BERLIN, 22 dhjetor /ATSH-AA/ – Zyra Federale e Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA) regjistroi më shumë se 1.000 fluturime të dyshimta me dronë mbi vend deri në mesin e dhjetorit të këtij viti, raportuan mediat lokale.
“Që nga fillimi i vitit, ne kemi përpiluar një të ashtuquajtur raport situate me të gjitha të dhënat mbi rastet e dyshimta, që përfshijnë edhe Forcat e Armatosura Gjermane: Këtë vit, mbi 1.000 fluturime të dyshimta me dronë janë raportuar tashmë,” tha Presidenti i BKA-së, Holger Munch, për gazetën Bild.
“Zonat më të prekura në vendin tonë janë objektet ushtarake, aeroportet, por edhe infrastruktura të tjera kritike, siç janë prodhuesit e armëve dhe objektet portuale”, shtoi ai.
Kur u pyet nëse këto dronë mund të gjurmohen gjithmonë deri te aktorët rusë, Munch tha: “Ne nuk e dimë këtë me 100 për qind siguri. Kjo është gjithashtu për shkak të vështirësisë së kapjes dhe marrjes në pyetje të pilotëve të dronëve”.
Javën e kaluar, qeveritë federale dhe shtetërore përuruan një Qendër të Përbashkët të Mbrojtjes nga Dronët (GDAZ) në Berlin për të zbuluar dhe neutralizuar më mirë dronët e paautorizuar.
Në fillim të muajit, policia federale porositi një njësi të specializuar për mbrojtjen nga dronë për t’iu kundërvënë kërcënimeve në rritje nga dronë, e cila së shpejti do të përbëhet nga 130 forca speciale.
Ajo do të vendoset në aeroporte, në kryeqytet dhe në të gjithë vendin pranë objekteve të rëndësishme për sigurinë. Ndër të tjera, do të përdorë sisteme bllokimi të mbështetura nga inteligjenca artificiale dhe dronë automatikë përgjimi.
Parlamenti i Gjermanisë miratoi më shumë se 100 milionë euro për vitin 2025 dhe 2026 për të blerë teknologji mbrojtëse nga dronë nga prodhuesit gjermanë dhe izraelitë, me sisteme shtesë të planifikuara për muajt e ardhshëm.
Qeveria ka filluar gjithashtu reforma në Aktin e Sigurisë Ajrore, duke i dhënë policisë federale dhe ushtrisë kompetenca të reja ligjore për t’iu përgjigjur aktiviteteve të dyshuara të dronëve.
Sipas këtyre reformave, nëse teknologjia policore rezulton e pamjaftueshme kundër dronëve të mëdhenj ose të përparuar, forcat e armatosura gjermane do të ndërhyjnë përmes ndihmës administrative.
Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar procedurat për blerjen e pajisjeve anti-tank nga Gjermania për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Lajmi është konfirmuar për The GeoPost nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.
Armët PANZERFAUST 3 pritet t’i dorëzohen së shpejti FSK-së, duke rritur ndjeshëm kapacitetet e saj mbrojtëse kundër mjeteve të blinduara.
Paralelisht, Kosova ka nënshkruar edhe një marrëveshje me prodhuesin amerikan të industrisë ushtarake AM General për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë së lëvizshme HUMVEE Hawkeye 105 mm.
Përveç sistemeve të artilerisë Hawkeye, kontrata trivjeçare parasheh edhe furnizimin e FSK-së me ambulanca, kamionë për komandim dhe kontroll, si dhe mjete të tjera mbështetëse, të nevojshme për funksionimin e një baterie të plotë artilerie dhe zhvillimin e kapaciteteve të qitjes indirekte.
Nga AM General, zëvendëspresidenti ekzekutiv për Zhvillim Biznesi, John Chadbourne, deklaroi se shitja e sistemit HUMVEE Hawkeye për Kosovën është dëshmi e përkushtimit të kompanisë për të ofruar zgjidhje të avancuara për nevojat moderne ushtarake. /Telegrafi/
Kur bëhet fjalë për festimin e festave të fundvitit, Josef Kardinal mund të jetë paksa më i veçantë.
Burri gjerman zotëron më shumë se 11,000 "globusë" bore - koleksioni më i madh në botë.
Kardinal fitoi për herë të parë Rekordin Botëror Guinness në vitin 2002 kur zotëronte vetëm 6,100 prej tyre — dhe vazhdoi të grumbullonte globet të cilat që atëherë janë rritur në 11,017.
Koleksioni i tij filloi në vitin 1984 dhe varion nga lloje të ndryshme.
“Më pëlqejnë globusët e borës dhe sa të bukur janë kur i tund dhe bora bie”, tha Kardinal.
"Njerëzit i duan "globusët" e borës pasi ato përmbledhin një botë të përsosur. Natyrisht, një botë që nuk është realiste dhe kjo është arsyeja pse tërheqin vëmendje”, shtoi ai. /Telegrafi/
Dy qytetarë gjermanë u nisën në një udhëtim të shkurtër në hapësirë me kompaninë amerikane hapësinore Blue Origin të themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, duke përfshirë edhe personin e parë paraplegjik që udhëtoi në hapësirë.
Një transmetim i drejtpërdrejtë në internet tregoi raketën New Shepard NS-37 duke u ngritur nga Teksasi Perëndimor në një fluturim që zgjati rreth 11 minuta.
Ishte udhëtimi i gjashtëmbëdhjetë për kompaninë e turizmit hapësinor të Bezos dhe udhëtimi i parë i tillë hapësinor me dy gjermanë në bord - ish-inxhinierin e hapësirës Hans Konigsmann dhe Michaela Benthaus, inxhiniere në Agjencinë Hapësinore Evropiane (ESA).
Michaela është personi i parë me paraplegji që udhëton në hapësirë.
