Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 February 2026Main stream

Trafik narkotikësh dhe posedim armësh, arrestohen 8 shqiptarë në Francë

By: Ela
7 February 2026 at 16:30

Tetë shqiptarë të cilët ishin pjesë e një rrjeti të organizuar të trafikimit të drogës, janë arrestuar në Francë. Ata shpërndanin lëndë narkotike, e cila porositej nga klientët përmes rrjeteve sociale. Shqiptarët e arrestuar u përkasin moshave midis 22 dhe 32 vjeç. Ata akuzohen nga autoritetet franceze për blerjen dhe shitjen e lëndëve narkotike përfshirë kokainën […]

The post Trafik narkotikësh dhe posedim armësh, arrestohen 8 shqiptarë në Francë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Policia në veri gjen sërish armë, antiplumb ushtarak, municion dhe mjete të tjera ilegale

3 February 2026 at 13:41


Në vazhdën e pranimit të informacioneve nga ana e qytetarëve, sot më datë 03.02.2026, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në një bodrum të një ndërtese në rrugën “Vasilije Ostroshki”, në Mitrovicë Veri, mund të ketë mjete te dyshimta ilegale.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se pas pranimit të informacionit, policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, ku gjatë kontrollit, përkatësisht në një bodrum kolektiv të ndërtesës, ka gjetur dhe sekuestruar armë.

Armët e sekuestruara janë: 3 armë të gjata, 1 tytë vazhduese, 1 Kondak për armë të gjatë, 764 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 14 karikatorë, 10 krehër për fishek, 1 granat dore tymuese, 2 antiplumb ushtarak, 2 jakne ushtarake, bluzë e uniformes ushtarake, 1 palë pantallona ushtarak, Mbështjellës me material tekstili, shirita ngjitës.

Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Tutje bëhet e ditur se në lidhje me këtë rast nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme, si dhe i inkurajon që çdo rast të dyshimtë apo veprim të kundërligjshëm ta raportojnë në numrin emergjent 192 ose në stacionin më të afërt policor. Vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të sigurojmë një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët, pa dallim. /Telegrafi/


Ngjarja në Lezhë/ Tre persona qëlluan në drejtim të berbahanes, dyshohet për shkëmbim zjarri me objektivin

By: armand
1 February 2026 at 22:49

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me armë zjarri e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Lezhë. 30-vjeçari Sokol Daci dyshohet se mbeti aksidentalisht i plagosur në berberhanen e tij. Burime policore bëjnë me dije se autorët kane qenë me një makinë Audi A3 dhe tre persona kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar […]

The post Ngjarja në Lezhë/ Tre persona qëlluan në drejtim të berbahanes, dyshohet për shkëmbim zjarri me objektivin appeared first on BoldNews.al.

Detaje nga sulmi me breshëri plumbash në Lezhë, 30-vjeçari i plagosur nuk ishte objektivi i autorëve

By: armand
1 February 2026 at 21:59

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht teksa ishte brenda ne berberhane. 30-vjeçari është pronar i berberhanes ku ka ndodhur ngjarja, punonte berber. Objektivi i atentatit dyshohet se ka qenë një person tjetër që ka qenë brenda në berberhane. Dyshohet se autoret […]

The post Detaje nga sulmi me breshëri plumbash në Lezhë, 30-vjeçari i plagosur nuk ishte objektivi i autorëve appeared first on BoldNews.al.

Gjendet arsenal armësh në Tiranë/ Goditet baza në zonën e Selitës, katër persona të arrestuar

1 February 2026 at 09:47

Goditet një grup kriminal, i cili shiste armë zjarri në Tiranë, të trafikuara nga Kosova. Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur  8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 celularë.

Nga hetimet  dy mujore, dyshohet se këta persona, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në Selitë.

Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Operacioni “Lockdown” finalizohet me sukses, goditet grup kriminal që trafikonte armë nga Kosova në Tiranë

1 February 2026 at 09:58


Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Lockdown”, pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Prokurorinë.

Sipas Policisë, operacioni ka goditur një grup kriminal që dyshohet se trafikonte dhe shiste armë zjarri në Tiranë, të trafikuara kryesisht nga Kosova.

Në kuadër të këtij operacioni, janë vënë në pranga katër shtetas: G. N., 39 vjeç, R. R., 48 vjeç, K. C., 49 vjeç dhe A. C., 45 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në Selitë,” thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit të ambienteve të përshtatura si baza për aktivitet kriminal, Policia ka sekuestruar: 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 celularë.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor ‘Lockdown’,” thuhet në njoftim.

Policia njofton se punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa materialet procedurale janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/


Një i arrestuar - policia jep detaje për incidentin me armë dhe veturë në Kodrën e Trimave

1 February 2026 at 08:56


Policia e Kosovës ka dhënë detaje zyrtare përmes raportit 24-orësh lidhur me incidentin e ndodhur pasditen e së shtunës në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ku paraprakisht është raportuar për të shtëna me armë zjarri dhe më pas një veturë ka goditur disa persona.

