Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 February 2026Main stream

U vetëdorëzua pasi u dënua me 1 vit burg, Edison Memolla dërgohet në burgun e Rrogozhinës

By: Ela
10 February 2026 at 14:32

Pasi u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme në polici, kryebashkiaku Edison Memolla është dërguar sot në burgun e Rrogozhinës. Apeli i GJKKO ekzekutoi vendimin duke e dënuar me një vit burg Edison Memollën. Ai u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për veprën penale korrupsion në zgjedhje. Gjithashtu gjykata i ka hequr Memollës të […]

The post U vetëdorëzua pasi u dënua me 1 vit burg, Edison Memolla dërgohet në burgun e Rrogozhinës appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

U dënua me 1 vit burg nga Apeli i GJKKO, Edison Memolla pritet të dorëzohet nesër në polici

By: armand
9 February 2026 at 18:45

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla do dorëzohet nesër në polici, pasi u dënua me 1 vit burg. Memolla do t’i drejtohet burgut menjëherë pasi të delegojë detyrën. Memolla u dënua për korrupsion në zgjedhje, pasi SPAK zbuloi një bisedë të tij kur kandidonte në zgjedhjet e pjesshme vendore të marsit 2022, me elektricistin e OSHEE […]

The post U dënua me 1 vit burg nga Apeli i GJKKO, Edison Memolla pritet të dorëzohet nesër në polici appeared first on BoldNews.al.

Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla

By: Brisi
9 February 2026 at 13:55

Apeli i Posaçëm ka konfirmuar këtë të hënë, dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës Edison Memolla, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Memolla u shpall fajtor dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme më 24 janar 2025, me 1 vit burg, vendim të […]

The post Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla appeared first on BoldNews.al.

Dënohet me burg kryebashkiaku socialist Edison Memolla

By: V K
9 February 2026 at 13:55

Apeli i GJKKO, ka dënuar me 1 vit burg kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla.

Pas vendimit të dhënë nga Apeli i GJKKO, SPAK pritet të bëjë urdhrin e ekzekutimit, duke vënë në pranga kryebashkiakun.

Hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës, nisën pasi në media u publikua një audio përgjim ku siç thotë SPAK, dëgjohet Edison Memolla në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, duke ndikuar  tek një punonjës i OSHEE , për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.

The post Dënohet me burg kryebashkiaku socialist Edison Memolla appeared first on Albeu.com.

Prokuroria në Hagë kërkon 45 vjet burgim për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

By: Fax Web
9 February 2026 at 11:38

Në Gjykatën Speciale në Hagë nisën sot deklaratat përmbyllëse për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

Krimet pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West e nisi fjalën e saj duke thënë se Gjykata Speciale është bërë “trup funksional, i suksesshëm në një periudhë relativisht të shkurtër”.

Prokurorja West ka thënë se nuk kërkohet dënim për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, por për personat e akuzuar, duke kërkuar 45 vjet burgim.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon vendim dënimi për të gjitha pikat e aktakuzës dhe një vendim të vetëm prej 45 viteve, mbështetur në kontributet individuale të krimeve të kryera nga secili prej personave, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë të rënda dhe këto akuza nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës”, tha prokurorja.

Ajo ka pretenduar se 100 persona janë vrarë dhe qindra tjerë janë abuzuar, në dhe rreth 50 plus kampeve të ndalimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Kjo çështje ka të bëjë me qëllimin e katër të akuzuarve për të fituar dhe ushtruar kontroll në gjithë Kosovën. Kjo vendosmëri për kompetencë dhe fuqi u has me diçka, dhe kjo kishte të bënte me persona që kishin dalë si kundërshtarë ose përcaktoheshin se ishin bashkëpunëtorë me forcat serbe, ose zyrtarë serbë, ose që nuk mbështesinin synimet e UÇK-së”.

Sipas saj, shpesh aty përfshiheshin persona të lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës, persona romë dhe serbë.

“Pavarësisht frikës, stigmës dhe situatave me të cilat janë përballur dëshmitarët dhe familjarët e tyre nga një grup i kufizuar, por me zë, në Kosovë, këta dëshmitarë e kanë dëshiruar kaq shumë të vërtetën që të dalë në pah, prandaj pavarësisht kësaj kanë përzgjedhur të bashkëpunojnë me zyrën time dhe të japin dëshmi para kësaj gjykate”, u shpreh ajo në deklaratën përmbyllëse. /rel/

Prokuroria në Hagë kërkon 45 vjet burgim për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

9 February 2026 at 10:50

PRISHTINË, 9 shkurt/ATSH/ Në Gjykatën Speciale në Hagë nisën sot deklaratat përmbyllëse për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

Krimet pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West e nisi fjalën e saj duke thënë se Gjykata Speciale është bërë “trup funksional, i suksesshëm në një periudhë relativisht të shkurtër”.

