Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Moment historik në procesin e negociatave me BE-në me hapjen e grup-kapitullit të fundit

18 November 2025 at 09:34

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Shqipëria mbërriti dje në një moment historik në procesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, me hapjen e Grup-Kapitullit V “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, që u mbajt në Bruksel.

Kryeministri Edi Rama ndau sot fotoalbumin e ndalesës në Bruksel, ku hapi dyert shtëpia e re e Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian dhe u mbajt konferenca historike me BE për hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE.

Ky është grup-kapitulli i fundit që hapet për vendin tonë dhe përfaqëson një pikë kthese strategjike, pasi përmbyll formalisht fazën e hapjes së të 33 kapitujve të negociatave brenda një periudhe vetëm njëvjeçare, duke u bërë një prej vendeve me ecurinë më të shpejtë dhe më koherente në rajon në këtë proces.

Kryeministri Rama, ishte në krye të delegacionit shqiptar, së bashku me ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve përgjegjëse, me një axhendë që synon të përcjellë gatishmërinë, maturinë dhe ambicien e Shqipërisë në fazën e re të negociatave.

Pas përfundimit të punimeve, Kryeministri Rama, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së Marta Kos dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës Marie Bjerre (Presidenca e radhës e BE-së) mbajtën një Konferencë të përbashkët për shtyp.

Në Bruksel u organizua edhe ceremonia e çeljes së dyerve të godinës së misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, në vigjilje të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit.

Gjatë ceremonisë, mori pjesë edhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos e cila u shpreh se e ndien veten si ambasadoren e katërt të Shqipërisë në Bruksel.

Ndërsa kryeministri Edi Rama vlerësoi energjinë pozitive që gjen sa herë vjen në Bruksel.

“Dikur, kur vinim, binte shi e bënte ftohtë jashtë dhe binte shi e bënte ftohtë brenda. Tashmë është ndryshe. Çfarëdo të ketë jashtë, brenda bën ngrohtë dhe është plot energji pozitive, fytyra pozitive dhe buzëqeshje të këndshme”, tha Rama

/gj.m/j.p/

The post Moment historik në procesin e negociatave me BE-në me hapjen e grup-kapitullit të fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Edhe 100 herë po ta kërkonte Italia, do ta bëja marrëveshjen për emigrantët

13 November 2025 at 16:24

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen italiane Giorgia Meloni, se projektet e përbashkëta mes dy vendeve i shërbejnë jo vetëm Shqipërisë, por edhe Italisë.

I pyetur nga gazetari italian i televizioni Rai 3, nëse ka pendesë për protokollin e marrëveshjes për kampin e refugjatëve që po qëndron pezull prej dy vitesh, për shkak të Gjykatës së Drejtësisë Evropiane dhe asaj të Magjistraturës Italiane, Rama tha se kur bëhet fjalë për Italinë, të njëjtën marrëveshje do e përsëriste një mijë herë, nëse e kërkon Italia.

“E kam thënë që në fillim, me Italinë, unë do të vazhdoj ta bëj këtë bashkëpunim 100 herë, edhe pse 100 herë të tjera do të vazhdoni të jeni kundër dhe me vendet e tjera jo. Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarëdo që i vjen ndër mend”, pohoi Kryeministri Rama.

/e.i/a.f/

The post Rama: Edhe 100 herë po ta kërkonte Italia, do ta bëja marrëveshjen për emigrantët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë (VIDEO)

By: V K
9 November 2025 at 13:05

Imazhe të Donald Trump-it që duket se mbyll sytë gjatë një konference në Zyrën Ovale këtë javë, u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale këtë fundjavë, me kundërshtarët e presidentit që ngritën pyetje rreth performancës së Trump-it në detyrë.

Trump po merrte pjesë në një konferencë të enjten në lidhje me uljen e çmimeve për ilaçe për humbje peshe, ku ishte së bashku me zyrtarë të tjerë. Në disa momente, sytë e Trump-it dukeshin të mbyllur, dhe në të tjera ai dukej se përpiqej t’i mbante hapur. Ai fërkonte sytë herë pas here.

Imazhet shkaktuan kritika të menjëhershme nga kundërshtarët e Trump-it. Zyra e shtypit e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, një prej kundërshtarëve kryesorë të presidentit, postoi imazhe.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Taylor Rogers, tha në një deklaratë për CNN se presidenti nuk po flinte.

Ajo u shpreh se në fakt, presidenti foli gjatë gjithë kohës dhe mori shumë pyetje nga mediat gjatë konferencës, ku u njoftua një ulje historike e çmimeve për amerikanët për dy ilaçe që ndihmojnë amerikanët që luftojnë me diabetin, sëmundjet e zemrës, obezitetin dhe të tjera.

Trump shfaqet rregullisht në publik dhe merr pjesë në seanca të gjata pyetje-përgjigje me gazetarët.

Një ditë para konferencës të së enjtes, Trump udhëtoi në Miami për një fjalim ekonomik që zgjati më shumë se një orë. Ai gjithashtu përfundoi një udhëtim në Azi në fund të muajit të kaluar.

Megjithatë, pyetjet për shëndetin e Trump-it kanë vazhduar që kur ai mori detyrën si njeriu më i moshuar ndonjëherë që është zgjedhur në këtë post. Presidenti 79-vjeçar tha muajin e kaluar se kishte bërë një rezonancë magnetike (MRI) gjatë një kontrolli në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed, pa treguar pse.

Gjatë verës, Shtëpia e Bardhë njoftoi se mjekët kishin ekzaminuar Trump-in për ënjtje në këmbë dhe e kishin diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje në të cilën valvulat brenda disa venave nuk funksionojnë siç duhet, gjë që mund të lejojë gjakun të grumbullohet në to.

Të gjithë presidentët, në disa momente, janë dukur të lodhur në publik. Edhe presidenti Barack Obama, shumë më i ri në moshë ndonjëherë fërkonte sytë gjatë samiteve të gjata.

Trump ka kritikuar ashpër ish-presidentin Joe Biden për mungesë gjallërie, duke e quajtur “Sleepy Joe” në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Biden, presidenti më i moshuar në histori, është parë gjithashtu në disa momente duke mbyllur sytë gjatë eventeve publike./CNN

 

DOZY DON IS BACK! pic.twitter.com/TQHaMi9YaF

— Governor Newsom Press Office (@GovPressOffice) November 7, 2025

The post Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Konferenca e Investimeve EU-WB6, Rama: Sukses që duam ta kthejmë në traditë në Tiranë

By: Fax Web
19 October 2025 at 10:28

Forumi i parë i Investimeve Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor, që zhvilloi punimet përgjatë dy ditëve (13-14 tetor) në Tiranë, konsiderohet si një platformë strategjike në integrimin ekonomik të rajonit me Bashkimin Evropian.

Gjatë podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama vlerësoi sot këtë event të rëndësishëm, ndërsa u shpreh se konferenca e parë e këtij lloji në Tiranë ka qenë një sukses.

“Por një sukses që ne duam jo vetëm ta përsërisim, por duam ta kemi edhe më domethënëse vitin e ardhshëm, sepse duam që kjo Konferencë e Investimeve të kthehet në një traditë këtu në Tiranë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se synon që kjo konferencë të kthehet në një nga ato forume ndërkombëtare në Europës që krijojnë shumë interes, që tërheqin shumë protagonistë dhe që krijojnë më pas edhe shumë impakt.

Forumi i parë i Investimeve Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor, mbështetur nga Komisioni Evropian, synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Forumi inkurajoi dialogun midis investitorëve të rëndësishëm, liderëve politikë dhe udhëheqësve të biznesit, duke vënë theksin tek fuqia e investimeve strategjike në transformimin ekonomik të vendeve.

