Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Mbrojtëm votën pas 11 majit”, Berisha: Ja pse u vonua mbledhja e Këshillit Kombëtar

By: Elva
17 December 2025 at 17:44

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti pasditen e sotme fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ku sqaroi arsyet pse ky forum nuk ishte mbledhur më herët pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Berisha deklaroi se vonesa nuk ka qenë mungesë vullneti apo thyerje premtimi, por siç u shpreh ai, angazhimi […]

The post “Mbrojtëm votën pas 11 majit”, Berisha: Ja pse u vonua mbledhja e Këshillit Kombëtar appeared first on BoldNews.al.

Bylykbashi: Komisioni i reformës zgjedhore funksional vetëm nëse ka vullnet politik

11 December 2025 at 22:40

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u shpreh sot gjatë punimeve në seancën parlamentare në Kuvend, se gjatë zgjedhjeve të 11 majit janë përdorur burime shtetërore.

Bylykbashi tha se sot, në 11 dhjetor që përkon edhe me ditën e themelimit të pluralizmit, një element që e mbron pluralizmin janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Neve sot jemi 7 muaj pas atyre zgjedhjeve dhe duhet të bëjmë këtë debat për ato zgjedhje. Ka dalë raporti i OSBE/ODIHR, që është i rrallë dhe i kopsitur me detaje duke përmendur gjërat më të vogla. Elementi kryesor që del nga ai raport është që shteti ka pushtuar zgjedhjet, jo janë përdorur burime zgjedhore, por është përdorur pushteti i shtetit në favor të PS. Ka shpartalluar zgjedhjet”, tha Bylykbashi.

“Shqipëria ka vënë edhe një standard të ri për zgjedhjet. Nuk është prishur vetëm ndarja e shtetit dhe partisë në pushtet, por në zgjedhje me 11 maj u pa se është prishur ndarja mes partisë në pushtet, shtetit dhe krimit të organizuar, ishin të gjitha bashkë. Data 11 maj ishte ditë turpi kur ti shihje krimin të organizuar me kuadrate prej jush, në Durrës, Elbasan, Fier, Shkodër, Tiranë”, tha Bylykbashi.

Depueti i PD-së, nënvizoi se ODIHR thotë që KQZ me interepretimin që bëri i hapi rrugën shtetit të PS-së që të shpartallonte zgjedhjet.

Bylykbashi u shpreh se kanë nisur punën dy komisione, ai i Reformës Zgjedhore dhe ai i Reformës Territoriale.

“Ato dy komisione, nga e gjithë eksperienca e këtij parlamenti mund të them që funksionojnë vetëm nëse këtu ka vullnet politik për ta bërë si duhet. Në vitin 2002, Fatos Nano i ndjerë ra dakord të bënte kompromis me kryetarin e opozitës Berisha për të bërë reformën e parë konsenuale dhe i qëndroi deri në fund. Ajo që po bëni sot me Avokatin e Popullit është ajo që bëtë në vitin 2020, pasi morët mbështetjen e opozitës, duke firmosur një draft konsensual për ndryshmet në kodin zgjedhor, e miratuat pastaj thatë do e ndryshojmë kodin zgjedhor si na do qejfi me votat e propozimet e disa që kishin mbajtur mandatet. Ata ju dhanë mundësinë që të shpartallonit sistemin zgjedhor”, pohoi Bylykbashi.

Bylykbashi ju drejtua deputetëve të mazhorancës, duke u thënë se “ju ligjet mbasi i miratoni, i shkelni katërcipërisht me ndihmën e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor dhe pastaj thoni zgjedhjet ishin konkurruese”, përfundoi ai.

/e.i/j.p/

The post Bylykbashi: Komisioni i reformës zgjedhore funksional vetëm nëse ka vullnet politik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Udhëzim të gjitha degëve, PD nis procesin e analizës për rezultatin e 11 majit

By: armand
4 December 2025 at 18:16

Pas nisjes së turit të takimeve nga një grup demokratësh midis të cilëve ish-deputeti Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti, Partia Demokratike është vënë në lëvizje. Një udhëzim i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka i është shpërndarë degëve lokale në të gjithë vendin. Në udhëzim, thuhet se duhet të nisë analiza e brendshme për […]

The post Udhëzim të gjitha degëve, PD nis procesin e analizës për rezultatin e 11 majit appeared first on BoldNews.al.

