Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Karburant, biznese, troje, banesa dhe magazina/ Nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme, konfiskohen 3 mln euro pasuri të një personi në Gjirokastër

By: V K
23 December 2025 at 15:02

Nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme, konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Gjirokastër, 3 mln euro pasuri të shtetasit D.A.

Bëhet fjalë për pasuri të tilla si; karburant, biznese, troje, banesa e magazina. Kërkesa për konfiskim erdhi në kuadër të hetimit pasuror nr.2 të vitit 2019 dhe u konfiskuan pasuritë si më poshtë:

NJOFTIMI I PROKURORISË

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, u konfiskuan tre milionë euro pasuri të shtetasit D.A. i cili nga hetimet rezultoi se nuk ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive.
Kërkesa për konfiskim erdhi në kuadër të hetimit pasuror nr.2 të vitit 2019 dhe u konfiskuan pasuritë si më poshtë:

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 350m2, me vendndodhje në qytetin Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1500m2 dhe ndërtim 23 m2 me vendndodhje në Lazarat,

Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 450 m2, me vendndodhje në Grehot, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1646 m2 me vendndodhje në Grehot, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Arë” me sipërfaqe 7000 m2 me vendndodhje në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Banesë” me sipërfaqe 120 m2 ndërtim, dhe pasuria e llojit “Sipërfaqe sheshi” 600 m2 me vendndodhje në Lazarat;

– Pasuria e llojit “Karburant” me sipërfaqe 148 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Ndërtesë e zyrave dy-katëshe” me sipërfaqe 69 m2 me vendndodhje në Kordhocë,

Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Lokal” me sipërfaqe 94 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Magazinë” me sipërfaqe 437 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Magazinë” me sipërfaqe 98 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Magazinë” me sipërfaqe 542 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;
– Pasuria e llojit “Vendroje” me sipërfaqe 5 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Nyje betoni” me sipërfaqe 55 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;
– Pasuria e llojit “Vend afrimi i materialeve të ngurta” me sipërfaqe 424 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 2224 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër; dhe

– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1608 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh angazhimin e plotë për hetimin me prioritet të procedimeve pasurore si dhe për sekuestrimin/konfiskimin e pasurive në zbatim të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprave që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.

The post Karburant, biznese, troje, banesa dhe magazina/ Nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme, konfiskohen 3 mln euro pasuri të një personi në Gjirokastër appeared first on Albeu.com.

Malaj: Norma 5% e rivlerësimit vetëm për banesat e ndërtuara rishtazi

23 December 2025 at 12:33

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj tha sot se “norma 5% që u përcaktua në ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme mban pikërisht parasysh faktin dhe të armotizimit të banesave”.

Duke iu përgjigjur interesit të biznesit për këtë ligj në takimin me komunitetin e biznesit mbi Paketën Fiskale dhe politikën e Paqes Fiskale, Malaj tha se “në një përllogaritje që ka bërë Ministria e Financave norma efektive e rivlerësimit që të gjithë individët do të paguajnë për pasuritë e tyre, po marr një banesë 10 vjeçare, norma e rivlerësimit do të jetë tek 2.4%. Nëse do të marrim një banesë, e cila është 5 vjeçare norma reale e rivlerësimit do të jetë diku tek 3.2%”.

“Norma 5% e rivlerësimit të banesave është vetëm për banesa që janë ndërtuar tashmë rishtazi, që nuk ka kuptim të bëhet rivlerësimi sepse presupozohet që objekti ka vlerën reale të tregut”, tha Malaj.

Sa i përket pyetjes nëse mund të konsiderojmë një ulje të normave tatimore sa i përket fitimit që rezulton nga transaksionet me pasuritë e paluajtshme, Malaj tha se “aktualisht MF nuk është duke vlerësuar një gjë të tillë për vetë faktin se ne jemi duke bërë një vlerësim të të gjithë kuadrit tonë fiskal në përputhje me kërkesat dhe direktivat e BE-së”.

Malaj informoi se “jemi duke punuar që i gjithë kuadri jonë fiskal të njesohet dhe të jetë në përputhje me kërkesat e BE-së”.