Po ashtu gjatë kësaj konference u morën në analizë përvojat konkrete të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEE), të cilat kanë shënuar histori suksesi në zhvillimin e tyre ekonomik, pas anëtarësimit.

E pranishme në çeljen e punimeve të kësaj konference ishte edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cila iu adresua me një fjalë përshëndetëse.

Zhvillimi i Forumit përbën një moment strategjik në integrimin ekonomik të rajonit me Bashkimin Evropian. Ai ofron mundësi për të tërhequr investimet e huaja direkte, për të nxitur inovacionin dhe për të përshpejtuar integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, duke nxitur në këtë mënyrë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në rajon.

Në kuadër të Forumit u shkëmbyen një seri letrash qëllimi (LOI) që i paraprijnë marrëveshjeve mes vendeve me interes të ndërsjellë.

Ibrahimaj: Hapa konkretë për të forcuar lidhjen midis arsimit dhe ekonomisë reale

10 October 2025 at 21:46

TIRANË, 10 tetor /ATSH/ Konferenca e Dytë Ndërkombëtare me temë “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës, sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri, Kosovë dhe rajon” bëri bashkë akademikë të shquar dhe personalitete politike nga vendi dhe Kosova.

Ministrja e Ekonomisë dhe e Inovacionit, Delina Ibrahimaj e vlerësoi konferencën si një ngjarje me rëndësi për shpresat dhe zgjedhjet e qytetarëve tanë dhe shoqërisë sonë për t’u përshtatur ndaj ndryshimeve që po ndodhin, të cilat kërkojnë një qasje të re politike, që të lidh arsimin, trajnimin profesional, inovacionin dhe punësimin në një sistem të vetëm dinamik dhe elastik.

“Në këtë frymë, Shqipëria ka ndërmarrë hapa konkretë për të forcuar lidhjen midis arsimit dhe ekonomisë reale. Janë përditësuar kurrikulat profesionale, janë zhvilluar programe të reja për aftësi në energji të rinovueshme, siguri kibernetike, turizëm dhe teknologji informacioni, ndërsa bashkëpunimi me biznesin është bërë tashmë pjesë e qeverisjes së arsimit profesional”, tha Ibrahimaj.

“Ky bashkëpunim, shtoj ajo, është thelbësor sepse asnjë sistem arsimor nuk mund të funksionojë i shkëputur nga ekonomia që kërkon t’i shërbejë. Puna dhe arsimi janë bërë pjesë e një cikli të pandarë që kërkon mësim të vazhdueshëm, rikualifikim dhe përmirësim të aftësive. Në këtë drejtim, po promovojmë një kulturë të të nxënit gjatë gjithë jetës, me programe për aftësi digjitale, soft skills, si dhe përfshirjen e “mikro-kualifikimeve” që u japin njerëzve më shumë fleksibilitet për t’u zhvilluar profesionalisht”.

“Në partneritet me sektorin privat, po zgjerojmë aksesin në trajnime praktike, ndërsa digjitalizimi po e bën procesin më gjithëpërfshirës. Platforma puna.gov.al po i lidh qytetarët me vendet e punës në kohë reale, ndërsa aplikacionet e reja me inteligjencë artificiale po ndihmojnë të rinjtë të orientojnë karrierën e tyre me më shumë vetëdije dhe efikasitet. E ardhmja jonë varet nga mënyra si do të investojmë sot në njerëz; në aftësi, dije dhe mundësi”, tha Ibrahimaj.

Punimet shkencore trajtuan çështjen e krizës demografike, potencialin e zhvillimit ekonomik në dekadat e ardhshme, integrimin në Bashkimin Europian dhe lëvizjen e lirë të njerëzve, dijes dhe kapitaleve; sfidat dhe mundësitë për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm. Gjithashtu u paraqitën kërkime ndërdisiplinore, që nga ekonomia e sociologjia, tek politikat e arsimit, teknologjisë dhe punësimit; dixhitalizimi, automatizimi dhe inteligjenca artificiale e më gjerë, në kuadrin e një një debati më të gjerë mbi vetë kuptimin e zhvillimit, në një kohë kur ekonomia globale përballet me pasiguri, me kriza energjetike, klimaterike e gjeopolitike, si një domosdoshmëri për të rishikuar mënyrën se si e matim dhe e kuptojmë progresin.

Pas sesionit të sotëm, punimet do të vazhdojnë në disa panele të tjera tematike gjatë dy ditëve të konferencës në mjediset e Akademisë së Shkencave.

68 kumtues: profesorë, studiues dhe ekspertë nga 10 universitete dhe institute kërkimore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi , do të paraqesin rezultatet e kërkimeve të tyre shkencore dhe propozime për politika të reja zhvillimore.

/e.i/a.f/

The post Ibrahimaj: Hapa konkretë për të forcuar lidhjen midis arsimit dhe ekonomisë reale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Silvinjo: Të përqendruar dhe të motivuar për të dhënë maksimumin

10 October 2025 at 18:59

TIRANË, 10 tetor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndaj Serbisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Në prag të kësaj sfide, trajneri Silvinjo gjatë konferencës zyrtare për media, e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, ku do të luhet ndeshja, tha se skuadra do të hyjë në fushë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv.

Tekniku i kuqezinjve u shpreh se ndeshja me Serbinë është më e rëndësishme në këtë moment dhe se synimi është për të marrë maksimumin në këtë duel mes dy rivalëve kryesorë për fazën play-off.

“Të gjithë ndeshjet janë të rëndësishme. Sot po, absolutisht. Një muaj më parë ishte ndaj Letonisë, nëse nuk fitonim nuk do kishte sens. Nëse fitojmë, do jetë me Andorrën në vazhdim më e rëndësishmja. Është emblematike dhe e bukur, siç e kemi parë edhe në Tiranë. Besoj do jetë e bukur”, tha Silvinjo.

Silvinjo tha se kjo është një ndjeshje e bukur për t’u luajtur.

“Kemi pasur stërvitje të vazhdueshme në Tiranë, duke përdorur videot, duke shkuar në fushë dhe duke korrigjuar. Dje kemi zhvilluar stërvitje të nivelit të lartë. Të gjithë të gatshëm dhe i janë përgjigjur stërvitjes.Nesër duhet të zgjedhim lojtarët që do dalin në fushë. Nuk më shqetëson mungesa e golit, është pika e fundit e futbollit. Sigurisht që ndërtohet për të shkuar te goli. Kam besim te gjithë lojtarët dhe të gjithë mund të përgjigjen atyre që kemi përgatitur gjatë stërvitjeve. Jam i sigurt që secili prej tyre është i gatshëm për të hyrë në fushë dhe për të shënuar”, vijoi ai.

“Futbolli është i paparashikueshëm, e përsërit këtë. Për këtë arsye nuk mund të vendosim baste. Unë jam një trajner, kam qenë lojtar 15-16 vite, me modesti them në nivelet më të larta. Kam bërë një Botëror si asistent dhe një Europian me Shqipërinë. Nuk kam parë kurrë një ndeshje që fitohet pa e nisur”, cilësoi trajneri Silvinjo.

Sipas tij, “kjo është skuadër e fortë me vlerë të rëndësishme individuale në kampionate të rëndësishme. Ne në shtëpi kemi luajtur dhe jemi rritur shumë pas një Europiani ku bëmë eksperiencë. Çdo gjë mund të ndodhë në 90 minuta, e dimë ne dhe ata, sipas meje nuk ka përqindje, por vetëm të dalësh me intensitet e luash me zemër e shpirt. Pastaj të shohim, unë kam besim të plotë te skuadra jonë”.