Studiuesi i çështjeve të Ballkanit: Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri u zhvilluan nën presion politik

By: Elva
3 December 2025 at 15:46

Në një seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan, studiuesi i çështjeve të Ballkanit, Eduard Joseph, ngriti shqetësime të forta për gjendjen e demokracisë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri. Ai iu referua edhe raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, të cilin e quajti “një dëshmi të qartë të farsës elektorale” që, sipas tij, cënon […]

The post Studiuesi i çështjeve të Ballkanit: Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri u zhvilluan nën presion politik appeared first on BoldNews.al.

SPAK dërgon për gjykim tre të pandehur për korrupsion në zgjedhjet në Kurbin

7 November 2025 at 16:26

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme, tre persona për korrupsion në zgjedhjet e zhvilluara në Qarkun Lezhë.

Në njoftimin e SPAK thuhet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja ofruan dhe dhanë shuma monetare zgjedhësve të bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në mbështetje të subjektit politik, Partia Socialiste.

Sipas njoftimit, procedimi penal është regjistruar mbi bazën e materialit të referuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në ngarkim të shtetasve të mësipërm, të dyshuar për veprën penale, “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.

SPAK, cilëson në njoftim se aktet e administruara gjatë hetimit proaktiv dhe ndjekjes me metoda speciale të hetimit përgjime të komunikimeve telefonike, vëzhgime dhe veprime të tjera hetimore treguan se të pandehurit Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në Qarkun e Lezhës, gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.

“Gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, premtuan, ofruan dhe dhanë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik, Partia Socialiste”, thuhet në njoftim.

Në njoftim cilësohet se hetimi evidentoi se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare tek zgjedhësit për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre.

/e.i/a.f/r.e/

The post SPAK dërgon për gjykim tre të pandehur për korrupsion në zgjedhjet në Kurbin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

1 November 2025 at 13:22

Gazment Bardhi, e konsideron si një akt antikushtetues vendimin e mazhorancës për të refuzuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, atë për zgjedhjet e 11 Majit, si dhe për skandalin “McGonigal”. Teksa ka publikuar në rrjetet sociale fotot nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, Bardhi thotë se ky vendim asgjeson një nga funksionet kryesore […]

The post PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin appeared first on BoldNews.al.

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Gazment Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

By: V K
1 November 2025 at 13:41

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, është shprehur se me refuzimin e mazhorancës për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, sipas tij, “për farsën zgjedhore të 11 Majit dhe aferën personale me ‘McGonigal’”, kryeministri Edi Rama po asgjëson parlamentarizimin.

“Është një akt antikushtetues që asgjeson një nga funksionet kryesore të Kuvendit – atë të kontrollit parlamentar”, theksoi ai.

Bardhi shtoi se PD kërkon standardet që ka çdo vend i BE-së, duke theksuar se Integrimi europian nuk është ceremoni në Bruksel, por pastrim i korrupsionit brenda qeverisë së Tiranës.

“Shqipëria nuk mund të ketë imazh europian me standarde afrikane”, shprehet ai.

Postimi i plotë:

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Refuzimi nga Edi Rama i të drejtës së opozitës, për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore për farsën zgjedhore të 11 Majit dhe aferën personale me “McGonigal”, është një akt antikushtetues që asgjeson një nga funksionet kryesore të Kuvendit – atë të kontrollit parlamentar. Përmes këtij akti Edi Rama nuk asgjeson vetëm të drejtat kushtetuese të opozitës, por vetë parlamentarizimin.

Komisionet Hetimore parlamentare janë instrument i transparencës, jo i bllokimit politik. Ne kërkojmë standardet që ka çdo vend i BE-së, asgjë më shumë. Integrimi europian nuk është ceremoni në Bruksel, por pastrim i korrupsionit brenda qeverisë së Tiranës. Shqipëria nuk mund të ketë imazh europian me standarde afrikane.

Parlamenti nuk duhet të jetë vendi i propagandës së qeverisë, por vendi ku opozita kontrollon, kërkon llogari, nxjerr përgjegjësi. Opozita nuk do të bëhet kurrë një stoli e një bande që pasi asgjesuan zgjedhjet e barabarta dhe të lira, duan të asgjesojnë edhe Parlamentin.

The post PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Gazment Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin appeared first on Albeu.com.

Komision hetimor për 11 majin, Vokshi: Test për demokracinë; Manja: Kërkesa e PD mbi konstatime politike

30 October 2025 at 21:20

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi parashtroi në seancën e sotme plenare të Kuvendit kërkesën e 38 deputetëve të opozitës, për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 majit.

Vokshi tha se janë 2500 fakte, prova, dëshmi, video, foto për lloje të ndryshme të krimeve elektorale që janë kryer në këto zgjedhje.