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot zhvilloi takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petra Dreksler, si dhe me përfaqësuesit e Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e mëtejshëm dhe mbështetjen permanente cilën Gjermania dhe GIZ-i e ofrojnë në procesin e integrimit evropian të shtetit, me theks të veçantë në përforcimin e kapaciteteve institucionale të Ministrisë për Çështje Evropiane.
"Në kuadër të diskutimeve u theksua rëndësia e mjeteve digjitale për menaxhimin më efikas me proceset reformuese dhe për avancimin e koordinimit dhe monitorimit të obligimeve të lidhura me agjendën evropiane. Në këtë kontekst, u theksua roli i GIZ-it si partner strategjik, i cili përmes projekteve konkrete kontribuon për modernizimin e administratës publike dhe në implementimin e reformave konkrete nga Agjenda reformuese. Pas takimit pasoi pranim-dorëzimi zyrtar i donacionit të sistemit softuerik për Agjendën reformuese, ku Ministria për Çështje Evropiane u pajis me zgjidhje bashkëkohore digjitale për monitorimin dhe njoftimin në impelemtimin e Agjendës reformuese. Platforma softuerike paraqet sistem të integruar e cila mundëson automatizimin e proceseve punuese, menaxhimin e centralizuar me të dhënat, vendosjen e sistemit për paralajmërim të hershëm, si dhe transparencë dhe efikasitet më të mirë në punë. Platforma gjendet në fazë të avancuar përgatitore dhe në vijim do të pasojë periudha e testimit dhe e trajnimeve për shfrytëzuesit, përkatësisht për anëtarët e strukturës së Agjendës reformuese", thuhet në njoftimin e ministrisë.
Donacioni është realizuar në kuadër të projektit për mbështetjen e strukturave negociuese për integrimin evropian dhe paraqet kontribut të rëndësishëm drejt avancimit të kapaciteteve administrative dhe teknike të Ministrisë për Çështje Evropiane.
Me këtë aktivitet konfirmohet përkushtimi i përbashkët i Ministrisë, si dhe i Republikës Federale të Gjermanisë përmes GIZ-it, për implementimin e suksesshëm të reformave dhe për përafrimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.
Ndërsa mund të tingëllojë absurde për shumë njerëz, pjesëmarrësit pretendojnë se u sjell gëzim.
Pavarësisht se është etiketuar si i çuditshëm nga shumica e vëzhguesve, trendi vazhdon të rritet, duke shkaktuar si kuriozitet ashtu edhe kritika në internet.
Ndërsa disa psikologë sugjerojnë se shërben për një qëllim terapeutik për vetminë ose lehtësimin e stresit, shumë përdorues online e kanë tallur këtë aktivitet si absurd. /Telegrafi/
In Germany 🇩🇪, "hobby dogging" is becoming popular, which consists of walking imaginary dogs.
Sometimes I feel bad for Europe, but then you see this kind of stuff instead of peeps starting a family and that feeling goes away. pic.twitter.com/CkKlSSbGRA — BowTiedMara (@BowTiedMara) December 18, 2025
Qytetet gjermane që kanë qenë shtëpitë e industrisë më të fuqishme automobilistike në Evropë tani po shohin rënien e të ardhurave të tyre fiskale, për shkak të vështirësive me të cilat po përballet industria e veturave.
Qytetet si Wolfsburg, Ingolstadt dhe Stuttgart - vendet ku gjenden përkatësisht Volkswagen, Audi dhe Mercedes - po përjetojnë rënie dramatike të taksave që grumbullojnë, pasi kompanitë kryesore të industrisë po shënojnë rezultate të dobëta në shitje. Si pasojë, këto bashki po përballen me deficite buxhetore, e zyrtarët janë detyruar të marrin masa si huamarrje, rritje tarifash dhe shkurtime shpenzimesh për të mbuluar boshllëqet, raporton dw.
Në Friedrichshafen, për shembull, bashkia po rrit tarifat e çerdheve shumë herë më shumë gjatë dy viteve të ardhshme - një goditje e madhe për shumë familje. Ndërsa në Ingolstadt, autoritetet kanë hequr blerjen e pemëve të Krishtlindjeve dhe kanë reduktuar shumë shërbime publike për të kursyer para. Kryetarja e bashkisë e quajti situatën “një krizë të thellë financiare”.
Shkaku kryesor?
Taksat tregtare në Gjermani varen fort nga industrinë e automjeteve, e cila ishte në rritje për vite me radhë. Por tani, rritja e të ardhurave është ngadalësuar - madje edhe kur ka rritje nominale, ajo nuk arrin të mbulojë inflacionin.
Humbjet e bashkive nuk janë ulur, përfshirë shpenzimet për migracionin, shërbimet sociale dhe popullsinë në plakje, duke rritur nevojën për para edhe kur të ardhurat bien.
Industria e veturave po përjeton transformime të mëdha, përfshirë rënien e kërkesës në tregje të mëdha si Kina dhe shtyrjen e investimeve për automjetet elektrike, gjë që godet edhe furnizuesit përkatës.
Në disa bashki, si Stuttgart, parashikimet buxhetore për vitet 2026–2027 tani duhet të rishikohen, sepse bazat fiskale që kishin planifikuar nuk ekzistojnë më. Dhe në Ingolstadt, një deficiti i parashikuar prej 30 milionë eurosh është rritur në rreth 88 milionë euro.
Në Friedrichshafen, rënia e fitimeve nga furnizuesi kryesor ZF ka bërë që fondet që mbështesnin shërbimet sociale të shkurtohen, duke detyruar bashkinë të rrisë dukshëm tarifat e kujdesit për fëmijë - një goditje e fortë për familjet me fëmijë.