I pyetur nga gazetarët nëse i frikësohet shkarkimit në rast humbjeje të kësaj ndeshjeje, Silvinjo tha se është i lumtur te Shqipëria, por ashtu si një lojtar, e ardhmja është një ditë këtu, një ditë atje.

“Nuk jemi të përjetshëm”, theksoi ai.

“Ata janë një skuadër shumë e fortë, lojtarë individualisht luan në kampionate të forta, shënojnë, luajnë një lojë të fortë fizike, janë të mirë në një kundër një, në fazën ofensive janë lojtarë të rëndësishëm, që shënojnë, kanë agresivitet. Më kujtohet në 2018, Brazili bëri Botërorin, në ndeshjen e tretë në Rusi me Serbinë, studiuam të gjitha ekipet. Është një ekip ndryshe tani, por Kostiç është ende aktiv. Ky është një ekip që ka shumë kualitet, një ekip i mirë, mund të them 2-3 emra por janë 5-6-7 të tillë. A kanë lojtarë të fortë? Po”, tha Silvinjo.

/e.i/a.f/

The post Silvinjo: Të përqendruar dhe të motivuar për të dhënë maksimumin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konferenca e NATO-s në Tiranë, Tafa: Siguria kibernetike, gur themeli i sovranitetit kombëtar

9 October 2025 at 09:29

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa u shpreh sot se siguria kibernetike mbetet një nga sfidat e epokës ku jetojmë.

Në konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, dhe përfaqësues të 32 vendeve anëtare të Aleancës së NATO-s, drejtuesi i AKSK-së e cilësoi këtë aktivitet si një takim që mishëron këmbënguljen e përbashkët për të forcuar mbrojtjen e përgjithshme kibernetike në epokën digjitale me anë të optimizimit të aleancës.

“Kjo ndodh kur kufijtë mes paqes dhe konflikteve janë gjithnjë duke u formësuar ndryshe, por brenda lëmit digjital. Siguria kibernetike është një nga sfidat më të rëndësishme të epokës sonë. Nuk është një çështje teknike, por gur themeli i sovranitetit kombëtar dhe një përgjegjësi që e ndajmë të gjithë”, tha Tafa.

“Gjatë viteve të fundit është bërë më e dukshme që mbrojtja kibernetike nuk është thjesht një gjë e ndarë nga mbrojtja e një vendi, jo një shtesë, por pjesë përbërëse. Struktura shqiptare në sektorin publik dhe privat nuk ka qenë imune ndaj sulmeve kibernetike të sponsorizuara nga shtete të ndryshme. Këto sfida kanë testuar rezistencën tonë, por kanë fuqizuar edhe vendosmërinë për të vepruar dhe për ta bërë sa më funksional lëmin digjital dhe kibernetik”, pohoi ai.

Tafa u shpreh se në këtë përballje me kërcënimet digjitale, vendi ynë nuk ka qenë vetëm.

“Solidariteti i aleatëve të NATO-s me anë të mbështetjes teknike ka qenë instrumentale për të forcuar mbrojtjen tonë. Nën udhëheqjen e Kryeministrit Edi Rama ne kemi ecur përpara në teknologjinë e fundit sa i përket arritjeve të avancuara dhe shndërrimi ynë është përqendruar në modernizimin e infrastrukturës digjitale shtetërore”, cilësoi Tafa.

Por, sipas tij, për t’u bërë ballë sulmeve në të ardhmen, duhen përforcuar strukturat e ndryshme shtetërore, duke forcuar besimin mes partnerëve të brendshëm dhe të huaj.

“Duke çuar para novacionin, por duke ngushtuar hendekun që ekziston kemi promovuar nisma kolektive që kërkojnë përforcimin e rezistencës tonë. Në veçanti jemi përqendruar te fuqizimi për kërcënime të ndryshme, kemi realizuar ushtrime për mbrojtjen kibernetike. Kjo punë me aleatët vazhdon të përforcojë jo vetëm mbrojtjen tonë të përbashkët, por edhe ekosistemit tonë digjital”, përfundoi Tafa.

/e.i/j.p/

The post Konferenca e NATO-s në Tiranë, Tafa: Siguria kibernetike, gur themeli i sovranitetit kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbahet në Tiranë konferenca e NATO-s. Mark Rutte: Rrisim shpenzimet për mbrojtjen kibernetike

By: lindita
9 October 2025 at 09:27

Mbahet sot dhe nesër në Tiranë konferenca e NATO-s për mbrojtjen kibernetike. Delegacionet e 32 vendeve të NATO-s do të diskutojnë lidhur me mbrojtjen kibernetike. Në një mesazh drejtuar konferencës në Tiranë, shefi i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se vendet anëtare po rrisin shpenzimet për mbrojtjen kibernetike. “Sot tastiera është armë lufte, shënjestron shoqëritë tona çdo ditë…

Source

Rama “u mbyll gojën” gazetarëve: Duhet të më pyesni vetëm për këtë që dua unë

By: Ardit
3 October 2025 at 12:48

Edi Rama doli në një konferencë të stërgjatë sot për mediat lidhur me ligjin për lirimin e hapësirave publike. Por në fund të saj, ai u tha gazetarëve se nuk do u përgjigjet pyetjeve. Rama i sulmoi gazetarët duke thënë se do përgjigjet vetëm për çështjen e ndërtimeve pa leje, për të cilën foli gjatë […]

The post Rama “u mbyll gojën” gazetarëve: Duhet të më pyesni vetëm për këtë që dua unë appeared first on BoldNews.al.

Kostani: Inteligjenca Artificiale, integrim në çdo sektor shtetëror

1 October 2025 at 19:01

TIRANË, 1 tetor /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ishte pjesë e diskutimeve gjatë forumit vjetor të SASPAC  “Platforma e dialogut me palët e interesuara për ndihmën e huaj në Shqipëri”.

Drejtoresha e Drejtorisë së Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve të e-Qeverisjes me Financim të Huaj, Romina Kostani u shpreh në forum se Inteligjenca Artificale po integrohet në çdo sektor shtetëror.

Ajo ishte e pranishme në panelin mbi koordinimin dhe sinergjitë për investimet strategjike ku foli për aspiratat digjitale të Shqipërisë.

Sipas Kostanit, disa nga iniciativat në punë e sipër janë ndërlidhje e sistemeve kombëtare me platformat e BE-së, për qasje të barabartë në shërbimet digjitale, sistemi i ri i prokurimit me AI, portofoli i Identitetit Digjital, ndërsa në fazën finale është strategjia kombëtare e AI 2030.

Kostani u shpreh se sakaq vijon puna për jetësimin e projekteve me mbështetjen e instrumentit WBIF të Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesja e AKSHI-t u ndal edhe projektet e tjera, si zgjerimi kombëtar i rrjetit qeveritar GovNet, SmartLabs faza III, laboratorë digjitalë në 654 shkolla, studim fizibiliteti për ngritjen e Qendrës Kombëtare për Kompjuterikë të Avancuar, Smart Cities dhe studim fizibiliteti për projektin pilot në tre qytete, në Durrës, Korçë dhe Vlorë.

Gjatë fjalës së saj, Kostani theksoi se “koordinimi me AKSHI-n mbetet kyç për shmangien e mbivendosjeve dhe për të maksimizuar ndikimin e investimeve digjitale”.

“Nevojiten mekanizma bashkëpunimi të shpejtë dhe të adaptueshëm, që përputhen me ritmin që kërkon teknologjia”, tha Kostani.

