Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 30 December 2025Main stream

Hero në fluturim: Mjeku nga Peja shpëton jetën e një të riu amerikan në aeroplan

30 December 2025 at 18:56


“Ishte pothuajse pa shenja jete… pas 45 minutash hapi sytë dhe dhuroi buzëqeshje”.

Këto fjalë përmbledhin momentet dramatike të një fluturimi transatlantik nga Vjena drejt New York-ut, ku një akt humanizmi i një kosovari u kthye në mrekulli.

Protagonist është Malë Dautaj, mjek nga Peja, i cili me profesionalizëm dhe guxim arriti të shpëtojë jetën e një të riu amerikan.

Në aeroplanin e mbushur me udhëtarë, mjeku nga Kosova u gjend në këtë situatë emergjente gjatë një fluturimi, e para që i kishte ndodhur në jetë.

Këtë përvojë të jashtëzakonshme, që ai e përjetoi me përgjegjësi të madhe, por edhe me krenari profesionale, Malë Dautaj, e ndau në një rrëfim.

Ai tregoi fillimisht momentin kur u kërkua ndihmë për pasagjerin, gjendja shëndetësore e të cilit po përkeqësohej me shpejtësi dhe pothuajse ishte pa shenja jete.

“Rreth orës 16:00 pasdite, gjatë fluturimit mbi oqean, në aeroplanin e Vjenës duke shkuar në Nju Jork, kam vërejtur një situatë emergjente në mes të kabinës. Një djalë kishte filluar të përkeqësohej dhe u kërkua menjëherë ndihmë.”

Në ato çaste kritike, Dautaj iu afrua pacientit dhe e kuptoi menjëherë seriozitetin e gjendjes së tij.

“U afrova pranë pacientit dhe vërejta se në ato momente ishte i shtrirë, pothuajse pa shenja jete. Fillimisht e tërhoqëm drejt pjesës së përparme të aeroplanit, ku u shtri për të mundësuar ndërhyrje më të sigurt.”

Përballë një situate ku çdo sekondë ishte vendimtare, përgjegjësia që mori mbi vete ishte jetike për fatin e të riut amerikan.

Ai rrëfeu tutje se intervenimi ishte i domosdoshëm për ta kthyer pacientin në jetë.

Ndërhyrjen e realizoi me pajisjet personale që kishte me vete, si dhe me mjetet e ofruara nga ekuipazhi i avionit.

“Vrapova për të marrë mjetet nga çanta ime personale dhe më pas kërkova nga ekuipazhi çantat me pajisjet e nevojshme. Me ndihmën e një djalit që më asistoi gjatë gjithë kohës, filluam trajtimin emergjent. Ishte një përgjegjësi shumë e madhe, por ishte e domosdoshme ta kthenim pacientin në jetë, përndryshe situata do të ishte fatale”, tha ai për Klan Kosovën.

Përpjekjet zgjatën pothuajse një orë dhe falë reanimimit të pandërprerë dhe përkushtimit maksimal, i riu buzëqeshi.

Momentet e rikthimit në jetë të tij u shoqëruan me duartrokitje nga pasagjerët, ndërsa për mjekun nga Kosova me 27 vjet përvojë pune, ky ishte shpërblimi më i madh emocional dhe profesional.

“Vura re se pacientit i mungonte oksigjeni. Pas rreth 45 minutash reanimimi dhe ndërhyrjeje të vazhdueshme, pacienti hapi sytë dhe dhuroi buzëqeshjen e parë, moment që ishte jashtëzakonisht prekës. Pas kësaj, duartrokitjet që mora, ishin vërtetë impresionuese, pasi ishte hera e parë që bëra një veprim të tillë në aeroplan. U ndjeva me të vërtetë i lumtur” – përfundoi Dautaj rrëfimin.