Prokurorja West ka thënë se nuk kërkohet dënim për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, por për personat e akuzuar, duke kërkuar 45 vjet burgim.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon vendim dënimi për të gjitha pikat e aktakuzës dhe një vendim të vetëm prej 45 viteve, mbështetur në kontributet individuale të krimeve të kryera nga secili prej personave, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë të rënda dhe këto akuza nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës”, tha prokurorja.

Ajo ka pretenduar se 100 persona janë vrarë dhe qindra tjerë janë abuzuar, në dhe rreth 50 plus kampeve të ndalimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Kjo çështje ka të bëjë me qëllimin e katër të akuzuarve për të fituar dhe ushtruar kontroll në gjithë Kosovën. Kjo vendosmëri për kompetencë dhe fuqi u has me diçka, dhe kjo kishte të bënte me persona që kishin dalë si kundërshtarë ose përcaktoheshin se ishin bashkëpunëtorë me forcat serbe, ose zyrtarë serbë, ose që nuk mbështesinin synimet e UÇK-së”.

Sipas saj, shpesh aty përfshiheshin persona të lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës, persona romë dhe serbë.

“Pavarësisht frikës, stigmës dhe situatave me të cilat janë përballur dëshmitarët dhe familjarët e tyre nga një grup i kufizuar, por me zë, në Kosovë, këta dëshmitarë e kanë dëshiruar kaq shumë të vërtetën që të dalë në pah, prandaj pavarësisht kësaj kanë përzgjedhur të bashkëpunojnë me zyrën time dhe të japin dëshmi para kësaj gjykate”, u shpreh ajo në deklaratën përmbyllëse. /rel/

The post Prokuroria në Hagë kërkon 45 vjet burgim për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fituesja e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi dënohet me 6 vite burg

By: Elva
8 February 2026 at 19:22

Aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqe 2023, Narges Mohammadi, është dënuar me gjashtë vite burg nga një gjykatë në Iran. Lajmi u konfirmua nga avokati i saj, Mostafa Nili, i cili bëri të ditur se Mohammadi është shpallur fajtore për akuzat e “grumbullimit dhe bashkëpunimit për të […]

The post Fituesja e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi dënohet me 6 vite burg appeared first on BoldNews.al.

“Nuk ishte penallti, më mirë mos të ketë VAR”, Elvis Rexhbeçaj ankohet pas humbjes nga Mainz 05

8 February 2026 at 20:33


Mesfushori Elvis Rexhbeçaj është ankuar për një penallti të akorduar për Mainz 05, për të cilën deklaroi se as nuk kishte kontakt me lojtarin kundërshtar.

Augsburgu të shtunën pësoi humbje 2-0 nga Mainz, ku te goli i parë protagonist ishte mesfushori i Kosovës. Pas pesë minutave lojë, ai e humbi topin dhe tentoi ta fitonte gjatë duelit me Stefan Bellin, por gjyqtari akordoi penallti.

28-vjeçari për “Kicker” është ankuar se Augsburgu iu bë e padrejtë meqenëse nuk kishte thuajse fare kontakt.

“E kam prekur tepër pak, nuk kam ndjerë asgjë. Është irrituese kur e sheh pamjen sepse mezi shihet kontakti. Kjo e irriton çdokënd”.

“Kështu që më mirë të mos jenë ata (VAR) e më pas do të kishim vendime njerëzore. Gabimet ndodhin, zemërohemi por përfundon çdo gjë. Por, t’i bësh këto gabime kur ke imazhet është thuasje e pamundur”.

“Shumë para janë shpenzuar në këtë teknologji. Mund ta afroni situatën dhe ta shihni në secilin kënd”, deklaroi prizrenasi.

Në fund, Rexhbeçaj kërkoi nga bashkëlojtarët t’i finalizojnë rastet sepse këtë edicion nuk po kalojnë formë të mirë.

“Duhet të marrim përgjegjësi vetë. Kishim shanse të mira edhe kur po humbnim 0-1. Finalizimi nuk është i mirë dhe ky ishte faktori kryesor”.

