Kandidati për deputet nga LVV, Glauk Konjufca ishte në konakun e familjes Grajqevci, nga të cilët u prit ngrohtësisht.
Ai tha se vullneti dhe angazhimi për zhvillim e mirëqenie, do të vazhdojë edhe në qeverisjen e ardhshme të Lëvizjes Vetëvendosje, për çka sipas tij mbështetja qytetare është e qartë.
Ndërsa në Obiliq, bashkë me kryetarin Halil Thaqi, takoi vullnetarët e angazhuar atje.
Konjufca e cilësoi angazhimin e tyre vullnetar, si shtyllë të fitores së 28 dhjetorit.
Bashkë me ta ai bisedoi për politikat qeverisëse për rininë, si dhe për synimet e së ardhmes.
Konjufca ishte edhe në Bardhosh, ku tha se rruga e nisur tashmë, do të fuqizohet duke mos lëshuar pe e duke mbështetur numrin 116.
Në një takim të ngrohtë në një nga kafenetë e Podujevës, Glauk Konjufca takoi veteranët e arsimit të kësaj komune.
Mes diskutimesh të hapura, Konjufca ka vlerësuar kontributin e çmuar të tyre ndër vite.
“Vendosmëria e tyre e palëkundur për të mos lëshuar pe, ashtu siç nuk kanë bërë kurrë më parë, u rikonfirmua sërish me mbështetjen e plotë për angazhimin e përbashkët drejt fitores edhe më të madhe të 28 dhjetorit”, është shprehur Glauk Konjufca.
Kandidati për deputet nga LVV, Glauk Konjufca, shoqëruar nga kryetari Qemajl Aliu, ka takuar të rinjtë e vullnetarët e Shtimes.
Ai ka theksuar se angazhimi i përbashkët duhet të vazhdojë për të vazhduar përpara rrugën e nisur të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërsa në Podujevë, bashkë me kryetarin Shpejtim Bulliqi, ka takuar vullnetarët atje, duke vlerësuar vullnetin e përkushtimin e tyre për fitoren e 28 dhjetorit.
Me qytetarët e Ferizajt e me qytetarët e Sllovisë së Lipjanit, Konjufca ka folur për punët e mira të Qeverisë Kurti, duke theksuar nevojën e vendosmërinë që të dielën e 28 dhjetorit të vazhdohet edhe për katër vite të tjera me siguri dhe begati, me Lëvizjen Vetëvendosje dhe numrin 116.
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar nënkryetarin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, lidhur me qëndrimet e tij gjatë intervistës së mbrëmshme në T7.
Në një postim në rrjetet sociale, Çitaku shkruan se Konjufca “paska folur sikur ta kishte dorëzuar librezën e Vetëvendosjes në hyrje të ‘Pressing’-ut”.
Ajo vë në dukje kontradiktën mes thirrjeve publike për unitet dhe realitetit të veprimeve të tij.
“Në njërën anë dalin me thirrje patetike ‘Mos lësho pe’. Ndërsa, në anën tjetër, Konjufca vetë paska lëshuar pe në gjithçka”, ka shkruar Çitaku.
Çitaku akuzon Konjufcën se ka hequr dorë nga identiteti dhe politika e Vetëvendosjes.
“Madje, e paska lëshuar edhe Vetëvendosjen, gjuhën e saj, arrogancën e saj, dështimet e saj. Pesë vjet në pushtet i paska shndërruar në amnezi politike”, u shpreh ajo.
Ajo gjithashtu sugjeron një qasje më reflektuese për të ardhmen.
“Një këshillë miqësore: në vend të një narrative të re në funksion të zgjedhjeve, filloni duke marrë përgjegjësi për përçarjet dhe linçimet që keni ushqyer”, shkruan Çitaku. /Telegrafi/
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratën e zyrtarit të kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, lidhur me lotët e nënës së Ramush Haradinajt.
“Loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë, në çdo kohë, sidomos në kohë fushatash,” deklaroi Krasniqi.
I ftuar në emisionin Pressing në T7, Konjufca e ka cilësuar deklaratën si të gabueshme dhe të pakujdesshme, duke theksuar se lotët e nënës Rukë nuk mund të gjykohen nga askush.
