Ămimet e larta nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare, rritja e kostos sĂ« energjisĂ« pĂ«r bizneset dhe miliona eurot e shpenzuara pĂ«r import po e rĂ«ndojnĂ« sektorin energjetik tĂ« KosovĂ«s nĂ« prag tĂ« dimrit.
Â
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, paralajmëron sërish një dimër të vështirë energjetik për Kosovën dhe Evropën, duke përmendur çmime deri në 500 euro për megavat-orë në tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, katër vjet pas paralajmërimeve të ngjashme, mbetet e paqartë se cilat masa konkrete po ndërmerr Qeveria për ta përgatitur vendin për sezonin e dimrit.
Në një intervistë televizive Rizvanolli ka paralajmëruar se Kosova dhe pjesa tjetër e Evropës do të përballen me vështirësi gjatë këtij dimri, si në aspektin e furnizimit me energji elektrike, ashtu edhe për sa i përket çmimeve.
Sipas saj, çmimet në tregjet ndërkombëtare kanë arritur deri në 500 euro për megavat-orë, ndonëse temperaturat ende nuk kanë rënë ndjeshëm dhe dimri nuk ka hyrë në fazën e tij më të ftohtë.
Ministrja ka fajësuar konfliktin në Iran dhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit për këtë situatë, duke e krahasuar atë me krizën energjetike të dimrit të vitit 2021.
âNĂ«se mund ta pĂ«rmbledh shkurt, ky dimĂ«r do tĂ« jetĂ« njĂ« dimĂ«r i vĂ«shtirĂ« pĂ«r gjithĂ« EvropĂ«n, madje globalisht. Sa pĂ«r ilustrim, nĂ«se ju kujtohet nĂ« dimrin e vitit 2021 kishim njĂ« krizĂ« qĂ« nĂ« atĂ« kohĂ« ishte e paprecedentĂ«, nĂ« kohĂ«n e Krishtlindjeve, kur çmimi dhe konsumi ishte rritur, kishte arritur çmimi nĂ« tregje ndĂ«rkombĂ«tare pak mĂ« shumĂ« se 500 euro pĂ«r megavat/orĂ«â, ka deklaruar Rizvanolli.
Ajo ka thënë se edhe këtë vit, në gjysmën e parë të nëntorit, çmimet kanë arritur në nivele të ngjashme, pa pasur ende rënie të ndjeshme të temperaturave.
âSot, pĂ«rderisa po flasim, jemi nĂ« gjysmĂ«n e parĂ« tĂ« nĂ«ntorit dhe qysh nĂ« ditĂ«t e para, ende pa u bĂ«rĂ« shumĂ« ftohtĂ«, nĂ« tregje ndĂ«rkombĂ«tare ka arritur çmimi 500 euro. Arsyeja kryesore pĂ«r kĂ«tĂ« Ă«shtĂ« konflikti nĂ« Iran dhe mbyllja e NgushticĂ«s sĂ« Hormuzitâ, ka thĂ«nĂ« ministrja.
Katër vjet më parë, i njëjti paralajmërim
Paralajmërimi i Rizvanollit për një dimër të vështirë nuk është i ri.
Më 29 shtator 2022, gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ministrja kishte deklaruar se Kosovën dhe Evropën i priste një dimër i vështirë, duke paralajmëruar edhe mundësinë e reduktimeve të energjisë elektrike.
âDuhet tĂ« jemi tĂ« sinqertĂ« tĂ« gjithĂ«, na pret njĂ« dimĂ«r i vĂ«shtirĂ« neve dhe tĂ«rĂ« EvropĂ«n. Po pritet tĂ« pĂ«rballemi me krizĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« deri nĂ« reduktime, vetĂ«m se kanĂ« filluar nĂ« disa shtete tĂ« ndalojnĂ« ngrohjen pĂ«r mbi 19 gradĂ« Celsiusâ, kishte deklaruar ajo.
Kështu, katër vjet më vonë, mesazhi i ministres mbetet pothuajse i njëjtë: dimër i vështirë, krizë energjetike dhe çmime të larta.
