Disa fshatra të Gjakovës do mbesin pa ujë ditën e martë
KRU “Gjakova” ka njoftuar qytetarët se më 10 shkurt 2026 (e martë) do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa fshatra të komunës së Gjakovës.
Fshatrat që do të preken nga ndërprerja janë Palabardhë, Dobrigjë, Novosellë e Ulët, Bitesh, Dujakë dhe Hereq.
Ndërprerja do të zgjasë nga ora 12:00 deri në 15:00 dhe është e nevojshme për shkak të dislokimit të një gypi kryesor të ujësjellësit në fshatin Palabardhë, që kërkon ndërhyrje dhe riparim të menjëhershëm për të siguruar furnizim të vazhdueshëm dhe cilësor me ujë.
KRU “Gjakova” apelon tek të gjithë qytetarët që të planifikojnë përdorimin e ujit gjatë kësaj periudhe dhe të kenë kujdes në menaxhimin e tij.
Kompania siguron se punimet do të kryhen me prioritet dhe se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të riparimeve.
Për më tepër, KRU “Gjakova” falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin dhe rikujton se ndërprerjet e tilla janë të domosdoshme për mirëmbajtjen dhe sigurinë e rrjetit të ujësjellësit.
Qytetarët do të informohen për çdo ndryshim të mundshëm të kohës së ndërprerjes përmes kanaleve zyrtare të komunikimit. /Telegrafi/
