Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

16 December 2025 at 08:31


Ka ndërruar jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës pjesë e listës zgjedhore të Partisë Liberale Egjiptiane, Bastri Dubova.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, kryetari i kësaj partie, Veton Berisha.

Berisha në emër të Partisë Liberale Egjiptiane, i ka shprehur ngushëllime familjarëve për ndarjen nga jeta të Bastri Dubova.

“Në emër të Partisë Liberale Egjiptiane, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të z.Bastri Dubova , aktivist kombëtarë, anëtar i Lëvizjes Egjiptiane, anëtar i Partisë Liberale Egjiptiane, si dhe pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit! Bastri Dubova është shpallur Qytetar nderi në Komunën e Obiliqit nga kryetari i kësaj komune. z. Xhafer Gashi, falë punës dhe angazhimit të tij rreth në të mirë të qytetarëve të Obiliqit! Mikun tonë do ta kujtojmë përgjithmonë si një aktivist i palodhur, burrë fisnik e bujar”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/


Voton kandidati i PS -së në Mat, Bojni: Sot është dita e fjalës së qytetarëve

9 November 2025 at 09:29

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Mat, Altin Bojni votoi sot në qendrën e votimit 0930, në shkollën fillore “Lagjja e Re”.

Në një prononcim për mediet, Bojni u bëri thirrje qytetarëve të dalin të votojnë me qetësi dhe dinjitet.

“Sot është një ditë e rëndësishme për të ardhmen e bashkisë sonë. E diela është dita e votuesve, dita e fjalës së qytetarëve. Ju ftoj të dilni në votime me qetësi dhe dinjitet”, tha ai për mediet.

Në Bashkinë Mat garojnë Altin Bojni nga Partia Socialiste, Eduart Brahilika i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe kandidatja e propozuar nga zgjedhësit, Suzana Pasha.

/m.m/a.f/

The post Voton kandidati i PS -së në Mat, Bojni: Sot është dita e fjalës së qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hima: Të dielën votoni për një Cërrik që punon

7 November 2025 at 22:35

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Kandidati i pavarur për kryetar të bashkisë Cërrik, Eligert Hima, i mbështetur nga Partia Demokratike dhe Nisma Shqipëria Bëhet, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve për mbështetjen gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.

Në një videomesazh, Hima falënderoi të gjithë qytetarët që e kanë pritur dhe dëgjuar gjatë ditëve të fushatës, duke theksuar se ndjehet tashmë fitues nga mbështetja dhe dashamirësia e treguar.

“Ju falënderoj të gjithëve ju që në këtë periudhë të shkurtër fushate pata mundësinë të bisedoj, të debatoj dhe të parashtroj problemet dhe zgjidhjet e mia për qytetin. Faleminderit për çdo dorë të shtrënguar, për çdo fjalë inkurajuese dhe për të gjithë mbështetjen. Ndihem i fituar që tani, sepse në qytetin ku jam rritur, rrethohem nga njerëz që më vlerësojnë”, u shpreh Hima.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 9 nëntor të votojnë me përgjegjësi, jo për partitë, por për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

“Mos votoni si partizanë të një partie apo një tjetre, por me laps në dorë për fëmijët tuaj. Nëse ata që kanë qenë në drejtim ua kanë justifikuar taksat me punë, atëherë mbështetini. Por nëse, siç kemi konstatuar bashkë, jeni të pakënaqur me infrastrukturën e rrënuar, me shkolla pa kushte dhe me mungesë investimesh e pune, atëherë ju ftoj të më votoni dhe të më provoni”, tha kandidati demokrat.

Hima e përmbylli mesazhin e tij me thirrjen: “Vota për mua është votë për një Cërrik që do të punojë”.

/e.xh/r.e/

The post Hima: Të dielën votoni për një Cërrik që punon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hima: Kthejmë Cërrikun në kantier pune

4 November 2025 at 13:20

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Eligert Hima kandidat për kryetar të bashkisë Cërrik, i mbështetur nga Partia Demokratike dhe Nisma “Shqipëria Bëhet” për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, përmes një videomesazhi u ka bërë thirrje fermerëve të zonës të votojnë për ndryshim.

Ai u ndal tek problematika e kanaleve vaditëse dhe kulluese, të cilat sipas tij prej vitesh janë jashtë funksionit, ndërsa akuzoi pushtetin lokal për keqpërdorim të fondeve që mblidhen përmes taksave.

