Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se qeveria në detyrë ka dështuar t’i sigurojë siguri energjetike vendit.
Sipas tij, vetëm për gjatë këtij mandati, Kosova ka blerë rrymë jashtë vendit mbi 800 milionë euro.
“Vetëm për kohën e qeverisjes së Albin Kurti, Kosova i ka ble 800 milionë euro rrymë. Vetëm këtë vit 250 milionë. As s’kemi kapacitete të reja, as nuk janë duke u ndërtuar kapacitete të reja. Derisa s’ka kapacitete të reja do të vazhdojmë të blejmë rrymë”, ka thënë Abdixhiku.
Me këto miliona sipas Abdixhiku, do të përfundonin shumë projekte të mëdha e të nevojshme në Kosovë.
“Me këto para do të mund të rregullohej Unaza e Jashtme e Prishtinës, do të ndërtohej spitali i ri, do të ndërtohej centrali me gaz, do të realizohej mësimi tërëditor në të gjithë Kosovën”, ka thënë Abdixhiku në emisionin Pressing në T7.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim zgjedhor në shkollën “Ismail Qemali” në Bregun e Diellit, organizuar nga Dega e Tretë e LDK-së.
Gjatë tubimit, Abdixhiku theksoi se Prishtina kërkon zhvillim dhe projekte konkrete, duke prezantuar një plan investimesh me vlerë 1.5 miliardë euro, që përfshin Unazën e Jashtme, Qendrën Sportive, teatrot dhe parkun teknologjik.
Ai shtoi se qytetarët e kryeqytetit kanë zgjedhur ndryshimin e parë, duke theksuar se LDK-ja, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, synon të sjellë normalitet dhe projekte konkrete për qytetarët.
Abdixhiku prezantoi gjithashtu kandidatët e Degës së Tretë për zgjedhjet e ardhshme, të cilët përfaqësojnë një ekip me përvojë institucionale, energji qytetare dhe përkushtim ndaj vlerave rugoviane dhe shërbimit publik.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, e përmbylli të hënën në një tubim në Hajvali.
Në prani të banorëve, mbështetësve, miqve e aktivistëve, ai e theksoi edhe një herë se siguria dhe begatia nuk kufizohen vetëm te sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik, por përfshijnë edhe një sistem modern energjetik, furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijes dhe infrastrukturë rrugore dinjitoze.
Kurti tha se prioritet e qeverisjes së tij mbeten kujdesi për nënat dhe fëmijët, forcimi i ushtrisë, zhvillimi i veriut dhe bujqësisë, si dhe investimet në infrastrukturë, por edhe ndërlidhja e vendit e qytetarëve përmes urave të reja.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hapur sonte zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit gjatë një tubimi në Prishtinë.
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, tha se partia po prezanton planin e saj për zhvillimin e Kosovës në çdo sektor, duke përfshirë mbështetjen për fëmijët, rininë dhe të gjithë qytetarët që punojnë dhe meritojnë një jetë dhe pagë dinjitoze.
Lekaj theksoi rëndësinë e ekipit të përkushtuar të AAK-së dhe lidershipin e kryetarit Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër, duke theksuar se qytetarët duhet të votojnë për listën e partisë me numrin 129.
“Me listën më të mirë zgjedhore, me ekipin tonë dhe me kryetarin Ramush Haradinaj, prezantuam planin tonë për zhvillimin e Kosovës. Do të qëndrojmë krah fëmijëve, krah rinisë dhe krah secilit qytetar që punon dhe meriton një jetë të dinjitetshme. Aleanca është krah teje Kosovë, gjithmonë!”, shkroi Lekaj në postimin e tij në Facebook.
Tubimi shënoi fillimin e një faze intensive të fushatës së AAK-së, ku do të prezantohen objektivat dhe programi zgjedhor për qytetarët e Kosovës.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ka prezantuar programin qeverisës për mandatin e ardhshëm si dhe zotimet e reja.
Në fjalën e tij hyrëse Kurti tha që plani i qeverisjes së ardhshme do të jetë i fokusuar në dy shtylla kryesore dhe vendimtare: Sigurinë dhe Begatinë.