Ekspertët thonë se, ndërsa këto qytete mund të shmangin rënien totale të prosperitetit, banorët do të ndjejnë shkurtime të dukshme të shërbimeve publike dhe rritje të kostove të jetesës në vitet e ardhshme. /Telegrafi/
Kancelari Friedrich Merz synon të përmbushë kërkesën e Belgjikës dhe të vërë në dispozicion asetet e mbajtura nga banka qendrore ruse në Gjermani, për të mbështetur Ukrainën. Kështu raportoi pak më parë agjencia gjermane e lajmeve “DPA”, duke cituar burime pranë negociatave që po zhvillohen në Bruksel. Sipas planeve të Komisionit Evropian, fondet ruse do […]
Sektori i prodhimit në Gjermani u tkurr më tej në muajin dhjetor, duke tërhequr poshtë prodhimin e eurozonës. Ndërsa shërbimet mbeten rezistente, vazhdojnë presionet e inflacionit.
Sektori i prodhimit në Gjermani e mbylli vitin në një pozicion më të dobët, duke forcuar shqetësimet se rimëkëmbja ekonomike e eurozonës po humbet vrull, raporton euronews.
Të dhënat paraprake të Indeksit të Menaxherëve të Blerjeve (PMI) për dhjetorin nga S&P Global tregojnë një tkurrje më të thellë sesa pritej në industrinë gjermane, ndërsa rritja e shërbimeve u ngadalësua në të gjithë bllokun evropian.
Anketat më të fundit paraprake të Indeksit të Menaxherëve të Blerjeve (PMI) nga S&P Global zbulojnë një tkurrje më të fortë sesa pritej në prodhimin gjerman, duke e ulur aktivitetin e përgjithshëm industrial të eurozonës për muajin e dytë radhazi.
PMI i prodhimit në Gjermani ra në 47.7 në muajin dhjetor, nga 48.2 të muajit nëntor dhe nën parashikimin konsensus prej 48.5.
Kjo shënoi rënien e dytë radhazi dhe e shtyu indeksin më thellë në tkurrje, transmeton Telegrafi.
Shërbimet mbetën në zgjerim në nivelin 52.6, por ranë nga 53.1 dhe mbetën nën pritshmëritë konsensus prej 53.0.
Aktiviteti prodhues në eurozonën më të gjerë u ngadalësua duke rënë në 49.2, nga 49.6 më parë, duke mos përmbushur pritshmëritë për një lexim neutral.
“Çfarë rrëmuje” - prodhimi gjerman bie ndërsa porositë përkeqësohen
“Çfarë rrëmuje, mund të thotë dikush duke parë rënien e mëtejshme në sektorin e prodhimit”, tha Dr. Cyrus de la Rubia, kryeekonomist në Hamburg Commercial Bank, duke komentuar situatën në Gjermani.
“Për muajin e dytë radhazi, PMI kryesor i prodhimit ka rënë më thellë në territorin e tkurrjes nën nivelin 50 dhe, për herë të parë pas dhjetë muajsh, edhe prodhimi po bie”, shtoi ai.
Sipas de la Rubia, dobësia e prodhimit pasqyron një rënie të vazhdueshme të porosive të reja, të cilat kishin rënë ndjeshëm që në nëntor dhe vazhduan të përkeqësohen edhe në muajin dhjetor, duke ngritur shqetësime për perspektivën e fillimit të vitit 2026.
Franca tejkalon pritshmëritë ndërsa prodhimi rimëkëmbet
Franca u dallua si një pikë relativisht e ndritshme për aktivitetin industrial.
PMI i prodhimit u rrit në 50.6 në dhjetor, nga 47.8 në nëntor dhe dukshëm mbi konsensusin prej 48.0, duke u rikthyer në territor zgjerimi.
Ndërkohë, sektori i shërbimeve u ngadalësua në 50.2 nga 51.4, duke mos përmbushur pritshmëritë prej 51.2.
“Dhjetori solli sinjale inkurajuese në indekset si për prodhimin ashtu edhe për librat e porosive, me kërkesën e huaj që dha një shtysë të dukshme”, tha Jonas Feldhusen, ekonomist i ri në Hamburg Commercial Bank.
Megjithatë, ai paralajmëroi se pasiguria politike e lidhur me mungesën e një buxheti qeveritar mbetet një pengesë e dukshme për ekonominë franceze.
Tregjet evropiane të kujdesshme përpara të dhënave të tregut të punës në SHBA
Aksionet evropiane u tregtuan me kujdes të martën, ndërsa investitorët prisnin të dhëna kyçe nga tregu amerikan i punës më vonë gjatë seancës.
EURO STOXX 50 u rrit me 0.4 për qind në 5,770 pikë, duke u tregtuar më pak se 1 për qind nën nivelet rekord të arritura në nëntor.
LVMH kryesoi fitimet me një rritje prej 1.3 për qind, ndërsa Airbus dhe ASML Holding ranë secila rreth 1.5 për qind.
Indeksi DAX i Gjermanisë ra me 0.3 për qind, ndërsa FTSE MIB i Italisë, Ibex 35 i Spanjës dhe CAC 40 i Francës shënuan fitime modeste, të mbështetura nga aksionet e sektorit financiar.
Aksionet e mbrojtjes mbetën nën presion. Rheinmetall ra rreth 1 për qind pas një rënieje prej 5.9 për qind të hënën, pasi optimizmi i investitorëve për një marrëveshje të mundshme paqeje në Ukrainë ndikoi negativisht sektorin. Leonardo SpA ra me 4.7 për qind dhe Thales SA me 2.5 për qind.
Në tregjet valutore, euro mbeti pothuajse e pandryshuar në nivelin 1.1755 dollarë, pranë nivelit më të lartë që nga fillimi i muajit tetor.
