGSH bën me dije se planet përfshijnë ndalimin e përdorimit të kamerave në sallën ku […]

The post PS planifikon kufizimin e gazetarëve dhe mediave në Kuvend, AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit appeared first on BoldNews.al.

I dhunoi në stadium/ Sinan Idrizi i shpall gazetarët ‘agjentë të kamufluar”: Kishin armë të sofistikuara

By: armand
14 September 2025 at 16:40

Pasditen e së shtunës, në stadiumin “Selman Stërmasi”, gazetari Edon Kuqi i emisionit investigativ “Piranjat” dhe operatori i tij u përballën me një incident serioz që ngre shqetësime për lirinë e medias në Shqipëri. Ekipi i “Piranjave” ishte në stadium për të marrë përgjigje nga Sinan Idrizi, aksioneri kryesor i Air Albania dhe presidenti i […]

The post I dhunoi në stadium/ Sinan Idrizi i shpall gazetarët ‘agjentë të kamufluar”: Kishin armë të sofistikuara appeared first on BoldNews.al.

Sinani i ‘Lasgushit’ dhe ‘Ismailit’ që dhunon gazetarët

By: Ela
13 September 2025 at 21:51

Nga Luçiano Boçi Një tjetër sulm i radhës është realizuar sot. Objekt ishin gazetarët e ‘Piranjave’, emisionit të njohur investigativ. Këtu asgjë nuk është e rastit. Dhunuesit janë ‘biznesmenë’ të oborrit të Ramës, të profilit ‘të paprekshëm’ nga shteti alias ligji, Sinan Idrizi dhe Refik Halili. Arroganca e tyre dhe sjellja brutale me gazetarët buron […]

The post Sinani i ‘Lasgushit’ dhe ‘Ismailit’ që dhunon gazetarët appeared first on BoldNews.al.

Sinan Idrizi dhe Refik Halili dhunojnë gazetarët e Piranjave (Video)

By: Ela
13 September 2025 at 19:39

Pasditen e së shtunës, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ekipi i xhirimit të emisionit investigativ “Piranjat” u përball me një akt dhune dhe kërcënimi, teksa po kryente detyrën e tij. Gazetari dhe operatori ndodheshin aty për të pyetur aksionerin kryesor të kompanisë Air Albania, Sinan Idrizi, lidhur me largimin nga puna të dy sanitareve të kompanisë, […]

The post Sinan Idrizi dhe Refik Halili dhunojnë gazetarët e Piranjave (Video) appeared first on BoldNews.al.

Tiranë/ 67-vjeçari godet me telefon në kurriz gazetaren, rojet privati i dëmtojnë kamerën

5 September 2025 at 12:21

Dy punonjës të medias, një gazetare dhe një kameraman, kanë rënë pre e një sulmi të dhunshëm ndaj tyre gjatë kryerjes së detyrës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa sipas autoriteteve, shtetasin F. M., 67 vjeç ka goditur me telefon në kurriz gazetaren D.B., ndërsa dy rojet private, Q. L., 64 vjeç dhe H. […]

The post Tiranë/ 67-vjeçari godet me telefon në kurriz gazetaren, rojet privati i dëmtojnë kamerën appeared first on BoldNews.al.

❌
❌