“Kërkojmë komision hetimor jo për PD, opozitën, por për Shqipërinë. Pa zgjedhje të lira nuk ka ekonomi, drejtësi. Ky komision është testi i vërtetë i demokracisë në Shqipëri. Ky Parlament nuk është vullneti real i qytetarëve shqiptarë”, tha Vokshi.

Sipas Vokshit, në 11 maj, duke iu referuar edhe raportit të OSBE-ODIHR, “zgjedhjet u zhvilluan në një mjedis të polarizuar, ku liderët e opozitës u arrestuan në vitin zgjedhor, pati shpërdorim të burimeve administrative, ndërsa u zhduk kufiri mes shtetit dhe partisë”.

“Ne kemi prova konkrete se si nëpunësit civilë u kthyen në operatorë elektoralë të PS. U ngrit një sistem patronazhimi që profilizoi votuesit dhe shfrytëzoni çdo nevojë të tyre duke u dhënë në këmbim shërbime shtetërore për të marrë vota. Ndodhi edhe në Diasporë”, tha Vokshi, ndërsa theksoi se kush refuzon këtë komision hetimor, pranon vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit.

“Ky komision është prova nëse Shqipëria do të jetë demokraci apo pronë e një njeriu të vetëm”, pohoi ajo.

Ndërsa, deputeti i PS-së, Ulsi Manja përcolli qëndrimin e PS për kërkesën e 38 deputetëve të PD-së për këtë komision hetimor.

Manja tha se në thelb kërkesa përmban qëndrimin se zgjedhjet e 11 majit nuk kanë shprehur vullnetin e lirë të zgjedhësve, por janë ndikuar nga përdorimi i administratës në nivel vendor dhe qendror.

“Raporti final i OSBE-ODIHR shprehet se edhe kur është vërejtur përdorim i administratës kjo nuk ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve si të ligjshme dhe konkurruese. Kërkesa e 38 deputetëve nuk plotëson tre kushtet e ligjit për Komisionet Hetimore dhe të Jurisprudencës Kushtetuese sepse mbështetet mbi konstatime politike pa u shoqëruar me prova faktike që dëshmojnë ndërhyrje të administratës në proces zgjedhor”, tha Manja.

Manja u shpreh se administrata shqiptare përbëhet nga mijëra profesionistë dhe kjo armatë nuk mund të stigmatizohet nga vula politike.

“Qeveria vlerëson bashkëpunimin e BE dhe OSBE ODIHR mbi procesin zgjedhor si pjesë e transparencës dhe maturimit të vendit”, vijoi Manja.

Në fund të fjalës, deputeti Manja tha se kërkesa nuk përmbush kriteret kushtuese dhe ligjore për ngritjen e një Komisioni Hetimor.

/e.i/j.p/

The post Komision hetimor për 11 majin, Vokshi: Test për demokracinë; Manja: Kërkesa e PD mbi konstatime politike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ra ky raport e u pamë!

24 October 2025 at 20:31

Nga Ilir Kalemaj Sado syze rozë apo mavi qofshin, prapëseprapë, raporti final i OSBE-ODIHR-it ishte më problematik se ai i 2021-shit dhe theksonte akoma më shumë ekseset e parregullsive elektorale në raport me atë paraprak që doli në maj. Në 2021shi pati në fakt dhe raporte të tjerë si ai i Transparency International që evidentoi […]

The post Ra ky raport e u pamë! appeared first on BoldNews.al.

ODIHR publikon raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit

23 October 2025 at 12:12

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) publikoi sot raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të e 11 majit.

Në raport thuhet se zgjedhjet ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por në një mjedis shumë të polarizuar, dhe pjesëmarrësit nuk gëzuan kushte të barabarta.

Kandidatët, megjithatë, ishin përgjithësisht të lirë të bënin fushatë, edhe pse disa raportuan për frikësim.

Administrata zgjedhore menaxhoi procesin në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Votimi nga jashtë vendit, i zbatuar për herë të parë në këto zgjedhje, u menaxhua mirë, pavarësisht marrëveshjes së vonë politike dhe sfidave organizative.

Raporti vë në dukje përfitime nga përdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatës si dhe raste presioni ndaj votuesve, sidomos ndaj punonjësve të sektorit publik.

Sipas raportit, ligji zgjedhor dhe interpretimi i tij i ngushtë nuk parandaluan praktikat abuzive.

Përqendrimi i pronësisë së mediave dëmtoi pluralizmin e burimeve të informacionit, ndërsa vetëcensura e gazetarëve dhe dominimi i dy partive më të mëdha në mbulimin mediatik kufizuan mundësitë e votuesve për të marrë një informacion të balancuar.

Përdorimi aktiv i rrjeteve sociale nga kandidatët e përforcoi retorikën konfrontuese, ndërkohë që nuk ekzistonte asnjë autoritet i caktuar për të identifikuar përmbajtje manipuluese.