Konferenca “Platforma e dialogut me palët e interesuara për ndihmën e huaj në Shqipëri” është një forum i rëndësishëm dedikuar diskutimit mbi sfidat dhe zgjidhjet efikase në drejtim të përdorimit të mbështetjes ndërkombëtare.

/e.i/j.p/

The post Kostani: Inteligjenca Artificiale, integrim në çdo sektor shtetëror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VanHorn: SHBA pret integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm

10 September 2025 at 17:44

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Sot, në Tiranë u zhvillua konferenca rajonale e OSBE-së, me temë “Lidhja midis trafikimit të drogave të paligjshme dhe krimeve të dhunshme, prirjet dhe kërcënimet e fundit kombëtare dhe rajonale”.

E Ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy VanHorn mbajti fjalën e saj të rastit në këtë konferencë ku të pranishëm ishin edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michael Tarran, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi etj.

VanHorn u shpreh se “temat e kësaj konference, lufta kundër organizatave kriminale dhe trafikimit të drogës janë ndër prioritet më të larta për Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë, pasi të dyja minojnë sigurinë globale, paraqesin rreziqe për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë dhe kërcënojnë stabilitetin në mbarë botën”.

VanHorn falënderoi oficerët e policisë, prokurorët dhe hetuesit për punën e tyre.

“Krimi dhe drogat e paligjshme kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare dhe Presidenti Trump ka kërkuar që çdo politikë dhe dollar ndihme të çojnë përpara interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Presidenti Trump gjithashtu ka udhëzuar qeverinë tonë të punojë drejt eliminimit të plotë të grupeve të krimit të organizuar, dhe ky është fokusi ynë. Për ta arritur këtë, ne do të thellojmë bashkëpunimin me qeveritë që përputhen me këtë nivel fokusi dhe angazhimi. Puna jonë do të bazohet në interesa të përbashkëta konkrete, jo në fraza boshe apo ideologji, siç ka theksuar Sekretari Rubio”, pohoi VanHorn.

E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, nënvizoi se programet e ligjzbatimit në Ballkan theksojnë rezultatet dhe ndarjen e barrës, duke pasqyruar politikën tonë të jashtme “Amerika e Para”.

VanHorn u ndal edhe te vizita e fundit e Kryeprokurorit Altin Dumani në Uashington, ku u shpreh se diskutimet u përqendruan në udhëheqjen tonë se si e luftojmë së bashku krimin këtu dhe në Shtetet e Bashkuara.

“Megjithatë, partneriteti i ligjzbatimit midis Departamentit tonë të Drejtësisë dhe SPAK-ut nuk u ndërtua brenda natës. Së bashku, duhet të mbrojmë atë që kemi ndërtuar. SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur. Edhe SPAK-u i nënshtrohet ligjeve të Shqipërisë. Bazuar në ligj, Dumani, sado efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet, sepse mandati i tij ka përfunduar. Procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të Dumanit duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme”, tha ajo.

“Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër. Shtetet e Bashkuara presin integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm, ashtu siç presim për përzgjedhjen e Drejtorit të ardhshëm të BKH-së”, përfundoi VanHorn, duke cilësuar se kjo konferencë do të forcojë aftësitë dhe do të ofrojë mjete të reja në luftën e vazhdueshme dhe të guximshme kundër krimit të organizuar.

Nga punimet e konferencës “Lidhja midis trafikimit të drogave të paligjshme dhe krimeve të dhun...
1 nga 8

/e.i/j.p/

The post VanHorn: SHBA pret integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kualifikueset e Botërorit 2026, Silvinjo: Ndeshja me Letoninë shumë e rëndësishme, kemi bërë vetëm gjysmën e rrugëtimit

29 August 2025 at 13:41

TIRANË, 29 gusht/ATSH/ Pas publikimit të listës, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, doli në konferencën zyrtare për shtyp, ku foli për dy ndeshjet e shtatorit, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese ndaj Letonisë.

Tekniku kuqezi e konsideroi takimin testues ndaj Gjibraltarit si një mundësi të mirë për lojtarët që nuk kanë pasur shumë minuta me Kombëtaren, ndërsa ndeshjen me Letoninë e cilësoi shumë të rëndësishme për objektivat e skuadrës.

Silvinjo tha se “ne kemi bërë rreth 50% të rrugëtimit. Kemi luajtur 4 ndeshje dhe na kanë mbetur edhe 4 ndeshje të tjera për të luajtur. Po luftojmë kundër kohës. Është një ndeshje shumë e rëndësishme që e luajmë në shtëpi, do të përgatitemi mirë. Për sa i përket lojtarëve që mungojnë, fola me Ismajlin, i cili tashmë ka ndërruar klub dhe është transferuar te Torino. Ka një dëmtim të lehtë dhe duhet të jetë i qetë për të qenë në 100% e tij. Si çdo transferim i ri, edhe atij i duhet pak kohë për t’u përshtatur me ambientin e ri dhe klubin”.

“Për sa i përket ndryshimeve në listë, një grup ndryshon kur një lojtar nuk ka se çfarë jep më në Kombëtare dhe kur kam bindjen që është ashtu. Ndryshe, nuk ka pse të ndryshojë asgjë në grup, unë kam besim te të gjithë lojtarët. Nëse marr një shenjë që një lojtar nuk do të stërvitet, atëherë do të jetë jashtë. Unë kam vënë re që të gjithë kanë shumë dëshirë dhe krenari që të vijnë të luajnë me Kombëtaren. Nuk është momenti për të eksperimentuar, sepse kemi ndeshje të fortë përpara. Kemi bërë eksperimente gjatë këtyre dy viteve, por tani nuk është momenti, fokusi është për të fituar ndeshjen”, u shpreh ai.

I pyetur për ndeshjen me Letoninë, tekniku kuqezi tha se do të ketë ndryshime, duke qenë se është edhe një ndeshje miqësore para.

“Kemi lojtarë si Adrian Bajrami, Medon Berisha dhe Pajaziti që kanë luajtur me Kombëtaren U-21, por ende nuk kanë luajtur 45 minuta me Kombëtaren A. Kemi sigurisht dhe shumë lojtarë të tjerë, rreth 20 që jemi pas tyre, por ende nuk ka ardhur momenti i duhur. 4-5 prej tyre janë shumë lojtarë të mirë që po i ndjekim, por ftesa do të vijë në kohën e duhur. Letonia është ekip i fortë, e dimë që është ndeshje e vështirë, e kemi parë ndeshjen e kaluar dhe mund të ketë ndryshime në këtë rast”, u shpreh Silvinjo.

“Për sa i përket Nedim Bajramit dhe Ernest Muçit, të dy kanë bërë një rrugëtim me Kombëtaren shqiptare dhe vijnë me kënaqësi. Nedim Bajrami bëri një rrugëtim në kualifikueset e Europianit të shkëlqyer, ndoshta nuk është në momentin e tij më të mirë. Muçi ka pasur një dëmtim të vogël, por dje luajti 45 minuta dhe kemi folur me të. Janë lojtarë që përgjigjen në fushë për Kombëtaren, kemi besim te këta dy lojtarë”, vijoi ai.

Silvinjo u ndal edhe te dilemat dhe emrat për trajnerin e ri.

