Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe dëmeve nga përmbytjet e reshjet e fundit, disa komuna në vend kanë vendosur të shtyjnë rifillimin e procesit mësimor për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2025/2026.
Komuna e Malishevës, ajo e Drenasit dhe e Fushë Kosovës janë komunat që kanë marrë vendim për shtyrje të nisjes së procesit mësimorë.
Komuna e Malishevës ka vendosur që procesi mësimor të shtyhet deri më 14 janar 2026 për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve që kanë krijuar vështirësi në terren dhe kanë dëmtuar infrastrukturën e rrugëve.
Edhe ajo e Drenasit ka shtyrë fillimin e mësimit deri të mërkurën, duke qenë një nga komunat që po përballet me pasojat e motit të keq dhe dëmtime të infrastrukturës së shkollave dhe rrugëve.
Kurse komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar që fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në të gjitha shkollat do të jetë më 19 janar 2026, pasi kushtet aktuale përfshirë vështirësitë në qarkullim dhe problemet me ngrohjen nuk lejojnë zhvillimin normal të procesit mësimor.
E për dallim nga këto komuna në komunat tjera procesi mësimor do të nis sot.
Komuna e Prishtinës bëri të ditur se nga nesër mësimi do të mbahet në të gjitha shkollat, pasi janë krijuar kushtet e nevojshme për sigurinë e nxënësve dhe stafit arsimor.
Në anën tjetër, kryetari i SBASHK-ut, Rrhaman Jasharaj ka kërkuar që fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të shtyhet edhe për disa ditë në nivel vendi, duke theksuar se temperaturat e ulëta dhe kushtet jo të përshtatshme në disa shkolla paraqesin rrezik për shëndetin e nxënësve dhe stafit arsimor.
Gjysmëvjetori i dytë i mësimit ishte planifikuar të fillonte më 8 janar.
Por, pas vërshimeve në fillimjavë, Ministria e Arsimit e shtyu nisjen për 12 janar.
Kosova ka një javë që po përballet me vërshime të mëdha, sidomos në disa komuna, ku lumenjtë kanë dalë nga shtretërit. /Telegrafi/
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se situata e vërshimeve në Kosovë ka shënuar përmirësim pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës.
Sipas të dhënave zyrtare të marra nga Qendrat Operative Emergjente 112 dhe njësitë operative në terren, niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bie dhe nuk paraqitet rrezik i menjëhershëm për vërshime të reja.
âSituata nĂ« shumicĂ«n e komunave Ă«shtĂ« e menaxhueshme. Reshjet e borĂ«s dhe ngricat kanĂ« shkaktuar vetĂ«m vĂ«shtirĂ«si tĂ« lokalizuara nĂ« qarkullim rrugorâ, thuhet nĂ« njoftimin e AgjencisĂ«.
Gjendja sipas rajoneve:
Prishtinë & rrethinë: Vërshime të lokalizuara në nënkalime dhe bllokime të disa rrugëve dytësore; situata mbetet nën kontroll.
Prizren: Intervenime minimale gjatë natës, kryesisht të natyrës teknike.
Mitrovicë: Situatë kryesisht e qetë; disa familje në Mitrovicën e Jugut janë evakuuar përkohësisht si masë sigurie.
Pejë: Dy intervenime të raportuara në Istog, përfshirë evakuimin e një familjeje; komunat e tjera me gjendje stabile.
Gjakovë & Gjilan: Gjendje e qetë dhe nën kontroll; niveli i ujit në lumenj ka filluar të bjerë.
Agjencia thekson se njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit janë të mobilizuar në të gjithë vendin dhe se sistemi i komunikimit emergjent 112 po monitoron situatën 24/7.
âReshjet e borĂ«s dhe ngricat mund tĂ« shkaktojnĂ« vĂ«shtirĂ«si nĂ« disa rrugĂ«, disa prej tĂ« cilave mbeten tĂ« bllokuara pĂ«r shkak tĂ« shembjeve tĂ« dheut. ApelojmĂ« te qytetarĂ«t tĂ« tregojnĂ« kujdes tĂ« shtuar gjatĂ« lĂ«vizjesâ, thuhet mĂ« tej.
Po ashtu, Agjencia ka bashkëpunuar me KEK-un dhe KOSTT-in, duke ofruar pompa thithëse me kapacitet të lartë për largimin e ujit nga objektet e prekura.
âInstitucionet pĂ«rgjegjĂ«se janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« dhe do tĂ« ndĂ«rhyjnĂ« sipas nevojĂ«sâ, shtohet nĂ« njoftim. /Telegrafi/
Situata në disa komuna të Kosovës është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe vërshimeve, duke shkaktuar dëme serioze në ekonomi, infrastruktura publike dhe bujqësi.
Komunat kanë njoftuar se situata është alarmante në lumin Mirusha në Malishevë, ku diga është në gjendje të rrezikshme dhe kërcënon jetën dhe pronat e qytetarëve.
Në një prononcim për Telegrafin, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka theksuar se komunat nuk kanë kapacitetet financiare për të përballuar dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe ka kërkuar krijimin urgjent të një Fondi Emergjent për Komuna.
âGjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme isha nĂ« kontakt tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« me kryetarĂ«t e komunave tĂ« GjakovĂ«s, Drenasit, MalishevĂ«s, Deçanit, SuharekĂ«s, Rahovecit, KlinĂ«s, Junikut dhe komunave tĂ« tjera tĂ« prekura nga vĂ«rshimet. Nga informacionet e pranuara dhe vlerĂ«simet nĂ« terren, dĂ«met janĂ« serioze, si pĂ«r ekonomitĂ« familjare dhe bizneset, ashtu edhe nĂ« mĂ«nyrĂ« shumĂ« mĂ« shqetĂ«suese pĂ«r infrastrukturĂ«n publike. Si AKK kemi kĂ«rkuar dhe kĂ«rkojmĂ« themelimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« Fondit Emergjent pĂ«r Komuna, si mekanizĂ«m i pĂ«rhershĂ«m qĂ« u mundĂ«son komunave reagim tĂ« shpejtĂ« nĂ« raste fatkeqĂ«sish natyroreâ, ka deklaruar Ibrahimi.
Ai ka shtuar se komunat janë institucionet e para në terren që reagojnë gjatë fatkeqësive natyrore.
âPa fond emergjent, reagimi vonohet, rrezikohen jetĂ«t e qytetarĂ«ve, rriten dĂ«met materiale,â tha Ibrahimi, duke nĂ«nvizuar nevojĂ«n pĂ«r njĂ« mekanizĂ«m tĂ« pĂ«rhershĂ«m qĂ« mundĂ«son reagim tĂ« shpejtĂ« dhe profesional nĂ« raste emergjencash.
Ibrahimi ka rikujtuar se komunat nuk kanĂ« buxhet pĂ«r tâi mbuluar dĂ«met e shkaktuara nga vĂ«rshimet dhe fatkeqĂ«sitĂ« tjera, duke shtuar se pĂ«r kĂ«tĂ« arsye niveli qendror duhet tĂ« lejojĂ« rishikimin e buxheteve komunale dhe tĂ« sigurojĂ« fonde tĂ« menjĂ«hershme.
âĂshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« theksohet se komunat kanĂ« intervenuar me mjete vetanake pĂ«r parandalimin dhe menaxhimin e situatave emergjente. MegjithatĂ«, ekonomitĂ« familjare dhe bizneset nuk janĂ« kompensuar plotĂ«sisht, madje as pĂ«r dĂ«met e shkaktuara nga fatkeqĂ«sitĂ« nĂ« vitet e kaluara. NjĂ« shembull konkret Ă«shtĂ« komuna e Drenasit, ku nga reshjet e para disa viteve janĂ« dĂ«mtuar shtatĂ« (7) ura, dhe deri mĂ« sot nuk ka pasur ndĂ«rhyrje pĂ«r sanimin e tyre. Kjo gjendje Ă«shtĂ« e papranueshme dhe tregon qartĂ« dĂ«shtimin e mekanizmave aktualĂ« tĂ« kompensimitâ, tha ai.
Ibrahimi shtoi se nĂ«se kuvendet komunale, mbi bazĂ«n e vlerĂ«simeve profesionale tĂ« komisioneve komunale, miratojnĂ« vendime pĂ«r dĂ«met dhe kompensimin, atĂ«herĂ« niveli qendror duhet tâi ekzekutojĂ« kĂ«to vendime.
âNĂ« rast se niveli qendror nuk u beson kĂ«tyre vlerĂ«simeve, atĂ«herĂ« le tĂ« formojĂ« komisione vlerĂ«suese nga niveli qendror, por vlerĂ«simet e tyre duhet tĂ« ekzekutohen, e jo tĂ« mbesin peng i procedurave burokratike qĂ« zgjasin me vite. Nuk mund tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« kemi situata ku dĂ«met mbesin tĂ« pakompensuara pĂ«r vite tĂ« tĂ«ra, ndĂ«rsa qytetarĂ«t dhe komunat mbajnĂ« barrĂ«n financiare tĂ« fatkeqĂ«sive natyrore. Kjo gjendje duhet dhe duhet tĂ« ndryshojĂ«â, u shpreh Ibrahimi. /Telegrafi/
Reshjet e rrëmbyeshme të shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime dhe probleme të shumta në disa komuna të Kosovës, duke rrezikuar infrastrukturën dhe sigurinë e qytetarëve.
Në Drenas, shira të pandërprerë gjatë 24 orëve të fundit kanë përmbytur disa zona të qytetit, ndërsa sipas disa ankesave që ka marrë Telegrafi nga qytetarët, ata kanë mbetur të ngujuar në shtëpitë e tyre.
Vërshime në Drenas
Telegrafi ka kontaktuar me Nexhmendin Grudën nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit, i cili ka thënë se aktualisht gjendja nuk është alarmante, por që zonat më të prekura janë Arllati, Komorani dhe një pjesë e qytetit.
âAktualisht nĂ« komunĂ«n tonĂ« nuk Ă«shtĂ« gjendja kritike, por qĂ« nĂ« bashkĂ«punim me zjarrĂ«fikĂ«sit, jemi duke u dalĂ« nĂ« ndihmĂ« qytetarĂ«ve qĂ« janĂ« prekur nga reshjet e shiut. Zonat mĂ« tĂ« prekura janĂ« Arllati, Komorani dhe njĂ« pjesĂ« e qytetit, por qĂ« situatĂ«n e kemi nĂ«n kontrollâ, tha Gruda.
Meteorologët paralajmërojnë se reshjet mund të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke rritur rrezikun për përmbytje të tjera.
Situatë problematike vazhdon të jetë edhe në Malishevë, ku parkingu nëntokësor dhe nënkalimi për vetura janë përfshirë sërish nga uji. Ky objekt kishte dalë jashtë funksionit edhe pak ditë pas përurimit të tij, si pasojë e reshjeve dhe grumbullimit të ujit. Edhe pse Komuna e Malishevës më herët kishte deklaruar se problemi lidhej me bllokimin e sistemit të kullimit nga qytetarë të papërgjegjshëm, pamjet e fundit të publikuara në rrjetet sociale tregojnë se situata nuk është zgjidhur. Parkingu mbetet i pakalueshëm për automjetet, duke shkaktuar vështirësi të konsiderueshme për drejtuesit e tyre.
NdĂ«rkohĂ«, Komuna e GjakovĂ«s ka njoftuar se pĂ«r shkak tĂ« shkrirjes sĂ« shpejtĂ« tĂ« borĂ«s nĂ« zonat malore dhe reshjeve tĂ« vazhdueshme tĂ« shiut, gjendja nĂ« disa pjesĂ« tĂ« komunĂ«s paraqitet e paqĂ«ndrueshme. MĂ« e rrezikuar situata Ă«shtĂ« pranĂ« lumenjve, tĂ« cilĂ«t po pĂ«rballen me prurje tĂ« mĂ«dha tĂ« ujit. Si pasojĂ«, Ă«shtĂ« bllokuar pĂ«rkohĂ«sisht rruga âBujar Rokaâ dhe ura e ShkugĂ«zes, pasi kalimi Ă«shtĂ« vĂ«shtirĂ«suar nga rritja e nivelit tĂ« lumit Erenik.
Situatë e rënduar është edhe në disa pjesë të Prishtinës, ku lagjet si Prishtina e Re, Dardania, Lakërishtë dhe disa zona të tjera janë duke u përballur me vërshime.
Vërshime të mëdha janë raportuar edhe në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku pothuajse i gjithë fshati është vërshuar nga uji.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet e shiut nga data 3 deri më 5 janar 2026 kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të niveleve të ujit në pjesën perëndimore të vendit, veçanërisht në pellgun e Drinit të Bardhë.
Fshati Fortesë në Rahovec
Vërshime janë raportuar edhe në Gllarevë, më saktësisht në pjesën ku është duke u punuar në rrugën Klinë-Pejë, ku veturat janë duke hasur në vështirësi të kalojnë.
Situatë e rënduar raportohet edhe nga Lipjani, ku lexuesit e Telegrafit kanë dërguar edhe video se si veturat e kanë të vështirë të qarkullojnë lirshëm.
Lumenjtë që burojnë nga Alpet Shqiptare, përfshirë Erenikun, Bistricën e Pejës, Bistricën e Deçanit dhe Lumin e Istogut, kanë shënuar rritje të theksuar të niveleve, duke rritur rrezikun për dalje nga shtrati në disa zona.
Sasitë më të mëdha të reshjeve janë regjistruar në Junik me 231.5 mm, Gllogjan me 151.6 mm, Kuqishtë me 130.4 mm dhe Radoniq me 124.7 mm. Ndërkohë, niveli i lumit Erenik në Gjakovë ka arritur në 3.4 metra, një nga nivelet më të larta të matura gjatë kësaj periudhe.
Autoritetet komunale dhe institucionet përgjegjëse u bëjnë thirrje qytetarëve, veçanërisht atyre që jetojnë pranë rrjedhave lumore, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare, pasi situata mbetet e ndjeshme dhe kërkon vëmendje të vazhdueshme. /Telegrafi/
Viti 2025 ka qenë i mbushur me sfida për komunat e Kosovës, pasi përveç problemeve të përditshme, ato janë përballur edhe me përmbaruesit privat për shkak të kontratave kolektive.
