Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Merrte para për të ndikuar te gjyqtarët, avokati dënohet me 20 muaj burg

17 December 2025 at 17:13

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dha sot vendimin për avokatin Bardhi Koçi, të akuzuar se është munduar të ndikojë në vendimet e gjykatësve, në të paktën tri raste.

Sipas vendimit të sotëm, trupa gjykuese vendosi bashkimin e dënimeve në një masë të vetme prej 2 vite e 6 muaj burgim, e cila u ul me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke përfunduar në 1 vit e 8 muaj burgim.

Gjykata urdhëroi po ashtu pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe vënien e Bardhi Koçit në shërbim prove për një periudhë 3 vite e 4 muaj, me detyrimin për t’u paraqitur pranë Shërbimit të Provës dhe për të mos kryer vepër tjetër penale gjatë kësaj kohe.

Po ashtu, GJKKO vendosi një dënim plotësues për Bardhi Koçin, duke i hequr të drejtën për të ushtruar profesionin e avokatit për një periudhë 3-vjeçare.

Në të njëjtën çështje, gjykata shpalli fajtore edhe Pranvera Meshin për të njëjtën vepër penale, duke e dënuar fillimisht me 1 vit burgim.

Pas uljes me 1/3 të dënimit, masa përfundimtare u caktua 8 muaj burg, nga e cila Pranvera Meshi u përjashtua nga vuajtja e dënimit.

Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e masave të sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për të dy të pandehurit, si dhe kthimin e një telefoni celular Pranvera Meshit, ndërsa materialet e tjera provuese mbeten pjesë e dosjes gjyqësore.

/gj.m/a.f/

The post Merrte para për të ndikuar te gjyqtarët, avokati dënohet me 20 muaj burg appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HONG KONG – Manjati i medias, Jimmy Lai dënohet për shkelje të ligjit të sigurisë kombëtare

15 December 2025 at 09:51

HONG KONG, 15 dhjetor /ATSH-DPA/- Një gjykatë e Hong Kongut ka dënuar manjatin e medias, Jimmy Lai – duke e shpallur themeluesin e gazetës pro-demokracisë “Apple Daily” fajtor për komplot për bashkëpunim me forcat e huaja dhe për botim materialesh që shkaktojnë kryengritje.

Sipas vendimit të sotëm, 78-vjeçari u shpall fajtor për të tre akuzat, dy prej të cilave lidheshin me bashkëpunimin me forcat e huaja.

Ai ishte deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat dhe tani përballet me një dënim të mundshëm me burgim të përjetshëm. Dënimi do të jepet në një datë të mëvonshme që ende nuk është caktuar.

Prokurorët kanë akuzuar Lai për shkelje të ligjit të diskutueshëm të sigurisë kombëtare, sipas të cilit aktivistë të tjerë “pro-demokraci” janë dënuar tashmë, duke e bërë vendimin e gjyqtarëve gjerësisht të pritshëm.

Lai, i cili gjithashtu mban një pasaportë britanike, themeloi “Apple Daily”, e cila u detyrua të mbyllej në vitin 2021 pasi autoritetet nisën hetime – sipas një ligji gjithëpërfshirës të sigurisë kombëtare të urdhëruaar nga Pekini.

Ligji kriminalizon veprimet e konsideruara nga Pekini si kryengritje, shkëputje dhe përmbysje.

Jimmy Lai, 78 vjeç ka kaluar tashmë më shumë se pesë vjet në burg – pasi është dënuar për çështje të tjera, dhe mbështetësit e tij kanë shprehur së fundmi shqetësim në rritje për shëndetin e tij.

Përpara vendimit, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve përsëriti gjithashtu thirrjen për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Lai. Grupi i lirisë së shtypit tha se Lai vuan nga diabeti dhe është mbajtur në izolim.

Gjyqi filloi në dhjetor të vitit 2023 dhe zgjati përtej 80 ditëve të planifikuara fillimisht, duke përfunduar në fund të gushtit – pas më shumë se 150 ditësh seancash dëgjimore.//a.i/

The post HONG KONG – Manjati i medias, Jimmy Lai dënohet për shkelje të ligjit të sigurisë kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Shteti i Palestinës dënon sulmin në Sidnej

14 December 2025 at 20:32

TEL AVIV, 14 dhjetor /ATSH-DPA/ – Autoriteti Palestinez dënoi sulmin me armë nga dy të armatosur gjatë një feste të Hanukës sot në Bondi Beach, në Sidnej, Australi.

Sulmi shkaktoi të paktën 12 persona të vrarë, ndërsa udhëheqësit australianë e shpallën si një akt terrorist të drejtuar ndaj komunitetit hebre.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi se Shteti i Palestinës nxori një deklaratë ku riafirmohet pozicioni i tij për refuzimin e të gjitha formave të ekstremizmit dhe terrorizmit, përfshirë vrasjen e civilëve.

Deklarata gjithashtu dënoi vrasjet e vazhdueshme të civilëve nga Izraeli në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.

Në deklaratë u shprehën ngushëllime për familjet e viktimave, si dhe për qeverinë dhe popullin australian, duke uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.

Australia është ndër disa vende që njohën shtetin palestinez gjatë këtij viti.
Izraeli ka akuzuar Australinë se inkurajon terrorizmin kundër hebrenjve. /Ad.Ab./

 

The post TEL AVIV – Shteti i Palestinës dënon sulmin në Sidnej appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandal në Hollivud, regjisori dënohet pasi përfitoi 1 milion dollarë nga Netflix

By: gaze tare
12 December 2025 at 22:12

Carl Reince, regjisori hollivudian i njohur më së miri për filmin “47 Ronin” me Keanu Reeves në rolin kryesor, është dënuar për mashtrim prej 11 milionë dollarësh ndaj Netflix për një shfaqje që nuk u transmetua kurrë.