“Pa begati nuk ka dinjitet, dhe pa të dyja nuk ka shtet të fortë”, tha ai, teksa theksoi si një nga arritjet më të rëndësishme të shtetit tonë në vitet e fundit, shtrirjen e sovraniterit në territorin e vendit. Rritja e buxhetit për mbrojtjen ka shtuar kapacitet tona mbrojtëse gjersa ka ndikuar në rritjen e sigurisë së qytetarëve tanë dhe besueshmërinë në shtetin tonë. Teksa premtoi se buxheti për mbrojtjen në mandatin që vjen do të jetë një miliard euro, Kryeministri Kurti theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë më e fuqishme dhe më e përgatitur se kurrë më parë”, ka thënë Kurti.
Ndërkaq, Kurti po ashtu premtoi siguri më të madhe të vendit përmes ndërtimit të fabrikës për prodhimin e municioneve dhe dronëve pa pilot, implementimit të programit të rezervës kombëtare në kuadër të Planit për Mbrojtje Gjithëpërfshirëse që përfshin çdo qytetar, si dhe investimit në energji e bujqësi.
“Prodhim të energjisë me më pak ndotje përmes gazifikimit, sigurim të ujit të pijes përmes ndërtimit të pesë digave të reja Kuqicë, Polatë, Dragaci, Firajë dhe Decivojë në vlerë prej 400 milion euro, dhe rritje të prodhimit vendor në 12 miliard euro për vitin e ardhshëm, ishin zotimi që vendit i garanton siguri dhe zhvillim ekonomik”. /Telegrafi/
Në bazë të kalendarit zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sot nis fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Vendi shkon në zgjedhje për herë të tretë brenda vitit, ato parlamentare më 9 shkurt, lokalet më 12 tetor (rrjedhimisht edhe balotazhi) si dhe këto të jashtëzakonshme, më 28 dhjetor.
Fushata zgjedhore do të jetë nga 17 dhjetori deri në orën 06:59, të datës 28 dhjetor.
Me Ligjim për Zgjedhjet e Përgjithshme fushata zgjedhore përfundon me hapjen e qendrave të votimit në ditën e zgjedhjeve.
Ndryshe, për të votuar në ditën e zgjedhjeve në Kosovë qytetarët duhet ta kenë një dokument të vlefshëm të Republikës së Kosovës: letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitje.
Ndërkaq, votimi në përfaqësitë diplomatike do të zhvillohet më 27 dhjetor 2025.
Për pjesëmarrje në zgjedhjet parakohshme për Kuvendin e Kosovës, janë certifikuar 24 subjekte politike, prej të cilave, 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, ndërkaq numri i përgjithshëm i kandidatëve që garojnë për ulëse në Kuvend është 1,180 kandidatë. /Telegrafi
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë një apel për të gjithë kandidatët që do të marrin pjesë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.
Sipas njoftimit të ambasadës, për shkak të komunitetit të madh të Kosovës në Gjermani, nuk lejohen organizime të fushatës zgjedhore nga zyrtarë të huaj në territorin gjerman gjatë periudhës tre muaj para zgjedhjeve.
"Duke pasur parasysh se kemi një diasporë të madhe të Kosovës në Gjermani, dëshirojmë t’u kujtojmë të gjithë kandidatëve se, si rregull, organizimet e fushatës zgjedhore nga zyrtarët e huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më pak se 3 muaj para zgjedhjeve. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj", thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme fillon më 17 dhjetor dhe do të përfundojë më 27 dhjetor.
Ky paralajmërim synon të sigurojë respektimin e procedurave ligjore dhe parimeve të neutralitetit zgjedhor për diasporën kosovare. /Telegrafi/
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike listën e plotë të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.
Lista e përbërë nga 110 kandidatë kryesohet nga Albin Kurti, ndërsa në vendin e dytë renditet Glauk Konjufca.
Në vijim pasojnë figura të njohura të kësaj partie, përfshirë Donika Gërvalla-Schwarz, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari Lila dhe Arben Vitia.
Vetëvendosje ka listuar një përbërje të gjerë kandidatësh nga fusha të ndryshme, ndërsa thekson se lista synon të reflektojë përfaqësim shoqëror, profesional dhe gjinor.
