Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Viktima e dytë nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes edhe një grua

12 December 2025 at 12:11


Edhe personi i dytë që mori lëndime të rënda nga aksidenti i cili ndodhi sot rreth orës 07:40 në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndërruar jetë rrugës për në QKUK.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Emergjencës së QKUK-së, Naser Syla. E njëjta ishte dërguar nga Spitali i Prizrenit për trajtim në QKUK, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

“Është sjellë nga spitali i Prizrenit në Qendrën Emergjente pa shenja jete”, ka thënë Syla.

Për Telegrafin nga Spitali i Prizrenit kanë bërë të ditur se nga ky aksident dy persona kanë shkuar për trajtim.

Mirëpo, siç thanë gruaja ishte në gjendje të rëndë dhe në intubim dhe e njëjta është dërguar për në QKUK.

Në këtë aksident, që ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni në vend ngjarje ka vdekur edhe një grua.

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën "Ibrahim Rugova" në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime”, kishte thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në orët e mëngjesit.

Përveç dy grave, viktima në aksident, edhe një burrë ka mbetur i lënduar. I njëjti po trajtohet në Spitalin e Prizrenit. /Telegrafi/

Vdes një person në QKUK, Policia heton rastin

6 December 2025 at 10:04


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka ndërruar jetë në QKUK, ndërkaq me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Rasti ka ndodhur të premten, në 04:10.

“QKUK, Prishtinë 05.12.2025 – 04:10. Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, bëhet e ditur në raport. /Telegrafi/

Pse mamografia preferohet te gratë pas moshës 40 vjeçare? Shpjegon radiologia Shkëndije Nuza

5 December 2025 at 10:31


Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, specialistja e radiologjisë, Shkëndije Nuza ka sqaruar disa keqkuptime të përhapura lidhur me mamografinë, radiografinë (rëntgenin) dhe ekzaminimet CT, sidomos përsa i përket rrezatimit dhe sigurisë së këtyre metodave diagnostike.

Sipas Nuzës, si radiografia ashtu edhe skaneri (CT) funksionojnë me rrezatim jonizues. Po ashtu edhe mamografia përdor rrezatim, por ajo thekson se: “Mamografia ka një dozë jashtëzakonisht të ulët ekspozimi, shumë më të ulët se CT-ja dhe rëntgeni klasik”.



Nuza sqaroi se rrezet absorbohen kryesisht nga kockat, pasi ato përmbajnë më shumë kalcium.

“Indet e gjirit nuk kanë strukturë kockore, prandaj edhe doza e nevojshme për të bërë mamografinë është shumë e ulët”.

Sipas saj nuk ekziston asnjë punim shkencor zyrtar në botë që vërteton se mamografia shkakton kancer të gjirit.

Ajo po ashtu tregoi se sipas protokolleve mjekësore mamografia bëhet zakonisht pas moshës 40 vjeç.



“Nuk rekomandohet më shpesh se një herë në vit në rast se nuk ka gjetje patologjike. Në rastet e zakonshme në çdo dy vjet është e mjaftueshme. Nën moshën 40 vjeç, mamografia nuk rekomandohet, përveç në raste të veçanta, kur ekziston një anamnezë familjare shumë e fortë për kancer gjiri (p.sh. nëna, motra, gjyshja, tezja). Vetëm gratë me zinxhir të fortë familjar të prekjes nga kanceri mund të bëjnë mamografi para moshës 40 vjeçare, pasi konsiderohen grup i rrezikut të lartë”, shpjegoi Nuza. .

Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:

- YouTube www.youtube.com

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

2 December 2025 at 13:27


Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës është realizuar për herë të parë në vend procedura e avancuar Frozen Elephant Trunk (FET), së bashku me zëvendësimin e rrënjës së aortës përmes Bentall procedurës. Operacioni është kryer në Shërbimin Klinik të Kardiokirurgjisë.

Pacienti, i cili dy vite më parë kishte pësuar disekacion akut të aortës dhe ishte operuar jashtë vendit për zëvendësimin e pjesës ascendente të saj, ka pasur përkeqësim të gjendjes për shkak të zgjerimit të rrënjës së aortës, harkut aortik dhe dëmtimit të valvulës aortale, duke kërkuar ri-ndërhyrje të ndërlikuar kirurgjike, përcjell Telegrafi.