âKy dimĂ«r do tĂ« jetĂ« njĂ« dimĂ«r i vĂ«shtirĂ« pĂ«r gjithĂ« EvropĂ«n, madje globalishtâ, Ă«shtĂ« paralajmĂ«rimi qĂ« Rizvanolli po e pĂ«rsĂ«rit edhe kĂ«tĂ« vit.
Megjithatë, përtej deklaratave për situatën ndërkombëtare, qytetarët dhe bizneset presin të dinë se çfarë masash konkrete po ndërmerren nga Qeveria e Kosovës për përballimin e sezonit të dimrit.
Bizneset paralajmërojnë shtrenjtim deri në 10 për qind
Paralajmërimet për një dimër të vështirë energjetik po shoqërohen edhe me shqetësime për ndikimin e kostos së energjisë elektrike në ekonominë e vendit.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësim për rritjen e kostos së energjisë elektrike për ndërmarrjet që operojnë në tregun e lirë, duke paralajmëruar se kjo mund të reflektohet drejtpërdrejt në çmimet e produkteve dhe shërbimeve.
Sipas kësaj organizate, nga ankesat e pranuara prej bizneseve të mëdha, rritja e kostos së energjisë pritet të ndikojë në shtrenjtimin e produkteve dhe shërbimeve për konsumatorët, me një rritje të vlerësuar nga 4 deri në 10 për qind.
Shqetësim i veçantë është ndikimi te prodhuesit vendorë, të cilët, sipas Lidhjes së Bizneseve, do të përballen me vështirësi për të përballuar kostot e reja pa rritur çmimet e produkteve të tyre.
Kjo situatë, sipas tyre, mund të dobësojë konkurrueshmërinë e prodhuesve vendorë përballë produkteve të importuara, të dëmtojë prodhimin, të zvogëlojë aktivitetin ekonomik dhe të rrezikojë vendet e punës.
Lidhja e Bizneseve ka kritikuar edhe kalimin në tregun e lirë të energjisë pa një plan të qartë tranzicioni dhe pa masa mbështetëse për ndërmarrjet, duke vlerësuar se kjo po krijon pasiguri dhe kosto shtesë për sektorin privat.
âLidhja e Bizneseve tĂ« KosovĂ«s kĂ«rkon nga Qeveria e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe autoritetet rregullatore: 1. VlerĂ«sim urgjent tĂ« ndikimit tĂ« kostos sĂ« energjisĂ« nĂ« sektorin privat. 2. Shqyrtimin e mekanizmave pĂ«r lehtĂ«simin e kostove pĂ«r bizneset. 3. Masa konkrete pĂ«r mbrojtjen e prodhimit vendor dhe konkurrueshmĂ«risĂ« sĂ« tij ndaj produkteve tĂ« importuara.
Energjia elektrike Ă«shtĂ« njĂ« nga faktorĂ«t kryesorĂ« tĂ« prodhimit dhe zhvillimit ekonomik. Prandaj, institucionet duhet tĂ« veprojnĂ« me urgjencĂ«, pĂ«r tĂ« parandaluar dĂ«mtimin e bizneseve, shtrenjtimin e produkteve dhe dobĂ«simin e pozitĂ«s sĂ« prodhuesve vendorĂ« nĂ« treg. Prodhimi vendor duhet tĂ« mbĂ«shtetet dhe tĂ« mbrohet, jo tĂ« vendoset nĂ« pozitĂ« tĂ« pafavorshme pĂ«rballĂ« importitâ.
Mbi 205 milionë euro import energjie për dhjetë muaj
Në ndërkohë, të dhënat për blerjen dhe importin e energjisë elektrike tregojnë për shpenzime të konsiderueshme të Kosovës, me miliona euro të paguara brenda ditës dhe shuma që kalojnë 200 milionë euro përgjatë dhjetë muajve të parë të vitit.
VetĂ«m pĂ«r periudhĂ«n 28 tetor â 3 nĂ«ntor 2026, shpenzimet pĂ«r blerjen e energjisĂ« elektrike kanĂ« arritur nĂ« 14 milionĂ« e 915 mijĂ« e 923 euro e 88 centĂ«.
Kjo nënkupton se për shtatë ditë janë shpenzuar mesatarisht mbi 2.1 milionë euro në ditë për blerjen e energjisë elektrike.