Në vend të kësaj, ai i përdori paratë për blerje luksoze që përfshinin disa Rolls-Royce, një Ferrari dhe rreth 1 milion dollarë në dyshekë dhe çarçafë luksozë.

Reigns u dënua të enjten për mashtrim financiar, pastrim parash dhe akuza të tjera, raporton Associated Press. Dënimi i tij do të shpallet në prill. Avokati i regjisorit tha se beson që vendimi ishte i gabuar dhe se “mund të krijojë një precedent të rrezikshëm për artistët e përfshirë në mosmarrëveshje kontraktuale dhe krijuese”.

Prokurorët thanë se Netflix fillimisht i pagoi Reigns rreth 44 milionë dollarë për një serial të papërfunduar fantastiko-shkencor të quajtur “White Horse” dhe më pas edhe 11 milionë dollarë të tjerë pasi ai tha se kishte nevojë për fonde shtesë për të përfunduar prodhimin.

Megjithatë, në vend që t’i vendoste paratë në një llogari bankare, Rins i depozitoi ato në një llogari personale, ku bëri një sërë investimesh të pasuksesshme, duke humbur rreth gjysmën e 11 milionë dollarëve brenda pak muajsh.

Më pas, ai investoi pjesën tjetër të parave në tregun e kriptomonedhave, duke nxjerrë njëfarë fitimi, të cilin e depozitoi në llogarinë e tij bankare.

Pastaj erdhën blerjet luksoze: pesë Rolls-Royce, një Ferrari dhe 652,000 dollarë në ora dhe rroba. Ai bleu gjithashtu dy dyshekë për 638,000 dollarë dhe 295,000 dollarë të tjerë për çarçafë. Dhe sikur të mos mjaftonin këto, ai përdori një pjesë të 18 milionë dollarëve për të shlyer kartat e kreditit.

The post Skandal në Hollivud, regjisori dënohet pasi përfitoi 1 milion dollarë nga Netflix appeared first on iconstyle.al.

EMRAT/ Trafik narkotikësh, Gjykata e Posaçme dënon dy të pandehur me 10 vite burg

By: M C
11 December 2025 at 16:54

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në çështjen e vitit 2023 lidhur me narkotikët. Redian (Refik) Doda u shpall fajtor për “prodhim dhe shitje narkotikësh” në bashkëpunim dhe u dënua përfundimisht me 5 vite e 4 muaj burg, pasi i ulet një e treta e dënimit fillestar. Akuzat e tjera, për pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, u rrëzuan.

Fabi Isaku u dënua për të njëjtën vepër me 4 vite e 8 muaj burg, ndërsa akuzat për grup të strukturuar kriminal nuk u provuan.

Ndryshe, Zabit (Artur) Fisniku u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat, përfshirë trafikimin e narkotikëve në tre episode dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal. Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij nga paraburgimi.

Njoftimi i GJKKO:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale me nr. 38 procedimi, të vitit 2023, ndaj të pandehurve Redian (alias Refik) Doda, Zabit (alias Artur) Fisniku dhe Fabi Isaku. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Flojera Davidhi dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 80, datë 11.12.2025 vendosi:

1. Në bazë të nenit 375 të K.Pr.Penale, ndryshimin e kualifikimit ligjor të faktit penal, deklarimin fajtor të të pandehurit Redian Doda alias Refik Doda, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 283, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim.

2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Redian Doda alias Refik Doda, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 287/1 dhe 28/4 në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja b) të K.Pr.Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

3. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Redian Doda alias Refik Doda, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja a) të K.Pr.Penale, pasi fakti penal nuk provohet se ekziston.

4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Redian Doda alias Refik Doda, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

5. Llogaritja e dënimit fillon nga data e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Redian Doda alias Refik Doda do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

6. Në bazë të nenit 375 të K.Pr.Penale, ndryshimin e kualifikimit ligjor të faktit Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al penal, deklarimin fajtor të të pandehurit Fabi Isaku për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 283, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.

7. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Fabi Isaku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja a) të K.Pr.Penale, pasi fakti penal nuk provohet se ekziston.

8. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Fabi Isaku, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj.

9. Llogaritja e dënimit fillon nga data e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Fabi Isaku do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

10. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Zabit (alias Artur) Fisniku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 3 (tre) episode (më konkretisht të datave 22.01.2023 (ep 1), 17.02.2023 (er. 2) si dhe 13.03.2023 (ep. 4), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

11. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Zabit Fisniku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja a) të K.Pr.Penale, pasi fakti penal nuk provohet se ekziston.

12.Bazuar në nenet 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Zabit Fisniku, me vendimin nr. 66 akti, datë 28.06.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

13. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Zabit Fisniku nga paraburgimi, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër të ligjshëm.

14.Lidhur me sendet dhe provat materiale, bazuar në nenet 389, 190 dhe 275 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenin 36 të Kodit Penal, disponohet si vijon: …

15. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit përkatës, si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës, i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë me këtë vendim, në mënyrë solidare.

16. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 11.12.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuaR.

The post EMRAT/ Trafik narkotikësh, Gjykata e Posaçme dënon dy të pandehur me 10 vite burg appeared first on Albeu.com.

