Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 May 2026Main stream

Zgjedhjet në Kosovë/ PDK publikon listën me emrat e kandidatëve për deputetë

By: armand
13 May 2026 at 12:56

Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar listën me 110 kandidatë për zgjedhjet e 7 qershorit, ku më shumë se gjysma e emrave janë prurje të reja. Kryetari Bedri Hamza, i cili prin listën i ndjekur nga Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku, i ka vlerësuar kandidatët si profesionistë të dëshmuar në shërbim të qytetarëve. Sipas tij, […]

The post Zgjedhjet në Kosovë/ PDK publikon listën me emrat e kandidatëve për deputetë appeared first on BoldNews.al.

PDK me ndryshime në listën zgjedhore, kush u hoq nga lista e 28 dhjetorit 2025 dhe cilët janë emrat e rinj për 7 qershor 2026

13 May 2026 at 12:45


Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit 2026, e cila rezulton me ndryshime në përbërje krahasuar me listën me të cilën kjo parti garoi në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Krahasimi i dy listave (28 dhjetor 2025 dhe 7 qershor 2026) tregon se një numër kandidatësh të mëparshëm nuk janë më pjesë e garës, ndërsa në listën e re janë futur edhe emra që nuk figuronin në listën e dhjetorit.

Kush ishte në listën e 28 dhjetorit 2025, por nuk është më në listën për 7 qershor 2026


Nga lista e 28 dhjetorit 2025, në listën e 7 qershorit 2026 nuk figurojnë këta emra:

Kujtim Gashi; Ferat Shala; Besim Hasani; Besim Ilazi; Besiane Musmurati; Idriz Vehapi; Antigona Berisha; Gazmend Maliqaj; Riad Rashiti; Aurore Osmani Buca; Çelë Gashi; Xhevahir Geci; Luljeta Veselaj Gutaj; Drita Kadriu; Genc Prelvukaj; Arbënesha Kuqi; Melihate Basholli Latifi; Ilir Murtezaj; Shqipe Krasniqi; Amir Ahmeti; Skender Ukaj; Muzafer Shala; Afërdita Saramati; Gëzim Qerimi; Bernard Tahirbegolli; Adonjeta Zymberi Selmani; Burim Bajrami; Hamdi Muhameti; Adem Morina; Bashkim Gllareva; Lulzim Rrustemi; Arta Pantina; Salih Dvorani; Besart Ymeri; Ramize Shala; Hisen Berisha; Adelina Gashi; Albulena Saliuku; Agim Fejzullahi; Aulonë Syla; Haqif Drenica; Shahin Dervishaj; Musli Gucati; Arjanit Çollaku; Elmedina Ballazhi; Adnan Thaqi; Selver Xhelili; Besarta Nurçaj Osmanaj; Fetah Paçarizi; Haxhi Raci; Leutrim Retkoceri; Avni Hasallari; Antigona Gashi; Izmir Zeqiri; Adnan Sogojeva; Valentina Leku Gashi; Linda Nebiu; Sylë Muriqi; Bekim Sopaj; Mustafë Krasniqi; Abelard Tahiri.

Emrat që janë në të dyja listat (28 dhjetor 2025 dhe 7 qershor 2026)




Në të dyja listat figurojnë këta kandidatë:

Bedri Hamza; Uran Ismaili; Vlora Çitaku; Enver Hoxhaj; Arben Mustafa; Besa Kabashi Ramaj; Rrahman Rama; Eman Rrahmani; Sala Jashari; Jakup Nura; Ganimete Musliu; Blerta Deliu Kodra; Xhavit Haliti; Përparim Gruda; Elmi Reçica; Ariana Musliu Shoshi; Fadil Demaku; Altin Krasniqi; Eliza Hoxha; Arbnore Salihu; Rashit Qalaj; Hajdar Beqa; Arian Tahiri; Fitim Selimi; Visar Korenica; Nait Hasani; Lulzim Aliu; Shkumbin Demaliaj; Arben Gega; Adriatik Berisha; Artan Behrami; Sami Hoti; Jona Hoxhaj; Kosovare Murseli; Mergim Lushtaku; Mentor Ismaili; Adrijana Latifi; Dafina Broqi; Diana Shehu Devaja; Bekim Haxhiu; Jehonë Jashari Miftari; Agron Paçarizi; Isak Neziri; Qëndrim Kryeziu; Vlora Pireva.