Mekanizmi i ri i bashkërendimit ndërmjet institucioneve për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve zgjedhore u vlerësua si zhvillim pozitiv, por kërkon zbatim të mëtejshëm për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme për parregullsitë.

Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë dhe e mirëorganizuar, megjithatë u vunë re mospërputhje procedurale, si dhe raste frikësimi, ndikimi të votuesve dhe mungesë transparence në numërim.

Kuadri ligjor ofron një bazë të përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, megjithëse nevojitet një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore me konsultime publike.

Mangësitë dhe paqartësitë ligjore ulin qartësinë e ligjit dhe krijojnë pasiguri në zbatimin e tij.

Raporti vëren se ndërsa disa rekomandime të mëparshme të ODIHR janë marrë parasysh, shumica e tyre mbeten të pazbatuara, përfshirë ato që lidhen me përbërjen e komisioneve të niveleve të ulëta, raportimin e ndërmjetëm të financave të fushatës dhe sigurimin e një mjedisi më të favorshëm për median – përfshirë heqjen e përgjegjësisë penale për shpifjen. Kjo tregon mungesë të vullnetit politik për reforma të plota.

Parlamenti zgjidhet përmes një sistemi të modifikuar listash të mbyllura dhe preferenciale, të futur para këtyre zgjedhjeve.

Disa parti të vogla argumentuan se sistemi favorizon dy partitë kryesore dhe kufizon ndikimin e votimit preferencial, duke u lënë drejtuesve të partive kontroll të madh mbi përfaqësimin në parlament.

Këto pretendime u shqyrtuan nga Gjykata Kushtetuese, e cila nuk e gjeti sistemin antikushtetues.

Përgatitjet teknike për zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë efikase, transparente dhe në afatet e përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Megjithatë, disa palë e perceptuan KQZ-në si të politizuar.

Futja e votimit nga jashtë vendit (OCV) përbënte një arritje të rëndësishme, por organizimi i saj rezultoi sfidues për shkak të vonesave.

Pati disa probleme me dërgimin e fletëve të votimit, që sollën vështirësi gjatë numërimit, megjithatë procesi në tërësi u menaxhua mirë.

Komisionet e niveleve më të ulëta punuan në mënyrë transparente, pavarësisht zëvendësimeve të vonshme të anëtarëve, në disa raste për shkak të frikësimit politik.

KQZ-ja u përpoq të përmirësonte aksesueshmërinë për personat me aftësi të kufizuara, por vëzhguesit raportuan se shumë qendra votimi nuk ishin të përshtatshme.

Votimi elektronik u zhvillua në dy qarqe dhe identifikimi biometrik në të gjitha qendrat.

Në përputhje me praktikat e mira, KQZ reduktoi varësinë nga ofruesi i pajisjeve dhe menaxhoi teknologjinë në mënyrë transparente.

Megjithatë, procedurat për përdorimin e pajisjeve elektronike devijuan nga rregullat e përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

Pavarësisht se partitë dhe mediat kishin akses në demonstrimet publike, KQZ nuk publikoi informacion mbi testet e sigurisë.

Procesi i regjistrimit u vlerësua si transparent dhe gjithëpërfshirës, megjithëse pati shqetësime për mbrojtjen e të dhënave personale.

Nga rreth 41,000 aplikime për votim nga jashtë, shumë u refuzuan për shkak të mungesës së provave të banimit.

Në përgjithësi, zgjatja e të drejtës së votës për shqiptarët jashtë vendit u konsiderua një hap pozitiv drejt rritjes së pjesëmarrjes.

KQZ regjistroi 8 parti dhe 3 koalicione, me gjithsej 2,046 kandidatë.

16 kandidatë u përjashtuan për shkak të dënimeve penale, dhe partitë kishin mundësi t’i zëvendësonin.

Kërkesa për të paraqitur lista të plota në të gjitha qarqet vështirësoi pjesëmarrjen e partive të vogla.

Fushata ishte kryesisht e qetë, por e karakterizuar nga diskurs polarizues dhe konfrontues, sidomos në internet. Fushatat në rrjete sociale nuk ishin të rregulluara, dhe asnjë autoritet nuk ishte ngarkuar me monitorimin e tyre.

Megjithëse partitë nënshkruan një Kod Sjelljeje për Fushatat Dixhitale, u vunë re përmbajtje manipuluese dhe sjellje të koordinuar joautentike në rrjet.

Ndërkohë, ndalimi i TikTok nga qeveria më 6 mars 2025 kufizoi mundësitë e disa kandidatëve.