Ky vit ka qenë sfidues edhe nga aspekti zgjedhor, pasi pas Zgjedhjeve Parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, u zhvilluan edhe Zgjedhjet Lokale më 12 tetor, për të vazhduar më pas me balotazhin në 18 komuna, i mbajtur më 9 nëntor.
Në një intervistë për Telegrafin, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se menaxhimi i komunave ishte i mirë, por me probleme të shumta financiare.
"Menaxhimi i komunave gjatë vitit 2025 ka qenë i qëndrueshëm, profesional dhe me përgjegjësi të lartë, pavarësisht sfidave të shumta financiare dhe institucionale. Komunat kanë arritur të ruajnë funksionimin normal të shërbimeve publike dhe të zbatojnë obligimet ligjore edhe në rrethana të vështira. Kjo dëshmon se komunat mbeten niveli më efikas i qeverisjes publike në Kosovë", tha ai.
Ibrahimi foli edhe për sfidat që komunat kanë përballuar gjatë vitit 2025.
"Një nga sfidat më të mëdha gjatë vitit 2025 ka qenë marrja e dhjetëra milionave euro për zbatimin e kontratave kolektive. Kjo ka krijuar presion të jashtëzakonshëm mbi buxhetet komunale dhe ka kufizuar hapësirën për investime dhe shërbime tjera", potencoi Drejtori i AKK-së.
Ai shtoi se: "Përveç kësaj, sfida të tjera kanë qenë: Mosfunksionimi i plotë i institucioneve qendrore që ka shkaktuar shumë probleme në aspektin financiar, por edhe legjislativ, ngarkesat e paplanifikuara financiare, vendimet e njëanshme pa konsultim me komunat, rritja e kostove operative për shkak të inflacionit".
Ibrahimi tregoi se sa i përhapur ka qenë problemi i mungesës së buxheteve dhe si është menaxhuar ai.
"Problemi i mungesës së buxheteve ka prekur pothuajse të gjitha komunat. Kjo situatë është përkeqësuar edhe nga nevoja për të mbuluar obligime shtesë, përfshirë zbatimin e kontratave kolektive. Komunat e kanë menaxhuar situatën përmes prioritizimit të shërbimeve esenciale, menaxhimit strikt financiar, në disa raste përmes shtyrjes së projekteve jo-urgjente, duke ruajtur stabilitetin institucional", deklaroi ai.
Drejtori i AKK-së u ndal edhe tek investimet kapitale më të rëndësishme të vitit 2025: "Pavarësisht kufizimeve buxhetore, komunat kanë realizuar investime të rëndësishme kapitale në fusha kyçe si: infrastruktura rrugore lokale, ujësjellësi dhe kanalizimi, arsimi dhe shëndetësia, menaxhimi i mbeturinave dhe mjedisi, efikasiteti energjetik dhe hapësirat publike".
"ĂshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« theksohet se komunat kanĂ« njĂ« pĂ«rqindje dukshĂ«m mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« buxhetit tĂ« shpenzuar pĂ«r investime kapitale krahasuar me nivelin qendror, çka dĂ«shmon orientimin e tyre drejt zhvillimit konkret dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« jetĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve".
Ai shtoi po ashtu: "Proceset e zbatimit të ligjit kanë pasur ndikim të ndjeshëm, veçanërisht kur detyrimet ligjore nuk janë shoqëruar me burime financiare adekuate. Zbatimi i kontratave kolektive është shembulli më konkret i kësaj situate, ku komunat janë përballur me barrë financiare të madhe pa mbështetje shtesë. Megjithatë, komunat kanë vepruar në përputhje me ligjin dhe kanë kërkuar vazhdimisht që zbatimi i ligjit të shoqërohet me parimin e bartjes së kompetencave me mjete financiare, në mënyrë që të mos rrezikohet ofrimi i shërbimeve publike."
Ekonomisti i njohur dhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha për Telegrafin se komunat gjatë vitit 2025 janë përballur me mungesë të dialogut mes pushtetit lokal dhe atij qendror.
"Po, është e vërtetë që viti 2025, po ashtu vitet e fundit, në Kosovë është karakterizuar me një mungesë të dialogut mirëfilltë jo vetëm në relacion publiko-privat, po edhe nga niveli qendror dhe lokal, dhe në veçanti në nivelin e akterëve social. Ndëshkimi më i madh nga kjo mungesë e komunikimit ka gjeneruar efekte negative, por më të goditurat definitivisht kanë qenë komunat e Kosovës, të cilat, në vend që të jenë të orientuara në implementim të projekteve kapitale në interes të qytetarëve, janë ballafaquar me probleme të shumta, veçanërisht me përmbarues dhe në gjykata për datën kolektive, e cila kontratë vërtet ka ndikuar në rënien e performancës së kryetarëve të komunave në shumë komuna të Kosovës", tha ai.
"E tëra kjo ka ndikuar në Zgjedhjet Lokale dhe mbi të gjitha në mungesë të këtij komunikimi dhe dialogu të mirëfilltë nga niveli qendror-lokal, është demonstru politizim i skajshëm ku prioritet janë vetëm komunat që i përkasin partisë politike në pushtet, dhe ky është një diskriminim politik që ka dëmtuar të qenurit kryetarë komunash", shtoi Gërxhaliu.
Ai vlerësoi gjendjen aktuale të komunave: "Mbi të gjitha vlerat e kësaj që ekziston, shqyrtimi i performancës së kontributit në shumë komuna nuk arrihet, dhe definitivisht falë këtyre vendimeve dhe kësaj procedure të politizuar, sot niveli komunal është në gjendje të mjerueshme," bëri të ditur ekonomisti.
"Po e them, në qoftë se dikush ka fituar vite të fundit nga mungesa e komunikimit, ka fituar vetëm avokatët dhe përmbaruesit, por ka humbur qytetari dhe mbi të gjitha perspektiva që ofron standard dhe cilësi jetësore në nivel komunal".
Gërxhaliu bëri të ditur se më shumë se 210 milionë euro u janë shkëputur komunave nga buxheti i tyre për shkak të kontratave kolektive: "Fakti që, sipas disa vendeve zyrtare, janë shkëputur nga projektet kapitale nëpër komuna më shumë se 210 milionë euro, është shqetësim i madh. Paramendo sa ka pasur nevojë për alokim, sa ka pasur nevojë për shkurtim, dhe sa ka pasur nevojë që projektet e parapara të devijohen nga implementimi, dhe tëra kjo ka ndikuar edhe në zgjedhjet e fundit lokale".
"Prandaj, vërtet dialogu nga niveli lokal dhe qendror nuk ka alternativë. Duhet të bëhet për komunat, sepse në fund të fundit edhe stabiliteti ekonomik edhe social gjeneron nga poshtë-lartë dhe jo nga lartë-poshtë, dhe si mund të ketë efekte pozitive nëse nuk ka komunikim të mirëfilltë nga niveli qendror në atë lokal, dhe ky raport politizohet deri në atë masë që shumë komuna penalizohen vetëm pse janë të udhëhequra nga një parti tjetër politike, një dëm që vërtet do të gjurmohet në të ardhmen", përfundoi Gërxhaliu. /Telegrafi/
Kosovo Local Government Institute (KLGI) ka publikuar raportin e Monitorimit të Konsultimit Publik në nivel lokal për vitin 2024, duke ofruar një pasqyrë mbi mënyrën se si komunat po përfshijnë qytetarët dhe grupet e interesit në proceset vendimmarrëse.