Rendimentet e obligacioneve gjermane 10-vjeçare (Bund) qëndruan të qëndrueshme në 2.85 për qind. /Telegrafi/
Ushtria gjermane është autorizuar të sigurojë armatime të reja me vlerë 50 miliardë euro (57.8 miliardë dollarë), ndërsa vazhdon një përpjekje masive modernizimi.
Fondet e reja u miratuan nga Komiteti i Buxhetit në Berlin të mërkurën dhe do të përdoren për të blerë pajisje mbrojtëse personale dhe veshje për ushtarët, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Përveç kësaj, rreth 4 miliardë euro do të ndahen për zgjerimin e sistemit të mbrojtjes nga raketat Arrow 3 dhe 2 miliardë euro për sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot.
Më shumë se 4 miliardë euro do të shpenzohen për automjete shtesë luftarake këmbësorie Puma.
"Ne jemi seriozë kur themi se po e pajisim Bundeswehr-in tonë që të jetë i fuqishëm dhe elastik sa më shpejt të jetë e mundur", citohet të ketë thënë ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
"Dhe ne jemi seriozë kur i themi vazhdimisht publikut dhe aleatëve tanë se marrim përgjegjësi dhe mund të mbështetemi tek ata".
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, këtë vit janë miratuar gjithsej 103 propozime, ndërsa janë nisur projekte të mëdha riarmatimi me një vlerë totale prej 82.98 miliardë eurosh.
Ndërsa në tre vitet e fundit, investimi total ishte 188.4 miliardë euro. /Telegrafi/
Gjermania ka përuruar një Qendër të Përbashkët të Mbrojtjes nga Dronët (GDAZ) në Berlin për të zbuluar dhe neutralizuar më mirë dronët e paautorizuar në të ardhmen, me operacione që do të fillojnë në janar.
Në qendrën e re, e cila ndodhet brenda Policisë Federale, përfaqësues nga agjencitë e sigurisë, forcat e armatosura, ose Bundeswehr, dhe shërbimet e inteligjencës do të jenë në gjendje të shkëmbejnë informacione dhe të "koordinojnë masat operative", shpjegoi të mërkurën Olaf Lindner, kreu i Drejtorisë 11 të Policisë Federale.
Përpjekjet për mbrojtjen nga dronët janë përqendruar kryesisht në aeroporte, qendra të Bundeswehr dhe furnizues të energjisë.
Sipas qeverisë federale, shikimet e dronëve në objektet kryesore në Gjermani janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës ruse kundër Ukrainës.
"Ne supozojmë kryesisht se këto dronë kontrollohen gjithashtu nga fuqitë armiqësore", tha ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt.
Fokusi është konkretisht në parandalimin e spiunazhit, sabotimit dhe ndërprerjeve të trafikut ajror, si dhe në mbrojtjen nga sulmet e mundshme. /Telegrafi/
Evropa sot lëshoi me sukses dy satelitë të rinj për sistemin personal të vëzhgimit, Galileo, duke përdorur për herë të parë që nga viti 2018 raketën e vet.
Raketa Ariane 6 u nis nga baza hapësinore Kourou në Guajanën Franceze në orën 2:01 sipas kohës lokale (5:01 GMT), duke shënuar një hap kyç në forcimin e pavarësisë hapësinore evropiane, shkruan DW.
Ky lëshim ka rëndësi të madhe strategjike. Raketa Ariane 6, e cila hyri në shërbim vetëm vitin e kaluar, ka zëvendësuar modelin Ariane 5, i cili për herë të fundit kishte transportuar një satelit Galileo në vitin 2018.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian ishte i detyruar të mbështetej në raketat ruse deri në pushtimin e Ukrainës, si dhe në fluturime komerciale amerikane, si raketat Falcon 9 të kompanisë SpaceX, të cilat realizuan lëshimin e mëparshëm në shtator të vitit 2024.
🚀✨ Relive the moment!
Watch the replay of #Ariane6 lifting off on mission #VA266, carrying SAT 33 and SAT 34, the satellites of the 14th operation launch for the Galileo programme. pic.twitter.com/xBWsKrNYsi — Arianespace (@Arianespace) December 17, 2025
Vetë programi Galileo është projektuar për të reduktuar varësinë e Evropës nga Sistemi Global i Pozicionimit (GPS) amerikan, ndërsa rikthimi i kapaciteteve të veta të lëshimit e forcon edhe më tej këtë qëllim.
Me dy satelitët e rinj, konstelacioni Galileo tani numëron gjithsej 24 satelitë në orbitë. Me shtimin e tyre, siç njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), “do të përmirësohet qëndrueshmëria e sistemit Galileo duke shtuar elementë rezervë në konstelacion, për të garantuar që sistemi të mund të ofrojë navigim 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për miliarda përdorues”.
Satelitët do t’i bashkohen pjesës tjetër të konstelacionit në orbitën e mesme të Tokës, në një lartësi prej 23,222 kilometrash mbi sipërfaqen e Tokës, rreth katër orë pas nisjes.
Ministrja gjermane për Kërkimin Shkencor, Teknologjinë dhe Hapësirën, Dorothee Bar, theksoi se të dy satelitët janë ndërtuar nga kompania gjermane OHB, “me zgjerimin e mëtejshëm të sistemit evropian Galileo dhe me lëshimin e sotëm të dy satelitëve të tjerë, ne fitojmë saktësi dhe qëndrueshmëri më të madhe”. /Telegrafi/
Shtetet e Bashkuara sapo përfunduan dy ditë bisedimesh me negociatorë ukrainas dhe evropianë në Berlin të Gjermanisë, të ndjekura nga diskutime të tjera mes udhëheqësve në Evropë - të gjitha këto që përfunduan me sinjale pozitive për një marrëveshje paqeje në të ardhmen.
