Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Si mund ta kthejë Shqipëria kontabilitetin në eksport

By: Mira Leka
22 December 2025 at 10:28

Intervistë me Sean Sweeney, ekspert irlandez, i angazhuar në zbatimin e projektit për rritjen e kapacitetit të eksportit të shërbimeve të kontabilitetit në Shqipëri.   Eksporti i shërbimeve të kontabilitetit po shfaqet si një nga mundësitë më premtuese për të diversifikuar ekonominë shqiptare dhe për ta orientuar atë drejt aktiviteteve me vlerë të lartë të shtuar. Me një fuqi punëtore relativ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Si mund ta kthejë Shqipëria kontabilitetin në eksport appeared first on Revista Monitor.

Potenciali i Shqipërisë deri në Gjermani, Francë e Mbretëri të Bashkuar

By: Mira Leka
22 December 2025 at 10:24

Një vlerësim i detajuar i 168 profesionistëve dhe subjekteve të sektorit, kontabilistë individualë, firma të vogla dhe të mesme kontabël dhe auditues, nxori në pah një tablo më pozitive sesa perceptimi i zakonshëm për kapacitetet e Shqipërisë në eksportin e shërbimeve të kontabilitetit. Analiza tregoi se njohuritë teknike të profesionistëve shqiptarë janë solide dhe në përputhje me standardet ndër...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Potenciali i Shqipërisë deri në Gjermani, Francë e Mbretëri të Bashkuar appeared first on Revista Monitor.

Potenciali i eksportit të shërbimeve të kontabilitetit

By: Mira Leka
22 December 2025 at 10:19

Shumë shoqëri audituese kanë filluar të ofrojnë shërbime kontabiliteti për sipërmarrje të huaja, kryesisht italiane. Një program i specializuar zhvillimi profesional dhe promovimi ndërkombëtar po vendos themelet që Shqipëria të bëhet ofrues rajonal i shërbimeve kontabël për tregjet e BE-së. Rezultatet e para tregojnë kapacitete të qëndrueshme teknike, interes real nga firmat vendase dhe ndikim të ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Potenciali i eksportit të shërbimeve të kontabilitetit appeared first on Revista Monitor.

Statistikat e BSH tregojnë ngadalësim të fortë të kredisë nga institucionet jobanka

By: Mira Leka
22 December 2025 at 08:35

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditimi i dhënë nga institucionet financiare jobanka ka pësuar ngadalësim të ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vlera e portofolit të kredisë të dhënë nga këto institucione arriti në 62.7 miliardë lekë, në rritje me vetëm 1.9% që nga fillimi i vitit dhe 2.6% krahasuar me një vit më parë. Rritja e portof...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Statistikat e BSH tregojnë ngadalësim të fortë të kredisë nga institucionet jobanka appeared first on Revista Monitor.

Frenimi i mikrofinancës

By: Mira Leka
22 December 2025 at 08:31

Në fillim të këtij viti, hyri në fuqi paketa e Bankës së Shqipërisë, që synonte të mbronte konsumatorët, kryesisht në raport me produktet e mikrofinancës. Në fund të vitit të parë të aplikimit të këtyre masave, përfaqësuesit e institucioneve të sektorit shprehen se, megjithëse huadhënia ka vazhduar rritjen, masat e reja kanë dhënë ndikim të dukshëm në uljen e shkallës së miratimit të kredive dhe n...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Frenimi i mikrofinancës appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 21 December 2025Main stream

Premtimet fokusohen në paga

20 December 2025 at 22:33

Rritja e pagave, pensioneve e shtesave janë premtimet kryesore të partive politike gjatë fushatës së deritashme zgjedhore. Njohës të çështjeve të ekonomisë dhe të zhvillimeve politike thonë se realizimi i tyre do të ketë efekt afatshkurtër në mirëqenie. Sipas tyre, partitë janë fokusuar në këto premtime për të fituar vota, e duke lënë anash identitetin e tyre ideologjik

Premtimet kyç të partive politike në fushatën zgjedhore janë rritja e pagave dhe pensioneve, si dhe e skemave sociale.

Disa nga to kanë premtuar pagë minimale deri në 1 mijë euro, rritje të koeficientit në vlerë të 150 eurove, rritje për 50 për qind të pagave në sektorin publik, pensione prej 300 eurosh, shtesa për të porsalindurit 200 euro e të tjera.

Sipas ekonomistit, Fidan Qerimi, Kosova nuk ka buxhet aq të madh për t’i inkorporuar të gjitha këto premtime, të cilat po qe se do të realizoheshin, do të sakrifikonin investimet kapitale që kanë efekt më afatgjatë në mirëqenien e qytetarëve.

“Niveli i buxhetit nuk është që po na ndryshon. Nuk kemi mundësi buxhetore që t’i rrisim pagat dhe pensionet. Ne e kemi një nivel të njëjtë përafërsisht të buxhetit dhe do të duhej të heqim dorë prej investimeve kapitale, prej shpenzimeve që i bën qeveria për mirëqenien e popullatës dhe i drejton në këto paga dhe pensione. Padyshim do të kemi zvogëlim të këtyre investimeve kapitale”, ka thënë Qerimi.

E njohësi i çështjeve politike, Basri Muja, thotë se fokusi i partive është kryesisht në premtime për rritje pagash e pensionesh pasi thekson se ato pranohen më mirë nga elektorati.

Sipas tij, partitë kanë hequr dorë nga identiteti i tyre ideologjik dhe japin premtime vetëm për të përfituar vota.

“Tek ne shumica e partive politike operojnë me programe të ngjashme dhe pa dallime të qarta mes të djathtës dhe të majtës. Kjo ndodhë edhe për faktin se partitë politike shpesh adaptojnë diskurse pragmatike dhe populiste vetëm e vetëm për të fituar vota, duke hequr dorë nga identiteti i tyre ideologjik”, ka thënë Muja, shkruan KOHA.

Premtimet aktuale të partive politike, sipas ekonomistit Qerimi kanë ndikim jetëshkurtër në mirëqenien e qytetarëve.

“Ndoshta kërkesa e qytetarëve nuk është kjo që të kemi reforma, që të kemi përmirësim të performancës ekonomike, por më tepër po merremi me patriotizëm dhe me një politikë shumë ditore me të cilat do të mund të përfitonim në afat shumë të shkurtër. Por, mendoj që duhet të fokusohemi në afatgjatë dhe afatmesëm për efektet ekonomike”, ka thënë Qerimi.

E Muja thotë se premtime për paga e pensione kanë lënë në hije tema të tjera të rëndësishme për të cilat qytetarët kërkojnë qartësi politike.

“Ta zëmë politika e jashtme, dialogu me Serbinë, raportet me BE-në dhe SHBA-në, këto janë çështje kyç për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin e Kosovës, por fatkeqësisht gjatë tubimeve zgjedhore deri më tani në masë të madhe janë anashkaluar”, ka theksuar Muja.

Fushat e partive politike do të zgjasë deri më 28 dhjetor në orën 7 të mëngjesit, kur hapen qendrat e votimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Premtimet fokusohen në paga appeared first on Sinjali.

Ekonomia e ndikimit/ Si të rinjtë shqiptarë duan të pasurohen brenda natës

By: Brisi
20 December 2025 at 22:39

Ka një sërë këndvështrimesh mbi mënyrën se si rrjetet sociale ndikojnë shoqërinë tonë, si pozitivisht, ashtu edhe negativisht. Në fund të fundit, disa njerëz kalojnë orë të tëra çdo ditë në këto platforma, ndaj duhet të jemi të vetëdijshëm për ndikimin e tyre. Tashmë, ndikimet kanë prekur edhe zakonet tona në shpenzime, kursime dhe investime. […]

The post Ekonomia e ndikimit/ Si të rinjtë shqiptarë duan të pasurohen brenda natës appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

16 December 2025 at 19:59

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur se ka vendosur marzhë tregtare për produktet e naftës që përdoren për transport.

Sipas njoftimit të saj në Facebook, marzha tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë do të jetë deri në 2 centë për litër, ndërsa për shitje me pakicë deri në 12 centë për litër.

Hajdari ka theksuar se vendimi u mor me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe sigurimin e konkurrencës së drejtë në tregun vendor.

“Ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, përmes evidencave të përditshme të Doganës së Kosovës dhe raporteve nga ana e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është evidentuar se ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi shpesh pasqyrohen në rritje të menjëhershme të çmimeve të shitjes, ndërsa nuk ndodh një reflektim proporcional në ulje kur çmimet furnizuese bien”, ka shkruar Hajdari.

Ministrja ka shtuar se me vendim parashihet një mbikëqyrje e shtuar inspektuese nga Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët appeared first on Sinjali.