“Ka qenë deklaratë e pakujdesshme, mendoj që ka qenë e gabueshme. Lotët e nënës së Haradinajve, nënës Rukë, janë lot të dhimbjes, por edhe të krenarisë që i ka dhënë djemtë për lirinë e Kosovës. Ata lot nuk mundet me i gjyku bash askush”, ka deklaruar Konjufca.
Ai shtoi se sakrifica e familjeve që kanë humbur më të dashurit në luftë duhet të trajtohet me respekt dhe ndjeshmëri, pa u përdorur për qëllime politike apo debate publike.
Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për raportet e Lëvizjes Vetëvendosje me mediat dhe bojkotin e tyre në të kaluarën.
I përballur me kritikat për etiketimin dhe mospjesëmarrjen në media, Konjufca ka pranuar se partia ka reflektuar dhe se strategjia e ndjekur atëkohë nuk ka qenë më efektivja.
Ai theksoi se në rrethana të reja, Vetëvendosje synon një prani më të madhe në mediat e Kosovës.
Duke iu referuar vendimit të VV-së për bojkotimin e mediave, Kërquki theksoi se tashmë zyrtarët e partisë po rikthehen në studio televizive.
Në përgjigje, Konjufca deklaroi se ky është rezultat i reflektimit politik të partisë.
“Mendoj që ky ka qenë një reflektim i yni. Në politikë, ai që nuk mëson nga gabimet nuk mundet me ecë përpara. Lëvizja Vetëvendosje ka reflektu në këtë pikë dhe ka mendu që strategjia jonë në shkurt nuk ishte më efektivja. Në rrethana të reja synojmë të kemi prani sa më të madhe në mediat e Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova u shpreh se në situatën në të cilën jemi, do të dëshironte që Glauk Konjufca ta merrte mandatin e kryeministrit.
Ai tha se pas situatës së sotme, do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, siç u shpreh ai, në dhjetor ose në fillim të janarit.
“Unë nuk kam dëshirë shumë ta analizojë Vetëvendosjen. Glaukun e kam mik, ne kemi miq pavarësisht në cilin subjekt janë dhe askush s’mund të na mohojë se kemi miq. Në këtë situatë, kisha pasur dëshirë që Glauku sot ta marrë mandatin e kryeministrit, por ja që partitë politike opozitare kanë vendosur ndryshe dhe ne po besoj që po shkojmë shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme, në dhjetor apo në fillim të janarit. E vendos presidentja pas konsultimeve me partitë politike”, deklaroi Lladrovci.
Sipas tij, mungesa e qeverisë dhe mungesa e konstituimit të Parlamentit është dëm i madh, “sidomos në këtë situatë që po kalon Kosova”
Ka dështuar votimi i qeverisë së Kosovës, pasi Glauk Konjufca nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës për t’u bërë kryeministër dhe për të formuar kabinetin qeveritar.
Konjufca mori vetëm 56 vota pro, vota të cilat janë të pamjaftueshme për krijimin e qeverisë. Kundër votuan 53 deputetë kosovar.
Në kabinetin qeveritar të prezantuar nga Konjufca, Albin Kurti u propozua si Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme.
Para votimit, Konjufca iu kërkoi deputetëve që ta votonin ata si kryeministër, por duket se nuk arriti të marrë besimin e ligjvënësve.
“Sot ia vlen të zgjedhim rrugën, në dukje të komplikuar ndoshta, por ne nuk kemi nga askush tjetër këtu jashtë nesh, jashtë këtij parlamenti, që ta presim drejtësinë e veprimeve tona. Atë e bëjmë vet ne. Të udhëheqim me guxim, edhe në shtigje të pashkelura më herët. Burimi i këtij guximi duhet të na karakterizojë të gjithëve sot, e kjo është besimi te qytetarët tanë, dhe obligimi që kemi ndaj sakrificave e kontributit të paraardhësve, e jo më pak edhe ndaj ëndrrave e dëshirave të pasardhësve tanë”, u shpreh Konjufca.
Tashmë Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi u dështua që të formohet qeveria nga Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 shkurtit të këtij viti.