“E di që situata është kritike dhe na nevojiten pikë. Duhet një kohë e gjatë derisa të qetësohemi”.Ndërkohë, Augsburg këtë edicion po vuan për rezultate ku pas 21 xhirove, zë pozitën e 13-të me vetëm 22 pikë/Telegrafi

Një vendim pa vendim i Kushtetueses/ Artur Nura: Ka dhënë një vendim gjysmak, nuk e kreu detyrën që ia ngarkon Kushtetuta

7 February 2026 at 23:39

TIRANË– Gjykata Kushtetuese rrezoi të premten padinë e kryeministrit Edi Rama, i cili u ankua për tejkalim kompetencash nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

GJKKO vendosi në muajin nëntor 2025 pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, në cilësinë e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pas 3 javësh shqyrtim, gjyqtarët votuan katër pro dhe 4 kundër, duke mos arritur të marrin një vendim shumice, e duke rikthyer masa e pezullimit nga detyra për zëvendëskryeministren.

Analisti Artur Nura, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News tha se kryeministri Edi Rama duhet ta vijojë “betejën” e tij politike me institucionet e drejtësisë dhe pse jo vendimin e së premtes dhënë nga Gjykata Kushtetues ta çojë edhe në Strasburg.

Sipas tij, në një sistem demokratik çdo institucion duhet të ketë kufijtë e vetë dhe duhet të ushtrojë aktivitetin e vet ligjor brenda kompetencave, pa cenuar pavarësinë e pushteteve të tjera.

Gjatë bisedimit për “Ora e Fundit”, Nura theksoi se Gjykata Kushtetuese  dha një vendim gjysmak ndaj padisë së Ramës dhe nuk e kreu siç duhet detyrën, që ia ka ngarkuar vetë Kushtetuta e Republikës.

“Besoj se Rama duhet t’i qëndrojë qasjes së tij politike. Mund ta referojë çështjen edhe në Strasburg, që të ndahet njëherë e mirë ‘shapi nga sheqeri’. Ka kufij për çdo pushtet. Kjo është demokracia.

Iku koha kur një person vendoste për të gjitha shkallët e drejtësisë. Sot duhen ndarë kompetencat e pushteteve në mënyrë demokratike dhe asnjëri nuk duhet të ndërhyjë në kompetencat e institucioneve.

Nëse ti nuk respekton vullnetin e sovranit, Rama duhet ta vazhdojë betejën politike në raport me institucionet e drejtësisë. Parimisht, presioni që bën Berisha në mënyrë permanente ndaj drejtësisë dhe ndaj emrave të këtyre institucioneve nuk përbën lajm, por është i zakonshëm.

Gjykata Kushtetuese, sipas mendimit tim, si gazetar dhe jo si jurist, them që ka dhënë një vendim gjysmak, që nuk e çoi vendimin deri në fund për detyrën që i ka dhënë Kushtetuta”, tha ndër të tjera gazetari Nura./abcnews.al

Misteri i vdekjes së Epstein/ Një i burgosur hyri në qelinë e tij natën e krimit, dyshimet

By: Brisi
7 February 2026 at 08:44

Dokumente të reja tronditëse nga arkivat e Epstein japin një rrëfim kontradiktor të orëve të fundit të pedofilit miliarder, ndërsa ai ishte në qeli. Sipas CBS News, “Dosjet Epstein” të publikuara së fundmi kanë zbuluar se autoritetet besojnë se një i burgosur “misterioz” mund të ketë pasur qasje në vendin ku mbahej Jeffrey Epstein natën […]

The post Misteri i vdekjes së Epstein/ Një i burgosur hyri në qelinë e tij natën e krimit, dyshimet appeared first on BoldNews.al.

Top 10 klubet që fituan më së shumti nga shitjet në janar, gjiganti spanjoll në krye të listës

4 February 2026 at 21:42


Afati kalimtar dimërorë i transferimeve nuk sjell vetëm përforcime, por edhe fitime të konsiderueshme për disa klube që kanë ditur të shesin në momentin e duhur.

Një nga statistikat më interesante të afatit të janarit lidhet pikërisht me shumat e arkëtuara nga shitjet e lojtarëve.

Afati i transferimeve dimërore për vitin 2026 është mbyllur në shumicën e kampionateve kryesore evropiane, me natën e së hënës së kaluar që shënoi fundin zyrtar për pesë ligat elitare të kontinentit. Megjithatë, në disa vende të tjera, merkatoja mbetet ende e hapur për disa ditë.