Operacioni është kryer nga ekipi i udhëhequr nga Prof. Dr. Omer Xhemali, drejtor i Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar të Cyrihut dhe udhëheqës i Aleancës për Kardiokirurgji në Cyrih, së bashku me Dr. Petar Risteski dhe anesteziologen Dr. Bettex Dominique, në bashkëpunim me ekipin vendor të kardiokirurgëve dhe anesteziologëve të QKUK-së.

Sipas SHSKUK-së, operimet e tilla janë ndër më komplekset në fushën e Kardiokirurgjisë dhe zakonisht kryhen vetëm në qendra të nivelit të lartë ekselent.

Ky sukses vlerësohet si hap i rëndësishëm drejt avancimit të procedurave kardiokirurgjike në Kosovë, falë bashkëpunimit me klinika prestigjioze ndërkombëtare.

Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë në QKUK ka njoftuar qytetarët se të gjitha rastet që kanë nevojë për trajtim të sëmundjeve të zemrës mund të drejtohen në QKUK, pa pasur nevojë për trajtim jashtë vendit. /Telegrafi/


Nisin punimet për modernizimin e sistemit të kanalizimit në QKUK, investim 1.3 milion euro

26 November 2025 at 15:51



Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se kanë filluar punimet për rregullimin e plotë të sistemit të kanalizimit fekal dhe atmosferik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas tij, me investimin prej 1.3 milion euro do të zgjidhet përfundimisht një nga problemet më të mëdha infrastrukturore të QKUK-së, pasi në këtë sistem nuk është ndërhyrë që nga vitet ’60.

“Po nisim punimet për rregullimin e plotë të sistemit të kanalizimit fekal dhe atmosferik në QKUK. 👉🏻 Me një investim prej 1.3 milion eurosh, po e zgjidhim përfundimisht një nga problemet më të mëdha infrastrukturore të QKUK-së , një sistem ku nuk është ndërhyrë që nga vitet ’60 dhe që për dekada ka shkaktuar përmbytje të bodrumeve në disa klinika”, ka shkruar Vitia.

Mosfunksionimi i rrjetit aktual për dekada ka shkaktuar përmbytje të bodrumeve në disa klinika, duke krijuar rreziqe dhe vështirësi në funksionimin e tyre.

Projekti, i cili pritet të zgjasë tre vjet, do të modernizojë tërësisht rrjetin e kanalizimit, duke siguruar kushte më të mira, më shumë siguri dhe funksionalitet për stafin mjekësor dhe pacientët.

Vitia theksoi se ky investim është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme brenda QKUK-së dhe garantimin e standardeve të duhura në shërbimet shëndetësore. /Telegrafi/

Ra në kontakt me rrymën derisa ishte duke punuar, vdes një person në Obiliq

20 November 2025 at 09:57


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person derisa ka qenë duke punuar afër mikserit të betonit, dyshohet se ka pasur kontakt me rrymën, ku si pasojë ka vdekur.

Rasti ka ndodhur në Obiliq, të mërkurën në ora 13:30.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke punuar afër mikserit të betonit, dyshohet se ka pasur kontakt me rrymën”, thuhet në raport.

Si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK, mirëpo nga stafi shëndetësor është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve. /Telegrafi/

Zjarri përfshinë kulmin e një ndërtese në Fushë Kosovë, tre persona dërgohen në QKUK

19 November 2025 at 10:36


Kulmi i një ndërtese është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë, ku tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi.

Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 07:54.

"Ekipet menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ishte duke u djegur kulmi i përbashkët i disa banesave. Për një kohë të shkurtë, ekipet kanë arritur që zjarri te jetë nën kontroll. Tashmë, jemi në përfundim. Sipas informatave, një banor ka marrë ndihmën e parë për shkak të tymit", deklaroi Gashi.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

"Sot, rreth orës 08:00, policia ka pranuar informatën për një zjarr aktiv në një objekt banesor në rrugën “Shtjefën Gjeçovi”, në Fushë Kosovë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë angazhuar edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor emergjent. Sipas të dhënave fillestare, tre persona janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Zjarri është lokalizuar, ndërsa hetimet për shkaqet e tij janë në vijim", konfirmoi ai për Telegrafin. /Telegrafi/

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë do të transferohet në Klinikën Abdominale

7 November 2025 at 10:31


I dyshuari A.I për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve në fshatin Golluboc të Malishevës, ndodhet aktualisht në gjendje stabile.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili ka treguar se i dyshuari është sjellë për trajtim nga policia dhe po i nënshtrohet të gjitha ekzaminimeve mjekësore të nevojshme.