Emrat e rinj në listën e 7 qershorit 2026 (nuk ishin në listën e 28 dhjetorit 2025)

Në listën e 7 qershorit 2026 janë futur këta emra që nuk figuronin në listën e 28 dhjetorit 2025:

Emrat e rinj janë:

Rrustem Mustafa-Remi; Lorik Maxhuni; Kaltrina Lohaj; Faruk Bojaxhiu; Miftar Kurti; Skender Hoxha; Elbasan Osmani; Endra Luzha Pula; Kujtim Demiri; Elvina Syla; Adelina Beqiri Minci; Shkelzen Kastrati; Rrahman Jakupi; Edonjeta Berisha; Fatmir Dervishi; Betim Zllanoga; Xhevdet Pantina; Lumnije Rakaj; Betim Ramadani; Kreshnik Sopi; Naim Telaku; Sara Berisha; Shaip Kadriaj; Begzad Sinani; Flamur Tërshnjaku; Besa Ismaili Ahmeti; Fatmir Ramusholli; Sevdije Hoxha; Sylejman Berisha; Elmi Fazliu; Nderim Mustafa; Fazile Bekteshi; Hysni Muhadri; Shqipe Zenunaj; Lajde Kolgjeraj; Xhafer Hoxha; Ruzhdi Kryeziu; Besim Hoxha; Arta Nallbani; Nasret Hajrizi; Argjent Tasholli; Safete Çitaku; Haki Morina; Ilir Kastrati; Halil Isufi; Valbone Muzaqi; Armend Thaqi; Tringa Bujupi; Alban Kastrati; Ilir Peci; Fehmi Bekteshi; Arjanit Kabashi; Lirije Demiri Sadikaj; Fatos Shala; Abdyl Bajrami; Safete Maliqi Qormemeti; Jetmira Rexhepi-Lika; Labinot Lulaj; Valon Veseli; Erna Murturi; Shaqir Hetemi; Aida Dërguti; Mimoza Veselaj; Fidan Smaili. /Telegrafi/


PDK publikon listën e kandidatëve, Hamza: Mbi 50% janë prurje të reja

13 May 2026 at 12:24


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka publikuar në Facebook listën e kandidatëve për deputetë, duke thënë se në të ka “energji të re, por edhe përvojë” dhe se më shumë se gjysma e listës përbëhet nga prurje të reja.

“Jo është lista jonë. Profesionistë të dëshmuar në punë, në angazhim publik dhe në shërbim ndaj qytetarëve”, ka shkruar Hamza.

Ai ka theksuar se listës i është dhënë hapësirë kuadrove të rinj, duke e cilësuar këtë si pjesë të përkushtimit të PDK-së.

“Në këtë listë ka energji të re, por edhe përvojë. Njerëz që besojnë se Kosova meriton më shumë dhe më mirë. Mbi 50% e listës së kandidatëve janë prurje të reja, si pjesë e përkushtimit të PDK-së për t’u dhënë hapësirë kuadrove të rinj”, ka shkruar ai.

Hamza ka paralajmëruar se PDK-ja do të prezantojë edhe programin zgjedhor në ditët në vijim.

“Përveç listës, në ditët në vijim PDK do ta prezantojë edhe programin më serioz dhe më të përgjegjshëm për shtetin dhe qytetarët”, ka theksuar Hamza.

Duke iu referuar zgjedhjeve të 7 qershorit, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në vendimmarrje dhe ka përmbyllur postimin me një mesazh.

“Më 7 qershor, ju do ta keni edhe një mundësi për të vendosur për të ardhmen e vendit, ndërsa thirrja ime është e përzemërt: Besoni në Kosovë!”, ka shkruar Hamza.

Kjo është lista e PDK-së:

  1. Bedri Hamza
  2. Uran Ismaili
  3. Vlora Çitaku
  4. Përparim Gruda
  5. Arian Tahiri
  6. Besa Kabashi Ramaj
  7. Rrahman Rama
  8. Arben Mustafa
  9. Sala Jashari
  10. Enver Hoxhaj
  11. Jakup Nura
  12. Ganimete Musliu
  13. Blerta Deliu Kodra
  14. Xhavit Haliti
  15. Rrustem Mustafa-Remi
  16. Mergim Lushtaku
  17. Elmi Reçica
  18. Ariana Musliu Shoshi
  19. Fadil Demaku
  20. Altin Krasniqi
  21. Eliza Hoxha
  22. Eman Rrahmani
  23. Arbnore Salihu
  24. Visar Korenica
  25. Kosovare Murseli
  26. Rashit Qalaj
  27. Lorik Maxhuni
  28. Hajdar Beqa
  29. Kaltrina Lohaj
  30. Faruk Bojaxhiu
  31. Miftar Kurti
  32. Skender Hoxha
  33. Jona Hoxhaj
  34. Elbasan Osmani
  35. Lulzim Aliu
  36. Adrijana Latifi
  37. Fitim Selimi
  38. Shemsi Jashari
  39. Endra Luzha Pula
  40. Kujtim Demiri
  41. Elvina Syla
  42. Nait Hasani
  43. Adelina Beqiri Minci
  44. Shkelzen Kastrati
  45. Rrahman Jakupi
  46. Edonjeta Berisha
  47. Shkumbin Demaliaj
  48. Fatmir Dervishi
  49. Betim Zllanoga
  50. Xhevdet Pantina
  51. Lumnije Rakaj
  52. Betim Ramadani
  53. Kreshnik Sopi
  54. Vlora Pireva
  55. Naim Telaku
  56. Sara Berisha
  57. Shaip Kadriaj
  58. Begzad Sinani
  59. Flamur Tërshnjaku
  60. Besa Ismaili Ahmeti
  61. Fatmir Ramusholli
  62. Sevdije Hoxha
  63. Sylëjman Berisha
  64. Elmi Fazliu
  65. Nderim Mustafa
  66. Fazile Bekteshi
  67. Hysni Muhadri
  68. Arben Gega
  69. Shqipe Zenunaj
  70. Adriatik Berisha
  71. Lajde Kolgjeraj
  72. Xhafer Hoxhaj
  73. Dafina Broqi
  74. Ruzhdi Kryeziu
  75. Artan Behrami
  76. Sami Hoti
  77. Besim Hoxha
  78. Arta Nallbani
  79. Nasret Hajrizi
  80. Argjent Tasholli
  81. Safete Çitaku
  82. Haki Morina
  83. Ilir Kastrati
  84. Diana Shehu Devaja
  85. Halil Isufi
  86. Valbone Muzaqi
  87. Armend Thaqi
  88. Tringa Bujupi
  89. Alban Kastrati
  90. Ilir Peci
  91. Fehmi Bekteshi
  92. Arjanit Kabashi
  93. Lirije Demiri Sadikaj
  94. Fatos Shala
  95. Abdyl Bajrami
  96. Jehonë Jashari Miftari
  97. Agron Paçarizi
  98. Safete Maliqi Qormemeti
  99. Isak Neziri
  100. Mentor Ismaili
  101. Jetmira Rexhepi-Lika
  102. Labinot Lulaj
  103. Qëndrim Kryeziu
  104. Valon Veseli
  105. Erna Murturi
  106. Shaqir Hetemi
  107. Aida Dërguti
  108. Mimoza Veselaj
  109. Bekim Haxhiu
  110. Fidan Smaili./Telegrafi/


