Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjekmarkaj: Raporti i ODIHR tregoi se demokracia shqiptare u vra, atentatorët i kemi në Kuvend

By: Ela
4 December 2025 at 12:28

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj tha në Kuvend se qeveria Rama i bëri “atentat” zgjedhjeve të 11 majit dhe votës së lirë. Ai tha se raporti final për zgjedhjet i OSBE/ODIHR ishte akti më zyrtar që konfirmoi se demokracia shqiptare ka vdekur. Sipas tij, atentatorët e kësaj janë në sallën e Kuvendit. “Sot e pandehur është […]

The post Gjekmarkaj: Raporti i ODIHR tregoi se demokracia shqiptare u vra, atentatorët i kemi në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

Presioni për votën: Si u eksportua sistemi i patronazhimit drejt diasporës në Perëndim

2 December 2025 at 07:17

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Leonardi* mori një mesazh të papritur nga Shqipëria, por përgjigja ishte gati instiktive. “Më vjen keq, nuk i votoj ata njerëz. Mos ma kërko”! Mesazhi mbërriti në telefonin e tij bashkë me lutjen për të votuar Partinë Socialiste nga kushëriri i tij me origjinë nga Tropoja, punonjës i […]

The post Presioni për votën: Si u eksportua sistemi i patronazhimit drejt diasporës në Perëndim appeared first on Reporter.al.

Deklarata e Komisioneres Kos për zgjedhjet, Këlliçi: Qokë politike që shkel raportin e ODIHR

By: Elva
21 November 2025 at 17:53

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, e cila sot në Tiranë e cilësoi zgjedhjet e 11 majit 2025 si “të lira dhe të ndershme”. Sipas Këlliçit, deklarata e Kos është qokë politike dhe e pandershme ndaj realitetit të raportuar nga ODIHR. Ai thekson se […]

The post Deklarata e Komisioneres Kos për zgjedhjet, Këlliçi: Qokë politike që shkel raportin e ODIHR appeared first on BoldNews.al.

Celibashi: Puna e OSBE dhe rekomandimet e ODIHR, jetike për forcimin e integritetit zgjedhor

20 November 2025 at 12:44

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, mori sot pjesë në prezantimin dhe raportimin e raportit vjetor të Prezencës së OSBE-së, ku mbajti edhe një fjalim para përfaqësuesve nga 57 delegacionet e Këshillit të Përhershëm.

Gjatë fjalës së tij, Celibashi falënderoi të pranishmit dhe veçanërisht Ambasadorin Michel Tarran dhe stafin e tij të Prezencës në Tiranë.

Celibashi deklaroi “se jo vetëm KQZ, por i gjithë vendi ynë ruan respekt të thellë për OSBE-në”.

“Partneriteti ynë me OSBE-në është themelor dhe i pazëvendësueshëm, duke sjellë rezultate konkrete në forcimin e administratës zgjedhore, nxitjen e dialogut dhe rritjen e besimit publik.

“Puna e Prezencës së OSBE-së ka qenë jetike, duke ofruar mbështetje teknike, trajnime dhe ekspertizë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndërkohë rekomandimet e ODIHR-it shërbejnë si një hartë rrugore praktike për forcimin e integritetit zgjedhor”, tha Celibashi.

Celibashi nënvizoi se “përballë sfidave të reja zgjedhore, zhvillimet teknologjike dhe nevoja për përafrim me standardet evropiane, bëmë thirrje për mbështetje të vazhdueshme dhe të zgjeruar, veçanërisht për digjitalizimin e proceseve dhe lehtësimin e votimit për të gjithë zgjedhësit shqiptarë”.

“Investimi në zgjedhje është investim në stabilitetin demokratik dhe në të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, përfundoi Celibashi.