I dënuar në Francë për trafik droge/ Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të Elton Arkaxhiut

By: Brisi
8 December 2025 at 10:43

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka kërkuar konfiskimin e pasurive të shtetasit Elton Arkaxhiu ( i dënuar në Francë për ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’) dhe personave të lidhur me të. Sipas organit të akuzës, nga hetimet mbi procedimin pasuror të nisur në vitin 2024, u identifikuan se pasuritë […]

The post I dënuar në Francë për trafik droge/ Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të Elton Arkaxhiut appeared first on BoldNews.al.

Abuzoi sek*ualisht me vajzën e tij të mitur, dënohet me burg 53-vjeçari në Greqi

By: Brisi
29 November 2025 at 16:58

Një baba 53-vjeçar u shpall unanimisht fajtor për akte seksuale kundër vajzës së tij tre vjeçe e gjysmë, raportojnë mediat greke. Gjykata e Apelit Kretë, në Hania të Greqisë, e dënoi me 5.5 vjet burg. Pavarësisht provave dhe 14 raporteve të ekspertëve që konfirmonin abuzimin, i pandehuri vazhdoi të mohonte gjithçka. Rasti kishte të bënte […]

The post Abuzoi sek*ualisht me vajzën e tij të mitur, dënohet me burg 53-vjeçari në Greqi appeared first on BoldNews.al.

U kapën me kanabis/ GJKKO jep dënimin për grupin prej 22 personash! Ja sa vite burg u dha për disa të pandehur

By: M C
26 November 2025 at 17:22

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka përfunduar gjykimin 22 të pandehur, të akuzuar për veprat penale të lidhura me prodhimin, shitjen dhe kultivimin e narkotikëve, si dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

Të pandehurit ishin Pjetër Gjoni, Roland Gjoni, Danjela Hasani, Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Baftaj, Frange Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorontina Hoxha, Blerina Meta, Arian Popa, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, Liljana Çopani dhe Vajdie Allamani”, të përfshirë në një grup të strukturuar kriminal kultivoi 23 mijë rrënjë kanabis në zonat malore të Malësisë së Madhe dhe kishte në posedim 246 kilogramë kanabis të paketuar në thasë.

Pjetër Gjoni, i akuzuar si një nga personat kryesorë të këtij grupi, u deklarua fajtor për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, duke u dënuar përfundimisht në 7 vite e 4 muaj burg, që do të vuhet në një institucion të sigurisë së lartë. Për akuzën e “Kultivimit të bimëve narkotike”, Gjoni u shpall i pafajshëm.

Ndërkohë, Roland Gjoni u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat në ngarkim të tij, teksa gjykata vendosi shuarjen e masës së “arrestit në shtëpi”.

Nga të pandehurit e tjerë, disa u dënuan me burg, ndërsa për një pjesë gjykata vendosi pezullim të ekzekutimit të dënimit dhe vënie në provë për 3 vite.

Arian Popa – 8 vite burgim

Arben Uruçi – 6 vite e 8 muaj burgim

Ardjan Tahiri – 6 vite e 8 muaj burgim

Samet Dahati – 6 vite burgim

Izmir Dahati – 6 vite burgim

Ermis Sela – 6 vite burgim

Afrim Dahati – 6 vite burgim

Danjela Hasani – 6 vite e 8 muaj burgim

Ndërsa një grup prej 10 të pandehurash, përfshirë: Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Baftaj, Frange Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorontina Hoxha, Blerina Meta, Liljana Çopani dhe Vajdie Allamani, u dënuan me nga 4 vite e 8 muaj burgim, por dënimi iu pezullua dhe u vendos shërbim prove për 3 vite.

Përveç Roland Gjonit, gjykata shpalli të pafajshëm edhe: Besar Lejthiza, Izmir Dahati (për një prej akuzave), Ermis Sela (për një prej akuzave), Afrim Dahati (për një prej akuzave) dhe Samet Dahati (për një prej akuzave).

Besar Lejthiza u urdhërua të lirohet menjëherë nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet për ndonjë çështje tjetër.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Pjetër Gjoni, Roland Gjoni, Danjela Hasani, Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Baftaj, Frange Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorontina Hoxha, Blerina Meta, Arian Popa, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, Liljana Çopani dhe Vajdie Allamani”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Biba Ndreca dhe Erjon Bani, me vendimin nr. 77, datë 26.11.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Pjetër Gjoni për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 10 vjet burgim.

2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Pjetër Gjoni për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Pjetër Gjoni për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.

4. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Pjetër Gjoni dënohet me 11 vjet burgim.

5. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Pjetër Gjoni i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 7 vite e 4 muaj burgim.

6. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

7. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Roland Gjoni për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.

8. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Roland Gjoni për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.

9. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Roland Gjoni për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.

10. Në bazë të nenit 261 pika 1 dhe 389 të K.Pr.Penale deklarohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale dhe caktuar ndaj të pandehurit Roland Gjoni me anë të vendimit Nr. 60, datë 13.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

11. Deklarimin fajtore të të pandehurës Danjela Hasani për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e saj me 10 vjet burgim.

12. Deklarimin fajtore të të pandehurës Danjela Hasani për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 2 vjet burgim.

13. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, e pandehura Danjela Hasani dënohet me 10 vjet burgim.

14. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Danjela Hasani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burgim.

15. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

16. Deklarimin fajtore të të pandehurës Valbona Haka për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.

17. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Valbona Haka i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

18. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

19. Deklarimin fajtore të të pandehurës Mimoza Hoti për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.

20. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Mimoza Hoti i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

21. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

22. Deklarimin fajtore të të pandehurës Elida Doku për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.

23. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Elida Doku i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

24. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

25. Deklarimin fajtore të të pandehurës Hurme Baftaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.

26. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Hurme Baftaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

27. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

28. Deklarimin fajtore të të pandehurës Frange Gjini për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.

29. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Frange Gjini i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

30. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

31. Deklarimin fajtore të të pandehurës Fatime Baftaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.

32. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Fatime Baftaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

33. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

34. Deklarimin fajtore të të pandehurës Drita Çuni për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.

35. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Drita Çuni i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

36. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

37. Deklarimin fajtore të të pandehurës Dorontina Hoxha për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.

38. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Dorontina Hoxha i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

39. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

40. Deklarimin fajtore të të pandehurës Blerina Meta për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.

41. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Blerina Meta i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

42. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

43. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arian Popa për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 11 vjet burgim.

44. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arian Popa për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 9 vjet burgim.

45. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arian Popa për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.

46. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Arian Popa dënohet me 12 vjet burgim.

47. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Arian Popa i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.

48. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

49. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Uruçi për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 10 vjet burgim.

50. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Uruçi për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 8 vjet burgim.

51. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Uruçi për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

52. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Arben Uruçi dënohet me 10 vjet burgim.

53. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Arben Uruçi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burgim.

54. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

55. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Tahiri për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 10 vjet burgim.

56. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Tahiri për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 8 vjet burgim.

57. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Tahiri për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

58. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ardjan Tahiri dënohet me 10 vjet burgim.

59. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ardjan Tahiri i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burgim.

60. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

61. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Samet Dahati për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.

62. Deklarimin fajtor të të pandehurit Samet Dahati për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 9 vjet burgim.

63. Deklarimin fajtor të të pandehurit Samet Dahati për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

64. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Samet Dahati dënohet me 9 vjet burgim.

65. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Samet Dahati i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite burgim.

66. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

67. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Besar Lejthiza për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.

68. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Besar Lejthiza për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.

69. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Besar Lejthiza për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.

70. Në bazë të nenit 261 pika 1 dhe 389 të K.Pr.Penale deklarohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale dhe caktuar ndaj të pandehurit Besar Lejthiza me anë të vendimit Nr. 60, datë 13.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe lirimi i menjëherëshëm i të pandehurit Besar Lejthiza nga ambientet e IEVP, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar, apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

71. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Izmir Dahati për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.

72. Deklarimin fajtor të të pandehurit Izmir Dahati për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 9 vjet burgim.

73. Deklarimin fajtor të të pandehurit Izmir Dahati për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

74. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Izmir Dahati dënohet me 9 vjet burgim.

75. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Izmir Dahati i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite burgim.

76. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

77. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ermis Sela për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.

78. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermis Sela për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 9 vjet burgim.

79. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermis Sela për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

80. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ermis Sela dënohet me 9 vjet burgim.

81. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ermis Sela i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite burgim.

82. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

83. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Afrim Dahati për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet kryerja e saj.

84. Deklarimin fajtor të të pandehurit Afrim Dahati për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284 paragrafi i parë dhe neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal, dënimin e tij me 9 vjet burgim.

85. Deklarimin fajtor të të pandehurit Afrim Dahati për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

86. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Afrim Dahati dënohet me 9 vjet burgim.

87. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Afrim Dahati i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite burgim.

88. Vuajtja e dënimit do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

89. Deklarimin fajtore të të pandehurës Liljana Çopani për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.

90. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Liljana Çopani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

91. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

92. Deklarimin fajtore të të pandehurës Vajdie Allamani për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim.

93. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Vajdie Allamani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

94. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 3 vitesh, me kusht që gjatë kësaj kohe, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

95. Sendet dhe provat materiale të sekuestruara të mbeten në ruajtje për efekt të gjykimit të çështjes penale të ndarë dhe procedimit penal të ndarë.

96. Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

97. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

The post U kapën me kanabis/ GJKKO jep dënimin për grupin prej 22 personash! Ja sa vite burg u dha për disa të pandehur appeared first on Albeu.com.

KANADA – G7-a kritikon mbështetjen e Kinës për Rusinë

13 November 2025 at 10:27

ONTARIO, 13 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministrat e Jashtëm të G7-ës apo demokracive kryesore industriale, kritikuan mbështetjen e Kinës për Rusinë.

”Ministrat dënuan ofrimin e armëve dhe komponentëve me përdorim të dyfishtë nga Kina, një faktor vendimtar për luftën e Rusisë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët, pas bisedimeve në Niagara-on-the-Lake, në provincën juglindore të Ontarios në Kanada.

Ministrat e G7-s gjithashtu dënuan Korenë e Veriut dhe Iranin për ofrimin e mbështetjes ushtarake për Rusinë.

Grupi i G7-s përfshin Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deklarata tha se grupi ”theksoi përsëri mbështetjen e pakushtëzuar për Ukrainën në mbrojtje të integritetit të saj territorial dhe të drejtës për të ekzistuar, si dhe të lirive, sovranitetit dhe pavarësisë së saj”.

”Ne theksuam se një armëpushim i menjëhershëm është i domosdoshëm. U ra dakord që linja aktuale e kontaktit duhet të jetë pika e nisjes për negociatat. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj parimit që kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë”, theksohet në deklaratë.

Grupi shprehu shqetësim për zhvillimin ushtarak të Kinës dhe ”shtimin e shpejtë të arsenalit të saj bërthamor” duke dënuar gjithashtu programet bërthamore  të Koresë së Veriut.