Dy persona gjenden pa jetë në një vilë në Pejë

By: Elva
30 December 2025 at 17:41

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë, në rrugën e KFOR-it. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se rreth orës 15:10 autoritetet janë njoftuar për rastin […]

The post Dy persona gjenden pa jetë në një vilë në Pejë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Universiteti "Haxhi Zeka": Nga rritja e numrave drejt ekselencës shkencore

26 December 2025 at 12:53


Universiteti “Haxhi Zeka” po dëshmon se zhvillimi i kërkimit shkencor nuk është më një synim abstrakt, por një proces i qëndrueshëm dhe i matshëm që po merr formë konkrete nga viti në vit.

Analiza e zhvillimit të punës kërkimore-shkencore për periudhën 2023–2025 tregon qartë se universiteti ka hyrë në një fazë të re pjekurie akademike, ku fokusi nuk është më vetëm në rritjen e numrit të publikimeve, por mbi të gjitha në cilësinë e tyre, ndikimin ndërkombëtar dhe rolin udhëheqës të stafit akademik.

Të dhënat e këtyre tri viteve dëshmojnë një trajektore zhvillimi që nuk ka qenë lineare, por e menduar dhe e strukturuar. Viti 2023 karakterizohet nga një volum i lartë publikimesh shkencore, duke shënuar një fazë të rëndësishme të akumulimit dhe aktivizimit kërkimor. Viti 2024, ndonëse shfaq një rënie të lehtë numerike, përfaqëson në fakt një fazë tranzicioni dhe seleksioni, ku vëmendja fillon të zhvendoset drejt cilësisë dhe depërtimit në revista më selektive. Pikërisht ky orientim i qëllimshëm krijon bazën për vitin 2025, i cili shënon konsolidimin e plotë të këtij procesi, me rikthim të volumit të publikimeve dhe rritje të ndjeshme të cilësisë shkencore.

Në vitin 2025, Universiteti “Haxhi Zeka” ka realizuar 129 punime shkencore unike, të indeksuara në platformat më të rëndësishme ndërkombëtare si SCOPUS dhe Web of Science. Ky rezultat flet qartë për një prani serioze dhe të qëndrueshme të universitetit në hapësirën globale të kërkimit shkencor. Ajo që e bën këtë arritje edhe më domethënëse është fakti se rritja më e madhe është shënuar pikërisht në publikimet e indeksuara në Web of Science, një tregues i drejtpërdrejtë i rritjes së cilësisë dhe konkurrueshmërisë ndërkombëtare të kërkimit shkencor në UHZ.

Një element tjetër i rëndësishëm që del nga analiza është roli udhëheqës i stafit akademik të universitetit. Një pjesë e konsiderueshme e publikimeve shkencore janë udhëhequr nga pedagogët e UHZ-së si autorë të parë, çka dëshmon pavarësi shkencore, kapacitet konceptual dhe aftësi për të inicuar dhe drejtuar kërkime me relevancë akademike dhe shoqërore. Universiteti “Haxhi Zeka” nuk po shfaqet më vetëm si bashkëpunëtor në projekte kërkimore, por si aktor aktiv dhe bartës i ideve shkencore.

Analiza e performancës për frymë, e aplikuar për herë të parë në mënyrë të plotë dhe sistematike, sjell një dimension të ri transparence dhe drejtësie në vlerësimin e punës shkencore. Ajo tregon qartë se përtej madhësisë së fakulteteve, disa njësi akademike kanë arritur nivele shumë të larta efikasiteti kërkimor për pedagog, duke dëshmuar se cilësia dhe përkushtimi janë faktorë vendimtarë për suksesin akademik. Kjo qasje nuk synon të krijojë ndarje, por të kuptojë realitetin dhe të ofrojë bazë të shëndoshë për zhvillim të mëtejshëm.

Për profesorët dhe hulumtuesit, kjo analizë është një dëshmi se puna e tyre po jep rezultate konkrete dhe po fiton peshë ndërkombëtare. Për studentët, ajo është një garanci se janë pjesë e një universiteti që po ndërton dije, reputacion dhe perspektivë akademike reale. Për publikun dhe partnerët institucionalë, ky është një sinjal i qartë se Universiteti “Haxhi Zeka” po konsolidohet si një institucion modern, dinamik dhe i orientuar drejt modelit të Universitetit 4.0, ku mësimdhënia, kërkimi shkencor dhe kontributi shoqëror ndërthuren në mënyrë organike.

