Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës dhe Rahovecit

24 December 2025 at 11:10


KRU “Gjakova” njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, disa zona janë përballur me mungesa të furnizimit me ujë.

Sistemi i ujësjellësit në këto zona funksionon me pompa elektrike, të cilat aktualisht nuk mund të operojnë për shkak të tensionit të ulët ose ndërprerjeve të përsëritura të energjisë.

“Sapo energjia elektrike të stabilizohet, furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve të prekur për këtë situatë të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e KRU-së.

Aktualisht, janë të prekur Zona 3 – Rahovec, si dhe fshatrat Polluzhë dhe Pastasel. KRU “Gjakova” po monitoron situatën dhe apelon për kujdes në përdorimin e ujit deri në normalizimin e furnizimit.

Ky paralajmërim vjen në një periudhë kur ndërprerjet e energjisë elektrike në Rahovec po ndodhin 3–4 herë në ditë, duke ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e pompave dhe stabilitetin e sistemit të ujësjellësit. /Telegrafi/


Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona të Pejës

23 December 2025 at 09:54


KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se për shkak të rjedhjeve të mëdha të ujit në gypin kryesor, sot do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të qytetit të Pejës.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të zgjasë nga ora 10:00 deri në ora 14:00 dhe do të prekë lagjen B.T. “Fidanishte”, si dhe rrugët “Agim Qelaj”, “Konferenca e Bujanit”, “Myrvete Maksutaj”, “Hasan Riza” dhe disa rrugë dytësore përreth.

Nga KRU “Hidrodrini” bëhet e ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, me qëllim rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ndërmarrja u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të zonave të prekura për shqetësimet e shkaktuara gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/


Punime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa lagje të Mitrovicës pa ujë

19 December 2025 at 15:27


KRU “Mitrovica” njofton se gjatë ditëve në vijim do të kryhen punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave përreth.

Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, fshatrat Stan Tërg, Vërnicë, Shupkofc, Zveçan dhe lagjen “Kroi i Vitakut”.

Ndërkaq, në rrjetin e kanalizimit punimet do të kryhen në rrugët “Besim Nuka”, “Mbretëresha Teuta”, “Asllan Cimili” dhe përsëri në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

KRU “Mitrovica” apelon tek konsumatorët që të jenë të kujdesshëm, pasi furnizimi me ujë të pijshëm mund të ndërpritet përkohësisht në zonat përkatëse gjatë kryerjes së punimeve.

“Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e KRU-së. /Telegrafi/


Disa lagje të Prishtinës pritet të mbesin pa ujë

19 December 2025 at 11:06


KRU Prishtina njofton qytetarët se sot ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit në këto lokacione.

  • Rruga UÇK
  • Rruga Berid Beker
  • Rruga Marie Shllaku
  • Rruga Kamer Loshi
  • Rruga Vidovdanska
  • Rruga A
  • Rruga Rrustem Dragusha
  • Rruga Naim Dragusha
  • Rruga Ismail Ismaili
  • Rruga Xhavit Ahmeti
  • Rruga Musine Kokalari
  • Lagjja Taslixhe

Gjatë punimeve mund të ndodhin ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Ekipet janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve sa më shpejt të jetë e mundur. /Telegrafi/


Njoftim për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në Rahovec

19 December 2025 at 10:57


KRU Gjakova njofton qytetarët se, për shkak të rregullimit të një defekti në gypin Fi 160 në rrugën “Dëshmorët e Pashtrikut”, furnizimi me ujë në disa zona të Rahovecit është ndërprerë përkohësisht.

Pa ujë mbeten këto zona:

  • Rruga “Mexhit Mustafa”
  • Rruga “Sheh Myhedini”
  • Fshati Brestovc

Ekipet e KRU Gjakova janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e defektit, me qëllim që furnizimi të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur.

Kompania falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim. /Telegrafi/


Disa fshatra të Lipjanit mbesin pa ujë

18 December 2025 at 15:59


Furnizimi me ujë në fshatrat Rufc i Ri, Rufc i Vjetër, Hallaq i Vogël dhe Ribar i Vogël është ndërprerë që nga pasditja e datës 15 dhjetor, për shkak të dëmtimit të gypit furnizues nga kontraktori i Komunës, “Beni Company”.