Hima u shpreh se “në datën 9 nëntor fermerët kanë një mundësi të vadisin me votë fushat e tyre, duke mos mbështetur ata që u vjedhin lekët e taksave”, duke theksuar se nëse merr drejtimin e bashkisë do të punojë me përgjegjësi për vënien në funksion të kanaleve vaditëse dhe për ta kthyer Cërrikun në një kantier pune”.

“Lekët që ju mbahen sa herë që blini apo shisni mallra, një pjesë duhet t’i dedikoheshin kanaleve vaditëse apo kulluese”, deklaroi Hima.

Kandidati demokrat u zotua se, nëse do të fitojë drejtimin e bashkisë, do të punojë “me përgjegjësi dhe dashuri për të vënë në funksion kanalet vaditëse dhe për ta kthyer Cërrikun në një kantier pune”. e.xh/j.p/

The post Hima: Kthejmë Cërrikun në kantier pune appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shehu prezanton në Tepelenë kandidatin e mbështetur nga opozita: Qyteti kërkon ndryshimin

1 November 2025 at 17:01

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu prezantoi sot në Tepelenë kandidatin e mbështetur nga opozita për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, Gabriel Guma.

Në një takim me strukturat e PD-së dhe mbështetës lokalë, Shehu theksoi rëndësinë e bashkimit të demokratëve dhe qytetarëve për të sjellë ndryshimin në drejtimin e bashkisë.

“Kandidatura e Gumës përfaqëson energjinë, përvojën dhe përkushtimin për t’i dhënë Tepelenës një model të ri qeverisjeje vendore”, u shpreh ai.

Në aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, deputeti Besart Xhaferri, i cili shprehu mbështetjen për kandidatin Guma dhe theksoi mobilizimin e strukturave të PD-së në prag të zgjedhjeve.

“PD e Tepelenës është e bashkuar dhe e mobilizuar për fitoren e Gumës. Kjo është një fitore që i takon qytetit dhe njerëzve të tij”, u shpreh Shehu gjatë takimit.

/r.e/

The post Shehu prezanton në Tepelenë kandidatin e mbështetur nga opozita: Qyteti kërkon ndryshimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkarpa: Ura e Velabishtit, pasuri e rrallë kulturore që kërkon më shumë vëmendje

31 October 2025 at 12:28

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Pavlo Shkarpa, kandidati i pavarur (mbështetur nga PD) për kryetar të bashkisë Berat në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, tërhoqi vëmendjen për gjendjen e rënduar të Urës së Velabishtit, një monument kulture i ndërtuar në shekullin XVIII.

Sipas Shkarpës, ura përfaqëson një pasuri të rrallë të trashëgimisë kulturore, një dëshmi të historisë dhe identitetit të Beratit, por aktualisht ndodhet në gjendje të mjerueshme, e lënë pas dore, e mbuluar nga mbeturinat dhe e kërcënuar nga shkatërrimi.

Ai kritikoi institucionet përgjegjëse, duke theksuar se Ministria e Kulturës dhe Dega Rajonale e Monumenteve të Kulturës duhet të marrin masa konkrete, ndërsa Bashkia e Beratit duhet të ketë më shumë kompetenca për të ruajtur dhe promovuar këtë vlerë historike, si një aset turistik dhe ekonomik për zonën.

“Nuk mund të kërkojmë zhvillim pa respektuar rrënjët tona. Nuk mund të flasim për turizëm kur monumentet tona po shemben nën sytë tanë. Berati meriton më shumë kujdes, përgjegjësi dhe dashuri për historinë e vet”, deklaroi Shkarpa.

/e.xh//a.f//r.e/

The post Shkarpa: Ura e Velabishtit, pasuri e rrallë kulturore që kërkon më shumë vëmendje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjergj Nika regjistrohet si kandidat i pavarur për zgjedhjet e bashkisë Vlorë

30 October 2025 at 18:03

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi sot regjistrimin e kandidatit Gjergji Nikë Nika si kandidat për kryetar të bashkisë së Vlorës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit.

Vendimi u mor në zbatim të vendimit të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor më 30 tetor për regjistrimin e tij. Kolegji shfuqizoi refuzimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe e konfirmoi Nikën në listën e kandidatëve të zgjedhësve.

KQZ dhe KAS e përjashtuan Nikën nga gara me argumentin se edhe pse gëzonte mandatin e këshilltarit bashkiak të Vlorës, Nika duhet të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar për të garuar si kandidat i pavarur. Nika hyn në garë si kandidat i pavarur kur do të ketë kundër PD dhe PS.

