Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sabri Kastrati

By: Ela
18 December 2025 at 13:54

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 17 dhjetor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Lezhës, Sabri Kastrati. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Çomo dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sabri Kastrati appeared first on BoldNews.al.

KPA pushon çështjen dhe lë në fuqi konfirmimin e Dritan Nushit

By: Brisi
17 December 2025 at 16:57

Kolegji i Posaçëm vendosi të mërkurën pushimin e çështjes ndaj prokurorit Dritan Nushi, duke i dhënë formë të prerë vendimit të konfirmimit të tij në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi u mor pasi një ditë më parë, të martën 16 dhjetor, SPAK në rolin e Komisionerit Publik u tërhoq nga ankimi duke […]

The post KPA pushon çështjen dhe lë në fuqi konfirmimin e Dritan Nushit appeared first on BoldNews.al.

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

16 December 2025 at 18:46

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ndryshoi sot vendimin e Komisionit të Pavarur dhe Kualifikimit dhe shkarkoi nga detyra prokurorit të Durrësit, Gëzim Çopa.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA-së i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë.

KPA ndryshoi vendimin e datës 22 shkurt të vitit 2024 të KPK-së e cila konfirmonte në detyrë prokurorin Çopa. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Komisionerja Publike kërkoi në KPA shkarkimin e prokurorit Gëzim Çopa për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe për cenimin e besimit të publikut te drejtësia.

/m.q/r.e/a.f/

The post KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjyqtarët: Të shtyhet pensioni/ Në sallat e gjyqit deri 75 vjeç: Kemi stok dosjesh

By: xhir jeta
16 December 2025 at 15:15

Prokurorët dhe gjyqtarët kërkohet dy zgjatet mosha e qëndrimit në detyrë. Kërkesa arsyetohet me faktin e stokut të lartë të dosjeve nëpër gjykata, sic tha deputeti socialist, Olsi Himci që këtë të martë prezantoi nismat e tij për ndryshime në dy ligje të reformës në drejtësi.

 “Numri i larte i dosjeve; unioni i gjyqtareve ka propozuar: Te shtyhet mosha nga 73, ne 75 vjec ne pune per gjyqtaret e prokuroret”

Ndryshi prek ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, ku po ashtu parashikohet ti mbyllet dera e Shkollës së Magjistraturës atyre prokuorëve dhe gjyqtarëve që deri më tani e kanë gjetur të hapur, pavarsisht se nuk e kanë kaluar me sukses vettingun apo kanë dhënë dorëehqeje, duke e shmnagur një gjë të tillë.

“Magjistrati qe nuk kalojne vettingun ose jep doreheqjen; sipas vendimit, nuk mund te perzgjidhet ne pozicionin e pedegogut, trajnerit, ekspert, nuk mund te behet pjese e trupes se Shkolles se Magjistratues.”

Ndryshimet e tjera prekin ligjin për Statusin e Gjykatërve dhe Prokurorëve. Në këtë pretendentët që shkojnë në klp dhe klgj, nga radhët e vokatëve, pedagogëve dhe shoqëria civile nuk kalojnë në filtra verifikimesh si për pasurinë, ashtu dhe për integritetin e tyre. Ndryshimet propozojnë që kjo të ndryshohet dhe të përdoret I njëjti vetting si për gjyqtarët e prokurorët.

“Per cdo kategroike kandidatesh parashikohen te njejtat mekanizma kontrolli si per gjyqtaret dhe prokuroret, qe shkojne ne klp dhe klgj.””, ky eshte thelbi i popozimit te ligjit 2. Pasi nga shoqeria civile dhe nga radhet e avokatetve qe shkojne ne perberjen e KLGj dhe KLP, nuk kalonin verifikime sikunder per gjyqtaret dhe prokuroret, sipas ligjit aktual.

Ndryshimet u prezantuan në Komisionin Xhafaj dhe tek Ligjet, në mungesë të deputetëve demokratë që bojkotuan Kuvendin, ndryshe nga ata të Partisë së Lirisë që u bënë pjesë e diskutimeve.