Lista e plotë e kandidatëve të LVV-së për deputetë:
Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Leonardi* mori një mesazh të papritur nga Shqipëria, por përgjigja ishte gati instiktive. “Më vjen keq, nuk i votoj ata njerëz. Mos ma kërko”! Mesazhi mbërriti në telefonin e tij bashkë me lutjen për të votuar Partinë Socialiste nga kushëriri i tij me origjinë nga Tropoja, punonjës i […]
Në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin e Qendrave të Votimit për votimin jashtë vendit, i cili do të mbahet më 27 dhjetor 2025, një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë.
Sipas vendimit të KQZ-së, procesi i votimit planifikohet të organizohet në 50 përfaqësi diplomatike me gjithsej 66 vendvotime të vendosura në 36 shtete të botës. Megjithatë, kjo listë u tha se do të mund të rishikohet nga KQZ, varësisht nga numri i votuesve që do të regjistrohen për të votuar në përfaqësi diplomatike.
Gjithashtu, KQZ ka caktuar numrin maksimal 950 votues që mund të regjistrohen për të votuar në një vendvotim në përfaqësi diplomatike. Sipas vendimit të KQZ-së, numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen për të votuar në këto përfaqësi diplomatike është 62,700 votues.
Po ashtu, sipas vendimit të KQZ-së, Qendra të Votimit do të hapen edhe në hapësira shtesë, jashtë përfaqësive diplomatike, sipas propozimit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
"Lokacionet shtesë përfshijnë 10 Qendra të Votimit (Gjermani 5; Zvicër 3, Mbretëri e Bashkuar 1 dhe ShBA 1) me gjithsej 43 vendvotime dhe me numër maksimal të votuesve që mund të regjistrohen për të votuar 40,850 votues. Në përgjithësi, numri i Qendrave të Votimit për votimin jashtë Kosovës, të miratuara nga KQZ është 60, me gjithsej 109 vendvotime. Ndërkaq, numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen për të votuar në këto Qendra të Votimit është 103,550", thuhet në njoftim.
KQZ sqaron se kufizimi i numrit maksimal të votuesve që mund të regjistrohen vlen vetëm për votimin në përfaqësi diplomatike, ndërkaq numri i votuesve që mund të regjistrohen për votim përmes postës është i pakufizuar.
Në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës.
Periudha e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës ka filluar më 26 nëntor dhe do të përfundojë më 6 dhjetor 2025. /Telegrafi/
Më 28 dhjetor, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në nivel qendror.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen pasi LVV nuk arriti të formojë qeverinë, disa muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht kohës së kaluar, kandidatët që synojnë postin e kryeministrit mbeten të njëjtit.
Tre prej tyre tashmë e kanë zyrtarizuar kandidaturën: Albin Kurti nga LVV, Bedri Hamza nga PDK dhe Lumir Abdixhiku nga LDK, ndërsa nga AAK pritet të kandidojë Ramush Haradinaj.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, LVV ishte radhitur si partia e parë, PDK partia e dytë dhe LDK partia e tretë.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka nisur përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
KQZ po ashtu ka njoftuar se ka filluar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Po ashtu, KQZ ka marrë vendim për miratimin e planit të buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Buxheti i planifikuar dhe miratuar për këto zgjedhje është në vlerën: 11,493,526 Euro.
Kostoja fillestare e planifikuar dhe prezantuar në mbledhjen e KQZ-së ishte në vlerën 7,771,486 Euro.
Vlera përfundimtare e buxhetit të planifikuar përfshin edhe miratimin e amendamentit të propozuar gjatë mbledhjes që parasheh dërgimin e pakove me fletëvotime në adresë të votuesve, të cilët do të regjistrohen për të votuar përmes postës. Kostoja e përafërt për dërgimin e pakove me fletëvotime përmes shërbimit postar është në vlerën e 3,722,040 dhe është llogaritur për rreth 84,000 votues potencial.
Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për miratimin e Qendrave të Votimit në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Në ditën e zgjedhjeve, procesi i votimit do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, prej të cilave 910 qendra për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, për të mundësuar votimin me kusht. /Telegrafi/
Më 28 dhjetor, vendi do të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Ndërkohë që KQZ-ja ka nisur përgatitjet për organizimin e këtyre zgjedhjeve, subjektet politike kanë filluar të bëjnë ftesat për koalicione. Ato kanë afat deri më 30 nëntor për t’i paraqitur koalicionet e tyre.