Miratohet kërkesa e Ministrisë së Financave për kursime e ndarje buxhetore

15 December 2025 at 16:55

Kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore në vlerë 4 milion e 752 mijë e 350 euro, ka marrë dritën jeshile nga Qeveria në detyrë.

Vendimi është marrë në një mbledhje elektronike, ka bërë të ditur ekzekutivi përmes një njoftimi për media.

“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Qeverisë së Kosovës për mbledhjen e 279 për këtë mandat qeverisës e mbajtur në mënyrë elektronike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Miratohet kërkesa e Ministrisë së Financave për kursime e ndarje buxhetore appeared first on Sinjali.

Masat ndaj Kosovës – OEK i dërgon letër Kallasit, kërkon heqjen e tyre

12 December 2025 at 15:01

Masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë shkaktuar dëme të paimagjinueshme për vendin, sidomos në aspektin ekonomik dhe jo vetëm.

Në një reagim mbi këtë çështje, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka kërkuar nga Bashkimi Evropian heqjen e këtyre masave kufizuese.

Kryetari i OEK-së, Lulzim Rafuna, njëkohësisht edhe Kryetar i Bordit Drejtues të Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor (WB6CIF), i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Çështjet e Jashtme, Kaja Kallas, duke shprehur shqetësimin për ndikimin e këtyre masave.

Në letrën e tij, Rafuna theksoi se këto masa pengojnë qasjen e institucioneve dhe bizneseve kosovare në instrumentet e BE-së për zhvillim ekonomik, duke pezulluar mbi 600 milionë euro projekte në fushat e mbrojtjes së mjedisit, energjisë, dixhitalizimit dhe infrastrukturës lokale.

“Oda Ekonomike e Kosovës kërkon heqjen e këtyre masave për të mundësuar qasje të barabartë në instrumentet rajonale dhe për të garantuar që sektori privat i Kosovës të kontribuojë në të ardhmen evropiane të përbashkët,” thuhet në njoftimin e Odës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Masat ndaj Kosovës – OEK i dërgon letër Kallasit, kërkon heqjen e tyre appeared first on Sinjali.

Katër shenjat që do të kenë fat në financa gjatë dhjetorit

By: gaze tare
8 December 2025 at 19:42

Festat e fundvitit po afrojnë, dhe për disa shenja horoskopi, dhjetori do të jetë një muaj me fat në aspektin financiar. Yjet sugjerojnë se katër shenja do të shijojnë rritje të të ardhurave, mundësi të reja dhe fitime të papritura gjatë këtij muaji të veçantë.

Dashi – Ky është një muaj ideal për të ndërmarrë rreziqe dhe për të eksploruar mundësi të reja. Dashi do të përfitojë nga idetë kreative dhe projektet fitimprurëse. Kjo është koha për të vepruar, pasi përpjekjet do të shpërblehen dhe mund të sjellin të ardhura shtesë. Mos hezitoni të përfitoni nga çdo mundësi që vjen.

Binjakët – Për Binjakët, dhjetori sjell mundësi të shkëlqyera për rritjen e financave përmes marrëveshjeve dhe bashkëpunimeve të reja. Kontaktet që bëni tani mund të çojnë në projekte të përbashkëta dhe mundësi fitimprurëse. Kreativiteti dhe fleksibiliteti juaj do të jenë çelësi i suksesit këtë muaj.

Peshqit – Ky muaj është perfekt për Peshqit, pasi do të kenë mundësi për fitime të papritura dhe pagesa që janë vonuar. Investimet e bëra më parë do të fillojnë të japin frytet, ndërkohë që mund të shijoni përfitime nga burime dytësore të të ardhurave. Dhjetori është koha për të stabilizuar financat dhe për të shijuar frytet e përpjekjeve të kaluara.

Bricjapi – Për Bricjapët, ky muaj do të sjellë stabilitet dhe mundësi për avancime të rëndësishme në karrierë, që do të ndikojnë pozitivisht në financa. Oferta të reja pune, promovime apo mundësi investimi janë në horizont. Ky është një muaj për të përfituar nga mundësitë dhe për të ndërtuar një bazë të fortë për vitin e ri.

Për të katër shenjat, dhjetori është më shumë se një muaj festash, është një periudhë e shkëlqyer për të përmirësuar financat dhe për të përfituar nga mundësitë që sjell viti i ri.

The post Katër shenjat që do të kenë fat në financa gjatë dhjetorit appeared first on iconstyle.al.

Arrin kontabilisti “investigativ”, profesioni që do hetojë mashtrimet me bizneset dhe fondet publike

By: Mira Leka
5 December 2025 at 22:12

Për herë të parë në Shqipëri po certifikohen kontabilistët ligjorë (investigativë), të cilët do të mundësojnë një shërbim cilësor dhe më profesional në lidhje me hetimin dhe zbulimin e krimeve financiare në vend. Cilat janë skemat më të zakonshme të mashtrimit në kompani dhe me paratë publike. Pse është e rëndësishme mbikëqyrja financiare

 

“Aktualisht në shumë raste, në kompanitë shqiptare, mashtrimet zbulohen në mënyrë rastësore, jo sistematike dhe zgjidhen kryesisht në rrugë joformale dhe joinstitucionale. Por në praktikën e bizneseve shqiptare ka edhe një sërë rastesh të mashtrimeve të dyshuara midis ortakëve apo aksionerëve.

Dhe kur çështja shkon në gjykatë, atëherë ortakët ‘kujtohen’ për ekspertin për të hetuar, për të identifikuar dhe për të vlerësuar mashtrimin sipas tyre.

Por gjithashtu ka kompani që vetëmashtrojnë, sidomos në lidhje me deklarimet tatimore”, pohon prof. Sotiraq Dhamo, Kryetar i Këshillit të Drejtimit të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar.

Profesor Dhamo pohon se tashmë, profesioni i kontabilitetit në Shqipëri po zhvillohet edhe më tej, përmes krijimit të infrastrukturës për certifikimin e kontabilistëve ligjorë, apo të thënë ndryshe, atyre investigativë.

Një projekt i mbështetur nga Banka Botërore për kontabilistin ligjor (Forensic Accounting) dhe përfitues IKM ka ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve të IKM në lidhje me profesionin e Kontabilistit Ligjor (KL).

Nga trajnimi i zhvilluar u krijua një grup i Trajnerëve, të cilët do të jenë të përgatitur për të zhvilluar në të ardhmen trajnimet e duhura për të marrë certifikatën profesionale të Kontabilistit Ligjor.

Po ashtu u përgatit dhe grupi i parë i Kontabilistëve Ligjorë, të cilët do të jenë dhe pionierët e këtij profesioni në vend.

“Programi mëson pjesëmarrësit si të kryejnë investigime ligjore të strukturuara, duke përfshirë teknikat e intervistimit, mbledhjen e provave, parimet e zinxhirit të kujdesit, standardet e dokumentimit dhe metodat për rindërtimin e transaksioneve financiare.

Ky set aftësish investigative është një nga dalluesit kryesorë të Kontabilitetit Ligjor dhe mundëson që pjesëmarrësit të mbështesin prokurorët, audituesit, bankat, njësitë e auditimit të brendshëm dhe organet mbikëqyrëse me gjetje cilësore dhe të zbatueshme”, thotë Sandra Damijan, Eksperte e Kontabilitetit Ligjor, Trajnere e Programit për Kontabilistët Ligjorë.

“Duke pasur kontabilistët e miratuar si këshilltarë apo punonjës, apo edhe KL, si kualifikimi specializuar për hetimin dhe zbulimin e mashtrimeve, bizneset do të jenë më të ndërgjegjshëm për rrezikun që mund të kenë nga mashtrimet, që ju bëhen dhe që bëjnë.

Supozohet se duke ditur që tashmë në tregun e profesioneve ka edhe KL të specializuar për hetimin dhe zbulimin e mashtrimeve, kompanitë shqiptare do të jenë koshiente për riskun që do të ndërmarrin në raste të mashtrimeve tatimore që mund të kryejnë, duke sjellë kështu uljen e rasteve apo të nivelit të këtyre mashtrimeve.

Ata gjithashtu, duke ju drejtuar dhe duke u mbështetur në shërbimet e KL, do të kenë mundësi që të ngrenë sistemet e tyre të zbulimit të hershëm të mashtrimeve dhe parandalimin e tyre”, thotë prof. Dhamo.

Ai shton se krijimi i këtij drejtimi të ri të kualifikimit të KL sjell një zhvillim të ri për profesionin e kontabilistit. “Ai siguron një shërbim cilësor dhe më profesional në lidhje me hetimin dhe zbulimin e mashtrimeve dhe krimeve financiare në vendin tonë.