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurorit Gjergji Tako

By: Brisi
15 December 2025 at 19:03

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 15 dhjetor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako. Prokurori Kodian Braho deklaroi se u qëndronin në parim shkaqeve të ankimit për profesionalizimin dhe etikën dhe kërkoi shkarkimin e prokurorit Tako për cënim të besimit të publikut tek drejtësia. […]

The post KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurorit Gjergji Tako appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Ervin Pollozhani

By: Elva
15 December 2025 at 18:42

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 15 dhjetor vendimin për lënien në fuqi të vendimit të Komisionit, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani. Ashtu si Komisionerja Publike, Irena Nino, edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani kërkoi shkarkimin e Pollozhanit, me argumentin se nuk arrin nivel të besueshëm […]

The post KPA lë në fuqi konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Ervin Pollozhani appeared first on BoldNews.al.

Pasojat e vettingut dhe hartës së re gjyqësore, më pak gjykata, më shumë dosje e vonesa

By: Elva
10 December 2025 at 21:47

Reforma në drejtësi është një ndër proceset më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugëtimin e stërzgjatur drejt Bashkimit Europian. Kapitujt 23 dhe 24 janë të lidhura me mbarëvajtjen e drejtësisë në vendin tonë. Respektivisht “Gjyqësori, të drejtat themelore” dhe “Drejtësia, Liria e Siguria” janë padyshim dy ndër kapitujt që konsiderohen të një rëndësie jetike. Kapitujt […]

The post Pasojat e vettingut dhe hartës së re gjyqësore, më pak gjykata, më shumë dosje e vonesa appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Dritan Gripshi

9 December 2025 at 19:47

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) la në fuqi vendimin Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të prokurorit Dritan Gripshi.

Vendimi u shpall sot nga trupi gjykues i KPA-së i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, të cilët lanë në fuqi vendimin e datës 27 mars 2024 të KPK-së, për shkarkimin nga detyra të prokurorit Dritan Gripshit.

Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi u shkarkua pasi KPK e gjeti atë me probleme në kriterin e pasurisë.

Dritan Gripshi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar si prokuror në Elbasan dhe Durrës, përpara se të emërohej në Prokurorinë e Beratit në vitin 2008. Gripshi u shkarkua nga detyra në vitin 2010 me dekret të Presidentit të kohës me motivacionin e “sjelljeve që diskreditojnë figurën e prokurorit”, por ai fitoi më pas një proces gjyqësor kundër vendimit të shkarkimit dhe u rikthye në detyrë në vitin 2015.

/m.q/j.p/

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Dritan Gripshi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejtuesi i SPAK dhe prokurori Dritan Nushi paraqesin parashtrimet në KPA

By: Elva
4 December 2025 at 21:28

Prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Dritan Nushi, deklaroi se u qëndronin në parim shkaqeve të ankimit që kanë të bëjnë me pasurinë, profesionalizmin e etikën, si dhe kërkoi shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi. Prokurori Nushi dhe përfaqësuesja e tij ligjore, avokatja […]

The post Drejtuesi i SPAK dhe prokurori Dritan Nushi paraqesin parashtrimet në KPA appeared first on BoldNews.al.

Apeli korrigjon SPAK-un/ Ish-Prokurori Aurel Zarka dhe të tjerët vepruan si grup i strukturuar kriminal

By: Brisi
3 December 2025 at 08:30

Cilësimi i gabuar nga ana e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për mënyrën e bashkëpunimit të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, në kryerjen e veprës penale të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në çështjen “Toyota Auris” dhe hetime të tjera, çoi në prishjen e vendimit të dënimit të tij […]

The post Apeli korrigjon SPAK-un/ Ish-Prokurori Aurel Zarka dhe të tjerët vepruan si grup i strukturuar kriminal appeared first on BoldNews.al.