Tani presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vendosë se kur do të mbahen zgjedhjet, ndërsa raportohet se dhjetori është përmendur si muaj i mundshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Glauk Konjufca, mandatar i dytë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për kryeministër. Pas këtij dështimi, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Pro Konjufcës votuan 56, kundër votuan 53 dhe katër deputetë abstenuan. Kosova është me Qeveri në detyrë, në mungesë të një ekzekutivi të […]
Edhe Glauk Konjufca, mandatar i dytë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për kryeministër. Pas këtij dështimi, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Pro Konjufcës votuan 56, kundër votuan 53 dhe katër deputetë abstenuan.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar mandatarin Glauk Konjufca për mungesën e emrave të kabinetit qeveritar gjatë prezantimit të tij.
Sipas Haradinajt, Konjufca gjatë prezantimit të planit të qeverisjes ka folur vetëm për vitin 2026, duke lënë përshtypjen se po planifikon një qeveri njëvjeçare.
“Kritikën kryesore ndaj mandatarit e kam se nuk na dha një listë me emrat e kabinetit. Nuk është çështje sekreti apo dëmshme, por do të ishte një shenjë respekti. Po ashtu, mungon një program i qartë qeverisës. Kandidati foli për disa qëllime, përmendi vetëm vitin 2026 dhe nuk dha vizion për vitet e tjera; duket sikur po aplikon për një qeveri njëvjeçare,” tha Haradinaj.
Ai kritikoi gjithashtu qeverisjen e VV-së për mosndërtimin e autorrugëve. /Telegrafi/
Mandatari për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar në qoftë se arrin të marrë votat e mjaftueshme për të udhëhequr Qeverinë.
Para deputetëve, Konjufca tha se pa një qeveri të re, vendi e ka të sigurt vetëm thellimin e krizës, transmeton Telegrafi.
“Synojmë ta kursejmë vendin nga dy pale zgjedhje, do të ishte arrogancë ta dërgojmë vendin sërish në zgjedhje. Kjo për qytetarët është rraskapitëse”, tha ai, duke shtuar se do të harxhohen edhe tetë milionë euro pa arsye për organizimin e zgjedhjeve.
Kabineti i propozuar nga Konjufca:
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm: Albin Kurti
Zëvendëskryeminstre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministri i tretë: Fikrim Damka
Ministër i Financave: Hekuran Murati
Ministrër për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
Ministër i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla
Ministër i Administratës dhe Digitalizimit: Lulzon Jagxhiu
Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia
Ministrër i Arsimit: Avni Zogiani
Ministrër i Kulturës: Fatmir Spahiu
Ministër i Sportit: Blerim Gashani
Ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal: Rasim Demiri
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër në ora 14:00, do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, nga ora 11:00 do të mbahet një tjetër seancë për formimin e komisioneve parlamentare, ku do të diskutohet për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare dhe për financimin e RTK-së.
I mandatuari për formimin e qeverisë është Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili u mandatua nga presidentja Vjosa Osmani më 4 nëntor.
Konjufca ka deklaruar se kërkon mbështetjen e deputetëve për Qeverinë e tij, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet parlamentare në dhjetor dhe që vendi të ketë ekzekutiv “së paku” deri në prill, kur duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.
Megjithatë me ish-opozitën e bashkuar rreth idesë për zgjedhje të reja, gjasat duken minimale që Lëvizjes Vetëvendosje do të arrij të krijoj ekzekutivin në përpjekjen e dytë.
Më 26 tetor, Albin Kurti dështoi të siguronte votat e nevojshme për formimin e qeverisë.
LVV-ja i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka siguruar ulëse të mjaftueshme në Kuvend që do t'i mundësonin që të formonte Qeverinë pa bashkëpunim me partitë e tjera.
Nëse edhe nesër nuk arrihet shumica për formimin e Qeverisë, procesi do të çojë automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme. /Telegrafi/
Pas emërimit të Glauk Konjufcës si mandatar për formimin e qeverisë nga Presidentja e Kosovës, po afrohet përfundimi i afatit kushtetues prej 15 ditësh për thirrjen e seancës së Kuvendit për votimin e kabinetit të ri qeverisës.
Afati përfundon të mërkurën, ndërsa deri më tani nuk është bërë e ditur nëse do të ftohet një seancë për votimin e qeverisë, gjë që krijon pasiguri mbi të ardhmen e procesit politik.
Situata ka ngjallur reagime nga partitë politike, duke përfshirë NISMA Socialdemokrate.