“Gjendja e të plagosurit është stabile. Ai është sjellë për trajtim nga policia, do të kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme, dhe më pas do të transferohet në Klinikën Abdominale", ka deklaruar Syla.

Hetimet për vrasjen e dyfishtë vazhdojnë, ndërsa i dyshuari mbetet nën mbikëqyrje mjekësore dhe në koordinim të plotë me organet e drejtësisë. /Telegrafi/

Gjendja e zyrtarit të BE-së të plagosur në Gjakovë mbetet stabile – vazhdon trajtimin në QKUK

6 November 2025 at 07:49


Zyrtari i Bashkimit Evropian, S.Sh që u plagos të martën mbrëma në Gjakovë, po vazhdon të trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK.

Gjendja e tij është stabile dhe po monitorohet nga mjekët. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci.

“I njëjti vazhdon të jetë në trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe gjendja e tij është stabile”, tha Kolegci.

Zyrtari i BE-së u sulmua me mjet të mprehtë të martën në mbrëmje në qytetin e Gjakovë, ku si pasojë ka pësuar lëndime në kokë, qafë dhe gjoks.

Viktima ka pësuar një plagë prerëse-shpuese afër veshit të majtë, dy plagë të vogla në pjesën përpara të gjoksit, si dhe frakturë të brinjës së tretë djathtas dhe një pneumotoraksi (ajër në mushkëri) që aktualisht është në vëzhgim.

Në ndërkohë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar nisjen e hetimeve për rastin, ndërsa bashkëpunimi po shtrihet edhe me njësitë policore për të zbardhur plotësisht rrethanat.

“Nga momenti kur e ka pranuar rastin në trajtim, ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike”, kanë deklaruar të mërkurën nga Prokuroria Speciale.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është shprehur e tronditur për ngjarjen, dhe i ka uruar rikuperim të shpejtë dhe të plotë zyrtarit të saj.

Rasti është duke u hetuar si vrasje e rëndë në tentativë kurse motivet e këtij sulmi mbeten ende të paqarta. /Telegrafi/

Raportohet se zyrtari i BE-së u ther në Gjakovë, nga QKUK thonë se gjendja e tij është stabile

5 November 2025 at 10:50


Një shtetas i huaj ka pësuar lëndime si pasojë e therjes me një mjet të prehtë, të martën në Gjakovë.

Sipas raportimeve thuhet se bëhet fjalë për zyrtarin e Bashkimit Evropian në Kosovë, S.SH.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Gjakovë e më pas është dërguar në QKUK.

Telegrafi ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Gjakovë për të marrë më shumë informata rreth këtij rasti, por të njëjtit kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Lidhur me rasti në fjalë, ju lutem që ti drejtoheni Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pasi që rasti menjëherë ka kaluar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, si kompetencë lëndore”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Gjakovës.

Ndërkaq drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka thënë për Telegrafin se i njëjti është sjellë mbrëmë në Qendrën Emergjente dhe se gjendja e tij është stabile.

“Rasti ka qenë mbrëmë, është trajtuar në Qendrën Emergjente, gjenda është stabile. Më pas është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Syla.

Telegrafi ka dërguar pyetje gjithashtu edhe në zyrën e BE-së në Prishtinë, në Prokurorinë Speciale por deri në publikimin e këtij lajmi nuk kemi pranuar përgjigje. /Telegrafi/

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të QKUK-së kryhet një intervenim kirurgjik i rrallë

30 October 2025 at 14:43


Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, është kryer një intervenim kirurgjik i rrallë, i cili ka zgjatur 5 orë, te një pacient i moshës 58 vjeç, ndihmuar edhe nga ekipi i Klinikës së Anesteziologjisë dhe specializantë të Klinikës së Kardiokirurgjisë.