Kina ka mbetur neutrale në luftën në Ukrainë, por konsiderohet partnere e ngushtë dhe me ndikim e Rusisë.

Pekini ka propozuar zgjidhje për përfundimin e luftës, të cilat Kievi i ka refuzuar sepse bazohen kryesisht në kërkesat e Moskës./   /Ad.Ab./

The post KANADA – G7-a kritikon mbështetjen e Kinës për Rusinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Më morën vitet më të bukura”/ I riu në Pogradec dënohet padrejtësisht, gjykata zvarrit kompensimin

By: Brisi
11 November 2025 at 21:28

Klajdi Zavalani, një i ri nga Pogradeci, tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se u dënua në vitin 2021 me 1.5 vite burg për një vepër që nuk e kishte kryer. Atëherë ishte 18 vjeç dhe thotë se kjo ngjarje i shkaktoi shumë tronditje. Pas vuajtjes së dënimit, gjykata e nxori të pafajshëm dhe […]

The post “Më morën vitet më të bukura”/ I riu në Pogradec dënohet padrejtësisht, gjykata zvarrit kompensimin appeared first on BoldNews.al.

FIFA dënon Serbinë për sjellje antisportive në ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 November 2025 at 16:56

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Sjellja e tifozëve serbë gjatë ndeshjes Serbi–Shqipëri ka sjellë pasoja të rënda për Federatën Serbe të Futbollit.

Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka vendosur ta ndëshkojë Federatën Serbe me masa të ashpra, pas koreve fyese dhe sjelljes antisportive të tifozëve gjatë takimit ku Shqipëria arriti fitoren falë golit të Manajt.

Në vendimin e bërë publik sot, FIFA njofton se në ndeshjen e ardhshme të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2026 kundër Letonisë, që do të zhvillohet në Leskovac, Serbia do të detyrohet të luajë përpara një numri të kufizuar tifozësh, pasi 25 për qind e vendeve të stadiumit do të qëndrojnë të mbyllura.

Krahas kësaj mase, Federata Serbe është gjobitur edhe me 87 500 franga zvicerane, me arsyetimin se incidentet e tilla janë bërë të përsëritura në ndeshjet e fundit të përfaqësueses serbe.

/a.f/

The post FIFA dënon Serbinë për sjellje antisportive në ndeshjen ndaj Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky dënon sulmin e fundit rus, bën thirrje për më shumë sanksione

30 October 2025 at 22:08

KIEV, 30 tetor /ATSH-DPA/ – Rusia ka bombarduar një tjetër termocentral në Ukrainë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave, njoftoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij sot në mbrëmje.

Sipas Zelensky, sulmi goditi termocentralin në Sloviansk, qyteti më i madh në rajonin e Donetskut që ende kontrollohet nga Kievi.

“Për fat të keq, dy persona humbën jetën,” tha ai, duke shtuar se “disa të tjerë janë plagosur”.

Ky sulm vjen pas njërës prej netëve më të rënda të luftës për Ukrainën, me një numër të madh goditjesh ndaj objekteve energjetike.

Përballë sulmeve të qëllimshme ndaj infrastrukturës civile, Zelensky e përshkroi këtë si terrorizëm dhe theksoi se bota duhet të reagojë.

Ai përmendi sanksionet e fundit ndaj kompanive ruse të naftës si një shembull të përgjigjes efektive, duke thënë se ato tashmë kanë treguar ndikim të qartë.

“Eksportet e naftës janë themeli i arrogancës ruse dhe nëse sanksionet mbeten ose ashpërsohen, Rusia do të pësojë humbje të ndjeshme”, tha Zelensky.

Sipas vlerësimeve të tij, Moska mund “të humbasë rreth 50 miliardë dollarë vitin e ardhshëm.

“Sanksionet më të forta do të ishin një mjet i fuqishëm për ta detyruar Rusinë të ndalojë luftën, shtoi ai. /Ad.Ab./

The post KIEV – Zelensky dënon sulmin e fundit rus, bën thirrje për më shumë sanksione appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pastrim parash dhe grup kriminal, dënohen vëllezërit Ramaj dhe ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

20 October 2025 at 12:50


GJKKO ka dënuar me 7 vite burg për pastrim parash të kryer në bashkëpunim ish-drejtoreshën e Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashi.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi për ish-zyrtaren zbret ne 4 vite e 8 muaj burg, raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat.

Megjithatë Dashi nuk do të bëjë asnjë dit burg pasi dënimi i konvertohet ne 3 vite shërbim prove. GJKKO ka vendosur t’i heqë edhe masat e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalim dalje jashtë shtetit ish-drejtoreshës së Kadastrës Durrës.

Dy vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj u dënuan me 17 vite e 6 muaj burg, ku dënimi për të parin u reduktua në 6 vite e 8 muaj për kryerjen e veprës penale “grup i strukturuar kriminal”, ndërsa për Leonardin në 5 vite për “pastrim parash”.

Ndërsa për Ardjan Malasin, gjykata vendosi dënimin me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar. /Tch/

Edhe në rigjykim 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ndaj ish-kryetarit të LDK-së në Drenas, gjashtë muaj burgim e 3 mijë euro gjobë për nipin e tij

17 October 2025 at 15:26


Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetarin e degës së LDK-së në Drenas, Bedri Nika, kurse nipin e tij, Albian Nika, u dënua me gjashtë muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë, lidhur me akuzën për pastrim parash.

Ndryshe, në seancën e datës 26 nëntor 2024, dy të akuzuarit janë shpallur fajtorë për veprën penale në bashkëkryerje “Shpëlarje e parave”.