KL tashmë do të kenë përgatitjen e duhur dhe të specializuar profesionale për t’u ofruar këtë shërbim organeve të drejtësisë, prokurorisë dhe organeve të tjera ligjvënëse dhe ekzekutive, por edhe për bizneset private, se sa ofrohej aktualisht nga kontabilistët jo të specializuar. Certifikata e KL do të rrisë vlerat për profesionistët e kontabilitetit.

Ajo do të identifikojë ata nga profesionistët e tjerë dhe për kërkuesit e shërbimit të KL do të jetë e lehtë të identifikojnë kontabilistët që ofrojnë këtë shërbim si profesionistë të specializuar.

Kjo do të rrisë kështu edhe shërbimet që do të ofrojnë kontabilistët duke mundësuar edhe shërbime të mirëpaguara, plus shërbimeve të zakonshme që ofrojnë kontabilistët e miratuar. Ky profesion i KL e rrit edhe më shumë rolin dhe kontributin e profesionit të kontabilistit në të mirë të publikut në luftën kundër mashtrimit, krimit ekonomik e korrupsionit”.

Kledi Kodra, partner i shoqërisë audituese “Grant Thorton”, dhe një nga trajnerët e Programit për Kontabilistin Ligjor, thotë se në realitetin e sotëm financiar, Kontabiliteti Ligjor (apo kontabiliteti i forensikës financiare) është një disiplinë e domosdoshme për bizneset sepse kombinon aftësitë investiguese, financiare dhe analitike për të zbuluar parregullsitë financiare dhe për të mbrojtur shoqëritë nga krimet dhe aktivitetet financiare gjithnjë e më të sofistikuara.

“Me rritjen e transaksioneve digjitale dhe volumin e të dhënave financiare, shtohen edhe rreziqet e lidhura me to si mashtrimi, pastrimi i parave dhe evazioni fiskal.

Në këtë kontekst, Kontabilistët Ligjorë ndihmojnë në mbrojtjen e bizneseve duke zbuluar dhe duke parandaluar këto krime financiare, si dhe duke minimizuar dëmet dhe humbjet financiare që ato mund të shkaktojnë”.

 

 

Si mashtron biznesi dhe si abuzohet me paratë publike

Kledi Kodra, nga “Grant Thorton”, thotë se në eksperiencën si auditues dhe konsulentë financiarë, kryesisht kanë dëshmuar si ekspertë të pavarur në çështje arbitrazhi, ku kanë vlerësuar fitimin e munguar si pasojë e moszbatimit të marrëveshjeve ose kontratave, vlerën e biznesit ose kapitalit të vet përmes metodave të ndryshme të vlerësimit.

Gjatë këtij procesi, një fokus i rëndësishëm ka qenë verifikimi dhe analiza e të dhënave financiare historike të raportuara nga shoqëritë, të cilat shërbejnë si bazë për parashikimet dhe vlerësimet e ardhshme.

Si ekspertë të pavarur, kanë vlerësuar dhe raportuar nëse vlera e aktiveve dhe fitimet e shoqërisë janë rritur artificialisht, nëse detyrimet janë nënvlerësuar, nëse aktivet dhe detyrimet janë klasifikuar gabim, nëse shpenzimet janë kapitalizuar në mënyrë të pasaktë, duke siguruar një pasqyrë të saktë dhe të besueshme të situatës financiare të shoqërisë.

Por, ai shton se më rrallë, “ka pasur raste kur kemi asistuar auditin e brendshëm ose jemi pajtuar nga shoqëri të ndryshme për të investiguar raste të mashtrimit financiar në nivel menaxherial të mesëm ose të lartë”.

“Incidenca e këtyre rasteve po rritet në Shqipëri në kushte kur shoqëritë zgjerohen dhe strukturat e tyre aksionere dhe menaxheriale bëhen më komplekse”.

Sandra Damijan, Trajnere e Programit, pohon se skemat e zakonshme të mashtrimit të bizneseve përfshijnë faturimin fiktiv, vlera të fryra artificialisht gjatë prokurimeve, manipulim të listë-pagesave përmes punonjësve fantazmë, përdorim të paautorizuar të aktiveve të shoqërisë, vjedhjen e parave të gatshme që ende nuk janë regjistruar në sistemin kontabël, dhe devijim të inventarit.

“Këto skema lulëzojnë në mjedise me kontrolle të brendshme të dobëta, informalitet të lartë, mbikëqyrje digjitale të kufizuar dhe ndarje të dobët të detyrave”.

“Në opinionin tim, bazuar në eksperiencën personale dhe të kontabilistëve të IKM, kompanitë shqiptare gjithnjë e më shumë po bëhen të vetëdijshme në lidhje me mashtrimet që mund të kryhen në kompanitë e tyre nga punonjësit, furnitorët, klientët, etj.

Sidomos shkëputja gjithnjë e më shumë e pronarit/ve nga drejtimi i shoqërive dhe delegimi i drejtimit te menaxherët e specializuar, e bëjnë gjithnjë e më evidente për ta rrezikun e mashtrimit në aktivitetet e tyre”, shpjegon Profesor Dhamo.

Një element shumë i rëndësishëm është dhe abuzimi me paratë publike.

Trajneria Damijan thotë se modelet e zakonshme përfshijnë manipulimin e tenderave, fitues të paracaktuar, bashkëpunimin e fshehtë midis furnitorëve për manipulim të ofertave, rritjen artificiale të vlerave të kontratave dhe marrëveshjeve, si dhe dhënien e ryshfeteve të fshehura përmes tarifave të konsulencës ose nënkontraktimeve.

Projektet e infrastrukturave të rëndësishme, menaxhimi i mbetjeve, IT-ja dhe Partneritetet Publike-Private janë veçanërisht të ekspozuara.

“Të dhënat nga Shqipëria dhe sistemet e ngjashme të drejtësisë tregojnë se shumë raste korrupsioni dhe krimi ekonomik dështojnë jo sepse shkeljet nuk kanë ndodhur, por sepse provat financiare të paraqitura në gjykatë janë të pasakta, të strukturuara dobët ose nuk përmbushin mjaftueshëm standardet ligjore.

Kontabiliteti Ligjor adreson këtë dobësi strukturore duke i pajisur profesionistët me aftësinë për të analizuar regjistrime komplekse, për të analizuar transaksionet financiare, për të identifikuar modelet e mashtrimit, për të kuptuar faktorët e sjelljes që ndikojnë mashtrimin dhe për të përgatitur prova të qarta dhe cilësore që mund të përdoren në gjykatë”, shton ajo.

Z. Kodra i “Grant Thorton”, shton se nisur nga roli thelbësor dhe në rritje i kontabilitetit ligjor, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat në zbulimin e mashtrimeve dhe aktiviteteve mashtruese, vlerësohet se organizatat e çdo madhësie dhe tipologjie mund të kenë nevojë për ndihmën e një profesionisti me njohuri në kontabilitet ligjor, për të identifikuar dhe për të mbrojtur vazhdimisht nga mashtrimet financiare.

“Megjithatë, rritja e ardhshme e kërkesës për shërbime të kontabilitetit ligjor në vend padyshim do të shtojë edhe nevojën për staf me njohuri, trajnim dhe certifikime të specializuara në këtë fushë”.

 

Abuzimi me paratë publike

Të dhënat nga Shqipëria dhe sistemet e ngjashme të drejtësisë tregojnë se shumë raste korrupsioni dhe krimi ekonomik dështojnë jo sepse shkeljet nuk kanë ndodhur, por sepse provat financiare të paraqitura në gjykatë janë të pasakta, të strukturuara dobët, ose nuk përmbushin mjaftueshëm standardet ligjore

 

 

Lexoni edhe:

 

Sandra Damijan: “Pema e mashtrimit”, nga shpërdorimi i aktiveve, korrupsioni dhe raportimi financiar i manipuluar

 

Dritan Fino: Bordi i Mbikëqyrjes Publike integrohet në BE

 

Philipp Arnold: Pse mbikëqyrja e auditimit është jetike për tregun financiar

 

 

The post Arrin kontabilisti “investigativ”, profesioni që do hetojë mashtrimet me bizneset dhe fondet publike appeared first on Revista Monitor.

“Pema e mashtrimit”, nga shpërdorimi i aktiveve, korrupsioni dhe raportimi financiar i manipuluar

By: Mira Leka
5 December 2025 at 22:10

Intevistë me Sandra Damijan, Eksperte e Kontabilitetit Ligjor, Trajnere e Programit për Kontabilistin Ligjor

 

Rritja e skemave të mashtrimit financiar, abuzimeve me fondet publike dhe manipulimeve në raportimet kontabël e bën kontabilitetin ligjor një profesion të domosdoshëm për Shqipërinë.

