Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona

By: V K
6 February 2026 at 11:03

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtatë persona në lidhje me humbjen e jetës së të miturit Brian Spahiu, 3 vjeç, pas një ndërhyrjeje dentare të kryer në një klinikë private në kryeqytet.

Në kuadër të procedimit penal nr. 6477 të vitit 2023, Prokuroria ka ngritur akuza ndaj:

Ronald Xhaxho dhe Marta Gina, për veprat penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim;

Ina Xhaxho, për “Vrasje nga pakujdesia”, “Mashtrim” në bashkëpunim dhe “Ushtrim i aktivitetit të paligjshëm”;

Elton Serani dhe Erindo Allo, për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

D.A. dhe V.H., për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Ngjarja ka ndodhur më 28 shtator 2023, kur i mituri iu nënshtrua një ndërhyrjeje dentare në 14 dhëmbë në klinikën “Splendent”, e drejtuar nga mjekët R.Xh. dhe I.Xh. Pas ndërhyrjes, fëmija është kthyer në banesë, por brenda pak orësh është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore, në gjendje kome dhe me insuficiencë respiratore akute, në Spitalin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. I mituri ka ndërruar jetë më 1 tetor 2023.

Sipas aktit të riekspertimit dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, të kryer nga një grup ekspertësh italianë, shkaku kryesor i vdekjes ka qenë shoku septik i rëndë, i cili ka sjellë insuficiencë progresive shumëorganore. Ekspertët kanë konstatuar se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë janë kryer shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare, të cilat kanë pasur lidhje shkakësore të drejtpërdrejtë me vdekjen e të miturit.

Sipas Prokurorisë, shkeljet përfshijnë mungesën e vlerësimit të plotë klinik para ndërhyrjes, moskryerjen e analizave të detyrueshme, mosformulimin e një diagnoze të saktë, kryerjen e një ndërhyrjeje më të gjerë se sa lejohet për moshën e fëmijës, përdorimin e anestezisë së përgjithshme për rreth 5 orë, si dhe largimin e papërshtatshëm të fëmijës nga klinika pas ndërhyrjes.

Hetimi ka provuar gjithashtu se stomatologët I.Xh. dhe M.G. kanë mashtruar prindërit e të miturit, duke marrë pagesë për mbushjen e 14 dhëmbëve, ndërkohë që nga autopsia rezultoi se 6 dhëmbë nuk ishin mbushur, por vetëm ishin hapur. Për këtë fakt është ngritur akuza për mashtrim. Po ashtu, rezultoi se stomatologia I.Xh. ka vijuar ushtrimin e aktivitetit pa rinovuar licencën përkatëse.

Gjatë hetimeve u konstatuan shkelje edhe nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, si dhe nga mjekët e pediatrisë që kanë trajtuar fëmijën pas paraqitjes në spital. Sipas aktit të riekspertimit, megjithëse janë evidentuar mangësi në trajtimin mjekësor, vdekja e të miturit nuk erdhi si pasojë e veprimeve të tyre, por nga veprimet dhe mosveprimet e mjekëve që kryen ndërhyrjen dentare dhe anestezinë.

The post Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona appeared first on Albeu.com.

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren, rasti po hetohet

5 February 2026 at 09:37


Një person është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:35, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Raportohet se në banesën e tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

13-vjeçari sfidoi detin e trazuar për orë të tëra dhe shpëtoi familjen nga vdekja

By: Fax Web
3 February 2026 at 10:00

Një histori mbijetese dhe guximi vjen nga brigjet jugperëndimore të Australisë Perëndimore, ku një djalë 13-vjeçar arriti të shpëtojë nënën dhe dy vëllezërit e tij më të vegjël, pasi notoi për rreth katër orë në det të hapur, në kushte të rrezikshme dhe me dritë që po shuhej.

Familja po pushonte në Quindalup, rreth 200 kilometra në jug të Perth-it, kur erërat e forta i shtynë paddleboard-at e fryrë dhe ‘kayak-un’ e tyre larg bregut, në Gjirin Geographe, pasditen e së premtes. Brenda pak minutash, ata u gjendën në mes të detit, pa mundësi për t’u kthyer.