Albert Maxhuni nga ky subjekt në një prononcim për Telegrafin, ka theksuar se kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj, nuk është ftuar në ndonjë takim nga mandatari Glauk Konjufca për të diskutuar rreth formimit të qeverisë.
Ai tha se NISMA ka bërë të qartë qëndrimin e saj që vendi duhet të shkoj në zgjedhje.
"Nuk jemi ftuar, ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë me kohë: është koha me shku në zgjedhje. Ka pas dakordim edhe në takim me presidenten nga të gjitha subjektet politike shqiptare, përveç LVV-së e cila ka kërkuar kohë, por nuk ka pasur vullnet nga subjektet tjera politike për me pas mandatar të dytë dhe mendoj se nuk është dashur me pas mandatar të dytë fare për shkak se nuk ka shumicë”, tha Maxhuni.
Sa i përket mundësisë së thirrjes së seancës së Kuvendit këto ditë, Maxhuni tha se nuk kanë marrë ende ftesë nga administrata e Kuvendit.
“ Siç e dini, të mërkurën përfundon koha e përcaktuar për seancë, nuk kemi marrë ftesë ende nga administrata e Kuvendit, kështu që mbetet të shihet çfarë do të ndodh këto ditë", u shpreh ai.
Ndryshe, e vetmja parti që tha se është kontaktuar në këtë fazë nga Vetëvendosja, ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, një përpjekje kjo për të koordinuar takime lidhur me votimin e qeverisë.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ka refuzuar t'i takojë zyrtarët e Vetëvendosjes, sikundër që do të refuzonte edhe nëse do të merrte propozime konkrete për bashkëpunim në qeverisje.
Haradinaj konsideron, se "zgjedhjet e parakohshme janë rrugëdalja e vetme nga ngërçi politik".
Dy partitë e tjera, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thonë se nuk janë kontaktuar fare nga Vetëvendosja dhe nuk duan të bashkëpunojnë me këtë parti.
Sikundër edhe ato kanë kërkuar që vendi të shkoj në zgjedhje të reja.
Marrë parasysh këto deklarata, procesi politik mbetet i paqartë. Tani mbetet të shihet nëse Kuvendi do të thërrasë seancën e votimit brenda afatit kushtetues, ose nëse vendi do të përballet me zgjedhje të reja. /Telegrafi/
Njohësit e rrethanave politike thonë se ‘kryeneçësia’ e partive politike për të mos bashkëpunuar ndërmjet tyre, është rezultati që shihet: shteti pa qeveri dhe në shumë segmente jofunksional. Zgjedhjet e reja vetëm sfond.
Glauk Konjufca është i mandatuari i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje për të krijuar shumicën parlamentare dhe për të formuar qeverinë e re të Kosovës. Nuk ka ndonjë njoftim nëse Konjufca ka arritur ta sigurojë shumicën. Asnjë nga partitë e deritashme në opozitë, siç thonë, nuk dëshirojnë t'i bashkohet Vetëvendosjes në një koalicion në mënyrë që të shmangeshin zgjedhjet e reja parlamentare.
Kontaktet me AAK-në pa rezultat
E vetmja parti që tha, se është kontaktuar në këtë fazë nga Vetëvendosja, ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, një përpjekje kjo për të koordinuar takime lidhur me votimin e qeverisë. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ka refuzuar t'i takojë zyrtarët e Vetëvendosjes, sikundër që do të refuzonte edhe nëse do të merrte propozime konkrete për bashkëpunim në qeverisje. Haradinaj konsideron, se "zgjedhjet e parakohshme janë rrugëdalja e vetme nga ngërçi politik".
"Ne nuk kemi pasur propozim apo kërkesë për çfarëdo bashkëpunimi. Kanë kërkuar komunikim, ka pasur kërkesa për takim ose konsulta me kolegë nga radhët tona edhe me mua në këtë rast. Por nuk e shohim të shkojmë në takime”, ka thënë Haradinaj.
Partitë e tjera opozitare refuzojnë bashkëpunimin
Dy partitë e tjera të deritashme në opozitë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thonë se nuk janë kontaktuar fare nga Vetëvendosja dhe nuk duan të bashkëpunojnë me këtë parti. Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, në një konferencë për media tha se qëllimi i LVV-së nuk është që ta sigurojë shumicën parlamentare, por vetëm që të blejë kohë.