Ndërsa vendi përballet me korrupsion të lartë, ekonomi informale dhe rritje të krimeve ekonomike, nevoja për ekspertë që zbulojnë, analizojnë dhe dokumentojnë me saktësi provat financiare është bërë më urgjente se kurrë.

Në një intervistë për “Monitor”, Sandra Damijan, Eksperte e Kontabilitetit Ligjor, Trajnere e Programit për Kontabilistin Ligjor, shpjegon pse kontabilisti ligjor është sot një hallkë thelbësore në sistemin e drejtësisë, çfarë formash mashtrimi identifikohen më shpesh dhe si ndihmon ky profesion në ndërtimin e institucioneve më të forta dhe më transparente.

 

Pse Kontabiliteti Ligjor po bëhet i domosdoshëm sot në Shqipëri?

Kontabiliteti Ligjor ka marrë një rëndësi të veçantë në Shqipëri sot për shkak të një kombinimi zhvillimesh ligjore, institucionale dhe ekonomike që kanë rritur nevojën për kapacitete të specializuara investigative dhe prova financiare cilësore.

Shqipëria po kalon një fazë kyçe të reformës në drejtësi dhe pranimit në BE, ku besueshmëria, transparenca dhe aftësia për të investiguar në mënyrë efektive shkeljet financiare janë kërkesa primare.

Raportet e fundit të Komisionit Europian kanë evidentuar përparime të dukshme brenda SPAK-ut, veçanërisht në pjesën e investigimeve financiare dhe sekuestrimin e aktiveve. Megjithatë, ato gjithashtu theksojnë se korrupsioni mbetet një sfidë serioze, se referimet nga institucionet e tjera janë reduktuar dhe se kapacitetet investigative jashtë SPAK-ut mbeten të pakta.

Ky hendek thekson nevojën për të forcuar aftësitë investigative financiare në një gamë më të gjerë institucionale, përfshirë prokuroritë e rretheve, strukturat policore, rregullatorët dhe organet mbikëqyrëse.

Shqipëria gjithashtu vazhdon të përballet me një ekspozim të lartë ndaj korrupsionit dhe rreziqeve të krimit ekonomik. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i Transparency International për vitin 2024 renditi Shqipërinë në vendin e 80-të nga 180 vende, me një rezultat prej 42/100.

Ndërsa kjo përfaqëson një përmirësim të konsiderueshëm, ajo vijon të nxjerrë në pah dobësi të qëndrueshme në fushën e integritetit të sektorit publik.

Në të njëjtën kohë, ekonomia informale në Shqipëri, e cila vlerësohet rreth 30% e PBB-së, krijon një mjedis të favorshëm për shmangien e taksave, pastrimin e parave, mashtrimet në prokurime dhe abuzime të tjera financiare që kërkojnë ekspertizë të specializuar investigative, përkundër metodave tradicionale të auditimit.

Të dhënat nga Shqipëria dhe sistemet e ngjashme të drejtësisë tregojnë se shumë raste korrupsioni dhe krimi ekonomik dështojnë jo sepse shkeljet nuk kanë ndodhur, por sepse provat financiare të paraqitura në gjykatë janë të pasakta, të strukturuara dobët ose nuk përmbushin mjaftueshëm standardet ligjore.

Kontabiliteti ligjor adreson këtë dobësi strukturore duke i pajisur profesionistët me aftësinë për të analizuar regjistrime komplekse, për të analizuar transaksionet financiare, për të identifikuar modelet e mashtrimit, për të kuptuar faktorët e sjelljes që ndikojnë mashtrimin dhe për të përgatitur prova të qarta dhe cilësore që mund të përdoren në gjykatë.

Në këtë kontekst, kontabiliteti ligjor nuk është thjesht i rëndësishëm, por strategjikisht i domosdoshëm për forcimin e zbatimit të ligjit në Shqipëri, për përmirësimin e qëndrueshmërisë institucionale dhe për mbështetjen progresit të vendit drejt integrimit në BE dhe transparencës më të madhe financiare.

 

Skemat e mashtrimit

Skemat e zakonshme përfshijnë faturimin fiktiv, vlera të fryra artificialisht gjatë prokurimeve, manipulim të listë-pagesave përmes punonjësve fantazmë, përdorim të paautorizuar të aktiveve të shoqërisë, vjedhjen e parave të gatshme që ende nuk janë regjistruar në sistemin kontabël, dhe devijim të inventarit. Këto skema lulëzojnë në mjedise me kontrolle të brendshme të dobëta, informalitet të lartë, mbikëqyrje digjitale të kufizuar dhe ndarje të dobët të detyrave.

 

Çfarë llojesh mashtrimesh hasni më shpesh?

Në të gjithë rajonin, format më të shpeshta të mashtrimeve korrespondojnë ngushtë me “Pemën e mashtrimit” të ACFE-së: shpërdorimi i aktiveve, korrupsioni dhe raportimi financiar mashtrues.

Shpërdorimi i aktiveve dhe korrupsioni janë më të zakonshmet, ndërsa mashtrimi në raportimin financiar zakonisht përfshin më pak raste, por me ndikim financiar shumë më të madh dhe me kompleksitet më të lartë.

Shpërdorimi i aktiveve mbetet forma më e përhapur e mashtrimit në jetën e përditshme, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Skemat e zakonshme përfshijnë faturimin fiktiv, vlera të fryra artificialisht gjatë prokurimeve, manipulim të listë-pagesave përmes punonjësve fantazmë, përdorim të paautorizuar të aktiveve të shoqërisë, vjedhjen e parave të gatshme që ende nuk janë regjistruar në sistemin kontabël, dhe devijim të inventarit.

Këto skema lulëzojnë në mjedise me kontrolle të brendshme të dobëta, informalitet të lartë, mbikëqyrje digjitale të kufizuar dhe ndarje të dobët të detyrave. Edhe pse humbjet individuale janë relativisht të vogla, ato krijojnë një efekt kumulativ që rezulton në dëme të konsiderueshme.

Korrupsioni dhe mashtrimi në prokurime mbeten sfida strukturore në të gjithë rajonin.

Modelet e zakonshme përfshijnë manipulimin e tenderave, fitues të paracaktuar, bashkëpunim të fshehtë midis furnitorëve për manipulim të ofertave, rritje artificiale të vlerave të kontratave dhe marrëveshjeve, si dhe dhënien e ryshfeteve të fshehura përmes tarifave të konsulencës ose nënkontraktimeve.

Projektet e infrastrukturave të rëndësishme, menaxhimi i mbetjeve, IT-ja dhe Partneritetet Publike-Private janë veçanërisht të ekspozuara.

Investigime në shumë juridiksione kanë identifikuar tipologji tipike, si: hartimi i kritereve të tenderave për të favorizuar një operator të caktuar, faturat fiktive ose të dyfishta të lëshuara nga nënkontraktorët, kostot e fryra artificialisht të projekteve, manipulimi i komiteteve të vlerësimit dhe devijimi i fondeve të projekteve përmes palëve të lidhura.

Raportimi financiar mashtrues, edhe pse më pak i shpeshtë, shkakton disa nga humbjet më të mëdha. Skemat zakonisht përfshijnë mbivlerësimin e të ardhurave, nënvlerësimin e detyrimeve, kapitalizimin e shpenzimeve, vlerësimin e gabuar të aktiveve ose përdorimin e transaksioneve midis palëve të lidhura për të krijuar një iluzion performance financiare.

Këto raste zakonisht përfshijnë bashkëpunimin e fshehtë në nivel menaxherial dhe shpesh lidhen me financime bankare, raportimin tek investitorët ose fshehjen e humbjeve operative.

Një kategori që po rritet shpejt në të gjithë rajonin është mashtrimi financiar digjital dhe i mundësuar nga teknologjitë kibernetike.

Këto përfshijnë pagesa elektronike të paautorizuara, devijime fondesh të ndihmuara nga malware, mashtrime me devijimin e faturave, phishing dhe manipulimin e regjistrimeve digjitale.

Digjitalizimi i shpejtë i shërbimeve publike dhe i transaksioneve financiare ka rritur mundësinë e sulmeve përmes skemave të tilla, veçanërisht aty ku siguria kibernetike dhe ndërgjegjësimi i stafit mbeten pas krahasuar me adoptimin teknologjik.

Një tjetër trend i rëndësishëm është përdorimi i projekteve të pasurive të paluajtshme dhe sektorit të ndërtimit për pastrim parash dhe fshehjen e përfitimeve të paligjshme.

Tipologjitë zakonisht përfshijnë blerje intensive me para në dorë, kosto ndërtimi të fryra artificialisht, shoqëri “guaskë” që veprojnë si kontraktore dhe rishitje të shpejta të pronave për të legjitimuar fitimet e paligjshme.