Bisedimet u përqendruan te garancitë e sigurisë për Ukrainën, me qëllim frenimin e agresionit të mundshëm rus në të ardhmen; një çështje që – pavarësisht deklaratave pozitive – mbetet një nga pikat kryesore të mospajtimit në negociatat me Moskën.
Pengesa tjetër madhore është e ardhmja e rajonit të Donbasit në Ukrainë, për të cilin Rusia kërkon që Kievi t’ia dorëzojë kontrollin si kusht për arritjen e marrëveshjes.
Udhëheqësit botërorë të hënën në mbrëmje folën për “përparim të ndjeshëm”, raporton cnn.
Gjermania njoftoi se ekziston një mundësi e vogël, por reale, për një marrëveshje së shpejti, duke hedhur gjithashtu idenë e një armëpushimi gjatë periudhës së Krishtlindjeve, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump tha se “tani jemi më afër se kurrë më parë”. Por ku qëndrojnë realisht gjërat?
Çfarë ndodhi në bisedimet në Berlin?
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryenegociatori Rustem Umerov u takuan në kryeqytetin gjerman me Steve Witkoff, të dërguarin special të Trumpit, dhe Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan. Në bisedime iu bashkua edhe kancelari gjerman Friedrich Merz, ku negociatorët shqyrtuan versionin më të fundit të planit të paqes të mbështetur nga SHBA-ja.
“Kjo nuk do të thotë se tani kemi një plan të përsosur, por është një version shumë i zbatueshëm”, tha Zelensky para gazetarëve në Berlin dhe shtoi se “amerikanët duan një zgjidhje të shpejtë; ne kujdesemi që të ruajmë cilësinë edhe me këtë ritëm. Nëse shpejtësia dhe cilësia përputhen, ne jemi plotësisht dakord”.
Zelensky tha të martën se gjatë bisedimeve për paqen ka punuar me SHBA-në “në detaje shumë të hollësishme mbi dokumente që mund ta ndalin luftën dhe të garantojnë sigurinë”.
“Çdo detaj i vetëm ka rëndësi, sepse asnjë detaj nuk duhet të shndërrohet në një shpërblim për agresionin e Rusisë”, u tha ai deputetëve të parlamentit holandez në Hagë, transmeton Telegrafi.
Aktualisht janë pesë dokumente të veçanta në diskutim brenda marrëveshjes së propozuar të paqes – ato përfshijnë garanci sigurie “ligjërisht detyruese” që do të votoheshin nga Kongresi i SHBA-së, si edhe plane për financimin e rimëkëmbjes së Ukrainës pas luftës.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, Danimarkës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Holandës, Norvegjisë, Polonisë, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar u mblodhën në Berlin për diskutime të veçanta, pas të cilave u angazhuan të punojnë së bashku me SHBA-në për të “ofruar garanci të forta sigurie dhe masa mbështetëse për rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës”.
Kremlini tha të martën se ende nuk e kishte parë tekstin e propozimeve më të fundit për garancitë e sigurisë për Ukrainën të ngjashme me ato të NATO-s.
“Ne duam paqe; nuk duam një armëpushim që t’i japë Ukrainës një hapësirë frymëmarrjeje dhe ta përgatisë për vazhdimin e luftës. Ne duam ta ndalim këtë luftë dhe të arrijmë objektivat tona, të sigurojmë interesat tona dhe të garantojmë paqe në Evropë për të ardhmen”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në përgjigje të një pyetjeje mbi qëndrueshmërinë e një ‘armëpushimi të Krishtlindjeve’.
Çfarë masash përshkruan udhëheqësit evropianë?
Angazhimet e paraqitura në deklaratën e përbashkët evropiane përfshinin:
Një “forcë shumëkombëshe evropiane për Ukrainën”, e udhëhequr nga Evropa, me kontribute trupash nga aleatët brenda Koalicionit të të Vullnetshmëve dhe “të mbështetur nga SHBA-ja”;
Kjo forcë do të ndihmojë në sigurimin e hapësirës ajrore dhe detare të Ukrainës, “përfshirë edhe operimin brenda territorit të Ukrainës”;
Një mekanizëm monitorimi të armëpushimit të udhëhequr nga SHBA-ja, i cili do të përfshinte pjesëmarrje ndërkombëtare;
Mbështetje të konsiderueshme për Ukrainën për ndërtimin e forcave të saj të armatosura, të cilat duhet të mbeten në një nivel paqeje prej 800 mijë trupash.
Investimet e ardhshme në Ukrainë, që do të përfshinin marrëveshje tregtare dhe “vënien në dispozicion të burimeve të mëdha për rimëkëmbje dhe rindërtim”.
Deklarata shtoi se “në këtë drejtim, asetet sovrane ruse në Bashkimin Evropian janë ngrirë”.
Kjo është pyetja kryesore. Kremlini ka deklaruar se kundërshton çdo skenar që përfshin dislokimin e trupave ushtarake të NATO-s në Ukrainë.
Qeveria ruse më parë ka shkuar deri aty sa të këmbëngulë që Ukraina ta sanksionojë në kushtetutën e saj se nuk do t’i bashkohet NATO-s dhe se nuk do të ketë forca të aleancës transatlantike të stacionuara brenda kufijve të saj. Në muajin nëntor, Moska kërkoi gjithashtu që Kievit t’i vendosej një kufi për madhësinë e forcave të armatosura.
Zyrtarët amerikanë pretendojnë se rreth 90 për qind e çështjeve mes Rusisë dhe Ukrainës janë zgjidhur, duke e përshkruar çështjen e lëshimeve territoriale si pikën kryesore të ngecjes.
Një zyrtar amerikan tha se pala e tyre ka ofruar ide “që nxisin mendimin” për të zgjidhur këtë bllokim, përfshirë krijimin e një zone të lirë ekonomike në disa pjesë të Donbasit.