Djali 13-vjeçar, i identifikuar nga ABC si Austin Appelbee, vendosi të vepronte. Ai u përpoq të kthehej drejt bregut me ‘kayak’ për të kërkuar ndihmë, por mjeti filloi të mbushej me ujë. Pa rrugë tjetër, ai u hodh në det dhe nisi një notim të gjatë dhe të lodhshëm prej rreth katër kilometrash.

“Po luftoja me dallgë të forta dhe errësirën që po afrohej”, tregoi ai për transmetuesin kombëtar. Fillimisht notoi me jelek shpëtimi, por pas rreth dy orësh e hoqi për të lëvizur më shpejt. Frika ishte e pranishme në çdo moment.

“Mendova se pashë diçka në ujë dhe u tremba shumë, por i thosha vetes se do t’ia dilja”, rrëfeu adoleshenti.

Për të mos u dorëzuar, ai u përqendrua te kujtimet dhe gjërat më të bukura në jetën e tij.

“Isha shumë i lodhur, por nuk e kuptoja sa i rraskapitur isha”, tha ai.

Pas disa orësh, më në fund preku rërën e bregut. I rrëzuar nga lodhja, gjeti forcë të ngrihej dhe të vraponte rreth dy kilometra për të gjetur një telefon. Telefonata e tij në numrin emergjent 000 ishte vendimtare.

“Më duhen helikopterë, anije, avionë. Familja ime është në det”, kujton se u tha autoriteteve, duke ruajtur qetësinë pavarësisht shokut.

Policia e Australisë Perëndimore nisi menjëherë një operacion të madh kërkim-shpëtimi, ku u përfshinë policia ujore, vullnetarë të shpëtimit detar dhe helikopteri i shpëtimit. Rreth orës 20:30, helikopteri lokalizoi nënën 47-vjeçare, një djalë 12 vjeç dhe një vajzë 8 vjeç, të kapur pas një paddleboard-i, rreth 14 kilometra larg bregut.

Një anije vullnetare arriti t’i nxirrte të sigurt në breg. Parametrat mjekësorë u kontrolluan nga ekipet e St John WA dhe familja u dërgua në qendrën shëndetësore të Busselton-it.

Autoritetet e cilësuan ngjarjen si një “shpëtim të jashtëzakonshëm”. Policia theksoi se përshkrimi i saktë që dha 13-vjeçari për mjetet në det ishte jetik për operacionin, ndërsa guximi dhe vendosmëria e tij u vlerësuan si faktorët kryesorë që shpëtuan jetën e familjes.

“Veprimet e këtij djali janë shembull i jashtëzakonshëm guximi”, thanë autoritetet, duke rikujtuar se kushtet e detit mund të ndryshojnë brenda pak çastesh.

Udhëtimi i fundit drejt Lionit/ Rrëfehet kushëriri i tifozit shqiptar të PAOK që vdiq në aksidentin tragjik: Vasili kishte lindur në Greqi, i ati…

By: V K
28 January 2026 at 12:33

Vasil Palo, ishte një prej dy shqiptarëve dhe 7 tifozëve të PAOK-ut, që humbi jetën në aksidentin tragjik të ditës së djeshme në Rumani, teksa udhëtonin drejt Lionit të Francës për ndeshjen e radhës në Europë.

Thoma Nika (foto sipër), i afërm i të riut shqiptar nga Korça, që ishte një prej tifozëve më aktivë të skuadrës greke, ka rrëfyer se si e njeh të ndjerin, lidhjet familjare me të dhe çfarë di për ngjarjen e rëndë.

“Jam kushëriri i parë i babait të Vasilit. Ne e morëm vesh lajmin nga TV, e dhanë lajmet. Djali kishte lindur në Greqi. Djem të rinj ndjekin ndeshjet, nuk e di çfarë ekipi ishte, pak e di, siç iknin me fugon ishin përplasur me një kamion edhe kjo është ngjarja. Jetonte në Greqi, i ati i kishte vdekur. Jetonte me motrën me të ëmën”, rrëfen ai.

Dhe më tej tregon për marrëdhëniet familjare, dramën sociale dhe të kaluarën.