Të gjitha këto modele nënvizojnë nevojën për aftësi në fushën e kontabilitetit ligjor në të gjithë rajonin, veçanërisht lidhur me identifikimin e sinjaleve paralajmëruese, rindërtimin e lidhjeve financiare komplekse, analizimin e provave digjitale dhe përgatitjen e dokumentacionit të qartë dhe të gatshëm për gjykatë, i cili mund të mbështesë zbatimin efektiv të ligjit.

 

Abuzimi me paratë publike

Modelet e zakonshme përfshijnë manipulimin e tenderave, fitues të paracaktuar, bashkëpunim të fshehtë midis furnitorëve për manipulim të ofertave, rritje artificiale të vlerave të kontratave dhe marrëveshje, si dhe dhënien e ryshfeteve të fshehura përmes tarifave të konsulencës ose nënkontraktimeve. Projektet e infrastrukturave të rëndësishme, menaxhimi i mbetjeve, IT-ja dhe Partneritetet Publike-Private janë veçanërisht të ekspozuara.

 

Gjatë seminarit për kontabilistë ligjorë

 

Cila është vlera më e madhe që përfituesit marrin?

Vlera kryesore që përfituesit marrin nga programi i trajnimit në kontabilitetin ligjor qëndron në zhvillimin e aftësive praktike, investigative dhe analitike që shkojnë përtej edukimit tradicional të kontabilitetit ose auditimit.

Në Shqipëri dhe më gjerë në rajon, historikisht ka pasur një hendek në kompetencat e specializuara lidhur me zbulimin e mashtrimeve, investigimet financiare dhe përgatitjen e provave për procedurat ligjore.

Ky program adreson këtë hendek në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Së pari, përfituesit fitojnë një kuptim të thellë mbi krimin ekonomik, faktorët që e nxisin dhe mënyrën se si shfaqet brenda organizatave.

Programi mbulon psikologjinë e mashtruesve, skemat e zakonshme të mashtrimit, trekëndëshin e mashtrimit dhe keqpërdorimin e sistemeve kontabël, njohuri që janë thelbësore për njohjen e modeleve reale dhe për të kuptuar pse kontrollet dështojnë.

Së dyti, programi mëson pjesëmarrësit si të kryejnë investigime ligjore të strukturuara, duke përfshirë teknikat e intervistimit, mbledhjen e provave, parimet e zinxhirit të kujdesit, standardet e dokumentimit dhe metodat për rindërtimin e transaksioneve financiare.

Ky set aftësish investigative është një nga dalluesit kryesorë të Kontabilitetit Ligjor dhe mundëson që pjesëmarrësit të mbështesin prokurorët, audituesit, bankat, njësitë e auditimit të brendshëm dhe organet mbikëqyrëse me gjetje cilësore dhe të zbatueshme.

Përpjekje të ngjashme për forcimin e kapaciteteve në rajon kanë treguar se forcimi i aftësive financiare në fushën e kontabilitetit ligjor përmirëson në mënyrë të konsiderueshme efektivitetin e investigimeve të krimeve ekonomike.

Së treti, trajnimi forcon të menduarit kritik dhe gjykimin profesional. Përfituesit mësojnë si të dallojnë gabimet nga manipulimet e qëllimshme, të analizojnë transaksione të pazakonta ose komplekse dhe të interpretojnë prova të paplota ose kontradiktore.

Këto aftësi janë thelbësore në mjedise ku mashtrimet fshihen përmes skemave të sofistikuara dhe ndërkufitare. Hulumtimet mbi edukimin në kontabilitetin ligjor konfirmojnë se një trajnim i tillë rrit ndërgjegjësimin mbi rreziqet e mashtrimit dhe përmirëson cilësinë e përgjigjeve të organizatave ndaj shkeljeve.

Së katërti, programi u mundëson pjesëmarrësve të përgatisin raporte të qarta, të strukturuara dhe të gatshme për gjykatë, duke rritur aftësinë e tyre për të kontribuar në mënyrë efektive në proceset ligjore dhe rikuperimin e aktiveve.

Për entitetet, kjo nënkupton investigime të brendshme më të mira, mbrojtje më të fortë ose bashkëpunim më të mirë në rastet rregullatore, qeverisje më të qëndrueshme dhe ulje të humbjeve financiare dhe atyre reputacionale.

Analizat lidhur me kontabilitetin ligjor po shihen gjithnjë e më shumë si pjesë e qeverisjes së mirë të korporatave, duke ndihmuar organizatat jo vetëm të zbulojnë, por edhe të parandalojnë mashtrimet dhe të përmirësojnë qëndrueshmërinë operative.

Së fundi, programi ndërton një komunitet profesional midis kontabilistëve, audituesve, rregullatorëve dhe sistemit gjyqësor, duke krijuar një gjuhë dhe metodologji të përbashkët për ekzaminimin e mashtrimeve.

Në nivel kombëtar, kjo kontribuon në institucione më të forta, zbatim më të besueshëm të ligjit dhe besim më të madh publik, duke mbështetur reforma më të gjera kundër korrupsionit dhe të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe në rajon.

Në përgjithësi, programi pajis përfituesit, si dhe organizatat dhe strukturat që ata shërbejnë, me mjetet, besimin dhe mentalitetin e nevojshëm për të parandaluar, për të zbuluar dhe për të investiguar mashtrimet në mënyrë më efektive, duke forcuar kështu integritetin institucional dhe mjedisin ekonomik në tërësi.

 

The post “Pema e mashtrimit”, nga shpërdorimi i aktiveve, korrupsioni dhe raportimi financiar i manipuluar appeared first on Revista Monitor.

Bordi i Mbikëqyrjes Publike integrohet në BE

By: Mira Leka
5 December 2025 at 22:08

Intervistë me Dritan Finon, Kryetar i Bordit të Mbikëqyrjes Publike

 

Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP), – autoriteti rregullator i pavarur, me rol kryesor për të realizuar mbikëqyrjen publike dhe për të siguruar që audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit të jenë subjekt i një sistemi që jep siguri për cilësinë në mbrojtjen e interesit publik – është miratuar si anëtar vëzhgues në Komitetin e Autoriteteve Europiane të Mbikëqyrjes së Auditimit CEAOB).

Dritan Fino, Kryetar i BMP, thotë se ishin një sërë faktorësh që e bënë Bordin të vetmin në rajon, që të anëtarësohej në CEAOB, ku më kryesorët janë: zbatimi i reformave strategjike në përafrimin e ligjit të auditimit dhe miratimi i akteve nënligjore sipas kuadrit të BE-së, rritja e pavarësisë institucionale dhe transparencës së mbikëqyrjes, si dhe implementimi i kërkesave të Direktivës dhe Rregullores së BE-së për sistemet e sigurimit të cilësisë dhe kontrollet përkatëse për auditimet e njësive ekonomike me interes publik, së bashku me përmirësimin e kuadrit ligjor e rregullator dhe forcimin e sistemit të investigimit dhe sanksionimit.

CEAOB është struktura më e lartë profesionale dhe rregullatore për auditimin brenda BE; ajo siguron zbatimin e njëtrajtshëm dhe efektiv të kërkesave të kuadrit ligjor europian në të gjitha shtetet anëtare dhe më gjerë.

Kryetari i CEAOB, z. Panos Prodromides, tha se pjesëmarrja si vëzhgues në CEAOB, siguron një mekanizëm të strukturuar për dialog, bashkëpunim dhe shkëmbim teknik midis autoriteteve të mbikëqyrjes së auditimit.

“Të fitosh statusin e Vëzhguesit të CEAOB, autoritetet duhet të përmbushin një sërë kriteresh të qarta pranimi.

Këto kritere përfshijnë demonstrimin e një interesi legjitim për marrjen e statusit të vëzhguesit, garantimin e pavarësisë së plotë nga profesioni i auditimit, konfirmimin e përfitimit të ndërsjellë nga bashkëpunimi, si dhe dhënien e një deklarimi me shkrim mbi aftësinë për të respektuar detyrimet strikte të konfidencialitetit, sikurse shpaloset në kërkesat e Rregullores së Auditimit dhe në kuadrin e vlerësimit të përcaktuar nga CEAOB”, shton kreu i CEAOB.

Z. Fino thotë se ky status e vendos BMP krah autoriteteve homologe të BE-së dhe konfirmon se Shqipëria, jo vetëm po përafron legjislacionin, por po bëhet realisht pjesë e komunitetit europian të mbikëqyrjes.

Në një intervistë për “Monitor”, Dritan Fino, kryetari i BMP, flet për rëndësinë e mbikëqyrjes dhe transformimin e institucionit gjatë viteve të fundit, si rrjedhojë e projekteve të mbështetura nga Banka Botërore.