“Nëse ky kuadër fiskal i BE-së parashikon që norma tatimore për transaksionet nga pasuritë e paluajtshme duhet të jetë më i ulët patjetër që dhe ne do të shkojmë drejt këtyre normave”, tha Malaj.

/k.s/a.f/

The post Malaj: Norma 5% e rivlerësimit vetëm për banesat e ndërtuara rishtazi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekonomia e ndikimit/ Si të rinjtë shqiptarë duan të pasurohen brenda natës

By: Brisi
20 December 2025 at 22:39

Ka një sërë këndvështrimesh mbi mënyrën se si rrjetet sociale ndikojnë shoqërinë tonë, si pozitivisht, ashtu edhe negativisht. Në fund të fundit, disa njerëz kalojnë orë të tëra çdo ditë në këto platforma, ndaj duhet të jemi të vetëdijshëm për ndikimin e tyre. Tashmë, ndikimet kanë prekur edhe zakonet tona në shpenzime, kursime dhe investime. […]

The post Ekonomia e ndikimit/ Si të rinjtë shqiptarë duan të pasurohen brenda natës appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sabri Kastrati

By: Ela
18 December 2025 at 13:54

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 17 dhjetor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Lezhës, Sabri Kastrati. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Çomo dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sabri Kastrati appeared first on BoldNews.al.

I dënuar në Francë për trafik droge/ Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të Elton Arkaxhiut

By: Brisi
8 December 2025 at 10:43

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka kërkuar konfiskimin e pasurive të shtetasit Elton Arkaxhiu ( i dënuar në Francë për ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’) dhe personave të lidhur me të. Sipas organit të akuzës, nga hetimet mbi procedimin pasuror të nisur në vitin 2024, u identifikuan se pasuritë […]

The post I dënuar në Francë për trafik droge/ Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të Elton Arkaxhiut appeared first on BoldNews.al.

Prona, apartamente dhe biznese/ Prokuroria e Vlorës sekuestron 4 milionë euro pasuri

By: V K
4 December 2025 at 09:43

Prokuroria e Vlorës, ka sekuestruar 4 milionë euro pasuri; prona, apartamente, troje e biznese të shtetasit P.C. nën hetim për dy vepra penale.

Sipas njoftimit zyrtar, theksohet se me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit P.C. dhe të familjarëve të tij, ndërsa janë nën hetim për dy vepra penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’

Hetimet që çuan në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të këtij shtetasi prona, ndërtesa, biznese dhe truall, të cilat shkojnë në vlerën rreth 4 milionë euro.

Më konkretisht, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:

– Pasuri e llojit ‘Truall’, me sipërfaqe 1600 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit P.C.;

– Pasuria e llojit ‘Bodrum’, me sipërfaqe 841.75 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 112.82 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 36.14 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sipërfaqe 59.5 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 47.27 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 97.42 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 72.36 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;

– Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 89.90 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 324.17 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 318.16 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.; dhe

– Pasuria e llojit ‘Ndërtesë’, me sipërfaqe 115 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.

Prokuroria e Vlorës, sekuestron 4 milionë euro pasuri; prona, apartamente, troje e biznese të shtetasit P.C. nën hetim për dy vepra penale

The post Prona, apartamente dhe biznese/ Prokuroria e Vlorës sekuestron 4 milionë euro pasuri appeared first on Albeu.com.

Si fitoi miliona personazhi negativ i filmit “Home Alone”?

By: gaze tare
3 December 2025 at 17:44

“Home Alone” mbetet një nga filmat më të njohur të Krishtlindjeve, por një nga yjet kryesorë të tij, Daniel Stern, arriti ta shndërronte rolin e tij në një nga “kontratat” më fitimprurëse të karrierës së tij. Aktori, i cili luajti rolin e Marv Merchant nga “Bandits”, zbuloi se për “Home Alone 2: Lost in New York” ai mori një klauzolë të veçantë që i fitonte miliona.