Në Vlorë, në zgjedhjet e 9 nëntorit Partia Socialiste garon me mjeken Brunilda Mersini, ndërsa demokratët kanë dalë në mbështetje të kandidatit të pavarur Dionis Sota.

The post Gjergj Nika regjistrohet si kandidat i pavarur për zgjedhjet e bashkisë Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sako takim me banorë në Dragot të Tepelenës

30 October 2025 at 12:22

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie i Tepelenës, Gramoz Sako zhvilloi një takim me banorë të Dragotit.

Në këtë takim u shkëmbyen plot ide me banorët dhe bizneset e zonës.

“Folëm për planin tonë “Tepelena 2030”, që nis nga lagjet e fshatrat tona me më shumë hapësira, mjedise të pastra dhe shërbime komunitare më afër njerëzve”, theksoi Sako, në një postim në rrjetet sociale.

Sako u shpreh se synohet krijimi i një Tepelene ku çerdhet, kopshtet, shkollat dhe shërbimet sociale të jenë pranë banorëve, ku bizneset e vogla dhe gratë sipërmarrëse kanë mbështetjen që meritojnë, dhe ku të rinjtë gjejnë më shumë mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

/gj.m//r.e/a.f/

The post Sako takim me banorë në Dragot të Tepelenës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Guma takim me gra punëtore të një fasonerie në Tepelenë

30 October 2025 at 12:21

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Kandidati i mbështetur nga opozita për bashkinë Tepelenë, Gabriel Guma, në ditën që i kushtohet ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit ka zhvilluar një takim me disa gra punëtore të një fasonerie në Tepelenë.

Guma dëgjoi historitë e tyre, vështirësitë që hasin dhe bëri disa zotime për t’i kthyer dinjitetin punës së ndershme dhe respektin që meritojnë gratë që mbajnë familjet dhe ekonominë në këmbë.

Guma gjithashtu zhvilloi takime me qytetarë të Tepelenës.

Ai u shpreh se çdo takim në rrugë nuk është thjesht një përshëndetje, është një moment për të dëgjuar, për të mësuar dhe për të ndarë shpresën për një Tepelenë më të mirë.

“Çdo fytyrë që takoj, çdo dorë që shtrëngoj më kujton pse kam nisur këtë rrugë, për njerëzit e zakonshëm që duan një jetë më të ndershme, më të qetë dhe më të sigurt”, shkroi ai në rrjetet sociale.

“Unë besoj se ndryshimi fillon pikërisht këtu në rrugë, mes njerëzve, me fjalën dhe besimin që na bashkon”, theksoi Guma.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Guma takim me gra punëtore të një fasonerie në Tepelenë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

26 October 2025 at 13:40

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj i është përgjigjur Edi Ramës, i cili e sulmoi sot në podkastin e tij, duke thënë se “ka marrë rol, pasi aktorët këtë punë kanë”. Në një postim në rrjetet sociale, Binaj shkruan se aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, i cili u […]

The post Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë appeared first on BoldNews.al.

Vendimi/ Celibashi nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës

26 October 2025 at 13:16

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Vlorës, Gjergji Nika nuk është regjistruar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve si kandidat për Bashkinë e Vlorës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të KQZ-së, teksa Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se Nika duhet të ishte propozuar nga një […]

The post Vendimi/ Celibashi nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

26 October 2025 at 10:23

Duket se kandidatura e pavarur e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës ka vënë në vështirë Edi Ramën, i cili edhe pse shpesh herë deklaron se nuk merret me opozitën, sot e ka sulmuar publikisht në podkastin e tij. Madje edhe pse është vetë artist, Rama e ka sulmuar Florjan Binajn për faktin se është […]

The post Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë appeared first on BoldNews.al.

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

23 October 2025 at 18:15

Për pushtetin Binaj nuk duhet eleminuar si i pavarur, por si njeri i Berishës. Vetëm kështu, fabula se fajin e ka opozita dhe jo autokrati, mund t’i japë ende tagji tufës ripërtypëse të Ramës. Nga Armand Shkullaku Kandidimit të një aktori varieteje për t’u bërë kryebashkiak, mund t’i gjesh mjaftueshëm lëndë të parë për të […]

The post Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës appeared first on BoldNews.al.