Sipas njoftimit të KRU Prishtina, defekti u identifikua vetëm paraditen e sotme dhe punëtorët po vazhdojnë me sanimin e tij.

Pas rikthimit të furnizimit, uji duhet të përdoret vetëm për nevoja sanitare deri në njoftimin e radhës.

“Kompania është duke punuar për të rregulluar defektin dhe furnizimi do të normalizohet sapo të rikthehet energjia dhe të përfundojnë punimet”, thuhet në njoftim.

KRU Prishtina u bën thirrje banorëve për mirëkuptim dhe kujdes gjatë përdorimit të ujit pas rikthimit të furnizimit. /Telegrafi/


Probleme me furnizimin me ujë në disa zona të Prizrenit për shkak të ndërprerjes së energjisë

18 December 2025 at 15:53


KRU Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga mbrëmja e djeshme, më 17 dhjetor 2025, në ora 21:00, ka ndodhur ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm.

Aktualisht, pikat e furnizimit Nashec dhe Kojush 1 po funksionojnë me gjeneratorë.

Megjithatë, deri në rikthimin e furnizimit me energji elektrike nga KEDS, do të ketë ndërprerje të furnizimit në të gjitha zonat që furnizohen nga Nasheci, Kojush 1 dhe Kojush 2.

Furnizimi me ujë do të normalizohet menjëherë pas rikthimit të energjisë elektrike.

KRU Hidroregjioni Jugor falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/


Rikthehet furnizimi me ujë pas intervenimit në Rrugën “Tranzite” në Gjakovë

18 December 2025 at 12:28


KRU “Gjakova” ka njoftuar se punimet e planifikuara në Rrugën “Tranzite” për përmirësimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit kanë përfunduar me sukses, dhe furnizimi me ujë për konsumatorët është rikthyer.

Pas përfundimit të punimeve, qytetarët këshillohen që ujin ta lënë të rrjedhë për disa minuta, për të shmangur turbullimin e përkohshëm deri në shpëlarjen e plotë të rrjetit.

KRU “Gjakova” falënderon qytetarët për mirëkuptimin gjatë ndërprerjes së përkohshme të furnizimit dhe thekson se angazhimet për mirëmbajtjen dhe modernizimin e rrjetit të ujësjellësit do të vazhdojnë. /Telegrafi/


Disa lagje të Prishtinës mund të mbesin pa ujë shkaku i punimeve në rrjet

18 December 2025 at 09:02


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se sot ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë ndërhyrje teknike në disa zona të kryeqytetit.

Punimet do të zhvillohen në rrugët Igballe Prishtina, Mitrovicës (te FSK), Selim Berisha, Xhon Sereqi, Ismajl Ismajli, Sadete Mekuli, Agim Ramadani dhe Bill Klinton.

Gjatë kohës së zhvillimit të punimeve, në këto zona mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Nga KRU “Prishtina” u bëhet thirrje qytetarëve për mirëkuptim deri në përfundimin e intervenimeve. /Telegrafi/


Disa zona të Gjakovës do mbesin pa ujë të enjten

17 December 2025 at 23:36


KRU “Gjakova” njofton konsumatorët se, në kuadër të punimeve që po zhvillohen sipas projektit në rrugën Tranzite për përmirësimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Pas vendosjes së shumicës së pjesëve lidhëse, punimet kanë hyrë në fazën kur është e domosdoshme instalimi i dy pjesëve fazonike për kyçjen dhe degëzimin e gypit Ø 800 mm, në drejtim të Gjakova 2 dhe degëzimit për qendrën e qytetit.

Ky intervenim kërkon ndalje totale të rrjedhës së ujit në këtë segment të rrjetit, me qëllim realizimin e punimeve në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar.

Ndërprerja e furnizimit me ujë është planifikuar për datën 18 dhjetor 2025, në intervalin kohor nga ora 09:00 deri në 12:00.

Si pasojë, pa furnizim me ujë do të mbesin zona e rrugës Tranzite, qendra e qytetit, Blloku i Ri, Oriza, Brekoci, Moglica dhe Firza.

KRU “Gjakova” falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve, të cilat synojnë përmirësimin e furnizimit me ujë në qytet. /Telegrafi/


Ndërprerje e furnizimit me ujë në zonën e Çabratit, KRU Gjakova del me njoftim

16 December 2025 at 16:17


Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) Gjakova ka njoftuar se në zonën e Çabratit, që nga ora 13:00, ka mungesë të energjisë elektrike.

