Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 9 February 2026Main stream

Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shambari të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/- Shqipëria dhe kultura e saj do të jenë kryefjalë të jetës kulturore në qytetin Shamberi (Chambéry) të Francës për vitin 2026.

Falë partneritetit dhe miqësisë së krijuar qysh prej vitit 2022 midis qyteteve të Shamberisë dhe Korçës, një program special do t’i kushtohet këtë vit kulturës, arteve, muzikës dhe letrave shqipe.

Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të bashkisë Shambari ku një ndër ngjarjet kyç të kësaj stine kulturore shqiptare do të jetë ekspozita “Ikona të Shqipërisë”, që do të zhvillohet nga maji deri në nëntor në Muzeun e Arteve të Bukura të Shamberisë.

Në këtë ekspozitë do të shfaqen 45 vepra arti të rëndësishme nga trashëgimia kombëtare e Shqipërisë së shekujve XIV deri në XX, pjesë e fondit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës.

Krahas kësaj ekspozite do të mbahen edhe evente të tjera si konferenca si pjesë e Muajit të Evropës, prania e partnerëve shqiptarë në Tregun e Kontinenteve, pjesëmarrja e artistëve dhe grupeve folklorike nga Korça në Festivalin e Kulturave Botërore, si dhe projekte krijimi artistik dhe teatral që bashkojnë të rinj dhe profesionistë nga të dy vendet.

Lidhja midis Korçës dhe Francës është historike dhe veçanërisht e fortë. E quajtur “Parisi i Vogël” për të kaluarën e saj frankofone, Korça është e njohur për traditën dhe dinamizmin e saj kulturor, arkitekturën dhe rolin e saj historik në zgjimin kombëtar shqiptar.

Midis dy luftërave botërore, Liceu Francez në Korçë ishte djep i elitave intelektuale dhe kulturore shqiptare, dhe kujtimi i tij do të ringjallet me hapjen së afërmi të liceut të ri franko-shqiptar të Korçës, projekt i përbashkët mes Shqipërisë dhe Francës me sytë nga shkencat dhe e ardhmja. /a.g/

https://www.chambery.fr/349-korca-en-albanie.htm?fbclid=IwY2xjawP2b41leHRuA2FlbQIxMABicmlkETFZRXduNGRESU1vSGJZNHNXc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHsmRVQwFMy1OzxOhKc26k_MAQ-O0s6ZJ4Y5xbZ6gKMYX50v-ks4J4MmP84tx_aem_WWC4uE3mHerxV-h_EcVL7g

The post Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shambari të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Francë/ Gjykatësja dhe nëna e saj mbahen peng 30 orë, arrestohen pesë persona

By: Elva
8 February 2026 at 18:21

Pesë persona janë arrestuar në Francë pasi dyshohet se rrëmbyen një gjykatëse 35-vjeçare dhe nënën e saj 67-vjeçare, duke i mbajtur peng për më shumë se 30 orë dhe duke kërkuar shpërblim në kriptomonedha. Sipas mediave franceze, katër burra dhe një grua janë vendosur në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë […]

The post Francë/ Gjykatësja dhe nëna e saj mbahen peng 30 orë, arrestohen pesë persona appeared first on BoldNews.al.

Trafik narkotikësh dhe posedim armësh, arrestohen 8 shqiptarë në Francë

By: Ela
7 February 2026 at 16:30

Tetë shqiptarë të cilët ishin pjesë e një rrjeti të organizuar të trafikimit të drogës, janë arrestuar në Francë. Ata shpërndanin lëndë narkotike, e cila porositej nga klientët përmes rrjeteve sociale. Shqiptarët e arrestuar u përkasin moshave midis 22 dhe 32 vjeç. Ata akuzohen nga autoritetet franceze për blerjen dhe shitjen e lëndëve narkotike përfshirë kokainën […]

The post Trafik narkotikësh dhe posedim armësh, arrestohen 8 shqiptarë në Francë appeared first on BoldNews.al.

80 xhandarë për të kapur 8 shqiptarë! Droga porositej online dhe transportohej me “Uber” nëpër Francë

7 February 2026 at 17:37


Autoritetet franceze kanë çmontuar një rrjet të organizuar trafiku droge të drejtuar nga shtetas shqiptarë në rajonin Pays de Gex, pranë kufirit me Zvicrën.