Në njoftim thuhet se në arteriet kryesore të barkut, pacienti kishte 5 sëmundje të këtyre arterieve, Aorta e barkut 1,5 cm, nën arteriet renale ishte aneurizmatike (e zgjeruar) dhe e tipit inflamator, Aorta abdominale, 3.5 cm nën arteriet renale, kishte një ulçerë penetruese të aortës (Penetrating Aortic Ulcer), e lokalizuar në murin e pasëm, në drejtim të boshtit kurrizor, që është e rrallë në këtë nivel. Ulçerat aortike depërtuese përbëjnë 7.5% (diapazoni 2.3-11%) të të gjitha rasteve të sindromës akute të aortës. Arteria iliaca komune e majtë ishte po ashtu e aneurizmatike.

Në vazhdimësi të boshtit iliak, arteria iliaca externa e majtë kishte stenozë (ngushtim) dhe përkundër kësaj, që po ashtu haset shumë rrallë.

"Boshti i arterieve iliake në anën e djathtë ishte me arteriomegali (artrerie të zgjeruara që përfshijnë tërë gjatësinë e arteries).Nga e kaluara e tij mjekësore pacientit në fjalë, para tre vjetësh i ishte bërë zëvendësimi i arteries femorale komune dhe arteries femorale profunda të djathtë, me graft vaskular (PTFE 8 mm), pikërisht për shkak të sëmundjes aneurizmatike të këtyre arterieve", vijon njoftimi.

Tutje, theksohet se për të arritur deri te aorta abdominale dhe vena cava inferior preparimi ishte shumë i vështirë, për shkak të ngjitjeve të shumta që ishin prezente dhe numrit të patogjive në segemntin aorto-iliak.

"Pas aneurizmektomisë (largimit të pjesëve të zgjeruara të aortës dhe arteries Ilica komune të majtë), bëhet interponimin e graftit vaskular Dacron në formë “ Y ” me dimensione 16/8mm, në pozicionin aorto - arteria iliaca komune djathtas dhe arteria ilica externa majtas.Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacienti në ditën e 8-të postoperative lëshohet në shtëpi në gjendje shumë të mirë shëndetësore", njofton ShSKUK./Telegrafi/

Vdes në QKUK 51-vjeçarja nga Ferizaj, dyshohet se kishte konsumuar preparate higjienike

22 October 2025 at 21:53


Një grua 51-vjeçare nga fshati Rakaj i Ferizajt ka ndërruar jetë sot, më 22 tetor 2025, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte dërguar për trajtim pasi dyshohet se kishte konsumuar preparate higjienike.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se ngjarja është raportuar rreth orës 09:30 të mëngjesit.

“Sot, më 22.10.2025, rreth orës 09:30, Policia ka pranuar një informatë se në fshatin Rakaj një person i gjinisë femërore kishte konsumuar preparate higjienike. Menjëherë, hetuesit rajonalë dhe njësia e Forenzikës Rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Veseli.

Sipas tij, viktima fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente të Ferizajt, ndërsa më pas është transportuar për trajtim të mëtejmë në QKUK në Prishtinë. “Rreth orës 12:45, nga QKUK jemi njoftuar se viktima (51-vjeçe) kishte ndërruar jetë”, shtoi ai.

Me urdhër të prokurorit të rastit, rasti është iniciuar si vetëvrasje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për ceremoninë mortore.

Aksident mes tri veturave në afërsi të QKUK-së, lëndohen tre persona

21 October 2025 at 11:33


Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 te rrethi në afërsi të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Në aksident janë përfshirë tri vetura. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

Pllana ka njoftuar se nga aksidenti janë lënduar tre persona.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

Ai ka shtuar se rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit. /Telegrafi/

U rrëzua nga një lartësi derisa po punonte, ndërron jetë pas 7 ditësh në QKUK punëtori nga Shtimja

19 October 2025 at 08:41


Një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar gjatë një aksidenti në vendin e punës.

Sipas raportit të policisë, viktima mashkull ishte duke u trajtuar në QKUK që nga data 3 tetor 2025, kur ishte rrëzuar nga një lartësi teksa punonte në një kompani ndërtimore në komunën e Shtimes.

Përkundër përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë më 10 tetor, rreth orës 23:25.

Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Kjo është gjendja shëndetësore e zyrtarëve të lënduar të KQZ-së

18 October 2025 at 18:10


Katër nga pesë anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj ndodhen në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi kanë pësuar një aksident trafiku të premten në Slivovë, derisa ishin të angazhuar në detyra zyrtare në kuadër të procesit zgjedhor.

Avdush Bajgora nga QKUK-ja ka dhënë detaje për KosovaPress mbi gjendjen e personave të lënduar. Ai thotë se njëri nga pacientët është në gjendje kritike, me dëmtime serioze.

Bajgora thotë se mungesa e vendeve në repartin e mjekimit intensiv paraqet një sfidë shtesë për trajtimin e duhur të pacientit të gjendje të rënduar.

“Sa i përket gjendjes shëndetësore të pacienteve të lënduar në aksidentin e trafikut, dy prej tyre janë të shtrirë në kirurgjinë torakale, njëri sipas informacioneve meqenëse ne sot e kemi marrë ndërrimin, është i shtrirë në mjekim intensiv, ndërsa pacienti në një gjendje shumë të rëndë njëri nga ta është i shtrirë në ri-animim dhe momentalisht nuk ka vend në mjekim intensiv që ky pacient të jetë i vendosur në mjekim intensiv. Ai ka lëndime të rënda në tru, lëndime në toraks, fraktura të brinjëve, ka gjak në mushkëri dhe koltuzione të regjionit të abdomenit”, tha Bajgora.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shprehur shqetësimin e thellë mbi rastin dhe uron shërim të shpejtë zyrtarët e lënduar, duke theksuar përkushtimin e tyre në përmbylljen e procesit zgjedhor të mbajtur më 12 tetor.

Kujtojmë, pesë persona kanë pësuar lëndime në një aksident mes një veture dhe një autobusi në Slivovë të Ferizajt, në orën 18:17. Ngasësi i veturës dhe katër pasagjerët janë lënduar. Pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt, katër persona u dërguan për trajtim mjekësor në QKUK.

Kosovë – Zyrtarët zgjedhorë përfshihen në një aksident në Ferizaj

18 October 2025 at 17:35

PRISHTINË, 18 tetor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të premten, në orën 18:17, pesë anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Ferizajt, kanë pësuar një aksident trafiku, derisa ishin të angazhuar në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare në kuadër të procesit zgjedhor.

Sipas informacioneve të para, gjendja shëndetësore e katër prej tyre është e rëndë dhe aktualisht po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Për detaje të mëtejshme lidhur me gjendjen e tyre, rekomandojmë të kontaktohen institucionet shëndetësore përkatëse. Pesë zyrtarët e përfshirë në këtë ngjarje ishin të angazhuar me përkushtim të lartë në përmbylljen e procesit zgjedhor në komunën e Ferizajt, i cili u mbajt më 12 tetor në të gjithë vendin. Në këto momente të vështira, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpreh shqetësimin e thellë për këtë ngjarje dhe lutet për shërimin sa më të shpejtë të tyre. Mendimet dhe përkrahja jonë janë me anëtarët e KKZ-së në Ferizaj dhe me familjet e tyre”, thuhet në njoftim.

/Kosovapress/

The post Kosovë – Zyrtarët zgjedhorë përfshihen në një aksident në Ferizaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dalin pamjet e plagosjes në Pejë: I dyshuari shtie me dy “Kallashnikovë” në drejtim të veturës në të cilën ishin viktimat

18 October 2025 at 00:07


Me dy “Kallashnikovë” me duar deri sa del nga një objekt. Kështu shihet në pamjet të siguruara nga KALLXO.com i dyshuari M. Hoxha, i cili u arrestua për vrasje në tentativë dhe për armëmbajtje pa leje për rastin që ndodhi sot, më 17.10.2025, rreth orës 16:00, në Pejë.

Në këto pamje shihet i dyshuari duke shtënë me dy “Kallashnikovë“ përnjëherë në drejtim të një veture e cila ishte në lëvizje.

Rasti ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së Pejës.

Pamjet tregojnë se si i dyshuari gjuan në drejtim të veturës në të cilën ishin dy personat që u plagosën.