Sipas të dhënave të raportuara nga 18 komuna:
Asnjë komunë nuk ka pranuar propozime nga grupet punuese të jashtme, iniciativat qytetare apo Komitetet Konsultative.
84.51% e komunave kanë zhvilluar procese të konsultimit publik.
Asnjë kryetar komune apo Kuvend Komunal nuk ka kthyer projekt-propozime për mosrespektim të standardeve minimale.
Raporti nënvizon se, megjithë përpjekjet formale, pjesëmarrja reale e qytetarëve mbetet e kufizuar dhe nuk ka përfshirje aktive nga grupet jashtë institucioneve.
KLGI rekomandon forcimin e mekanizmave konsultativë dhe rritjen e transparencës, për të garantuar që vendimet lokale të reflektojnë interesat e komunitetit. /Telegrafi/
Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar sot marrëveshje me tetë komuna për furnizimin me po aq autoambulanca të reja, duke e çuar në 20 numrin e autoambulancave të siguruara vetëm gjatë këtij viti.
Vlera e përgjithshme e këtyre mjeteve shkon në rreth 600 mijë euro.
Në ceremoninë e nënshkrimit, zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, dhe ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, Jahë Gecaj, deklaruan se kjo mbështetje do të forcojë dukshëm kapacitetet emergjente në nivel lokal dhe do të përmirësojë qasjen e qytetarëve në shërbimet shëndetësore urgjente.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në katër vitet e fundit janë siguruar mbi 40 autoambulanca dhe mbi 30 vetura për vizita në shtëpi, investime që kanë kontribuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve emergjente dhe harmonizimin e tyre me standardet bashkëkohore të kujdesit shëndetësor.
Në ngjarje morën pjesë edhe përfaqësues të komunave përfituese. /Telegrafi/
Asociacioni i Komunave tĂ« KosovĂ«s (AKK) ka nĂ«nshkruar njĂ« marrĂ«veshje financiare me GIZ Gjermani pĂ«r zbatimin e projektit âCircular Urban Development â Kosovo4Greenâ, i cili synon tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« zhvillimin urban tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m nĂ« komunat e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.
Projekti ka një rëndësi të veçantë për avancimin e reformave urbane dhe forcimin e kapaciteteve komunale në planifikimin hapësinor.
Ky projekt synon të mbështesë komunat në disa fusha kyçe, përfshirë reformat ligjore në planifikimin hapësinor dhe ndërtim, integrimin e parimeve të zhvillimit të gjelbër dhe rezilient ndaj ndryshimeve klimatike, përmirësimin e koordinimit ndërmjet nivelit lokal dhe qendror, si dhe rritjen e cilësisë së planifikimit urban dhe shërbimeve për qytetarët.
Në kuadër të projektit, AKK ka rol kyç si zbatuese dhe koordinuese, duke menaxhuar fondet dhe duke siguruar përfshirjen aktive të komunave përmes kolegjiumeve profesionale, takimeve politike dhe mekanizmave të shkëmbimit të njohurive.
Projekti Kosovo4Green përfaqëson një investim të drejtpërdrejtë në të ardhmen urbane të Kosovës, duke fuqizuar komunat për të planifikuar dhe menaxhuar zhvillimin urban në përputhje me standardet evropiane dhe Agjendën e Gjelbër. /Telegrafi/
Mbi 90 pĂ«r qind e anulimeve tĂ« tenderĂ«ve ndodhin pas hapjes se ofertave, thuhet nĂ« raportin e IniciativĂ«s pĂ«r Progres "INPO" me titullin âAnulimet â forma mĂ« e heshtur e keqpĂ«rdorimit nĂ« prokurim publikâ.
Ky raport është publikuar në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit 2025, e cila bashkëorganizohet nga INPO, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Lëvizja FOL.
Drejtoresha ekzekutive e Iniciativës për Progres (INPO), Albulena Nrecaj tha se ky raport tregon arsyet më të shpeshta të anulimeve.
âRaporti i sotĂ«m i cili do tĂ« publikohet, pĂ«rmban njĂ« analizĂ« tĂ« plotĂ« tĂ« anulimeve tĂ« tenderĂ«ve gjatĂ« tre viteve tĂ« fundit, duke paraqitur tenderĂ«t kryesor, arsyet mĂ« tĂ« shpeshta tĂ« anulimeve, institucioneve tĂ« niveleve mĂ« tĂ« larta tĂ« anulimeve, si dhe problemet strukturore qĂ« pĂ«rsĂ«riten nga viti nĂ« vit, siç janĂ« planifikimi i dobĂ«t, dosjet jo tĂ« standardizuara dhe mungesa e arsyetimit profesional gjatĂ« anulimit tĂ« tenderĂ«ve. Raporti vlerĂ«son ndikimin e anulimeve nĂ« efikasitetin e prokurimit, realizimin e projekteve dhe integritetin e sistemit duke e nxjerrĂ« nĂ« pah rritjen e rrezikut pĂ«r procedura tĂ« negociuara dhe humbjen e konkurrencĂ«sâ, tha ajo.
Hulumtuesi Arbër Kabashi tha se ky raport paraqet një analizë të thelluar të anulimeve të aktiviteteve të prokurimit publik në Kosovë për periudhën 2023-2025, raporton KosovaPress.
âNĂ« vitin 2023 gjithsejtĂ« janĂ« publikuar dhe anuluar 2784 aktivitete tĂ« prokurimit, qĂ« nĂ« pĂ«rqindje pĂ«r nga numri i aktiviteteve pĂ«rbĂ«jnĂ« 23 pĂ«r qind tĂ« aktiviteteve janĂ« anuluar, ndĂ«rsa nga vlera gjithsejtĂ« 26 pĂ«r qind e aktiviteteve janĂ« anuluar. NĂ« vitin 2024 janĂ« anuluar 2720 aktivitete tĂ« prokurimit qĂ« nĂ« numĂ«r pĂ«rbĂ«n 23 pĂ«r qind tĂ« aktiviteteve tĂ« cilat janĂ« iniciuar po ashtu gjatĂ« vitit 2024. NdĂ«rsa, nĂ« periudhĂ«n janar-shtator janĂ« anuluar gjithsejtĂ« 1485 aktivitete tĂ« prokurimit, kjo pĂ«r shkak qĂ« ne pĂ«rfundimin e mbledhjes sĂ« tĂ« dhĂ«nave e kemi bĂ«rĂ« deri me datĂ« 30 shtator dhe nĂ« vitin 2025 nuk Ă«shtĂ« qĂ« ka ndonjĂ« dallim pĂ«r shkak qĂ« Ă«shtĂ« ulur numri i aktiviteteve tĂ« prokurimit, megjithatĂ« periudha jonĂ« monitoruese ka pĂ«rfunduar nĂ« nĂ«ntĂ« mujorin e parĂ«â, u shpreh ai.
Nga raporti i INPO-s del që 94 për qind e aktiviteteve anulohen pas përfundimit të procesit të hapjes së ofertave.