PSD me aksion simbolik, Molliqaj: "Kllika" e Uran Ismailit e kontrollon PDK-në

13 May 2026 at 12:10


PSD aksion simbolik në Prishtinë, Molliqaj me akuza të ashpra ndaj PDK-së

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sot një aksion simbolik në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, të cilin ia ka kushtuar Partisë Demokratike të Kosovës, duke e akuzuar këtë subjekt për mungesë opozitarizmi dhe ndikim të brendshëm nga një “klikë” udhëheqëse.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, gjatë këtij aksioni ka drejtuar akuza ndaj disa figurave brenda PDK-së, duke veçuar veçanërisht Uran Ismailin, të cilin e ka përmendur si pjesë të një grupi vendimmarrës brenda partisë.

“Udhëheqësi i klikës së PDK-së edhe i klanit brenda PDK-së është Uran Ismaili. Paramendojeni, nga katër anëtarë të kësaj klike, dy prej tyre as nuk garojnë. Njëri ka qenë kryetar partie, tjetri ka qenë shef i grupit, ministra… as nuk hyjnë në garë fare. Por janë vendimmarrësit në këtë parti“, tha ai.

Molliqaj ka pretenduar se në PDK ekziston një grup i vogël që, sipas tij, kontrollon vendimmarrjen dhe proceset e brendshme, përfshirë edhe përzgjedhjen e kandidatëve dhe qëndrimet politike të partisë.

Ai ka përmendur edhe rastin e Fatmir Limajt, duke thënë se vendimet për të nuk janë marrë në mënyrë formale brenda strukturave të partisë, por janë përcaktuar më herët nga individë të caktuar.

“A e dini që refuzimi i Fatmir Limajt nuk është bërë në mbledhjen e kryesisë të PDK-së? Një javë më herët e keni një intervistë në ‘Pressing’, udhëheqësi i klikës së PDK-së, Uran Ismaili, i cili thotë që nuk do ta marrim Fatmir Limajn. Mbledhja e kryesisë ka qenë veç formalizim i vendimit të tij“, u shpreh ai.

Sipas tij, edhe renditja e kandidatëve në listat zgjedhore nuk reflekton gjithmonë votën e brendshme, duke ngritur pretendime për ndryshime në përfaqësim pavarësisht rezultateve të votimit.

Në fund, Molliqaj ka kritikuar edhe opozitën në përgjithësi, duke thënë se ajo nuk po arrin të bëjë përballje të vërtetë politike me pushtetin, ndërsa ka bërë thirrje që qytetarët të mbështesin PSD-në si alternativë opozitare./Telegrafi/

Ende pa emra nga PDK-ja, ja kush prijnë në 10-shen e listave të partive tjera

13 May 2026 at 07:39


Teksa partitë politike në Kosovë kanë nisur publikimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit 2026, Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka zyrtarizuar listën e plotë, ndonëse në media tashmë kanë qarkulluar emrat e kandidatëve kryesorë të saj.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë kanë publikuar listat e plota me emrat e kandidatëve që do të garojnë për Kuvendin e Kosovës.

Në top 10 e listës së Lëvizjes Vetëvendosje janë këta emra: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, Avndi Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku dhe Shqipe Mehmeti-Selimi.

Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në top 10 e parë janë renditur këto figura: Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Doarsa Kica-Xhelili, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku-Sadriu, Albena Reshitaj, Ukë Rugova, Jeta Statovci dhe Anton Quni.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës listën e saj e prin Ardian Gjini si kandidat për kryeministër, ndërsa Ramush Haradinaj është renditur me numër 11 në listë.