Sipas policisë, rasti u regjistrua rreth orës 15:30 në rrugën “Fahri Fazliu”, kur u raportua se dy grupe të dyshuara u përfshinë në një përleshje me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes, njësitë policore gjetën dhe sekuestruan dy gëzhoja, një fishek dhe një predhë, ndërsa një person është arrestuar.

Pas shkëmbimit të zjarrit, një nga të dyshuarit goditi me veturë një të dyshuar tjetër, si dhe dy dëshmitarë meshkuj kosovarë që ndodheshin në zonë.

Si pasojë, tre persona u dërguan për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas Policisë, i dyshuari është hospitalizuar, ndërsa dëshmitarët, pasi morën trajtimin, janë liruar nga spitali.

Pas intervistimit, i arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij incidenti dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.

Ngjarja lidhet me raportimet paraprake për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Kodra e Trimave”, ku tre persona rezultuan të lënduar, por sipas policisë lëndimet nuk ishin nga plumbat, por si pasojë e goditjes me veturë gjatë përleshjes. /Telegrafi/

Arrestohet një i ri në Gjonaj të Prizrenit për gjuajtje me armë zjarri, sekuestrohet pistoleta

30 January 2026 at 14:35


Policia e Kosovës ka arrestuar një të ri në fshatin Gjonaj të Prizrenit, i dyshuar për gjuajtje me armë zjarri nga automjeti, ndërsa arma e përdorur është sekuestruar.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 29 janar 2026, rreth orës 12:15, kur autoritetet kanë pranuar informata se në afërsi të një shkolle në fshatin Gjonaj janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga një automjet i tipit VW Golf.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar automjetin e dyshuar, duke i dhënë sinjal për ndalim, por drejtuesi i mjetit nuk ka respektuar urdhrin dhe është larguar me shpejtësi. Pas kësaj, policia ka ndërmarrë ndjekje, me përfshirjen edhe të patrullave tjera.

Policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, por ai nuk është hasur aty. Më pas, i dyshuari është ndaluar, ndërsa arma një pistoletë me pesë fishekë, të cilën dyshohet se e kishte hedhur në tokë, është gjetur dhe sekuestruar.

I dyshuari, H.B., 21 vjeç, është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndaj tij kanë nisur hetimet dhe pritet të ngritet kallëzim penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar për të vepruar me vendosmëri kundër çdo akti të paligjshëm dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve. /Telegrafi/


Të shtëna armësh dhe shpërthime dëgjohen pranë aeroportit në kryeqytetin e Nigerit

29 January 2026 at 10:16


Të shtëna të rënda dhe shpërthime të forta janë dëgjuar në Niger, pranë aeroportit ndërkombëtar jashtë kryeqytetit, Niamey.

Shënime dhe video të shumta të dëshmitarëve okularë treguan sisteme të mbrojtjes ajrore që me sa duket që qëllonin me predha të paidentifikuara në orët e para të së enjtes.

Situata u qetësua më vonë, thonë raportet, me një zyrtar që thuhet se tha se situata tani ishte nën kontroll, pa dhënë detaje.

Nuk është e qartë se çfarë i shkaktoi shpërthimet, ose nëse pati viktima. Nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga qeveria ushtarake, transmeton Telegrafi.

Të shtënat dhe shpërthimet filluan pak pas mesnatës, sipas banorëve të një lagjeje pranë aeroportit ndërkombëtar Diori Hamani, raporton agjencia e lajmeve AFP. Ata thanë se qetësia u kthye pas dy orësh.

Aeroporti strehon një bazë të forcave ajrore dhe ndodhet rreth 10 km nga pallati presidencial.

Ashtu si fqinjët e saj Burkina Faso dhe Mali, qeveria ushtarake e Nigerit ka luftuar grupet xhihadiste që kanë kryer sulme vdekjeprurëse në të gjithë rajonin.

Vendi është gjithashtu një prodhues i madh i uraniumit. Një ngarkesë e madhe uraniumi e destinuar për eksport ka ngecur në aeroport mes ndërlikimeve të pazgjidhura ligjore dhe diplomatike me Francën, pasi qeveria ushtarake shtetëzoi minierat e uraniumit në vend.

"Situata është nën kontroll. Nuk ka nevojë për t'u shqetësuar", citoi agjencia e lajmeve Anadolu një zyrtar të ministrisë së Punëve të Jashtme, pa dhënë hollësi.

Zyrtari i tha agjencisë se po përpiqeshin të përcaktonin nëse të shtënat me armë ishin të lidhura me ngarkesën e uraniumit.