Ekipi negociator amerikan ka propozuar që një zonë e tillë të çmilitarizohet, ku Ukraina do të tërhiqej, por ku forcat ruse nuk do të hynin. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, do të heqë dorë nga objektivat e tij maksimaliste të luftës për t’u pajtuar me këtë propozim.
Ukraina ka ngritur pikëpyetje rreth asaj se kush do ta menaxhonte atë zonë dhe kush do të siguronte që tërheqjet e trupave të ishin reciproke.
“Amerikanët po përpiqen të gjejnë një kompromis… Dua ta theksoj edhe një herë: një ‘zonë e lirë ekonomike’ nuk do të thotë nën kontrollin e Federatës Ruse. Këto janë elemente thelbësore për mua në çdo format që lidhet me Donbasin”, tha Zelensky të hënën, duke shtuar se Ukraina nuk do ta njohë pjesën e pushtuar përkohësisht të rajonit lindor të Donbasit si ruse, as ligjërisht dhe as 'de facto'.
Zyrtarët amerikanë i përshkruan garancitë e sigurisë si “të ngjashme me Nenin 5”, duke iu referuar parimit të traktatit të NATO-s sipas të cilit një sulm ndaj një anëtari konsiderohet sulm ndaj të gjithëve.
Zyrtarët refuzuan të hynin në detaje se çfarë do të përfshinte roli i SHBA-së, përtej faktit se ai nuk do të përfshinte trupa amerikane në terren në Ukrainë.
“Para se të largohemi nga fusha e betejës, duhet të jemi absolutisht të sigurt se cilat janë këto garanci sigurie”, tha Zelensky.
Zelensky po vazhdon diskutimet diplomatike, me një vizitë në Holandë të martën për të diskutuar kompensimin nga Rusia për dëmet që ka shkaktuar gjatë luftës.
“Bisedimet nuk kanë të bëjnë vetëm me një armëpushim, por me garancitë e sigurisë”, tha lideri ukrainas dhe shtoi se “kjo nuk është vetëm siguri fizike, por ka të bëjë edhe me faktin që Rusia më në fund të mësojë të jetojë sipas sundimit të ligjit. Kjo do të funksionojë vetëm nëse ka përgjegjësi të vërtetë, nëse ndëshkimi i agresorit bëhet i pashmangshëm”.
Trump, i cili u lidh me telefon në darkën e së hënës të udhëheqësve evropianë, tha se “gjërat duken sikur po shkojnë mirë, por këtë e kemi thënë prej kohësh, dhe është një çështje e vështirë”.
Ai tha se telefonata ishte “shumë e mirë” dhe se kishte pasur një “bisedë të gjatë” me Zelenskyn, duke shtuar gjithashtu se SHBA-ja kishte qenë në kontakt me Putinin.
“Mendoj se tani jemi më afër se kurrë më parë dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë”, tha Trump të hënën në Zyrën Ovale.
“Problemi është se ata [Rusia] do të duan ta përfundojnë, dhe pastaj papritur nuk do ta duan, dhe Ukraina do të dojë ta përfundojë, dhe pastaj papritur nuk do ta dojë. Pra, duhet t’i sjellim në të njëjtën linjë”, deklaroi lideri amerikan. /Telegrafi/
Rusia grumbullon trupa pranë vendeve anëtarë të NATO-s – paralajmëroi deputeti gjerman për kërcënimin e drejtpërdrejtë.
Rusia ka dislokuar rreth 360 mijë trupa pranë kufijve të NATO-s, sipas deputetit të Bundestagut gjerman dhe ekspertit të mbrojtjes Roderich Kiesewetter, i cili foli për kanalin ntv.
Ish-koloneli ushtarak gjerman tha se këto forca përbëhen nga dy korpuse ushtarake të vendosura në Bjellorusi, të afta për të goditur vendet e NATO-s.
Kiesewetter theksoi se, falë një ekonomie të orientuar nga lufta, presidenti rus, Vladimir Putin po trajnon qindra mijëra ushtarë që nuk po përdoren fare në luftën kundër Ukrainës.
Ai i quajti naive shpresat se Kremlini do të “vijë në vete”.
Deputeti paralajmëroi se vitet 2026–2027 mund të jenë më të rrezikshmet. /Telegrafi/
Ndërsa viti po mbaron, Volkswagen po pret një vit 2026 veçanërisht të ngjeshur, të mbështetur nga një ofensivë e fortë produktesh.
Shefi i shitjeve të kompanisë, Martin Sander, thotë se Wolfsburg po përgatitet për "aktivitete të paprecedentë lansimi" në të gjithë botën.
Këto do të përfshijnë përditësime të modeleve ekzistuese, si dhe shtesa të reja në portofolin tashmë masiv të markës gjermane, transmeton Telegrafi.
Duke folur për Automotive News, Sander riafirmoi planet e VW për të lansuar ID. Polo me një çmim fillestar relativisht tërheqës prej 25,000 eurosh.
Super mini elektrik do të pasohet së shpejti nga një version prodhimi i konceptit ID. Cross, në thelb i njëjti Polo elektrik i riimagjinuar si një SUV.
Dy makinat elektrike do të pasqyrojnë marrëdhënien midis Polo-s dhe T-Cross të sotëm, të dyja të pajisura me motorë me djegie të brendshme.
VW po përgatitet gjithashtu të lansojë versione të reja të ID.3 dhe ID.4, megjithëse shefi i shitjeve nuk sqaroi nëse këto do të jenë gjenerata krejtësisht të reja apo përmirësime të modeleve aktuale.
Raportet sugjerojnë se dy makinat elektrike do të marrin përditësime në vend që të kalojnë në versione krejtësisht të reja.