Për shkak të plagëve të rënda, njëri prej të plagosurve është transferuar për trajtim në QKUK.

Kurse tjetri po vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal të Pejës.Gjithashtu pamjet tregojnë reagimin e zyrtarëve policorë, të cilët e arrestojnë të dyshuarin teksa po kthehej ta merrte njërin “Kallashnikov” të cilin e kishte hedhur pasi kishte shtënë me të dytë.

Përveç dy armëve automatike të tipit “AK-47”, i dyshuari po dyshohet edhe për dy armë të tjera që iu gjetën në një çantë.

Pamjet tregojnë se si njëri nga personat që ishte në veturën e sulmuar del nga vetura që përplaset për mur, dhe shkon zvarrë për t’u fshehur nga i dyshuari që gjuante me një “Kallashnikov”.

Dyshohet se sulmi është kryer nga i dyshuari në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij dhe plagosjen e tij. Ngjarje kishte ndodhur tre vite më parë.


Plagosje me armë në Drenas, dërgohet një person në QKUK - rasti po hetohet

14 October 2025 at 09:32


Një person kishte kërkuar kërkuar tretman mjekësor në QKMF në Drenas pasi i njëjti kishte marr plagë në këmbë, dyshohet nga arma e zjarrit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:00, në Drenas.

Tutje bëhet e ditur se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

“Viktima mashkull kosovar kishte kërkuar tretman mjekësor në QKMF Drenas pasi i njëjti kishte marr plage në këmbë dyshohet nga arma e zjarrit nga një person i panjohur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të cilin rast është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në raport.

Ndërkaq, viktima më pas është dërguar në QKUK për vazhdim të tretmanit mjekësor. /Telegrafi/

Një dritare e dëmtuar që mbahet e mbyllur me gur - pacientët ankohen për kushtet në Klinikën e Neurologjisë

6 October 2025 at 12:56


Kushtet në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), vazhdojnë të jenë shqetësuese për pacientët që trajtohen aty.

Një paciente e shtrirë në këtë klinikë ka dërguar në redaksinë e Telegrafit fotografi nga reparti ku po trajtohet, duke ngritur shqetësime serioze për kushtet elementare.

Aty shihet një dritare e dëmtuar, e cila mbahet e mbyllur me një gur, ndërsa në fotografi tjera shihet edhe pjesa tjetër e korridoreve qe nuk duken në formën më të mirë.

Këto detaje sipas pacientes janë vetëm disa shembuj të përditshmërisë me të cilën përballen pacientët.

“Është e papranueshme që të trajtohemi në këtë mënyrë, me improvizime në vend të kushteve elementare. Jemi të sëmurë dhe kemi nevojë për trajtim dinjitoz”, është shprehur ajo në kushte anonimiteti.

Pacientët prej vitesh raportojnë për mungesë higjiene, pajisjesh funksionale dhe mirëmbajtjeje në klinikat e QKUK-së.

Këto pamje vetëm sa e theksojnë realitetin e rëndë me të cilin përballen çdo ditë ata që kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionin më të madh shëndetësor të vendit. /Telegrafi/

Temperaturat e ulëta, Termokos gati për ngrohjen e QKUK-së

3 October 2025 at 11:59


Termokos ka njoftuar opinionin publik se për shkak të përkeqësimit të motit, janë finalizuar përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje nëpërmes Ngrohtores së QKUK-së për nevojat e klinikave të kësaj qendre mjekësore.

Në njoftim thuhet, se aktualisht, janë duke u kryer testimet përfundimtare të rrjetit dhe gjithë sistemit të ngrohjes.

"Në rast se kushtet klimatike mbeten të njëjta, ditëve të ardhshme do të fillojë furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje për gjithë konsumatorët tanë. NP “Termokos” po përcjell me kujdes të shtuar situatën meteorologjike dhe në koordinim të ngushtë me KEK-un, jemi në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin tonë", thuhet në njoftim.

Ndryshe, fillimi i tetorit ka shënuar një rënie të ndjeshme të temperaturave, ndërsa në disa vende të Kosovës kanë pasur edhe reshje bore.

Moti me shi dhe reshje bore do të vazhdojë deri javën e ardhshme, ndërsa më pas pritet një rritje e temperaturave. /Telegrafi/

❌
❌