Pjesëmarrja e grave në politikë ka ardhur në rritje, por mbetet e kufizuar nga mungesa e demokracisë së brendshme në parti dhe burimeve financiare.

38.5% e kandidatëve ishin gra, duke përmbushur kuotën 30%, ndërsa 36% e deputetëve të zgjedhur ishin femra – një përqindje e pandryshuar nga legjislatura e mëparshme.

Mangësitë në financimin e fushatës mbeten shqetësuese.

Mungesa e rregullave për huatë, shpenzimet online dhe të palëve të treta, si dhe mosraportimi i donacioneve, ulën transparencën dhe barazinë në garë.

Mjedisi mediatik u vlerësua si i kufizuar dhe i politizuar, me përqendrim pronësie, ndërhyrje politike dhe mungesë gazetarie kritike.

Shumica e mediave konsiderohen të afërta me partinë në pushtet.

Shpifja mbetet e kriminalizuar dhe gazetarët përballen ende me padi.

Kodi Zgjedhor nuk garanton mbulim të barabartë për partitë jashtë parlamentit, dhe KQZ nuk ndërmori masa për raportimet e paidentifikuara të fushatës.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) trajtoi çështjet në mënyrë transparente, por zbatonte interpretim të ngushtë të rregullave për përdorimin e burimeve shtetërore, duke lënë shumë raste pa sanksione.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) luajti një rol pozitiv, ndërsa mekanizmi i ri i bashkëpunimit me KQZ-në dhe Prokurorinë e Përgjithshme u pa si zhvillim premtues, megjithëse disa dyshuan për efektivitetin e hetimeve ndaj rasteve me ndikim politik.

Kuadri ligjor garanton të drejta të plota për pjesëmarrjen politike të pakicave kombëtare, dhe fushatat në gjuhët e tyre janë të lejuara.

Megjithatë, disa parti të minoriteteve u ankuan se sistemi zgjedhor i penalizon, pasi kërkon kandidim në të gjitha qarqet.

KQZ përgatiti materiale informuese në gjuhët e pakicave, por ato u shpërndanë pak.

Sipas ligjit zgjedhor, vëzhguesit kanë të drejtë të ndjekin procesin në të gjitha nivelet, dhe subjektet zgjedhore mund të caktojnë vëzhgues të tyre.

Megjithatë, mungesa e financimeve për OJQ-të vendase kufizoi aftësinë e tyre për të kryer vëzhgim të gjerë, duke reduktuar mbikëqyrjen e procesit.

Dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe transparente, por në shumë qendra u vunë re mospërputhje me procedurat, si presione ndaj votuesve, frikësime dhe tentativa për blerje votash.

Sekreti i votës shpesh u komprometua për shkak të dizajnit të qendrave, mbipopullimit dhe ndërhyrjeve.

Më shumë se gjysma e qendrave nuk ishin të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara.

Numërimi u zhvillua përgjithësisht mirë, por në disa vende kishte kaos dhe vonesa për shkak të ndryshimeve të fundit të anëtarëve të ekipeve të numërimit.

Gjithashtu pati vonesë në numërimin e votave nga jashtë, sidomos për shkak të mosmarrëveshjeve mbi votat nga Greqia.

Transmetimi elektronik i rezultateve u anulua, duke u zëvendësuar me transmetim manual në nivel qarku.

Pas disa ankesave, KQZ kreu rinumërime në disa raste.

Rekomandimet

Raporti përmban rekomandime për të përmirësuar integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe për t’i afruar ato me standardet ndërkombëtare.

Rekomandimet prioritare përfshijnë:

Ndërmarrjen e reformës gjithëpërfshirëse zgjedhore;

Depolitizimin e administratës zgjedhore;

Rritjen e ndërgjegjësimit për votimin elektronik;

Sigurimin e kushteve të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit dhe përcaktimin e qartë të shpenzimeve elektorale.

ODIHR shpreh gatishmërinë për të ndihmuar autoritetet shqiptare në zbatimin e këtyre dhe të rekomandimeve të mëparshme.

Raporti final i ODIHR per zgjedhjet e 11 majit

/gj.m/j.p/

 

The post ODIHR publikon raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Partia-Shtet fitoi zgjedhjet/ Gjetjet më pikante në Raportin e ODIHR. Rama, mandatin e 4, Shqipëria 30 vjet pas

By: Ela
23 October 2025 at 12:45

Nga Boldnews.al Misioni i OSBE-ODIHR-it ka përgatitur një prej raporteve më të errët për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri. Vendi, i cili sipas kryeministrit Edi Rama, është bërë gati për të hyrë në Bashkimin Europian, nuk siguron standardin më minimal të zgjedhjeve politike. “Boldnews.al” konsultoi raportin prej 45 faqesh, të publikuar këtë të […]

The post Partia-Shtet fitoi zgjedhjet/ Gjetjet më pikante në Raportin e ODIHR. Rama, mandatin e 4, Shqipëria 30 vjet pas appeared first on BoldNews.al.