Puna me përgatitjen e listës nis shumë kohë më përpara, që nga fillimi i gushtit kur u ktheva nga pushimet. Për sa i përket zgjedhjeve, eksperienca të mëson që një ndeshje si kjo është shumë e rëndësishme. Të sjellësh lojtarë të rinj, ndoshta nuk është momenti i duhur. Duhet të fokusohemi te lojtarët që janë mësuar me stilin e lojës, që marrin përgjegjësi. Ndoshta nuk është momenti i një djaloshi 20-vjeçar, që sigurisht mund të jetë shumë i mirë, por na duhen lojtarë që janë mësuar me skemat tona dhe përgjegjësinë që duhet të marrin. Sigurisht, do të vijë edhe momenti i tyre. Kam folur shumë me stafin, ishte e vështirë, por kemi besim që lojtarët që kemi përzgjedhur do na përgjigjen në fushë”, tha ai.

Kemi 3 lojtarë që kanë bërë një rrugëtim shumë të mirë me Kombëtaren U-21, dhe që nuk kanë luajtur akoma 45 minuta në fushë. Ka limit për sa i përket ndeshjeve miqësore. Nuk mund të bëjmë dot 10 ndryshime, janë vetëm 6. Nuk mund të grumbullojmë dot 30 lojtarë dhe të krijojmë 2 skuadra. Për lojtarë të tillë që kanë bërë rrugëtim me ne prej 3 apo 6 muajsh, Berisha ishte në listën e Europianit por akoma nuk i ka bërë 45 minuta, sigurisht për të tjerët do vijë momenti. Nuk është momenti i duhur, nuk kemi hapësirë kohe. Na duhet të vlerësojmë lojtarët që kemi tani dhe kanë bërë rrugëtim me ne prej një kohe të caktuar”, u shpreh Silvilnjo.

I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për mediet, nëse është Gjibraltari kundërshtari i duhur para Letonisë, trajneri kuqezi tha se kur duhet të zhvillohet një ndeshje miqësore para asaj zyrtare është më e lehtë për t’u menaxhuar.

“Miqësoret të japin mundësinë për të parë lojtarë që nuk kanë marrë shumë minuta, të marrësh përgjigje dhe t’i japësh përgjegjësi lojtarëve që nuk mund të luajnë. Do të jetë ndeshje e mirë për t’u testuar. Nuk është ndoshta momenti më i mirë për lojtarët, sepse mund të kenë luajtur dy apo tre ndeshje. Por shumica e tyre janë të mësuar, nuk jam i shqetësuar”, shtoi ai.

Silvinjo iu përgjigj edhe pyetjes, nëse përveç Dajsinanit dhe Alijit,  ka ndonjë futbollist tjetër që mund të merret nga Abissnet Superiore.

Klevi Qefalija është një lojtar që ka bërë ndeshje të mira, e pashë edhe mbrëmë. Ai nuk luajti shumë se pati një dëmtim të lehtë, është teknik, luan me këmbën e majtë, ka një dalje të bukur, taktikisht është lojtar inteligjent, është në listën e madhe, por nga dëmtimet dhe pas një diskutimi me klubin, nuk u grumbullua. Egnatia, Tirana, Dinamo dhe Partizani kanë lojtarë që ne mund t’u referohemi dhe mund të jenë pjesë e Kombëtares, sigurisht në vazhdim. Dajsinani është një portier i mirë me këmbë, ka personalitet, vlerësohen të gjitha elementet”, përfundoi ai.

/e.i/j.p/

The post Kualifikueset e Botërorit 2026, Silvinjo: Ndeshja me Letoninë shumë e rëndësishme, kemi bërë vetëm gjysmën e rrugëtimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e SHBA: Bashkëpunim mes organeve të rendit dhe institucioneve të drejtësisë kundër trafikimit të qenieve njerëzore

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri bëri të ditur sot se, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, mbetet një sfidë globale e nxitur nga krimi i organizuar dhe emigracioni i paligjshëm.  

Në konferencën përmbyllëse të projektit “Të Drejtat e Viktimave Nuk Kanë Çmim”, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, McKenzie Louw, së bashku me zbatuesin e projektit, qendrën Psiko-Sociale Vatra, dhe partnerët nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Gjykata e Lartë dhe forcat shqiptare të zbatimit të ligjit, theksuan nevojën për bashkëpunim mes organeve të rendit, institucioneve të drejtësisë dhe komuniteteve për të çmontuar rrjetet e trafikantëve dhe për të mbështetur viktimat. 

Në njoftimin e Ambasadës, thuhet se “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara në luftën kundër trafikimit, sigurimin e kufijve dhe çmontimin e rrjeteve kriminale ndërkombëtare që shfrytëzojnë individët më të cenueshëm”.

Konferenca përmbyllëse e projektit “Të Drejtat e Viktimave Nuk Kanë Çmim”, mbështetur nga Ambas...
1 nga 4

/e.i/r.e/

The post Ambasada e SHBA: Bashkëpunim mes organeve të rendit dhe institucioneve të drejtësisë kundër trafikimit të qenieve njerëzore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Metani: Pavarësia e magjistratëve, dualitet organik që e bën drejtësinë shërbim publik

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani mori pjesë në konferencën kombëtare “Dimensioni i integritetit në funksionin e magjistratit. Angazhimi ndaj drejtësisë”, organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, me kontribuues drejtues të institucioneve të drejtësisë, magjistratë, juristë, pedagogë e përfaqësues të shoqërisë civile.

Metani referoi mbi temën “Shteti i së Drejtës në Provë: Pavarësi apo Llogaridhënie?” duke analizuar marrëdhënien dinamike e delikate, që ekziston ndërmjet pavarësisë të pushtetit gjyqësor dhe nevojës legjitime për llogaridhënie publike, objekt debati sot mes profesionistëve të së drejtës, edhe në Evropë e më gjerë.

“Pavarësia formale ligjore e magjistratëve kërkon garanci institucionale, por duhet të shoqërohet me një standard të lartë integriteti dhe profesionalizimi të vetë magjistratëve”, tha Inspektori i Lartë i Drejtësisë në fjalën e tij.

“Në praktikën shqiptare ky parim është vënë shpesh në provë. Magjistratët janë ekspozuar jo rrallë herë ndaj ndërhyrjeve të drejtpërdrejta apo të tërthorta, të cilat janë manifestuar nëpërmjet intimidimeve personale, presioneve mediatike, diskurseve të polarizuara politike, përdorimit të retorikës politike për të ndikuar perceptimin dhe vendimmarrjen gjyqësore, konfliktit të interesit, apo vendimmarrjeve të centralizuara administrative, të mbështetura jo gjithmonë në kritere apo procedura të qarta ligjore. Adresimi i kësaj problematike kërkon ndërtimin e një kulture institucionale të mbrojtjes së pavarësisë së magjistratëve, ngritjen e mekanizmave mbikëqyrës dhe llogaridhënës të pavarur, si  dhe vendosjen e standardeve të qarta mbi deontologjinë politike, në raport me marrëdhëniet e saj me pushtetin gjyqësor”, tha ai.

“Rrjedhoja më e rëndësishme e parimit të pavarësisë së magjistratëve është mos përgjegjësia për vendimet që japin, sipas bindjes së tyre mbështetur në ligj. Në gjykimin e një çështjeje, ata marrin vendime mbështetur në ligj dhe sipas bindjes së tyre të brendshme. Por pavarësia funksionale dhe personale nuk  nënkupton imunitetin apo mungesën e kontrollit. Prandaj, pasoja e pushtetit dhe besimi që shoqëria i jep magjistratëve është e tillë, që duhet të ketë disa mënyra për t’i mbajtur përgjegjës. Çdo përpjekje për të mbrojtur pavarësinë e pushtetit  gjyqësor nuk është legjitime, nëse nuk shoqërohet me reagim mbi formën, thelbin dhe kufijtë e ushtrimit të sistemit llogaridhënës të magjistratëve, pasi pa rregulla të qarta për kontrollin e pushtetit gjyqësor, rrezikojmë t’i shndërrojmë magjistratët në një sovran të heshtur. Pra rritja e kompetencës dhe pavarësisë së magjistratëve duhet të shoqërohet me një sistem llogaridhënës efektiv”, pohoi Metani.