1 nga 5

/m.q/ /a.g/

The post Celibashi: Puna e OSBE dhe rekomandimet e ODIHR, jetike për forcimin e integritetit zgjedhor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

18 November 2025 at 16:06

Mazhoranca dhe opozita nisën së bashku punën për një reformë të re zgjedhore, por me qëndrime të ndara për atë se çfarë prisnin nga funksionimi i komisionit të posaçëm dypalësh. Socialistët në pushtet kërkojnë që procesi të nisë me çështje teknike që kanë konsensus dhe të kenë si udhërrëfyes rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa opozita paralajmëroi […]

The post Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon gjykimin e tre mbështetësve të Partisë Socialiste për blerje votash gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit

7 November 2025 at 16:34

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 7 nëntor, përfundimin e hetimit dhe dërgimin për gjykim të një çështje penale në ngarkim të tre personave të akuzuar për blerje votash në Qarkun e Lezhës për të mbështetur Partinë Socialiste gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. […]

The post SPAK kërkon gjykimin e tre mbështetësve të Partisë Socialiste për blerje votash gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit appeared first on Reporter.al.

Ngacmimi i gazetarëve nga zyrtarët shqiptarë po kthehet në “normalitet” shqetësues

5 November 2025 at 10:45

Kur gazetari Armando Rabi po mbulonte zgjedhjet e përgjithshme të majit në qytetin jugor të Gjirokastrës, ai pa nëpunës civilë që silleshin në mënyrë të dyshimtë në një qendër votimi – duke u afruar më afër sesa lejon legjislacioni zgjedhor. Por kur ai e identifikoi veten si gazetar dhe filloi t’i filmonte ata, një person […]

The post Ngacmimi i gazetarëve nga zyrtarët shqiptarë po kthehet në “normalitet” shqetësues appeared first on Reporter.al.

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

By: beni
3 November 2025 at 11:57

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat në Kuvend me fokus gjetjet e raportit final të OSBE-ODIHR të publikuar javën e shkuar. Në kërkesën e firmosur nga kreu i grupit, Gazment Bardhi, theksohet se raporti evidenton qartë deformime të procesit zgjedhor në favor të mazhorancës dhe si rrjedhojë është […]

The post Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet, PD kërkon mocion me debat në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Do të punojmë për paketën e medias dhe forcimin e pavarësisë së saj

28 October 2025 at 14:24

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku u shpreh sot raporti i fundit i publikuar nga ODIHR, ngre shqetësime lidhur me situatën e medieve në vend dhe pavarësinë e tyre.

Gjatë diskutimeve për dy rezoluta, atë të AMA-s dhe RTSH-së, në këtë Komision, tha se “raporti i ODIHR-it ngriti shqetësime lidhur me median dhe kushtet e vështira në të cilat punojnë gazetarët. Opozita do të punojë për paketën e medias dhe për forcimin e pavarësisë së saj”.

“Raporti thotë që edhe pse Kushtetuta mbron lirinë e shprehjes, shpifja është akoma e kriminalizuar. Raporti ngre shqetësimin që shumica e medieve perceptohen si të lidhura me partinë në pushtet, duhet të zbatohen masa për të mbrojtur autonominë editoriale, ndërsa RTSH thuhet që nuk gëzon një audiencë të gjerë, si edhe procedurat bipartizane të emërimit të drejtuesve janë një pavarësi faktike”, tha Tabaku.

“Ka shumë shqetësime sa i takon sulmeve ndaj gazetarëve, dhunës verbale, fizike, ndërhyrjen e zyrtarëve publikë. Gazetarët raportojnë akses gjithnjë e më të kufizuar te zyrtarët e Qeverisë, ndërsa raporti ngre shqetësim për Agjencinë e Medias dhe të Informacionit si një zyrë qendrore që komandon gjithë informacionin”, vijoi ajo.

Sipas raportit, Tabaku theksoi se edhe gjatë ditës së zgjedhjeve, zyrtarët e ODIHR raportuan një sërë rastesh intimidimi.