Siç raportojnë mediat franceze, operacioni u zhvillua në fillim të shkurtit dhe përfshiu më shumë se 80 xhandarë dhe u finalizua me arrestimin e tetë të rinjve, të moshës 22 deri në 32 vjeç, të gjithë shqiptarë, të cilët u vendosën në paraburgim të përkohshëm.

Prokurorja Karine Malara, thotë se grupi i të rinjve përdorin një model transporti të tipit “Uber”, që konsistonte në kryerjen e dërgesave shtatë ditë në javë të drogës (kokainë dhe heroinë) së porositur “përmes rrjeteve sociale”, nga një “rrjet shumë i organizuar” brenda “komunitetit shqiptar”. Për të fshehur lëvizjet e tyre të përditshme, grupi përdorte “shumë automjete të cilat ndërroheshin vazhdimisht”, shkruan Le Parisien.

Hetimet kishin nisur në fund të vitit 2025, pasi xhandarmëria zbuloi një strukturë të organizuar magazinimi dhe transporti droge. Më 4 shkurt, forcat e rendit ndërhynë njëkohësisht në disa lokacione, duke angazhuar njësi speciale ndërhyrjeje, ekipe me qen nuhatës dhe dhjetëra hetues.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan rreth 3.8 kilogramë heroinë, mbi 3 kilogramë kokainë, 46 kilogramë substanca për përzierje të drogës, 12 automjete, dy armë zjarri, si dhe shuma të konsiderueshme parash në euro dhe franga zvicerane. Autoritetet vlerësojnë se fitimi i përgjithshëm nga aktiviteti kriminal arrinte në rreth 1 milion euro.

Tetë persona, të moshës 22 deri në 32 vjeç, të gjithë shtetas shqiptarë, u arrestuan dhe u vendosën në paraburgim. Ata janë vënë nën akuzë për transport, posedim dhe shitje të lëndëve narkotike, si edhe për mbajtje të paligjshme të armëve. Sipas autoriteteve franceze, të dyshuarit nuk kishin precedentë penalë të njohur më parë në Francë.

Hetimet vijojnë për të zbuluar lidhje të mundshme të rrjetit përtej kufirit francez, veçanërisht drejt Zvicrës./Tv Klan

FOKUS – Franca, vendi i parë në BE që hap konsullatë në Groenlandë

6 February 2026 at 22:46

PARIS, 6 shkurt /ATSH-DPA/- Franca njoftoi sot se është vendi i parë në Bashkimin Evropian që ka hapur një konsullatë në Groenlandë.

“Jean-Noël Poirier, konsulli i përgjithshëm francez në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës, filloi sot detyrën e tij. Ai do të jetë përgjegjës, ndër të tjera, për forcimin e lidhjeve politike me vendimmarrësit vendas”, tha Ministria e Jashtme Franceze, në një postim në X.

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi planet për konsullatën në Nuuk, qershorin e kaluar, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se donte të merrte kontrollin e Groenlandës, një territor gjysmë-autonom i Danimarkës.

Konflikti mbi ishullin Arktik u përshkallëzua kohët e fundit kur Trump kërcënoi se do ta aneksonte atë, duke mos përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake.

Në një takim në Davos të Zvicrës muajin e kaluar, Trump tërhoqi kërcënimet e tij për të përdorur forcën ushtarake dhe gjithashtu hoqi tarifat ndëshkuese kundër disa vendeve evropiane që kishin kundërshtuar përpjekjet e tij për të blerë Groenlandën.

Danimarka dhe SHBA-ja po përpiqen të gjejnë një zgjidhje përmes bisedimeve. //a.i/

The post FOKUS – Franca, vendi i parë në BE që hap konsullatë në Groenlandë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëri-Francë, miratohet marrëveshja mbi bashkëprodhimin kinematografik

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ Shqipëria dhe Franca kanë miratuar marrëveshjen mbi bashkëprodhimin kinematografik.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “kjo marrëveshje synon nxitjen dhe lehtësimin e bashkëprodhimeve kinematografike ndërmjet subjekteve prodhuese të të dy vendeve”.