Ky zhvillim i qëndrueshëm i punës kërkimore-shkencore ka reflektim të drejtpërdrejtë edhe në cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies në Universitetin “Haxhi Zeka”. Një universitet që prodhon dije shkencore, që hulumton, publikon dhe debaton në nivel ndërkombëtar, është një universitet që e sjell këtë dije të freskët dhe kritike edhe në auditorë. Përfshirja aktive e stafit akademik në kërkime shkencore rrit cilësinë e ligjëratave, pasuron programet studimore me përmbajtje bashkëkohore dhe e orienton mësimnxënien drejt mendimit kritik, analizës dhe zgjidhjes së problemeve reale. Në këtë mënyrë, studentët nuk janë vetëm përfitues pasivë të njohurive, por pjesë e një ekosistemi akademik ku kërkimi, mësimi dhe praktika ndërthuren natyrshëm. Ky proces rrit jo vetëm përgatitjen profesionale të të diplomuarve, por edhe ndikimin e universitetit në shoqëri, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor, në ndërtimin e politikave publike të bazuara në evidencë dhe në formimin e qytetarëve aktivë, të përgjegjshëm dhe të aftë për të ndikuar pozitivisht në komunitetin ku jetojnë dhe veprojnë.

Zhvillimi i punës kërkimore-shkencore në periudhën 2023–2025 nuk përfaqëson një pikë përfundimtare, por një bazë të fortë mbi të cilën ndërtohet e ardhmja. Universiteti “Haxhi Zeka” po dëshmon se me vizion të qartë, angazhim kolektiv dhe standarde të larta akademike, është e mundur të ndërtohet një profil shkencor i qëndrueshëm dhe konkurrues, në shërbim të komunitetit akademik dhe shoqërisë në tërësi.

KRU “Hidrodrini” mban të hapura arkat edhe të shtunën për pagesa

26 December 2025 at 08:18


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar se, për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe bashkëatdhetarëve gjatë periudhës së fundvitit, arkat për pagesa dhe shërbime do të jenë të hapura edhe këtë të shtunë, më 27 dhjetor 2025.

Sipas njoftimit të menaxhmentit rajonal, orari i punës për këtë ditë do të jetë nga ora 08:00 deri në 16:00, me qëllim të ofrimit të qasjes sa më të lehtë në shërbime për konsumatorët.

Po ashtu, nga KRU “Hidrodrini” bëhet e ditur se qytetarët mund të kryejnë pagesat e faturave dhe të marrin shërbime edhe përmes platformave online, duke shfrytëzuar aplikacionin e kompanisë ose platformën shtetërore eKosova.

Kjo masë, sipas njoftimit, është ndërmarrë për t’iu përgjigjur kërkesave të shtuara gjatë muajit dhjetor dhe për të rritur efikasitetin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe mërgimtarëve. /Telegrafi/


Ndërmarrja Ambienti rrit pagat për punëtorët dhe ndanë 500 euro shpërblim vjetor

24 December 2025 at 15:54


Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Ambienti, me kryesim të ing. Gramoz Xhemajlit, ka nënshkruar vendimin për shpërblim vjetor prej 500 eurosh për çdo punonjës, me rastin e festave të fundvitit, si dhe për ngritje page për vitin 2026.

Ky vendim u miratua në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve, bazuar në propozimin e Kryeshefit Ekzekutiv, Diedon Berisha, duke vlerësuar sukseset e larta të ndërmarrjes gjatë vitit.

Sipas Bordit, Ambienti Sh.A. për herë të parë pozicionohet si kompani lidere në Kosovë për paga, shujta dhe beneficione për punonjësit e saj.

Bordi i Drejtorëve gjithashtu theksoi se prioritet për vitin 2026 mbetet modernizimi i mëtejshëm, digjitalizimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm i ndërmarrjes.

Në përbërje të Bordit janë Gramoz Xhemajli, kryesues, Drita Krasniqi dhe Gazmend Kastrati, të cilët u uruan punonjësve për shëndet dhe suksese të përbashkëta edhe në vitin e ardhshëm.