Në filmin e parë në vitin 1990, Stern ishte tërhequr nga prodhimi kur xhirimet u zgjatën nga gjashtë në tetë javë pa një rritje page prej më shumë se 300,000 dollarësh. Por krijuesit e thirrën përsëri kur nuk ishin të kënaqur me zëvendësuesin e tij. Ai më vonë e përshkroi vendimin për t’u larguar si “një nga lëvizjet më budallaqe” të karrierës së tij.

Duke parë filmin e parë “Home Alone” që fitoi 500 milionë dollarë në të gjithë botën, Stern e dinte vlerën e tij.
Për vazhdimin e vitit 1992, producentët i ofruan 600,000 dollarë, ndërsa bashkë-ylli i tij, Joe Pesci, mori deri në 3 milionë dollarë.

Stern e la menaxherin e tij të atëhershëm, kërkoi 1.5 milion dollarë dhe paraqiti një kërkesë thelbësore: një pjesë të fitimeve të filmit. “E dija që nuk mund ta bënin filmin pa mua, por kisha frikë se do të isha shumë i tepërt“, tha ai. “E doja rolin dhe nuk doja të humbisja një mundësi tjetër.”

Marrëveshja më në fund u bë: ai mori 1.5 milion dollarë dhe 1% të fitimeve, në vend të 2% që kishte kërkuar fillimisht. ” Home Alone 2″ fitoi 359 milion dollarë në të gjithë botën, që do të thotë se pjesa e Stern i fitoi atij 3.59 milion dollarë shtesë.

The post Si fitoi miliona personazhi negativ i filmit “Home Alone”? appeared first on iconstyle.al.

Konfiskohen 9 pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale në Lezhë

3 December 2025 at 14:13

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë bën me dije se janë konfiskuar 9 pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale.

Sipas Policisë, gjatë dy muajve të fundit janë sekuestruar në qarkun Lezhë, 29 pasuri me sipërfaqe totale rreth 132 322 m².

Policia njofton se në vijim të punës hetimore dhe operacionale, për gjurmimin e aseteve kriminale, si dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, të lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 9 pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtari kriminale.

Në njoftim theksohet se bëhet fjalë për pasuritë si 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente, që ndodhen në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe në Ishull Lezhë me sipërfaqe totale 33 815 m².

/e.i/j.p/

The post Konfiskohen 9 pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale në Lezhë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të përfituara nga aktiviteti kriminal, konfiskohen 9 pasuri të paluajtshme në Lezhë

By: Brisi
3 December 2025 at 14:11

Nëntë pasuri janë konfiskuar ditën e sotme në Lezhë, (3 dhjetor 3025), pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Sipas njoftimit të Policisë, konfiskimi i këtyre pasurive u bë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Thuhet se pasuritë e konfiskuara janë 7 sipërfaqe toke […]

The post Të përfituara nga aktiviteti kriminal, konfiskohen 9 pasuri të paluajtshme në Lezhë appeared first on BoldNews.al.

Apartamente dhe toka/ Konfiskohen 9 pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale në Lezhë

By: V K
3 December 2025 at 13:58

Policia e Lezhës, ka ekzekutuar një vendim të Apelit të GJKKO-së dhe SPAK-ut, duke konfiskuar 9 pasuri të tjera që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Burime zyrtare njoftuan sot (3 dhjetor) se pasuritë janë 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente. Ato ndodhen në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe në Ishull Lezhë dhe kanë sipërfaqe totale 33815 m².

“Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, për gjurmimin e aseteve kriminale, si dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, të lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 9 pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nuk jepen detaje të hollësishme se kujt i përkasin këto pasuri të paligjshme të konfiskuara me vendim të formës së prerë të Apelit të GJKKO-së.

Policia sqaron gjithashtu se “gjatë 2 muajve të fundit janë sekuestruar në qarkun Lezhë, 29 pasuri me sipërfaqe totale rreth 132 322 m²”.

The post Apartamente dhe toka/ Konfiskohen 9 pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale në Lezhë appeared first on Albeu.com.