Në krye të renditjes qëndron Atlético de Madrid, i cili falë disa largimeve multi-milionëshe në fillim të janarit ka arkëtuar plot 77.5 milionë euro. Pas tyre renditet Bournemouth, që siguroi vendin e dytë kryesisht falë shitjes së Antoine Semenyo te Manchester City.

Në listë dominojnë gjithashtu disa klube angleze, ndërsa nuk mungojnë as surprizat nga kampionate të tjera, si Lazio nga Serie A apo Zenit Saint Petersburg, i cili rrallë shfaqet në këto renditje vitet e fundit.

10 klubet që fituan më shumë nga shitjet në janar:

  1. Atlético de Madrid – 77.5 milionë €
  2. Bournemouth – 72 milionë €
  3. Lazio – 59.7 milionë €
  4. West Ham United – 57.5 milionë €
  5. Wolverhampton Wanderers – 49.7 milionë €
  6. Olympique Marseille – 43 milionë €
  7. Tottenham Hotspur – 40 milionë €
  8. Rennes – 39 milionë €
  9. Atalanta – 37 milionë €
  10. Zenit Saint Petersburg – 35 milionë €

/Telegrafi/

Qeveria gati Amnistinë Penale, kush del nga burgu dhe uljet e dënimit

By: redi
4 February 2026 at 17:10

Burra që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë apo u ka mbetur edhe 3 vite burg dhe vendimi ka marrë formë të prerë dhe gra që janë dënuar me 4 vite burg me vendim të formës së prerë deri në fund të vitit të kaluar, me përjashtim të disa kategorive të veprave penale, do të lirohen menjëherë nëse Kuvendi do t’i japë dritën jeshile këtij drafti amnistie penale që qeveria…

Source

Lirohet nga burgu Xhelal Rraja, vëllai i ish deputetit të PS! Akuzohet si pjesë e grupit që do vriste Arben Ndokën

By: armand
4 February 2026 at 16:24

Gjykata e Posaçme liron nga qelia Xhelal Rrajën. Trupa gjykuese e përbërë nga Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca pranuan kërkesën e Rrajës për zëvëndësim të masës së sigurisë nga “arrest në burg” ne “arrest në shtëpi”. Mësohet se vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja do të qëndrojë nën mbikëqyrje policore dhe atij i […]

The post Lirohet nga burgu Xhelal Rraja, vëllai i ish deputetit të PS! Akuzohet si pjesë e grupit që do vriste Arben Ndokën appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, “arrest në burg” për 4 të arrestuarit

By: Brisi
4 February 2026 at 14:44

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 4 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Lockdown”, të dyshuar për trafikimin e armëve nga Kosova dhe tregtimin e tyre në Shqipëri. Në burg janë lënë: Gloris Nezaj, Renato Rumi, Klevin Caushi e Ardjan Caushi. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi […]

The post EMRAT/ Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, “arrest në burg” për 4 të arrestuarit appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Behar Sofisë/ Gjykata e Lartë vulos vendimin, 127 vite burg për 5 të akuzuarit

By: V K
4 February 2026 at 12:16

Këtë të mërkurë, Gjykata e Lartë, ka vulosur vendimin për 5 të akuzuarit që morën pjesë në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, ngjarje e ndodhur në muajin shkurt të vitit 2021 pranë ‘Piramidës’ në Tiranë.

Xhuljano Visha, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar Leza, u dënuan me 30 vite burg secili, ndërsa Ernejt Shyti i cili ishte bashkëpunëtor i drejtësisë, njëherësh ekzekutor, u dënua me 7 vite heqje lirie.

Pesë të akuzuarit kishin ankimuar në Gjykatën e Lartë, vendimin e dhënë nga GJKKO në 2024, por Gjykata ka rrëzuar ankimimin e tyre duke lënë në fuqi dënimin me 127 vite burg për të akuzuarit.

Pesë të pandehurit u shpallën fajtorë për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërkohë, Jemin Shera, i cili sipas hetimeve ka financuar dhe porositur vrasjen e Behar Sofisë, është dënuar me 35 vite burg në mungesë.

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit të vitit 2021 afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë.

Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66-vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas, ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

The post Vrasja e Behar Sofisë/ Gjykata e Lartë vulos vendimin, 127 vite burg për 5 të akuzuarit appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Gentian Bejtjas, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj

By: Brisi
4 February 2026 at 12:04

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor sot (4 shkurt) dhe ka dënuar me 24 vite burg, Ilir Beqarajn alias Brahimi, alias Mançellari, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Gentjan Bejtja, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë, Fushë-Krujë. Beqaraj është shpallur fajtor për veprat penale që përfshijnë vrasje me paramendim të kryer në […]

The post Vrasja e Gentian Bejtjas, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj appeared first on BoldNews.al.