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

21 October 2025 at 22:26

Belind Këlliçi, ishte i ftuar në emisionin ‘A Show’ ku foli për kandidaturën e aktorit Florjan Binaj dhe situatën politike pas zgjedhjeve të 11 majit. Sipas Këlliçit, kandidatura e Binajt ka ngjallur një valë të madhe entuziazmi në publik, veçanërisht në rrjetet sociale dhe tek të rinjtë e Tiranës. “Flor Binaj ka gjeneruar deri tani […]

The post Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak appeared first on BoldNews.al.

PS rrëzon kërkesat e PD për hetim mbi McGonigal dhe 11 majin, pranon debat për Onkologjikun

By: armand
17 October 2025 at 13:42

Në Konferencën e Kryetarëve u diskutuan dy çështje kryesore lidhur me veprimtarinë e Kuvendit. Partia Demokratike nuk ka marrë dakordësinë e Partisë Socialiste për krijimin e dy komisioneve hetimore, për dosjen “McGonigal” dhe për zgjedhjet e 11 majit. Burime nga mazhoranca bëjnë me dije se janë kërkuar argumente shtesë mbi këto çështje, ndërsa vendimi përfundimtar […]

The post PS rrëzon kërkesat e PD për hetim mbi McGonigal dhe 11 majin, pranon debat për Onkologjikun appeared first on BoldNews.al.

Dumani: Taskforca e 11 majit nuk ka dështuar, regjistruam 44 procedime penale

14 October 2025 at 19:10

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani u shpreh se taskforca e ngritur nga SPAK për zgjedhjet e 11 majit, nuk ka dështuar, por ka vend për përmirësim.

Gjatë raportimit të aktivitetit vjetor të SPAK për 2024-ën në Komisionin e Ligjeve, Dumani iu përgjigj pyetjes së ngritur nga deputeti i opozitës, Oerd Bylykbashi lidhur me fenomenin e shitblerjes së votës dhe mosfunksionimin sipas Bylykbashit të taskforcës gjatë zgjedhjeve të 2025.

“Ngritëm taskforcë për hetimin e krimit zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Kjo nuk ka dështuar, por ka vend për përmirësim. Ne kemi marrë seriozisht çdo kallëzim nga partitë apo qytetarët. Janë regjistruar procedimet penale nga ana ligjore”, tha Dumani.

“Nga 194 materiale të administruara, ka rezultuar se subjektet politike kanë depozituar 56 materiale kallëzuese, Policia e Shtetit 35, shërbimi i brendshëm i burgjeve 1 material,  ndërsa kallëzime nga shtetasit rreth 80 materiale. 10 raste janë regjistruar nga Prokuroria e Posaçme. Ne kemi vlerësuar të gjitha referimet e ardhura nga qytetarë dhe institucionet, ndërsa janë regjistruar 44 procedime penale dhe nën hetim janë 38 procedime”, vijoi ai.

Kreu i SPAK tha se këto nuk janë shifra që përmbushin pritshmëritë e institucionit që ai drejton, por nga ana e SPAK, sipas Dumanit, janë bërë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Aktualisht kemi një kryetar bashkie të pandehur për korrupsion aktiv. Kemi edhe një tjetër për korrupsion gjatë zgjedhjeve 2025. Kemi arrestuar edhe disa persona. Ka vend për të bërë më tepër. SPAK ka vetëm 20 prokurorë, s’jemi Policia e Shtetit, kemi detyrim ligjor të ushtrojmë ndjekjen penale”, pohoi Dumani.

“Kemi arrestuar disa persona për zgjedhjet 2025. Disa janë për hetim dhe gjykim. Janë dhe procedime penale që shpresojmë të kemi rezultat konkret. Kemi detyrim të ushtrojmë ndjekje penale”, vijoi ai.

Dumani u shpreh se janë dërguar hetues dhe prokurorë në kohë reale, edhe në mes të natës pasi janë marrë sinjalizime për shitblerje votash.