“Nuk kemi pasur shumë lidhje që kur i vdiq i ati dhe e ëma u rimartua me një tjetër dhe ne nuk dimë se çfarë ndodhte andej, s’kanë ardhur ndonjëherë këtu në Shqipëri ata. Pavarësisht se ne nuk kemi pasur lidhje se siç ikën, se ne nuk vinim dot, se nuk kemi as kartat, pasaportat që të vemë dhe duke të vdekur dhe kushëriri mbyllen shumë gjëra, nuk e dimë, se e ëma u martua. Ka gati 10 vite i ati që i ka vdekur, kur ishte rreth 13-14 vjeç Vasili, kur i vdiq i ati”.

Thomai thotë se është fat i keq dhe fatkeqësi e madhe ajo që ka ndodhur.

“Ishin emigrantë në Greqi, nga Korça është edhe e ëma, të gjithë nga Korça dhe siç ikin shqiptarët. Andej kanë lindur dhe djali dhe vajza. Fat i keq, fatkeqësi e madhe”, shprehet Nika.

Vasil Palo humbi jetën në mënyrë tragjike nga një aksident së bashku me 6 tifozë të tjerë të PAOK FC, në një udhëtim drejt Lionit të Francës.

The post Udhëtimi i fundit drejt Lionit/ Rrëfehet kushëriri i tifozit shqiptar të PAOK që vdiq në aksidentin tragjik: Vasili kishte lindur në Greqi, i ati… appeared first on Albeu.com.

Personi i raportuar i zhdukur gjendet pa shenja jete në fushat e një fshati në Klinë

20 January 2026 at 11:51


Një person i cili është raportuar i zhdukur është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Siqevë të Klinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai po ashtu tha se policia i njoftua nga një bashkëqytetar i fshatit i cili kishte hasur në një trup të shtrirë në një fushë.

Gashi tha se policia dhe emergjenca menjëherë shkuan ne vendngjarje dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Sot policia është njoftuar nga një bashkëqytetar fshati Siqevë të Komunës së Klinës se në fushat e fshatit ka hasur në një person të shtrirë dhe dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dal në vend të ngjarjes dhe emergjenca e Klinës. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe policia është në vend në ngjarje”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/

Taksisti 55 vjeçar gjendet pa shenja jete brenda në veturë, rasti po hetohet

15 January 2026 at 14:38


Një person me inicialet A.S i moshës 55 vjeçare, me profesion taksist është gjetë sot rreth orës 01:20 pa shenja jete brenda veturës së tij në rrugën “Hajdar Shala”, në Prizren.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, ku nga ekipi mjekësor i Urgjencës është konstatuar vdekja e personit.

“Sipas informatave fillestare, në rrugën 'Hajdar Shala', në Prizren, një person mashkull , rreth 55 vjeçar (A.S.), banor i Prizrenit, me profesion taksist, është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij. I ndjeri ishte duke qëndruar në pritje, me automjetin e parkuar në një vend-parkim të rezervuar për TAXI. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, ku nga ekipi mjekësor i Urgjencës është konstatuar vdekja e personit. Pas pranimit të informatës, ekipi kujdestar i Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha ai.

Ndërkaq, siç tha Bytyqi lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për ekzaminim të mëtejmë.

“Gjatë ekzaminimit sipërfaqësor të trupit, nuk janë vërejtur shenja të dhunës. Rasti vazhdon të hetohet si ‘Hetim i Vdekjes’ , në bashkërendim me Prokurorinë”, ka thënë ndër të tjera Bytyqi. /Telegrafi/

Burri vrau gruan dhe më pas veten/ Flet familjari: S’dinim gjë për konfliktet, fëmijët të traumatizuar, i varrosëm të ndarë

By: V K
14 January 2026 at 12:58

Krimi i rëndë që tronditi opinionin publik më 2 janar të këtij viti, ku burri vrau gruan dhe më pas veten, është rikthyer sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e datës 2 janar në Orikum, ku Llogora Xhebroj, 52-vjeç, vrau bashkëshorten e tij, Sose Xhebroj më pas i dha fund jetës, ngjarje që ndodhi në banesën e çiftit.

Sipas dëshmive të familjarëve, ata kishin pasur konflikte të vazhdueshme dhe ishin ndarë rreth dy vite më parë, për t’u ribashkuar më pas, por konfliktet kishin vijuar dhe së fundmi ndodheshin në proces divorci.

Një familjar i tyre, ka hedhur dritë mbi ngjarjen dhe marrëdhënien konfliktuale të çiftit, që çoi në zhvillimin dramatik, me dy viktima.