Sipas Metanit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë përfaqëson mekanizmin themelor, që lidh pavarësinë e magjistratit me sistemin llogaridhënës dhe përgjegjësinë publike të tyre.

“Sfida më e madhe sot e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është të ruajë pavarësinë e tij institucionale, si dhe të jetë një kontribuues i rëndësishëm në garantimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, në një mjedis ku ndikimi apo ndërhyrjet e drejtpërdrejta ose të tërthorta ndaj pushtetit gjyqësor nuk janë të panjohura. Për të mos u shndërruar në një mjet presioni ndaj magjistratëve dhe pushtetit gjyqësor, ILD po përpiqet të zbatojë standardet më të larta të procesit të rregullt ligjor, të sigurojë transparencë në procedurat e zhvilluara nga ana e tij, si dhe të dëshmojë integritet në çdo vendimmarrje. Këtë mekanizëm llogaridhënës, ILD po përpiqet të konceptojë dhe të aplikojë në mënyrë institucionale, të drejtë dhe të qëndrueshme, si forma më e lartë e përgjegjshmërisë publike të magjistratëve”, pohoi Metani.

“Roli i ILD-së nuk duhet parë thjesht në dimensionin ndëshkues disiplinor, por në një prizëm më të gjerë edukues dhe parandalues, në funksion të krijimit të një kulture të lartë etike dhe profesionale në pushtetin gjyqësor. Në këtë mënyrë, ky institucion po angazhohet të shndërrohet në një mbështetës të vërtetë të parimeve të shtetit të së drejtës, duke ruajtur ekuilibrin e ndjeshëm mes llogaridhënies dhe pavarësisë të pushtetit gjyqësor””, vijoi ai.

Duke e parë pavarësinë dhe llogaridhënien si një dualitet organik, që ndihmon në konsolidimin e shtetit të së drejtës, Metani theksoi se duhet reflektuar për ndërtimin e një drejtësie që t’i garantojë të dyja, ndërsa dhënia e drejtësisë duhet të jetë një shërbim publik.

“Sot më shumë se kurrë, drejtësia në Shqipëri ka nevojë për magjistratë dhe profesionistë me integritet të lartë moral, të ndërgjegjshëm për rolin e tyre kushtetues dhe të përkushtuar ndaj drejtësisë, si një shërbim publik, duke i ruajtur të pastra interesat e saj. Ka nevojë për magjistratë që besojnë realisht, jo vetëm në vlerat shoqërore, por edhe në misionin e tyre personal për të shërbyer në sistemin e drejtësisë. E lidhur natyrshëm kjo edhe me forcimin e mëtejshëm të përgjegjshmërisë dhe të përgjegjësisë. Të gjithë ne, si pjesëtarë të sistemit të drejtësisë, kemi detyrën që përmes praktikës sonë, sjelljes institucionale dhe kulturës profesionale, të dëshmojmë se pavarësia nuk është privilegj personal i magjistratëve, por një mjet në shërbim të qytetarit dhe se llogaridhënia nuk është kufizim apo cenim i pavarësisë së pushtetit gjyqësor, por një mekanizëm për ta ushtruar këtë pavarësi me përgjegjësi. Në të njëjtën kohë, çmoj se është po kaq i rëndësishëm respektimi i funksionimit të mekanizmit kushtetues të kësaj balance të rëndësishme, si një mjet, ndoshta i vetmi, për rizgjimin e sistemit gjyqësor”, cilësoi Metani.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani në konferencën kombëtare “Dimensioni i integriteti...
1 nga 5

/e.i/j.p/

 

The post Metani: Pavarësia e magjistratëve, dualitet organik që e bën drejtësinë shërbim publik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konferenca e IX-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës në Kalabri, ruajtje dhe promovim veprimtarisë arkivore

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Në qytetin Shën Mitër në Kalabri, Itali u organizua sot  konferenca e IX-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës.
Në këtë konferencë morën pjesë arkivistë, studiues dhe përfaqësues institucionesh nga mbarë hapësira shqiptare.
Përgjatë ditës u mbajtën kumtesa shkencore, u zhvillua një panel i posaçëm për trashëgiminë gjuhësore dhe kulturore të komunitetit arbëresh.
Kjo konferencë, tashmë e kthyer në një traditë vjetore, është një platformë e çmuar për ruajtjen, promovimin dhe koordinimin e veprimtarisë arkivore në rang kombëtar.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në një postim në rrjetet sociale falënderoi komunën e Shën Mitrit, e cila me mikpritjen, bashkëpunimin dhe mbështetjen konkrete e bëri të mundur organizimin e këtij aktiviteti.
“Pa përkushtimin e tyre, kjo ngjarje nuk do të kishte marrë formën që meritoi”, theksoi DPA.
DPA falënderoi gjithashtu të gjithë pjesëmarrësit për energjinë dhe kontributin e tyre në forcimin e urave të bashkëpunimit për arkivat kombëtare.
/k.s/ /a.g/

The post Konferenca e IX-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës në Kalabri, ruajtje dhe promovim veprimtarisë arkivore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbahet për herë të parë në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare mbi Artin dhe Edukimin

12 June 2025 at 18:35

Universiteti i Arteve në Tiranë organizoi për të parën herë Konferencën Ndërkombëtare mbi Artin dhe Edukimin, një ngjarje akademike e rëndësishme që synon të krijojë ura bashkëpunimi mes studiuesve, artistëve dhe pedagogëve nga Shqipëria dhe vende të tjera të Evropës.

Mbi 100 pjesëmarrës nga fusha të ndryshme të arteve duke përfshirë muzikën, artet pamore dhe artet skenike, ishin pjesë e këtij aktiviteti.

“Në këtë konferencë përfaqësohen shqiptarë të Shqipërisë, nga Maqedonia e Veriut, nga Londra, Zvicra, Austria, kemi një përfaqësim shumë të gjerë. Jam i bindur se me këto njerëz në konferencët e tjera do shkojë akoma në mirë”, tha Rektori i Universitetit të Arteve, Erald Bakalli.

Ndërveprimin ndërdisiplinor, inovacioni artistik dhe sfidat bashkëkohore në fushën e artit dhe edukimit artistik, ishin në fokus të punimeve në këtë konferencë të parë.

Panele diskutimi, prezantime artistike, si dhe aktivitete kulturore që promovojnë shkëmbimin ndërkombëtar dhe promovimin e krijimtarisë akademike u prezantuan në mbrëmjen e të mërkurës.

Kjo konferencë përfaqëson një hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e Universitetit të Arteve dhe në thellimin e dialogut ndërkulturor përmes artit dhe kërkimit shkencor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbahet për herë të parë në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare mbi Artin dhe Edukimin appeared first on Euronews Albania.

Konferenca e OKB-së në Francë, fokusi, mbrotja e oqeaneve

By: user7
11 June 2025 at 10:11

Për të mbrojtur oqeanet, në Nicë të Francës është mbledhur bashkësia ndërkombëtare në Konferencën e OKB-së për Oqeanet (09.06 – 13.06.2025). Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mbrojë më mirë oqeanet. Në hapje të Konferencës së tretë të Oqeanit të OKB-së në Nicë, Guterres tha se krerët e shteteve dhe qeverive duhet të nënshkruajnë një traktat që do t’u lejonte vendeve të krijonin zona detare të mbrojtura në ujërat ndërkombëtare. Peshkimi i paligjshëm, ndotja nga plastika dhe rritja e temperaturave të detit kërcënojnë ekosistemet e brishta dhe njerëzit që varen prej tyre. Rezervat e peshkut po shemben, nivelet e detit po rriten dhe oqeanet po bëhen më acidikë.