âNĂ« vitin 2023, gjashtĂ« pĂ«r qind e aktiviteteve tĂ« prokurimit janĂ« anuluar para hapjes sĂ« ofertave, ndĂ«rsa 94 pĂ«r qind e aktiviteteve janĂ« anuluar pas hapjes sĂ« ofertave. NjĂ« situatĂ« e njĂ«jtĂ« Ă«shtĂ« edhe nĂ« vitin 2024, pesĂ« pĂ«r qind e aktiviteteve janĂ« anuluar para hapjes sĂ« ofertave, ndĂ«rkaq 95 pĂ«r qind e ofertave janĂ« anuluar pas hapjes sĂ« ofertave. Po ashtu, edhe nĂ« vitin 2025, gjashtĂ« pĂ«r qind e ofertave janĂ« anuluar para hapjes sĂ« ofertave, ndĂ«rkaq 94 pĂ«r qind e ofertave janĂ« anuluar pas hapjes sĂ« ofertave. NĂ« total, rezulton qĂ« 94 pĂ«r qind e aktiviteteve tĂ« cilat anulohen, anulohen pasi pĂ«rfundon procesi i hapjes sĂ« ofertave. TĂ« dhĂ«nat ne i kemi mbledhur edhe pĂ«r nga numri edhe pĂ«r nga vlera. Me kĂ«tĂ« rast rezulton qĂ« nĂ« aspektin financiar, anulimet mĂ« tĂ« mĂ«dha lidhen me kontratat e llojit punĂ« dhe me kontratat e llojit furnizim, qĂ« nĂ« total pĂ«rbĂ«jnĂ« rreth 75 pĂ«r qind tĂ« kontrataveâ, u shpreh ai.
Hulumtuesi i Iniciativës për Progres (INPO), Arbër Gashi ka folur për pesë tenderët e anuluar me vlerën më të lartë.
âĂshtĂ« njĂ« tender i MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« pĂ«r ndĂ«rtimin e QendrĂ«s Emergjente nĂ« vlerĂ« prej 22 milionĂ« euro, aktivitet i cili pĂ«r dy vite me radhĂ« ka qenĂ« edhe nĂ« procedura ankimore edhe Ă«shtĂ« vonuar autoriteti kontraktues nĂ« procesin e vlerĂ«simi tĂ« ofertave, nĂ« fund ky aktivitet i prokurimit ka pĂ«rfunduar me anulim. Tender tjetĂ«r ka tĂ« bĂ«jĂ« me MinistrinĂ« e Mbrojtjes, tek aktiviteti i furnizimit me ushqim, nĂ« vlerĂ« prej 13 milionĂ« euro. Po ashtu, edhe njĂ« aktivitet tjetĂ«r Ă«shtĂ« i KomunĂ«s sĂ« Gjilanit pĂ«r ndĂ«rtimin e stadiumit tĂ« qytetit me vlerĂ« prej 15 milionĂ« euro, aktivitet i cili mĂ« pas Ă«shtĂ« iniciuar nga njĂ« autoritet tjetĂ«r kontraktues, nĂ« kĂ«tĂ« rast nga Ministria e KulturĂ«s, RinisĂ« dhe Sportitâ, pĂ«rfundoi ai.
Dy tenderë tjerë të cilët janë përmendur në këtë konferencë, janë me anë të procedurës konkurruese me negociata të iniciuara nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) për furnizim me ushqim. Hulumtuesi Arbër Kabashi tha se edhe ky rast ka përfunduar me anulim.
Në këtë raport rekomandohet përmirësimi thelbësor i planifikimit të prokurimit, standardizimi dhe rishikimi i specifikimeve teknike, transparenca më e lartë në arsyetimin e anulimeve si dhe krijimi i një mekanizimi paralajmërues.
Asociacioni i Komunave tĂ« KosovĂ«s (AKK) do tĂ« jetĂ« partner nĂ« projektin âKosovo Energy Projectâ, njĂ« investim mbi 8 milionĂ« euro nga Gjermania dhe Danimarka, qĂ« do tĂ« implementohet deri nĂ« vitin 2028.
Projekti synon të mbështesë komunat në tranzicionin drejt energjisë së pastër dhe sjell përfitime të drejtpërdrejta për infrastrukturën lokale dhe efikasitetin e energjisë.
Nga ky projekt, komunat e Kosovës do të përfitojnë:
Hartimin dhe zbatimin e planeve moderne të energjisë dhe klimës (MECAP) me asistencë teknike dhe softuer profesional.
Ngritjen e kapaciteteve të stafit komunal në standardet e eficiencës energjetike.
Mekanizma të rinj financiarë për investime në ndërtesa publike dhe objekte kolektive, në bashkëpunim me KEEF.
Dy prej monumenteve mĂ« tĂ« dashura tĂ« KosovĂ«s kanĂ« marrĂ« sot njĂ« hapĂ«sirĂ« tĂ« re pĂ«r tâu treguar botĂ«s historinĂ« e tyre: nĂ« formĂ«n e pullave postare.
Posta e KosovĂ«s ka lansuar emisionin e ri filatelik âSahat Kullatâ, duke pĂ«rfshirĂ« nĂ« tĂ« Sahat KullĂ«n e PrishtinĂ«s dhe Sahat KullĂ«n e GjakovĂ«s, dy prej simboleve qĂ« prej shekujsh i kanĂ« dhĂ«nĂ« ritmin jetĂ«s urbane.
Me kĂ«tĂ« edicion, sektori i FilatelisĂ« synon jo vetĂ«m tĂ« pasurojĂ« koleksionet e filatelistĂ«ve, por edhe tĂ« rikthejĂ« vĂ«mendjen te vlerat e trashĂ«gimisĂ« sonĂ« arkitektonike â te ato monumente qĂ« shpesh i shohim çdo ditĂ«, por rrallĂ« ndalemi tâi vlerĂ«sojmĂ«.
Sahat Kulla e Prishtinës, e ngritur pranë Xhamisë së Mbretit, mbetet një nga pikat më të njohura historike të kryeqytetit. Dikur ishte matësi i kohës së qytetit; sot është dëshmia e një Prishtine që ka kaluar epoka të ndryshme, por ka ruajtur zemrën e saj të vjetër.
NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, Sahat Kulla e GjakovĂ«s, e vendosur nĂ« zemĂ«r tĂ« ĂarshisĂ« sĂ« Madhe, Ă«shtĂ« pjesĂ« e pandashme e identitetit kulturor tĂ« qytetit. Ajo ka sfiduar kohĂ«n dhe ngjarjet historike, duke mbetur njĂ« prej monumenteve mĂ« tĂ« dashura pĂ«r gjakovarĂ«t dhe vizitorĂ«t.
Vendosja e kĂ«tyre dy kullave nĂ« pulla postare u jep atyre njĂ« jetĂ« tĂ« re â njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« udhĂ«tuar jashtĂ« kufijve, pĂ«r tĂ« treguar historinĂ« dhe artin e KosovĂ«s nĂ« çdo dĂ«rgesĂ« qĂ« niset nga vendi ynĂ«.
Posta e KosovĂ«s fton qytetarĂ«t, koleksionistĂ«t dhe bizneset tâi pĂ«rdorin kĂ«to pulla tĂ« reja si njĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« thjeshtĂ«, por domethĂ«nĂ«se, pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur dhe promovuar trashĂ«giminĂ« kulturore tĂ« vendit. /Telegrafi/
Pas përfundimit të procesit zgjedhor, ku raundi i parë i Zgjedhjeve Lokale u zhvillua më 12 tetor dhe balotazhi më 9 nëntor, sot pritet të mbahen seancat inauguruese të kuvendeve komunale në disa komuna të vendit.