“Rezultati është që kur bëni denoncim dhe ne sa bëjmë një punë për hetim, ju thoni po blihen vota, kërkon organizim ajo punë. Sa organizojmë punën, shikojmë në media me titra që në filan vend po blihen vota. Kapacitetet këto janë. Kemi pasur një problematikë tek denoncimi te faqja që hapëm, me sugjerimin e një deputeti opozitar ndryshuam faqen se kërkonim kartën e identiteti në rastin e denoncimit. Që ka punuar faqja gjatë kohës e kam me grafikë, me klikime, e vetmja gjë që nuk ka funksionuar pas orës 19:00 të datës 11 maj ka qenë telefoni i gjelbër, se e kishim në kontratë”, tha Dumani.

/e.i/j.p/

The post Dumani: Taskforca e 11 majit nuk ka dështuar, regjistruam 44 procedime penale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD zyrtarizon kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 11 majit

By: armand
14 October 2025 at 12:52

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zyrtarizuar kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 Majit 2025. Në kërkesë evidentohet se siç ishte […]

The post PD zyrtarizon kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 11 majit appeared first on BoldNews.al.

KQZ ndan fondet për forcat politike, bazuar në rezultatet e 11 Majit

By: V K
20 September 2025 at 15:59

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të kompesojë Lëvizjen Bashkë, Partinë Mundësia, Partinë Shqipëria Bëhet dhe Koalicionin Euroatlantik, për votat që fituan në zgjedhjet e 11 Majit.

Për shkak se këto parti garonin për herë të parë në zgjedhjet parlamentare, ato nuk morën fonde nga buxheti i shtetit për fushatën e tyre elektorale.

Ndaj KQZ bazuar mbi rezultatet, ka caktuar shumën qe i takon secilës prej këtyre forcave politike. Sipas llogaritjeve të KQZ një votë në zgjedhjet e 11 majit vlen 94 lekë.

Ndaj për këtë arsye partia e drejtuar nga Arlind Qori përfiton 2.3 milionë lekë, partia e Adriatik Lapajt merr 3.8 milionë lekë, mundësia e Agron Shehajt 4.6 milionë lekë dhe partia e Lulzim Bashës merr 1.9 milionë lekë.

The post KQZ ndan fondet për forcat politike, bazuar në rezultatet e 11 Majit appeared first on Albeu.com.

Berisha: Protesta dhe revolta në kohën më të shpejtë e të duhur

10 September 2025 at 17:46

TIRANË, 10 shtator /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot për mediet, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PD, se “më 11 maj të vitit 2025, vendosa të shfrytëzoj çdo hapësirë për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë”.

Berisha gjatë prononcimit për mediet theksoi se “jemi të vendosur për bashkëpunim ndërkombëtar, por jemi të bindur se shqiptarët, dhe vetëm qytetarët shqiptarë, do mund t’ua rikthejnë votën e lirë qytetarëve shqiptarë”.

Sa i përket analizës së brendshme të PD, Berisha u shpreh se, Partia Demokratike është parti e fjalës, e debatit të lirë, e mendimit të lirë.

Kështu që, shtoi ai, “do të jetë një analizë në të cilën absolutisht janë të ftuar, gjithë anëtarët, të gjithë mbështetësit, të japin mendimet e tyre. Nuk ka një datë fikse, sepse janë disa probleme në vazhdim e sipër. Por, askush të mos mendojë se partia nuk do t’i nënshtrohet një analize në interesin më të mirë të shqiptarëve”.

Berisha tha se askush nuk e kundërshtoi propozimin e tij në mbledhjen e kryesisë për të hyrë në parlament.

“Pati sugjerime për format, por në dijeninë time, jo. Askush nuk e kundërshtoi idenë e hyrjes në parlament”, tha ai.

Lidhur me propozimin e Ervin Salianjit, i cili propozoi që të shoqërohet me revolta, madje me protesta, Berisha tha se, është një propozim shumë i drejtë dhe se është 100% dakord me Ervin Salianjin.

Për protestat, Berisha theksoi se ato do të nisin në kohën më të shpejtë e të duhur.

“Unë i garantoj mbështetësit tanë dhe mirëkuptoj gjendjen e tyre, por janë përpara një misioni të ri dhe të madh, misionit të shpëtimit të Shqipërisë nga diktatura autoritare, e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve”, tha Berisha.

Për ndryshimin e drejtuesve të partisë, Berisha tha se, “Partia Demokratike ka të gjitha fuqitë për të marrë çdo vendim që e quan të drejtë dhe të arsyeshëm”.

Për zgjedhjet në PD, Berisha u shpreh se, “PD ka një statut dhe do të jetë në përputhje me statutin e saj. Por, analiza do bëhet, kjo është e sigurte”.