“Opozita do të punojë për paketën e medias dhe për forcimin e pavarësisë së saj. Opozita do të kërkojë që të ketë një debat dhe diskutim për atë që ka ndodhur me ‘News24’, një media, në gjykimin tonë, që është vënë nën presion të hapur nga mazhoranca. Në këtë komision do të kërkojmë të zhvillohet një dëgjesë jo vetëm për median në tërësi, por edhe në mënyrë të veçantë për rastin e ‘News24’, goditjen ndaj saj që cenuan pavarësinë e medias. Sulm i hapur ndaj një medieje të pavarur”, tha Tabaku.

Rezoluta për AMA-n u miratua me shumicë votash, ndërsa Tabaku e cilësoi atë si një institucion me shumë probleme, siç shprehet në raportin e ODIHR, me një varësi emërimi politik që ndodh nga Parlamenti.

/e.i/r.e/a.f/

The post Tabaku: Do të punojmë për paketën e medias dhe forcimin e pavarësisë së saj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Raporti i OSBE-ODIHR: Censurë dhe pabarazi në media gjatë zgjedhjeve

27 October 2025 at 17:52

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 nxori n ë pah problematika domethënëse si pabarazinë në garë, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe censurën në media.

Një pjesë e konsiderueshme e raportit flet për rolin e medias dhe ndikimin që pati si pushtet i katërt. Por sipas tij, shumica e mediave shqiptare varen nga financime të paqarta, të lidhura me interesa politike dhe biznesi, duke cenuar pluralizmin dhe cilësinë e informacionit publik.

“Përqendrimi i pronësisë në media minon më tej shumëllojshmërinë e burimeve të informacionit, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare”, thuhet në raport.

Në këtë këndvështrim, Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kërkon miratimin e një kuadri të plotë ligjor për transparencën e pronësisë dhe mbrojtjen e autonomisë redaksionale nga ndërhyrjet politike dhe ekonomike.

RTSH dhe AMA pa pavarësi reale

Sipas raportit, as Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dhe as Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) nuk gëzojnë pavarësi të vërtetë institucionale.

“Procedura bipartizane e emërimeve nuk garanton pavarësinë faktike të tyre,” thuhet në dokument, teksa rekomandohet depolitizimi i këtyre institucioneve përmes një procesi të gjerë konsultimi publik me median e pavarur dhe shoqërinë civile.

Presioni dhe autocensura

Raporti vëren se pronarët e mediave ushtrojnë ndikim të drejtpërdrejtë mbi përmbajtjen editoriale, ndërsa autocensura mbetet praktikë e zakonshme mes gazetarëve.

“[…] gazetarët përballen vazhdimisht me sulme verbale dhe, në disa raste, edhe fizike nga zyrtarë publikë,” thekson raporti, duke shtuar se numri i konferencave qeveritare është ulur ndjeshëm teksa gazetarët pengohen të marrin pjesë në aktivitete.

Në shumë raste, mbulimi editorial është zëvendësuar nga materiale të prodhuara nga vetë institucionet.

Agjencia e Medias dhe Informacionit (MIA), që vepron nën zyrën e Kryeministrit, cilësohet “filtruese e informacionit publik”.

Sipas raportit, reduktimi i financimeve ndërkombëtare ka goditur edhe mediat e pavarura të shoqërisë civile, të vetmet që ofrojnë gazetari hulumtuese me interes publik.

Vëzhguesit e ODIHR-it dhe organizatat e shoqërisë civile kanë raportuar raste të frikësimit dhe pengimit të gazetarëve gjatë periudhës zgjedhore.

Liria e shprehjes dhe paditë strategjike (SLAPP)

Edhe pse Kushtetuta garanton lirinë e shprehjes, raporti vëren se shpifja mbetet vepër penale në Shqipëri.

Gazetarët janë përballur me një numër të lartë padish civile dhe penale për shpifje, përfshirë raste të padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike, njohur me akronimin SLAPP.

OSBE-ODIHR rekomandon dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe harmonizimin e dispozitave civile me standardet ndërkombëtare.

Raporti përmend rastin e gazetarit Elton Qyno, të cilit iu sekuestruan pajisjet elektronike gjatë raportimit për një çështje të krimit të organizuar.