Ai tha se çifti ishin të martuar prej gati 20 vitesh dhe se nuk ishte në dijeni se ishin në proces divorci.

Ai tha se fëmijët, dy djemtë e çiftit janë të traumatizuar pas ngjarjes së rëndë, ku një të njëjtën ditë humbën nënën dhe babanë.

“E mora vesh nga televizori ngjarjen. Kisha nja 2-3 muaj që se kisha parë Llogoranë. Nuk më kishte shprehur asnjë shqetësim. Sosen mund ta kem takuar rreth 2 muaj më parë. Kishin nja 20 vite martesë. Nuk e di që ishin në proces divorci. Nuk dija asgjë. I kam marrë vesh kur ndodhi ngjarja. Fëmijët janë të traumatizuar. Sa të marrin veten. Isha në varrim. Siç i zuri halli familjen e Soses, na zuri dhe ne. Mos i ndodhte njeriu. Nuk kam ditur si kanë rrjedhur gjërat. S’mund të akuzoj askënd. Llogora ishte njeri korrekt, i drejtë. Ishin të rregullt të dy, punonin bashkë. Ishin familje e rregullt si çdo familje shqiptare. Por kur nuk takon me dikë, sia di problemet. Burrë e grua u varrosën të ndarë. Është fatkeqësi që nuk ua uroj asnjë njeriu”, tha ai.

The post Burri vrau gruan dhe më pas veten/ Flet familjari: S’dinim gjë për konfliktet, fëmijët të traumatizuar, i varrosëm të ndarë appeared first on Albeu.com.

U mbyt nga rrjedha e ujit/ Flasin familjarët e Astrit Hysenajt: Humbi jetën në krye të detyrës, po pastronte kanalin dhe…

By: V K
10 January 2026 at 12:59

Familjarët e Astrit Hysenajt, punonjës i mirëmbajtjes së rrugëve, që humbi jetën dy ditë më parë pasi e mori rrjedha e ujit, kërkojnë drejtësi.

Idajet dhe Osman Hysenaj, familjarë të viktimës nga fshati Arapaj, deklaruan se ai humbi jetën në krye të detyrës.

“Astriti ra në krye të detyrës. Ishte duke pastruar në autostradë, pranë kanalit kur e ka rrëmbyer rrjedha e ujit. Kërkojmë të njihet që vdiq në krye të detyrës. Na faktoni nëse kur e mori rrjedha nuk ishte në punë. Ne e kërkuam, por s’e gjetëm”, tha familjari i tij për mediat.

Astriti la pas gruan dhe djalin dhe nënën e tij 85-vjeçe.

The post U mbyt nga rrjedha e ujit/ Flasin familjarët e Astrit Hysenajt: Humbi jetën në krye të detyrës, po pastronte kanalin dhe… appeared first on Albeu.com.

Kush është 54-vjeçari që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës (EMRI)

By: V K
8 January 2026 at 12:47

Ditën e sotme, shtetasi Astrit Hysenaj, 54-vjeç, u gjet pa shenja jete, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve, dyshohet se Hysenahj humbi jetën si pasojë e përmbytjeve në qytetin e Durrësit.

Sipas uniformave blu, 54-vjeçari është gjetur pa shenja jete, në zonën e Plepave, teksa një ditë më parë ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij.

Ai punonte pranë ndërmarrjes komunale dhe dyshohet se ka humbur jetën në krye të detyrës.

Sipas raportimeve, Hysenaj, kishte shkuar të monitoronte situatën nga përmbytjet dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit me vete.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit”,– thuhet në njoftimin e Policisë.

The post Kush është 54-vjeçari që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Gjendet pa shenja jete një grua në Gjakovë, rasti po hetohet

8 January 2026 at 10:37


Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:05, në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Vdes një grua në QKUK, rasti po hetohet

8 January 2026 at 10:06


Një grua është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pas problemeve shëndetësore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 07.01.2026 rreth orës 08:30, në Suharekë.

Tutje bëhet e ditur se viktimës i është keqësuar gjendja dhe më pas ka ndërruar jetë.