Nigeri udhëhiqet nga Abdourahamane Tiani, i cili mori pushtetin në një grusht-shteti në vitin 2023 që rrëzoi presidentin civil të zgjedhur të vendit. /Telegrafi/

Policia aksion në Mitrovicën e Veriut, zbulohet arsenal armësh dhe uniforma të policisë serbe

By: armand
28 January 2026 at 19:38

Policia e Kosovës ka njoftuar se, si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët, ka realizuar një tjetër aksion në Mitrovicë të Veriut, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale. Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë, aksioni është zhvilluar më 28 janar në lagjen Bërxhane, pas informatave se në një shtëpi të braktisur […]

The post Policia aksion në Mitrovicën e Veriut, zbulohet arsenal armësh dhe uniforma të policisë serbe appeared first on BoldNews.al.

Me kallashnikov në dorë mes qytetit, pamje të reja nga të shtënat në Podujevë

28 January 2026 at 16:19


Pamje të reja janë publikuar nga rasti i të shtënave me armë zjarri në Podujevë, ku një i ri dyshohet se ka shtënë me kallashnikov dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me armën në duar.

Kallxo ka siguruar një video të re, në të cilën i dyshuari shihet teksa rrëzohet në asfalt gjatë tentativës për t’u arratisur.

Pavarësisht përpjekjes për t’u larguar, Policia e Kosovës ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë atë.

Në lidhje me rastin, Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës, e cila ka konfirmuar se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Sipas Policisë, rreth orës 13:30 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që karakterizojnë këtë rast, ndërsa bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar./Telegrafi/


“Koha po mbaron”/ Trump paralajmëron Iranin, ndërsa ushtria amerikane shtohet në Gjirin Persik

By: xhir jeta
28 January 2026 at 15:56

Donald Trump e ka paralajmëruar Iranin se “koha po mbaron” për të negociuar një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor pas shtimit të vazhdueshëm të forcave ushtarake amerikane në Gjirin Persik. Presidenti amerikan tha se një “Armadë masive” po “lëvizte shpejt, me fuqi, entuziazëm dhe qëllim të madh” drejt Iranit, duke iu referuar një force të madhe detare amerikane.

Në përgjigje, misioni i Iranit në OKB tha se Teherani “është gati për dialog bazuar në respekt dhe interesa të ndërsjella”, por nëse shtyhet, shkroi me të gjitha kapitalet, do të mbrohet dhe “do të përgjigjet si kurrë më parë”.

Trump kishte thënë më parë se do të “shpëtonte” protestuesit e përfshirë në shtypjen brutale dhe të pashembullt të demonstratave në Iran në fillim të këtij muaji.
Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA thotë se ka konfirmuar vrasjen e më shumë se 6,000 njerëzve, përfshirë 5,858 protestues, që nga fillimi i trazirave në fund të dhjetorit.

Ajo thotë se aktualisht po heton edhe 17,000 vdekje të tjera të raportuara pavarësisht një mbylljeje të internetit pas gati tre javësh. Një grup tjetër, Organizata për të Drejtat e Njeriut në Iran (IHR) me seli në Norvegji, ka paralajmëruar se numri përfundimtar mund të kalojë 25,000.

Trump bëri paralajmërimin e tij të fundit ndaj Iranit në një postim në platformën e tij Truth Social të mërkurën. “Shpresojmë që Irani të ‘Vijë shpejt në Tavolinë’ dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë – JO ARMË BËRTHAMORE”, shkroi ai.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor dhe ka mohuar vazhdimisht se kërkon të zhvillojë armë bërthamore.

Presidenti amerikan tha se forca detare në Gjirin Persik ishte më e madhe se ajo e dërguar në Venezuelë para se forcat amerikane të kapnin ish-udhëheqësin e vendit, Nicolás Maduro.

Trump shtoi se kjo forcë ishte “e gatshme dhe e aftë të përmbushte shpejt misionin e saj, me shpejtësi dhe dhunë, nëse është e nevojshme”.

Duke iu referuar sulmeve të SHBA-së në vendet kryesore bërthamore iraniane qershorin e kaluar – të nisura gjatë luftës 12-ditore të Izraelit me Izraelin – Trump paralajmëroi: “Sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq! Mos e bëni këtë të ndodhë përsëri.”/abcnews.al

Gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, policia arreston të dyshuarin

28 January 2026 at 14:09


Një rast i gjuajtjes me armë zjarri është raportuar rreth orës 13:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”, tha Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që e karakterizojnë rastin.

“Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka shtuar Ahmeti.

Sipas të dhënave fillestare, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

“Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka theksuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës. /Telegrafi/

A po hyn Ballkani Perëndimor në garë për armatim?