Gjykata, sipas raportit, e cilësoi sekuestrimin “ndërhyrje të tepruar në të drejtën e informimit publik”.

Pabarazia në mbulimin mediatik të fushatës

Kodi i Transmetimit kërkon mbulim të paanshëm gjatë zgjedhjeve, por Kodi Zgjedhor nuk garanton trajtim të barabartë për partitë joparlamentare.

Sipas raportit, dy partitë kryesore, Partia Socialiste (PS) dhe Demokratike (PD), dominuan hapësirën televizive, duke marrë mbi 40% të kohës në ekranet kombëtare (RTSH, TVKlan, Top Channel, A2-CNN, etj.), ndërsa garuesit e tjerë jo më shumë se 5%.

Një pjesë e madhe e materialeve televizive u prodhua nga vetë partitë politike. Raporti thekson se kjo qasje me mbulime të vetëprodhuara dhe paguara përbëjnë reklamë politike dhe vendosin në disavantazh garuesit që nuk kanë mundësi financiare.

ODIHR kërkon që çdo material i tillë i prodhuar nga partitë të etiketohet qartë si reklamë politike dhe të ndalohet përfshirja e tij në programet redaksionale duke shtyrë dhe institucionet si Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të garantojë zbatimin efektiv të ligjit.

Ndalimi i TikTok dhe fushata online e kufizuar

Raporti kritikon edhe vendimin e përkohshëm të qeverisë për mbylljen e platformës TikTok më 6 mars 2025, të cilin e konsideron “të papajtueshëm me standardet ndërkombëtare”.

Sipas ODIHR, ky ndalim kufizoi aftësinë e partive joparlamentare për të bërë fushatë në kushte alternative dhe të barabarta.

Në përfundim, raporti nënvizon se mjedisi i kontrolluar mediatik dhe mungesa e transparencës institucionale privuan qytetarët nga informacioni i pavarur dhe të besueshëm mbi garën zgjedhore.

Lexoni gjithashtu:

The post Raporti i OSBE-ODIHR: Censurë dhe pabarazi në media gjatë zgjedhjeve appeared first on Citizens.al.

PS dhe PD votojnë me konsensus komisionet e posaçme për reformat

27 October 2025 at 11:33

Dy partitë e mëdha votuan të hënën me konsensus ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare; për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Komisionet do të funksiojnë mbi bazë bipartizane PS-PD me bashkëkryetarë që do të kenë të drejtën e vetos për çdo vendimmarrje. Vendimet u votuan me 113 dhe 115 vota pro, ndërsa 3 deputetë […]

The post PS dhe PD votojnë me konsensus komisionet e posaçme për reformat appeared first on Reporter.al.

Ra ky raport e u pamë!

24 October 2025 at 20:31

Nga Ilir Kalemaj Sado syze rozë apo mavi qofshin, prapëseprapë, raporti final i OSBE-ODIHR-it ishte më problematik se ai i 2021-shit dhe theksonte akoma më shumë ekseset e parregullsive elektorale në raport me atë paraprak që doli në maj. Në 2021shi pati në fakt dhe raporte të tjerë si ai i Transparency International që evidentoi […]

The post Ra ky raport e u pamë! appeared first on BoldNews.al.

Bardhi: OSBE-ODIHR certifikoi 11 majin si farsë

24 October 2025 at 19:00

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi sot se, raporti final i OSBE-ODIHR-it fakton se zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin një farsë e plotë elektorale.

“Raporti final i OSBE-ODIHR-it fakton pa asnjë ekuivok se zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin një farsë e plotë elektorale”, shkroi Bardhi në një reagim në rrjetet sociale.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë konfirmojnë se “partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative dhe ndikimit institucional, duke e zhdukur vijën ndarëse midis shtetit dhe partisë””, u shpreh Bardhi.

Ai theksoi se, “u vunë re akuza për ushtrimin e presionit ndaj punonjësve publikë, raste të frikësimit të mbështetësve të opozitës dhe keqpërdorimi i rrjeteve të patronazhimit, gjë që nuk përputhet me standardet ndërkombëtare”.