“Suharekë 07.01.2026-08:30. Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pasi problemeve shëndetësore. Viktimës i është keqësuar gjendja dhe më pas ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Burri vrau gruan dhe më pas veten/ Detaje nga krimi në familje në Vlorë, 40-vjeçarja ishte kthyer për festat e fundvitit në banesë

By: V K
3 January 2026 at 11:10

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Vlorë, ku 50-vjeçari Llogora Xhebro vrau bashlëshorten e tij Sose Xhebro 40-vjeç.

Të tjera detaje janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë në Orikum.

Fqinjët tregojnë se çifti kishte konflikte të shpeshta. Para festave të fundvitit, gruaja kishte shkuar të jetonte te e ëma në Vlorë, por pas insistimeve të bashkëshortit, ajo u kthye në banesë për të festuar me fëmijët.

Banorët thonë se konflikte të vazhdueshme dhe denoncime nga ana e gruas kishin ndodhur edhe më parë, ndërsa autori drejtonte një market në Orikum.

Megjithatë, të dy njiheshin si njerëz të qetë nga komuniteti lokal.

Si ndodhi ngjarja?

Sipas informacioneve nga policia, pasi e dhunoi gruan, Llogora Xhebroj e çoi atë në spital, ku ajo mbërriti pa shenja jete. Dyshohet se dhuna ka përfshirë edhe mbytjen me duar. Pas ngjarjes, ai u kthye në banesë dhe kreu vetëvrasjen.

Çifti ishte prindër i dy fëmijëve. Familjarët kanë deklaruar në polici se në kohët e fundit ata kishin probleme dhe ishin në prag të ndarjes.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe apelon për kujdes dhe ndërhyrje të menjëhershme në raste konflikti familjar.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

The post Burri vrau gruan dhe më pas veten/ Detaje nga krimi në familje në Vlorë, 40-vjeçarja ishte kthyer për festat e fundvitit në banesë appeared first on Albeu.com.

Ndarja nga jeta e vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”, Policia e Kosovës jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të Shemsi Krasniqit

By: V K
23 December 2025 at 09:07

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi”, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”, i cili ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë për mediat se ata janë njoftuar për një person të pajetë rreth pres 15:00 të ditës së djeshme, 22 dhjetor, në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë.

Sipas tij, sapo morën njoftimin, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Pllana theksoi se ngjarja po trajtohet në koordinim me prokurorin e shtetit dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme policore për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Krasniqi do të mbahet mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në muzikën shqiptare, sidomos për rolin e tij si vokalist i grupit “Ilirët”, me të cilin solli dhjetëra këngë të paharrueshme që shoqëruan breza të tërë.

Hitet e tij, si “Xhamadani vija vija”, mbeten pjesë e trashëgimisë muzikore shqiptare. Vdekja e tij ka shkaktuar tronditje tek kolegët, fansat dhe gjithë komuniteti i muzikës.

The post Ndarja nga jeta e vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”, Policia e Kosovës jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të Shemsi Krasniqit appeared first on Albeu.com.

Trupi i djegur në Llogara: Misteri rreth vdekjes së ish-efektivit të Shqiponjave, hetimet shkojnë edhe drejt pistës së vrasjes

By: M C
16 December 2025 at 21:30

Trupi i djegur që u gjet brenda një automjeti në Qafën e Llogarasë i përket ish-efektivit të policisë, Artjon Xhelo.
32-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme psikologjike.

Ai ka punuar te Forcat Shqiponja në Berat dhe Policia e Poliçanit. Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes së rëndë, por policia dyshon se ish-efektivi të jetë vetëdjegur. Nuk përjashtohet as pista e vrasjes. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të pajetë, e cila pritet të zbardhë më shumë detaje për shkakun e vdekjes dhe dinamikën e ngjarjes.

Viktima u gjet në sediljen e shoferit të makinës, e cila ishte e parkuar në një zonë të pyllëzuar. Artjon Xhelo, prej disa vitesh, ka punuar në Forcat Operacionale “Shqiponjat”. Sipas burimeve, ai kishte shfaqur probleme psikologjike dhe për këtë arsye, në vitin 2023, u transferua në Drejtorinë Vendore të Policisë së Poliçanit.