 

Cili është ndryshimi më i rëndësishëm në funksionimin e BMP që nga nisja e projektit SQARP?

Prej fillimit të reformave strategjike të mbështetura nga Banka Botërore, të cilat kulmuan me projektin më të fundit: Strengthening Quality of Auditing and Reporting Project (SQARP) – Projekti për Forcimin e Cilësisë së Auditimit dhe Raportimit, BMP ka kaluar një transformim të rëndësishëm nga një organ kolegjial, pa burime mbështetëse, në një rregullator modern dhe profesional, të krahasueshëm me autoritetet europiane të mbikëqyrjes.

Ky ndryshim nuk lidhet vetëm me rritjen dhe forcimin e kapaciteteve të veta mbështetëse, por mbi të gjitha me profesionalizimin e proceseve: hartimin dhe zbatimin e një metodologjie të bazuar në rrezik, standardizimin e procesit të kontrollit të sigurimit të cilësisë, forcimit të lidhjes mes gjetjeve të kontrollit dhe masave disiplinore, si dhe vizionin për nisjen e transformimit digjital të mbikëqyrjes.

Përmes angazhimeve të njëpasnjëshme të Bankës Botërore — në kuadër të vlerësimeve ROSC, programeve CAP dhe REPARIS, dhe së fundmi projektit SQARP — BMP ka kaluar një reformim të thellë strukturor, duke u pozicionuar sot si një institucion me kapacitete të plota mbikëqyrëse.

Ai ushtron funksione profesionale në kryerjen e kontrolleve të sigurimit të cilësisë, në investigim dhe në vendosjen e masave disiplinore për zbatimin e ligjit të auditimit.

BMP ka harmonizuar proceset e mbikëqyrjes me Direktivën e Auditimit të BE-së, përmes implementimit të metodologjisë së qasjes së bazuar në rrezik dhe modernizimit të praktikave të inspektimit.

Si rezultat, BMP sot udhëheq rajonin dhe konsiderohet një model referimi nga homologët e tij në vendet e rajonit.

Zhvillimet në mbikëqyrje nuk kanë mbetur vetëm në nivel institucional – ato kanë sjellë një transformim të dukshëm në tregun shqiptar të auditimit.

Rezultatet e inspektimeve më të strukturuara, harmonizimi me Direktivën e BE-së dhe fuqizimi i sistemit të disiplinës kanë rritur standardet profesionale dhe ndërgjegjësimin brenda profesionit.

Një tregues i qartë i këtij ndikimi është rritja e volumit të honorarëve nga auditimi ligjor, që reflekton kërkesën më të lartë për cilësi dhe ushtrimin e presionit pozitiv rregullator mbi shërbimet profesionale.

Kështu, ndërsa në vitin 2018, tregu ka gjeneruar një total honorarësh nga auditimi prej 6.5 milionë eurosh, në vitin 2024, ky treg ka gjeneruar një total prej 14,88 milionë eurosh, pra gati një dyfishim i tij.

Ky tregues, përveç zhvillimit ekonomik, lidhet me rritjen e ndërgjegjësimit profesional se një auditim cilësor ka vlerë, ka kosto dhe ka përgjegjësi.

Rregullatori modern – BMP i sotëm – u bë shtysa që solli këtë ndryshim: me kontrolle më të qarta, me standarde më të larta, me një proces disiplinor të besueshëm.

Kjo rritje tregon se mbikëqyrja efektive është faktor kyç për rritjen e vlerës së shërbimeve profesionale, duke ndikuar pozitivisht në stabilitetin financiar dhe në besimin e investitorëve.

 

 

Cilat janë arritjet kryesore në fushën e investigimit dhe marrjes së masave disiplinore?

Në inspektime, BMP ka ngritur një sistem të ri që përputhet me praktikat më të mira europiane. Janë zhvilluar metodologji të detajuara për kontrollin e sigurimit të cilësisë së auditimeve të njësive ekonomike me interes publik, janë implementuar kontrolle tematike të orientuara drejt zonave me risk të lartë, si dhe është standardizuar dokumentimi dhe mënyra e raportimit.

Për sa i përket procesit të investigimit dhe marrjes së masave disiplinore, BMP ka hartuar një kuadër rregullator me qëllim ngritjen e një sistemi që siguron vendimmarrje të drejtë, proporcional dhe konsistent, në funksion të zbatimit të kërkesave të ligjit dhe standardeve profesionale.

Për më tepër, angazhimi si pjesë e grupit të punës për masat shtrënguese të IFIAR (IFIAR Enforcement VVorking Group) ka hapur derën për shkëmbim të drejtpërdrejtë të praktikave të investigimit dhe disiplinës me autoritete mbikëqyrëse të vendeve më të zhvilluara, si një tregues i rëndësishëm i funksionimit të sistemit në zbatim dhe të nivelit të profesionalizmit të BMP.

 

Si ka ndikuar delegimi i procesit të inspektimeve të angazhimeve të auditimit ligjor të njësive jo me interes publik tek Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar?

Edhe pse delegimi i kontrollit të sigurimit të cilësisë tek Organizata Profesionale e Audituesve Ligjorë (IEKA) ka rritur efikasitetin e mbikëqyrjes, ka ende shumë punë për të bërë lidhur me forcimin e kapaciteteve të IEKA, përmirësimet e vazhdueshme në kualifikimin e vijueshëm profesional, me qëllim forcimin e kapaciteteve të praktikuesve të vegjël e të mesëm, përmirësimin e qeverisjes së organizatës etj.

Ndërsa BMP është fokusuar në kontrollet e cilësisë të njësive ekonomike me interes publik bazuar në rrezik, proceset e zbatimit të ligjit dhe investigimet, në politikat strategjike për mbikëqyrjen dhe zhvillimin e profesionit, nga ana tjetër, nëpërmjet delegimit i ka dhënë IEKA një rol më të konsoliduar në mbikëqyrjen e auditimeve të njësive ekonomike jo me interes publik.

Kjo është një qasje, e ngjashme me modelet dhe praktikat e BE-së dhe ka kontribuar edhe në ndryshimin e kulturës brenda profesionit, si dhe ka krijuar një mjedis ku rregullat zbatohen në mënyrë të barabartë, ndërsa besimi midis rregullatorit, organizatës profesionale dhe praktikuesve është forcuar dukshëm.

Dua të theksoj se pas pothuaj dy dekadash ndërveprimi, BMP dhe IEKA kanë nënshkruar marrëveshjen me ACCA – Association of Chartered Certified Accountants, si një dëshmi jo vetëm i standardeve të larta të punës dhe të besueshmërisë institucionale, por edhe i vizionit të përbashkët dhe i përputhshmërisë së praktikave të mbikëqyrjes dhe të zbatimit të ligjit.

 

Bashkëpunimi

Pas pothuaj dy dekadash ndërveprimi, BMP dhe IEKA kanë nënshkruar marrëveshjen me ACCA – Association of Chartered Certified Accountants, si një dëshmi jo vetëm i standardeve të larta të punës dhe të besueshmërisë institucionale, por edhe i vizionit të përbashkët dhe i përputhshmërisë së praktikave të mbikëqyrjes dhe të zbatimit të ligjit.

 

Cilat janë sfidat që mbeten në zbatimin e mbikëqyrjes së bazuar në rrezik?

Pavarësisht progresit të dukshëm, lufta kundër informalitetit mbetet një fushë ku tregu shqiptar përballet me disa sfida të natyrshme për një vend në proces integrimi. Këto sfida janë të përbashkëta edhe me tregjet europiane, por marrin peshë më të madhe në një treg të vogël e të ndjeshëm ndaj riskut reputacional.

Beteja për cilësinë e auditimit dhe raportimit financiar si komponent i rëndësishëm për luftën ndaj informalitetit dhe sfidat profesionale kryesore që lidhen me:

  • Kapacitetet teknike dhe specializimet e reja: Auditimet moderne kërkojnë ekspertizë në fusha si: auditimi i sistemeve IT, raportimi i qëndrueshmërisë (ESG/CSRD), vlerësimi i instrumenteve financiare, auditimi i institucioneve financiare dhe fintech.
  • Kultura e dokumentimit të punës: Kontrollet e BMP tregojnë se shumë auditues ligjorë dhe shoqëri audituese të mesme e të vogla ende janë në tranzicion drejt përmirësimit të dokumentimit, zbatimit rigoroz të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit, dokumentimit të analizave të riskut që udhëheqin auditimin, përdorimit të teknologjisë dhe mjeteve digjitale për analizimin e të dhënave.

 

A ndikon përmirësimi i mbikëqyrjes në luftën kundër informalitetit dhe pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit?