Elon Musk kryeson, lista e 10 personave më të pasur sipas Forbes

By: Elva
2 December 2025 at 21:29

Teknologjia kompjuterike, mediat sociale dhe inteligjenca artificiale dominojnë listën e njerëzve më të pasur në botë për dhjetorin, sipas Forbes. Elon Musk mbetet lideri i pasurisë globale me një vlerë prej 483 miliardë dollarësh, edhe pse aksionet e Teslës ranë 6%, duke ulur pasurinë e tij me 15 miliardë dollarë. Dhjetë personat më të pasur […]

The post Elon Musk kryeson, lista e 10 personave më të pasur sipas Forbes appeared first on BoldNews.al.

Pasuria e deputetit Gjin Gjoni, dy vila 1.3 milion euro, disa hua të dyshimta

By: Ela
26 November 2025 at 14:20

Nga një prej më të pasurve të drejtësisë, Gjin Gjoni tashmë rezulton mes deputetëve më të pasur të Kuvendit të Shqipërisë. Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni, i njohur si sheiku i drejtësisë, posedon një pasuri me vlerë miliona euro. Në deklaratën e tij të plotë të pasurisë si deputet (deklarimi i plotë i pasurisë […]

The post Pasuria e deputetit Gjin Gjoni, dy vila 1.3 milion euro, disa hua të dyshimta appeared first on BoldNews.al.

Pasuria neto e Ariana Grande në vitin 2025: Sa u pagua aktorja dhe ylli i popit për filmin Wicked?

By: gaze tare
21 November 2025 at 19:58

Perandoria financiare e Ariana Grandes vazhdon të rritet ndjeshëm jo vetëm nga muzika e saj, por edhe nga aktrimi, bukuria dhe ndërtimi strategjik i markës si një nga artistet më me ndikim të muzikës pop të brezit të saj.

Grande filloi karrierën e saj si aktore në Nickelodeon, më së shumti në Victorious, ku thuhet se fitoi rreth 513,000 dollarë në fillim të karrierës së saj.

Por suksesi i saj erdhi me muzikën: albume si Yours Truly, Sweetener, Thank U, Next dhe Positions e bënë atë një zë që kryeson top listat në muzikën pop. Katalogu i saj vazhdon të gjenerojë të ardhura të forta nga transmetimet dhe publikimet, duke e bërë muzikën një shtyllë themelore të pasurisë së saj.

Performancat live kanë qenë një nxitës i madh i të ardhurave të saj. Për shembull, turneu i saj botëror Sweetener (2019) fitoi 146.6 milionë dollarë. Për më tepër, roli i saj si trajnere në The Voice solli të ardhura të raportuara prej 20-25 milionë dollarësh, varësisht nga burimi.

Një nga sipërmarrjet më fitimprurëse të Grande është REM Beauty, të cilën ajo e themeloi në vitin 2021. Që nga viti 2024, marka kishte të ardhura prej 88.7 milionë dollarësh dhe deri në vitin 2025 është vlerësuar me disa deri në 500 milionë dollarë, falë popullaritetit të saj dhe kontrollit të saj të vazhdueshëm krijues.

Që nga viti 2025, pasuria totale neto e Ariana Grande vlerësohet të jetë midis 230 dhe 250 milionë dollarëve, duke e bërë atë një nga yjet më të pasura dhe më me ndikim të muzikës pop të gjeneratës së saj. Kjo shifër pasqyron jo vetëm suksesin e saj në muzikë me albume që kryesojnë top listat, këngë hit dhe turne të shitura por edhe karrierën e saj të begatë në aktrim, markën fitimprurëse të bukurisë REM.

Pasuria neto e Ariana Grande-s në vitin 2025 nuk është vetëm një pasqyrim i talentit të saj muzikor – është një dëshmi e ndjenjës së saj të zgjuar në biznes. Nga aktrimi në filma të mëdhenj si Wicked deri te ndërtimi i një perandorie bukurie në lulëzim me REM Beauty dhe ruajtja e rëndësisë në krye të top listave, ajo e ka transformuar veten në një mogule shumëplanëshe. Me rrjedhat e saj të larmishme të të ardhurave dhe ndikimin në rritje kulturor, trashëgimia financiare e Grande-s është ndërtuar qartë për të zgjatur.