Top 10 e listës së tyre janë: Ardian Gjini, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Arbër Tolaj, Albana Bytyqi, Burim Ramadani, Avni Arifi, Diellza Kukaj dhe Agim Çeku.

Ndërsa sipas informacioneve të publikuara deri më tani, në listën e Partisë Demokratike të Kosovës pritet të jenë: Bedri Hamza, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Blerta Deliu, Ganimete Musliu e emra të tjerë.

Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka përfunduar mbrëmë.

KQZ-ja ka bërë të ditur se të gjithë kandidatët që synojnë të garojnë për Kuvendin e Kosovës do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit institucional, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Sipas KQZ-së, përmes këtij procesi do të shqyrtohet nëse kandidatët i plotësojnë kriteret ligjore për certifikim, bazuar në nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshëm. /Telegrafi/

Top 10 kandidatët në listën e PDK-së: Bedri Hamza, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Përparim Gruda…

By: admin
13 May 2026 at 00:01

Sonte është afati i fundit ku partitë politike do të dorëzojnë lisat e kandidatëve për deputetë.

Burime të Gazetës Express kanë treguar 10 emrat që i prijnë listës në PDK.

Fillon me Bedri Hamzën, vazhdn me Uran Ismailin e Vlora Çitakun

Lista:

Bedri Hamza

Urani Ismaili

Vlora Çitaku

Përparimi Gruda

Arian Tahiri

Besa Kabashi

Rrahman Rama

Arben Mustafa

Sala Jashari

Enver Hoxhaj,

The post Top 10 kandidatët në listën e PDK-së: Bedri Hamza, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Përparim Gruda… appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Kjo do të jetë top 20-ja e PDK-së në listën zgjedhore

12 May 2026 at 21:15


Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka finalizuar renditjen e kandidatëve për listën zgjedhore, ndërsa pritet që ajo të votohet në mbledhjen e Kryesisë së partisë.

Sipas renditjes së publikuar, në top 10-she pritet të jenë: Bedri Hamza, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Besa Kabashi, Rrahman Rama, Arben Mustafa, Sala Jashari dhe Enver Hoxhaj.

Ndërkohë, në pjesën tjetër të listës renditen: Jakup Nura, Ganimete Musliu, Blerta Deliu-Kodra, Xhavit Haliti, Rrustem Mustafa, Mërgim Lushtaku, Elmi Reçica, Ariana Musliu-Shoshi, Fadil Demaku dhe Altin Krasniqi.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar më herët se renditja në listë do të bazohet në rezultatin zgjedhor të kandidatëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e konsideruar këtë si element kyç në vlerësim.

Lista përfundimtare e kandidatëve të PDK-së pritet të miratohet zyrtarisht në mbledhjen e Kryesisë dhe më pas të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda afatit të përcaktuar ligjor.

Emrat e 20 kandidatëve:

  1. Bedri Hamza;
  2. Uran Ismaili;
  3. Vlora Çitaku;
  4. Përparim Gruda;
  5. Arian Tahiri;
  6. Besa Kabashi-Rama;
  7. Rrahman Rama;
  8. Arben Mustafa;
  9. Sala Jashari;
  10. Enver Hoxhaj;
  11. Jakup Nura;
  12. Ganimete Musliu;
  13. Blerta Deliu-Kodra;
  14. Xhavit Haliti;
  15. Rrustem Mustafa;
  16. Mërgim Lushtaku;
  17. Elmi Reçica;
  18. Ariana Musliu-Shoshi;
  19. Fadil Demaku;
  20. Altin Krasniqi

PDK fut në listë për deputet ish udhëheqësin e UÇK-së, Miftar Kurti dhe kolonelin Skender Hoxha

12 May 2026 at 15:14


Miftar Kurti, njëri nga pjesëtarët dhe udhëheqësit e UÇK-së në Zonën e Shalës së Bajgorës dhe kolonel Skender Hoxha i është bashkuar PDK-së dhe do të jenë kandidatë për deputet.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, përmes një postimi në Facebook.

Hamza tha se Miftar Kurti është intelektual që i ka shërbyer vendit në luftë dhe në paqe.

“Sot i urova mirëseardhje në listën tonë të kandidatëve për deputetë Prof. ass. dr. Miftar Kurtit – profesor, studiues, shkrimtar dhe luftëtar të UÇK-së. Me kontribut në arsim, kulturë, histori dhe shtetndërtim, ai përfaqëson figurën e intelektualit të angazhuar që i ka shërbyer Kosovës në kohë lufte dhe paqe. Kosova ka nevojë për njerëz me dije, përvojë dhe integritet”, është shprehur Hamza.

Kurti ka shërbyer si ndihmës komandant i Njësisë Speciale të Brigadës 141 “Mehë Uka” të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës. Me të përfunduar të luftës ka qenë edhe pjesëtar i TMK-së me gradën major, në zonën e Katërt Mbrojtëse.

Më pastaj ka punuar si drejtor biblioteke në Mitrovicë dhe asistent profesor në Fakultetin e Edukimit.