Nëse cilësia është sfida teknike e profesionit, lufta kundër informalitetit dhe pastrimit të parave është fronti i përbashkët që ndikon interesin e gjerë të publikut dhe pika kyçe që ndërlidh punën e përbashkët të institucioneve publike dhe mbikëqyrëse të vendit.

Profesionistët kontabël vlerësohen si një hallkë e rëndësishme parandalimi e informalitetit, skemave të keqpërdorimit financiar dhe pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

E në këtë drejtim, BMP ka dhënë kontributin e tij lidhur me dhënien e udhëzimeve mbi vlerësimin e rreziqeve dhe forcimin e kërkesave të pajtueshmërisë së sistemeve të brendshme të subjekteve të mbikëqyrura me qëllim rritjen e efikasitetit të parandalimit.

BMP, si mbikëqyrës i profesioneve të lira jofinanciare, është ndër institucionet që ka dhënë një kontribut të çmuar në zbatimin e planit të veprimit për daljen e vendit nga “lista gri” dhe një pjesëmarrës aktiv në kuadër të vlerësimit kombëtar të riskut, në raportimet për MONEYVAL dhe në grupet e punës ndërinstitucionale.

Nuk është një betejë e dukshme dhe nuk ka statistika spektakolare, por kjo është një nga betejat e përditshme të punës sonë në luftën e përbashkët kundër informalitetit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke e bërë rolin e BMP edhe më të rëndësishëm.

 

Si e shihni rolin e BMP në përputhje me Direktivën e Auditimit të BE dhe integrimin në rrjetin e CEAOB?

Forcimi i rolit të Bordit të Mbikëqyrjes Publike gjatë viteve të fundit është një nga historitë më të rëndësishme të konsolidimit institucional në mjedisin e auditimit ligjor dhe të raportimit financiar në Shqipëri.

I mbështetur nga reformat e mësipërme dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Europian, BMP ka ndërtuar themelet e një autoriteti modern mbikëqyrës, që funksionon në mënyrë të pavarur, të standardizuar dhe të orientuar nga rreziku.

Rruga drejt BE-së nuk është vetëm proces politik, por edhe proces teknik i konvergjencës me standardet europiane të mbikëqyrjes.

Zbatimi i reformave strategjike në përafrimin e ligjit të auditimit dhe miratimi i akteve nënligjore sipas kuadrit të BE, rritja e pavarësisë institucionale dhe transparencës së mbikëqyrjes, si dhe implementimi i kërkesave të Direktivës dhe Rregullores së BE për sistemet e sigurimit të cilësisë dhe kontrollet përkatëse për auditimet e njësive ekonomike me interes publik, së bashku me përmirësimin e kuadrit ligjor e rregullator dhe forcimin e sistemit të investigimit dhe sanksionimit, sollën një nga sukseset më të rëndësishme për BMP dhe për vendin tonë: miratimin si anëtar vëzhgues në CEAOB – Komitetin e Autoriteteve Europiane të Mbikëqyrjes së Auditimit.

CEAOB është struktura më e lartë profesionale dhe rregullatore për auditimin brenda BE; ajo siguron zbatimin e njëtrajtshëm dhe efektiv të kërkesave të kuadrit ligjor europian në të gjitha shtetet anëtare dhe më gjerë.

Përfaqësimi në këtë strukturë është një fakt konkret i gatishmërisë dhe integrimit institucional në sistemin europian mbikëqyrës të auditimit, që i hap dyert pjesëmarrjes në tryeza të rëndësishme, ku hartohen praktikat më të mira, shkëmbehen eksperiencat rregullatore, ndërtohen qasjet e unifikuara të kontrollit të sigurimit të cilësisë dhe koordinohen nismat për rritjen e cilësisë së auditimit.

Ky status e vendos BMP krah autoriteteve homologe të BE-së dhe konfirmon se Shqipëria jo vetëm po përafron legjislacionin, por po bëhet realisht pjesë e komunitetit europian të mbikëqyrjes.

Pas një vlerësimi të detajuar dhe gjithëpërfshirës kundrejt këtyre kritereve, Shqipërisë i është dhënë statusi i Vëzhguesit në nivelin Plenar, i miratuar në Nëntor 2025.

Ky vendim pasqyron marrëdhënien konstruktive dhe besimin që është zhvilluar me partnerët europianë, të mbështetur nga komunikimi i hapur dhe objektivat e përbashkëta.

Statusi i vëzhguesit ofron një platformë të vlefshme për shkëmbimin e perspektivave mbikëqyrëse dhe për të nxitur një përputhje më të ngushtë me praktikat europiane.

Duke parë përpara, ky angazhim i shtuar do të kontribuojë në një mjedis të raportimit financiar, më koherent, transparent dhe të adaptueshëm ndaj ndryshimeve, në të gjithë rajonin e gjerë.

 

The post Bordi i Mbikëqyrjes Publike integrohet në BE appeared first on Revista Monitor.

Pse mbikëqyrja e auditimit është jetike për tregun financiar

By: Mira Leka
5 December 2025 at 22:07

Intervistë me Philipp Arnold, Zëvendësshef i Misionit, Ambasada Zvicerane në Shqipëri

 

Raportimi financiar funksionon vetëm kur auditi kryhet në mënyrë të pavarur dhe të besueshme, ndaj mbikëqyrja e tij është një hallkë thelbësore për tregun dhe institucionet.

Për këtë arsye, forcimi i Bordit të Mbikëqyrjes Publike është vlerësuar si një nga elementet më të rëndësishme të reformës së raportimit financiar në Shqipëri.

Në intervistë, z. Philipp Arnold nga Ambasada Zvicerane, shpjegon rolin e këtij institucioni dhe pse mbështetja e SECO është fokusuar pikërisht te ky segment kyç i sistemit.

 

Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) ka mbështetur reformën e përgjithshme të raportimit financiar në Shqipëri, duke përfshirë përmirësimet në standardet e kontabilitetit, raportimin në sektorin publik dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale. Pse forcimi i Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP) u konsiderua si një nga fushat më të rëndësishme të ndërhyrjes, krahasuar me komponentët e tjerë të reformës?

Shqipëria nisi reformimin dhe modernizimin e raportimit financiar të korporatave në vitin 2009, me mbështetjen e Bankës Botërore dhe të Qeverisë Zvicerane (nga viti 2011).

Që prej asaj kohe, SECO ka mbështetur një gamë të gjerë reformash në fushën e raportimit financiar në vend, por forcimi i Bordit të Mbikëqyrjes Publike ka qenë një nga arritjet më të rëndësishme, sepse ky institucion luan një rol qendror dhe sistemik në garantimin e besueshmërisë së gjithë ekosistemit të raportimit financiar.

Mund të përmirësosh standardet e kontabilitetit, të trajnosh profesionistët dhe të modernizosh kornizat e raportimit — por pa një organ mbikëqyrës të fortë dhe të pavarur, këto reforma nuk përkthehen në informacion financiar të besueshëm.

BMP është institucioni që siguron që auditorët të ushtrojnë punën e tyre me integritet, cilësi dhe pavarësi.

Në thelb, ai është garantuesi i besimit të publikut. Sipas nesh, një sistem auditimi me cilësi të lartë është “pika e fundit e kontrollit” që vërteton informacionin financiar të përdorur nga investitorët, rregullatorët dhe publiku.

Për këtë arsye, SECO e ka konsideruar BMP-në si një prioritet strategjik brenda reformës së gjerë, pasi forcimi i tij prodhon ndikimin më të madh në të gjithë sistemin, duke shumëfishuar efektin e të gjitha reformave të tjera.

Sot, stafi i BMP-së është i pajisur me njohuritë dhe instrumentet e nevojshme, përfshirë mjetet digjitale (e-tools- aty ku mund të zbatohen), çka i mundëson që të kryejë në mënyrë të kënaqshme detyrat e kërkuara nga legjislacioni i ri dhe standardet e BE-së në fushën e hartimit të standardeve, monitorimit dhe mbikëqyrjes së auditimit.

 

Si e vlerësoni progresin që ka bërë Shqipëria drejt ndërtimit të një sistemi të besueshëm të mbikëqyrjes së auditimit?

Në fushën e mbikëqyrjes së auditimit është e rëndësishme të pranohet se tashmë është vendosur një themel institucional funksional dhe mekanizmat kryesorë janë funksionalë. Shqipëria ka bërë përparime të konsiderueshme gjatë dekadës së fundit në këtë drejtim.

Aktualisht ekziston një moment i favorshëm për të ecur edhe më tej, i shtyrë nga axhenda ambicioze e Qeverisë dhe e Komisionit Europian për anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në vitin 2030.