“Çështje të tjera shqetësuese përfshinin raportime për blerje votash, përpjekje për të ndikuar padrejtësisht te votuesit vulnerabël dhe ndikimin e elementëve kriminalë në zgjedhje në disa zona të vendit”, shtoi Bardhi.

Bardhi nënvizoi se, zgjedhjet e lira dhe të barabarta janë burimi i legjitimitetit demokratik të parlamentit dhe qeverisë.

“Raporti final i OSBE-ODIHR-it provon se zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të barabarta, e për rrjedhojë ato nuk kishin si të prodhonin institucione legjitime”, u shpreh ai.

“Asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një parlament dhe qeveri jolegjitime, prandaj është detyrë jonë tashmë, e Partisë Demokratike, e opozitës, e shoqërisë civile, medias së lirë, qytetarëve të ndershëm që të bëjmë çdo përpjekje, çdo sakrificë, çdo betejë për largimin një orë e më parë të qeverisë më ilegjitime në 30 vite dhe bëjmë të mundur rotacionin politik përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, theksoi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Bardhi: OSBE-ODIHR certifikoi 11 majin si farsë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e 11 Majit një farsë, Bardhi: Balluku shembulli më flagrant i shkeljeve demokratike

By: Elva
24 October 2025 at 18:49

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se raporti final i OSBE/ODIHR-it konfirmon se zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin një farsë elektorale. Sipas Bardhit, shembulli më flagrant i kësaj farsë është qarku i Fierit, ku drejtuesja politike e Partisë Socialiste, Belinda Balluku, përmendet për shkelje të rënda të standardeve demokratike. […]

The post Zgjedhjet e 11 Majit një farsë, Bardhi: Balluku shembulli më flagrant i shkeljeve demokratike appeared first on BoldNews.al.

Berisha: OSBE-ODIHR e thanë fjalën, tani opozita duhet të ngrihet në protesta

24 October 2025 at 15:10

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Partia Demokratike mblodhi sot grupin parlamentar. Gjatë mbledhjes, kreu i PD-së Sali Berisha u ndal te raporti i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas Berishës raporti “faktoi farsën elektorale” dhe se “këto zgjedhje nuk përputhen me standardet ndërkombëtare në parimin më themelor të barazisë”.

Sipas Berishës, asnjë raport tjetër nuk ka pasur përmasat e denoncimit të farsës si raporti i zgjedhjeve të 11 majit. “Janë rreshtuar argumente të pafundme të funksionimit të partisë shtet, të përdorimit të të gjitha resurseve të qeverisë dhe shtetit për të grabitur zgjedhjet”, shtoi kreu i PD-së.

Berisha tha se opozita duhet të ngrihet në protesta të fuqishme.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë, folën dhe e thanë fjalën e tyre.  Është radha e shqiptarëve që të flasin dhe të thonë fjalën e tyre. Opozita shqiptare duhet të ngrihet në protesta më të fuqishme ndonjëherë që ka njohur historia e vendit nga vitet ’90 me qëllimin solemn dhe sublim, votën e lirë për qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.

“Çdo njeri që aspiron votën e lirë, tashmë ka një bazë frymëzuese në ligjin ndërkombëtar, në vendimin ndërkombëtar që është raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri. Ndaj dhe pavarësisht nga vonesa e tij, por ai dha verdiktin e vet. Tani u takon shqiptarëve, na takon ne, i takon opozitës të japë verdiktin”, tha Berisha.

Berisha foli gjithashtu edhe për aeroportin e Vlorës që, sipas tij, është një gjobë e tmerrshme që u bëhet taksapaguesve shqiptarë.

“Aeroporti që kushton me çmimet më të fryra mbi tokë 105 milionë euro, taksapaguesit shqiptarë do paguajnë 140 milionë euro për 10 vitet e para. Dhe koncesionari për 30 vite fiton 700 milionë euro. Nuk mund të ketë një akt më korruptiv se sa ky”, tha Berisha.