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Ervin Pollozhani

By: Brisi
25 November 2025 at 20:05

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi gjatë bisedimeve përfundimtare shkaqeve të ankimit në çështjen e vetingut të gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani dhe kërkoi shkarkimin e tij për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë. Pollozhani kundërshtoi gjetjet për deklarime kontradiktore, si dhe pretendoi se kishte provuar burimet e ligjshme të […]

The post Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Ervin Pollozhani appeared first on BoldNews.al.

Gara për kreun e SPAK/ KLP cakton datën kur do pyeten kandidatët

By: Brisi
25 November 2025 at 16:38

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka caktuar datën se kur do të pyesë katër kandidatët për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Bëhet me dije se intervistimi do të kryhet në datën 11 dhjetor 2025, ora 9:00. Prokurorët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj pasi të dëgjohen dhe të pyeten, do […]

The post Gara për kreun e SPAK/ KLP cakton datën kur do pyeten kandidatët appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Elio Mazreku

By: armand
20 November 2025 at 18:05

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 20 nëntor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Tiranës, Elio Mazreku. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Albana Shtylla dhe anëtarë Sokol Çomo, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Elio Mazreku appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Bardhyl Shehu

By: Ela
20 November 2025 at 11:31

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 19 nëntor lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit të Lezhës, Bardhyl Shehu. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga gjyqtarja Albana Shtylla, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtarë gjyqtarët Sokol Çomo, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Bardhyl Shehu appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Bardhyl Shehu

By: armand
19 November 2025 at 21:06

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin përfundimtar të prokurorit të Lezhës Bardhyl Shehu, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e pati shkarkuar për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe përpjekje për ta fshehur atë. “Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Bardhyl Shehu appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Vladimir Skënderi

By: armand
17 November 2025 at 20:47

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 17 nëntor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Durrësit, Vladimir Skënderi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA-së i kryesuar nga Ina Rama, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Vladimir Skënderi appeared first on BoldNews.al.

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

By: Ela
14 November 2025 at 19:04

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA pranoi të premten më 24 nëntor kërkesën për administrimin e gjetjes e vëzhguesit ndërkombëtar, Theo Jacobs lidhur me transaksionet e kryera për një apartament të prenotuar nga bashkëshortja e gjyqtarit Ervin Pollozhani para martesës së tyre, por nga ana tjetër vendosi të mos hetojë më tej rrethanat e konstatuara, […]

The post KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani appeared first on BoldNews.al.

KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën

By: Brisi
13 November 2025 at 19:48

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi të shtyjë seancën e vetingut të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, bazuar në një kërkesë të vëzhguesit ndërkombëtar, Francesco Ciardi, për administrimin e akteve që kanë të bëjnë me çështjen penale të ngritur në ngarkim të tij nga SPAK, për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në […]

The post KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën appeared first on BoldNews.al.

Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

By: Brisi
12 November 2025 at 18:23

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u mbyll të mërkurën seanca dëgjimore lidhur me kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, për procedimin disiplinor ndaj prokurores së Sarandës, Besiana Sadikaj. Inspektorja e ILD-së, Lindita Ziguri u qëndroi parashtrimeve për shkelje nga ana e Sadikajt të rregullave e solemnitetit të sjelljes në marrëdhëniet me drejtuesin […]

The post Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD appeared first on BoldNews.al.

Konfirmimi i gjyqtarit Julian Haxhiu mbetet në fuqi në KPA

By: Brisi
12 November 2025 at 15:37

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 12 nëntor pushimin e çështjes së vetingut për gjyqtarin e Tiranës, Julian Haxhiu, për shkak të heqjes dorë nga shkaqet e ankimit prej drejtuesit të SPAK, Altin Dumani. Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqësoi drejtuesin e SPAK në këtë çështje, deklaroi në seancë se hiqnin […]

The post Konfirmimi i gjyqtarit Julian Haxhiu mbetet në fuqi në KPA appeared first on BoldNews.al.

❌
❌