Gara për bashkinë e Tiranës! Florjan Binaj “shpjegon” fushatën: Jam i pavarur! Mbështetem nga partitë e opozitës, punoj me ekip jopartiak

By: M C
21 October 2025 at 17:29

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, po koordinohet me përfaqësues të opozitës për organizimin e fushatës elektorale. Pas një takimi me koordinatorët e partive opozitare, Binaj mbajti konferencën e tij të parë për mediat, ku u shpreh optimist për fitoren, duke theksuar rëndësinë e aleancës së krijuar.

Ndërsa programi i plotë për drejtimin e Bashkisë ende nuk është prezantuar, aktori la të kuptohet se po qëndron larg ndikimit të drejtpërdrejtë të partive politike. Edhe pse nuk pritet të shfaqet publikisht në krah të liderëve opozitarë, Binaj nuk përjashton takimet me ta gjatë fushatës.

“Besoj është takimi i parë i një serie takimesh që na pret në ditët në vijim. Unë si kandidat i pavarur, falë mbështetjes së të gjithë partive të opozitës i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të na bashkohen pa dallim partie. Ky bashkim që po ndodh tani me të gjithë është një tregues i jashtëzakonshëm i asaj që pritet të ndodh.

Jemi duke punuar me një ekip jopartiak, që brenda një koohe të duhur, sepse gjërat që të bëhen mirë duan kohën e tyre, që të dalim të tregojmë programin për të gjithë qytetarët. Edhe kam thënë që në terren në fushatë do të jem pa kryetarët, por jam i gatshëm të takoj cdo kryetar të opozitës”, u shpreh kandidati.

The post Gara për bashkinë e Tiranës! Florjan Binaj “shpjegon” fushatën: Jam i pavarur! Mbështetem nga partitë e opozitës, punoj me ekip jopartiak appeared first on Albeu.com.

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

18 October 2025 at 10:53

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se kandidati i PS-së për Bashkinë e Cërrikut, Florenc Doka, i cili aktualisht është edhe kryebashkiak në detyrë, ka përfituar fonde nga Bashkia e Cërrikut përmes kompanisë së drejtuar prej familjarëve të tij. Zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë nga selia blu, tha se […]

The post PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij appeared first on BoldNews.al.

“Mundësia për t’ju shërbyer, nderi më i madh i jetës”/ Binaj thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë për ndryshim

16 October 2025 at 19:44

Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë, Florjan Binaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë për ndryshimin e Kryeqytetit. Me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Binaj shprehet se Tirana nuk është vetëm qyteti ku ne jetojmë, por edhe shtëpija që do u lejmë fëmijëve. Binaj shprehet gjithashtu […]

The post “Mundësia për t’ju shërbyer, nderi më i madh i jetës”/ Binaj thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë për ndryshim appeared first on BoldNews.al.

BIRN: Një “kandidat” për Tiranën, i krijuar nga Inteligjenca Artificiale

By: V K
13 October 2025 at 09:00

Një grup ekspertësh të teknologjisë së informacionit, kanë sfiduar partitë politike të përfshirë nga ethet e zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës, duke afruar në garë një kandidat digjital.

Denisa Kele, Tomi Kallanxhi dhe Besmir Semanaj, njoftuan të martën se kanë shpallur kandidaturën e parë me Inteligjencë Artificiale në zgjedhjet vendore, të quajtur TirANA (Tirana Algorithmic Neural Assistant).

Nisma i referohet precedentit të krijuar nga Kryeministri Edi Rama, kur emëroi si anëtare të kabinetit të tij ministren e parë të Inteligjencës Artificiale, një algoritëm që deri dje u jepte shërbime online qytetarëve në portalin e-albania.

“Pas këtij projekti qëndron një ekip i gjerë ekspertësh nga fusha të ndryshme , teknologji, urbanistikë, mjedis, transport, ekonomi, drejtësi dhe shërbime publike, të cilët besojnë se qyteti i Tiranës ka nevojë për një qasje të re, të bazuar mbi transparencë, efikasitet dhe llogaridhënie”,- shkruajnë ekspertët e AI-së në postimin e tyre në facebook.

Por nisma nuk duket se është vetëm një tentativë për të ironizuar, apo bërë paralelizëm me ministren virtuale të Ramës.