Bordi falënderoi gjithashtu stafin ekzekutiv dhe operativ për kontributin e dhënë në realizimin e politikave të ndërmarrjes dhe për arritjen e rezultateve të larta. /Telegrafi/


Ditë e pestë e grevës, Sindikata e KRU Hidrodrinit paralajmëron vazhdim deri në adresimin e kërkesave

23 December 2025 at 10:25


Punëtorët e KRU “Hidrodrini” po vazhdojnë grevën paralajmëruese, e cila sot hyri në ditën e pestë, si pjesë e ushtrimit të së drejtës për grevë në përputhje me ligjin.

Në një njoftim për media, Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “Hidrodrini” theksoi: "Greva gëzon përkrahje të gjerë nga punëtorët, por rrugët e dialogut dhe negociatave mbeten të hapura për adresimin e kërkesave të punëtorëve, në kuadër të kompetencave të palëve përgjegjëse".

Greva zhvillohet çdo ditë nga ora 09:00 deri në 10:00 dhe do të vazhdojë deri në ndërmarrjen e hapave konkretë për zgjidhjen e kërkesave ose deri në një njoftim tjetër zyrtar nga Këshilli i Grevës.

Në njoftim bëhet e ditur se greva po zhvillohet në qytete të ndryshme, përfshirë Pejë, Deçan, Klinë dhe Istog, ndërsa Shoqata Sindikale ka publikuar edhe fotografi nga aktiviteti.

Këshilli i Grevës njofton se qëllimi i grevës është të sigurojë respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe adresimin e kërkesave të tyre në mënyrë ligjore dhe transparente. /Telegrafi/

Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona të Pejës

23 December 2025 at 09:54


KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se për shkak të rjedhjeve të mëdha të ujit në gypin kryesor, sot do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të qytetit të Pejës.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të zgjasë nga ora 10:00 deri në ora 14:00 dhe do të prekë lagjen B.T. “Fidanishte”, si dhe rrugët “Agim Qelaj”, “Konferenca e Bujanit”, “Myrvete Maksutaj”, “Hasan Riza” dhe disa rrugë dytësore përreth.

Nga KRU “Hidrodrini” bëhet e ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, me qëllim rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ndërmarrja u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të zonave të prekura për shqetësimet e shkaktuara gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/


Komuna e Istogut njofton qytetarët për pagesën e Tatimit në Pronë

23 December 2025 at 08:17


Komuna e Istogut, përmes Drejtorisë për Buxhet dhe Financa – Sektori i Tatimit në Pronë, ka bërë të ditur se po afrohet afati për përfundimin e vitit fiskal 2025 dhe njëkohësisht afati ligjor për pagesën e Tatimit në Pronë.

Në njoftimin zyrtar të datës 22.12.2025, Komuna u bën thirrje të gjithë qytetarëve që obligimet e tyre për Tatimin në Pronë t’i përmbushin brenda afatit të përcaktuar me ligj, me qëllim të shmangies së gjobave dhe interesit për vonesë, të cilat llogariten për çdo muaj vonesë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Për informata më të detajuara lidhur me shumën e saktë të tatimit, si dhe për çdo paqartësi apo informacion shtesë, qytetarët mund t’i drejtohen Sektorit të Tatimit në Pronë, në objektin e Komunës së Istogut, Zyra nr. 109, gjatë orarit zyrtar të punës.

Nga Komuna e Istogut shprehin mirënjohje për bashkëpunimin e qytetarëve dhe për përmbushjen me kohë të obligimeve ligjore, duke theksuar rëndësinë e këtyre pagesave për funksionimin dhe zhvillimin e shërbimeve komunale. /Telegrafi/


Komuna e Pejës publikon listën e bursistëve përfitues për vitin 2025

23 December 2025 at 07:56


Komuna e Pejës ka bërë publike Listën e bursistëve përfitues për vitin 2025, në kuadër të mbështetjes financiare për studentët e dalluar dhe ata në nevojë sociale që vijojnë studimet universitare.