Ajo që është konfirmuar është se të dy makinat do të miratojnë një "gjuhë krejtësisht të re dizajni", sipas shefit të zhvillimit Kai Grünitz.
Përtej stilit të freskët, ID.3 dhe ID.4 janë planifikuar të kenë përmirësime në brendësi me materiale me cilësi më të lartë dhe një kthim në (disa) butona fizikë.
Grünitz më parë i ka përshkruar ndryshimet si më shumë sesa thjesht kozmetike, duke përmendur "shumë përmirësime në aspektin e kostove dhe performancës së baterisë".
Ai madje shkoi aq larg sa premtoi "një përmirësim të madh" për dyshen elektrike. Çuditërisht, ID.5 nuk u përmend, megjithëse mund të ketë të bëjë me thashethemet rreth SUV-it swoopy që do të ndjekë rrugën e dodos në vitin 2027.
Ka më shumë në horizont. Sander zbuloi se VW do të lansojë një automjet elektrik me një motor benzine që zgjeron gamën në Kinë vitin e ardhshëm.
I paraprirë më parë këtë vit nga koncepti ID. Era, modeli u zhvillua së bashku me SAIC si një SUV me madhësi të plotë, me tre rreshta që ofron një gamë të kombinuar prej më shumë se 621 miljesh (1,000 kilometrash). Në modalitetin tërësisht elektrik, pritet të udhëtojë deri në 186 milje (300 kilometra) me një karikim të vetëm.
Kina do të shohë gjithashtu debutimin e dy makinave elektrike të segmentit A të ndërtuara në një platformë të zhvilluar në vend.
Këto do të ndryshojnë nga ID. Every1, e cila është planifikuar të mbërrijë në Evropë në vitin 2027 si automjeti elektrik i nivelit fillestar të VW me një çmim fillestar prej rreth 20,000 eurosh.
Shtetet e Bashkuara nuk po lihen pas dore as ato, me hibride të reja në proces. Megjithatë, Sander vuri në dukje se blerësit amerikanë ende kanë tendencë të favorizojnë automjetet me motor të pastër me djegie të brendshme. /Telegrafi/
Prokurorët në Berlin kanë ngritur akuza kundër Matthias Moosdorf të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) për përshëndetjen e dyshuar të një anëtari tjetër të partisë me përshëndetjen naziste të ndaluar gjatë një seance parlamentare, thanë ata në një deklaratë të hënën.
Dhoma e ulët e parlamentit të Bundestagut votoi në tetor për të hequr imunitetin parlamentar të violonçelistit miqësor me Rusinë, i cili u shndërrua në politikan, duke hapur rrugën për akuzat, transmeton Telegrafi.
Sipas prokurorëve, Moosdorf, 60 vjeç, bëri një lëvizje thembre dhe një përshëndetje naziste pranë njërës prej hyrjeve të ndërtesës historike të Reichstagut gjatë një seance parlamentare në qershor 2023, duke siguruar që përshëndetja "do të ishte e perceptueshme nga të tjerët".
Në Gjermani, përdorimi i sloganeve dhe simboleve të lidhura me grupe antikushtetuese, përfshirë nazistët, ka qenë i paligjshëm që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në një deklaratë, Moosdorf hodhi poshtë akuzën se kishte bërë përshëndetjen e Hitlerit ndërsa kontrollonte pallton e gruas së tij në tualetin e ndërtesës.
"Është e turpshme që dikush po përpiqet të fabrikojë një spektakël politik në këtë nivel, në vend që të angazhohet në mënyrë konstruktive me përmbajtjen e partisë sonë dhe qëndrimet e saj politike", tha ai.
AfD, e cila tashmë është e para në sondazhe në të gjithë Gjermaninë përpara zgjedhjeve të pesë shteteve vitin e ardhshëm, ka krijuar lidhje më të forta me republikanët e lidhur me MAGA-n.
Partia u klasifikua më parë këtë vit nga agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë si një organizatë ekstremiste e krahut të djathtë. /Telegrafi/
Ekziston një tendencë në rritje midis prodhuesve evropianë të automjeteve për të zvogëluar mbeturinat dhe për të mbrojtur mjedisin tonë të brishtë.
Jaguar Land Rover njoftoi së fundmi planet për të hequr magnezin nga traversa e panelit të kontrollit, një veprim që pritet të ulë më shumë se 50,000 ton CO₂ në vit.
Ndërkohë, BMW pretendon se afërsisht një e treta e peshës së crossover-it të ri elektrik iX3 vjen nga materiale të ricikluara, transmeton Telegrafi.
Mercedes ka një agjendë ekologjike të vetën, dhe kjo përfshin kthimin te bazat duke përdorur vida të vjetra të mira.
Si pjesë e iniciativës së saj "Misioni X" që promovon qarkullueshmërinë, kompania thotë se do t'i bëjë dritat moderne të riparueshme për herë të parë.
Ndërsa dritat e sotme mbështeten në ngjitës për të mbajtur në vend lentet, mbulesën, kornizën, strehimin dhe elektronikën, dritat e së nesërmes do të vidhosen së bashku.
Kjo qasje e bën më të lehtë zëvendësimin e një komponenti individual të dëmtuar në vend, që të duhet të ndërrohet e gjithë drita e përparme.
Jo vetëm që zvogëlon mbeturinat, por gjithashtu ul kostot e riparimit dhe zgjat jetëgjatësinë e dritës së përparme.
Merrni, për shembull, një copë guri që dëmton lentet: në vend që të zëvendësojë të gjithë njësinë, një teknik thjesht mund ta heqë lentet dhe të instalojë një të re.
Nëse kohët e fundit ju është dashur të zëvendësoni një dritë të përparme të dëmtuar, e dini sa tronditëse të shtrenjta mund të jenë njësitë adaptive LED.