I pyetur nëse bashkë me analizën e këtyre zgjedhjeve, do të ketë edhe analizë për zgjedhjet lokale të vitit 2023, Berisha tha se nuk është bërë, por shtoi ai, “ajo kishte një arsye tjetër, sepse kryetari i partisë u vendos nën arrest 333 ditë, dhe një seri procesesh u bënë të pamundura. Por, u përgatit libri i zi që i damksoi zgjedhjet. Dhe, mbi bazën e atij libri të zi, mbi bazën e atyre fakteve u votuan 4 rezoluta ndërkombëtare, se e 5-ta është pas zgjedhjeve, në të cilat Edi Rama u cilësua si narodiktator që zhvillon farsa elektorale, mbi bazën e atij libri të zi. Pra, nuk u bë brenda partisë, por bëri një punë, e cila i shërbeu, them unë”.

Sa i takon votëbesimit për kryetar, Berisha tha se mund të bëhet sa herë të duan anëtarët dhe ai e pranon.

“Absolutisht, e pranoj, si nuk e pranoj. Do të ishte marrëzi të pranoj se unë nuk pranoj votëbesimin. Statuti flet për zgjedhje, jo për farsë. Ishte votëbesim, se ishte farsë. Prit një minutë, ju dallojeni. Farsa është farsë, votimi është votim. Në qoftë se, ti fajëson viktimën për kriminelin, pastaj, ky është moral problematik. Nuk do mund të ndodhë kurrë që kjo parti të bëjë përgjegjës viktimën për kriminelin. Dhe këtu, krimineli i zgjedhjeve është Edi Rama, dhe numri 2, Altin Troplini. Por kjo, absolutisht nuk përjashton kurrë procedurën dhe të drejtën e anëtarësisë së partisë për t’u shprehur lirisht për të gjithë drejtuesit që duhen, përfshirë drejtuesin e PD në kohën e duhur”, tha Berisha.

/gj.m/r.e//a.f/

The post Berisha: Protesta dhe revolta në kohën më të shpejtë e të duhur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: Duhet reformë e plotë zgjedhore. Të rikonsiderohen rregullat për financimet e partive

By: xhir jeta
9 September 2025 at 11:33

Në përmbyllje të procesit të 11 majit, kreu i KQZ Ilijan Celibashi zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët.

Përtej cdo problematike, Celibashi u shpreh se këto zgjedhje ishin zgjedhje që i bën një vend kandidat për në BE, ndonëse opozita ka njoftuar se nuk i njeh ato.

“Çështja e integrimit është prioritet jo vetëm për qeverinë por edhe për kuvendin, por në kuadër të kësaj, unë vlerësoj se do të duhet të adresohen shumë çështje që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve, duke filluar nga ato që kanë të bëjnë me aspektin administrative dhe të tjera.

Do të duhet në kuadër të një reforme reale të plotë e të vërtetë, partitë politike të rikonsiderojnë së pari, organizimin e komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta. Përbërja partiake e këtyre komisioneve ka treguar se është dështim sa i përket administrimit profesional dhe integritetit të procesit. Duhet të konsiderohen rregullat që lidhen me financimin e partive. Ka nevojë për qartësi.” u shpreh Celibashi.

“Rregullat e sjelljes së institucioneve para zgjedhjeve, veçanërisht zgjedhjet e fundit, duhet të kemi një përcaktim të qartë. Të kemi të qarte kufirin mes detyrimit dhe të drejtes se tyre për të ushtruar veprimtarinë dhe kompetencën, me angazhimin e tyre, ndalimin për t’u angazhuar në veprimtari elektorale” shtoi kreu i KQZ.

/abcnews.al

PD lajmëron mbledhjen e parë të kryesisë pas zgjedhjeve të 11 majit

By: Elva
8 September 2025 at 17:41

Partia Demokratike ka njoftuar se mbledhja e parë e Kryesisë pas zgjedhjeve të 11 majit do të zhvillohet ditën e mërkurë. Sipas njoftimit, në këtë mbledhje do të diskutohet vendimmarrja e partisë lidhur me qëndrimet e opozitës ndaj asaj që e cilëson si “farsë elektorale”, si dhe për zhvillimet politike aktuale në vend. Mbledhja pritet […]

The post PD lajmëron mbledhjen e parë të kryesisë pas zgjedhjeve të 11 majit appeared first on BoldNews.al.

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

2 September 2025 at 11:54

Partia Demokratike ka ankimuar ditën e djeshme aktin e fundit të Komisionit Rregullator të KQZ-së, që lidhet me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Pas depozitimit të ankimimit në Kolegjin Zgjedhor, ky i fundit ka caktuar Lutfije Celamin si relatore të çështjes së kundërshtimit nga ana e opozitës. Në padi, […]

The post PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren appeared first on BoldNews.al.

❌
❌