Prej para tetë vjetëve, Kurti punon si bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Historisë së Kosovës.

Është autor i tetë librave me tematika nga historia, letërsia dhe publicistika.




Nga ana tjetër Hamza edhe Hoxhës i ka ururar mirëseardhje duke theksuar që sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për njerëz me integritet, përvojë dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie.

“I urova mirëseardhje në listën tonë të kandidatëve për deputetë edhe Kolonel Skender Hoxhës, ish-komandant i Brigadës 124 të UÇK-së, ish-atashe ushtarak i Kosovës në Zagreb dhe Komandant i Gardës Kombëtare. Me dekada shërbim për vendin, ai ka qenë pjesë e rrugëtimit të Kosovës nga lufta çlirimtare deri te ndërtimi dhe forcimi i institucioneve të sigurisë së shtetit tonë. Për kontributin e tij është nderuar edhe me Medaljen e Karrierës”, ka shkruar Hamza në Facebook.


Hamza: Rasti me Remin nuk është i njëjtë, Limaj u largua nga PDK-ja dhe formoi parti politike

11 May 2026 at 22:54


Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se rasti i Rrustem Mustafa nuk mund të krahasohet me atë të Fatmir Limaj, pasi sipas tij, Mustafa asnjëherë nuk është larguar nga PDK-ja dhe nuk ka themeluar subjekt tjetër politik.

Në emisionin “Pressing” në T7, Hamza tha se Rrustem Mustafa ka qenë vazhdimisht pjesë e PDK-së dhe ka kontribuar për partinë në çdo proces zgjedhor.

“Rrustem Mustafa asnjëherë nuk u largua nga PDK-ja dhe nuk ka formuar subjekt të vetin. PDK ka demokraci, nuk është situatë e njëjtë. Asnjëherë Rrustem Mustafa nuk ka pasur subjekt politik dhe në çdo zgjedhje ka lobuar për PDK-në”, deklaroi Hamza.

Ai shtoi se në PDK ekziston demokraci e brendshme dhe se jo të gjithë brenda partisë mendojnë njësoj për çdo çështje politike.

“PDK-ja ka demokraci të brendshme dhe nuk mendojmë të gjithë në mënyrë uniforme”, tha Hamza.

U refuzua nga PDK-ja, Hamza flet për Limajn

11 May 2026 at 18:07


Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së për deputetë.

Pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Hamza tha se PDK-ja ka pranuar një letër nga Limaj, përmes së cilës është ofruar mbështetja e Nismës për PDK-në në zgjedhjet e ardhshme.

“E presim dhe e mirëpresim kontributin që do të japë Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate... Kësaj radhe nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së”, ka thënë Hamza. “Sigurisht se z. Limaj në të ardhmen, në procese të rregullta të brendshme zgjedhore, është i mirëpritur të jetë pjesë e PDK-së. Sa i përket garimit në këtë listë, është qëndrim i përgjithshëm që fillimisht duhet të ndodhë një përkrahje për PDK-në, vullnet i mirë nga ana e Nismës Socialdemokrate, pastaj në zgjedhjet e ardhshme do t’i trajtojmë në mënyrë të duhur. Kësaj radhe Limaj s’do të jetë pjesë e listës së PDK-së”, u shpreh Hamza.

Ai sqaroi se Limaj nuk ka kërkuar të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së.

“Për korrektësi ndaj jush, Limaj nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së për deputetë. Ky ka qenë edhe vullneti i tij, pasi në letrën e dërguar ai nuk ka kërkuar të jetë pjesë e listës, por ka ofruar mbështetjen e subjektit të tij për rrugëtimin tonë të përbashkët”, u shpreh Hamza.

Hamza komentoi edhe praktikën e partive politike për nominimin e kandidatëve për kryeministër, duke thënë se në zgjedhje të gjithë fillimisht garojnë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Zgjedhjet mbahen për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne të gjithë garojmë për një vend në ulëset për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Është bërë një trend që të nominalizohet një kandidat për kryeministër, ndërsa realisht të gjithë garojmë fillimisht për deputetë”, tha ai.

Sipas Hamzës, çështjet që lidhen me postet qeveritare varen nga rezultati zgjedhor dhe marrëveshjet politike që mund të arrihen pas zgjedhjeve./Telegrafi.

Hamza: Limaj s’do të jetë pjesë e listës së PDK-së në zgjedhjet e qershorit

PRISHTINË, 11 maj/ATSH/ Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate, nuk do të jenë pjesë e listës garuese të subjektit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Hamza bëri të ditur këtë lajm pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij, duke theksuar se në mbledhje u trajtua kërkesa, përkatësisht letra që kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj – dikur një eksponent i rëndësishëm PDK-së – i dërgoi atij.

“Sa i përket garimit në këtë listë, është qëndrimi i përgjithshëm që fillimisht duhet të ndodhë një përkrahje për PDK-në, një vullnet i mirë nga Nisma Socialdemokrate, pastaj në zgjedhjet e ardhshme ne do t’i trajtojmë kur të vijnë ato në mënyrën e duhur. Por, kësaj radhe zoti Limaj nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së”, tha Hamza për gazetarët.