Si ndodhi që transferimi i Andi Hotit futi në luftë dy klube gjermane

3 February 2026 at 21:26


Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Andi Hoti, ka bërë zyrtarisht kalimin në Eintracht Braunschweig, duke i bashkuar skuadrës gjermane nga Magdeburgu.

Sipas raportimeve, ai ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2028, dhe do të veshë fanellën me numrin 4. Megjithatë, ky transferim ka krijuar jo pak probleme mes dy klubesh rivale në Bundesliga 2.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, Dynamo Dresden ishte i gatshëm të ofronte rreth 250 mijë euro për Hotin, por Magdeburgu preferoi ta shiste te Braunschweigu, duke e konsideruar Dresdenin një kundërshtar më të rrezikshëm në luftën për mbijetesë në ligën e dytë.


Bild” raporton se ky vendim ka çuar në një çarje të marrëdhënieve ndërmjet Magdeburgut dhe Dynamo Dresden.

“Dynamo nuk ka më nevojë të përpiqet të afrojë lojtarë të Magdeburgut, sepse marrëdhënia tani është prishur në mënyrë të pakthyeshme,” shkruan gazeta.

Të tre skuadrat – Braunschweig, Magdeburg dhe Dynamo Dresden – po luftojnë aktualisht për të shmangur rënien në kategorinë e tretë të futbollit gjerman.

Andi Hoti, 22 vjeç, ka një ndeshje me ekipin A të Kosovës dhe 15 ndeshje me ekipin U21. /Telegrafi/

Akuzohet për vrasjen e gruas, arrestohet ish-bashkëshorti i Jill Biden

By: armand
3 February 2026 at 19:43

Ish-bashkëshorti i Jill Biden është arrestuar pasi akuzohet për vrasje të shkallës së parë ndaj bashkëshortes së tij aktuale, Linda Stevenson, njoftuan autoritetet e shtetit të Delaware. Sipas NBC News, 77-vjeçari William Stevenson, i cili ka qenë i martuar me ish-Zonjën e Parë të SHBA-së, u vu në pranga të hënën dhe akuzohet për vrasje të […]

The post Akuzohet për vrasjen e gruas, arrestohet ish-bashkëshorti i Jill Biden appeared first on BoldNews.al.

Vizitorit i zbulohet drogë në burgun e Fierit, e fshihte në zonën intime. Do ia jepte një të dënuari

By: Ela
3 February 2026 at 14:24

Një sasi e dyshuar lënde narkotike është konstatuar gjatë një kontrolli fizik në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ushtrimit të kontrollit trupor në ambientet e dhomës së kontrollit, shtetasit S. P. iu gjet një sasi e dyshuar si lëndë narkotike, e fshehur poshtë pjesëve intime. Nga verifikimet rezultoi […]

The post Vizitorit i zbulohet drogë në burgun e Fierit, e fshihte në zonën intime. Do ia jepte një të dënuari appeared first on BoldNews.al.

Pagoi për të vrarë një të ri/ Dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla, si ndodhi atentati i tre viteve më parë

By: V K
3 February 2026 at 10:05

Gjykata e Fierit, ka dënuar me 25 vite burg, Laert Hasallën, i cili tre vite më parë dyshohet se porositi vrasjen e të riut, Marius Hasalla.

Atentati i dështuar në atë kohë çoi në plagosjen e hallës së të riut, shtetases Bajame Seneja, 60-vjeçe.

34-vjeçari Laert Hasalla banues në fshatin Garunjas në Lushnjë akuzohet për “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë.

Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit Marius Hasalla në vitin 2023.

Nga hetimet rezultoi se Laert Hasalla kishte paguar shtetasin Mariglen Matjani 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e Marius Hasallës.

Njoftimi:

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, shtetasin:

Laert Hasalla 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë.

Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit Marius Hasalla në vitin 2023.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi Laert Hasalla kishte paguar shtetasin Mariglen Matjani 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit Marius Hasalla.

Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja Bajame Seneja, e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin Marius Hasalla.

The post Pagoi për të vrarë një të ri/ Dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla, si ndodhi atentati i tre viteve më parë appeared first on Albeu.com.

❌
❌