Ndërsa, Apeli e kishte kthyer përseri këtë cështje në rivendosje.

Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve të cilët u shpallën fajtorë për pastrim parash, u shpall të premten nga gjyqtarja Violeta Namani, raporton “Betimi për Drejtësi”

Sipas këtij aktgjykimi, i akuzuari Bedri Nika u dënua me 1 vit burgim, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, si dhe me 15 mijë euro gjobë.

Ndërsa, të akuzuarit Albian Nika, gjykata i shqiptoi dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muajsh dhe 3 mijë euro gjobë. Ndërsa, më pëlqimin e të akuzuarit Nika, dënimi me burgim do të shndërrohet në dënim me gjobë në shumën prej 5 mijë euro.

Po ashtu, Gjykata me këtë aktgjykim ka konfiskuar edhe 121 banknota të dëmtuara në vlerë totale prej 6050 euro, të cilat mjete janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

Gjithashtu, detyrohen të akuzuarit që në mënyrë solidare, t’ia kompensojnë të dëmtuarës- bankës NLB në Prishtinë shumën prej 5 mijë e 900 euro, në afat prej një muaji pasi që aktgjykimi të marrë formën e prerë.

Ndaj të akuzuarit Bedri Nika për veprën penale “Blerja, pranimi dhe fshehja e sendeve të përfituara me vepër penale”, Gjykata refuzoi akuzën me arsyetimin se prokurori i Prokurorisë Speciale është tërhequr nga akuza, në fjalën hyrëse të këtij shqyrtimi gjyqësor.

Gjykata, obligoi dy të akuzuarit Nika, që secili veç e veë në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë shumën prej 200 euro dhe në emër të Kompensimit të Viktimave të Krimit shumën prej 100 euro.

Në fund, Gjykata njoftoi se palët e pakënaqura, kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese sipas afatit ligjor.

Ndryshe, në seancën e datës 28 tetor 2024, dy të akuzuarit janë shpallur fajtorë për veprën penale në bashkëkryerje “Shpëlarje e parave”.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 14 prill 2023, kishte shpallur aktgjykim duke e dënuar të akuzuarin Bedri Nika me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë për veprën penale “pastrimi i parasë”, ndërsa e kishte liruar për veprën penale “blerja, pranimi dhe fshehja e sendeve të përfituara me vepër penale”. Kurse të akuzuarin Albian Nika për veprën penale “pastrim i parasë” e kishte dënuar me 6 muaj burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Ndryshe, Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Por, Gjykata Supreme e kishte konstatuar se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë nuk është përpiluar duke u bazuar në dispozita ligjore, pasi që si dispozitivi, ashtu edhe arsyetimi nuk përmbajnë sqarime të duhura në lidhje me “aktivitetin kriminal”, që konsiderohet element esencial i figurës së veprës penale për të cilën të dënuarit Nika shpallur fajtor.

Sipas të njëjtit aktgjykim thuhet se shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale me të cilat janë përfshirë aktgjykimet e shkallës së parë dhe së dytë janë të asaj natyre që nuk kanë mundur që të evitohen nga Gjykata Supreme e Kosovës, kështu që të njëjtat kanë qenë arsye që kanë imponuar që detyrimisht kjo çështje penale të kthehet në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë që duhet të marrë një vendim të drejtë, të ligjshëm dhe të arsyetuar mjaftueshëm për çdo pikë të aktgjykimit,

Sipas aktakuzës së ngritur më 20 dhjetor 2021, Bedri Nika ngarkohej me veprat penale “Blerja, pranimi dhe fshehja e sendeve të përfituara me vepër penale” dhe veprën penale “Pastrimi i parasë”, me të cilën vepër ngarkohej edhe i akuzuari Albian Nika. Aktakuzën e plotë mund të gjeni KETU. /BetimipërDrejtësi/

FRANCË – Ish – presidenti Sarkozy njoftohet për fillimin e dënimit me burg 

13 October 2025 at 21:06

PARIS, 13 shtator /ATSH-DPA/  – Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është njoftuar personalisht për datën dhe vendin e fillimit të dënimit të tij pesëvjeçar me burg për përfshirje në një komplot kriminal, megjithëse detajet mbeten të fshehta.

Pas takimit me autoritetet gjyqësore, Sarkozy u kthye në shtëpinë e tij në lagjen e pasur 16-të të Parisit. Ai u dënua në fund të shtatorit, duke përfshirë një vit me pezullim, për përfshirje në financime të dyshuara nga diktatori libian Moamer Gadafi gjatë fushatës së tij presidenciale në 2007.

Gjykata urdhëroi ekzekutimin e menjëhershëm të dënimit, edhe pse Sarkozy ka apeluar vendimin dhe mohon të gjitha akuzat.

Për shkak se është mbi 70 vjeç, ish-presidenti mund tëpërfitojë lirimin me kusht dhe të vuajë dënimin jashtë burgut nën mbikëqyrje. Supozimi është se ai do të mbahet në burgun “La Sante” në Paris, i cili ka një sektor të sigurt për të burgosur me profil të lartë.

Çështja ndaj tij  e quajtur “Libia” lidhet me akuza se fonde nga regjimi i Gadafit u kanalizuan në mënyrë të paligjshme për fushatën presidenciale të Sarkozy- të cilën ai e fitoi.

Megjithëse gjykata nuk gjeti prova për pagesat, ajo konkludoi se Sarkozy dhe bashkëpunëtorët e tij kishin kërkuar aktivisht mbështetje financiare nga udhëheqja libiane.