Si pasojë e ndërprerjes së rrymës, rezervuari i Çabratit ka nisur të zbrazet, çka pritet të shkaktojë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e kësaj zone.

Nga KRU Gjakova bëhet e ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas rikthimit të energjisë elektrike nga operatori i shpërndarjes, KEDS.

Kompania u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim, duke theksuar se situata është jashtë kompetencave të saj dhe varet nga rikthimi i furnizimit me energji elektrike. /Telegrafi/


KRU Mitrovica paralajmëron ndërprerje të përkohshme të ujit gjatë punimeve në rrjet

15 December 2025 at 10:49


Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit Mitrovica ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë punime të planifikuara në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave përreth.

Punime në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Adem Voca”, “Bajo Topulli”, në fshatrat Vërnicë, Shupkofc dhe Kqiç, si dhe në lagjen “Kodra e Minatorëve”.

Ndërkohë, punime në rrjetin e kanalizimit janë planifikuar në rrugët “Mbretëresha Teuta”, “Ali Pashë Tepelena”, lagjen “3 Korriku” dhe fshatin Kqiç i Madh.

KRU Mitrovica bën të ditur se gjatë kohës së punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat përkatëse.

Nga kompania kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për çdo shqetësim të mundshëm gjatë zhvillimit të punimeve. /Telegrafi/


KRU Hidromorava paralajmëron shkyçjen e konsumatorëve me fatura të papaguara

15 December 2025 at 10:40


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka bërë thirrje të fundit për konsumatorët që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara, duke paralajmëruar fillimin e procedurave për shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit dhe procedurat përmbarimore.

KRU Hidromorava fton të gjithë konsumatorët që të kryejnë pagesat sa më parë për të shmangur ndërprerjet.

Për ata që nuk mund të shlyejnë borxhin plotësisht, kompania ofron mundësinë e riprogramimit me këste mujore, duke u paraqitur në zyrat e KRU-së për marrëveshje.

Sipas njoftimit, konsumatorët që bëjnë pagesën e plotë ose nënshkruajnë marrëveshje për riprogramim do të largohen nga lista për shkyçje dhe procedura përmbarimore.

“Kujdesi dhe pagesa e rregullt e ujit ndihmon drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve tona. Mos e vononi pagesën!”, bëjnë apel nga KRU Hidromorava. /Telegrafi/


Disa fshatra të Kaçanikut pa ujë

15 December 2025 at 10:34


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” njofton se sot gjatë ditës mund të paraqiten ndërprerje në furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra të komunës së Kaçanikut, për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike nga KEDS.

Si pasojë e ndërprerjes së energjisë, pa ujë do të mbesin fshatrat Kaçaniku i Vjetër, Stagova dhe Begraca.

KRU “Bifurkacioni” bën të ditur se furnizimi do të rikthehet sapo ekipet e KEDS të rregullojnë defektin.

Nga kompania u bëhet apel konsumatorëve për mirëkuptim deri në zgjidhjen e problemit, i cili nuk varet nga KRU “Bifurkacioni”. /Telegrafi/


KRU “Prishtina” me intervenime sot, mund të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm në disa lagje

15 December 2025 at 08:51


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë intervenime teknike në disa lokacione të kryeqytetit dhe rrethinës, me ç’rast mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, punimet do të zhvillohen në rrugët Ilir Konushevci, Bajram Bahtiri, Robert Doll, Hysni Gashi, Hysen Terpeza dhe Kadri Osmani, si dhe në lagjen Tasligje. Intervenime janë planifikuar edhe në fshatrat Bardhosh dhe Leban.

Nga kompania bëjnë të ditur se gjatë kohës së punimeve mund të ketë pengesa në furnizimin me ujë të pijshëm, varësisht nga dinamika e intervenimeve teknike në terren.

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë mirëkuptim për shqetësimet e mundshme dhe të marrin masa paraprake, duke siguruar sasi të mjaftueshme të ujit deri në përfundimin e punimeve. /Telegrafi/


KRU Mitrovica njofton për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit

12 December 2025 at 13:24


Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Mitrovicë ka njoftuar se ekipet e saj të mirëmbajtjes kanë nisur punime të planifikuara në disa zona të qytetit dhe në fshatrat përreth, me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë dhe funksionalizimin e rrjetit të kanalizimit.