Në Skenderaj gjatë ditës do të mbahet seanca inauguruese e Kuvendit Komunal, ku anëtarët e rinj të zgjedhur do të marrin mandatin dhe do të nisë zyrtarisht konstituimi i legjislaturës së re lokale.
Mbledhje inauguruese do të zhvillohet edhe në Fushë-Kosovë, në sallën e Kuvendit Komunal, ku kuvendarët pritet të betohen dhe të formalisht të nisin punën në përbërjen e re të kuvendit.
Po sot, Obiliqi do tĂ« mbajĂ« seancĂ«n e tij inauguruese nĂ« ShtĂ«pinĂ« e KulturĂ«s âXhavit Haziriâ, ku anĂ«tarĂ«t e kuvendit komunal do tĂ« konstituohen sipas procedurave ligjore.
Me mbajtjen e këtyre seancave, komunat hyjnë në fazën përfundimtare të konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve lokale të këtij viti. /Telegrafi/
Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit (ARRU) ka bërë të ditur se është në fazën e shqyrtimit të aplikacioneve tarifore të paraqitura nga Kompanitë Rajonale të Ujit (KRU), si pjesë e procesit të rregullt trevjeçar për përcaktimin e tarifave.
Sipas ARRU-sĂ«, ky proces zhvillohet nĂ« pĂ«rputhje me kornizĂ«n ligjore dhe pĂ«rfshin diskutime publike nĂ« tĂ« gjitha regjionet e vendit, ku secila kompani paraqet kĂ«rkesĂ«n e saj tarifore pĂ«r periudhĂ«n 2026â2028, pĂ«rcjell Telegrafi.
Paralelisht, Rregullatori po kryen analizën e pavarur profesionale për secilin aplikacion, duke vlerësuar qëndrueshmërinë e kërkesave dhe duke sfiduar kompanitë në rritjen e efiçiencës dhe cilësisë së shërbimeve.
ARRU ka bërë të ditur se në këtë fazë nuk mund të jepen detaje mbi nivelet e mundshme të tarifave, pasi procesi është ende në shqyrtim.
PĂ«rfundimi i vlerĂ«simit pritet brenda muajit dhjetor, kur edhe do tĂ« publikohen UrdhĂ«resat Tarifore pĂ«r tĂ« gjitha kompanitĂ« e ujĂ«sjellĂ«sit pĂ«r tre vitet e ardhshme (2026â2028). /Telegrafi/
Praktika e anulimit të kontratave pas shpalljes së fituesit po shfaqet si një problem i përsëritur në sistemin e prokurimit publik në Kosovë, duke shqetësuar operatorët ekonomikë dhe duke sfiduar parimet e transparencës dhe llogaridhënies.
Sipas hulumtimit tĂ« realizuar pĂ«r periudhĂ«n 2020â2025, disa autoritete kontraktuese, kryesisht nĂ«n varĂ«si tĂ« MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Brendshme, kanĂ« anuluar kontrata me vlerĂ« mbi shtatĂ« milionĂ« euro vetĂ«m pĂ«r faktin se ministri nuk i ka nĂ«nshkruar ato, edhe pse procedurat administrative kanĂ« pĂ«rfunduar. NĂ« disa raste, vonesat kanĂ« shkuar deri nĂ« 1,200 ditĂ«, pĂ«rpara se kontratat tĂ« anuloheshin pa dokumentim tĂ« bazuar ligjor.
Ligji për Prokurimin Publik dhe rregulloret përkatëse kërkojnë që kontratat të nënshkruhen brenda 30 ditëve nga publikimi i njoftimit për dhënie të kontratës, përveç në rastet e ankesave apo vendimeve të organeve mbikëqyrëse.
Sidoqoftë, në praktikë, disa institucione kanë përdorur formularin B10 për anulimin e procedurave para se të publikojnë formularin B58, duke cënuar të drejtën e operatorëve për rishqyrtim dhe ankesa ligjore.
Institucione si Policia e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhim Emergjent janë veçanërisht të prekura nga kjo praktikë. Policia ka pasur pesë kontrata të anulura pas shpalljes së fituesit, me një vlerë rreth pesë milionë euro dhe një periudhë pritjeje deri në 1,451 ditë.
AME ka pasur tre aktivitete të anulura me vlerë mbi 1.8 milionë euro dhe një periudhë pritjeje deri në 3,114 ditë, ndërsa vetë MPB ka pasur dy raste të ngjashme me një vlerë rreth 600 mijë euro.
Këto anulime kanë pasur pasoja të drejtpërdrejta në projekte publike: ndërtimet dhe furnizimet janë bllokuar për vite, kostoja financiare është rritur për shkak të inflacionit dhe rritjes së çmimeve, ndërsa operatorët ekonomikë përballen me pasiguri juridike dhe rrezik të humbjes së besimit në sistemin e prokurimit publik.
Njohësit e fushës nënvizojnë se vonesat e pajustifikuara dhe anulimet e kontratave pa arsye ligjore transformojnë nënshkrimin e kontratës nga një detyrim ligjor në një mekanizëm me bazë politiko-administrative, duke cenuar neutralitetin dhe besueshmërinë e procesit të prokurimit.
Organet kompetente, përfshirë Komisionin Rregullativ për Prokurim Publik dhe Organin Shqyrtues të Prokurimit, kanë vlerësuar disa nga rastet si të jashtëligjshme, duke rekomanduar që operatorët ekonomikë të drejtohen në gjykata për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Ekspertët rekomandojnë që autoritetet kontraktuese të respektojnë ligjin dhe rregulloret përkatëse, të dokumentojnë çdo vendim për anulim dhe të sigurojnë që operatorët ekonomikë të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtat e tyre ligjore për rishqyrtim dhe ankesa, duke garantuar kështu transparencë dhe llogaridhënie në të gjitha fazat e prokurimit.
Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës (SPAK) u ka dërguar një kërkesë zyrtare të gjithë kryetarëve të komunave të vendit, duke kërkuar harmonizimin e vendeve të punës dhe pagave brenda shërbimit civil komunal, në përputhje me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
Sipas SPAK-ut, pavarësisht hyrjes në fuqi të ligjit, në shumë komuna vazhdojnë të ekzistojnë pozita të njëjta apo të ngjashme që paguhen ndryshe, çka krijon pabarazi, demotivon punonjësit dhe ndikon negativisht në cilësinë e shërbimeve publike.
Sindikata thotë se kjo bie ndesh me parimet ligjore të transparencës, barazisë dhe pagesës së njëjtë për punë të njëjtë, përcjell Telegrafi.
Në letrën e nënshkruar nga kryetari i SPAK-ut, Ali Gashi, komunave u kërkohet: të realizojnë analizë të plotë të pozitave të punës ku ekzistojnë dallime të pajustifikuara në paga; të nisin pa vonesë procesin e harmonizimit të pagave, duke siguruar trajtim të barabartë për të gjitha pozitat e ngjashme në nivel vendi; të krijojnë mekanizma monitorimi për të shmangur mospërputhje të tjera në të ardhmen; të raportojnë në kohë reale për veprimet dhe hapat e ndërmarrë.