Sipas njoftimit zyrtar, lista përfshin 60 studentë përfitues, të cilët studiojnë në fusha të ndryshme akademike, me theks të veçantë në Mjekësinë e Përgjithshme, Matematikë dhe Fizikë, në universitete brenda dhe jashtë vendit.

Çdo bursist përfiton një mbështetje financiare në vlerë prej 500 euro, ndërsa shuma totale e ndarë për këtë program arrin në 30,000 euro.

Komuna thekson se përzgjedhja e përfituesve është bërë në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara në thirrjen publike, duke u bazuar në suksesin akademik dhe dokumentacionin e dorëzuar nga aplikuesit.

Po ashtu, në njoftim sqarohet se aplikuesit që nuk janë përfshirë në listën përfundimtare për vitin 2025 do të trajtohen për përfitim në vitin 2026, në varësi të mjeteve të ndara nga buxheti i atij viti.

Ky program i bursave përfaqëson një angazhim të vazhdueshëm të Komunës së Pejës për të mbështetur arsimin e lartë dhe për të investuar në zhvillimin profesional të të rinjve. /Telegrafi/


Përfundon operacioni policor në Pejë, arrestohet një i dyshuar për krim të organizuar dhe rrëmbim

22 December 2025 at 14:46


Operacioni policor i zhvilluar sot në Pejë ka përfunduar me arrestimin e të dyshuarit R.H., në bazë të urdhrit për kontroll dhe nën dyshimet për kryerjen e veprave penale të krimit të organizuar në lidhje me veprën penale “Rrëmbimi”, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas autoriteteve, aksioni është realizuar nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe është rezultat i një procesi hetimor që lidhet me dyshimet për rrëmbimin e një personi, rast i cili kishte ndodhur në vitin 2021.

Nga Prokuroria është bërë e ditur se lidhur me këtë rast, një tjetër i dyshuar ndodhet tashmë në paraburgim. Gjatë zbatimit të urdhrit të kontrollit, janë sekuestruar prova relevante, të cilat do të shërbejnë në vazhdimin e procedurës hetimore.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit R.H. /Telegrafi/


Krim i organizuar, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje - Prokuroria Speciale me operacion policor në Pejë

22 December 2025 at 11:52


Një operacion policor i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke u zhvilluar në qytetin e Pejës.

Operacioni po realizohet në bazë të urdhrit për kontroll, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale si: krim i organizuar, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje.

Autoritetet bëjnë me dije se për detaje të tjera që mund të bëhen publike, ndërsa Telegrafi do t'iu mbajë të informuar. /Telegrafi/


Mbi 2,800 vizita specialistike dhe 27 lindje në Spitalin e Pejës

22 December 2025 at 09:47


Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar në këtë institucion shëndetësor kanë ardhur në jetë gjithsej 27 foshnje, prej tyre 14 djem dhe 13 vajza.

Gjatë së njëjtës periudhë, spitali ka ofruar një numër të konsiderueshëm shërbimesh shëndetësore për qytetarët. Sipas të dhënave zyrtare, janë realizuar 2 mijë e 880 vizita specialistike, ndërsa janë regjistruar 255 pranime të reja të pacientëve.

Mesatarisht, 171 pacientë kanë qenë të shtrirë çdo ditë në repartet e spitalit. Po ashtu, 1 mijë e 656 pacientë kanë kryer gjithsej 19 mijë e 236 analiza laboratorike.

Në sallat operative janë realizuar 75 operacione të suksesshme, ndërsa janë kryer edhe 221 seanca të dializës. Në kuadër të shërbimeve diagnostikuese janë bërë 511 incizime me rëntgen, 256 ekzaminime eho, 71 rezonanca magnetike (MRI) dhe 8 mamografi.

Po ashtu, janë kryer 24 teste ergometrike, 49 ehokardiografi, 9 kolonoskopi dhe 22 gastroskopi, si dhe 285 shërbime fiziatrike.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës është theksuar se stafi shëndetësor vazhdon të ofrojë shërbime cilësore dhe të pandërprera për pacientët, duke u përkushtuar ndaj kujdesit shëndetësor të qytetarëve të rajonit. /Telegrafi/


FBK-ja zbulon “Top 5” për meshkujt dhe femra

19 December 2025 at 20:38


Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet për më të mirët e vitit 2025.