Sipas tij, kjo marrëveshje përcakton kushtet e pranimit të veprave në status bashkëprodhimi, përqindjet e kontributit financiar, si dhe kërkesat për pjesëmarrje artistike dhe teknike.

“Veprat e pranuara konsiderohen vepra kombëtare në të dy vendet dhe përfitojnë të njëjtat avantazhe ligjore dhe financiare si prodhimet përkatëse kombëtare”, theksoi Gonxhja.

Marrëveshja, e cila do të nënshkruhet së shpejti, parashikon procedura miratimi, lehtësi administrative, rregulla për prezantimin e bashkëprodhimit dhe krijimin e një komisioni të përbashkët për monitorimin e zbatimit të saj.

/k.s/r.e/a.f/

The post Shqipëri-Francë, miratohet marrëveshja mbi bashkëprodhimin kinematografik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Kanadaja dhe Franca hapin konsullata në Groenlandë

6 February 2026 at 13:37

NUUK (Groenlandë), 6 shkurt /ATSH/ – Kanadaja dhe Franca planifikojnë të hapin sot konsullata diplomatike në kryeqytetin Nuuk, duke treguar mbështetje për aleatin e NATO-s, Danimarkën, dhe ishullin arktik, pas përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të siguruar kontroll mbi territorin gjysëm të pavarur danez, sipas AP.

Ministrja e Jashtme kanadeze, Anita Anand, po udhëton drejt Nuuk për të inauguruar konsullatën, e cila sipas zyrtarëve mund të ndihmojë gjithashtu në bashkëpunimin mbi çështje si ndryshimet klimatike dhe të drejtat e inuitëve.

Ajo do të shoqërohet nga guvernatorja kanadeze indigjene, Mary Simon.

Franca, për herë të parë, do të vendosë një konsullatë të përgjithshme në Groenlandë, me Jean-Noël Poirier në krye.

Ai do të ketë detyrën të thellojë projektet ekzistuese të bashkëpunimit në fushat kulturore, shkencore dhe ekonomike, duke forcuar gjithashtu lidhjet politike me autoritetet lokale.

Kanadaja kishte premtuar hapjen e një konsullate në 2024, para diskutimeve të Trump për një marrëveshje të mundshme të marrjes së Groenlandës.

Inaugurimi u shty nga moti i keq.

Vendimi francez u mor pas vizitës së presidentit Emmanuel Macron në Groenlandë në qershor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin kërcënuar me tarifa ndaj Danimarkës dhe shteteve të tjera evropiane që kundërshtonin përpjekjet e tyre, por më pas e tërhoqën këtë kërcënim pas një marrëveshjeje të paqartë për qasje në mineralet e pasura të ishullit.

Negociatat teknike midis SHBA-së, Danimarkës dhe Greenlandit po vazhdojnë për një marrëveshje sigurie në Arktik, ndërsa grupet e punës po krijohen për këtë qëllim./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post FOKUS – Kanadaja dhe Franca hapin konsullata në Groenlandë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Detaje nga grupet e spiunazhit kinez në Francë e Greqi, zbuluan informacione sekrete të NATO-s

By: Fax Web
6 February 2026 at 10:58

Autoritetet greke dhe franceze arrestuan spiunë të dyshuar në operacione të ndara këtë javë, ku të dyja rastet përfshinin transmetim të dyshuar të të dhënave të klasifikuara ushtarake në Kinë.Autoritetet ushtarake greke arrestuan të enjten një kolonel nën dyshimin se i kishte dhënë Kinës informacione të klasifikuara dhe tepër sekrete, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare.

Oficeri u arrestua brenda kampit ushtarak ku ishte i stacionuar. Sipas hetuesve, ai dyshohet se kishte qasje në informacion në lidhje me teknologjitë e reja të Forcave të Armatosura në zhvillim e sipër dhe po dërgonte informacion të klasifikuar elektronikisht nga brenda njësisë së tij.Autoritetet greke thanë se ka indikacione se oficeri u përpoq të rekrutonte të tjerë në një rrjet inteligjence.

 

 

Ministria greke e Mbrojtjes tha se kishte “indikacione të qarta për kryerjen e veprave penale sipas Kodit Penal Ushtarak”, konkretisht “mbledhjen dhe transmetimin e informacionit sekret me rëndësi ushtarake te palët e treta, me rrezikun e shkaktimit të dëmtimit të interesave kombëtare”.