Të hënën, Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, bëri të ditur se do të jetë sërish kandidat për kryeministër. Ai njëkohësisht ftoi për bashkëpunim Partinë e Drejtësisë, Nismën Socialdemokrate dhe Aleancën Kosova e Re, me qëllim që të garojnë me një listë të përbashkët.
Në lidhje me ftesën e bërë Partisë së Drejtësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për Telegrafin është deklaruar kryetari i kësaj partie, Ferid Agani.
Agani tha se këtë zhvillim e vlerëson në kuadër të konsolidimit konstruktiv të proceseve politike në vend, veçanërisht duke marrë parasysh rolin historik të LDK-së në shtetformimin dhe shtetëndërtimin e Republikës së Kosovës.
“Në lidhje me ftesën e bërë Partisë së Drejtësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dëshiroj të sqaroj se këtë zhvillim e vlerësoj në kuadër të konsolidimit konstruktiv të proceseve politike në vend, veçanërisht duke marrë parasysh rolin historik të LDK-së në shtetformimin dhe shtetëndërtimin e Republikës së Kosovës. Aktualisht jemi duke zhvilluar konsultime të brendshme me bashkëpunëtorët dhe partnerët me të cilët po punojmë në një iniciativë të re politike, e cila do të prezantohet në kohën e duhur gjatë vitit të ardhshëm”, theksoi ai.
Agani shtoi tutje se sa i përket zgjedhjeve të 28 dhjetorit, çështja është në shqyrtim.
“Vendimi do të merret me përgjegjësi të plotë institucionale dhe me kujdes maksimal, duke pasur parasysh stabilitetin, seriozitetin dhe interesin afatgjatë të vendit”, pohoi Agani.
Ai mes tjerash tha se “Pas përfundimit të procesit të konsultimeve dhe mbledhjes së Kryesisë së Partisë së Drejtësisë nesër mbrëma, do të dalim me një qëndrim zyrtar dhe të qartë lidhur me këtë çështje”.
Edhe Aleanca Kosova e Re do të shqyrtojë ofertën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për një koalicion.
Vesel Makolli nga AKR, tha për Telegrafin se me LDK-në kanë bashkëpunuar edhe në zgjedhjet lokale për Prishtinën.
“Do ta shqyrtojmë ofertën e kandidatit të LDK-së për kryeministër dhe në ditën në vazhdim do të vendosim për përcaktimin tonë. Përndryshe në zgjedhjet lokale për kryeqytetin, AKR-ja në marrëveshje me LDK-në kemi garuar në një listë të përbashkët”, deklaroi Makolli.
Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Osmani fillimisht nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, respektivishit legjislaturën e nëntë të tij.
Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media, pas takimit konsultativ që pati sot me partitë politike parlamentare.
“Data 28 dhjetor është vendosur pasi është e vetmja që i mundëson KQZ-së të organizojë zgjedhjet në mënyrë të rregullt dhe brenda afateve kushtetuese. Data 11 janar përjashtohet pasi tejkalon afatin kushtetues, ndërsa data 4 është e pamundur për shkak të mosshfrytëzimit të plotë të buxhetit nga KQZ-ja,” ka thënë Osmani.
Ky vendim i zgjedhjeve të jashtëzakonshme vjen pas dështimit të mandatit të dytë të Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë. /Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur të premten ka miratuar afatet kohore të aktiviteteve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të zhvillohen më 28 dhjetor 2025.
Në këtë mbledhje u bë e ditur se fushata zgjedhore për subjektet politike do të jetë vetëm 12 ditë, nga 17 dhjetori, deri më 28 dhjetor.
Ndërkaq, periudha për certifikimin e partive politike do të jetë nga data 24 nëntor deri më 30 nëntor dhe ky proces është ndryshe nga proceset e tjera, është i ndarë në dy faza.
Bëhet fjalë për certifikimin e subjekteve politike dhe certifikimin e listave të kandidatëve të partive politike”.