Ish-presidenti vazhdon të mohojë çdo fajësi, duke e quajtur çështjen një “gjueti shtrigash”. /Ad.Ab./

The post FRANCË – Ish – presidenti Sarkozy njoftohet për fillimin e dënimit me burg  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Irani shpeshton dënimet për spiunazh mes një vale ekzekutimesh

7 October 2025 at 20:22

TEHERAN, 7 tetor /ATSH/ – Vetëm pak ditë pasi ekspertët e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut e dënuan përshkallëzimin dramatik të ekzekutimeve në Iran, Këshilli i Gardës, institucioni më i fuqishëm mbikëqyrës kushtetues në Iran, miratoi dënime edhe më të ashpra për spiunazh dhe bashkëpunim me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

Një zëdhënës i Këshillit të Gardës e bëri të ditur vendimin më 1 tetor, pas muajsh diskutimesh me Parlamentin për ndryshimet ligjore.

Ky njoftim erdhi pak pas një raporti të një paneli të OKB-së, sipas të cilit autoritetet iraniane kanë ekzekutuar mbi 1 000 persona që nga fillimi i vitit. Sipas ”Amnesty International”, kjo është shifra më e lartë në të paktën 15 vjet.

“Me një mesatare prej më shumë se nëntë varjesh në ditë gjatë javëve të fundit, Irani duket se po kryen ekzekutime në një shkallë industriale që bie ndesh me çdo standard të pranuar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, thanë ekspertët e OKB-së.

Paneli raportoi se 10 njerëz janë ekzekutuar këtë vit për akuza spiunazhi, tetë prej tyre pas 13 qershorit, kur Izraeli nisi një luftë 12-ditore kundër Iranit. Që nga publikimi i raportit më 29 shtator, Irani ekzekutoi edhe një individ tjetër të akuzuar për spiunazh për Izraelin.

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi, tha se qëllimi kryesor i autoriteteve është të shfaqin “fytyrën e dhunshme” të Republikës Islamike.

“Ata duan ta frikësojnë publikun, që të mos shfrytëzojë dobësinë e pushtetit politik duke dalë në rrugë”, tha ajo për Radio Farda të Radios Evropa e Lirë (REL).

Ebadi lëshoi një paralajmërim të ashpër, duke thënë se “jeta e njerëzve është kthyer në mjet për mbijetesën e pushtetit”.

Gjuhë e paqartë në Ligjin për Spiunazhin

Prej kur u prezantua projektligji në qershor, ekspertë ligjorë dhe grupe për të drejtat e njeriut kanë paralajmëruar se formulimet e paqarta dhe dënimet e rënda rrezikojnë akuza arbitrare dhe ekzekutime masive, përfshirë për vepra që më herët kishin dënime më të lehta ose nuk klasifikoheshin si spiunazh.

Pas ndryshimeve përfundimtare, ligji i jep Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare (KSSK) autoritetin për t’i identifikuar “shtetet dhe grupet armiqësore”, ndërsa Ministria e Inteligjencës harton listën e “rrjeteve armiqësore”.

Gjykime tmerrësisht të padrejta

Raporti i organizatës ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International thekson se gjykatat revolucionare, të cilat trajtojnë rastet lidhur me sigurinë kombëtare dhe drogën, nuk kanë pavarësi gjyqësore dhe shpesh japin dënime të rënda sikurse ai me vdekje pas “gjykimeve tmerrësisht të padrejta”.

Ebadi argumentoi se dënime të ashpra si ai me vdekje nuk kanë arritur ta ndalin trafikun e drogës.

“Në vend të dënimeve çnjerëzore, autoritetet duhet t’i adresojnë shkaqet rrënjësore që e shtyjnë popullin të përfshihet në krime të tilla”, tha ajo, duke theksuar se këto dukuri lulëzojnë në zona të lëna pas dore dhe të pazhvilluara.

Irani renditet i dyti në botë për ekzekutime vjetore, pas Kinës./  (REL) /os/

The post FOKUS – Irani shpeshton dënimet për spiunazh mes një vale ekzekutimesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj: Dënoj aktin e patolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Kalaja

TIRANË, 6 tetor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj dënoi sot ngjarjen e ndodhur në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja dhe mbetën të plagosur dy persona të tjerë.

Në një njoftim për shtyp, Presidenti Begaj theksoi se “jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e patolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja”.

“Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit, tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale”, tha Begaj.

Presidenti Begaj u shpreh se “në emër të shtetit i gjendem pranë familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij të afërt e të largët, si dhe shpreh solidaritetin e plotë të shqiptarëve me dhimbjen e pakufishme për humbjen”.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku është qëlluar me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja, i cili për pasojë ka humbur jetën. Nga të shtënat janë plagosur gjithashtu dy persona të tjerë, palë në një proces gjyqësor.

/k.s//a.f//r.e/

The post Begaj: Dënoj aktin e patolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Kalaja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MUZIKË – Sean ”Diddy” Combs dënohet mbi katër vjet burg për prostitucion

4 October 2025 at 11:25

NJU JORK, 4 tetor /ATSH/ – Figura e njohur botërisht e muzikës hip-hop, Sean “Diddy” Combs u dënua me pak më shumë se katër vjet burg, pasi u shpall fajtor për akuza të lidhura me prostitucionin, që përfshinin dy ish-të dashurat e tij, sipas BBC.

Avokatët e Combs kërkuan një dënim prej 14 muajsh, duke thënë se klienti i tyre është i riedukuar pasi ka vuajtur 13 muaj në një burg të Nju Jorkut, por prokurorët donin 11 vjet, duke përmendur historinë e tij të dhunës në familje.