Hamza tha se në kërkesën që Limaj i dërgoi PDK-së, ai nuk kërkoi që vet të ishte pjesë e listës garuese.

Megjithatë, udhëheqësi i PDK-së tha se presin përkrahjen e Limajt dhe Nismës Socialdemokrate në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar se “jam i bindur që kjo përkrahje do të reflektojë në rritjen e votës për PDK-në”.

Hamza tha se nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen, Nisma Socialdemokrate apo anëtarë të kësaj partie t’i bashkohen subjektit që ai udhëheq.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar eksponentëve të Nismës Socialdemokrate për koment lidhur me vendimin e PDK-së dhe është në pritje të përgjigjes.

Për zgjedhjet e 7 qershorit – që erdhën pasi deputetët dështuan që të zgjedhin një president të ri – sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar 22 subjekte politike dhe tri koalicione, teksa nëntë subjekte kanë hequr dorë nga garimi si të vetme ose në koalicion.

Në mesin e partive që nuk janë regjistruar për garë zgjedhore është Nisma Socialdemokrate.

Belgzim Kamberi nga Instituti joqeveritar për Politika Sociale “Musine Kokalari”, në Prishtinë, i tha më herët Radios Evropa e Lirë se Lëvizja Vetëvendosje do të përfitojë vota shtesë nga mungesa e Nismës në garë.

“Nga mospjesëmarrja e Nismës, natyrisht që përfiton pushteti, sepse megjithatë nëse konsiderojmë që Nisma do të kishte hyrë më PDK-në votat do shkonin tek ky subjekt, tash disa vota aq sa janë të Nismës ato shkrihen”, theksoi ai.

Sipas tij, këtë drejtim dëmtohet “opozita në përgjithësi, por edhe PDK-ja në kuptimin e pastër elektoral.

Limaj ditë më parë ka deklaruar për televizionin Dukagjini se është i interesuar që Nisma Socialdemokrate të shkrihet në PDK.

Ndryshe, Nisma Socialdemokrate garoi e vetme në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Partia e Limajt mori 15.189 vota, apo 1.59 për qind, duke mos e kaluar pragun prej 5 për qind për të hyrë në Kuvend.

Ndërkaq, në zgjedhjet parlamentare të shkurtit të vitit 2025, Limaj garoi së bashku me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe nga tetë mandatet e fituara, tre deputetë ishin nga Nisma Socialdemokrate. /rel/

The post Hamza: Limaj s’do të jetë pjesë e listës së PDK-së në zgjedhjet e qershorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Hamza: Limaj s’do të jetë pjesë e listës së PDK-së në zgjedhjet e qershorit

By: M C
11 May 2026 at 18:49

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate, nuk do të jenë pjesë e listës garuese të subjektit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Hamza bëri të ditur këtë lajm pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij, duke theksuar se në mbledhje u trajtua kërkesa, përkatësisht letra që kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj – dikur një eksponent i rëndësishëm PDK-së – i dërgoi atij.

“Sa i përket garimit në këtë listë, është qëndrimi i përgjithshëm që fillimisht duhet të ndodhë një përkrahje për PDK-në, një vullnet i mirë nga Nisma Socialdemokrate, pastaj në zgjedhjet e ardhshme ne do t’i trajtojmë kur të vijnë ato në mënyrën e duhur. Por, kësaj radhe zoti Limaj nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së”, tha Hamza për gazetarët.

Hamza tha se në kërkesën që Limaj i dërgoi PDK-së, ai nuk kërkoi që vet të ishte pjesë e listës garuese.

Megjithatë, udhëheqësi i PDK-së tha se presin përkrahjen e Limajt dhe Nismës Socialdemokrate në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar se “jam i bindur që kjo përkrahje do të reflektojë në rritjen e votës për PDK-në”.

Udhëheqësi i PDK-së tha se nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen, Nisma Socialdemokrate apo anëtarë të kësaj partie t’i bashkohen subjektit që ai udhëheq.

Për zgjedhjet e 7 qershorit – që erdhën pasi deputetët dështuan që të zgjedhin një president të ri – sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar 22 subjekte politike dhe tri koalicione, teksa nëntë subjekte kanë hequr dorë nga garimi si të vetme ose në koalicion.

Në mesin e partive që nuk janë regjistruar për garë zgjedhore është Nisma Socialdemokrate.

Belgzim Kamberi nga Instituti joqeveritar për Politika Sociale “Musine Kokalari”, në Prishtinë, i tha më herët Radios Evropa e Lirë se Lëvizja Vetëvendosje do të përfitojë vota shtesë nga mungesa e Nismës në garë.

“Nga mospjesëmarrja e Nismës, natyrisht që përfiton pushteti, sepse megjithatë nëse konsiderojmë që Nisma do të kishte hyrë më PDK-në votat do shkonin tek ky subjekt, tash disa vota aq sa janë të Nismës ato shkrihen”, theksoi ai.

Sipas tij, këtë drejtim dëmtohet “opozita në përgjithësi, por edhe PDK-ja në kuptimin e pastër elektoral.