SPAK paralajmëron se mospërputhjet aktuale kanë ndikim të drejtpërdrejtë në motivimin e punonjësve komunalë dhe në performancën e institucioneve.
Sindikata shprehet e gatshme të kontribuojë me ekspertizë profesionale në secilën fazë të procesit.
âRespektimi i ligjit dhe barazia nĂ« pagesĂ« janĂ« detyrim institucional, jo opsionâ, thuhet nĂ« reagim. /Telegrafi/
Zgjedhjet lokale tĂ« mbajtura mĂ« 12 tetor nĂ« KosovĂ« pĂ«rcaktuan disa kryetarĂ« qĂ« nĂ« raundin e parĂ«, ndĂ«rsa 18 komuna u detyruan tĂ« shkonin nĂ« balotazh pĂ«r tĂ« zgjedhur liderin komunal qĂ« do tâi drejtojĂ« pĂ«r katĂ«r vitet e ardhshme. NĂ« raundin e dytĂ«, mĂ« 9 nĂ«ntor, u pĂ«rcaktuan emrat e kryetarĂ«ve tjerĂ«, duke i hapur rrugĂ« certifikimit tĂ« rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Në një intervistë për Telegrafin, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, sqaroi kur pritet që kryetarët e sapozgjedhur të marrin zyrtarisht detyrën.
âKryetarĂ«t e rinj marrin detyrĂ«n brenda 15 ditĂ«sh nga certifikimi i rezultateve nga KQZ. Procesi nuk lidhet me datĂ«n e zgjedhjes, por me datĂ«n e certifikimit, sepse vetĂ«m pas certifikimit fillon afati ligjor pĂ«r konstituimin e institucioneve komunale", tha ai.
âHapi final Ă«shtĂ« mbledhja e parĂ« (mbledhja konstituive) e Kuvendit Komunal, ku kryetari i ri e jep betimin dhe fillon mandatinâ, shtoi Ibrahimi.
Ai theksoi: âLigji pĂ«r VetĂ«qeverisjen Lokale (03/L-040) i ka tĂ« pĂ«rcaktuara rregullat pĂ«r thirrjen e takimit tĂ« parĂ« konstituiv, pra kush e thĂ«rret dhe procedurat tjera deri nĂ« dhĂ«nien e betimit. Mbledhja e parĂ« e thirret brenda 15 ditĂ«sh nga certifikimi. Hapi i fundit para marrjes sĂ« detyrĂ«s Ă«shtĂ« betimi i kryetarit tĂ« ri nĂ« mbledhjen konstituiveâ.
Sipas drejtorit të AKK-së, ky afat mund të zgjatet vetëm në dy situata.
âPo, afati mund tĂ« zgjatet nĂ« dy situata: NĂ«se certifikimi i KQZ vonohet pĂ«r shkak tĂ« ankesave dhe rinumĂ«rimeve; NĂ«se mbledhja konstituive nuk ka kuorum dhe duhet thirrur e dyta. JashtĂ« kĂ«tyre rasteve, afatet janĂ« fikse dhe nuk mund tĂ« ndryshohen", bĂ«ri tĂ« ditur Ibrahimi.
Ai foli edhe për situatën në Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok, të cilat nuk kanë arritur të miratojnë buxhetin në kohë dhe përballen me krizë financiare.
âNĂ« kĂ«to raste Komunat shpenzojnĂ« vetĂ«m pĂ«r pagat dhe shĂ«rbimet mĂ« bazike, pa mundĂ«si pĂ«r investime tĂ« reja. AsnjĂ« projekt kapital i ri nuk mund tĂ« nisĂ«, duke shkaktuar vonesa nĂ« infrastrukturĂ«, arsim, mjedis dhe shĂ«rbime tĂ« qytetit. Furnizimet e reja, kontraktimet dhe shĂ«rbimet teknike vonohen ose pezullohen. Komunat operojnĂ« nĂ« njĂ« gjendje tĂ« âbllokadĂ«s buxhetoreââ, potencoi drejtori i AKK-sĂ«.
Ibrahimi shtoi mĂ« tej se ka njĂ« zgjidhje tĂ« pĂ«rkohshme pĂ«r kĂ«to komuna: âEkziston mekanizmi i 1/12 sĂ« buxhetit tĂ« vitit paraprak, qĂ« lejon komunat tĂ« funksionojnĂ« minimalisht deri nĂ« miratimin e buxhetit tĂ« ri. Por ky mekanizĂ«m: nuk lejon projekte kapitale tĂ« reja, nuk lejon kontrata shumĂ«vjeçare, dhe Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« zgjidhje provizore, jo zhvillimoreâ.
I pyetur për rrezikun që ndërmarrjet komunale apo shërbimet bazike të preken nëse situata zgjat, Ibrahimi deklaroi se ndërmarrjet mund të hyjnë në mungesë likuiditeti.
âRreziku Ă«shtĂ« shumĂ« i madh: NdĂ«rmarrjet publike qĂ« varen nga subvencionet komunale mund tĂ« hyjnĂ« nĂ« mungesĂ« likuiditeti. ShĂ«rbimet si pastrimi, ndriçimi publik, transporti, çerdhet dhe mirĂ«mbajtja e qytetit mund tĂ« pĂ«sojnĂ« ndĂ«rprerje. Projektet e nisura mund tĂ« mbeten pa pagesa dhe kontraktorĂ«t mund tĂ« ndalin punimetâ.
âNĂ«se situata zgjatet deri nĂ« mars 2026, pra nĂ«se Kuvendi i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s nuk miraton buxhetin pĂ«r 2026, vendi pĂ«rballet me njĂ« krizĂ« tĂ« plotĂ« financiare, pra edhe komunat do pĂ«rballen me tĂ« njĂ«jtĂ«n situatĂ«", tha Ibrahimi.
I pyetur se si po ndikon situata tek komunat ku përmbaruesit kanë tërhequr mjetet e konsiderueshme nga buxheti i tyre shkaku i Kontratave Kolektive (siç është rasti i fundit me Komunën e Vushtrrisë, ku i është ndërprerë ndriçimi publik), drejtori i AKK-së tha se komunat janë dëmtuar shumë.
âSipas vlerĂ«simeve tona, komunat janĂ« dĂ«mtuar: me qindra miliona euro pĂ«rgjatĂ« viteve, me bllokime tĂ« llogarive bankare, me pagesa tĂ« detyruara qĂ« rrjedhin nga kontrata pĂ«r tĂ« cilat komunat nuk kanĂ« qenĂ« fare palĂ« nĂ«nshkruese", bĂ«ri tĂ« ditur Ibrahimi.
Nga kjo situatĂ« e krijuar, sipas tij, komunat po pĂ«rballen edhe me vonesa nĂ« projekte kapitale, furnizime, paga apo kontrata tĂ« tjera. âBazuar nĂ« raportimet qĂ« komunat i kanĂ« dĂ«rguar te AKK: projekte kapitale janĂ« shtyrĂ« ose pezulluar, furnizimet dhe kontratat e reja janĂ« nĂ« pritje, pagesat ndaj kontraktorĂ«ve po vonohen, komunat me pĂ«rmbarime po funksionojnĂ« me shumĂ« vĂ«shtirĂ«si. PĂ«r pagat nuk ka rrezik tĂ« menjĂ«hershĂ«m, por nĂ«se procesi zgjatet pĂ«rtej marsit 2026, edhe kjo linjĂ« mund tĂ« preket", deklaroi ai.