“Qëllimi ynë nuk është vetëm të bëjmë një paralelizëm me Diellën, edhe pse krahasimi lind vetvetiu. Ne po testojmë kufijtë ligjorë për të parë nëse ekziston mundësia që një entitet i tillë të regjistrohet në KQZ”, – i tha BIRN-it, Semanaj, njëri prej autorëve të algoritmit.

Ai shtoi se ishin në kontakt me juristë për të identifikuar hapësira ligjore edhe pse ishin të ndërgjegjshëm se kjo do të ishte shumë e vështirë ose e pamundur.

“Megjithatë, synimi ynë është të krijojmë një precedent, që më vonë të shtyjë drejt ndryshimeve ligjore”,- shtoi ai.

E pyetur nga BIRN mbi kandidaten e krijuar me IA, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i tha BIRN se çështje që lidhet me regjistrimin e subjekteve zgjedhore apo kandidatëve shqyrtohet vetëm në momentin kur paraqitet zyrtarisht një kërkesë ose aplikim, në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, ndërsa shtoi se nuk mund të shprehet për situata hipotetike apo të parashikuara në media.

“Megjithatë, ligjërisht, e drejta për tu regjistruar si kandidat në zgjedhje u takon vetëm shtetasve shqiptarë që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor”, tha Komisioni.

“Nëse një rast i tillë paraqitet zyrtarisht për shqyrtim, KQZ do ta trajtojë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe kompetencat që i njeh ligji”, shtoi ai.

Duke krahasuar krijesën e tyre virtuale me atë të qeverisë, Semanaj, thotë më tej se ndryshe nga Diella kandidatja digjitale për Tiranës i nënshtrohet standardeve transparente për publikun, ku “çdo qytetar të ketë mundësinë ta shohë kodin, të monitorojë burimin e të dhënave dhe të verifikojë funksionimin”.

“Ky është shembulli që japim se si do të duhej të ishte Diella, ndryshe nga ajo që ekziston sot, ku kodi nuk dihet, burimet nuk janë transparente dhe procesi është i mbyllur”,– thekson ai.

Rama krijoi zhurmë kur në prezantimin e ekipit të ri qeveritar, deklaroi se i besonte një portofol ministri shteti një algoritmi të quajtur Diella, e cila sipas tij do të ishte përgjegjëse për prokurimet publike, një sektor që shihet si gangrenë korrupsioni në qeverisje.

Ky vendim u kritikua si një vendim që nuk kishte bazë ligjore, por Presidenti i Republikës e përfshiu ministren artificiale në dekretin e tij për emërimin e Ramës si kryeministër, ku i përcakton atij edhe “përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale”.

The post BIRN: Një “kandidat” për Tiranën, i krijuar nga Inteligjenca Artificiale appeared first on Albeu.com.

Do të kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga emisioni “Piranjat”

10 October 2025 at 20:57

Florjan Binaj është larguar nga moderimi i emisionit “Piranjat”, pasi shpalljes së kandidaturës për të garuar si kandidat i pavarur për zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Tiranës. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Binaj, në nisje të emisionit të sotëm, ku pritet të jetë dhe i fundit për të. Gjatë fjalës […]

The post Do të kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga emisioni “Piranjat” appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ PD zgjedh edhe kandidatin për bashkinë e Tepelenës, ja kush garon në 9 nëntor

By: M C
10 October 2025 at 17:35

Partia Demokratike ka zyrtarizuar Gabriel Gumën si kandidatin për zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë Tepelenë. 25-vjeçari, me profesion sipërmarrës, do të përfaqësojë opozitën në garën që do të zhvillohet në nëntor. Ndërsja, Partia Socialiste ka konfirmuar Gramos Sakon si kandidatin e saj në këtë garë.

Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. Ndërsa më 2 Tetor, avokatët e Veliajt depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.

Tashmë Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Vlora, Berati, Mati, Cërriku dhe Tepelena. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama.

The post EMRI/ PD zgjedh edhe kandidatin për bashkinë e Tepelenës, ja kush garon në 9 nëntor appeared first on Albeu.com.

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

9 October 2025 at 22:49

Aktori Florjan Binaj, e ka konsideruar si një vendim aspak të lehtë, vendimin për të futur në garë kandidat për kreun e Bashkisë së Tiranës, për zgjedhjet e parakohshme lokale. I ftuar në emisionin “Top Story”, Binaj tha se ndodhi në momentin e duhur, edhe për faktin se partitë opozitare “hapën dyert dhe e lanë […]

The post Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh appeared first on BoldNews.al.

❌
❌