Limaj ditë më parë ka deklaruar për televizionin Dukagjini se është i interesuar që Nisma Socialdemokrate të shkrihet në PDK.

Ndryshe, Nisma Socialdemokrate garoi e vetme në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Partia e Limajt mori 15.189 vota, apo 1.59 për qind, duke mos e kaluar pragun prej 5 për qind për të hyrë në Kuvend.

Ndërkaq, në zgjedhjet parlamentare të shkurtit të vitit 2025, Limaj garoi së bashku me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe nga tetë mandatet e fituara, tre deputetë ishin nga Nisma Socialdemokrate./REL

The post Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Hamza: Limaj s’do të jetë pjesë e listës së PDK-së në zgjedhjet e qershorit appeared first on Albeu.com.

Refuzohet kthimi i Fatmir Limajt në PDK

11 May 2026 at 17:48


Partia Demokratike e Kosovës nuk ka arritur konsensus për rikthimin e Fatmir Limajt në parti, ndërsa kundërshtimet e brendshme kanë bërë që kjo ide të refuzohet nga një pjesë e strukturave dhe figurave të rëndësishme të PDK-së.

Derisa mbledhja kryesisë së PDK-së po vazhdon, burimet e Dukagjinit kane njoftuar se tashmë është vendosur që të refuzohet kërkesa që Limaj i bëri kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

Limaj i kishte shkruar javën që lamë pasë një letër Hamzës ku deklaronte se nëse nuk pranohej kthimi i tij në listën e PDK-së, ai nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në letër Limaj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik, në atë që e ka quajtur lëvizje në “funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“Ne besojmë se një bashkim i tillë nuk përfaqëson vetëm një marrëveshje politike apo elektorale, por edhe një frymë të bashkëpunimit ndërmjet njerëzve dhe strukturave që për vite të tëra kanë ndarë ideale, sakrificë dhe vizion të përbashkët për Kosovën”, ishte shprehur kreu i NISMA, Fatmir Limaj.

PDK mblidhet sot, a do të rikthehet Fatmir Limaj në listën zgjedhore?

11 May 2026 at 14:18


Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mblidhet sot në orën 16:00, ku në qendër të diskutimeve pritet të jetë çështja e rikthimit të Fatmir Limajt në strukturat zgjedhore të partisë dhe përfshirja e tij në listën për deputetë.

Kështu është raportuar nëpër media, derisa ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.

Mbajtjen e takimit të Kryesisë e ka konfirmuar për Telegrafin, ish-deputeti i kësaj partie, Mergim Lushtaku.

Fatmir Limaj, të premten, i ka dërguar një letër kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, përmes së cilës ka kërkuar që të përfshihet në listën e kandidatëve për deputetë pa asnjë kusht.

Kjo kërkesë ka nxitur reagime brenda partisë.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka deklaruar se është në favor të rikthimit të Fatmir Limajt në këtë subjekt politik, duke theksuar se kjo çështje duhet të trajtohet nga organet vendimmarrëse të partisë.

Lushtaku ka thënë se personalisht e mbështet këtë ide, por vendimi përfundimtar i takon Kryesisë së PDK-së.

Fatmir Limaj, i cili konsiderohet një nga themeluesit e PDK-së, shihet nga mbështetësit e tij si një figurë që mund ta fuqizojë partinë në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit. /Telegrafi/

Lushtaku: Kthimi i Fatmir Limajt në PDK duhet të shqyrtohet nga Kryesia e partisë

11 May 2026 at 11:35


Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka deklaruar se është në favor të rikthimit të Fatmir Limajt në këtë subjekt politik, duke theksuar se kjo çështje duhet të trajtohet nga organet vendimmarrëse të partisë.

Lushtaku ka thënë se personalisht e mbështet këtë ide, por vendimi përfundimtar i takon Kryesisë së PDK-së.

“Po të varej nga unë, kjo çështje do të ishte e kryer, sepse qëndrimi im ka qenë dhe mbetet PËR”, ka deklaruar ai.

Ai shtoi se do ta paraqesë këtë qëndrim edhe në mbledhjen e Kryesisë së partisë, duke bërë thirrje për respektim të vullnetit të elektoratit dhe forcim të PDK-së.

“Uroj që ta respektojmë vullnetin e elektoratit dhe, bashkërisht, ta fuqizojmë PDK-në”, është shprehur Lushtaku. /Telegrafi/


Abelard Tahiri nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

10 May 2026 at 18:24


Abelard Tahiri nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili tha se do të qëndrojë pranë kryetarit të partisë, Bedri Hamza, për ta mbështetur në fushatën zgjedhore.

“Do të jem pranë Kryeministrit Bedri Hamza, duke mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës për të arritur fitoren e merituar, një fitore që do ta çojë Kosovën përpara në rrugën e saj euroatlantike dhe do të forcojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai ka shprehur mirënjohje për votuesit dhe përkrahësit e PDK-së, duke theksuar se angazhimi i tij politik dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë edhe pse nuk do të jetë në listën zgjedhore.