Hapësirat e detrave dhe oqeanet janë habitati i mbi 250.000 llojeve – nga planktoni mikroskopik deri tek shkëmbinjtë gjigantë koralorë dhe balena blu, kafsha më e madhe e planetit. Për më shumë se një miliardë njerëz deti është burimi më i rëndësishëm i ushqimit. Cilat janë problemet më të rëndësishme të oqeaneve?

Detrat e ngrohtë nënkuptojnë më pak qenie të gjalla

Pjesë të mëdha të jetës nënujore janë të rrezikuara, sepse Toka po ngrohet. Me rritjen e vazhdueshme të temperaturës koralet shpërbëhen dhe vdesin. Ndërkohë janë të prekura rreth 84% e të gjithë shkëmbinjve koralorë në mbarë botën. Nëse detrat krahasuar me periudhën paraindustriale do të ngroheshin me 1,5 gradë, shumica e koraleve do të asgjësoheshin. “Ngrohja me 2 gradë Celsius do të nënkuptonte shkatërrimin e pakthyeshëm”, thotë Katja Matthes, e cila drejton Qendrën Studimore GEOMAR në Kiel.

Meqënëse uji i ngrohtë mund të absorbojë më pak oksigjen, shumë qenie të gjalla janë në rrezik.

Rezultatet e studimeve të reja tregojnë, se ndërkohë deti po ngrohet deri në një thellësi prej 2.000 metrash. “Si pasojë po pakësohet oksigjeni për planktonin, peshqit dhe gjitarët e detit. Ne vërejmë zona të vdekura në Detin Baltik në Gjermani ku praktikisht nuk mund të ketë më jetë.”

Mbipeshkimi i krijon stres sistemit të detrave

Ekosistemi marin kërcënohet edhe prej peshkimit të pakontrolluar. Shoqata e mjedisit WWF llogarit, që 50 vitet e fundit është trefishuar numri i llojeve të prekura nga peshkimi i pakontrolluar. Nëse peshkohet shumë, rezervatet nuk mund të ripërtërihen mjaftueshëm.

Kryesisht në Mesdhe problemi është i dukshëm. Në këtë rajon pothuajse gjysma e llojeve janë prekur nga mbipeshkimi. Sardelja është ndër llojet që bien më shpesh në rrejtat e peshkimit. “Si rrjedhojë trazohet zinxhiri i ushqimit për gjitarët e detit dhe i gjithë ekosistemi”, analizon Matthes. Kjo prek edhe bazën e ekzistencës sonë. Peshqit janë burimi më i rëndësishëm i proteinave për miliarda njerëz. Në mbarë botën rreth 600 milionë njerëz, kryesisht në Kinë, Indonezi dhe Indi, janë të varur ekonomikisht prej detit.

Deri më 2050 më shumë plastikë se sa peshq në oqean

Sipas përllogaritjeve më 2050 pesha e të gjithë peshqve do të tejkalohet nga diçka tjetër. Çdo vit në detra shtohen mbetje plastike me 8 deri në 10 milion ton, vlerëson World Resources Institute. Mund të duhen deri në qindra vjet derisa këto mbetje të shpërbëhen. Mbeturinat jetëgjatë të plastikës dhe grimcat e po e cënojnë gjithnjë e më shumë jetën e qenieve të gjalla në det.

Temperatura e detit influencon edhe motin

Temperatura e detit ka efekt edhe ndaj motit dhe temperaturës në atmosferë. Periudha e musonit në Amerikën e Jugut dhe në Azi ose moti relativisht i butë në Europë influencohet nga rrymat globale detare.

Rryma e Golfstrimit si pjesë e riqarkullimit Atlantik sjell ujin e ngrohtë nga Tropiku në Oqeanin atlantiko-verior. Kjo influencon temperaturat zakonisht të buta të ajrit e kësisoj edhe rendimentin e lartë bujqësor në Europë.

Rritja e temperaturave, sipas studiuesve, mund ta ndryshojnë sistemin e qarkullimit të oqeaneve. Ka shenja, që qysh tani rryma e Golfstrimit po ngadalësohet. Pa të në Europën veriore do të ishte pesë deri në 15 grad më ftohtë, përllogarit Enti Federal i Mjedisit në Gjermani.

Më 2023 dhe 2024 temperatura e sipërfaqes së detit ka shënuar rekorde të reja, sipas raportit të fundit Copernicus-Report. Sa më i ngrohtë uji, aq më shumë bymehet. Kjo është arsyeja përse niveli i detit po rritet  vazhdimisht.

Deti ngrohet, sepse përthith dioksidkarboni dhe gazra të tjerë që emetohen – gati një të tretën e emisioneve të shkaktuara nga njeru. Prej kësaj stabilizohet klima. “Pa këtë funksion absorbimi temperatura në atmosferë do të ishte qysh tani e padurueshme“, shpjegon Carlos Duarte. Ai studion në Universitetin Mbreti Abdullah në Arabinë Saudite për temën e detit.

“Oqeani është aleati ynë në luftën kundër ndryshimit të klimës”,shpjegon Matthes, “por kjo do të jetë kështu deri sa të ruhet funksioni i tij.” Sepse me rritjen e temperaturës së ujit mund të përthithet gjithnjë e më pak dioksid-karboni.

Si mbrohen aktualisht detrat?

Për t’i bërë ballë rrezikut, shtetet janë duke krijuar të ashtuquajturat zona të mbrojtura detare. Pjesa më e madhe e këtyre zonave ndodhet në brigjet e shtetit federal të SHBA-së, Havai.

Këto zona të mbrojtura realizohen në forma të ndryshme në vende të ndryshme. Shpesh nuk lejohet të krijohen parqe eolike në det ose të peshkohet. Aktualisht ka më pak se nëntë përqind zona të mbrojtura në det në mbarë botën – por vetëm në tre përqind të tyre ndalohet peshkimi.

Më pak plastikë në det

“Ne nuk mund t’i zgjidhim të gjitha problemet me zonat e mbrojtura detare. Ndryshimi i klimës apo plastika në det, nuk kanë të bëjnë me këto zona”, thotë eksperti Duarte. Për të shmangur ndotjen nga plastika, OKB-ja prej vitesh do të vendosë një marrëveshje ndërkombëtare. Bisedimet për këtë, dështuan së fundi prej rezistencës së vendeve të mëdha të naftës si Arabia Saudite dhe Rusia. Në gusht 2025 diskutimet do të vazhdojnë në Zvicër./ DW

The post Konferenca e OKB-së në Francë, fokusi, mbrotja e oqeaneve appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Dumani, udhëheqës i krimit elektoral

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, se çdo njeri që ka kërkuar për të numëruar votat në PD, i është pranuar kërkesa.

Berisha tha se ky proces ka të bëjë vetëm me atë që quhet transparencë.

“Çdo njeri që ka pasur dyshime për numërimin e votave këtu, i është kërkuar të kërkojë rinumërimin e votave. Çdo njeri që ka dyshim për numërimin e votave në komisionet e numërimit le të kërkojë rinumërim dhe kjo pa asnjë lloj dyshimi se ky rezultat mund të jetë ky apo ai, por vetëm se gjykoj se transparenca është mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur çdo dyshimi që tjetri ka. Asnjë lloj tendence nuk kam unë në këtë proces”, tha Berisha.