Shpenzimi më i lartë ditor në këtë periudhë është regjistruar më 28 tetor, kur blerja e energjisë ka kushtuar 2 milionë e 385 mijë e 449 euro e 33 centë. Një ditë më pas, më 29 tetor, janë shpenzuar 2 milionë e 373 mijë e 489 euro e 37 centë.
Më 30 tetor, kostoja e blerjes së energjisë ka qenë 2 milionë e 127 mijë e 378 euro e 18 centë, ndërsa më 31 tetor janë paguar 2 milionë e 349 mijë e 582 euro e 63 centë.
Më 1 nëntor shpenzimet kanë rënë në 1 milionë e 215 mijë e 816 euro e 59 centë, por kjo rënie ka qenë e përkohshme. Më 2 nëntor, blerja e energjisë ka kushtuar 2 milionë e 300 mijë e 679 euro e 64 centë, ndërsa më 3 nëntor edhe 2 milionë e 163 mijë e 528 euro e 14 centë.
Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« DoganĂ«s sĂ« KosovĂ«s, importi i energjisĂ« elektrike gjatĂ« periudhĂ«s janarâtetor 2026 ka arritur vlerĂ«n prej 205 milionĂ« e 340 mijĂ« e 697 euro e 78 centĂ«.
Muaji janar ka regjistruar vlerën më të lartë të importit, me 35 milionë e 806 mijë e 685 euro. Në shkurt, importi ka kushtuar 21 milionë e 81 mijë e 77 euro, ndërsa në mars vlera ka qenë 16 milionë e 689 mijë e 268 euro.
Në prill, Kosova ka importuar energji elektrike në vlerë prej 16 milionë e 866 mijë e 538 euro, kurse në maj shpenzimet kanë arritur në 15 milionë e 710 mijë e 488 euro.
Gjatë qershorit, vlera e importit është rritur në 21 milionë e 865 mijë e 528 euro, ndërsa korriku ka shënuar nivelin më të ulët të importit gjatë këtij viti, me 9 milionë e 230 mijë e 499 euro.
Në gusht, importi ka kushtuar 17 milionë e 200 mijë e 673 euro, ndërsa në shtator është regjistruar një rritje e konsiderueshme, me 27 milionë e 691 mijë e 244 euro. Për muajin tetor, vlera e importit të energjisë elektrike ka arritur në 23 milionë e 198 mijë e 693 euro.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me këto shpenzime, duke vënë në pah koston prej 27.6 milionë eurosh për muajin shtator.
â30 DitĂ« Shtatori, 27.6 MilionĂ« Euro kosto e rrymĂ«s. Era Mafia Energjetike!â, ka shkruar Ymeri nĂ« njĂ« reagim publik.
Ymeri ka ngritur vazhdimisht shqetĂ«sime pĂ«r shpenzimet e importit tĂ« energjisĂ« elektrike, tregtimin e rrymĂ«s dhe transparencĂ«n nĂ« marrĂ«veshjet energjetike, duke pĂ«rdorur edhe termin âmafia energjetikeâ pĂ«r tĂ« pĂ«rshkruar atĂ« qĂ« e konsideron si njĂ« rrjet interesash nĂ« sektorin e energjisĂ«.
Ndërkohë, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në publikimin e fundit për statistikat e energjisë, ka treguar se gjatë muajit gusht 2026 konsumi i energjisë elektrike në Kosovë ka arritur në 453.38 GWh, duke shënuar rritje prej 17.95 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak.
Sipas ASK-së, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 544.61 GWh, apo 8.46 për qind më shumë se në gushtin e vitit 2025.
Gjatë kësaj periudhe, importi i energjisë elektrike arriti në 400.82 GWh, ndërsa eksporti ishte 311.21 GWh, ku në këtë shifër përfshihet edhe sasia e transmisionit.
ASK ka bërë të ditur se pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në konsumin e përgjithshëm ishte 7.42 për qind. Ndërkohë, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga hidrocentralet arriti në 7.47 GWh, me rritje prej 33.24 për qind krahasuar me gushtin e vitit paraprak.
Në anën tjetër, prodhimi i thëngjillit gjatë gushtit ishte 477.562 mijë tonë, duke shënuar rënie prej 3.65 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Â
The post Paralajmërohet dimër i vështirë energjetik për Kosovën appeared first on Revista Monitor.