Oficeri, i cili komandon një batalion trajnimi të përqendruar në telekomunikacion dhe sisteme elektronike, ishte i stacionuar në një njësi të Forcave Ajrore në Kavouri dhe kishte qasje në informacione të klasifikuara nga degë të shumta të ushtrisë greke dhe vendeve aleate, sipas raportimeve të medias greke.

Gazeta greke Kathimerini raportoi se oficeri dyshohet se transferoi informacione tepër sekrete duke përdorur një program të posaçëm të klasifikuar. Autoritetet gjetën një “makinë të posaçme me program” që dyshohet se është furnizuar nga autoritetet kineze për të fotografuar dokumente të klasifikuara dhe për t’ua dërguar ato marrësve. Mediat greke raportuan se oficeri rrëfeu pas arrestimit të tij, duke përshkruar rekrutimin nga një zyrtar kinez, ndoshta në një konferencë jashtë vendit, dhe pranoi dërgimin e informacionit kundrejt pagesës.

Çështja filloi të zbulohej rreth dy muaj më parë kur CIA informoi Shërbimin Kombëtar të Inteligjencës të Greqisë se një anëtar i Forcave të Armatosura Greke po i jepte Kinës informacione të ndjeshme në lidhje me çështjet e NATO-s, sipas kathimerini.gr. Pjesa më e madhe e materialit dyshohet se lidhet me projektet e NATO-s, të cilat kanë tërhequr interesin e aleatëve të NATO-s, veçanërisht Shteteve të Bashkuara.

27 vjet nga konferenca e Rambujesë

6 February 2026 at 09:24

PRISHTINË, 6 shkurt /ATSh/ Para 27 viteve, më 6 shkurt të vitit 1999 i filloi punimet Konferenca e Rambujesë. Ky takim, i cili u mbajt në afërsi të Parisit të Francës, synoi zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Iniciues të konferencës, që zgjati deri më 23 shkurt ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Christopher Hill nga SHBA-të, Boris Maiorsky, Rusi dhe Wolfgang Petritsch nga BE.

Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit. Delegacioni serb, sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos u lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Edhe rrethi i dytë i bisedime që filloi më 15 mars në Paris përfundoi pa sukses. Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike – marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.

As tentativa e fundit, më 22 mars 1999 i të dërguarit special të SHBA-ve, Richard Holbrooke nuk ishte e suksesshëm. Ai nuk ia doli ta bind presidentin e atëhershëm të RSFJ, Sllobodan Millosheviç që të pranojë marrëveshjen për Kosovën dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare.

Më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë. Bombardimet përfunduan më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare.

Më pas, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën 1244 me të cilën u vendos protektorati, prania ndërkombëtare në Kosovës, UNMIK-ut si mision civil dhe KFOR-it, mision ushtarak.

Ndërkaq, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë.

/KosovaPress/

The post 27 vjet nga konferenca e Rambujesë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Musk e cilëson “sulm politik” bastisjen në zyrat e platformës X

4 February 2026 at 13:55

Miliarderi amerikan i teknologjisë, Elon Musk, e ka përshkruar si një “sulm politik” kontrollin që u krye të martën nga autoritetet franceze në zyrat e platformës së tij të mediave sociale X në Paris.

Musk e bëri këtë vërejtje në përgjigje të një deklarate nga Çështjet e Qeverisë Globale të X, e cila tha se kontrolli u krye “në lidhje me një hetim penal të politizuar për manipulim të dyshuar të algoritmeve dhe nxjerrje të supozuar mashtruese të të dhënave”.

“Jemi të zhgënjyer nga ky zhvillim, por nuk jemi të befasuar”, tha deklarata.

Ajo shtoi se Zyra e Prokurorit Publik të Parisit “po përpiqet qartë të ushtrojë presion” mbi menaxhmentin e lartë të X në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke “shënjestruar entitetin dhe punonjësit tanë francezë, të cilët nuk janë në fokus të këtij hetimi”.

Më parë, njësia e krimit kibernetik e prokurorit të Parisit njoftoi se kishte kryer një kontroll në ambientet franceze të platformës X si pjesë e një hetimi në vazhdim.