Më pas, ndaj tij u vendos masë disiplinore dhe u përjashtua nga radhët e policisë, pasi i kishte humbur arma e shërbimit. Policia dyshon se Artjon Xhelo është vetëvrarë, por nuk përjashtohet as pista e vrasjes. Sipas policisë, ai dyshohet se i ka vënë vetë flakën makinës, ku edhe është djegur brenda saj.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë. Autoritetet policore kanë nisur hetime të thelluara, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkakun e vdekjes dhe dinamikën e ngjarjes./ Syri.Net

The post Trupi i djegur në Llogara: Misteri rreth vdekjes së ish-efektivit të Shqiponjave, hetimet shkojnë edhe drejt pistës së vrasjes appeared first on Albeu.com.

Vdekja e zyrtarit policor në Prishtinë, policia jep detaje

16 December 2025 at 09:51


Zyrtari policor i cili ndërroi jetë të hënën rreth orës 06:36 është hasur i vetëaksidentuar në rrethojat e rrugës, në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar me veturë me targa vendore është hasur i vetaksidentuar në rrethojat e rrugës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Ndërkaq, njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

16 December 2025 at 08:31


Ka ndërruar jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës pjesë e listës zgjedhore të Partisë Liberale Egjiptiane, Bastri Dubova.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, kryetari i kësaj partie, Veton Berisha.

Berisha në emër të Partisë Liberale Egjiptiane, i ka shprehur ngushëllime familjarëve për ndarjen nga jeta të Bastri Dubova.

“Në emër të Partisë Liberale Egjiptiane, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të z.Bastri Dubova , aktivist kombëtarë, anëtar i Lëvizjes Egjiptiane, anëtar i Partisë Liberale Egjiptiane, si dhe pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit! Bastri Dubova është shpallur Qytetar nderi në Komunën e Obiliqit nga kryetari i kësaj komune. z. Xhafer Gashi, falë punës dhe angazhimit të tij rreth në të mirë të qytetarëve të Obiliqit! Mikun tonë do ta kujtojmë përgjithmonë si një aktivist i palodhur, burrë fisnik e bujar”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/


U fut në det, gjendet i pa jetë 87-vjeçari në Lungomare të Vlorës

16 December 2025 at 08:25


Një person është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm përgjatë Lungomares në qytetin e Vlorës.

Sipas policisë, personi është parë nga qytetarë e Vlorës teksa ishte futur në det, dhe më pas është njoftuar policia, e cila ka ndërhyrë për të nxjerrë trupin e pajetë në breg të detit.

Identiteti i viktimës është Shezai Hoxha rreth 87-vjeç, i cili vuante nga skleroza. /Tch/

Dyshohet se vdiq para aksidentit, ndërron jetë një zyrtar policor në Prishtinë

15 December 2025 at 09:22


Një zyrtar policor dyshohet se ka vdekur sot rreth orës 06:30 në rrugën "Zagrebi", saktësisht para shkollës "Qamil Batalli", në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut.

"Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit", ka thënë Pllana. /Telegrafi/

Një grua dërgohet pa shenja jete në QKMF në Suharekë, rasti po hetohet

15 December 2025 at 09:15


Raportohet se një grua është sjellë pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Suharekë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:50, në Suharekë.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

“ Suharekë 14.12.2025-21:50. Është raportuar se në QKMF Suharekë viktima femër është sjell pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Viktima e dytë nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes edhe një grua

12 December 2025 at 12:11


Edhe personi i dytë që mori lëndime të rënda nga aksidenti i cili ndodhi sot rreth orës 07:40 në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndërruar jetë rrugës për në QKUK.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Emergjencës së QKUK-së, Naser Syla. E njëjta ishte dërguar nga Spitali i Prizrenit për trajtim në QKUK, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

“Është sjellë nga spitali i Prizrenit në Qendrën Emergjente pa shenja jete”, ka thënë Syla.

Për Telegrafin nga Spitali i Prizrenit kanë bërë të ditur se nga ky aksident dy persona kanë shkuar për trajtim.

Mirëpo, siç thanë gruaja ishte në gjendje të rëndë dhe në intubim dhe e njëjta është dërguar për në QKUK.

Në këtë aksident, që ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni në vend ngjarje ka vdekur edhe një grua.

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën "Ibrahim Rugova" në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime”, kishte thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në orët e mëngjesit.

Përveç dy grave, viktima në aksident, edhe një burrë ka mbetur i lënduar. I njëjti po trajtohet në Spitalin e Prizrenit. /Telegrafi/

❌
❌