/m.q/

The post Berisha: OSBE-ODIHR e thanë fjalën, tani opozita duhet të ngrihet në protesta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bushati: Raporti i OSBE, tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti në zgjedhje

By: M C
23 October 2025 at 23:05

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet, evidenton vetëm 10% të problematikave, megjithatë ai tha se pika kryesore e raportit, është evidentimi për “ndarjen e papërfillshme midis partisë dhe shtetit”.

“Me atë çka ndodh me zgjedhjet në Shqipëri, raporti ka nxjerrë vetëm majën e ajsbergut, besoj se ka shumë mëkate se ato që janë aty. Pavarësisht se këta të mazhorancës nuk po flasin, por po të isha Rama, me këtë raport do të isha i kënaqur pasi tregon vetëm 10% të krimit.

Megjitahtë, çfarë ka te ky raport diçka që nuk e kemi parë në zgjedhjet e mëparshme? Është një gjë, që po ti hyjmë është shqetësuese.

Ajo konsiston te një fjali, ku thuhet, që u vu re një ndarje e papërfillshme midis partisë dhe shtetit dhe thuhet pastaj duke mos zbatuar pastaj rekomandimet e kartës së Copenhagenit të vitit 90. Vendet që po dilnin nga perandoria e Bashkimit Sovjetik, nëse nuk ndanin partinë nga shteti, nuk bënin dot zgjedhje. Që të kishte zgjedhje demokratike, partia duhet të ndahej nga shteti. 31 vite më pas, jemi kthyer ku shtetin dhe partinë i kemi bërë një. Ky është qëndrimi kryesor, që vetëm ky togfjalësh vlen për të hapur diskutimin, a jetojmë në demokraci.

Nga ky konkluzion vjen tjetri, që garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta gjatë garës.

Po të shohësh, dallon kollaj mediat e PS dhe të PD. Mediat e PS thoshin, gara ishte konkuruese, por garuesit nuk gëzonin kushtet të barabarta. Ne e marrim gotën bosh ose plotë”, tha Bushati.

The post Bushati: Raporti i OSBE, tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti në zgjedhje appeared first on Albeu.com.

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

23 October 2025 at 22:52

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” deklaroi se raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit, evidenton vetëm 10% të problematikave, megjithatë ai tha se pika kryesore e raportit, është evidentimi për “ndarjen e papërfillshme midis partisë dhe shtetit”. “Me atë çka ndodh me zgjedhjet në Shqipëri, raporti ka nxjerrë vetëm majën […]

The post Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti appeared first on BoldNews.al.

“Ndërkombëtarët janë arbitër shumë i keq”/ Lubonja: Na konsiderojnë shtet të dorës së dytë

23 October 2025 at 22:22

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në News 24, foli mbi raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Lubonja tha se ndërkombëtarët në Shqipëri nuk kanë qenë një arbitër i mirë në garën politike, por shumë i keq. Sipas tij, ata e konsiderojnë Shqipërinë shtet të dorës së dytë, ndërsa nuk kanë vendosur ende […]

The post “Ndërkombëtarët janë arbitër shumë i keq”/ Lubonja: Na konsiderojnë shtet të dorës së dytë appeared first on BoldNews.al.

Raporti i ODIHR/ Lutfi Dervishi: Në PS nuk thanë gjysmë fjale, presim nga Diella

23 October 2025 at 20:45

Gazetari Lutfi Dervishi deklaron se raporti i ODIHR për zgjedhjet e 11 majit tregoi se Shqipëria ka bërë hapa pas në këtë drejtim për shkak të kërcënimit të administratës, shitblerjes së votës apo edhe patronazhimit. I ftuar në A2 CNN, Dervishi vuri në dukje se ende nuk ka një reagim nga mazhoranca për këtë raport, […]

The post Raporti i ODIHR/ Lutfi Dervishi: Në PS nuk thanë gjysmë fjale, presim nga Diella appeared first on BoldNews.al.

❌
❌