Sipas njoftimit, ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit po kryhen në rrugët “Kadri Bistrica”, “Mbretëresha Teuta”, “Obiliqeva”, si edhe në Zveçan dhe në fshatin Suhodoll.

Paralelisht, ekipet teknike po realizojnë punime në rrjetin e kanalizimit në rrugën “Shaban Polluzha”, “11 Martirët”, në Kampin e Policisë “Enver Zymberi” si dhe në hapësirat e SHFMU “Eqrem Çabej”.

KRU Mitrovica ka paralajmëruar se gjatë zhvillimit të punimeve, në disa nga këto zona mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim, duke theksuar se ndërhyrjet janë pjesë e punëve të rregullta për mirëmbajtje dhe rritje të cilësisë së shërbimeve. /Telegrafi/

KRU “Hidromorava” paralajmëron shkyçje për konsumatorët me borxhe të pashlyera

12 December 2025 at 09:49


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka njoftuar se shumë shpejt do të nisë procesin e shkyçjes nga rrjeti për të gjithë konsumatorët që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara, si dhe ndërmarrjen e procedurave përmbarimore ndaj borxhlinjve.

Kompania u bën thirrje konsumatorëve që të kryejnë pagesat sa më parë, në mënyrë që të shmangin masat e detyrueshme. Për ata që nuk kanë mundësi të shlyejnë borxhin në tërësi, “Hidromorava” ka ofruar mundësinë e riprogramimit me këste mujore, përmes marrëveshjeve që mund të nënshkruhen në zyrat e kompanisë.

Sipas njoftimit, konsumatorët që i shlyejnë të gjitha obligimet ose që lidhin marrëveshje për riprogramim do të largohen nga lista për shkyçje dhe nuk do t’u nënshtrohen procedurave përmbarimore.

Kompania thekson se pagesa e rregullt e ujit është e domosdoshme për funksionimin dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, duke apeluar të mos shtyhen obligimet financiare. /Telegrafi/


Disa zona të Rahovecit pa ujë shkaku i shpërthimit të gypit të ujësjellësit

12 December 2025 at 07:53


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka bërë të ditur se gjatë orëve të fundit ka shpërthyer një gyp me diametër Ø100 në rrugën “8 Dëshmorët e Pashtrikut” në Rahovec.

Sipas njoftimit nga Njësia e Rahovecit, si pasojë e këtij defekti, një pjesë e qytetit të Rahovecit si dhe fshati Brestovc do të mbesin pa furnizim me ujë deri nesër, kur pritet të përfundojnë punimet për riparimin e gypit.

KRU Gjakova ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në sanimin e plotë të problemit. /Telegrafi/


KRU “Gjakova”: Ekipet në terren për mbulimin e gypave të dëmtuar nga vërshimet në Rekë të Keqe

11 December 2025 at 15:21


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se ekipet e saj janë angazhuar në zonën e Rekës së Keqe për të mbuluar gypat përgjatë rrugës që çon drejt kaptazhit, pasi reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime dhe dëmtime në terren.

Sipas njoftimit, punimet po kryhen me prioritet për të siguruar funksionimin e pandërprerë të rrjetit dhe për të shmangur dëmtimet e mëtejshme infrastrukturore.

KRU “Gjakova” apelon qytetarët për mirëkuptim derisa ekipet vazhdojnë intervenimin në zonat e prekura nga reshjet. /Telegrafi/


Afati i fundit për pagesat, KRU Prishtina paralajmëron qytetarët

11 December 2025 at 11:00


KRU Prishtina ka njoftuar qytetarët se kanë mbetur vetëm 20 ditë afat për përmbushjen e obligimeve financiare për shërbimet e ujit dhe kanalizimit për vitin 2025.

Në një postim në Facebook, kompania ka apeluar që pagesat të realizohen sa më shpejt, për të shmangur procedurat shtesë që parashihen pas përfundimit të afatit.

“Ju lusim që t’i realizoni pagesat sa më herët, në mënyrë që të shmangen procedurat shtesë që parashihen pas afatit,” thuhet në njoftim.

KRU Prishtina falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/


❌
❌