Hetimi, i hapur në janar 2025, përqendrohet në operacionet algoritmike të platformës./abcnews.al

Macron: Franca po punon për rifillimin e dialogut me Putin

4 February 2026 at 10:07

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se po bëhen përgatitje për të rifilluar dialogun me presidentin rus, Vladimir Putin, duke vënë në dukje se megjithatë Moska nuk po tregon një “qëllim të vërtetë” për të negociuar paqen me Ukrainën.

“Po përgatitet, dhe për këtë arsye diskutimet po zhvillohen në një nivel teknik”, u tha Macron gazetarëve gjatë një vizite në Francën verilindore, raportoi e përditshmja franceze Le Monde.

“Mendoj se do të ishte e dobishme, por nuk mendoj se Rusia është aktualisht e gatshme të përfundojë një marrëveshje paqeje (me Ukrainën) në ditët ose javët e ardhshme”, shtoi ai.

Kontakti me Kremlinin ishte i nevojshëm për të negociuar garancitë e sigurisë pas luftës, sipas Macron.

“Në këtë kontekst, është e rëndësishme që evropianët të rivendosin kanalet e tyre të diskutimit”, u citua ai nga e përditshmja franceze.

Macron nënvizoi se Franca do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, duke thënë se sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës janë “të patolerueshme” dhe nuk tregojnë një “gatishmëri të vërtetë” për të negociuar për paqe.

Francë, një 14-vjeçar godet me thikë mësuesen

4 February 2026 at 08:14

Një nxënës në Francën jugore sulmoi një mësuese me thikë në një klasë, duke e plagosur rëndë, thanë prokurorët sot. 14-vjeçari e goditi mësuesen tre deri në katër herë me thikë, duke i shkaktuar lëndime në pjesën e sipërme të trupit, tha prokurori i shtetit Raphaël Balland. Incidenti ndodhi në qytetin Sanary-sur-Mer.

Stafi i shkollës e uli djalin në oborrin e shkollës, pas së cilës ai u mor në paraburgim nga policia. Ai po hetohet nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Nuk ka prova për një motiv fetar ose politik në këtë kohë, tha Balland. Dihet vetëm se kohët e fundit ka pasur tension me mësuesen dhe se nxënësi me sa duket është mërzitur që ajo e ka denoncuar atë.

Adoleshenti nuk kishte pasur më parë sjellje të dhunshme apo aktivitet kriminal, shtoi Balland. Megjithatë, thuhet se kishte tensione brenda familjes së tij. Në kohën e sulmit kishte 22 nxënës në klasë, por askush tjetër nuk u lëndua.

Ministri francez i Arsimit, Éduard Geffray, njoftoi se do të shkonte menjëherë në vendngjarje dhe, ashtu si Ministri i Brendshëm Laurent Nuñez, shprehu ngushëllimet e tij për të prekurit.

Stacioni televiziv RTL raportoi se gruaja e sulmuar ishte një mësuese arti 60-vjeçare. Ajo u shtrua në spital me lëndime kërcënuese për jetën.

Sipas Le Parisien, 14-vjeçarja fillimisht e kërcënoi mësuesen përpara se ta godiste dy herë në stomak dhe një herë në krah. Franca futi kontrollet e çantave në hyrjet e shkollave rreth një vit më parë pas një serie sulmesh me thikë brenda dhe përreth shkollave.

Kapet kamioni me 130 kg kokainë në Francë, tre shqiptarë në pranga

By: armand
3 February 2026 at 19:57

Policia franceze ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, të cilët u kapën pasi iu afruan një kamioni që transportonte 130 kilogramë kokainë. Ngjarja ka ndodhur në Francë, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rolin e tyre në këtë rast. Sipas mediave franceze, natën mes së premtes dhe të shtunës, më 31 janar, doganierët ndaluan një […]

The post Kapet kamioni me 130 kg kokainë në Francë, tre shqiptarë në pranga appeared first on BoldNews.al.

Francë, Europol dhe Prokuroria e Parisit zbarkojnë në zyrat e platformës “X” të Elon Musk

3 February 2026 at 11:45

Një kontroll po kryhet në zyrat franceze të platformës së rrjeteve sociale X, në pronësi të Elon Musk, si pjesë e një hetimi të hapur në janar 2025, njoftoi të martën prokuroria e Parisit.