Në fund, Ibrahimi tha se duhet ndryshuar Ligji për Financat e Pushtetit Lokal, në mënyrë që komunat të mos përballen me bllokada buxhetore.
âPo, ne kemi theksuar qartĂ« se: Ligji pĂ«r Financat e Pushtetit Lokal dhe Ligji pĂ«r Menaxhimin e financave Publike duhet tĂ« ndryshohen pĂ«r tĂ« shmangur bllokadat buxhetore. Afatet duhet tĂ« jenĂ« mĂ« fleksibĂ«l dhe tĂ« lidhura drejtpĂ«rdrejt me certifikimin, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« komunat tĂ« mos mbesin pĂ«r muaj tĂ« tĂ«rĂ« pa buxhet. Sistemi aktual i ndĂ«shkon komunat pa fajin e tyre dhe pengon zhvillimin lokalâ, pĂ«rfundoi drejtori i AKK-sĂ«. /Telegrafi/
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka organizuar takimin e Kolegjiumit të Zyrtarëve Ligjorë, me fokus funksionimin dhe konstituimin e organeve të komunave pas zgjedhjeve lokale.
Takimi u zhvillua në bashkëpunim me OSBE-në dhe përfshiu një debat gjithëpërfshirës mbi procedurat ligjore dhe administrative që lidhen me formimin e institucioneve komunale.
Diskutimet përfshinë etapë pas etape procesin e konstituimit: nga dhënia e betimit nga Kryetari i Komunës dhe anëtarët e Kuvendit Komunal, verifikimi i mandateve, organizimi i seancës konstituive, zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit, deri te rregullat e funksionimit të tij, përcjell Telegrafi.
Pjesëmarrësit adresuan gjithashtu kompetencat dhe përgjegjësitë e organeve ekzekutive, procedurat e vendimmarrjes, nënshkrimin dhe ekzekutimin e akteve komunale, si dhe harmonizimin me kuadrin ligjor në fuqi.
Qëllimi ishte qartësimi i të gjitha aspekteve praktike dhe juridike për të garantuar funksionim të rregullt, transparent dhe në përputhje me standardet ligjore.
Në përfundim, përfaqësuesja e AKK-së njoftoi se deri në fund të vitit do të mbahet një trajnim për pozitat udhëheqëse dhe një punëtori në bashkëpunim me OSBE-në, ku do të prezantohen aktivitetet e Kolegjiumit gjatë vitit 2025 dhe do të hartohet plani i punës për vitin 2026. /Telegrafi/
Instituti Hidrometeorologjik i KosovĂ«s (IHMK) ka njoftuar se gjatĂ« datave 18â19 nĂ«ntor 2025 pritet tĂ« ketĂ« reshje shiu nĂ« gjithĂ« vendin, ndĂ«rsa nĂ« disa zona reshjet do tĂ« jenĂ« tĂ« intensitetit tĂ« lartĂ«, duke rritur rrezikun e vĂ«rshimeve tĂ« shpejta.
Në njoftimin zyrtar, IHMK thekson se reshjet e cilat kanë filluar të shfaqen gradualisht do të përfshijnë tërë territorin e Kosovës, ndërsa zonat e rrezikuara më shumë janë ato me karakteristikë lumore dhe malore, përfshirë basenet e Drinit të Bardhë, Bistricës së Prizrenit, Mirusha, Toplluhës, Erenikut dhe Bistricës së Deçanit, përcjell Telegrafi.
Instituti njofton se reshjet mund tĂ« tejkalojnĂ« sasinĂ« prej 40 l/mÂČ brenda 24 orĂ«ve, duke shkaktuar rrezik tĂ« pĂ«rmbytjeve, vĂ«shtirĂ«si nĂ« qarkullim, dĂ«mtime tĂ« tokave bujqĂ«sore, rrĂ«shqitje dheu e balte, si dhe rrezik potencial pĂ«r jetĂ«n e njerĂ«zve dhe kafshĂ«ve.
IHMK apelon qytetarët dhe institucionet që të jenë të kujdesshëm dhe të ndërmarrin masat e nevojshme mbrojtëse, ndërsa thekson se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme përmes të dhënave nga rrjeti i stacioneve hidrometeorologjike. /Telegrafi/
Agjencia pĂ«r Mbrojtjen e Mjedisit tĂ« KosovĂ«s (AMMK) ka publikuar raportin e ri mbi gjendjen dhe menaxhimin e mbeturinave komunale nĂ« vend pĂ«r periudhĂ«n 2023â2024, duke ofruar njĂ« pasqyrĂ« tĂ« plotĂ« mbi gjenerimin, grumbullimin, trajtimin, riciklimin dhe asgjĂ«simin e mbeturinave.
Në raport prezantohet statusi aktual i menaxhimit të mbeturinave, sfidat me të cilat përballen komunat dhe operatorët, si dhe masat e rekomanduara për përmirësimin e situatës mjedisore në këtë sektor, përcjell Telegrafi.
Analiza dyvjeçare përfshin një krahasim të të dhënave me vitet paraprake, që mundëson vlerësimin e progresit dhe identifikimin e fushave që kërkojnë ndërhyrje të mëtejshme.
Sipas AMMK-së, raporti ka rëndësi të veçantë për monitorimin e zbatimit të politikave dhe legjislacionit mjedisor, duke ofruar informacion të besueshëm e transparent për institucionet publike, politikbërësit, komunitetin shkencor dhe qytetarët.
Ky dokument synon të shërbejë si bazë për hartimin e politikave të reja dhe për orientimin strategjik të veprimeve në fushën e menaxhimit të mbeturinave, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.
Raporti i plotë është publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës: https://ammk-rks.net. /Telegrafi/
Analisti i politikave në Institutin GAP, Bekim Salihu, ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke theksuar se shefi i ekzekutivit nuk ka kompetencë ligjore për të vlerësuar performancën e komunave apo për të shpërndarë buxhetin bazuar në preferenca personale.
Sipas Salihut, gjuha e përdorur nga kryeministri cenon autonominë komunale, duke krijuar perceptimin e gabuar se komunat janë të varura nga niveli qendror, përcjell Telegrafi.
Ai theksoi se njĂ« qasje e tillĂ« tejkalon mandatin kushtetues tĂ« kryeministrit, pasi âmerr rolin e hetuesit dhe prokuroritâ, nĂ« vend se tĂ« nxisĂ« bashkĂ«punim institucional.
âKjo qasje nuk Ă«shtĂ« bashkĂ«punuese apo mbĂ«shtetĂ«se, por nĂ« tĂ« kundĂ«rt, nxit ndarje dhe pakĂ«naqĂ«siâ, ka deklaruar Salihu.
Duke iu referuar të dhënave zyrtare, analisti i GAP-it tha se komunat kanë performuar më mirë se qeveria qendrore pothuajse në të gjitha fushat, përfshirë investimet kapitale, menaxhimin e kontratave të prokurimit dhe transparencën financiare.
Sipas tij, rezultatet tregojnë qartë se pushteti lokal po arrin standarde më të larta të qeverisjes dhe se ndërhyrjet politike nga niveli qendror rrezikojnë ta dëmtojnë këtë performancë. /Telegrafi/