Shmangia e një zëvendësimi të plotë të montimit zvogëlon emetimet e dëmshme dhe e bën dritën e përparme më të lehtë për t'u ricikluar, pasi pjesët individuale janë më të thjeshta për t'u ndarë dhe renditur.
Mission X shkon shumë përtej bërjes së dritave të përparme të riparueshme. Mercedes ka kuptuar se si të ripërdorë poliamidën e përforcuar me fibra qelqi nga jastëkët e ajrit të ricikluar për të prodhuar montime motori dhe strehim valvulash.
Diku tjetër, plastikat nga automjetet e skrapuara mund të ripërdoren për veshjen e poshtme të modeleve të reja.
Iniciativa e ardhshme për uljen e emetimeve mund të mos u pëlqejë klientëve dhe pritjeve të tyre kur blejnë një Mercedes të ri.
Hulumtimet tregojnë se plastika e ricikluar e nxjerrë nga gomat e vjetra mund të shërbejë si bazë për lëkurën artificiale.
Marka luksoze gjermane thotë se kombinimi i plastikës së ripërdorur me proteinat me bazë bio, rezulton në një "material inovativ që i ngjan lëkurës së vërtetë në përbërje dhe strukturë".
Thuhet se ofron dyfishin e forcës maksimale në tërheqje dhe është shumë më i qëndrueshëm në temperatura ekstreme.
Mercedes ka identifikuar gjithashtu një mënyrë për të përdorur fibrat nga gomat e hedhura për amortizatorët e dridhjeve.
Përveç kësaj, PET-i i ricikluar zvogëlon peshën e një xhepi të derës me 40 përqind krahasuar me praktikën standarde të sotme të përdorimit kryesisht të plastikës.
Kompania po eksploron gjithashtu pllakat e frenave të ricikluara të bëra me afërsisht 40 përqind mbetje të burimuara nga pllakat e vjetra të frenave.
Të gjitha këto metoda kontribuojnë në uljen ndjeshëm të emetimeve duke u mbështetur më shumë në lëndët e para sekondare.
Njerëzit kanë tendencë të përqendrohen vetëm në emetimet që vijnë nga maja e shkarkimit, por një makinë ndikon në mjedis shumë kohë përpara se shoferi të bëjë miljen e parë mbi të.
Mercedes synon të zvogëlojë ndotjen duke përdorur më shumë atë që është tashmë në dispozicion, dhe duke kufizuar mbështetjen e saj në materialet primare.
Dritat e përparme më të mirëmbajtura janë vetëm një mënyrë se si prodhimi i makinave mund të bëhet më miqësor ndaj mjedisit. /Telegrafi/
Më shumë se gjysma e gjermanëve mbështesin ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç, sipas një sondazhi të kryer nga Instituti Insa.
Sondazhi zbuloi se 60% e të anketuarve ishin në favor të një ndalimi të tillë, ndërsa 24% e kundërshtuan atë.
16% janë indiferentë ndaj çështjes ose nuk shprehën një mendim, shkruan Bild.
Sondazhi vjen ndërsa Australia këtë javë prezantoi rregulla të reja që kufizojnë përdorimin e rrjeteve sociale nga të rinjtë.
Që nga 10 dhjetori, fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 16 vjeç në Australi nuk lejohen më të kenë llogari në shumë platforma kryesore, duke përfshirë Instagram, TikTok, Snapchat, Facebook, YouTube, X, Reddit dhe Twitch.
Ligji i diskutueshëm u miratua në fund të vitit 2024 dhe tani ka hyrë në fuqi. Për anketën, instituti i hulumtimit të opinionit publik Insa intervistoi 1,003 persona në Gjermani.
Bisedimet midis zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë mbi propozimet për një zgjidhje të luftës në Ukrainë përfunduan pas më shumë se pesë orësh të dielën dhe do të rifillojnë të hënën, tha një këshilltar presidencial ukrainas.
"Ato vazhduan për më shumë se pesë orë dhe përfunduan sot me një marrëveshje për të rifilluar nesër në mëngjes", u tha këshilltari Dmytro Lytvyn gazetarëve në një bisedë në WhatsApp.
Lytvyn tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të komentojë mbi bisedimet të hënën pasi ato të përfundojnë.
Zyrtarët, tha Lytvyn, po shqyrtonin draft-dokumentet, transmeton Telegrafi.
Ndryshe negociatat filluan pasdite dhe në takim morën pjesë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Në bisedime mori pjesë edhe Kancelari gjerman Friedrich Merz. /Telegrafi/
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në kryeqytetin gjerman të Berlinit pasditen e 14 dhjetorit.
"Unë jam tashmë në Gjermani”, tha Zelensky me tw arritur nw ekonominw mw tw fuqishme tw Evropws, transmeton Telegrafi.
“Agjenda e sotme përfshin një takim me ekipin negociator amerikan. Ne po përqendrohemi në mënyrën se si të garantojmë me besueshmëri sigurinë e Ukrainës, në mënyrë që përvoja e Memorandumit të Budapestit dhe pushtimi i Rusisë të mos përsëritet kurrë. Ne mbështetemi në bisedime konstruktive", shtoi presidenti ukrainas.
Zelensky njoftoi më parë se do të zhvillojë takime me përfaqësues të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të diskutuar përfundimin e luftës.
Ndryshe luftimet e ashpra janw duke vazhduar nw Ukrainw, ku nga tw dyja palwt raportohet pwr tw vrarw nw vijwn e frontit. /Telegrafi/
Вже в Німеччині. Сьогодні в плані – зустріч з американською переговорною командою. Фокусуємося на тому, як надійно гарантувати безпеку для України, щоб досвід Будапештського меморандуму та вторгнення Росії ніколи не повторився. Розраховуємо на конструктивні перемовини. pic.twitter.com/wwP188vMsK — Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) December 14, 2025