Përpos çmimeve, si zakonisht FBK-ja ka krijuar edhe “Top 5” më të mirët e vitit, në kategorinë e meshkujve dhe femrave.

Të meshkujt, vend në formacion kanë zënë basketbollisti i vitit Dardan Berisha, pranë Dardan Kapitit, Don Polloshkas, Mikaile Tmusic dhe Valon Bunjakut.

Ndërsa, të femrat – formacioni u krijua nga Malvina Haziri, Agnesa Rrahmani, Aulona Muhadri, Enisa Kamerolli dhe Merisa Bilalli.

KB Trepça përndryshe u shpall klubi më i mirë te meshkujt, kurse KB Bashkimi tek femrat./Telegrafi/

Shërbime më të lehta për qytetarët, KRU “Hidrodrini” zgjat orarin e punës

19 December 2025 at 15:33


KRU “Hidrodrini” njofton konsumatorët se, për të përmirësuar shërbimet dhe për të lehtësuar qasjen gjatë periudhës së fundvitit, arkët do të jenë të hapura edhe ditët e shtuna, më 20 dhe 27 dhjetor 2025.

Orari i punës për këto ditë do të jetë nga ora 08:00 deri në 16:00.

Ky vendim synon të përballojë kërkesat e shtuar të qytetarëve dhe të sigurojë efikasitet maksimal në ofrimin e shërbimeve.

“Kjo masë është marrë për t’iu përgjigjur kërkesave të shtuar dhe për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve. Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin", thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Nisin punimet për instalimin e sistemit të ngrohjes me biomasë në NPL “Higjiena” të Deçanit

19 December 2025 at 08:36


Në Komunën e Deçanit kanë nisur punimet për instalimin e një sistemi modern të ngrohjes me biomasë druri (ashkla druri) në Ndërmarrjen Publike Lokale “Higjiena”.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka theksuar se projekti po realizohet në bashkëpunim me Fondacionin CNVP dhe kompaninë implementuese. Sipas tij, ky sistem synon të shërbejë si model i qëndrueshëm për ngrohjen e objekteve publike në komunë.

Kryetari Ramosaj ka theksuar se Deçani, me mbi 16 mijë e 700 hektarë pyje, ka potencial të madh për shfrytëzimin e mbetjeve nga pastrimi dhe rrallimi i pyjeve, duke i shndërruar ato në burim energjie të pastër dhe me kosto më të ulët.

Sipas tij, ky investim paraqet një hap konkret drejt rritjes së efikasitetit energjetik, mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik lokal, duke kontribuar në një Deçan më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm për qytetarët. /Telegrafi/


Spitali i Pejës pajiset me inventar dhe pajisje të reja mjekësore

18 December 2025 at 09:06


Spitali i Përgjithshëm në Pejë është pajisur me një numër të konsiderueshëm pajisjesh dhe mobilieri mjekësore, të siguruara nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe kushteve të trajtimit për pacientët.

Sipas njoftimit të spitalit, pajisjet e reja përfshijnë shtretër elektrikë për pacientë, karroca emergjente dhe procedurale, tavolina për ekzaminime, pajisje për sallat operative, mobilieri spitalore, si dhe pajisje mbështetëse për repartet dhe shërbimet diagnostike.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë bëhet e ditur se këto investime janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për modernizimin e infrastrukturës spitalore, rritjen e sigurisë së pacientëve dhe lehtësimin e punës së stafit shëndetësor.

Institucioni shëndetësor thekson se do të vazhdojë me investime të tilla edhe në të ardhmen, me synimin që qytetarëve t’u ofrohen shërbime shëndetësore sa më cilësore dhe dinjitoze. /Telegrafi/


GO+ Peja e mposht bindshëm Sigal Prishtinën

17 December 2025 at 20:51


GO+ Peja shënoi fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës me shifrat 98:67 (29:20, 15:12, 32:14, 22:21), në javën e 12-të të ProCredit Superligës.