The post Pasuria neto e Ariana Grande në vitin 2025: Sa u pagua aktorja dhe ylli i popit për filmin Wicked? appeared first on iconstyle.al.

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

21 November 2025 at 12:30

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit N.B. dhe familjarëve të tij.

Në vendimin e Prokurorisë, thuhet se këto pasuri dyshohet se kanë ardhur si pasojë e kryerjes së veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Prokuroria e Fierit njofton se në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.270 të vitit 2019, të regjistruar mbi bazën e referimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku kishte dyshime se shtetasi N.B., nëpërmjet familjarëve të tij, ishte përfshirë në veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimatrisë kriminale, u konstatua se vlerat monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal, ishin investuar në blerje të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, të cilat përdoren si mjet për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale.

Prokuroria, mbështetur në faktet dhe të dhënat e marra, vlerësoi të kryejë verifikime të thelluara mbi pasuritë dhe asetet në pronësi të subjektit të dyshuar dhe pas administrimit të provave të nevojshme, regjistroi kryesisht procedimin pasuror nr.2, datë 13.11.2025.

Prokuroria cilëson se nga hetimet u dokumentua fakti se shtetasi N.B, në datë 19.06.2017 është dënuar nga Gjykata e Kurorës së Shreësbury-t (MB) për prodhim të lëndeve narkotike. Po ashtu, edhe shtetasi E.B. (vëllezër) në datë 19.04.2024 është dënuar nga Gjykata e Kurorës e Leeds-it (MB) për të njëjtën vepër.
Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në pronësi të shtetasve N.B, E.B dhe familjarëve të tyre, janë pasuri të paluajtshme apo llogari bankare të cilat nuk justifikohen me të ardhurat dhe këta dy shtetas nuk dokumentojnë origjinën dhe mundësinë ekonomike për fitimin e këtyre pasurive.

Mbëshetur në këto të dhëna, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dhe me miratimin e Gjykatës Fier, u vendos sekuestro mbi pasuritë e mëposhtme:

  1.  Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 108.56m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;
    2.    Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 18.04 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;
    3.    Pasuri e llojit garazh, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit E.B;
    4.    Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 69.11 m2, Golem, Kavajë, në pronësi të shtetasit E.B;
    5.    Pasuri e llojit njësi, me sipërfaqe 136.1m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
    6.    Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 90.2 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
    7.    Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 25.33 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
    8.    Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 111.70 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;
    9.    Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 28.40 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;
    10.    Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 119.30 m2, Tiranë”, në pronësi të shtetasit K.B;
    11.    Pasuri e llojit apartamenti, me sipërfaqe 105,9 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;
    12.    Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 24.60m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;
    13.    Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit E.B, deri në vlerën 205’029.41 (dyqind e pesëmijë e njëzetë e nëntë pikë dyzetë e një) Euro;
    14.    Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit K.B, deri në vlerën 100’000 (njëqindmijë) Euro; dhe
    15.    Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetases J.B, deri në vlerën 63’000 (gjashtëdhjetë e tremijë) Euro.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.

/e.i/

The post Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sekuestrohen 15 pasuri të dy vëllezërve në Fier, të dënuar në Angli për drogë

By: Brisi
21 November 2025 at 09:48

Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka sekuestruar 15 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të dy shtetasve N.B dhe E.B (vëllezër) pasi nuk justifikonin pasuritë e tyre të krijuara ndër vite. Sipas organit të akuzës, nisur nga dyshimet se shtetasi N.B., nëpërmjet familjarëve të tij, ishte përfshirë në veprimtarinë […]

The post Sekuestrohen 15 pasuri të dy vëllezërve në Fier, të dënuar në Angli për drogë appeared first on BoldNews.al.

Tre shenja të horoskopit që do të kenë fat të jashtëzakonshëm në katër muajt e ardhshëm

By: gaze tare
19 November 2025 at 20:27

Astrologët po paralajmërojnë një periudhë mjaft premtuese për tre shenja të zodiakut, të cilat pritet të përjetojnë zhvillime të rëndësishme profesionale dhe financiare gjatë katër muajve të ardhshëm. Sipas tyre, kjo fazë do të sjellë energji pozitive, hapje të reja dhe partneritete që mund të ndryshojnë rrjedhën e karrierës dhe të ardhurave të tyre.