Pra, KQZ u ka dhënë afat partive që nga 24 nëntori e deri më 30 nëntor të deklarojnë koalicionet.
Sipas vendimit të KQZ-së, procesi zgjedhor do të zhvillohet sipas këtyre afateve kryesore:
Vendimi për kufizimin e shpenzimeve të fushatës: deri më 24 nëntor 2025.
Deklarimi i partive politike për mos-pjesëmarrje në zgjedhje: 24–30 nëntor 2025.
Deklarimi për pjesëmarrje përmes koalicioneve: 24–30 nëntor 2025.
Aplikimi për certifikim të subjekteve politike: 24–30 nëntor 2025.
Dorëzimi i listave të kandidatëve: 24 nëntor – 7 dhjetor 2025.
Tërheqja e shortit për renditjen në fletëvotim: 8 dhjetor 2025.
Emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve: 26 nëntor 2025.
Publikimi i listës së Qendrave të Votimit: 25 nëntor 2025.
Miratimi dhe publikimi i Qendrave Komunale të Numërimit: 25 nëntor 2025.
Ndërrimi i Qendrës së Votimit: 26 nëntor – 6 dhjetor 2025.
Kundërshtimet dhe konfirmimet për listën votuese: 26 nëntor – 6 dhjetor 2025.
Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: 26 nëntor – 6 dhjetor 2025.
Certifikimi i listës votuese brenda dhe jashtë vendit: 10 dhjetor 2025.
Votimi përmes postës: 12–27 dhjetor 2025.
Fushata zgjedhore për subjektet e certifikuara: 17 dhjetor – 28 dhjetor 2025, ora 06:59.
Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta: 11–21 dhjetor 2025.
Emërimi i Këshillave të Vendvotimeve në Kosovë dhe në përfaqësitë diplomatike: deri më 16 dhjetor 2025.
Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve: 5–20 dhjetor 2025.
KQZ theksoi se të gjitha procedurat do të ndiqen sipas ligjit dhe se institucionet zgjedhore tashmë kanë filluar përgatitjet për organizimin e procesit të 28 dhjetorit. /Telegrafi/
Pas vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 28 dhjetor të këtij viti, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj iu është drejtuar me një mesazh mërgimtarëve të cilët festat e fundvitit do t’i kalojnë në Kosovë.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se mërgimtarët përveç vizitave në familjet e tyre do ta kenë edhe një angazhim tjetër që siç u shpreh “pretendon ta kthejë Kosovën në binarët e normalitetit”.
“Ne duam që Kosova e ëndrrave tona të jetësohet. Ne duam që vlera e lirisë të respektohet dhe të nderohen partnerët ndërkombëtarë në secilin nivel të sigurisë e të zhvillimit. Ne s’duam lëmoshë financiare prej 100 eurosh, që ministri e kryeministri t’ia vazhdojnë pushtetin vetes për një javë apo një muaj”, ka shkruar Haradinaj.
Ai tha se duan angazhim institucional, që familjet ta ndjejnë dorën e shtetit.
“Bisedoni e argumentoni mes vete, në familjet tuaja, dhe vendosni për të ardhmen. Ne kurrë s’kemi qenë të ndarë mes vete në familje. Malli për njëri-tjetrin na ka gërryer shpirtin, për ta ndërtuar sigurinë dhe jetën e begatë në familjet tona, para e pas luftës. Pastaj, dhatë për lirinë shumë, e bashkë e gëzuam rrugëtimin e ëndrrës që për të u sakrifikua shumë. Pa njëri-tjetrin nuk e kemi familjen, nuk e nderojmë vendin dhe nuk e sigurojmë të ardhmen”, tha Haradinaj duke shtuar se “Mos e lejoni asnjë propagandë që e dëmton familjen. Besnik ndaj atdheut dhe kombit”. /Telegrafi/
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, nuk do të hyjnë në koalicione parazgjedhore.
Në Klan Kosova, ai tha se të vetmin përjashtim do ta bënte nëse partitë opozitare do të hynin bashkë.
“Nuk bëjmë kësaj here koalicion me askënd. I vetmi ndryshim do të ishte një listë e përbashkët e krejt opozitës. Kam qenë ithtar edhe në zgjedhjet e mëhershme, por s’ka pasur gatishmëri. Tani është vonë”, tha lideri i AAK-së.