By: Elva
27 January 2026 at 15:36

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi së voni se Serbia, brenda një viti e gjysmë, synon t’i dyfishojë kapacitetet e saj ushtarake. Por, sipas ekspertëve të sigurisë, kjo është më shumë një deklaratë politike, sesa një plan i realizueshëm. Nikolla Lluniq, analist i sigurisë nga Beogradi, vlerëson se një objektiv i tillë është jorealist. “Serbia […]

The post A po hyn Ballkani Perëndimor në garë për armatim? appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të trafikojë armë zjarri drejt Italisë, arrestohet 30-vjeçari në Rinas (Emri)

By: armand
27 January 2026 at 09:03

Një 30-vjeçar është arrestuar në Rinas teksa do të udhëtonte drejt Italisë, pasi nga kontrolli me skaner në bagazhet e tij është gjetur një pistoletë me municion luftarak. Sipas njoftimit të policisë, arma do të trafikohej nga Shqipëria drejt vendit fqinj nga Halil Hysaj, rezident në Itali. Ai u arrestua me akuzën për veprën penale […]

The post Tentoi të trafikojë armë zjarri drejt Italisë, arrestohet 30-vjeçari në Rinas (Emri) appeared first on BoldNews.al.

Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

24 January 2026 at 14:04


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur armë, municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se sot, më 24.01.2026, rreth orës 09:20, Policia e Kosovës, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, në fshatin Joshevik, komuna e Zveçanit, gjatë kontrollit të një shtëpie të braktisur ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion, granate dore, etj.

Më saktësisht janë gjetur:

  • 1 armë automatike AK-47
  • 1 pushkë gjysmë automatike dy tytëshe
  • 10 karikatorë të zbrazët
  • 6 karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë
  • 84 copë fishekë për pushkë automatike
  • 14 copë fishekë për pushkë gjysmë automatike
  • 1 rrip për fishekë
  • 2 granata dore M50
  • Si dhe pajisje për pastrimin e armëve

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia thekson se deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka persona të arrestuar në lidhje me këtë rast.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme, si dhe i inkurajon që çdo rast të dyshimtë apo veprim të kundërligjshëm ta raportojnë në numrin emergjent 192 ose në stacionin më të afërt policor.

“Vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të sigurojmë një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët, pa dallim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në kërkim nga Spanja, arrestohet në Lezhë 45-vjeçari i akuzuar për vjedhje me armë/ EMRI

By: Ela
23 January 2026 at 10:04

Policia e Lezhës ka arrestuar një 45-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja. Ardit Isufi është pjesëtari i një grupi kriminal që akuzohet se ka kryer vjedhje me armë, në Spanjë. Ai kap teksa lëvizte me automjet, te rrethrrotullimi i Shëngjinit, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë. Në vitin […]

The post Në kërkim nga Spanja, arrestohet në Lezhë 45-vjeçari i akuzuar për vjedhje me armë/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë në Australi, tre të vdekur dhe një i plagosur - autori i sulmit në arrati

22 January 2026 at 09:40


Tre persona u vranë dhe një tjetër u plagos të enjten nga të shtënat me armë në një qytet në shtetin e New South Wales të Australisë, tha policia.

Shërbimet e emergjencës u thirrën në një adresë në liqenin Cargelligo, një qytet me rreth 1,500 banorë, pas raportimeve për të shtëna, tha një deklaratë e policisë.

Tre persona - dy gra dhe një burrë - mbetën të vdekur, dhe një burrë tjetër u dërgua në spital në gjendje të rëndë por të qëndrueshme, tha policia.

Sulmuesi apo sulmuesit raportohet se janë në arrati, transmeton Telegrafi.

Policia i bëri thirrje qytetarëve të shmangë zonën dhe banorëve vendas të qëndrojnë brenda. /Telegrafi/

I kërkuar në Shqipëri për armëmbajtje pa leje, 41-vjeçari arrestohet në Itali/ EMRI

By: Elva
21 January 2026 at 15:53

Platin Velaj, 41 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare, është arrestuar në Itali gjatë një operacioni policor të zhvilluar në qytetin e Fasano. Arrestimi u krye nga Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare e Leçes (GICO), e cila i komunikoi Velajt një urdhër arresti të përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Sipas […]

The post I kërkuar në Shqipëri për armëmbajtje pa leje, 41-vjeçari arrestohet në Itali/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë! Rezulton vëllai i Xubit të Yzberishtit

By: Ela
21 January 2026 at 12:39

Një prej tre të arrestuarve në Tufinë, pjesë e një grupi që shiste armë zjarri, është edhe Ilir Zyberi, i njohur edhe si “i forti” i Yzberishtit. Ai rezulton të jetë i dënuar më parë par vrasje, si dhe është vëllai i Xubit të Yzberishtit, i cili humbi jetën në vitin 2021 pasi u aksidentua […]

The post Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë! Rezulton vëllai i Xubit të Yzberishtit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