“Çka po shohim ne këto ditë, është krejtësisht qasja e njëjtë sikurse me mandatarin e parë. Mandatari i parë nuk ka pasur as tendencë e as interesim të krijojë institucionet e vendit. E njëjta gjë po ndodh edhe me mandatarin e dytë”, ka thënë Zogaj, duke shtuar se LDK-ja nuk ka votë për qeverinë Konjufca.
Edhe kryetari në dorëheqje i partisë tjetër, PDK-së, Memli Krasniqi, tha ditë më parë se "nuk ka pasur kontakte me LVV-në dhe as kërkesa prej saj për votimin e qeverisë”. Sipas tij, "zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen pa humbur kohë”. PDK është një pritje të zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë.
Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme edhe për Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt. Në Vetëvendosje ndërkaq, nuk janë përgjigjur nëse kanë siguruar ndonjë votë më shumë sesa në përpjekjen e parë për formimin e qeverisë, ku Albin Kurti mori vetëm 56 vota nga 120 deputetë sa ka parlamenti i Kosovës.
Vetë Glauk Konjufca, në ditën e mandatimit nga presidentja për ta krijuar shumicën parlamentare, tha se "dëshiron bashkëpunim me partitë shqiptare të përfaqësuara në kuvend, por jo koalicion”. Ai tha se me zgjedhjen e një qeverie të re të udhëhequr nga ai do të shmangej mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve në dhjetor, në mënyrë që vendi të mos ketë dy palë zgjedhje për një periudhë të shkurtër, pasi në prill duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.
Osmani: Seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që tashmë e ka mandatuar Glauk Konjufcën si mandatar të dytë, pret që seanca për qeverinë e re të thirret sa më shpejt.
"I mandatuari i dytë për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues. Pra, siç e dini, seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues. Kanë mbetur edhe pak ditë. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj seance”, thotë presidentja Osmani.
Analistët: Ngërçi kryeneçësi e partive politike
Njohësit e rrethanave politike thonë se ‘kryeneçësia' e partive politike për të mos bashkëpunuar ndërmjet vete, është rezultati që shihet: shteti pa qeveri dhe në shumë segmente jofunksional. Zgjedhjet shihen në sfond. Blerim Burjani, analist politik, i tha DW-së se "pozita e deritashme e do pushtetin e plotë me formulën, ose krejt ose hiç, ndërsa partitë e deritashme opozitare nuk duan bashkëpunim me Vetëvendosjen.
"Pra, sipas mendimit tim, nëse dëshirojnë t'i ikin dy palë zgjedhjeve të njëpasnjëshme, atëherë partitë politike, pozitë dhe opozitë, të pajtohen për të formuar një qeveri teknike të përbërë nga ekspertë të pavarur. Në këtë situatë presidentja së bashku me partitë politike do të propozonin përbërjen e qeverisë dhe kjo qeveri do të ishte kalimtare gjashtëmujore ku do të aprovohej buxheti dhe do të shpëtohej shteti nga kolapsi”, thotë Burjani. Sipas tij, këto parti politike kanë bërë dëme të mëdha dhe janë kompromentuar te qytetarët, me sjelljet e tyre karshi vendit.
"Partitë politike duhet t'i thërrasin ndërgjegjes, vetëdijes politike dhe të punojnë në të mirën e qytetarëve. Për momentin e kanë sjellë shtetin në gjendje të bllokadës, kërcënuese për të tashmen dhe të ardhmen, nëse nuk komunikojnë njëra me tjetrën për të gjetur një zgjidhje kalimtare”, thotë Burjani, duke shtuar se Kosova, siç duket, ka nevojë për diçka të re, të ketë një skenë tjetër politike, për të mos humbur kohë.
Nëntë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, Kosova vazhdon të jetë në një krizë të thellë institucionale duke mos arritur të krijojë qeveri. Pa një qeveri të re, ndonëse me parlament të konstituuar, Kosova rrezikon të futet edhe në krizë financiare për shkak të mosmiratimit të buxhetit për vitin 2026 që duhet propozuar nga qeveria.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,u kërkon partive politike kompromis, pasi Kosova rrezikon të mbetet edhe pa buxhet.