Ai shtoi se koalicione klasike nuk do të bëjnë as me PDK-në, as me LDK-në e as me ndonjë parti tjetër.
Haradinaj u shpreh i hapur për parti tjera të vogla që të futen në listën e AAK-së.
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves sot është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Hargreaves tha se në këtë takim ka shprehur shqetësimin për dështimin e partive politike për të rënë dakord në lidhje me buxhetin. Ata kanë diskutuar edhe për shpërbërjen e Kuvendit, zgjedhjet e reja si dhe për fushatën që do të zhvillohet.
“Shpresojmë për një fushatë zgjedhore të qetë dhe pozitive. Shpreha shqetësim për dështimin e partive politike për të rënë dakord për një zgjatje të buxhetit, Planin e Rritjes së BE-së dhe marrëveshjet e financimit të Bankës Botërore, të cilat do t’i sillnin dobi popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Ambasadori gjithashtu ka bërë të ditur se pret bashkëpunim nga partitë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, derisa u shpreh se Kosova nuk mund të humbë kohë.
Edhe në njoftimin e Presidencës thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Presidentja ritheksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike./Telegrafi/
Në oborrin e vogël të shtëpisë së saj në Vaqar, Lirije Sina, 64 vjeçe, kalon orë të tëra duke u kujdesur për disa rreshta perimesh që i ka mbjellë për të kursyer nga pensioni i saj prej 9.900 lekësh. “Çfarë të bëj më parë me ato lekë?” pyet ajo, duke renditur ilaçet, faturat dhe ushqimin, […]
TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me kryetarët e degëve të PD-së, ku bëri një analizë për humbjen e zgjedhjeve parlamentare më 11 maj.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se zgjedhjet e 11 majit ishin farsë elektorale, ndërsa paralajmëroi protestë kombëtare.
“Përveç protestës, kryengritjes paqësore, asnjë mjet tjetër nuk do mund të shpëtojë Shqipërinë nga ky pushtim i egër i brendshëm”.
“Pra për çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptarë, që e do këtë vend, një thirrje duhet të zgjojë ndërgjegjen e tij: Të bëjmë që kanë bërë kombet e shtypura kundër diktaturave në të gjitha kohërat, të ngrihemi dhe ka vetëm një rrugë, qëndresa jonë, protesta jonë, asnjë rrugë tjetër”, tha Berisha.
Berisha tha se PD ka armë të vetme takimin me qytetarin, ndërsa u bëri thirrje atyre që të sjellin vlera të reja në PD.
“Ne kemi armë të vetme, analizën tonë po e po, por takimin me qytetarin. Mos mendoni ju se është e lehtë të konceptohet diktatura autoritare, jo. Gjenerata që ka përjetuar diktaturën moniste thotë jo, nuk është diktaturë. Ka të drejtë se aty nuk kishte parti. Por aty dhe këtu një njeri i kishte të gjitha pushtetet. Por aty nuk pranohej opozita, këtu shtypet opozita.
Do të dilni me propozimet, sugjerimet, atë çka mendoni, por treguesi më cilësor i suksesit të saj është, sa do jemi ne të aftë të afrojmë vlera të reja. Prandaj çfarë ju them; secili prej jush të mendojë, cilin njoh, ku është. Të bisedoj me të. Ka plot njerëz që sado që në pamje të parë është e vështirë ti afrojë dhe të shtojmë sa më shumë vlera në këtë parti”, tha Berisha.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pasi kreu votimin për kryetar të komunës së Prishtinës, përveç zgjedhjeve lokale, ai foli edhe për zgjedhjet nacionale.
Abdixhiku tha se është i lumtur për nivelin demokratik që si shoqëri tregojmë në proceset zgjedhore.
Kryetari i LDK-së gjatë një deklarate për media u pyet edhe për zgjedhjet nacionale.
“Tani besoj nga dita e nesërme do të kthejmë fokusin tek zgjedhjet nacionale. Pritjet tashmë janë se në fund të dhjetorit do të kemi festën tjerë zgjedhore dhe vendimmarrjen demokratike në Republikën e Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/