Është shumë e rëndësishme që ky impuls të shfrytëzohet për të çuar më tej reformat. Në këtë fushë specifike, përparimi drejt përafrimit me standardet dhe rregullat e BE-së ka vijuar, përfshirë ndryshimet e ligjit për Auditimin në fund të vitit të kaluar, por ende mbetet punë për të bërë.

Me mjedisin që po evoluon, institucionet dhe profesionet duhet të vazhdojnë të ndërtojnë kapacitetet dhe të përgjigjen ndaj sfidave të reja, si kërkesat e reja për raportimin e qëndrueshmërisë apo çështjet e qeverisjes së ndërmarrjeve shtetërore.

 

Sa e sigurt është SECO që reformat e ndërmarra do të jenë të qëndrueshme edhe pas përfundimit të projektit?

SECO është e bindur se reforma e raportimit financiar të korporatave në Shqipëri do të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme gjatë viteve në vijim, me qëllim që vendi të ruajë një sistem plotësisht funksional të raportimit financiar (CFR), i cili përshtatet me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Korniza institucionale tashmë është më e fortë, kapacitetet e aktorëve kryesorë janë rritur ndjeshëm dhe kuadri i përditësuar ligjor ofron garanci solide për vijimësinë e funksioneve të mbikëqyrjes publike.

Për më tepër, projekti aktual i financuar nga SECO po përgatit një strategji të plotë daljeje, e cila identifikon boshllëqet që mbeten dhe përcakton qartë përgjegjësitë e institucioneve për periudhën pas përfundimit të projektit.

Kjo qasje siguron që reformat të jenë të konsoliduara dhe ndikimi i tyre të vazhdojë edhe shumë pas përfundimit të projektit.

 

A parashikon SECO mbështetje të mëtejshme për reformat e menaxhimit të financave publike në Shqipëri?

Mbështetja për raportimin financiar të korporatave në Shqipëri po vijon përmes një programi rajonal të bashkëfinancuar nga Zvicra dhe Austria, EAASURE (Enhancing Accounting, Auditing and Sustainability Reporting).

Paralelisht, SECO vazhdon të mbështesë reformat e menaxhimit të financave publike në vend, përfshirë zbatimin në vijim të Standardëve Ndërkombëtare të Kontabilitetit në Sektorin Publik (IPSAS), që mbetet një prioritet kyç për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin publik.

Çdo angazhim i ardhshëm do të harmonizohet ngushtësisht me prioritetet kombëtare dhe do të koordinohet me Ministrinë e Financave dhe institucionet e tjera përgjegjëse, për të garantuar efektin më të madh dhe qëndrueshmërinë e mbështetjes.

 

The post Pse mbikëqyrja e auditimit është jetike për tregun financiar appeared first on Revista Monitor.

Pse mbikëqyrja e auditimit është jetike për tregun financiar

By: Mira Leka
1 December 2025 at 08:42

Intervistë me Philipp Arnold, Zëvendësshef i Misionit, Ambasada Zvicerane në Shqipëri
 
Raportimi financiar funksionon vetëm kur auditi kryhet në mënyrë të pavarur dhe të besueshme, ndaj mbikëqyrja e tij është një hallkë thelbësore për tregun dhe institucionet.
Për këtë arsye, forcimi i Bordit të Mbikëqyrjes Publike është vlerësuar si një nga elementet më të rëndësishme të reformës së raportimit f...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Pse mbikëqyrja e auditimit është jetike për tregun financiar appeared first on Revista Monitor.

Bordi i Mbikëqyrjes Publike integrohet në BE

By: Mira Leka
1 December 2025 at 08:40

Intervistë me Dritan Finon, Kryetar i Bordit të Mbikëqyrjes Publike
 
Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP), - autoriteti rregullator i pavarur, me rol kryesor për të realizuar mbikëqyrjen publike dhe për të siguruar që audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit të jenë subjekt i një sistemi që jep siguri për cilësinë në mbrojtjen e interesit publik - është miratuar si anëtar vëzhgues në Komitetin e...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bordi i Mbikëqyrjes Publike integrohet në BE appeared first on Revista Monitor.

“Pema e mashtrimit”, nga shpërdorimi i aktiveve, korrupsioni dhe raportimi financiar i manipuluar  

By: Mira Leka
1 December 2025 at 08:35

Flet Sandra Damijan, Eksperte e Kontabilitetit Ligjor, Trajnere e Programit për Kontabilistin Ligjor
 
Rritja e skemave të mashtrimit financiar, abuzimeve me fondet publike dhe manipulimeve në raportimet kontabël e bën kontabilitetin ligjor një profesion të domosdoshëm për Shqipërinë.
Ndërsa vendi përballet me korrupsion të lartë, ekonomi informale dhe rritje të krimeve ekonomike, nevoja për ekspe...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Pema e mashtrimit”, nga shpërdorimi i aktiveve, korrupsioni dhe raportimi financiar i manipuluar   appeared first on Revista Monitor.

Arrin kontabilisti “investigativ”

By: Mira Leka
1 December 2025 at 08:30

Për herë të parë në Shqipëri po certifikohen kontabilistët ligjorë (investigativë), të cilët do të mundësojnë një shërbim cilësor dhe më profesional në lidhje me hetimin dhe zbulimin e krimeve financiare në vend. Cilat janë skemat më të zakonshme të mashtrimit në kompani dhe me paratë publike. Pse është e rëndësishme mbikëqyrja financiare
 
“Aktualisht në shumë raste, në kompanitë shqiptare, ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Arrin kontabilisti “investigativ” appeared first on Revista Monitor.

Kosova mund të humbë një pjesë të fondeve nga Plani i Rritjes në qershor

30 November 2025 at 09:35

Seanca e jashtëzakonshme parlamentare e 19 nëntorit, ndezi alarmin se Kosova rrezikon t’i humbë mbi 200 milionë euro, nëse disa marrëveshje ndërkombëtare nuk do të ratifikoheshin deri në fund të këtij viti.

Marrëveshjet ndërkombëtare miratohen me të paktën 80 vota për, ndërkohë që vetëm 48 ligjvënës votuan në Kuvendin tashmë të shpërndarë.  Ndonëse u paralajmërua se një pjesë e fondeve të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian për Kosovën humbin në dhjetor të vitit 2025, pos Vetëvendosjes, partitë e tjera parlamentare, nuk u pajtuan për t’i miratuar marrëveshjet, me arsyetimin se ishte Vetëvendosje zvarritësja e proceseve gjatë gjithë vitit.

Me qëllim të përafrimit të ekonomive me standardet evropiane, Plani i Rritjes është një paketë financimi e Bashkimit Evropian, për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën.

Nga kjo pako, 2 miliardë euro janë fonde të pakthyeshme, ndërkohë që  4 miliardë euro të tjera, parashihen të jepen në formën e kredive të volitshme. Hisja e Kosovës, nga kjo pako është rreth 900 milionë euro.

Thelbi për të përfituar mjete nga ky plan, që është instrument me kohë të kufizuar, i miratuar për periudhën 2024-2027, është përgatitja e një agjende reformuese, sidomos në fushën e rendit dhe sundimit të ligjit, bazuar në rekomandimet paraprake të trupave të Bashkimit Evropian. Ndonëse Kosova ka qenë ndër vendet e para, që e ka miratuar agjendën e reformave, nuk mund të bëjë kërkesë për pagesë pa i ratifikuar marrëveshjet.

Megjithëkëtë, bazuar në deklaratat e zyrtarëve për zgjerim, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjeve përkatëse, shpërndarja e fondeve iu nënshtrohet disa kushteve për pagesë, dhe nëse një hap nuk përmbushet në kohë, vendet përfituese kanë mundësi ta zënë hapin brenda një periudhe shtesë. E kjo periudhë shtesë është dyvjeçare, që nënkupton se Kosova përballet me rrezik real të humbjes së një pjese të fondeve në qershorin e 2026-s. Këtë afat e ka përmendur edhe komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, shkruan RTK.

E përveç fondeve të Bashkimit Evropian,  vlerësohet se janë edhe mbi 90 milionë euro të Bankës Botërore, të ndara si mbështetje buxhetore në kuadër të programit të reformave, norma e interesit e të cilave është paraparë të jetë zero për qind për 12 vjet.  Sipas Bankës Botërore, tashmë dihet se afati i fundit për hyrjen në fuqi të marrëveshjes që parasheh financimin e politikave zhvillimore, konkurrueshmërisë dhe rritjes së gjelbër, është 13 shkurti i vitit 2026.

Ndërkohë, Kosova është në prag të procesit zgjedhor dhe për të arritur afatet tash për tash mbetet sfidë e efikasitetit të legjislaturës së re.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosova mund të humbë një pjesë të fondeve nga Plani i Rritjes në qershor appeared first on Sinjali.

❌
❌