Përveç prokurorëve që detajuan abuzimin e Combs, gjykata dëgjoi disa nga fëmijët e Combs, disa prej tyre duke qarë gjatë dëshmive.

Vetë Combs kërkoi falje.

Në fund, gjykatësi Arun Subramanian tha se një dënim i konsiderueshëm ishte i nevojshëm si një masë parandaluese dhe për të dërguar një mesazh.

Para se gjykatësi të jepte dënimin prej 50 muajsh, Combs iu drejtua gjykatës, që ishin  fjalët e tij të para publike që nga fillimi i gjyqit.

Combs u kërkoi falje viktimave të tij, duke përmendur konkretisht dy ish-të dashurat e tij, Casandra Ventura dhe “Jane”, të cilat dëshmuan me pseudonim.

“Veprimet e mia ishin të neveritshme, të turpshme dhe të sëmura. U përhumba në tepri, u përhumba në egon time”, tha ai.

Ai u kërkoi falje edhe nënës dhe fëmijëve të tij.

“Më vjen shumë keq. Ata meritonin më mirë”, tha ai, duke iu referuar shtatë fëmijëve të tij, shumica e të cilëve ishin në sallën e gjyqit.

Pastaj ai iu lut gjyqtarit për një shans të dytë duke thënë se nuk do ta rrezikonte më kurrë kohën me familjen e tij.

“Kërkoj mëshirë. Lutem për mëshirë”, tha Combs.

“Nuk kam askënd për të fajësuar përveç vetes. E di që e kam mësuar mësimin tim”, shtoi ai.

Në gjyqin federal gati dymujor në Nju Jork, prokurorët akuzuan Combs për përdorimin e statusit të tij të famshëm dhe perandorisë së biznesit për të drejtuar një sipërmarrje kriminale dhe për të trafikuar seksualisht ish-të dashurat e tij.

Prokurorët argumentuan se Combs trafikonte gra përmes takimeve, ku ai paguante eskorta meshkuj për të bërë seks me të dashurat e tij ndërsa shikonte dhe filmonte.

Qeveria argumentoi se Combs i detyronte gratë në takime seksuale të padëshiruara me drogë dhe dhunë fizike./ a.jor.

The post MUZIKË – Sean ”Diddy” Combs dënohet mbi katër vjet burg për prostitucion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sean Diddy Combs, jo vetëm burg, por edhe gjobë me një shumë të majme!

By: gaze tare
3 October 2025 at 23:21

Sean “Diddy” Combs është dënuar nga Gjykata Federale me një periudhë burgimi  prej 50 muajsh dhe një gjobë maksimale prej 500,000 dollarësh për krime të lidhura me prostitucion dhe dhunë. Gjyqtari Arun Subramanian e cilësoi veprimet e Sean Diddy Combs si të ndihmuara nga “burimet e jashtëzakonshme” të artistit, duke theksuar se pasuria e tij ka luajtur një rol kyç në kryerjen e krimeve.

Në këtë rast, gjoba prej gjysmë milioni dollarësh është konsideruar si një devijim nga udhëzimet standarde të dënimit, duke marrë parasysh mundësitë financiare të Combs dhe ndikimin që ka pasuria e tij në veprimet e tij. Gjyqtari theksoi se pasuritë e Diddy-t nuk kanë qenë vetëm një arsye për kryerjen e veprave, por kanë mundësuar gjithashtu zhvillimin e disa aktiviteteve të jashtme që kanë ndikuar negativisht tek individë të tjerë.

Pas shpalljes së dënimit, ku reperi do të jetë për 4 vite e 2 muaj prapa hekurave, Combs-it i duhet që të paguajë gjobën dhe do të vuajë dënimin për të përmbushur kërkesat ligjore. Ai është gjithashtu i detyruar të ndihmojë autoritetet me hetimet që lidhen me krimet që janë bërë objekt i akuzës.

Ky dënim ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka ngjallur debat në lidhje me ndikimin e pasurisë në sjelljen e personazheve të njohur, veçanërisht ata që mbajnë pozita të larta në shoqëri.

The post Sean Diddy Combs, jo vetëm burg, por edhe gjobë me një shumë të majme! appeared first on iconstyle.al.

Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO dënon me 1 vit e 6 muaj Denis Xholin

30 September 2025 at 17:04

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim Denis Xholin, i akuzuar për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, vepër e kryer në bashkëpunim.

Vendimi u mor nga trupa gjyqësore e përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca.

Përveç dënimit me burg, Xholit iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Denis Xholi, si një nga zyrtarët e bashkisë Bulqizë, akuzohet për përfshirje në manipulimin e procedurës së prokurimit publik për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Bulqizë.

Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me zyrtarë të tjerë dhe persona të lidhur me fituesit e tenderit për të favorizuar subjekte të caktuara, duke cenuar parimet e ligjshmërisë dhe transparencës në këtë proces.

Gjithashtu, gjatë hetimit u evidentua se ai ka përfituar pagesa të paligjshme në lidhje me këtë tender, duke kontribuar në shkeljet dhe falsifikimet e dokumentacionit gjatë zbatimit të kontratës.

Denis Xholi ishte një nga 7 zyrtarët e Bashkisë Bulqizë që u akuzua dhe arrestua nga SPAK në dosjen e ish-kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, për abuzimin me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro për ndërtimin e ujësjellësit të ri në qytetin e Bulqizës.

/j.p/

The post Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO dënon me 1 vit e 6 muaj Denis Xholin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