Sipas një deklarate, bastisja po kryhet nga njësia e krimeve kibernetike e prokurorisë, me përfshirjen edhe të Europol.

Sipas prokurorisë së Parisit, si kryetari i X, Musk, ashtu edhe ish-drejtoresha ekzekutive e X, Linda Yaccarino, janë thirrur të paraqiten në seanca dëgjimore në prill, ndërsa punonjësit e X do të merren në pyetje si dëshmitarë.

Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, tha se hetimi është zgjeruar për të përfshirë edhe “deepfake-t e seksualizuara të Grok-ut”.

Konkretisht, Bashkimi Evropian ka nisur një hetim zyrtar ndaj chatbot të inteligjencës artificiale Grok, i lidhur me platformën X, pas akuzave se mjeti lejon krijimin e imazheve seksuale të rreme të grave dhe fëmijëve, përmes komandave të thjeshta me tekst./abcnews.al

U kap me 18 kg kokainë, dënohet me 8 vite burg shqiptari në Francë

By: Brisi
3 February 2026 at 10:14

Një shtetas shqiptar është dënuar me tetë vite burg nga drejtësia franceze, pasi u kap duke transportuar mbi 18 kilogramë kokainë, me një vlerë tregu që kalon 1.2 milionë euro. Ngjarja daton më 3 dhjetor të vitit të kaluar, kur doganierët francezë ndaluan një automjet tip Opel në pikën e pagesës së La Turbie. Gjatë […]

The post U kap me 18 kg kokainë, dënohet me 8 vite burg shqiptari në Francë appeared first on BoldNews.al.

Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët

3 February 2026 at 08:31

Një fytyrë e njohur në periferinë e Torinos, Hamid Badoui dukej një kandidat i pamundur për t’u shndërruar në pamjen tragjike të eksperimentit më ambicioz të Italisë për ndalimin e emigrantëve jashtë kufijve të saj. Një endacak dhe ish-shitës frutash në treg, me origjinë marokene – i cili kishte jetuar në Itali për rreth 15 […]

The post Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët appeared first on Reporter.al.

PARIS – Franca miraton buxhetin, ndërsa qeveria i mbijeton votave të mosbesimit

2 February 2026 at 20:38

PARIS, 2 shkurt /ATSH/- Qeveria e pakicës e kryeministrit francez Sébastien Lecornu i mbijetoi sot dy votave të mosbesimit, duke i dhënë fund mosmarrëveshjes disamujore mbi buxhetin e këtij viti, sipas “Euronews”.

Pas disa muajsh bllokimi politik, buxheti shtetëror i Francës për vitin 2026 u miratua përfundimisht sot në mbrëmje, pas refuzimit të dy mocioneve të mosbesimit në parlament.

Mocionet u paraqitën në përgjigje të vendimit të kryeministrit Sébastien Lecornu të premten për të thirrur nenin 49.3 të kushtetutës, i cili i lejon qeverisë të miratojë legjislacion pa votën e deputetëve.

Një mocion u paraqit nga Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë, tjetri nga partitë e krahut të majtë duke përjashtuar socialistët. Meqenëse të dyja dështuan, buxheti është miratuar automatikisht.

Vota shënon kapitullin e fundit të një procesi të gjatë dhe të trazuar që ka nxjerrë në pah përçarjet e thella brenda parlamentit të fragmentuar të Francës.

Që nga zgjedhjet e parakohshme të vitit 2024 që sollën një kuvend të bllokuar, ligjvënësit kanë dështuar vazhdimisht në arritjen e një kompromisi – se si të trajtojnë financat publike në përkeqësim të vendit. Pa një shumicë të qëndrueshme, Lecornu në fund zgjodhi ta detyronte miratimin e projektligjit.

Gjatë debatit parlamentar, tensionet u rritën. Kryeministri Lecornu akuzoi opozitën për krijimin e “çrregullimit të përhershëm”, duke argumentuar se bllokimi i bisedimeve për buxhetin në një moment të tillë ishte i papërgjegjshëm.

Ndërkohë, Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë dënoi atë që e quajti një “buxhet ndëshkimi dhe privimi”, duke i nxitur ligjvënësit të votonin për të rrëzuar qeverinë.