Verdhezinjtë ishin më të mirë nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar. Vendasit ishin shumë më të mirë sidomos në periodën e tretë, ku u bë shkëputja e madhe, derisa triumfuan në fund 98:67.

GO+ Peja në pushim shkoi me 11 pikë epërsi, 44:32, ndërsa dallimi shumë i madh në rezultat u bë në çerekun e tretë që u mbyll 32:14.


Te vendasit më i miri ishte Skyler Flatten me 21 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime, derisa te mysafirët u dalluan Kelby Kramer me 16 pikë e tetë kërcime dhe Arian Azemi me 19 pikë.

GO+ Peja ka tetë fitore e katër humbje, ndërsa Sigal Prishtina gjashtë fitore e gjashtë humbje. /Telegrafi/

Aksident në Dollc të Klinës, një person dërgohet në spital

16 December 2025 at 20:20


Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Dollc të Klinës, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se aksidenti ka përfshirë dy automjete.

“Sot rreth orës 17:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Dollc-Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura, dhe një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, deklaroi Rugova.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar. /Telegrafi/

Komuna e Istogut publikon komunikatë vetëdijesuese për përdorimin e mjeteve piroteknike

16 December 2025 at 19:03


Komuna e Istogut, përmes Drejtorisë për Emergjenca dhe Shërbime Publike, ka lëshuar një komunikatë të rëndësishme për qytetarët lidhur me përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit.

Ky njoftim është bërë për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet që mund të sjellë përdorimi jo i duhur i këtyre mjeteve dhe për të siguruar që festimet të zhvillohen pa incidente dhe aksidente.

Në bazë të legjislacionit në fuqi dhe udhëzimeve të dala nga autoritetet përkatëse, Komuna e Istogut apelon për një përdorim të kujdesshëm të mjeteve piroteknike dhe respekton masat e sigurisë. Përdoruesve të këtyre mjeteve u kërkohet që të mos i shesin ato tek persona nën 18 vjeç dhe t’i përdorin vetëm në hapësira të sigurta dhe të hapura për publikun, duke shmangur zonat e banuara dhe objektet e mbyllura.

Gjithashtu, u bëhet thirrje qytetarëve që të mos blejnë materiale piroteknike që nuk kanë deklaracione të përshtatshme dhe të jenë të rregullta, si dhe të respektojnë datat e lejuara për përdorimin e tyre, nga data 19 dhjetor deri më 2 janar. Përdorimi i pajisjeve piroteknike në periudha dhe lokacione të paautorizuara mund të sjellë rreziqe për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, si dhe për mjedisin përreth.

Komuna e Istogut, përmes këtij njoftimi, u bën thirrje të gjithëve të jenë të kujdesshëm dhe të kontribuojnë në një atmosferë festive të sigurt dhe pa incidente. /Telegrafi/


Sanohen pesë prishje në rrjetin e ujësjellësit në Klinë

16 December 2025 at 16:44


Ekipet e terrenit të KRU “Hidrodrini” Sh.A. – Njësia Operative në Klinë, të mbështetura edhe me teknikë të rëndë, kanë sanuar pesë prishje serioze në rrjetin e ujësjellësit, duke parandaluar humbje të mëdha të ujit dhe duke përmirësuar furnizimin për disa lagje të qytetit.

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërhyrjet janë realizuar në tri lagje të Klinës. Në lagjen “Arbëria”, në rrugën “Lekë Marleku”, është riparuar një dëmtim në gypin e ujësjellësit me dimension 160 milimetra.

Po ashtu, në lagjen “Tikvesh” janë sanuar dy prishje të tjera, të cilat kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme në oborret e banorëve dhe në infrastrukturën rrugore, konkretisht në rrugët “Mic Sokoli” dhe “Shaban Sadiku”.

Nga KRU “Hidrodrini” bëhet e ditur se intervenimet janë kryer me sukses dhe se situata në këto zona tashmë është stabilizuar.

Kompania ka vlerësuar angazhimin e punëtorëve të terrenit për reagimin e shpejtë dhe profesional në sanimin e këtyre prishjeve.

❌
❌