Berisha tha se në zgjedhjet e 11 majit ka udhëhequr fushatën më të bukur të jetës së tij, ndërsa secili prej kandidatëve ka pasur për detyrë të bëjë maksimumin që mund të bënte.

Kreu i PD-së u shpreh se bashkë me shqiptarët dhe komunitetin ndërkombëtar, ka mision të rikthejë votën e lirë.

“Ky mision është epik, është historik. Sot nuk ka shqiptar që i thotë votës, votë.

Që i thotë lirisë, liri. Që nuk pranon se këtu ndodhi një farsë elektorale. Se me farsë nuk ka të ardhme, ka të shkuar. Farsat nuk i fiton opozita, ndaj dhe ajo që po bëhet është gjyqi i farsës. Natyrisht në kushte të vështira sepse mediat që duhet të jenë në krye të kësaj beteje janë të rreshtuara në fushatën e dezinformimit, pjesa dërrmuese e tyre”, pohoi ai.

Sipas Berishës, PD po paraqet përpara medieve, para shqiptarëve dhe para komunitetit ndërkombëtar, fakte të pakundërshtueshme që delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet.

“Këtu do jemi me ‘trenin bullgar’ para jush. Radhën tjetër apo një radhë pas kësaj, këtu do paraqes aktin kriminal të ‘trenit bullgar’ me të gjithë shëmtinë e tij. Për sa u përket fletëve, asgjë nuk qëndron nga ato që thotë KQZ. Të gjitha janë falsifikime. Fletët mungojnë dhe për këtë ka kaq shumë dokumente”, tha Berisha, ndërsa cilësoi se propaganda po përdoret për të “varrosur” dhe mbuluar mashtrimet.

“Por, qëndrimet do mbahen. Sigurisht do vlerësohen sipas rastit. Nuk ka diskutim që do mbahet çdo qëndrim ligjor që i takon një force që i përmbahet shtetit ligjor”, tha Berisha.

Kreu i PD, po ashtu akuzoi kreun e Prokurorisë Speciale Anti-korrupsion Altin Dumanin, si “udhëheqës të krimit elektoral”.

“Tani, për sa u përket kallëzimeve penale të opozitës, ato janë bërë njëlloj përralle.
Ato i fut turshi të gjitha Skapi i partisë. Ju e dini. Nuk merret Skapi me kallëzimet penale.
Ata janë vetë krimi elektoral. Altin Dumani udhëheq krimin elektoral në Skap bashkë me Edi Ramën.

“Por qëndrimet do mbahen. Sigurisht do vlerësohen sipas rastit. Nuk ka diskutim që do mbahet çdo qëndrim ligjor që i takon një force që i përmbahet shtetit ligjor. A do shkojnë apo jo në Skap, atë nuk mund të them se do vendosin ata… kjo është bërë mbi bazën e kërkesave individuale të kandidatëve”, u shpreh Berisha.

/a.f/

The post Berisha: Dumani, udhëheqës i krimit elektoral appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj: Pavarësia e gjyqësorit është themeli i demokracisë

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në këtë konferencë të organizuar nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me CEELI Institute morën pjesë gjyqtarë përfaqësues të gjykatave të larta amerikane dhe krerët e gjykatave të larta të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës u ndal te përgjegjësia që kanë gjyqtarët e gjykatave të larta, duke theksuar rolin e tyre si garantë të drejtësisë, duke siguruar respektimin e ligjit dhe ruajtjen e të drejtave e lirive themelore të qytetarëve, si dhe ndërtimin e besimit të publikut te drejtësia. “Ky rol kërkon profesionalizëm, integritet dhe një ndjenjë të thellë përgjegjësie publike”, u shpreh Presidenti i Republikës.

Kreu i Shtetit theksoi se roli i gjyqësorit bëhet edhe më i rëndësishëm teksa shoqëritë e vendeve tona përballen me një larmishmëri sfidash, të cilat kërkojnë zgjidhje jo vetëm juridike, por edhe një frymë që reflekton vlerat tona të përbashkëta demokratike.

Presidenti Begaj u ndal në rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së gjyqësorit, që “nuk është privilegj apo ekskluzivitet i një posti, por themel i demokracisë, garanci e paanshmërisë së gjykimit dhe kusht i domosdoshëm për një drejtësi që u shërben qytetarëve. Pavarësi do të thotë autonomi në gjykim, jo shkëputje nga përgjegjësia dhe llogaridhënia. Ajo është liri për të marrë vendime të drejta dhe objektive, larg çdo ndërhyrjeje apo influence politike e financiare”, theksoi ai.

Kreu i Shtetit u ndal në fjalën e tij edhe në dy parimet themelore që garantojnë besueshmërinë, drejtësinë dhe efektivitetin e sistemit  gjyqësor, siç janë transparenca dhe llogaridhënia.

Për Kreun e Shtetit: “Ato janë ana tjetër e medaljes së pavarësisë së gjyqësorit, që të dyja së bashku garantojnë standardet e drejtësisë”.

Presidenti i Republikës deklaroi edhe një herë nga kjo konferencë mbështetjen e tij për reformën në drejtësi, pavarësinë i institucioneve të reja të drejtësisë dhe përpjekjet e tyre në mbrojtje të të drejtave të individit dhe interesit publik, në dhënien fund të fenomenit të pandëshkueshmërisë, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: “Mbështes rezultatet e deritanishme të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar GJKKO. Këto rezultate u kanë dhënë atyre statusin e institucionit me besimin me të lartë publik në vend”, rikonfirmoi qëndrimin e tij në mbështetje të tyre Presidenti.

Në përfundim të fjalës së tij, Presidenti Begaj garantoi mbështetjen e tij për të gjithë profesionistët e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe inkurajoi të vijojnë punën me profesionalizëm, pavarësi dhe integritet të plotë.

Presidenti Bajram Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore d...
1 nga 8

The post Begaj: Pavarësia e gjyqësorit është themeli i demokracisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Praktikat më të avancuara evropiane, AZHBR në konferencën e Agjencive të Pagesave në Holandë

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), Ardita Kuçi, mori pjesë në konferencën Panta Rhei, në Leiden, Holandë.

Kjo konferencë përfaqëson një forum kyç për agjencitë paguese të Bashkimit Evropian, ku ekspertë dhe drejtues nga vendet anëtare ndajnë praktikat më të mira, inovacionet teknologjike dhe sfidat e përbashkëta në menaxhimin e politikave bujqësore.

Gjatë konferencës, drejtoresha e AZHBR mbajti një prezantim ku ndau përvojat e Shqipërisë në përdorimin e inteligjencës artificiale në shërbimet dixhitale, si dhe teknologjitë për menaxhimin e skemave bujqësore.

Në fokus të veçantë ishte prezantimi i platformës kombëtare e-Albania dhe asistentit dixhital, si shembuj të suksesshëm që e pozicionojnë Shqipërinë si një shembull inovator në përdorimin e inteligjencës artificiale për modernizimin e shërbimeve publike, në funksion të përshpejtimit të integrimit evropian.

Konferenca trajtoi tema kyçe si siguria e informacionit, përdorimi i dronëve në kontrollin e subvencioneve për sektorin e bujqësisë dhe inovacionet në sistemet e administrimit të parcelave tokësore.

Pjesëmarrja e AZHBR-së në këtë konferencë thekson angazhimin për të integruar praktikat më të avancuara evropiane, duke nxitur digjitalizimin dhe përmirësuar efektivitetin e mbështetjes ndaj sektorit bujqësor në Shqipëri. /j.p/

1 nga 3

The post Praktikat më të avancuara evropiane, AZHBR në konferencën e Agjencive të Pagesave në Holandë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