Çitaku: Bürgerdruck zwang Albin Kurti zum Rückzug aus dem Wahlkampf um den Präsidenten

By: German
8 May 2026 at 20:41


Die PDK-Abgeordnete Vlora Çitaku sagte, dass die öffentliche Reaktion und der Druck der Bürger Albin Kurti dazu gezwungen hätten, seinen Versuch, den Präsidenten im "Karate-Stil" zu wählen und die verfassungsmäßige Ordnung zu stürzen, aufzugeben.

Çitaku schrieb in einem Beitrag auf dem sozialen Netzwerk Facebook, dass Kurti sein Amt als Präsident missbraucht habe.

„Ja, gestern Abend hat er alles in seiner Macht Stehende getan. Er ist herausgekommen und hat das Präsidentenamt beleidigt. Albin, der Präsident oder der designierte Präsident spricht von diesem Saal aus zu den Bürgern. Nicht der Premierminister oder der Kandidat der Mehrheit“, schrieb sie.

Çitaku betonte weiter: „Ihr gestriger Auftritt hat mit Wort und Bild deutlich gemacht, dass Sie sich selbst tatsächlich als die einzige Autorität in diesem Land sehen: Präsident, Premierminister, Minister, Generalstaatsanwalt und alles andere. Eine beschämende Vorstellung.“ /Telegrafi/


Çitaku: La presión ciudadana obligó a Albin Kurti a retirarse del esfuerzo por elegir al presidente.

By: Spanish
8 May 2026 at 20:15


La diputada del PDK, Vlora Çitaku, afirmó que la reacción pública y la presión ciudadana obligaron a Albin Kurti a desistir de su intento de elegir al presidente "al estilo karate" y de derrocar el orden constitucional.

Çitaku, a través de una publicación en la red social Facebook, escribió que Kurti abusó del cargo de presidente.

«Sí, anoche hizo todo lo que pudo. Salió y abusó del cargo de Presidente. Albin, el Presidente o el Presidente electo se dirige a los ciudadanos desde ese salón. No el Primer Ministro ni el candidato de la mayoría», escribió.

Çitaku recalcó además: «La actuación de anoche ilustró claramente, con voz e imagen, que usted se considera la única autoridad en este país: presidente, primer ministro, ministro, fiscal general y todo lo demás. Una actuación vergonzosa». /Telegrafi/


Çitaku : Sous la pression des citoyens, Albin Kurti a été contraint de se retirer de la course à l'élection présidentielle.

By: Telegrafi
8 May 2026 at 18:16


La députée du PDK, Vlora Çitaku, a déclaré que la réaction du public et la pression citoyenne avaient forcé Albin Kurti à renoncer à sa tentative d'élire le président « à la manière du karaté » et de renverser l'ordre constitutionnel.

Çitaku, dans un message publié sur le réseau social Facebook, a écrit que Kurti avait abusé de la fonction de président.

« Oui, hier soir, il a fait tout ce qu'il a pu. Il est sorti et a insulté la présidence. Albin, le président ou le président élu s'adresse aux citoyens depuis cette salle. Pas le Premier ministre ni le candidat majoritaire », a-t-elle écrit.

Çitaku a par ailleurs souligné : « La prestation d’hier soir a clairement démontré, par ses paroles et ses images, que vous vous considérez comme la seule autorité de ce pays : à la fois président, Premier ministre, ministre, procureur général, et tout le reste. Une prestation honteuse. » /Telegrafi/


Limaj kërkon të kthehet në PDK/ Letër Bedri Hamzës: Bashkimi, në interes të qytetarëve

8 May 2026 at 17:54

Fatmir Limaj dëshiron të kthehet në Partinë Demokratike të Kosovës. Kryetari i Nisma i ka dërguar një letër kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, me kërkesën që subjekti politik që ai drejton të jetë pjesë e listës së kësaj partie, për të garuar në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në letër Limaj ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik, në atë që e ka quajtur lëvizje në “funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“Ne besojmë se një bashkim i tillë nuk përfaqëson vetëm një marrëveshje politike apo elektorale, por edhe një frymë të bashkëpunimit ndërmjet njerëzve dhe strukturave që për vite të tëra kanë ndarë ideale, sakrificë dhe vizion të përbashkët për Kosovën”, u shpreh kreu i NISMA, Fatmir Limaj.

Këtë bashkim Limaj e kërkon nisur nga bindja se sipas tij bashkimi dhe koordinimi i potencialit opozitar është në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Shprehim gatishmërinë tonë për të dhënë kontributin e plotë politik, organizativ dhe elektoral në kuadër të këtij procesi të përbashkët”, tha ai.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit Nisma u regjistrua si parti më vete por ajo nuk mundi të kalonte pragun prej 5 % të votave për të hyrë në parlament.

Lëvizjet politike në prag të zgjedhjeve të parakohshme të qershorit nuk janë të parat.

Më herët Vjosa Osmani rrëmbeu nga Kurti një deputete për ta prezantuar atë si kandidate në listat e përbashkëta me LDK, ndërsa me PDK një ditë më parë u bashkua Aida Dërguti-dikur nënkryetare e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes.

/abcnews.al/

❌
❌