Ndarjet brenda kampit qeveritar

Buxheti nuk i ka bindur të gjithë aleatët e qeverisë. Disa ligjvënës të qendrës dhe të krahut të djathtë kanë ngritur pikëpyetje nëse objektivi i uljes së deficitit publik në 5% të PBB-së në vitin 2026 – nga 5,4% në vitin 2025 – është realist.

Sipas planit të qeverisë, bizneset do të përballen me disa rritje taksash, duke përfshirë një taksë shtesë mbi fitimet e mëdha të korporatave që pritet të mbledhin më shumë se 7 miliardë euro.

Deficiti shtetëror parashikohet të jetë rreth 132 miliardë euro, kryesisht i pandryshuar nga viti i kaluar. //a.i/

 

The post PARIS – Franca miraton buxhetin, ndërsa qeveria i mbijeton votave të mosbesimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FRANCË – Qeveria përballet me një tjetër mocion mosbesimi

2 February 2026 at 10:01

PARIS, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Qeveria e kryeministrit francez, Sébastien Lecornu përballet sot  me dy mocione mosbesimi, pasi ai e kaloi buxhetin në Asamblenë Kombëtare pa një votim përfundimtar.

Deputetët e Asamblesë Kombëtare pritet të nisin pasditen e sotmes një debat mbi tërheqjen ose jo të besimit ndaj kabineti të qendrës së majt

Nuk pritet rënia e qeverisë.

Lecornu ka siguruar mbështetjen e socialistëve përmes disa koncesioneve në buxhet.

Nëse qeveria i mbijeton mocioneve të mosbesimit në parlament, buxheti i vitit 2026 konsiderohet i miratuar.

Mocionet e mosbesimit janë kërkuar, nga njëra anë, nga nacionalistët e djathtë të Marine Le Pen, dhe nga ana tjetër nga e majta, të Gjelbrit dhe komunistët.

Përpjekja e tyre për të rrëzuar qeverinë vjen si reagim ndaj faktit që Lecornu e kaloi buxhetin e këtij viti duke përdorur një nen të posaçëm të kushtetutës, pa votim përfundimtar, pas një përpjekjeje të pasuksesshme për kompromis.

Lecornu dhe qeveria e tij kanë mbijetuar tashmë katër mocione mosbesimi javët e fundit, të cilat lidhen me pjesë të buxhetit.

Fakti që Franca, e cila ka një nivel të lartë borxhi, po arrin më në fund të miratojë një buxhet pas një bllokimi politik, pritet të mirëpritet nga bizneset dhe nga partnerët e BE-së, si Gjermania.

Kjo u jep kompanive qartësi për investime dhe punësime, ndërsa edhe sektori publik mund të rifillojë investimet.

Perspektiva që Franca të përballet me problemet e saj të borxhit shihet gjithashtu si një sinjal pozitiv për Bashkimin Evropian./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FRANCË – Qeveria përballet me një tjetër mocion mosbesimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Franca ndryshon Kodin Civil: miraton projektligjin që heq “detyrimin bashkëshortor”

29 January 2026 at 21:55

PARIS, 29 janar 2026 /ATSH/ – Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar me shumicë votash një projektligj që eliminon konceptin e njohur si “detyrim martesor”, pas kritikave se ai përdorej për të anashkaluar pëlqimin seksual brenda martesës, sipas Euronews.

Ky ligj ndërpartiak, i mbështetur nga mbi 120 deputetë, vendos parimin themelor që pëlqimi mbetet i domosdoshëm për çdo akt seksual, përfshirë edhe në martesë.

Nisma u drejtuar nga deputetja Marie-Charlotte Garin dhe presidenti i grupit ”Horizons”, Paul Christophe, synon të heqë përgjithmonë idenë se bashkëshortët janë të detyruar të kenë marrëdhënie seksuale të rregullta.

Ndërsa ky koncept nuk përmendet në Kodin Civil, ai ka mbetur në disa vendime gjyqësore dhe perceptime shoqërore.

Ligji i ri specifikon në nenin 215 të Kodit Civil që “bashkimi i jetës nuk krijon asnjë detyrim për bashkëshortët për të pasur marrëdhënie seksuale.”