Binjakët janë ndër përfituesit kryesorë të kësaj periudhe. Kjo shenjë do të ndiejë një shpërthim energjie, kreativiteti dhe motivimi, që do t’i shtyjë të realizojnë ide të lëna pezull prej kohësh. Astrologët theksojnë se mund të hapen burime të reja financiare, sidomos në fushat e komunikimit, medias apo projekteve kreative. Edhe një hap i vogël drejt iniciativave të reja mund të sjellë përfitime të konsiderueshme, duke e bërë këtë kohë ideale për vendime të guximshme.

Peshorja, nga ana tjetër, pritet të shpërblehet për punën e palodhur dhe diplomacinë që e karakterizon. Muajt në vijim do të sjellin njohje profesionale, mundësi për promovim dhe projekte që mund të krijojnë stabilitet afatgjatë financiar. Kjo shenjë do të jetë në pozitat më të mira për të ruajtur ekuilibrin dhe për të ndërtuar një bazë të fortë ekonomike.

Ndërsa për Ujorin, pritet që mundësitë të vijnë papritur, veçanërisht në fushat e teknologjisë, inovacionit dhe bashkëpunimeve. Qasja e tyre krijuese do të tërheqë partnerë potencialë dhe projekte fitimprurëse. Nëse veprojnë me vendosmëri, Ujorët mund të përjetojnë rritje të shpejtë financiare dhe profesionale.

Sipas astrologëve, kjo është një periudhë e artë për këto tre shenja, të cilat do të kenë mundësinë të shënojnë progres të dukshëm dhe sukses të prekshëm.

The post Tre shenja të horoskopit që do të kenë fat të jashtëzakonshëm në katër muajt e ardhshëm appeared first on iconstyle.al.

Të ardhura nga droga/ Sekuestrohen 17 pasuri me vlerë 3.5 mln € të Agron Lamajt

By: Brisi
19 November 2025 at 13:56

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 17 pasuri me vlerë 3.5 mln euro, në pronësi të 55-vjeçarit Agron Lamaj, i cili rezulton në kërkim nga Italia, pasi është i dënuar për trafik droge nga Holanda në Itali. Sipas organit të akuzës dyshohet se këto pasuri janë të përfituara nga veprimtari kriminale. Me kërkesën e prokurorisë u […]

The post Të ardhura nga droga/ Sekuestrohen 17 pasuri me vlerë 3.5 mln € të Agron Lamajt appeared first on BoldNews.al.

Pagë 36 mijë euro, pasuri miliona euro/ Vangjeli: Si u shlyen 229 mijë euro kredi brenda pak muajsh…

By: D Marku
15 November 2025 at 11:47

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi se situata ekonomike dhe sociale e vendit po përkeqësohet dita-ditës.

Në një deklaratë për mediat, ajo tha se në një kohë kur mijëra shqiptarë po braktisin vendin për shkak të papunësisë, pagave të ulëta dhe mungesës së shpresës për një të ardhme më të mirë, të dhënat e deklarimit vjetor të pasurisë së Kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij tregojnë të ardhura, shpenzime dhe investime të konsiderueshme, të cilat ngrenë pikëpyetje serioze për mënyrën se si janë siguruar.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se, në vitin 2023, zonja Rama kishte blerë një pasuri të paluajtshme me vlerë 429 mijë euro, për të cilën kishte paguar 200 mijë euro, ndërsa diferencën prej 229 mijë euro kishte deklaruar se do ta shlyente brenda vitit 2024.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Ndërkohë që mijëra shqiptarë vijojnë të largohen nga vendi për shkak të papunësisë, pagave të ulëta dhe pamundësisë ekonomike, pasuria e familjes kryeministrore vijon të rritet nga viti në vit. Sipas formularit të deklarimit të pasurisë të dorëzuar më 31 mars 2025, (për vitin 2024), Kryeministri Edi Rama ka deklaruar të ardhura në vlerën 36.7 mijë euro nga paga si Kryeministër, rreth 9.2 mijë euro më shumë se në vitin pararendës dhe të ardhura të tjera në shumën 71 mijë euro .