"E kam ngritur edhe çështjen e planit të rritjes që është mbi 800 milionë euro, çështjen e marrëveshjeve me Bankën Botërore, që tani në fund të dhjetorit janë 100 milionë euro, por që janë edhe 200 milionë të tjera në fund të vitit që mund të humbasin nëse nuk ratifikohen. Pra, po flasim për një miliard euro që është një e katërta e buxhetit të Kosovës, që Kosova nuk do duhej t'i humbiste, por t'i përfitonte. Krejt çka duhet është vullneti i partive politike në mënyrë që këto vendime të merren nga ky kuvend, nga përfaqësuesit e këtij kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt, por akoma nuk kanë vendosur asgjë”, thotë presidentja Osmani.
Në një letër drejtuar presidentes Osmanit, ndërkaq 21 organizata të shoqërisë civile thanë se mungesa e buxhetit të ri të vendit do të paralizonte pagesat për mësimdhënës, mjekë, administratën publike dhe transfere sociale për qindra mijëra qytetarë të Kosovës.
"E ardhmja financiare e vendit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk duhet të bëhen peng i bllokadave politike. Ne besojmë se përvoja, autoriteti dhe roli juaj unifikues si presidente mund të jenë përcaktues për të shmangur një krizë që do të prekte shumë familje në Kosovë”, thuhet në letrën e shoqërisë civile drejtuar presidentes.
Sidoqoftë, sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse as mandatari i dytë, Glauk Konjufca, deri më datën 19 nëntor nuk arrin ta krijojë mazhorancën, kur kjo të vërtetohet përmes një seance parlamentare, atëherë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet t'i shpallë zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga data e shpalljes së tyre. /Deutsche Welle
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka refuzuar kategorikisht mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) për formimin e qeverisë së re, si dhe njofton se nuk do të votojë për Glauk Konjufcën si kryeministër. Vetëvendosja dështoi të sigurojë shumicën më 26 tetor, kur Albin Kurti nuk mori mjaftueshëm vota në Kuvend për të formuar qeverinë. Presidentja Vjosa Osmani i ka besuar…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, vlerëson se është problematike arritja e një konsensusi me formimin e Qeverisë së re se sigurimin e 61 votave të deputetëve.
Fejza, e ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje konsideron se më mirë është që të ketë qeveri “Konjufca” dhe në prill vendi të shkoj në zgjedhje për çka u shpreh se ‘definohen gjërat më mirë’.
“Mendoj që është problematike të konstatohet se mund të arrihet një konsensus me të njëjtit akterët politikë që s’po mund të bëhen 61 deputetë e me u bo pastaj 80 deputetë – në këtë linjë konsiderojmë të kemi më mirë këtë qeverisje e në prill të shkojmë në zgjedhje që të definohen gjërat më mirë”, tha Fejza.
Fejza, mes tjerash, kërkoi maturi dhe pjekuri nga deputetët lidhur me votimin e disa vendimeve të rëndësishme për vendin dhe të njëjtit të lënë anash inatet politike.
“Gjatë kohës kur ne kemi tentu që të themelohet Kuvendi e pastaj të formohen institucionet tjera kemi ofru marrëveshje politike e ato janë refuzu – tani jemi në një fazë dhe arsyeja që jemi me mandatarin e dytë janë disa çështje urgjente për Kosovën dhe këtu duhet të ketë maturitet e pjekuri nga deputetët e të lënë pas inatet”, tha deputetja Fejza.
Megjithatë, Fejza u shpreh se thirrja e seancës për votimin e mandatarit të dytë, Glauk Konjufca, do të bëhet brenda afateve ligjore.
“E dini se janë disa afate ligjore të përcaktuara në raport me atë se sa ka afat që të thirret seanca për të votuar për mandatarin e dytë tashmë nga LVV. Në përpjekjet tona të vazhdueshme për të dalë nga kjo bllokadë në të cilën jemi tash e një kohë të gjatë si institucione e keni parë që e kemi ndërruar emrin e mandatarit – absolutisht prej fillimit që nga certifikimi i zgjedhjeve në të gjitha proceset kemi qenë subjekti më konstruktiv i cili është munduar vazhdimit që të gjejë një zgjidhje që të dalim nga bllokada në të cilën jemi. Në anën tjetër partitë opozitare qysh nga javët e para kur ne provonim të zgjidhnim kryetaren e kuvendit kishin përmendur zgjedhjet e reja – gjë që për neve s’kanë qenë zgjidhje asnjëherë pasi sapo kishim dal nga zgjedhjet dhe donim të krijonim qeverinë gjë që u kemi ofruar mundësi për koalicion, kemi bërë ndërrimin e kryekuvendarit e edhe mandatarit”, tha Fejza.
Kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje sërish do të dështojë të formojë qeverinë e re.
Ai tha se mandatari për kryeministër nga kjo parti, Glauk Konjufca, s’i ka numrat dhe se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Krasniqi në konferencë për media të mërkurën, tha se deri tani Konjufca s’ka pasur asnjë kontakt apo kërkesë për t’i mbështetur për të krijuar shumicën parlamentare.
Konjufca, pas mandatimit për kryeministër nga presidentja Osmani, ka kohë deri më 19 nëntor të kërkojë votëbesimin në Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka dështuar me 26 tetor të formojë qeverinë e re.
“Kërkesa ime ka qenë që ata të nesërmen ta ftojnë seancën, pasi sikur ta kishin ftuar të nesërmen apo më 19, kur është afati i fundit, rezultati dihet, pasi kanë me dështuar. S’ka mundësi që të krijojë një qeveri të re Lëvizja Vetëvendosje. Rrjedhimisht, po shkojmë drejt zgjedhjeve, por sa më herët do të kishte qenë më mirë, vetëm se tash mbetet çështje e afateve kushtetuese. S’ka pasur kontakte, kërkesa. Dihet botërisht se ata kanë marrë për ta zvarritur kohën në funksion të balotazhit, për të krijuar një mjegull kinse kemi një shans, por që realisht edhe ata e dinë se s’kanë asnjë shans me bërë Konjufcën kryeministër”, tha ai.
Krasniqi tha se nuk e mbështet as kërkesën për zgjatje buxhetore nga presidentja Vjosa Osmani.
“Problemi është se s’ka komisione dhe komisionet s’mund të themelohen. Për t’i themeluar komisionet parlamentare duhet me ditë kush është pozita dhe kush është opozita. Ky është problemi. Zgjidhjet që rrëshqasin në terren legal apo jo legal mendoj se nuk na duhen. A është me rëndësi? Po, absolutisht. Më me rëndësi është me u mbajt zgjedhjet më herët dhe mos me i bërë këto zgjatje të panevojshme, pasi s’ka pasur arsye me ia dhënë mandatin, sepse dihet saktësisht se s’i ka votat... Nëse mbahen zgjedhjet më shpejt, mundësia për të pasur qeverinë është më e madhe dhe pastaj s’ka nevojë të ketë zgjatje, sepse në fund të shkurtit mund të miratohet buxheti”, tha Krasniqi të mërkurën, ku njoftoi për dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të PDK-së.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar faktin se Glauk Konjufca e pranoi mandatin e formimit të qeverisë.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se po të kishte dinjitet Konjufca, nuk do ta pranonte mandatin fare.
“Ky është kalkulim për datën e zgjedhjeve. Po të kishte Konjufca minimalisht dinjitet, për të cilin unë kam besuar se e ka, nuk do ta merrte mandatin fare. Ose po ta merrte mandatin sa për të kënaqur organet e partisë, dhe të nesërmen të dilte të deklaronte se s’ka shumicë, rrjedhimisht Presidente e nderur na cakto datën e zgjedhjeve sepse s’kam ndërmend t’i humb Kosovës 15 ditë kohë”, tha kreu i LDK-së.
Ai shtoi se nuk mund të sillesh sikur po shqetësohesh se ka krizë buxhetore, e në anën tjetër të shtysh këtë proces për 15 ditë.
“Nuk mundesh në një anë të thuash ka krizë buxhetore, e në anën tjetër të na shtysh 15 ditë këtë proces për kalkulim elektoral. Ose je kalkulues për datë, e që është rasti, ose je naiv. Unë Konjufcën nuk e njoh si naiv, por tani po e njoh si një kalklulim elektoral. Ai don të kalkulojë dhe të harxhojë 15 ditë”, deklaroi Abdixhiku.