Sipas deputetes Garin, qëllimi është të “vijohet me interpretime që e shohin bashkimin e jetës si ‘bashkim në shtrat’ dhe kështu të eliminohet koncepti i detyrës martesore që vazhdon të ekzistojë në ligj dhe shoqëri”.

Ekspertët dhe aktivistët për të drejtat e grave e kanë përshëndetur këtë hap, duke theksuar se është e rëndësishme që seksualiteti të mos shihet si detyrim.

Ligji vjen në një kohë kur dhuna seksuale brenda çiftit mbetet kryesisht e paraportuar.

Sipas një sondazhi IFOP nga 11 shtator 2025, 57% e grave thanë se kishin pasur marrëdhënie martesore pa dëshirë, krahasuar me 39% të burrave.

Projektligji tashmë kaloi në Asamblenë Kombëtare dhe tani do të shqyrtohet nga Senati përmes një procedure të përshpejtuar.

Nëse miratohet, mund të hyjë në fuqi brenda disa muajsh./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Franca ndryshon Kodin Civil: miraton projektligjin që heq “detyrimin bashkëshortor” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Franca: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë të jetë po aq e fortë sa të mëparshmet

29 January 2026 at 15:54

PARIS, 29 janar /ATSH-Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, deklaroi se ata do të vazhdojnë të punojnë për të siguruar që paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë të jetë po aq e fortë sa dy të mëparshmet.

Barrot i bëri këto komente për shtypin në Bruksel, Belgjikë, para një takimi të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE).

Ai tha se u takua me Ministrat e Jashtëm të BE-së në Bruksel këtë mëngjes pas një janari të shënuar nga ngjarje intensive ndërkombëtare dhe kërcënime të forta ndaj Grenlandës, një territor evropian nën mbrojtjen e NATO-s. Më tej ai rikujtoi se Presidenti francez, Emmanuel Macron, shprehu solidaritet me Kryeministren daneze, Mette Frederiksen dhe Kryeministrin e Grenlandës Jens-Frederik Nielsen, të cilët i priti dje në Paris.

Barrot kërkoi që Komisioni i BE-së të deklarojë se do të përdorë të gjitha mjetet e disponueshme, me qetësi dhe vendosmëri për të penguar çdo shkelje të integritetit territorial, proceseve zgjedhore dhe interesave themelore të BE-së ose shteteve të saj anëtare.

Duke treguar se kjo nuk kishte për qëllim përshkallëzimin e tensioneve, Barrot tha se “Kjo është mënyra më e qartë për të penguar me vendosmëri dhe unitet kërcënimet e reja ndaj interesave parësore (të BE-së)”.

Barrot deklaroi se në takim do të trajtohet situata në Ukrainë, ndërsa mbrojti idenë se Presidenti rus, Vladimir Putin, po përpiqej të krijonte një krizë humanitare duke bombarduar infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Vendet e G7 dhe autoritetet e Kievit u takuan në Paris më 23 janar për të njoftuar masa mbështetëse për të ndihmuar Ukrainën të kapërcejë krizën e saj energjetike, theksoi kryediplomati francez.

“Këto sulme ndaj infrastrukturës civile dhe energjetike tregojnë se Vladimir Putin nuk është sinqerisht i gatshëm të marrë pjesë në negociata që do të çonin në një armëpushim dhe paqe të qëndrueshme. Prandaj, ne do të vazhdojmë punën tonë për të siguruar që paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë të jetë po aq e fortë sa paketa e 18-të dhe e 19-të e sanksioneve”, tha Barrot.

Barrot tregoi se midis sanksioneve të reja të kërkuara ishte një ndalim i të gjitha shërbimeve detare për të penguar lëvizshmërinë e “flotës në hije ruse”, duke shtuar se ata do të diskutojnë gjithashtu situatën në Lindjen e Mesme dhe zhvillimet e fundit në Iran.

“Sot do të vendosim për sanksionet në nivel evropian kundër atyre që janë përgjegjës për represionin (në Iran)”, deklaroi Barrot, duke shtuar se ata do të sekuestrojnë pasuritë e 20 individëve dhe do t’u ndalojnë atyre të hyjnë në territorin e BE-së.   /os/

The post FOKUS – Franca: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë të jetë po aq e fortë sa të mëparshmet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