Në total të ardhura monetare 108 mijë euro në vit ndryshe mesatarisht 9 mijë euro në muaj. Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka deklaruar për të njëjtin vit të ardhura në shumën 90 mijë euro, duke vijuar të shkëlqejë në tregun e pasurive të paluajtshme. Ndërsa në vitin 2023, zonja Rama kishte blerë një pasuri të paluajtshme me vlerë 429 mijë euro, për të cilën kishte paguar 200 mijë euro, ndërsa diferencën prej 229 mijë euro kishte deklaruar se do ta shlyente brenda vitit 2024.

Në deklarimin e fundit, ajo njofton se e ka shlyer këtë totalisht këtë detyrim, falë ndihmës edhe një kredie prej 200 mijë euro, të marrë në qershor 2024. Gjithashtu, po në të njëjtin vit ajo deklaron blerjen e një pasurie tjetër të paluajtshme me sipërfaqe 118 m², kundrejt çmimit 107 mijë euro ose 910 euro për metër katror. Pra, vetëm për vitin 2024, shpenzimet për blerje pasurish të paluajtshme të zonjës Rama kapin vlerën 336 mijë euro.

The post Pagë 36 mijë euro, pasuri miliona euro/ Vangjeli: Si u shlyen 229 mijë euro kredi brenda pak muajsh… appeared first on Albeu.com.

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

By: Ela
14 November 2025 at 19:04

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA pranoi të premten më 24 nëntor kërkesën për administrimin e gjetjes e vëzhguesit ndërkombëtar, Theo Jacobs lidhur me transaksionet e kryera për një apartament të prenotuar nga bashkëshortja e gjyqtarit Ervin Pollozhani para martesës së tyre, por nga ana tjetër vendosi të mos hetojë më tej rrethanat e konstatuara, […]

The post KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani appeared first on BoldNews.al.

2026: Mundësi të shkëlqyera financiare po trokasin në derën e kësaj shenje

By: gaze tare
13 November 2025 at 10:02

Viti 2026 do të jetë një periudhë e rëndësishme për të lindurit në shenjën e Demit, me ndikime të forta nga planeti i fatit, Jupiteri, i cili do të kalojë pjesën më të madhe të vitit në shenjën e Luanit. Ky tranzit aktivizon shtëpinë e katërt astrologjike të Demit, atë të familjes, bazave personale dhe pasurisë, duke sjellë vendime të mëdha që lidhen me shtëpinë, karrierën dhe sigurinë. Për disa, ky ndikim prek edhe shtëpinë e pestë, duke nxitur kreativitetin dhe gëzimet familjare.

Megjithëse Jupiteri formon një katror me Diellin e Demit, që mund të sjellë tensione apo dilema, në fakt ky është një impuls pozitiv që i shtyn drejt ndërtimit të themeleve të reja. Është një “shkëndijë” për t’u rritur dhe për të marrë përgjegjësi të reja.

Në të njëjtën kohë, Urani qëndron në Dem deri më 26 prill, duke vazhduar të sjellë ndryshime të papritura në financa dhe karrierë, shpesh pozitive, por të shpejta dhe surprizuese. Shumë Dem të dekadës së tretë mund të përjetojnë rritje të të ardhurave përmes inovacionit, teknologjisë apo një kthese profesionale.

Ndërkohë, Saturni në Peshq do t’i ndihmojë të strukturojnë gjithçka që kanë ndërtuar deri tani, duke sjellë stabilitet dhe pjekuri.

Në praktikë kjo do të thotë:

  • Rritje të të ardhurave nga propozime të reja profesionale.

  • Investime të suksesshme dhe fitimprurëse.

  • Rritje reputacioni dhe njohjeje në fushën e tyre.

  • Mundësi për blerje pasurie apo sigurim afatgjatë financiar.

The post 2026: Mundësi të shkëlqyera financiare po trokasin në derën e kësaj shenje appeared first on iconstyle.al.

❌
❌